E VĖRTETA HISTORIKE PĖR ORTHODHOKSINĖ NUK DUHET TĖ SHTREMBĖROHET
Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ėshtė shkruar dhe folur shumė nė shtyp dhe nė media, madje u pėrmend edhe nė konferencėn e kohėve tė fundit pėr tolerancėn fetare nga shkrimtari Ismail Kadare - qė shqiptarėt fillimisht ishin katolikė dhe mė vonė janė kthyer nė orthodhoksė. Kjo ėshtė njė pavėrtetėsi pėr tė mos thėnė njė fallsifikim i qėllimshėm i historisė qė bėhet si pasojė e errėsimit tė arsyes nga njė paragjykim dashakeqės i vjetėr ndaj orthodhoksisė.
Por e vėrteta historike duhet thėnė siē ėshtė:
Kishat nė krejt territorin e Ballkanit, i banuar, siē dihet, nga paraardhėsit tanė arbėr, nga grekėt dhe mė vonė nga sllavėt, deri nė vitin 732 janė varur prej Papatit tė Romės dhe pas kėtij viti perandori i Bizantit, Leoni III Izauri i kaloi nė vartėsi tė Patriarkanės sė Konstandinopolit. Me skizmėn, ndarjen e Kishės mė 1054, gjithė popujt e Ballkanit, mes tyre dhe shqiptarėt, u gjendėn krejtėsisht kristianė-orthodhoksė.
Konvertimi nė katolikė i shqiptarėve filloi pas vitit 1250, kur francezėt anzhuinė pushtuan Durrėsin nė Shqipėrinė e Mesme, themeluan qytezėn Saint Jacques (Senzhak), Shijakun etj. Nė kėtė kohė pushtuesit anzhuinė konvertuan edhe shqiptarin e parė nga orthodhoks nė katolik. Numri i pakėt i katolikėve u rrit me ardhjen e mėvonshme tė kolonėve venetikas, tė cilėt zaptuan Durrėsin, Lezhėn, Shkodrėn etj., - por numri i tyre mbeti nė shifra mė tė ulta krahasuar me popullatėn orthodhokse (lexo: Histori e Bizantit nga Ostrogorski, Baylli; Meyers Lexikon 1890 etj.).
Pėr tė mos vazhduar mė tej, vlen tė theksoj meqė alergjia ndaj orthodhoksisė ėshtė sa stupide aq edhe antikombėtare, sepse, ndėr tė tjera, edhe Heroi ynė Kombėtar Gjergj Kastrioti vjen si nga i jati, ashtu edhe nga nėna e tij prej familjeve tė pastra orthodhokse. Pas rėnies nėn sundimin turk tė popujve orthodhoksė ballkanikė serbė, grekė etj., sidomos pas rėnies mė 1453 tė Konstandinopolit, Gjergj Kastriotit i mbeti si e vetme alternativė vazhdimi i aleancave me fuqitė katolike si Papa i Romės, mbreti i Napolit etj., dhe nė kėtė kohė katolicizmi u bė shpresa e fundit e popullit shqiptar pėr tė shpėtuar prej turqve islamė (lexo: Histori e Skėnderbeut F. Noli 1947; Histori e Shqipėrisė 1959, etj.) Megjithatė shumica e tė krishterėve shqiptarė mbeti orthodhokse, dhe kėtė e dėshmojnė edhe arbėreshėt e Italisė, - tė cilėt ndonėse jetojnė prej mbi 500 vjet brenda trojeve krejtėsisht katolike italiane, - ata edhe sot e kėsaj dite praktikojnė besimin kristian sipas traditės sė hershme, nė ritin orthodhoks, fenė e parė dhe mė tė vjetrėn monoteiste tė shqiptarėve.
Dr. Miltiadh Veveēka
Krijoni Kontakt