Shqiptaret, pse duhet te mblidhen rreth Skenderbeut
E Premte, 28 Janar 2005
( Interviste me Ismail Kadare: "Popujt e Ballkanit duhet te lidhem me njeri -tjetrin dhe bashkarisht te ndryshojne imazhin e keq para opinionit boteror"
A ka ndikuar tranzicioni mjaft i gjate ne Shqiperi, shpesh edhe i ashper, ne demtimin e kultures sone shqiptare?
"Kultura shqiptare mendoj se nuk ka pesuar ndonje demtim te madh, per mua ka zhvillim normal. Nuk ka asnje shkelqim dhe une nuk kam pritur ndonje shkelqim, vetem se njerezit nuk i kane njohur proceset e zhvillimeve ne Europe, Ballkan e bote, kane pritur nje zhvillim te madh. Eshte thene shume here, qe ne kulture nuk eshte vetem liria qe siguron nje kulture, ka disa faktore. Tani koha e demokracise po i afrohet kohes se mbreterise se Zogut ne 15 vjetet e saj. Dhe po t'i krahasosh te dyja, ajo ka qene me e frutshme ne kulture se sa kjo e sotmja. Megjithate, keto dy kohe i ka vene ne mes nje periudhe e erret qe ishte 40 e ca vjecare ajo e kultures komuniste, te keqen e kultures totalitare dhe tani keto dy periudha lidhen me njera-tjetren, jane vazhdim i natyrshem i kultures se madhe shqiptare, lidhen me pjesen me te mire te kultures qe u krijua ne kushte te veshtira gjate komunizmit, sepse edhe atehere u krijua nje kulture dhe mendoj qe ky gershetim do te eci natyrshem dhe s'ka pse te kerkoje ndarje te tilla artificiale. Ne kulture nuk ka ndarje si ne politike, nuk ka ndarje si ne kufij, nuk ka ndarje si ne zyra. Kultura ka ligjet e bashkepunimit te saj, ligjet e zhvillimit te saj. Kultura shqiptare, si ne Shqiperi, si ne Kosove, si ne diasporen shqiptare po mesohet si te ece bashkarisht perpara. Do te beje para, do te beje prapa disa here".
Por si do t'i gjykonit vleresimet qe u jepen figurave te njohura gjate kohes se demokracise?
"Kjo ka qene e pashmangshme. Kur nje popull del nga nje fatkeqesi, eshte e pashmangshme. Kjo quhet revizionizem i gjerave. Kerkohet te rishikohet gjithcka. Ne shqiptaret, per vete karakterin tone qe kemi teper te ngutur dhe ngutja do te thote shpesh here mendjelehtesi, kemi qene te shquar per keto gjera. Popujt e tjere kane qene me te permbajtur qe kane dale nga ish-perandoria komuniste. Ne kemi qene vertet mjaft te ngutur ne disa gjera".
A mund ta konkretizoni kete?
"Po. Jane bere perpjekje per ta revizionuar figuren e Skenderbeut. Kane qene perpjekje shume te shemtuara, sepse vinte ndesh me te gjithe frymen pro perendimore te Shqiperise. Skenderbeu eshte misherimi i kesaj fryme dhe tamam ne kohen kur Shqiperia u miqesua me Europen Perendimore dhe kerkon te fitoje kohen e humbur, papritur doli nje levizje ne Shqiperi, hileqare do te thoja, anadollake, nje vazhdim i levizjes se Haxhi Qamilit, kete here me e sofistikuar, per te revizionuar Skenderbeun. Dhe kjo nuk u denua ne menyren e duhur. Kultura shqiptare e sotme ka treguar nje dobesi, edhe mediat po ashtu. Rasti me i fundit eshte pervjetori i kesaj figure dhe mediat e permenden shume pak".
Cfare perfaqeson Skenderbeu si figure?
"Skenderbeu eshte figura me imediate e sotme, me e nevojshme per Shqiperine. Eshte figura me te cilen shqiptaret duhet ta kene flamurin kryesor per te hyre ne Europe. Eshte figura qe tregon se si shqiptaret jane ndjere europiane neper shekuj, sepse edhe kur u pushtuan dhe kur mbeten ne nje kohe gjysem anadollake, prapeseprape ata nuk e braktisen kete figure asnjehere. Pra nuk e braktisen asnjehere aspiraten europiane, deshiren per te qene ne Evrope dhe ky duhet te jeten nje argument i yni perballe te gjithe atyre rretheve, jo dashamirese disa here, qe kane qejf ta shikojne Shqiperine si nje vend jo europian. Por ne duhet te kemi argumentat tona. Gjergj Kastrioti eshte argumenti i pare, flamuri i pare qe plotesisht e hedh poshte cdo etiketim kundereuropian te shqiptareve. Do ta kishin zili shume popuj ne Ballkan ta kishin kete figure. Ne e kemi, nuk dijme ta cmojme".
Megjithate pas Skenderbeut kemi nje tjeter figure ne kete kohe te demokracise qe shqiptaret krenohen me te drejte. Eshte fjala per Nene Terezen.
"Po. Shqiptaret kane dy emblema te sigurta per te treguar qe nuk jane ashtu sic paraqiten disa here. Shqiptaret jane nje popull qe duhet ta shpallin humanizmin e tyre perballe nje propogande, qe per fat te keq i tregon ata shume te eger, qe i tepron veset e shqiptareve, i thekson, i nenvizon dhe imazhi i popullit shqiptar u demtua rende nga kjo. Prandaj ne duhet te dijme, pa u mburrur aspak sic e kemi pasur zakon, pa u mburrur me gjepura e me dokrra, te dijme te themi per ate qe kemi te cmuar dhe te vertete. Dhe kjo ne Ballkan mund te jete si uje i paket, por qe duhet te shtohet si vlera kryesore qe do fitoje Ballkani. Eshte ndjenja e miqesise qe duhet te kultivohet mes popujve. Shume armiqesi ka pasur Ballkani, por edhe me shume flitet per armiqesine e tij, behet me e madhe se cka qene nga nje lloj propagande, nga nje lloj kurioziteti ose nje lloj hobie boterore. Do te thoja qe eshte bere e modes si sport, qe kur te vije puna qe te flitet per popuj grindavec, apo te eger, jane ballkanasit. Kjo nuk eshte e vertete. Dhe ne si ballkanas, bashkarisht duhet te mbrohemi, bashkarisht ndonese jemi ne thiken e brishte me njeri-tjetrin disa here. Por kur vjen puna per nje imazh te perbashket duhet te mbrohemi, sepse jemi te gjithe pjese e kesaj shtepie te madhe qe quhet gadishull ballkanik. Ne duhet te mbrohemi te gjithe dhe te tregojme se shume shemtira kane ndodhur ne bote dhe vazhdojne te ndodhin ende sot, nuk ndodhin vetem ne Ballkan. Per kete duhet qe per popujt e Ballkanit si baze te sherbeje lidhja me njeri-tjetrin, si shenje miqesie dhe nga ky imazh i keq boteror dhe kjo gje te sherbeje si nje stimul per ne te gjithe qe te permiresohemi bashkarisht. Duke u permiresuar globalisht perpara nje opinioni te madh boteror, do te shohim qe popujt e Ballkanit nuk jane te paafte per te ndertuar jeten e tyre. Ndaj une e theksoj gjithmone qe te kemi miqesi me te gjithe popujt e Ballkanit, brenda parimeve te medha te lirise qe jane kryesore, parimeve te demokracise. Kjo eshte nje gje shume e mire dhe asnjehere e keqe".
Mimoza Cika Kelmendi
Simbad DETARI
www.simbad-detari.com
Krijoni Kontakt