Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Situate meteorologjike e jashtezakonshme ne Shqiperi

    ---------------------------------------------------------------------------

    Reshjet e debores qe vazhdojne prej tre ditesh ne disa zona te vendit, kane bllokuar segementet rrugore, kryesisht ne verilindje te vendit. Nga te dhenat mesohet se disa nga akset rrugore te vendit jane bere te pakalueshme.

    Ne Qarkun e Shkodres, sipas burimeve te mesiperme, gjendja e rrjetit rrugor paraqitet me e renduar, sidomos ne zonen e Pukes, ku eshte nderprere qarkullimi i mjeteve te renda ne drejtimin Puke-Kukes per shkak te debores qe ka arritur trashesine 150 cm. Rruget rurale te kesaj zone jane teresisht te bllokuara dhe fshatrat perreth kane dy dite te bllokuara.

    Teresisht e bllokuar eshte dhe rruga nacionale Kukes-Morine. Ne qytetet e Kukesit, Bajram Currit, si dhe Pukes trashesia e debores arriti mengjesin e sotem rreth 90 cm, ndersa ne akset rrugore kryesore ne drejtim te Pukes (Qafe Mali), ne drejtim te Kosoves (Pika e Kalimit Kufitar Morine), trashesia e debores ka arritur deri ne 150 cm. Eshte nderprere kalimi i automjeteve te renda dhe lejohet vetem kalimi i autoveturave dhe mikrobuzeve me zinxhire. Ndersa ende vazhdojne rreshjet e debores, ne Shkoder, Vermoshi dhe Dukagjini jane bllokuara plotesisht nga bora e madhe. Mjetet rezultojne te pamjaftueshme per te perballuar situaten. Mesohet se vetem shkollat e bashkise se Kukesit e Krumes kane filluar mesim, ndersa fshatraat e tjera ende nuk kane mundur te nisin mesimin. Po keshtu edhe akset rrugore qe lidhin qytetin e Peshkopise me qytetet e Bulqizes dhe Burrelit, konkretisht Klos-Peshkopi-Muhur dhe Qafe Bualli-Krast- Bulqize jane te bllokuara, nderkohe qe punetoret e mirembajtjes po punojne per zhbllokimin e tyre. Ne kete qark ende vazhdojne rreshjet e debores ku deri tani trashesia ka arritur ne mbi 110 cm.

    ---------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------------

    Debora ne Kukes ka arritur mbi 1 meter, ndersa thuajse asnje automjet nuk ka levizur. Policia tha se nuk ka levizje as ne rruget rurale. 150 mije banore jane izoluar, ndersa rezervat ushqimore jane te pakta, pasi debora i gjeti te papergatitur. Autoritetet e qarkut kane njoftuar se per te zhbllokuar aksin kombetar ne Qafen e Malit kane shkuar per ndihme dy fadroma te kompanise Mak Albania qe nderton aeroportin e Kukesit.


    "Qeveria te shpalle gjendjen e fatkeqesise natyrore ne zonat e perfshira nga moti i keq dhe te ndihmoje urgjentisht banoret ne veshtiresi". Keshtu eshte shprehur sot kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta, i cili ka kerkuar gjithashtu nga qeveria te permbushe detyrimet e saj perpara qytetareve.

    -----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------

    Pika doganore e Kakavijes nuk funksionon prej rreth nje ore per shkak te rreshjeve te dendura te debores qe vazhdojne te bien ne Veri te Greqise. Drejtori i policise se kesaj dogane, Bajram Gosturani, tha se "drejtuesit e policise greke te doganes na kane kerkuar nderprerjen e procedurave te kalimit te automjeteve per shkak te gjendjes se renduar nga rreshjet e dendura te debores rreth 7 km ne brendesi te territorit te vendit fqinj". Sipas Gosturanit, aktualisht ne te dy anet e doganes se Kakavijes nuk ka makina ne pritje, ndersa puna do te rifilloje menjehere pas permiresimit te motit.

    ------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------

    Forcat e Armatosura kane angazhuar forca dhe mjete ne perballimin e situates se renduar te krijuar nga perkeqesimi i motit, si pasoje e rreshjeve te shumta te debores ne zonen veriore dhe verilindore te vendit. Sipas Ministrise se Mbrojtjes, ne operacionin e dhenies se ndihmes per popullaten civile dhe hapjen e rrugeve te bllokuara nga debora marrin pjese trupa nga Baza e Mbrojtjes Civile, brigada xheniere dhe nenreparte kembesorie. Per te perballuar situaten jane vene ne dispozicion pese mjete te renda, fadroma te cilat po punojne ne aksin rrugor Puke- Fushe Arrez-Qafe e Malit dhe kater mjete te tjera po punojne pa nderprerje ne aksin Klos -Qafe e Buallit -Bulqize. Per normalizimin e situates po bashkepunojne ngushte forcat e ushtrise me policine dhe me pushtetin vendor.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------------------------

    Me urdher te Ministrit te Rendit Publik, Igli Toska, te gjitha strukturat e Policise se Shtetit ne zonat veriore jane vene ne gadishmeri te perforuar per te perballuar situaten e krijuar nga rreshjet e medha te debores. Burime zyrtare te kesaj ministrie, bene te ditur se ne funksion te kesaj gadishmerie, per te perforcuar sherbimet e policise eshte urdheruar dalja ne akset rrugore edhe e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte. Ne Ministrine e Rendit eshte ngritur grupi i drejtimit te situates i cili mban lidhje te vazhdueshme me Shtabin e Emergjencave Civile ne Ministrine e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve ne Ministrine e Transporteve.

    ----------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------------

    Zhbllokohen pas 3 ditesh 20 makinat e bllokuara ne Fushe-Arrez. Policia dhe ushtria ka mundesuar zhbllokimin e 20 automjeteve duke care boren e madhe e cila tashme ka arritur mbi 2 metra. 20 automjete ishin bllokuar per shkak te rreshjeve te debores qe para 3 ditesh ne aksin rrugor Fushe-Arrez te Kukesit. Automjetet qe ishin bllokuar ne kete aks rrugor, kishin mundur te kalonin deri ne vendin e quajtur Uji i Ftohte, rreth 50 km larg qytetit te Kukesit, por aty ishin bllokuar serish. Pasagjeret dhe drejtuesit e automjeteve kaluan 3 nete te ftohta te bllokuar nga bora. Megjithate makinat tani jane nisur ne drejtim te qytetit te Kukesit te shoqeruara nga policia dhe ushtria, ndersa mesohet se te gjithe personat jane ne gjendje te mire shendetesore.

    ----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------------

    Pas katėr ditėsh reshjesh tė pandėrprera bore dhe shiu, situata nė shumė rrethe tė vendit ėshtė rėnduar tejet. Nė rrethin e Shkodrės vazhdojnė tė jenė tė bllokuara zona e Vermoshit dhe e Kelmendit. Tė gjitha rrugėt rurale tė kėtij rrethi janė tė bllokuara, ndėrkohė qė nė shumė fshatra nuk ka energji elektrike. Aktualisht janė zhbllokuar rrugėt Shkodėr-Koman, Shkodėr-Koplik dhe Shkodėr-Pukė. Kalimi nė tre rrugėt nacionale ėshtė i mundur vetėm me zinxhirė. Edhe nė Malėsinė e Madhe ka shumė zona tė bllokuara nga dėbora. Aktualisht komuna e Dukagjinit ėshtė e izoluar krejtėsisht. Shumica e fshatrave tė kėtij rrethi janė zhytur nė errėsirė tė plotė. Edhe mė e keqe paraqitet gjendja nė rrethin e Pukės. Tė gjitha fshatrat e kėtij rrethi janė tė bllokuara nga bora dhe nuk kanė energji elektrike. Aktualisht ėshtė zhbllokuar rruga Pukė - Fushė-Arrėz - Qafė-Mali (njėkalimėshe), ku lejohet kalimi i mjeteve tė kalueshmėrisė sė lartė dhe me zinxhirė. Ndėrkohė, janė tė bllokuara rrugėt Qafė-Mali - Fierzė dhe Qafė-Shllak - Fushė-Arrėz. Dje Ministria e Pushtetit Lokal ka akorduar pėr prefekturėn e Shkodrės 2 milionė lekė, tė cilėt do tė pėrdoren pėr marrjen me qira tė mjeteve nga privatėt pėr zhbllokimin e rrugėve. Gjendja paraqitet e vėshtirė edhe nė qarkun e Kukėsit. Shumė komuna tė Kukėsit, Hasit dhe tė Tropojės janė tė izoluara dhe pa drita. Rrugėt rurale janė tė bllokuara. Momentalisht ėshtė zhbllokuar rruga Kukės - Morinė e Kukės - Fushė-Arrėz.

    Reshjet kanė sjellė probleme serioze edhe nė qarkun e Dibrės, ku shumica e komunave janė tė bllokuara nga bora. Janė tė kalueshme akset rrugore Burrel-Bulqizė dhe Bulqizė-Peshkopi. Ndėrsa nė qarkun e Lezhės mė problematik mbetet rrethi i Mirditės, ku ka shumė komuna tė bllokuara nga bora. Ministria e Pushtetit Lokal dje ka dhėnė 1.5 milionė lekė pėr kėtė qark.

    Reshjet e borės kanė bllokuar shumė komuna nė qarkun e Elbasanit dhe tė Korēės. Nė Qafė-Thanė e Qafė-Kėrrabė lėvizja e automjeteve bėhet me zinxhirė. Janė tė kalueshme akset rrugore Librazhd-Pogradec, Korēė-Pogradec dhe Korēė-Kapshticė. Nė rrethin e Vlorės ėshtė e pakalueshme rruga nė Qafė-Llogara. Po ashtu, reshjet kanė bllokuar disa komuna nė Gjirokastėr. Si pasojė e tyre, janė pėrmbytur 300 hektarė pėrgjatė lumit tė Drinos. E kalueshme ėshtė rruga pėr nė Qafė-Muzinė. Dje shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral Pėllumb Qazimi, ka deklaruar se forcat e armatosura po punojnė pėr zhbllokimin e akseve rrugore nė Veri dhe Verilindje tė vendit.

    -------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •