Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Historia e Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare

    Kisha e Shqipėrisė

    Tradita historike-shpirtėrore



    Materiali i botuar ėshtė njė diagramė e shkurtėr historike qė pėmbledh historinė e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nga vitet Apostolike e gjer mė sot.
    Ky artikull ėshtė pėrkthim dhe titullohet "KISHA E SHQIPĖRISĖ. Tradita historike–shpirtėrore. Arti", shkruar nga Kryepiskopi Anastas, botuar me disa shkurtime, nga shtėpia botuese, nė librin THESARI I ORTHODHOKSISĖ. 2000 vjet. Histori - Monumente - Art, Vėll. II –Patriarkanat dhe Kishat Autoqefale.
    Ky libėr ėshtė botuar nė greqisht dhe nė anglisht.



    Treva e Shqipėrisė sė sotme, e shtrirė pėrgjatė pjesės veriore tė bregdetit Jon dhe pjesės jugore tė bregdetit Adriatik si dhe nė brendėsi rreth pjesės perėndimore tė aksit tė rrugės Egnatia, merrte pjesė drejtpėrdrejt nė brumėzimet politike e shpirtėrore tė tri perandorive tė njėpasnjėshme: romake, bizantine dhe osmane. Njėkohėsisht, u bė objekt sulmesh e plaēkitjesh barbare nga popuj tė ndryshėm (hunėt, gotėt, normanėt, serbėt, bullgarėt, venedikasit etj.), tė cilėt synonin territorin e saj. Qendrat mė kryesore mitropolitane, gjithmonė kishin pėrbėrje shumetnike, me praninė e elementit ilir, helen e romak, por dhe herė pas here me mbetje tė tjera pushtuesish tė ndryshėm.
    Nė bazė tė juridiksionit kishtar tė krahinave tė Shqipėrisė sė sotme, dallojmė kėto periudha:


    1) Nga vitet apostolike deri nė vitin 731 –gjenden nė Kishėn vetadministruese tė Ilirikut lindor, nėn Vikariatin roman tė Selanikut.

    2) Nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI –nėn Patriarkanėn e Konstandinopojės.

    3) Nga fillimi i shek. XI deri nė vitin 1767 –shumica e episkopatave gjenden nėn Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit.

    4) Nga viti 1767 deri nė vitin 1937 –nėn Patriarkanėn e Konstandinopojės.

    5) Nga viti 1937 deri nė ditėt tona –Autoqefale.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Nga vitet Apostolike deri nė vitin 731


    Apostull Pavli, duke i shkruar bashkėsisė sė Romės nga Korinthi (nė vitet 55 – 57 pas Krishtit), thotė se ai veproi me zell hyjnor, "kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark e gjer nė Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit" (Rom. 15: 18-19). "Gjer nė Ilirik" tregon se mund tė pėrfshihet edhe Iliriku, i cili nė shek. I pas Krishtit ishte provincė e Maqedonisė. Nėn dritėn e vargut qė pason "kėshtu jam munduar tė predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, qė tė mos ndėrtoja mbi themelin e ndonjė tjetri" (Rom. 15: 20), kemi tė drejtė tė supozojmė se Apostull Pavli, personalisht ose nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė, mbolli i pari farėn e Ungjillit edhe nė zonėn gjeografike tė Shqipėrisė, sė cilės po i referohemi. Prania e tij nė Nikopojė (Nikopoli), pak mė nė jug tė Shqipėrisė sė sotme, ėshtė e pakundėrshtueshme (Titit 3: 12); ashtu si edhe veprimtaria apostolike e bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė Titit, nė Dalmaci, pak mė nė veri tė Shqipėrisė sė sotme (2 Timoteut 4: 10). Sipas njė tradite tė hershme tregohet se apostull i zonės ka qenė Qesari, njė nga tė 70 apostujt, kurse sipas njė tradite tjetėr qė bie dakord me tė, tregohet se Pavli vendosi Qesarin si episkopin e parė tė Dyrrahut (Durrėsit).


    Dėshminė mė tė qartė rreth pranisė sė komunitetit kishtar nė Durrės, e tregon martirizimi i episkop Astit nė vitin 98 pas Krishtit. Nė librin e Mujores sė Kishės Orthodhokse (Menologion), shkruhet: “Mė 6 korrik Shėn Asti, episkop i Durrėsit, mbaroi jetėn e tij mbi kryq, i lyer me mjaltė dhe i thumbuar nga bletėt”. Njė ditė mė vonė, mė 7 korrik, kremtohet kujtimi i disa shenjtorėve: i Peregrinit dhe atyre qė ishin me tė, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, me origjinė latine, tė cilėt i mbyti nė det guvernatori i Durrėsit, Agrikola.


    Durrėsi, Epidamni i vjetėr, koloni e hershme e kerkirasve (tė ardhurve nga Korfuzi), ishte porti kryesor i Adriatikut, portė prej sė cilės romakėt hynė nė Ballkan dhe me anė tė rrugės Egnatia, nė Thesaloniki (Selanik) dhe Konstandinopoli (Konstandinopojė). Nė kėtė udhėkryq ishte e natyrshme tė zhvillohej qė nė shekujt e parė tė Krishterimit njė Kishė kozmopolite, e cila ndonėse vuajti nė mėnyrė tė pėrsėritur pushtimet, tėrmetet, zjarret, gjithnjė ripėrtėrihej e riorganizohej.


    Nė kohėn e Dioklitianit (284 – 305) zona veriore e Shqipėrisė sė sotme, me qendėr Shkodrėn, pėrbėnte njė pjesė tė krahinės sė Prevalitanės (Praevalitana); zona qendrore deri nė lumin e Vjosės, me qendėr Durrėsin, pėrbėnte krahinėn e Epirit tė Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė pėrbėnte atė tė Epirit tė Vjetėr (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit tė parė nė vitin 395, u nda nė Lindje dhe Perėndim, territori i Shqipėrisė sė sotme kaloi nė varėsinė e krahinave lindore. Deri nė kohėn e Konstandinit tė Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Mė pas varej vetėm politikisht nga Konstandinopoja, ndėrsa kishtarisht mbeti nė juridiksionin e vjetėr deri nė vitin 731.


    I gjithė Iliriku Lindor ishte njė kishė vetadministruese nėn mbikqyrjen e lartė tė Romės, nėpėrmjet Vikariatit tė Selanikut. Midis nėntė episkopatave tė Vikariatit, mitropoliti i Durrėsit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, pėrmenden qytete qė sot gjeografikisht i pėrkasin Shqipėrisė, kėshtu nė Epirin e Ri: Dyrrahu, Skampa (Elbasani), Apollonia, Bylis, Amantia, Pulkeriopoli (Berati), Avlona (Vlora), Listra dhe Skipon; nė Epirin e Vjetėr: Evria, Finiqi, Adrianopoli, Ankiasmos dhe Butrotos (Butrinti). (Emrat e qyteteve dhe episkopatave pėrmenden nė burime tė ndryshme me mjaft ndryshime). Mė nė jug, nga viti 429, ishte episkopata e Driinupolit (Drinopolit), me seli fillimisht diku afėr Koricės sė Dropullit e mė vonė (nė vitin 558) nė Episkopi (Peshkėpi). Shpeshherė selitė episkopale zhvendoseshin pėr shkak tė vėshtirėsive politike e tė luftėrave nė kėtė zonė. P.sh. kur episkopatat e Ankiasmos dhe e Finiqit u shkatėrruan nga sulmet e gotėve tė Totilės (552) selia e episkopatės sė Ankiasmės u zhvendos nė Himarė dhe ajo e Finiqit pėrkohėsisht nė manastirin e Mesopotamit e mė pas nė Delvinė, ndėrsa selia e Evrias fillimisht nė manastirin e Soronias dhe mė vonė u bashkua me episkopatėn e Butrintit.


    Tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė janė shumė tė kufizuara. Dėshmi tė tjera plotėsuese sjellin gjetjet arkeologjike dhe – si gurė tė ēmuar mozaiku – disa emra shenjtorėsh e episkopėsh. Por kėto nuk mjaftojnė pėr rikompozimin e mozaikut tė historisė sė Kishės lokale. Varret e krishtera qė u gjetėn nė portikun jashtė mureve tė Butrintit (ndoshta tė shek. II), janė elementėt mė tė hershme tė pranisė sė komunitetit tė krishterė nė Shqipėrinė e sotme. Nė vende tė ndryshme janė zbuluar bazilika paleokristiane (shih Arti - Arkitektura), kryesisht tė shek. V – VI, tė cilat dėshmojnė me pėrmasat e tyre se i shėrbenin komuniteteve tė krishtera me numėr tė madh besimtarėsh dhe pėrbėjnė dėshmi serioze rreth lulėzimit tė Krishterimit nė kėto vende.


    Zonėn tonė e vaditėn me gjakun e tyre kėta shenjtorė: Elefteri, “episkop i Vlorės dhe i Ilirikut” dhe nėna e tij Anthia (nė vitin 120); Donati e Therini (nė Butrint, nė vitin 250); Danaksi (nė shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (nė Apolloni, nė shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Beratit, nė vitin 313); Donati, episkop i Evrias (nė vitin 387) etj. Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarėbotėrore Kishtare) njohim disa episkopė: Eukarin e Durrėsit dhe Feliksin, “episkop i qyteteve tė Apollonisė e Bylisit”, tė cilėt morėn pjesė nė Sinodin III Ekumenik (nė Efes, nė vitin 431); Lukėn (e Durrėsit), Eusebin “e Apollonisė sė Epirit tė Ri”, “Petron e Ekineut”, nė serinė e episkopėve tė Epirit tė Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmės, qė morėn pjesė nė Sinodin IV Ekumenik (nė Halkedoni, nė vitin 451); Sisinin (e Durrėsit), nė Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nėn Kupolė” (nė Konstandinopojė, nė vitin 691/692). Gjithashtu, nė raste tė tjera pėrmenden edhe episkopė tė tjerė: Hipati, nė Sinodin lokal tė Epirit, nė vitin 516; Eftihi (ose Efstohi) nė vitet 449 – 451; Konstandini, nė vitet 523 – 529; Valeriani, episkop i Finiqit nė kohėn e perandorit Leont; Filipi, nė vitin 516 dhe Eustathi, nė vitin 586.


    [vijon]

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    2 - Nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI

    Periudha e dytė (nga viti 731 deri nė fillim tė shek. XI) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patriarkanėn e Konstandinopojės, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri nė vartėsinė e shumė episkopatave tė Shqipėrisė sė sotme nėn Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit. Tronditjet nė kėtė vend ishin tė vazhdueshme dhe popullsia e krishterė pėrballoi sprova tė mėdha. Mė e vėshtira nga kėto ishte pushtimi i Durrėsit nga bullgarėt, nė vitin 896. Pas betejash tė ashpra Vasili II mundi tė vendosė (1014 – 1018) sundimin bizantin nė kėtė zonė.

    Tė dhėnat historike pėr jetėn kishtare tė kėsaj periudhe janė gjithashtu tė pakta. Dėshmitė mė tė besueshme mbeten emrat e dokumentuar tė episkopatave dhe episkopėve. Tek “Taktikon” e Leonit III (733), ashtu si tregohet nė “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli Durrėsin (nė tė cilėn varen 8 episkopata: e Thamnit, e Skampės, e Liknidhės, e Amantias, e Bylisit, e Atradhės, e Avlonės (Vlorės) dhe e Akrokeravnisė) zė vendin e 15–tė nė listėn e Patriarkanės Ekumenike. Mė vonė, nė “Kushtetutėn kishtare” tė perandorit Leon Sofos (i Dituri), nė fillim tė shek. X, mitropoliti i Durrėsit renditej nė vendin e 43–tė (pėrpara mitropolitit tė Smirnės [Izmirit]), me 15 episkopė nė varėsi tė tij: tė Stefaniakės, Ko(u)navisė, Kroonit (Krujės), Elisus (Lezhės), Diokleas, Shkodrės, Drivashtit, Polaton, Glavenicės ose Akrokeravnisė, Avlonės, Liknidhės, Antivarit (Tivarit), Ēernikės, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicės. Kjo gjė lė tė kuptosh, se kishte organizim tė zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen episkopata tė reja dhe se prej tė vjetrave disa mbeten tė qėndrueshme, ndonėse ndryshojnė vendin nė renditje, ndėrsa tė tjera shfaqen me emra tė rinj.

    Si mitropolitė tė Durrėsit tė kėsaj periudhe pėrmenden: Niqifori, qė shfaqet nė Aktet e Sinodit tė VII Ekumenik nė Nikea dhe Lukiani, qė firmos nė Aktet e Sinodit tė madh nė kohėn e Fotit, nė Konstandinopojė nė vitin 879. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftėrinjėve tė episkopatės sė Drinopolit, ndėrmjet tė cilėve: Kozmai (754 – 787), qė pėrfaqėsoi Epirin nė Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I (822). Nė shek. X ose nė fillim tė shek. XI veproi e u martirizua pranė Elbasanit Shėn Joan Vladimiri, lipsanet e tė cilit u ruajtėn nė manastirin me tė njėjtin emėr.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    3 - Nga fillimi i shek. XI deri nė vitin 1767


    Nė kėtė periudhė dallojmė dy faza kronologjike, me vijė ndarėse kohore pushtimin osman.

    Pėr formimin e Kryepiskopatės sė Akridhės (Ohrit), nė vitin 1018 – pas rėnies sė shtetit bullgar tė Samuelit – perandori bizantin Vasili II nxori tre sigjile (vendim perandori pėr ēėshtje kishtare), duke i dhėnė asaj nė varėsi gjithsej 32 krahina kishtare. Kėshtu, u krijua njė Kryepiskopatė e pavarur shumė e madhe, nga e cila vareshin kėto episkopata qė bėjnė pjesė nė Shqipėrinė e sotme: e Glavenicės – Akrokeravnisė, e Belegradit – Pulkeriopolit (Beratit), e Ēernikės, e Adrianopolit dhe e Butrintit.

    Mitropolia e Durrėsit nė shek. XI – XIII vazhdon tė varet nga Patriarkana e Konstandinopojės. Midis kryepriftėrinjėve qė e drejtuan, shquhen: Laurenti (1025), Konstandin Kavasila (1180), Romanoi (1240). Hera e fundit ku pėrmendet mitropoliti i Durrėsit nėn varėsinė e Konstandinopojės ėshtė viti 1280, ku mė pas shfaqet nėn varėsinė e Kryepiskopatės sė Ohrit. Se si hyri nėn juridiksionin e saj, kjo nuk ėshtė e qartė. Durrėsi ishte vendi i lindjes sė muzikantit tė madh bizantin Shėn Joan Kukuzelit (nė shek. XII ose sipas disa tė tjerėve nė shek. XIV), i cili jetoi nė Malin e Shenjtė (Athos). Nė Malin e Shenjtė gjithashtu asketuan edhe Shėn Nifoni nga Lukova e Himarės dhe Shėn Nili Erihioti nga Kanina.

    Pas copėtimit tė Perandorisė Bizantine nga latinėt nė vitin 1204, zona e Epirit tė Ri e tė Vjetėr u ndikua nga planet ekspansioniste tė mbretėrve anzhuinė tė Napolit dhe nga planet tregtare tė venedikasve. Me formimin e Despotatit tė Epirit (1267 – 1479), shumė episkopata qė ndodhen nė truallin e Shqipėrisė sė sotme u gjendėn pėrballė ndikimeve tė ndryshueshme, por qė nuk ėshtė e mundur tė pėrmenden nė kėtė diagramė tė shkurtėr e pėrmbledhėse historike.

    Nga fundi i shek. XI, Kisha Romano-Katolike shtoi pėrpjekjet pėr tė shtrirė influencėn e saj mė nė jug (me krijimin e episkopatave tė Krujės, Antibarit (Tivarit), Shkodrės etj.). Veēanėrisht nga shek. XIII, pas sundimit latin (1204 – 1474), pjesa veriore e Shqipėrisė sė sotme u ndikua fuqishėm nga Romano-Katolicizmi. Nė vitin 1273, pas vdekjes sė mitropolitit orthodhoks tė Durrėsit, pas njė tėrmeti, u vendos nė qytet njė episkop romano-katolik. Pushtimi serb nė shek. XIV shkaktoi shkretim nė shumė krahina. Nė tė njejtėn kohė familjet shqiptare (Topiajt, Balshajt, Shpatat, Muzakajt) formojnė principata tė vogla. Nė vitin 1335, perandori bizantin Androniku i Ri ndėrmerr njė fushatė ushtarake nga Konstandinopoja dhe, nėpėrmjet Selanikut, arrin nė Durrės, duke i imponuar zotėrimin bizantin nėnshtetasve tė tij kryengritės. Mė vonė udhėheqėsit e fuqishėm lokalė tė familjes sė Topiajve ua dorėzojnė Durrėsin venedikasve, tė cilėt do ta mbajnė nėn kontroll qytetin nga viti 1392 deri nė vitin 1501. Nė fund tė fazės sė parė shkėlqen figura heroike e Gjergj Kastriot Skėndėrbeut, i cili me luftėrat e tij (1451-1468) bėhet simbol i qėndresės sė fundit tė krishterė ndaj osmanėve. Sė fundi, edhe Durrėsi bie nė duart e turqve, mė 1501 dhe kėshtu kryhet plotėsisht pushtimi osman. Gjatė kohės sė varėsisė sė mitropolisė sė Durrėsit nėn atė tė Kryepiskopatės sė Ohrit, krahina e Durrėsit pėrmendet herė nėn njė mitropolit me titullin “i Durrėsit, Gora-Mokrės”, dhe herė dallohet nė mitropoli “e Durrėsit” dhe episkopata e “Gora-Mokrės”. Emra tė njohur tė mitropolitėve tė Durrėsit tė kėsaj periudhe janė: Danieli (1693), qė mė pas bėhet i Korēės (1694); Kozmai (1694), “mitropolit i Durrėsit dhe i Dalmatėve”; Neofiti (1760); Grigori (1767).

    Pėrsa i pėrket kohės sė themelimit tė Mitropolisė sė Belegradit (Beratit), nuk kemi dėshmi. Emėrtimi Belegrad shfaqet nė fillimet e shek. XIV. Ky qytet, qė u quajt edhe Berat, u pushtua prej osmanėve nė kohėn e Sulltan Muratit, nė vitin 1431. Pėrmenden 20 emra kryepriftėrinjsh, nga tė cilėt mė tė njohurit janė: Ignati (1691 – 1693), qė bėhet mė vonė Kryepiskop i Ohrit; dhe Joasafi I (1752 – 1760 dhe 1765 – 1801), kur gjatė viteve tė tij krahina kishtare e Belegradit u rikthye nė fronin e Konstandinopojės.

    Zona e Korēės, madje pėrpara se tė ndėrtohej qyteti, nė vitin 1490, pėrfshihej nė Mitropolinė e Kastorias (Kosturit), dhe kjo vetė ishte nėn vartėsinė e Kryepiskopatės sė Ohrit. Mitropolia e Korēės u themelua nė fillim tė shek. XVII, duke mbledhur rreth saj episkopatat e Kolonjės, Devollit dhe Selasforit (Svesdas). Episkopi i parė i njohur i Korēės ėshtė Neofiti (1624 – 1628). Nė vitin 1670, Kryepiskopi i Ohrit Partheni, nga Korēa, e ngriti vendlindjen nė rang mitropolie, me titullin Mitropolia e Korēės, Selasforit dhe Moskopolit (Voskopojės).

    Zonat jugore vazhduan tė vareshin nga Patriarkana e Konstandinopojės. Prej 18 episkopėve tė Delvinės qė njihen, ku mė i hershmi ėshtė Manasiu (1270), shquhen: Sofroni (1540), intelektual i dėgjuar; Zaharia (1670 – 1682), mėshirues dhe predikues i palodhur; Manasiu (1682 – 1695), ndėrtues shkollash nė fshatrat e krahinės sė tij, pararendės nė kėtė aspekt i Shėn Kozmait tė Etolisė. Dėshmitė pėr episkopatėn e Drinopolit (shek. XI – XVIII) janė mė tė shumta. Nga 41 emrat e ditur tė episkopėve tė saj shquhen: Sofiani (1672-1700), luftėtar heroik kundėr kthimeve nė myslimanė (islamizimeve); Mitrofani (1752 – 1760), i pėrgatitur dhe muzikolog i shquar; dhe Dositheu (1760 – 1799), i cili u kujdes pėr ndėrtimin e rreth 70 kishave.

    Gjatė periudhės sė sundimit osman problemi mė serioz pėr Kishėn ishte kthimi i vazhdueshėm masiv nė myslimanė. Mė shumė ndikohet popullsia shqiptare –pėrveē tė tjerave, edhe pėr arsye tė mungesės sė literaturės sė krishterė nė gjuhėn amtare shqipe. Nė tė njejtėn kohė, nė zonėn bregdetare tė Himarės veprojnė misione tė ndryshme propagandistike romano-katolike. Pėr mbėshtetjen e orthodhoksėve, nga shek. XVII, nė shumė zona ndėrtohen manastire tė reja, tė cilat zhvillohen edhe nė qendra tė qėndresės orthodhokse, kultivimit shpirtėror, arsimimit dhe aktiviteteve tė dobishme sociale, p.sh. manastiret e Raveniės, Pepelit, Drianit, Ēepit, Poliēanit, Ēatistės, Kamenės, Leshnicės, Kakomisė, Palasės, Himarės, Dhėrmiut, Qeparoit, Hormovės, Kodrės, Ardenicės (Ardevusės), Apollonisė, Joan Prodhromit (Pararendėsit) nė Voskopojė, etj. Gjatė kėsaj kohe shumė klerikė punuan me entuziazėm pėr fuqizimin e popullsisė orthodhokse. Nga kėta shquhet hieromonaku (prift murg) Nektar Terpo nga Voskopoja, aktiviteti i tė cilit shtrihej nė zonėn e Beratit e tė Shpatit, nga viti 1710 – 1730. I pėrndjekur u strehua nė Itali, ku edhe botoi veprėn e tij “Besimi”, pėr tė ndaluar islamizimin e orthodhoksėve.

    Nė shumė vende tė Shqipėrisė sė Jugut qėndresa orthodhokse fuqizohet me ngritjen e kishave dhe organizimin e shkollave. Njė nga qendrat mė tė rėndėsishme orthodhokse ishte Voskopoja, e ndėrtuar nė njė rrafshnaltė, tė vėshtirė pėr tė shkuar. Nė shek. XVIII ajo kishte rreth 60.000 banorė dhe njihte njė lulėzim tė mahnitshėm ekonomik e shpirtėror. Famė tė madhe morėn: “Akademia e Re” (1744), bibilioteka dhe shtypshkronja e saj. Qytetin e zbukuronin 20 kisha. Deri nė vitin 1670 Voskopoja varej drejtpėrdrejt nga Kryepiskopi i Ohrit, mė pas hyri nė Mitropolinė e Korēės. Pas plaēkitjes qė iu bė nė vitin 1771, sepse kishte marrė pjesė nė kryengritjen e Orlofit, filloi rėnia e saj, qė arriti kulmin nė vitin 1916, kur u dogj nga ēeta kaēakėsh.

    Qė tė shmangnin islamizimin e dhunshėm dhe nė tė njėjtėn kohė tė mbanin identitetin e origjinės sė tyre, grupe tė robėruara nė shumė vende tė Perandorisė Osmane preferuan tė bėheshin "kriptokrishterė" (tė krishterė tė fshehtė). Nė jetėn e tyre publike shfaqeshin me emra myslimanė dhe silleshin si tė tillė, por nė jetėn e tyre familjare mbanin traditat e tyre orthodhokse. Nė Shqipėri shembulli mė tipik i kriptokrishterimit ėshtė ai i toskėve tė Shpatit, zonės malore nė jug tė Elbasanit. Ky fenomen zgjati nga fundi i shek. XVII deri nė fund tė shek. XIX. Nuk munguan nė kėtė zonė edhe dėshmorėt e rinj: oshėnar-dėshmor Nikodhimi nė vitin 1722 (pėrmendet nga Elbasani, por ėshtė nga Vithkuqi dhe u martirizua nė Berat) dhe Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat pėrqark lumit Shkumbin, martirizuar nė Konstandinopojė nė vitin 1748.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    4 - Nga viti 1767 deri nė vitin 1937

    Periudha e katėrt (1767 – 1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit tė Autoqefalisė sė Kryepiskopatės sė Ohrit deri nė dhėnien kanonike tė statusit tė Autoqefalisė Kishės sė Shqipėrisė. Ngjarja e veēantė dhe vendimtare nė kėtė periudhė ėshtė formimi i shtetit shqiptar, mė 1912.

    1) Nė kėtė periudhė riorganizohen mitropolitė dhe episkopatat, ndėrtohen kisha tė reja dhe herė pas here bėhen pėrpjekje sistematike pėr zgjimin shpirtėror tė orthodhoksėve. Figura mė e madhe e kėsaj kohe ishte Shėn Kozmai i Etolisė, i cili edhe veproi nė kėto zona nga viti 1775 deri 1779, duke pėrfunduar veprimtarinė e tij misionare historike me martirizim, nė vitin 1779, nė Berat. 30 vjet mė pas, njė tjetėr shenjt, Nikita Arvaniti "nga vendet e Arvanitia-s (Arbėrisė)", ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua nė zonėn e Serres dhe Drama-s (nė Greqi), nė vitin 1809.

    Gjatė shek. XVIII dhe XIX u bėnė pėrpjekje serioze pėr pėrkthimin nė shqip tė Shkrimit tė Shenjtė. I pari qė pėrmendet ėshtė hieromonaku Grigor Konstandinidhi (mė pas mitropolit i Durrėsit), i cili pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr e tė Re, me gėrma tė njė alfabeti shqip qė e kishte shpikur vetė. Fatkeqėsisht, ky pėrkthim humbi. Nė shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (episkop i Evias), botoi njė pėrkthim tė Dhiatės sė Re nė shqip, me gėrma greke. Mė vonė dolėn pėrkthimet e Konstandin Kristoforidhit, nė gegėrisht (1869) dhe nė toskėrisht (1879), fillimisht me gėrma greke. Kryepriftėrinj tė shquar nė kėtė periudhe ishin mitropolitėt e Durrėsit: Grigor Konstandinidhi, Voskopojari, (1767 – 1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821 - 1823), njė nga shpikėsit e metodės sė re tė muzikės kishtare (bizantine); mitropolitėt e Drinopolit: Dositheu (1760 – 1799), Gavriili Sifniosi (1799 – 1827), Joakimi nga Hios (1828 – 1835), i cili u ngjit 2 herė nė fronin ekumenik (1860 – 1863 dhe 1873 – 1878); dhe mitropolitėt e Beratit: Joasafi II (1802 – 1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855 – 1887).

    2) Me krijimin e shtetit shqiptar, nė vitin 1912, fillon njė fazė e re pėr Kishėn Orthodhokse. Me arritjen e pavarėsisė politike u shtrua me ngulm kėrkesa e pavarėsisė e tė gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, qė ndodheshin nė shtete tė tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare nė Amerikė dhe nė Evropė, me shoqatat e tyre tė ndryshme, si p.sh. shoqėria “Drita”, e themeluar nė Bukuresht, nė vitin 1886. Veēanėrisht e rėndėsishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili pėrktheu shumė tekste kishtare nė shqip, duke ngulmuar qė kėto tė pėrdoreshin nė adhurim; mė pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht nė Kishė, si mitropolit i Durrėsit, dhe mė pas nė Shtetin Shqiptar, si ministėr i jashtėm dhe kryeministėr, nė vitin 1924.

    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, mė 10 – 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrė atė qė tė zhvillohej. Nė Kongres u caktua Kėshilli i Lartė Kishtar, qė do tė drejtonte pėrkohėsisht Kishėn. Nė shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtė i pėrbėrė nga: Visarioni (Xhuvani) (qė ishte dorėzuar nė episkop, nė Serbi mė 1925) si Kryepiskop i Shqipėrisė dhe mbikqyrės i mitropolisė sė Korēės, Agathangjeli (Ēamēe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmės i Kryepiskopit. Nė 29 qershor 1929, nė Kongresin e Dytė Kleriko-laike qė u mbajt nė Korēė, u votua “Statuti i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė”. Patriarkana Ekumenike refuzoi tė pranonte kėto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme pėr t’i dhėnė vetadministrim dhe paralelisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė adhurim, predikim dhe nė arsimimin kishtar. Pėr shkak tė zhvillimeve politike dhe rreziqeve tė ndryshme nga Perėndimi, Patriarkana pranoi tė diskutonte gjithashtu edhe ēėshtjen e Autoqefalisė. Madje, ajo dėrgoi nė Shqipėri pėr bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar tė Trapezundės, Krisanthin, qė mė vonė u bė Kryepiskop i Athinės. Krisanthi u shpreh pro dhėnies sė Autoqefalisė dhe sugjeroi ecurinė nė vazhdim.

    Qė tė normalizoheshin marrėdhėniet me Patriarkanėn Ekumenike, u mblodh nė Korēė, nė maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve nga tė 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kėrkoi falje nga Patriarkana; u bėnė bisedime nė Athinė (13 mars 1937) dhe njė komision i pėrbėrė nga shqiptarė shkoi nė Konstandinopojė pėr tė rregulluar pėrfundimisht ēėshtjen. Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumė e vėshtirė e jo e favorshme pėr zhvillimin e jetės shpirtėrore kishtare tė orthodhoksėve tė Shqipėrisė. Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive tė ndryshme dhe vėshtirėsisė ekonomike. Populli mbeti i pėrēarė pėr njė kohė tė gjatė, duke qenė se trazirat kishin pėrmasa kombėtare tė komplikuara. Nga rrėmuja u pėrpoqėn tė pėrfitonin Uniatėt dhe grupet protestante.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    5 - Nga viti 1937 deri nė ditėt tona

    Njohja kanonike e Autoqefalisė nga Patriarkana Ekumenike, nė kohėn e Patrikut Beniamini I, hap njė periudhė tė re pėr Kishėn e Shqipėrisė. Mė 17 prill 1937 u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisė sė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri”. Sinodi i parė pas zgjedhjeve kanonike nė Patriarkanėn Ekumenike u formua nga: Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė Kristofori (Kisi), episkopi i Korēės Evlogji (Kurila), episkopi i Beratit Agathangjeli (Ēamēe) dhe episkopi i Gjirokastrės Pandeleimoni (Kotoko). Dy mitropolitė u bėnė episkopata, kurse episkopata e tretė (e Gjirokastrės), u formua nga enoritė e Mitropolisė sė hershme tė Drinopolit, qė ndodheshin brenda Shqipėrisė. Dy veēoritė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė fshihnin probleme tė veēanta. E para, origjina etnike e popullsisė orthodhokse (shqiptarė, grekė, vllahė dhe sllavė). E dyta, fakti se orthodhoksėt nuk pėrbėnin shumicėn, si nė vendet e tjera tė Ballkanit, por vetėm 23% tė popullsisė. Kėshtu kundėrshtimet politike, ideologjike dhe sociale qė ekzistonin pėrbrenda Shqipėrisė, por edhe turbullirat e luftės nė rajon kishin pasoja tė shumta nė jetėn e Kishės.

    a) Pushtimi italian

    Me hyrjen e ushtrive italiane, mė 7 prill 1939, Shqipėria u bė pjesė e Italisė fashiste. E si rrjedhojė, menjėherė, u vunė nė zbatim plane edhe pėr bashkimin analog fetar. Paralelisht me vendosjen e urdhrave misionarė romano-katolike nė zona tė ndryshme nė jug tė vendit, ekzistonte edhe plani strategjik i thithjes sė orthodhoksėve me anėn e Uniatizmit. Propaganda theksonte se bashkimi i gjithė tė krishterėve shqiptarė nėn mbrojtjen e Vatikanit dhe shtetit italian, do tė ndihmonte nė zhvillimin e vendit. Sipas disave, Kryepiskop Kristofori kishte pranuar tė bashkohej me arbėreshėt e Italisė (Uniatė), sipas tė tjerėve, ai po pėrpiqej tė fitonte kohė, duke e shtyrė ēėshtjen. Megjithatė, mungesa e shumicės absolute nė organet ekzekutive tė Kishės Orthodhokse pėrmbysi planet e bashkimit me Uniatizmin, tė cilat u shkatėrruan pėrfundimisht me kapitullimin e Italisė, nė vitin 1943.

    b) Pėrndjekja ateiste

    Pas largimit tė gjermanėve, nė nėntor 1944, nė Shqipėri u vendos plotėsisht regjimi komunist dhe filloi persekutimi fetar. Nė 23 vitet e para tė tij kishte formėn klasike, ashtu si nė Rusi dhe nė vendet e tjera tė Ballkanit. Mė 25 dhjetor 1948 Kryepiskop Kristofori u detyrua tė largohej dhe Kryepiskop i ri u vu Pais Vodica, qė nė atė kohė ishte episkop i Korēės (kishte mbetur i ve). U lejua gjithashtu tė mbahet nė Tiranė, nga 5 – 10 shkurt 1950, Asambleja Kleriko-laike e Kishės Orthodhokse, qė tė votohej Statuti i ri, i cili nė disa pika pėrmirėsoi Statutin e vitit 1929. Hierarkia e Kishės, pas vitit 1952, pėrbėhej nga Kryepiskopi i Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė Paisi (Vodica), episkopi i Gjirokastrės Damiani (Kokoneshi), i Korēės Filotheu (Duni), i Beratit Qirili (Naslazi) dhe ndihmės episkop Sofroni (Borova). Kryepiskopi kanonik Kristofori, u mbajt nėn arrest shtėpie dhe mė 19 qershor 1958 u gjet i vdekur (sipas versionit zyrtar pėsoi atak kardiak). Nė mars 1966 Paisi vdiq dhe nė prill erdhi nė fronin kryepiskopal Damiani. Nė kėtė kohė filloi pėrpjekja pėr nėpėrkėmbjen e fesė dhe pėrfaqėsuesve tė saj; po kėshtu dhe trysnia me internime, burgime dhe vrasje ndaj besimtarėve klerikė dhe laikė.

    Shqiptarėt orthodhoksė tė vendosur nė Amerikė, ishin ndarė nė dy grupe. Njėri nėn drejtimin e Theofan Nolit e mė vonė nėn atė tė episkop Stefan Laskos, qė mbanin lidhje me Kishėn e Shqipėrisė, ndėrsa tjetri, nėn drejtimin e episkopit tė Lefkės, Marko Lipa, qė varej nga Patriarkana Ekumenike. Pas vdekjes sė Nolit, nė mars 1965, u bėnė pėrpjekje (1966 – 1967), pėr pajtimin e dy grupimeve, por pa rezultat.

    Mė 4 prill 1967 u dha sinjali pėr persekutim tė plotė. Me njė dekret tė publikuar mė 22 nėntor 1967 Shqipėria u shpall zyrtarisht shteti i parė dhe i vetėm ateist nė botė dhe nė histori, nė tė cilin u ndalua me Kushtetutė ēdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, tė tjera u kthyen nė fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse tė gjithė manastiret u shkatėrruan ose u kthyen nė kazerma ushtarake. Nė atė kohė Kisha e Shqipėrisė kishte pėrveē Kryepiskopatės edhe tri episkopata, 19 zėvendėsi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire. Klerikėve u hoqėn rason, shumė prej tyre i burgosėn ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepiskopi Visarion u burgos dhe Ndihmės-episkopi i Apollonisė, Irineu (Banushi), u internua. Kryepiskop Damiani nuk u pėrndoq, ai vdiq nė shtėpi nė Pogradec, mė 18 tetor 1973. Nė kėtė persekutim tė pėrgjithshėm, tė pėrndjekurit dhe pėrndjekėsit i pėrkisnin tė gjitha komuniteteve etnike dhe fetare tė Shqipėrisė. Nė nėntor 1990, qeveria shqiptare, e ndikuar nga ndryshimet ndėrkombėtare, vendosi tė zbuste masat kundėr fesė.

    c) Riorganizimi

    Inisiativėn pėr riorganizimin e Kishės sė Shqipėrisė e mori Patriarkana Ekumenike me njė sėrė veprimesh vendimtare. Nė janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės caktuan profesorin e Universitetit tė Athinės, episkopin e Andrusės (Drejtor i Pėrgjithshėm i “Shėrbimit Apostolik” tė Kishės sė Greqisė dhe vėzhgues i Mitropolisė sė Shenjtė tė Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (tė dėrguar tė Patriarkanės), me mision qė tė shkonte nė Shqipėri pėr t’u takuar me orthodhoksėt dhe autoritetet e vendit. Pas kundėrshtimeve shumėmujore tė shtetit shqiptar, Eksarku (i dėrguari) i Patriarkanės arriti nė Tiranė, mė 17 korrik 1991. Gjatė udhėtimit tė tij nė vend konstatoi shkretimin e tmerrshėm qė kishte shkaktuar pėrndjekja e pamėshirshme. Ishin shkatėrruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parė i Eksarkut ishte krijimi i njė strukture thelbėsore kishtare pėr pėrfaqėsimin e Kishės lokale. Pėr riformimin e strukturės kishtare, Eksarku i Patriarkanės mblodhi Asamblenė e Pėrgjithshme Kleriko-laike 1 – 2 gusht 1991, me pjesėmarrjen e 15 klerikėve dhe 30 laikėve, nga tė gjitha dioqezat e Shqipėrisė, nė tė cilėn u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, nė fund u zgjodhėn 4 kėshilltarė (epitropė) arkieratikė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesėtarė. Pėrfaqėsia e Kishės sė Shqipėrisė vizitoi Patriarkanėn Ekumenike (5 – 8 qershor 1992), pėr herė tė parė pas persekutimit dhe kėrkoi zgjedhjen e Eksarkut tė Patriarkanės si primat tė Kishės sė Shqipėrisė.

    Sinodi i Patriarkanės Ekumenike, me iniciativėn e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, pėr rikrijimin e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, zgjodhi mė 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepiskop tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė mitropolitin e Andrusės, Anastasin dhe mitropolit tė Korēės arkimandritin Kristodhul Mustakas, tė Gjirokastrės arkimandritin Aleksandėr Kalpakidhis dhe tė Beratit, Vlorės e Kaninės arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe kėto episkopata tashmė u ringritėn nė rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundėrshtoi me forcė, sepse e konsideroi kėtė imponim tė jashtėm tė udhėheqjes greke ndaj njėrit prej tre komuniteteve tė mėdha fetare. Presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha i shprehu pakėnaqėsinė e tij delegacionit tė Patriarkanės Ekumenike, qė erdhi mė 4 korrik 1992, dhe qė pėrbėhej nga mitropoliti i Pergės Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinė shqiptare Ilia Katre. Pėrfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepiskopit Anastas, por nuk bėhet fjalė tė diskutohet, qė tė pranohen tė gjithė mitropolitėt orthodhoksė tė Shqipėrisė me origjinė greke. Kryepiskopi i ri, pasi dėrgoi Mesazhin e Madh nė Fanar (Patriarkanė), mė 12 korrik 1992, u fronėzua nė Kishėn Katedrale tė Tiranės mė 2 gusht 1992, nė prani tė tė gjithė pėrfaqėsuesve klerikė e laikė tė krahinave tė Shqipėrisė. Qarqe tė caktuara shqiptare tentuan ta dėbonin atė me njė sėrė mėnyrash, akoma dhe pėrgatitje projektligjesh, pėr arsye tė prejardhjes sė tij greke. Nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme kleriko-laike nė Durrės, mė 21 janar 1993, tė gjithė pėrfaqėsuesit deklaruan njėzėri se nuk bėhej fjalė tė toleronin njė diēka tillė (largimin e Kryepiskopit). Nė vjeshtėn e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutėn e re, largimi pėrfundimtar i Kryepiskopit; por sė fundi ajo u hodh poshtė nė referendumin e 6 nėntorit 1994.

    Nė korrik 1996, pa ndonjė marrėveshje me palėn shqiptare, u bėnė nė Konstandinopojė dorėzimet nė mitropolitė tė kandidatėve tė zgjedhur nė vitin 1992, pėr mitropolitė nė fjalė. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre nė Shqipėri. Pėrfundimisht, pas diskutimesh kėmbėngulėse ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Patriarkanės Ekumenike, Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė dhe Autoriteteve shqiptare (nga nėntori i vitit 1997 deri nė korrik tė 1998), ēėshtja e formimit tė Sinodit tė Shenjtė u arrit me pranimin e skemės qė ai tė pėrbėhej nga dy kryepriftėrinj me origjinė greke dhe dy me origjinė shqiptare. U fronėzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndėrsa mitropolitėt e Gjirokastrės, Aleksandri, dhe i Korēės, Kristodhuli, paraqitėn dorėheqjen e tyre. Mitropolit i Korēės u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi dhe episkop i Apollonisė u zgjodh ikonomi at Kozma Qirjo.

    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė gjatė periudhės 1991 - 1998, pavarėsisht nga mundimet, trazirat e pėrgjithshme politiko-shoqėrore dhe rrėnimi i ekonomisė sė vendit, u rimėkėmb nga rrėnojat dhe, duke jetuar nė atmosferė ngjalljeje, u zhvillua me ritme shumė tė shpejta. Nė shumė qytete, qyteza dhe nė qindra fshatra, me popullsi orthodhokse, u organizuan sėrish enoritė orthodhokse. Filloi nė pėrgjithėsi jeta liturgjike dhe e mistereve, predikimi dhe katekizmi. U organizuan lidhjet rinore, e grave dhe e intelektualėve. Pėr krijimin e kuadrove vendas filloi nė nėntor 1992 funksionimi i shkollės Teologjike- Hieratike, e cila qė nga viti 1997 u zhvendos nė njė kompleks ndėrtesash pranė Manastirit tė Shėn Vlashit nė Durrės, me emrin Akademia Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Deri nė vitin 1999 u dorėzuan 110 klerikė tė rinj, me arsim tė mesėm dhe tė lartė, duke kryer studime tre-vjeēare teologjike. Nė shtator tė vitit 1998, u hap nė Gjirokastėr Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar“, me konvikt. Studentė tė porsadiplomuar nga Akademia Teologjike pėrbėnė bėrthamėn e parė murgjėrore tė Manastirit tė Ardenicės. U ndėrtuan nga themelet 5 manastire dhe 74 kisha tė reja; u restauruan 65 kisha-monumente dhe u riparuan mė shumė se 130 tė tjera. Mė shumė se 20 ndėrtesa tė mėdha u ndėrtuan ose u blenė dhe u rindėrtuan, qė tė vendosen selitė mitropolitane, shkolla, shtėpi pritjeje, punishte dhe klinika. Botohet gazeta mujore “Ngjallja” (prej vitit 1992), revista pėr fėmijė “Gėzohu” (prej vitit 1997), buletini studentor ”Fjala” dhe buletini nė anglisht “News from Orthodoxy in Albania” (Tė rejat nga Orthodhoksia nė Shqipėri); gjithashtu botohen edhe libra liturgjikė, shpirtėrorė e shkencorė. Kisha ka shtypshkronjėn e saj, stacionin radiofonik, punishtet e qirinjve dhe tė drurit.

    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė zhvilloi njė veprimtari tė gjerė sociale – veēanėrisht nė kohėn e krizės politiko-shoqėrore tė vendit (1992, 94, 97, 99) – me ndarjen e mijėrave tonė me ushqime, veshje, ilaēe, nė ndihmė tė familjeve tė varfra dhe tė refugjatėve kosovarė, si edhe me dhurime pajisjesh spitalore nė qytete, fshatra dhe institucione sociale. Nė shėndetėsi kontribuon me Qėndrėn Diagnostike "Ungjillėzimi" nė Tiranė, me poliklinikat nė Kavajė, Korēė, Lushnje dhe Jergucat, gjithashtu dhe me njėsinė ambulante dentare. Nė arsim, pėrveē institucioneve tė lartpėrmendura, ngriti 7 kopshte nė qytete tė mėdha, qendra rinore dhe kampingje. Gjithashtu, organizoi programe tė zhvillimit bujqėsor (tė vaditjes, ekonomisė shtėpiake, shtrimit tė rrugėve etj.). Tė ardhurat ekonomike pėr realizimin e gjithė kėtyre veprave u siguruan nga dhuratat e mijėrave miqve nga jashtė vendit, tė cilėt iu pėrgjigjėn fushatave tė Kryepiskopit pėr ndihmė.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė merr pjesė nė mėnyrė aktive nė veprimtaritė e Kishave tė tjera Orthodhokse. Ajo u bė anėtare e Kėshillit Botėror tė Kishave, tė Konferencės Evropiane tė Kishave dhe nė pėrgjithėsi kontribuon nė pėrpjekjet e bashkėpunimit paqėsor dhe solidaritetit nė Evropėn Juglindore.

    Me veprimtarinė dhe praninė e saj, ka treguar se ėshtė njė faktor serioz shpirtėror, kulturor dhe social nė Shqipėri si edhe i bashkėjetesės fetare nė vend.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Arti - 1. Arkitektura & Mozaikėt

    Pėr sa i pėrket artit, mendojmė se ėshtė mė mirė vėshtrimi i tij sipas periudhave kulturore. Dallojmė kėto periudha:

    1) Periudha paleokristiane (shek. IV – mesi i shek. VIII)

    2) Periudha bizantine (mesi i shek. VIII – XV)

    3) Periudha pasbizantine dhe e sundimit turk (1501 – 1912).

    Arkitektura

    1) Periudha paleokristiane

    Gėrmimet arkeologjike tė dekadave tė fundit, nxorėn nė dritė kryesisht monumente qė i pėrkasin shek. V – VI, si p.sh. bazilika e gjetur nė Tepė, jashtė Elbasanit, qė mund tė jetė e shek. IV. Tipat mė tė njohur tė arkitekturės kishtare tė kėsaj periudhe janė bazilikat trenefėshe.
    Nefet anėsore ndahen me kolona (si nė Arapaj tė Durrėsit, Bylis, Amantia) ose kolona me seksion katrorė (nė Elbasan, Butrint), ose njė kombinim i tė dyjave (Sarandė); disa prej tyre janė me 3 absida (harqe pranė altarit) (nė Ballsh, Lin). Bazilika njėnefėshe u gjetėn nė Antigone, Apolloni, Durrės dhe Sarandė. Gjithashtu ruhen edhe pagėzimore paleokristiane (rrethore, katrore, ose tetėkėndėshe), p.sh. nė Finiq, Lin (bregun jugor tė Ohrit) dhe mė e bukura dhe mė e kompletuara nė Butrint.
    2) Periudha bizantine

    Kishat e shek. X paraqesin forma tė reja nė ndėrtimet kishtare. Nė disa vende ndėrtohen kisha njėnefėshe (si e profetit Ilia nė Bual tė Pėrmetit, e sė Tėrėshenjtės Mari nė Ēerskė tė Leskovikut, e Shėn Sergjit dhe Bakut nė Himarė), nė tė tjera vazhdon tradita e bazilikės (si e Shėn Stefanit nė Dhėrmi etj.). Nė fillimet e periudhės pasbizantine ruhet ende tipi i veēantė i bazilikės sė Shėn Nikollės nė Perondi tė Beratit. Kryesisht nė kėtė periudhė pėrurohet njė tip i ri kishe nė formė kryqi tė brendashkruar me kupolė (nė Peshkėpinė e Sipėrme, Kosinė). Shumė kujdes i kushtohet edhe pjesės sė jashtme tė kishės (kupolė, dekoracione nė kornizat e dritareve, kombinime tė tullės dhe gurit). Njė shembull karakteristik ėshtė kisha e Hyjlindėses nė Labovė tė Kryqit e shek. X, sipas disa tė tjerėve e shek. XIII, me vlerė tė veēantė artistike. Nė shek. XIII e XIV shfaqet njė lulėzim i ri arkitektonik. Nė zonėn e Shkodrės gjatė shek. XIII shihet njė ndikim i arkitekturės perėndimore (si nė atė tė Shėn Sergjit e Bakut pranė lumit Buna, atė tė Vaut tė Dejės). Shpesherė gjejmė tė gėrshetuara tiparet bizantine me ato romake. Kishat bizantine paraqesin ndikime romake, ndėrsa piktura bizantine dominon edhe nė ndėrtesat e stilit romak. Nė jug vazhdojnė tė ndėrtohen kisha njėnefėshe (e Shėn Joanit nė Boboshticė), bazilikat bėhen mė tė rralla dhe stili nė formė kryqi tė lirė me kupolė mbizotėron (p.sh. nė Marmiro tė Vlorės, nė Manastirin e Hyjlindėses nė Zvėrnec)E Tėrėshėnjta e Vllahernės (e restauruar nė shek. XVI) dhe kisha e Shėn Triadhės (Trinisė sė Shenjtė), nė Berat, janė veēse njė tip i thjeshtė kryqi i brendashkruar i tė njėjtit stil; ndėrsa kisha e Manastirit tė Hyjlindėses, nė Apolloni, i pėrket njė tipi tė ndėrthurur. Njė monument i veēantė bizantin, si nga kompozimi arkitekturor dhe ai dekorativ, ėshtė kisha e Shėn Nikollės nė Mesopotam, ndoshta e shek. XIII.

    3) Periudha pasbizantine

    Ndėrtimi i kishave u ndėrpre plotėsisht nė fillim tė pushtimit osman. Nė shek. XVI, paralelisht me qytetet e vjetra, zhvillohen edhe qytete tė reja nė zona malore, si p. sh. Moskopoli (Voskopoja), Vithkuqi dhe Nica, ku dhe ndėrtohen kisha qė shquhen pėr nga thjeshtėsia arkitektonike dhe modestia e formės sė tyre. Nga mesi i shek. XVI shfaqen forma arkitektonike tė zhvilluara nėpėr manastire, tė cilat ndėrtohen kryesisht nė vende tė veēuara. Ndėrtime karakteristike tė shek. XVI janė: kisha e Metamorfozės sė Shpėtimtarit (Sotirit), nė Tremisht tė Pėrmetit (1540 – 1560); kisha e Shėn Athanasit nė Mazhar tė Poliēanit (1513), e Shėn Dhimitrit (1526), e Manastirit tė Profetit Ilia nė Jergucat, e Hyjlindėses Mari nė Zervat (1569), nė Kamena dhe Vrahogoranxi. Nga shek. XVII shquhen kishat e manastireve: tė Shėn Joan Prodhromit nė Voskopojė (1632) dhe e Tėrėshenjtės Mari nė Barmash tė Kolonjės etj. Njė sėrė manastiresh ndeshim edhe gjatė bregdetit tė Jonit –gjiri i Kakomies (1672), nė Krorizi, nė Krimorovė, nė Piqeras (1672).

    Nė shek. XVIII ndėrtohen mė shumė kisha, me arkitekturė e dekoracion tė pėrmirėsuar. Rėndėsi i jepet kryesisht ambientit tė brendshėm, ndėrsa nga jashtė ndėrtesa mbetet e thjeshtė, qė tė mos provokojė pushtuesit qė kishin tjetėr besim. Nė kėtė shekull kemi njė zhvillim tė konsiderueshėm ekonomik e shoqėror, fuqizim tė feudalėve shqiptarė dhe situatė relative tė qetė politike. Nė tė njėjtėn kohė shtohet kthimi nė myslimanė dhe ligjet e rrepta ndalojnė ndėrtimin e kishave tė krishtera. Prandaj, nė qytete e nė fshatra kishat ndėrtohen nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrzihen arkitektonisht me shtėpitė. Shembull karakteristik i kishės pasbizantine nė Berat ėshtė kisha katedrale e sė Tėrėshenjtės Mari (1797). Nė Myzeqe mbizotėron Manastiri i Ardenicės (Ardhevusės), nė tė cilin ndėrtesat e sotme (tė shek. XVIII) janė ndėrtuar mbi rrėnojat e njė manastiri tė periudhės bizantine. Nga mesi i shek. XVIII deri nė mesin e shek. XIX, u ndėrtuan kisha pothuajse nė ēdo fshat tė Myzeqesė. Modeli pėrfaqėsues ėshtė stili bazilik trenefėshe, me kolona druri dhe tavan tė sheshtė, siē ėshtė kisha e Shėn Gjergjit, nė Libofshė (1776). Edhe nė Voskopojė 7 kishat qė ekzistojnė sot paraqesin njė formė arkitekturore unikale tė mrekullueshme, veēanėrisht ambjentet e brendshme tė stilit bazilik janė me kupolė dhe janė ndėrtuar me ndjeshmėri tė veēantė. Nga shek. XIX ruhen gjer mė sot pak kisha (si p.sh. e Shėn Nikollės, nė Toshkėz (1811) dhe kisha e Manastirit tė Shėn Kozmait, nė Kolkondas tė Fierit (1813 – 1814), e cila ėshtė bazilikė trenefėshe me kupolė.

    Mozaikėt

    Bashkė me monumentet arkitektonike, ruhen edhe mozaikė me vlerė (nė Tiranė, Arapaj tė Durrėsit, Bylis, Sarandė, Antigone etj.). Tematika e tyre nuk ėshtė nga Shkrimi i Shenjtė; ata, duke ndjekur traditėn njerėzore formojnė relieve, figuracione bimėsh, zogjsh, kafshėsh e skena barinjsh. Mozaiku mė i rėndėsishėm nga ata tė dyshemesė sė bazilikės sė Mesaplikut, qė ruhet nė Muzeun e Tiranės, paraqet portretin e njė burri nė profil me mbishkrimin: APARKEAS. Disa mozaikė duken disi tė thjeshta, por megjithatė ato kanė vlera tė mėdha artistike si p.sh. mozaiku nė pagėzimoren rrethore tė Butrintit. Mozaikėt e vetėm muralė qė janė gjetur deri tani janė ato tė kishėzės (kapeles) sė amfiteatrit tė Durrėsit, (ku paraqiten Shėn Stefani, njė figurė perandoreshe – ndoshta e sė Tėrėshenjtės Mari –, kryeengjėjt, dhuruesit) qė paraqesin mjaft ngjashmėri me mozaikėt e Selanikut.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Art - 2. Miniaturat & Ikonografia


    Miniaturat


    Modelin mė tė hershėm tė ikonografisė e pėrbėjnė miniaturat e Kodikut tė famshėm tė Purpurt tė Beratit, e njė dorėshkrimi Ungjilli, (ndoshta i shek. VI), i shkruar me gėrma tė mėdha. Miniaturat mė tė shumta tė dorėshkrimeve datojnė nga shek. IX – XIV dhe shquhen pėr bukurinė e shkrimit me gėrma tė arta. Modele tė stilit tė shkėlqyer bizantin gjenden edhe nė dy kodikėt e Vlorės (fundi i shek. XI, fillim i shek. XII). Kėta na kujtojnė vepra tė ngjashme me ato tė Konstandinopojės tė shek. X.




    Ikonografia

    1) Periudha bizantine

    Ikonat mė tė vjetra nė Shqipėri i pėrkasin shek. XII – XIV. Ikonat e sė Tėrėshenjtės Mari (Odhigjitrias) nė Mborje tė Korēės dhe e sė Tėrėshenjtės nė Blasti, nė shpellėn e liqenit tė Prespės sė Madhe, konsiderohen nga mė tė bukurat e artit bizantin. Stili i kohės sė dinastisė sė Maqedonėve e veēanėrisht tė Paleologėve (mesi i shek. XIII – fundi i shek. XIV), qė lulėzoi nė Konstandinopojė e nė Selanik, ndikoi thellėsisht veprat qė gjenden nė vend. Mjaft mbreslėnėse pėr nga bukuria ėshtė imazhi i kryeengjėllit Mihail nė kishėn e Mborjes, nė Korēė (shek. XIV).

    Modele mjaft me vlerė tė afreskeve (pikturave murale) bizantine, kanė mbijetuar nė vende tė izoluara, si shpellat nė Vllastonjė, Letmi e Kallmet, afėr Lezhės (shek. XII). Nė shek. XIII e XIV u krijuan vepra tė rėndėsishme, midis tė cilave afresket e manastireve tė Apollonisė dhe tė Rubikut (nė juglindje tė Shkodrės), tė kishės sė Vaut tė Dejės (pėrsėri nė Shkodėr), nė Malingrad (ishulli i vogėl i Prespės sė Madhe) dhe tė kalasė sė Beratit. Stili i pikturės paraqet ndikime vendase, bizantine por edhe perėndimore. Prirja mė e theksuar drejt modeleve tė lashta klasike duket nė afresket e menxės sė Manastirit tė Apollonisė (fundi i shek. XIII – fillim i shek. XIV), qė shquhen pėr nivelin e lartė artistik (p.sh. lutja nė Getsemani). Afreske tė shkėlqyera tė njė ikonografi anonim tė shek. XIV ruhen nė muret e jashtme e tė brendshme tė kishės, nė ishullin e Malingradit tė Prespės sė Madhe (1345-1369).


    2) Periudha pasbizantine

    Onufėr Neokastriti nga Elbasani, nė shek. XVI, duke vlerėsuar me gjenialitet tė gjitha traditat e mėparshme, shfaqet si ikonografi mė i rėndėsishėm i Shqipėrisė. Nga veprat e tij shpėtuan ikonat e ikonostasit tė kishės sė Evangjelistrias (eTėrėshenjtės Mari) dhe Shėn Dhimitrit, nė kalanė e Beratit; afresket e kishės sė Shėn Nikollės nė Shelcan tė Elbasanit dhe Shėn Theodhorėve, nė Berat. Ky artist i madh i familjarizuar me traditėn bizantine, asimilon nė mėnyrė krijuese arritje tė suksesshme tė artit perėndimor tė kohės sė tij. Nė veprat e Onufrit tė bėjnė pėrshtypje lidhja armonike e ngjyrave tė ngrohta me tone tė fuqishme dhe transparencė, ndryshimi i rregullave tradicionale, fuqia psikologjike e fytyrave, kontrasti dritė-hije si dhe elementi dramatik qė pėrshkon afreskėt e tij. Shpirti artistik i Onufrit formon njė shkollė ikonografike nė Shqipėri, tė cilėn do ta quanim “Shkolla e Beratit”. Ata qė e pasuan, i biri i tij, Nikolla, Joani, bashkėpunėtori i Nikollės, mė vonė Onufėr Qiprioti dhe anonimė tė tjerė, qė pikturuan kisha nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, janė ndikuar mjaft nga ai, por pa arritur dot nė lartėsinė e tij.

    Nė shek. XVII krijimtaria artistike vazhdon dhe shumė kisha zbukurohen me ikona dhe afreske p.sh. zona e Beratit, fshatra tė Myzeqesė, Voskopoja, Vithkuqi, Lubonja, Postenani, Radova dhe Lunxhėria. Nė vitin 1622, Onufėr Qiprioti pikturon kishėn e sė Tėrėshenjtės nė Vrahogoranxi, me stil tė qetė, tė ekuilibruar, ku tregohet artist i talentuar, por qė nuk tė emocionon mjaft si artisti tjetėr me tė njėjtin emėr. Afresket me mbishkrime nė greqisht ruajnė e na tregojnė emrat e mjaft ikonografėve si tė: Mihail Linotopit e tė shokut tė tij Nikollės, nė kishėn e Profetit Ilia tė Stegopolit (1653); Mihail dhe Konstandin Gramozit dhe Mihail Zermas. Shumė kisha u pikturuan nga anonimė, si p.sh. Manastiri i Shėn Joan Prodhromit (Pararendėsit), nė Voskopojė (1659).

    Midis ikonografėve vendas tė shek. XVIII dhe XIX shquhen: David Selenica (nga Selenica e Kolonjės), Konstandin Shpataraku (nga Shpati), Konstandin dhe Athanas Zografi (nga Korēa) bashkė me bijtė dhe nipėrit, Gjergj dhe Joan Ēetiri (nga Grabova) bashkė me bijtė dhe nipėrit, Nikolla Gunga (nga fshatrat e Myzeqesė). Kėshtu, pra, pas “Shkollės sė Beratit”, tė shek. XVI – XVII, do tė mund tė flisnim edhe pėr grupin e ikonografėve tė “Shkollės sė Korēės”, tė shek. XVIII – XIX. Tek veprat e kėtyre artistėve ėshtė i dukshėm ndikimi i ikonografisė sė Malit tė Shenjtė, por edhe i stilit perėndimor. Tek veprat e artistėve korēarė Konstandin e Athanas Zografi (mesi i shek. XVIII) vėrehen edhe tendenca tė stilit barok, portretet kanė mė plasticitet dhe shumė elemente etnografike. Mjaft shprehėse shfaqet pasuria e afreskeve pasbizantine nė 7 kishat e Voskopojės, qė ruhen gjer mė sot. Veēanėrisht nė muret e kishės sė Shėn Nikollės, qė i pikturoi David Selenica (1726), hasim 2000 figura me kompozicion tė larmishėm. Nė veprat e tij ato qė tė lėnė mbresa janė: ngjyrat, kompozimi lakonik, dėshira e tij realiste, interesimi pėr ambientin dhe perspektivėn, pėrpjekja pėr t’i bėrė sa mė familjarė shenjtorėt gjatė kishėrimit (pjesėmarrjes nė adhurim), p.sh. fytyra e kryedhjakonit Stefan. Afreske interesante ruhen dhe nė zona tė tjera, si p.sh. nė Manastirin e Shėn Triadhės (Trinisė sė Shenjtė) nė Pepeli, qė u pikturua nga Adam Theotoqi (1754), i Tėrėshenjtės nė Pecė (1770), i Shėn Spiridhonit nė Vuno (nė fund tė shek. XVIII). Nė tė njėjtėn kohė u pikturuan shumė kisha nė Myzeqe, si p.sh. e Shėn Gjergjit nė Libofshė (1782), qė u pikturua nga korēari Kostandin dhe i biri i tij Terpo, e Shėn Nikollės nė Vanaj (1795) dhe e Shėn Athanasit nė Karavasta (1797) nga vėllezėrit Gjergj dhe Joan Ēetiri.

    Nė fillim tė shek. XIX Joan Ēetiri dhe nipi i tij, Nikolla, pikturojnė kishėn e Shėn Gjergjit nė Strumė; Nikolla Ēetiri kishėn e Shėn Nikollės nė Krutje tė Lushnjės (1811); Joan Ēetiri dhe djali i tij, Naumi, kishėn e Shėn Nikollės nė Toshkėz tė Lushnjės (1813). Joani dhe nipi i tij, Nikolla, kishėn e Shėn Theodhorit nė Kadipashaj (1801). Kėrkimi metodik ndoshta mund tė pėrcaktojė edhe njė prirje tė tretė tė ikonografisė ”Shkollėn e Myzeqesė”.

    Libra historikė tė kohėrave mė tė hershme pėrshkruajnė thesare shumė tė ēmuara tė punimit artistik tė metaleve, tė gdhendjeve tė imta dhe qėndisjeve. Prej gjithė kėtyre krijimeve artistike kishtare ruhen mjaft punime gdhendjeje: ikonostasesh, amvonesh, fronesh dhespotikė, ndenjėsesh epitropėsh etj. (ikonostase nė Korēė, Voskopojė, Ardenicė, Labovė, Gjirokastėr, Libofshė, Berat, Elbasan, Leusė, Lashovė, Sopik dhe Vithkuq); punime argjendarie e punim metalesh: enė tė shenjta (disk e potir), kapakė ungjilli; dhe punime qėndistarie (p.sh. Epitafi i Gllavenicės). Gjer mė sot kėto nuk janė studiuar aq sa duhet.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė tregon njė interesim tė veēantė, duke dhėnė kontributin e saj pėr studimin, regjistrimin dhe restaurimin e monumenteve orthodhokse tė ruajtura gjer mė sot. Shumė kisha e manastire, kryesisht nė zona tė veēuara malore, tė pasura me afreske, tė kėrcėnuara nga koha dhe kushtet e disfavorshme atmosferike, presin studiues dhe restaurues. Thesaret e vyera orthodhokse tė artit tė kėtij rajoni skajor perėndimor tė Perandorisė Bizantine e mė vonė tė Perandorisė Osmane, ato qė nuk u grabitėn nga pushtuesit e ndryshėm tė kohėrave tė ndryshme, mbeten pasuri kulturore tė Shqipėrisė, por dhe nė pėrgjithėsi monumente tė rėndėsishme tė krijimtarisė artistike ballkanike e evropiane.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Historia e nėshtrimit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga qeveria komuniste e Enver Hoxhės nė shkurtin e 1950.

    Cilėt ishin klerikėt qė firmosėn Statutin.
    Si e manipuluan komunistėt Kishėn Orthodhokse Shqiptare.
    Si filloi goditja ndaj besimeve fetare nė Shqipėri dhe pėrse komunistėt e filluan me klerin katolik.
    Si dėshtuan ata me manipulimin e statutit tė bektashijve dhe vrasja e dy klerikėve nė Kryegjyshatė.
    Eleminimi i dy Kryepeshkopėve orthodhoksė Xhuvani dhe Kissi dhe ardhja nė krye e Paisi Vodicės.
    Mbajtja e Kongresi i III tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė nė shkurtin e vitit 1950 nėn kryesinė e Kryepeshkopit Vodica dhe kush ishin personalitetet e larta tė Qeverisė Komuniste qė morėn pjesė aty. Fjala e pėrfaqėsuesit tė Qeverisė Adil Ēaraēani dhe si u ndryshua statuti i vitit 1928 qė ishte miratuar nga qeveria e Monarkisė sė Mbretit Zog.
    Ēfarė thuhej nė statutin e vjetėr si u ndryshua ai dhe kush ishin klerikėt qė e firmosėn atė

    Dashnor Kaloēi

    Menjėherė pas ardhjes nė pushtet nė fundin e vitit 1944, regjimi komunist dhe personalisht Kryetari i Qeverisė, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, u kujdesėn dhe filluan marrjen e masave qė krerėt e tre komuniteteve fetare qė ishin nė Shqipėri: Myslyman, Katolik e Orthodhoks, tė viheshin me ēdo kusht nėn kontrollin e tyre dhe t'u shėrbenin vijės politike qė do tė ndiqte ai regjim. Goditja e parė filloi ndaj Klerit Katolik me qėndėr nė Shkodėr, (gjė e cila u bė me porosinė e jugosllavėve) tė cilėt nuk e pranuan bashkėpunimin me komunistėt dhe shkėputjen e tyre nga Vatikani.

    Si rezultat i kėsaj, u pushkatuan dhe u burgosun shumė klerikė katolikė. Nė kėtė kontekst dhe pėr tė realizuar nėnshtrimin e tyre, qeveria komuniste i vazhdoi pėrpjekjet e saj nė vitin 1945 me Kryegjyshin e Bektashinjėve Baba Fejzon, i cili kryesonte Kryegjyshatėn Botėrore me seli nė Tiranė. Kjo gjė u bė pėr arsye se nėnkryetari qeverisė komuniste, ishte Baba Faja Martaneshi, njė bektashi tepėr i njohur dhe me influencė tė madhe nė atė komunitet fetar. Pėrpjekjet pėr ndryshimin e statutit tė bektashinjėve dėshtuan, pasi Baba Fejzo nuk e pranoi tė nėnshkruante atė statut tė manipuluar nga komunistėt dhe e vrau Baba Fajėn e pastaj edhe veten. Pasi nuk ia arritėn dot t'i nėnshtronin me metodat e manipulimit, komunistėt filluan dhunėn edhe ndaj besimit myslyman e bektashinėjve, duke burgosur e pushkatur shumė prej tyre. Ndėrsa ndaj krerėve tė besimit katolik dhe myslyman u pėrdor njė dhunė e egėr me vrasje, burgosje dhe internime, kleri Orthodhoks u trajtua mė ndryshe sepse nuk pati atė rezistencė qė bėri Kleri katolik dhe ai Myslyman. Kjo gjė erdhi edhe si rezultat i ndikimit qė kishte mbi qeverinė shqiptare Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik, qeveritė e sė cilės ishin tė lidhura ngushtė me Patriakanėn Orthodhoksve tė Moskės. Nisur nga kjo, Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė, ishte e para qė u manipulua prej komunistėve dhe u vu plotėsisht nė shėrbim tė saj.


    Ndėrhyrja te Kisha Orthodhokse

    Pasi kishte burgosur dhe eleminuar Visarion Xhuvanin dhe Kristofor Kissin, dy Kryepiskopėt qė kishin udhėhequr Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, qeveria komuniste arriti qė vinte nė krye tė saj At Paisi Vodicėn (babai i Josif Pashkos) i cili nuk kishte asnjė lloj arsimi fetar. Pas kėsaj ajo e pati mė tė lehtė pėr tė nėshtruar Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, gjė e cila filloi nė shkurtin e vitit 1950, kur nė Tiranė u organizua Kongresi i III Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i cili ndryshoi statutin e saj tė vitit 1928 dhe miratoi statutin e ri. Nė kėtė Kongres i cili u bė tėrsisht nėn kontrollin e Patriakanės sė Moskės, Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė e hoqi nga Statuti i saj i vitit 1928, nenin ku sanksionohej shtetėsia e drejtuesėve tė lartė tė asaj Kishe (pėr Cilėsitė e Peshkopėve. fq. 9 Art. 16) ku thuhej: "Kryepishkopi, Peshkopėt, Zavendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodhit, si dhe ndihmėsit e Zavendėsit Klerikė tė Kryepishkopit dhe tė Peshkopėve, duhet tė jenė prej gjaku, gjuhe Shqiptarė si edhe tė kenė nėnshetėsinė Shqiptare". Nė statutin e ri qė u miratua nga ai Kongresi, ai artikull u ndryshua plotėsisht dhe nė tė thuhej: "Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė do tė zhvillojė nė besimtarėt dhe ndjenjat e besnikėrisė ndaj Pushtetit tė popullit dhe tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė si edhe ndjenjėn e Atdhe-dashurisė dhe tė pėrforcimit tė bashkimit Kombėtar. Prandaj gjithė funksionarėt dhe personeli i saj, duhet tė jenė shtetas shqiptar, tė ndershėm, besnikė tė popullit dhe t'Atdheut dhe tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat civile". Me anė tė kėtij ndryshimi, qeveria komuniste e Shqipėrisė, realizoi synimet e qėllimin e Moskės dhe Patriakanės Ruse, e cila do ta kishte fare tė lehtė qė nė krye tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, tė caktonte njė njeri tė saj, (jo shqiptar), shtetėsinė e sė cilit (si shqiptar) nuk do tė ishte e vėshtirė pėr t'ia dhėnė. Pra me kapjen e kreut tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, Patriakana Ruse do tė arrinte atė qė arriti nė tė gjitha vėndet e tjera tė Europės Lindore tė besimit orthodhoks, tė cilat u vunė nė shėrbim tė saj. Po si u arrit kjo gjė dhe cilėt ishin klerikėt orthodhoksė qė u vunė nė shėrbim tė qeverisė komuniste me dhunė apo me dėshirė"


    Aprovimi i projekt-statutit

    Disa ditė para mbajtjes sė Kongresit, mė 1 shkurt 1950 u mblodh Komisioni pėr hartimin e Statutit tė Kishės nėn kryesinė e Kryepeshkopit Imzot Paisi Vodoica (Pashko) i cili hartoj njė proces-verbal ku thuhej: " Vdekje fashizmit. Liri e popullit. Sot dit' e Mėrkurė, mė 1 Shkurt 1950 dhe ora 18.30, u mbloth Komisioni pėr hartimin e projekt-statutit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i pėrbėrė prej Kryepiskopit tė gjithė Shqipėrisė Imzot Paisi, nė cilėsinė e Kryetarit, prej antarėve tė Sinodhit, tė Pėrndershėmit Arhimandrit Dhimitėr Kokoneshit dhe Ikonom At Aristotel Stratos, prej Hirėsisė sė tij Episkopit Irene Banushi, nėn cilėsinė e specialistit pėr ēėshtjet kanonike dhe dogmatike, prej Z.Z. Foni Qirko dhe Ilia Kota, nėn cilėsinė e juristėve, dhe prej Z. Niko Cane, nėnė cilėsinė e specialistit pėr ēėshtjet kanonike dhe dogmatike. Komisioni nė fjalė, pasėi shqyrtoi pėr tė fundit herė, nėn pėr nen dhe nė tėrsi projekt-statutin e pėrgatitur prej tij, vendosi unanimisht t'i parashtrohet Kongresit pėr shqyrtim dhe aprovim projekt-statuti qė i bashkangjitet kėtij vendimi dhe qė pėrmban tė gjithė faqet e tij tė daktilografuara nėnshkrimet e Kryetarit dhe tė Antarėve tė Komisionit tė pėrbėrė si mė sipėr. Kryetari Paisi Vodica". Ky proces-verbal iu paraqit pėr miratim Kongresit qė i zhvilloi punimet disa ditė mė vonė. Po si u mbajt ai Kongres, kush mori pjesė aty dhe ēfarė vendimesh mori ai?


    Mbajtja e Kongresit tė III tė Kishės

    Kongresi i III i Kishės Orthodhokse Autoqefale i Shqipėrisė i zhvilloi punimet nė Tiranė nga data 1 deri nė 5 shkurt tė vitit 1950. Senacėn e parė tė kėtij Kongresi e hapi me njė fjalė tė shkurtėr Mitropoliti i Tiranės dhe Durrėsit, dhe Kryepeshkopi i gjithė Shqipėrisė, Hirėsia e tij Paisi Vodica, i cili pėrshėndeti delegatėt dhe falenderoi pėrfaqėsinė e Qeverisė, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhėn dhe autoritetet e tjera qė mernin pjesė nė Kongres. Pastaj kryetari i mbledhjes ia dha fjalėn Adil Ēarēanit, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kryeministrisė, i cili nė emėr tė Qeverisė tė RPSH pėrshėndeti Kongresin dhe i uroi suksese nė punėn e tij. Nė fjalėn e tij Ēarēani pėrcaktoi nė vija tė pėrgjithshme tė drejtat dhe detyrat e Komitetit Orthodhoks tė Shqipėrisė, tė cilat duhet tė ndiqeshin nė kuadrin e kursit tė ri tė regjimit komunist qė ishte vendosur nė Shqipėri dhe qė udhėhiqej nga Enver Hoxha. Mė pas nė cilėsinė e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Sinodhit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, z. Niko Cane i paraqiti Kongresit njė relacion mbi ndryshimin e projekt-statutit, ku nė mes tė tjerash thuhej: "Nė emėr tė Sinodhit tė Shenjtė, po i parashtroj kėtij Kongresi pėr shqyrtim dhe aprovim, projekt-statutin mė tė ri tė Kishės s'onė, tė pėrgatitur prej vetė Sinodhit nė bashkėpunim me specialistėt e tjerė mbi ēėshtjet kanonike dhe dogmatike. Nė pėrpilimin e kėtij projekt-statuti, shokė, janė marrė parasysh kėta faktorė kryesorė: 1) Fitorja historike qė korri populli ynė nėpėrmjet luftės famėmadhe Nacional-ēlirimtare, i udhėhequr nga Partija jonė e Punės, me nė krye shokun Enver…4) Situata e re qė u krijua nė gjirin dhe nė udhėheqjen e Kishės me marrjen e frerit kishtar nga ana e popullit dhe me rrėzimin e sistemeve totalitare dhe eksploatonjės tė krijuar nga jerarkė tė degjeneruar dhe renegatė tė interesave tė Kishės sė popullit tonė, siē ishin Kristoforėt dhe Visarionėt me shokė, tė cilėt nė kundėrshtim tė hapėt me parimet demokratike tė orthodhoksisė, e kishte monopolizuar Kishėn nė duart e njė klike tė privelegjuar, sė cilės i shėrbenin verbėrisht. Kisha jonė duhet tė frymėzohet nga ndjenja tė zjarrta atdhedashunije dhe respekti tė pakufishėm pėr Pushtetin e Popullit dhe pėr udhėheqėsit e tij, ndjenja kėto qė dihet t'i nxisi dhe t'i ngrejė lart dhe nė rradhėt e masave, duke u nisur gjithmonė nga parimi se pa atdhe dhe popull tė lirė, nuk mund tė ketė kurrė kishė tė lirė. Kėto janė parimet themeltare qė dallojnė rrėnjėsisht statutin e ri nga ay i vjetėr, i cili nuk ishte gjė tjetėr veēse njė statut personal i Zogut dhe Vissarionit qė ekzaltonte e mbronte dy Tiranė, njėrin nė shtet, dhe tketrin nė Kishė dhe qė mbėshtetste dhe pėrforconte pozitat e njė klike tė priveligjuar nė gjirin e udhėheqjen e Kishės t'onė, Statuti, ay qė u pėrdor pastaj si njė simbol i shenjtė edhe prej Kristoforit, i cili e shpinte ujin nė tė njėjtin mulli dhe interesat e parimet e tė gjithė tiranėve, bile me tendenca mė tė theksuara e mė djallėzore prej kėtij nxėnėsi tė denjė tė frymės sė errėt tė fanarit. Sikur tė zbrisnim pak mė poshtė e tė qasemi nė Athinėn monarko-fashiste tė tjera bekime dhe kėtu nga ana e udhėheqjes sė Kishės greke, qė nxiti monarko-fashizmin tė masakrojė popullin grek dhe tė vrasi shqiptarė apo bullagrėt pėr tė rrėmbyer tokat e tyre. Por le tė mos zgjateme mė tepėr nė kėtė drejtim, pse kėtė punė e bėnte dhe Kristofori me shokė dhe le tė themi me pėrgjegjėsi se shumica dėrmonjėse e Kishave ku pushteti nuk ndodhet nė duart e popullit, ku edhe kishat sundohen e udhėhiqen nga renegatėt e popullit dhe pseudofetarė"


    Mbyllja e Kongresit

    Pas relacionit tė Sekretari i Pėrgjithshėm Niko Cane, u miratua Projekt-Rezolucioni i Kongresėit tė III tė Kishės Ortodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, ku midis tė tjerash thuhej: "Kongresi u mbajt nė njė kohė kur populli i Shqipėrisė, i ēliruar qysh prej 6 vjetėsh, nė sajė tė fitores sė shkėlqyer t'Ushtrisė Sovjetike tė lavdishme tė prirė nga Gjeniali Stalin, dhe nė sajė tė luftės sė tij heroike Nacional-Ēlirimtare, tė prirė nga Komandanti ynė i dashur Gjeneral-Armate Enver Hoxha, ka pėrmbysur regjimet anti-popullore tė tiranisė, tė shtypjes dhe tė ēfrytėzimit, duke marrė Pushtetin nė duart e veta dhe ka dėrrmuar me vendosmėri shėmbullore gjithė tentativat e tradhėtarėve dhe t'armiqėve tė tij tė brendshėm dhe tė jashtėm qė synojnė nė mėnurė sistematike dhe djallėzore t'i rrėmbejnė kėtė fitore tė lavdishme, tė korrur me aq sakrificė dhe privacione dhe me mijra dėshmorė dhe heronj. U mbajt nė njė kohė kur vendi ynė, i prirė nga Qeverija jonė Demokratike, nga Partija jonė e Punės dhe Shoku Enver, dhe me ndihmėn e paēmuar tė Bashkimit Sovjetik e tė Madhit Stalin, dhe me ndihmėn e Demokracive Popullore, ka arritur suksese tė mėdha nė zhvillimin e gjithėanshėm. U mbajt nė njė kohė kur Atdheu dhe Populli ynė, nėn udhėheqjen e Partisė dhe tė shokut Enver, janė rradhitur vendosmėrisht nė Kampin e pathyeshėm Demokratik dhe anti-imperialist, tė prirė nga Bashkimi i Lavdishėm Sovjetik dhe Madhi Stalin, Kamp i cili rritet e forcohet dita ditės, ndėrsa kampi anti-demokratik e imperialist, qė pėrfshin forcat e errėsirės dhe tė skllavėrisė, me nė krye imperializmin amerikano-englez, po gėrryhet dhe dėrmohet nga dita nė ditė. U mbajt sė fundi, nė njė kohė kur mbarė njerzimi pėrparimtar, ėshtė rradhitur nėn Kampin unik tė paqes, tė dashurisė dhe tė vėllazėrisė, ku e ka vėndin dhe kisha jonė e rilindur dhe ku bėjnė pjesė Kishat pėrparimtare tė Botės, me nė krye Kishėn e Madhe Orthodhokse Ruse. Kongresi, pasi dėgjoi Referatin e Kryetarit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, mbi gjėndjen e saj qysh prej kohrave tė lashta e deri sot dhe prograqmin e ri tė kishės sė rilindur, si dhe diskutimet e delegatėve tė Kongresit, dėnon me njė zė tė gjithė veprimtarinė armiqėsore t'ushtruar prej udhėheqsave tė deridjeshėmnė dėm tė saj, tė popullit dhe Atdheut tonė, aprovon unanimisht rrugėn dhe vijėn ndėrtimtare qė ka caktuar udhėheqja e saj e sotme si dhe Statutin e ri tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, duke caktuar njikohėsisht kėto detyra: "1) Tė aktivizohet nė njė mėnyrė t'atillė qė Kisha tė orientohet e tė drejtohet nė rrugėn qė shpie drejt kampit unik tė paqes, nė dashurinė dhe vėllazėrimin ndėrmjet popujvet, nė krye tė cilit qėndron Bashkimi i Lavdishėm Sovjetik dhe i Madhi Stalin dhe ku bėjnė pjesė vendosmėrisht tė gjithė popujt pėrparimtarė e paqe-dashės dhe gjithė kishat pėrparimtare, me nė krye Kishėn e Madhe Orthodhokse Ruse…2) Gjithė funksionarėt e Kishės, klerikė dhe laik, gjithė priftėrinjtė dhe gjithė personeli kishtar, si dhe gjithė antarėt e kėshillave kishtare tė qyteteve dhe katundeve, tė jenė njerėz me ndjenja tė larta patriotike, tė jenė njerėz tė ndershėm , tė ushqeknė dashuri tė pakufishme pėr republikėn tonė Popullore, pėr Qeverinė Demokratike, pėr Partinė t'onė tė Punės dhe udhėheqėsin e saj tė ndritur shokun Enver…4) Kongresi falenderon nga zemra Qeverrinė t'onė Demokratike, Partinė tonė tė Punės dhe shokun Enver dhe u shpreh ndjenjat e mirėnjohjes sė thellė pėr pėrkrahjen e ndihmėn e madhe morale dhe materjale qė i kanė dhėnė dhe po i japin vazhdimisht Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė pėrmbushjen e detyrave tė saj karshi popullit dhe atdheut". Kongresi i III i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė (nėnshkrimet e delegatėve)

    Pasojat e ndryshimit tė Statutit

    Ndėrhyrja e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės nė ēėshtjet e besimeve fetare dhe ndryshmi i statutit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė qė ishte miratuar nė vitin 1928 nga Qeveria e Monarkisė sė Zogut, ishte me pasoja tė mėdha pėr kėto komunitet fetar dhe Shqipėrinė. Nė atė statut tė miratuar nga Kongresi i III I Kishės Orthodhokse, u sanksionua qė nė krye tė asaj kishe mund tė vinte nė Shqipėri ēdo Peshkop i huaj. Nė bazė tė kėtij statuti tė vitit 1950, erdhi nė Shqipėri edhe Hirėsia e tij Anaqstas Janullatis, prania e tė cilėit ngjalli polemika dhe debate tė mėdha tė cilat vazhdojnė ende jo vetėm nė qarqet fetare por dhe ato shtetėrore.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Marrėdhėniet e mbretit Ahmet Zogu I me komunitetet fetare nė Shqipėri. Si i propozoi parlamentit ligjin mbi statusin e bashkėsive fetare

    Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare

    Sherif Delvina

    Historisė sė Shqipėrisė i mungon historia e komuniteteve fetare. Nė kėtė shkrim do tė trajtoj shkurtazi rolin e A.Zogut nė krijimin dhe dhėnien e drejtimit kombėtar tė Komuniteteve Fetare. Nė Kongresin historik tė Lushnjes barra e rėndė e Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme iu ngarkua A.Zogut. Mė 11 mars 1920 A. Zogu me fuqi kombėtare shtiu nė dorė administratėn e qytetit tė Shkodrės. Kontribut tė rėndėsishėm ai dha edhe nė luftėn e Vlorės. Apostolos A.Glavinas nė librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, Selanik, 1989 vė nė dukje se "policia shqiptare pasi pushtoi vendet qė i kishin braktisur italianėt, mė 6 maj u vendos nė qytetin e Gjirokastrės, po kėshtu nė 15 maj me rastin e largimit tė ushtrisė franceze nga Korēa, shqiptarėt pushtuan Korēėn." Tė mos harrojmė se nė kėto "pushtime", krahu i hekurt i qeverisė sė Sulejman Delvinės ishte A.Zogu, atėhere Ministėr i Brendshėm i asaj qeverie. Pėr suksesin e Kongresit themeltar tė Kishės Autoqefale Ortodokse nė Berat ka dhėnė njė ndihmesė tė veēantė Ministri i Brendshėm i asaj kohe Ahmet Zogu, i cili me shkresėn drejtuar prefekturave dhe nėnprefekturave mė 5.9.1922 u bėnte tė ditur se shteti ishte munduar me tė drejtė nė zgjidhjen e problemit duke hedhur poshtė akuzat se qeveria ishte organizatore e mbledhjes sė kongresit tė KOASH-it. Mbas shtatė vjetėsh, nė letėrfalenderimin nr.560, qė i dėrgon mbreti Zog Kryeministrit Koēo Kota pėr triumfin kishtar tė Kongresin II Panortodoks tė mbledhur nė Korēė, nė qershor tė vitit 1929 thotė shprehimisht kėshtu: "Nė vitin 1922, kur isha Ministėr i Punėve tė Brendshme dhe Z.Juaj Prefekt i Beratit, ia arritėm qėllimit pėr me u mbledhė Kongresi i parė i Kishės Ortodokse Autoqefale nė Berat." Duke u bazuar nė kėto dokumente del qartė roli i Zogut pėr krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale.


    Kongresi i Bashkėsisė Ortodokse Shqiptare i mbledhur nė Berat shpalli autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Partrikana kėrkonte autonominė kishtare dhe joautoqefalinė e saj. Ndryshimi midis kėtyre dy formave qėndron nė faktin se autoqefalia ndėrpret ēdo raport administrativ me kishėn nėnė (Patrikanėn e Stambollit.) Kisha autoqefale vetqeveriset pa ndėrhyrjen e kishave tė tjera. Autonomia do tė paktėn qė kryepeshkopi tė emėrohet ose tė konfirmohet nga kisha mėmė (Patrikana e Stambollit). Me kėtė akt sublim tė krijimit tė KOASH-it shqiptarėt ortodoksė deshėn tė shkėputen nga ndėrhyrja e huaj greke pėr tė mbrojtur kombėsinė. Nė kėtė rast vlen tė kujtohet qeveria e Jorgo Zografos qė nė jug tė Shqipėrisė, gjatė vitit 1914, dogji mbi 300 fshatra shqiptare, vrau mijėra veta dhe shpėrnguli nga vatrat e tyre rreth 100 000 shqiptarė. Nga pesė anėtarė tė kėsaj qeverie tre ishin peshkopė tė Korēės, Gjirokastrės e Konicės.

    Eshtė i drejtė mendimi i Fan Nolit se: "Fatkeqėsitė e shqiptarėve nuk kanė ardhur kurrė nga diferencat fetare, por nga udhėheqėsit fetarė." Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli nė mėnyrė puēiste Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Autori ynė i sipėrpėrmendur ėshtė bazuar tek protesta absurde qė bėn qeveria greke nė Lidhjen e Kombeve duke e quajtur kėtė kongres puē kundėr Ortodoksisė.

    Hap i rėndėsishėm pėr tė trija fetė nė vendin tonė ishte pranimi mė 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal tė Komuniteteve Fetare. Po shkėpusim njė fragment nga ky statut, qė flet pėr parinė (drejtuesit) e shkallės mė tė lartė. "Paria fetare e shkallės mė tė lartė duhet tė ketė kėto cilėsi: tė jetė nėnshtetas shqiptar, tė dijė gjuhėn shqipe, tė gėzojė tė drejtat civile dhe politike, tė jetė prej racės shqiptare, ose prej fėmijė prej tre brezash nė Shqipėri. Po nė kėtė vit nė Korēė, mė 4 dhjetor u bė fronėzimi i Theofan Nolit nga peshkopėt Jerothe dhe Kristofor. U bėjmė tė ditur dėgjuesve tė nderuar se dhe nė pranimin e Statutit Legal tė Komuniteteve fetare si dhe nė fronėzimin e Fan Nolit, kryeministėr qe Zogu. Ishte po Zogu qė i propozoi parlamentit qė tė votonte ligjin mbi statutin e bashkėsive fetare, i cili priste pėrfundimisht ēdo lidhje me regjimin juridik tė sė kaluarės. Shtetasit shqiptarė nuk do t'i nėnshtroheshin mė asnjė legjislacioni kanonik, veēse me dėshirė, por sidoqoftė duke iu bindur ligjeve tė shtetit....Kleri duhet tė pėrbėhej i tėri nga njerėz me kombėsi shqiptare dhe duhet tė merrte leje nga qeveria (R.M.della Rocca, vepėr e cituar). Vlen tė theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit tė vitit 1921, si dhe nė nenet 5 tė statuteve themelore tė Republikės sė 2 marsit 1925 dhe tė Mbretėrisė sė shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet tė pėrdorej pėr qėllime politike.

    R.M. della Rocca na bėn tė ditur se nė vitin 1921 "Njė Aleancė Kombėtare Muslimane Shqiptare" shpalli emancipimin nga shejhul Islami i Stambollit.
    Pėrpara se tė mblidhej Kongresi Mysliman shtypi atdhetar shqiptar ua bėnte tė qartė autoriteteve fetare muslimane tė Stambollit dhe kalifit tė ri, nėse kėto forume do tė shndėrroheshin si nė tė kaluarėn jo tė largėt nė instrumente politike dhe sidomos po tė shndėrroheshin nė vegla tė politikave antishqiptare, myslimanėt shqiptarė nuk do tė kishin punė mė me to. Mė tej po citojmė: "Reforma" vl.I, nr.4, 7.4.1922 "Qeveria Kombėtare po tė mos pėrkrahė fetarėt kombėtar si z.Peshkop Noli, Hafiz Ali Korēėn. P.Fishta e Hafiz Ibrahim Tirana pėr tė shpėtuar popullin nga zgjedha morale e Fanarit, Meshihatit tė Stambollit dhe t'i lidhi nė krijesa artificiale i bėn mė tė madhin dėm Bashkimit tė kombit, ku varet njėkohėsisht jeta e shtetit". (Ali Basha Islami nė Shqipėri gjatė shekujve, Tiranė 2000).

    Duhet bėrė e ditur se nė krye tė punės pėr tė krijuar institucione fetare kombėtare qendronte Ahmet Zogu, atėhere kryeministėr dhe Ministėr i Punėve tė Brendshme. A.Zogu nėpėrmjet njė shpalljeje bėri tė mundur thirrjen e mbledhjes sė pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė Muslimanėve, citojmė pėrmbajtjen e dokumentit: "Mė 7 shkurt 1923, Ministri i Punėve tė Brendshme A.Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i jepej leje Gjyqit tė lartė tė Sherjatit pėr tė bėrė, mė 20 shkurt 1923, mbledhjen e pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė "Myslmanizmės, tė kėrkuar shumė herė prej popullit mysliman. (Libri i qarkoreve i vitit 1922, 1923, nr.5 i ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė, 1923, fq.22"). Kėshtu qė A.Zogu luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e kėtij Kongresi. Kongresi Musliman u mbajt nė Tiranė mė 24 shkurt 1923, nė fjalėn e tij tė hapjes Hirėsija e tij Vehbi Agolli falenderoi kryeministrin Ahmet Zogu, i cili siē u shpreh referuesi, ndihmoi dhe lehtėsoi mbledhjen dhe organizimin e Kuvendit (A..Basha vepėr e cituar). Ky kongres kėrkoi zėvendėsimin e liturgjisė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, ndaloi poligaminė e burrit dhe ferexhenė e gruas, abdesin para faljes, gjunjėzimin para faljes, si dhe miratoi shkėputjen nga kalifati etj), (A.Popoviē, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanėve nė Shqipėri: ēėshtja e kalifatit dhe reformat islamike nė Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmė se nė Kongresin e Parė Mysliman morėn pjesė 36 delegatė, 7 prej tyre ishin deputetė. Statuti i Komunitetit musliman doli nė vitit 1923, aty vihet nė dukje se Kėshilli i Naltė i Sheriatit duhet tė jetė prej racės shqiptare.Nė janar tė vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua nė Vlorė, mė 1924 nė njė fashikull prej 20 faqesh.

    Komunitetet nė Mbretėrinė shqiptare

    Sė pari do tė sqarojmė a ishte i nevojshėm sistemi monarkik pėr Shqipėrinė. Shpallja e Shqipėrisė Mbretėri nuk ishte ēėshtje personash apo fuqish, por njė domosdoshmėri historike. Pėrpjekjet pėr Republikėn kishin dėshtuar, rendi publik nuk u vendos. I ashtuquajturi revolucion demokratiko-borgjez kishte dėshtuar pa asnjė kundėrshtim. Ēdo tė bėhej me Shqipėrinė? Do tė mbetej nė anarki tė plotė, e cila do tė vinte nė rrezik pavarėsinė e saj, apo do tė ndryshonte regjim, nė fillim nė Republikė dhe pastaj nė Mbretėri konstitucionale. Pjesa mė e madhe e atyre qė bėnė tė ashtuquajturin revolucion demokratiko-borgjez ua mbathėn kėmbėve nga Shqipėria, u bėnė agjentė tė fashizmit italian, morėn rroga tė majme pėr tė vazhduar revolucionin fashist si musolinianė besnikė, kurse disa tė tjerė u bėnė agjentė tė Kominternit.
    Le tė shohim tashmė katolikėt, Zogu haste vėshtirėsi nė marrėdhėnie me ta, katolikėt e ndjenin veten tė goditur nga projektet qeveritare tė laiēizmit. Kleri i lartė i tyre shfaqte nostalgji pėr regjimin osman qė i administronte ndryshe bashkėsitė fetare, pastaj Zogu cėnonte privilegjet e bajraktarėve. Projekti pėr kantomizimin e Shkodrės ishte bėrė aktual. R.M.della Rocca thotė se Zogu i imponoi Shqipėrisė se Veriut njė masė jopopullore, anulloi pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak si dhe pagimin e taksave shtetit. Kėto ishin masa tė drejta pėr konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar. Nė kėtė kohė shpėrtheu kryengritja e fiseve tė Dukagjinit me nė krye njė prift katolik Lorenc Caka. Nė atė kohė malėsorėt e fiseve tė Dukagjinit tė quajtura kazermat e opozitės, u ngritėn kundėr regjimit, por Zogu i theu. duhet theksuar se se broshura e botuar prej priftit Lorenc Caka ku thuhet se pjesa jugore e Shqipėrisė ėshtė greke tė bėn tė kuptosh se kujt i shėrbente ai. Nė vitet 1930 marrėdhėniet e Zogut I dhe tė katolikėve do tė kalonin nė faza tensioni tė ashpėr, por legjislacionini i vitit 1929, qė i kufizonte nė mėnyrė rigoroze liritė qė gėzonte Kisha Katolike nuk u zbatua asnjėherė ndaj saj (R.M. della Kocca, vepėr e cituar). Por ē'ėshtė e vėrteta me punėt e Kishės Katolike qė varet administrativisht nga Papa ia doli mbanė mbretėria. Refuzimi i dekretligjit tė vitit 1929 pėr komunitetet fetare nga ana e katolikėve nuk e pengonte qeverinė tė kishte marrėdhėnie me ente dhe institute tė veēanta dhe t'i financonte ato sipas dėshirės sė saj (R.M.della Rocca. Vep. e cituar). KOASHI (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė) kishte bėrė ē'ėshtė e mundur qė tė njihej nga Patrikana, por ajo i vuri kishės sonė kushte skllavėruese. Prandaj pasi dėshtoi dialogu i zhvilluar pėr vite me radhė me tė, u vendos qė tė krijohej Sinodi i parė shqiptar. "Dhjetė ditė pėrpara krijimit tė tij, mė 2 shkurt 1929, u mbajt njė kėshill i jashtėzakonshėm nėn kryesinė e Lartmadhėnisė sė Tij Mbretit", ku morėn pjesė z.Z.K.Kota, P.Evangjeli, H.Delvina, At V.Marku dhe Imzot Visarion Xhuvani, atje u pėlqye vendimi i Kryesisė sė Kishės Autoqefale mbi njohjen dhe emėrimin e Imzot V.Xhuvanit, Peshkop tė dioqezės Durrės- Tiranė dhe mbi ngarkimin e Tij me misionin e sjelljes tė njė ose dy peshkopėve tė huaj pėr tė dorėzuar kandidatėt e peshkopatave tė Korēės e tė Beratit. Mbas disa ditėsh u dorėzua Imzot Agathangjel Ēamēe, ai u fronėzua peshkopi i Beratit, Ambrozi u fronėzua peshkop i Elbasanit dhe Eftimi ndihmės peshkop i Shqipėrisė, ndėrsa V. Xhuvani kryepeshkop i Shqipėrisė". (Gazeta e Re, viti 1929). Kėshtu u krijua Sinodi i parė shqiptar i KOASH-it. Ideja kombėtare e dalė nga shpirti i kombit fitoi. Gjatė muajit qershor zhvilloi punimet kongresi II i KOASH-it dhe mė 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ky statut, nė kaptinėn e dytė, tė Sinodit tė Shenjtė dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtė duhet tė merret me edu-katėn fetare Kombėtare. Nė Statutin e vitit 1929 nė artikullin 16 pohohet se "Kryepeshkopi duhet tė jetė prej gjaku dhe gjuhė shqiptare, ai duhet tė ketė edhe nėnshtetėsi shqiptare. Po kėshtu duhet tė jetė dhe kleri i lartė ortodoks." Shteti duhet t'i mbrojė statutet e komuniteteve fetare tė para 28 nėntorit tė vitit 1944 si edhe dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929. Nė dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929, ndėrmjet tė tjerash thuhet: "...Kryet e feve dhe subalternėt imediate, ndihmėsat dhe zėvendėsit e tyre duhet tė jenė shtetas shqiptarė prej fisit dhe gjuhės." Mė vjen keq se nė shtetet e Europės gjenden ligji i Komuniteteve fetare si dhe statutet e komuniteteve fetare, ndėrsa nė vendin tonė kėto nuk ekzistojnė. Pėr rėndėsinė qė pati Kongresi i II i KOASH-it mbreti Zog thotė: "Madhėshtinė e kėsaj vepre do ta ndjejė mė mirė gjenerata qė vjen, mė tej Mbreti vijon: "Shteti shqiptar nuk ndahet nė Ortodoksė, katolikė dhe Muslimanė, por ėshtė i pandarė, shteti i lirė, nuk ka shumicė dhe pakicė, nuk ka fe zyrtare, por tė gjitha fetė i mbron dhe i nderon. Megjithė kėtė nuk lejon nė asnjė mėnyrė e prej kurkujt, qė feja tė pėrdoret si mjet cėnimi tė kėtij vėllazėrimi tė njė gjaku e tė njė gjuhe". Hapat e mėtejshme nė laicizimin e Shqipėrisė, pėrsa i pėrket fesė islame, pasqyrohen mirė nė statutin e komunitetit mysliman tė hartuar nė Kongresin e III tė Komitetit Mysliman nė Tiranė mė 1 gusht 1929 dhe miratuar nga Kėshilli i Ministrave mė 5 gusht 1929. Po ashtu dhe nga mbreti mė 8 gusht 1929 (Stavro Skėndi, Albania, f.287-288). Nė kėtė statut bien nė sy detyrimet qė kanė kėshillat krahinore myslimane. Citojmė dy detyrime tė nxjerra nga neni 30 i atij statuti: "Tė kontribuojmė nė zhvillimin e vėllazėrimit kombėtar ndėrmjet shqiptarėve tė tė gjitha trevave, tė nxisim myslimanėt shqiptarė t`i pėrshtaten qytetėrimit bashkėkohor." Rregulloret e Statutit qė u pėrkasin buxhetit pasqyrohen nė disa nene. Citojmė njė fragment nga neni 15: taksat e besimtarėve qė i paguhen Komunitetit mysliman janė jo-detyruese. Familjet ato i paguajnė nė mėnyrė vullnetare. Ato janė ndarė sipas tė ardhurave nė tri klasa dhe paguajnė pėrgatėsisht pesė franga ari, dy franga ari dhe njė frangė ari . Komuniteti mysliman (neni 52) nuk mund tė marri asnjė subvencion nga jashtė veēse me autorizim tė qeverisė.

    Patrikana kėrkoi nga qeveria shqiptare pėrsėri kapitulacionet e Perandorisė Osmane tė varrosura pėrgjithmonė nga Ataturku. Ėshtė pėr t`u admiruar qėndrimi i Mbretit Zog, kur caktoi si peshkop Visarion Xhuvanin nė kundėrshtim tė plotė me Patrikanėn, nė kėtė ēast sublim ai tha: "Aq mė bėn se ē`mendon Patrikana, nė Shqipėri jam zot vetė dhe komandoj unė".

    Mė 1929, me urdhėr tė Kryeministrit tė Mbretėrisė Shqiptare, Koēo Kota, dėbohet Eksarku i Patrikanės nė Shqipėri, Jerotheu, pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Pas pak kohėsh, Athina i bėn presion Tiranės duke i diktuar qėndrimin qė duhet tė mbajė Mbretėria Shqiptare ndaj Patrikanės, nė mos, tė gjitha pronat qė kishin shqiptarėt nė Greqi, do t`u bllokoheshin. Me tė drejtė qeveria shqiptare e atėhershme i hodhi poshtė kėto veprime qė binin nė kundėrshtim me normat juridike ndėrkombėtare.

    Patrikana po atė vit, hyri nė bisedime me qeverinė shqiptare. Ajo dėrgoi Eksarkun Krisanthos qė tė takohej nė Athinė me kryetarin e bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami. Pėr kėtė flet dokumenti i Ministrisė sėPunėve tė Jashtme.

    Mė 26 nėntor 1929.
    Ekselencės, ministrit tė Punėve tė Jashtme, Rauf Fico. U zhvilluan bisedi-met midis kryetarit tė Bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami dhe imzotit tė Patrikanės Ekumenike, Krisanthos.


    PATRIKANA ĖSHTĖ GATI T`I JAPĖ AUTOQEFALINĖ KISHĖS SONĖ, POR DO QĖ KREU I SINODIT TĖ ZGJIDHET PREJ 5 MITROPOLITĖVE TĖ EMĖRUAR PREJ PATRIKANĖS. PĖR STATUTIN E KISHĖS AUTEQEFALE ZOTI VASIL AVRAMI S`PRANOI ASNJĖ BISEDIM, DUKE THĖNĖ QĖ KJO ĒĖSHTJE ĖSHTĖ ĒĖSHTJE E BRENDSHME. (LEC KURTI)SIĒ PAMĖ MĖ SIPĖR, PATRIKANA NDĖRHYRI QĖ PESĖ PESHKOPĖT TĖ EMĖROHESHIN PREJ SAJ. AJO DONTE TĖ NDĖRHYNTE PĖR NDRYSHIMIN E STATUTIT. NUK I PĖLQEU, SIDOMOS NENI 16, QĖ ĖSHTĖ I RREGULLT NGA ANA TEKNIKE, KANONIKE DHE JURIDIKE. QEVERIA SHQIPTARE NUK BĖRI LĖSHIME. MĖ 12 PRILL 1937 PATRIKANA EKUMENIKE E NJOHU AUTOQEFALINĖ E KISHĖS SONĖ, DUKE I DHĖNĖ TOMOSIN NR. PROTOKOLLI 609, VIHEJ NĖ DUKJE SE KJO KISHĖ EKZISTON KĖTEJ E TUTJE DHE E NJEH VETEN AUTOQEFALE. PO BOTOJMĖ TELEGRAMIN E DĖRGUAR NGA PATRIKU VENIAMIN MBRETIT TĖ SHQIPĖRISĖ, ZOGUT TĖ I, MĖ DATĖ 12.4.1937, ORA 17.20:
    Madhėrisė sė tij Mbretit tė Shqiptarėve Zogut tė Parė Tiranė


    ME RASTIN E NGJARJES HISTORIKE TĖ GĖZUESHME TĖ SHPALLJES DHE TĖ BEKIMIT TĖ ORTODOKSISĖ AUTOQEFALE TĖ KISHĖS NĖ SHQIPĖRI JU UROJMĖ NGA ZEMRA MADHĖRINĖ TUAJ DUKE SHPREHUR FALENDERIMET TONA MĖ TĖ NGROHTA TĖ KISHĖS SĖ MADHE DHE TONĖN, QĖ JUVE U TREGUAR I GATSHĖM PĖR ZGJIDHJEN E SUKSESSHME TĖ ĒESHTJES KISHTARE. JU T`JU MBROJĖ ZOTI MADHĖRINĖ TUAJ PĖR LAVDINĖ E POPULLIT FISNIK SHQIPTAR DHE PĖR TĖ MIRĖN E KISHĖS TUAJ ORTODOKSE.
    12.4.1937 (Patriarku Ikumenik Veniamini)
    Noli, mė 13.4.1937 i dėrgonte kėtė telegram urimi Kryeministrit Koēo Kota:
    "Pėrgėzime, pėrgėzime pėr Autoqefalinė dhe urime pėr peshkopėt e rinj…".
    (Peshkopi Fan Noli; Worcester Mass)


    Ndėrsa Kryeministri i pėrgjigjej me kėtė telegram:
    "Falenderoj hirėsinė tuaj pėr urimet me rastin e Autoqefalisė, me tė cilėn
    mori fund tė lumtur vepra e filluar prej jush"! (Koco Kota)

    NĖ KĖTO DY TELEGRAME TĖ SHKĖMBYERA MIDIS KRYEMINISTRIT TĖ ATĖHERSHĖM K.KOTA, TĖ MBRETĖRISĖ SHQIPTARE DHE ISH-KRYEMINISTRIT FAN NOLI, SHIKOJMĖ TĖ PASQYRUAR TRADITAT BURRĖRORE SHQIPTARE. KĖTA DY KRYEMINISTRA, MEGJITHĖSE KUNDĖRSHTARĖ POLITIKĖ, DASHURIA E ATDHEUT I BASHKOI E NUK I NDAU. LE TĖ JETĖ KY FAKT NJĖ SHEMBULL FRYMĖZIMI PĖR PARLAMENTARĖT TANĖ TĖ SOTĖM. KEMI Ē`TĖ MĖSOJMĖ NGA E KALUARA E NGA TRADITAT TONA.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •