Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Familja Biçaku: “Si jetuam me 26 hebrej në shtëpinë tonë”

    Hebrejtë, ja si u mbrojtën në Delvinë e Sarandë

    Prania e komunitetit hebre në Shqipëri dokumentohet të paktën në shekullin e trembëdhjetë në disa qytete si në Vlorë e Durrës ku u dalluan për tiparet e veta etniko-fetare.

    Sipas burimeve historike, në kohën e Sulltan Bajazitit, në Shqipëri erdhën të tjera grupe me hebrej të degës mesdhetare sefardine për shkak të inkuizicionit spanjoll e portugez. Por, bashkësitë e para të kësaj popullsie jo autoktone u vërejtën në disa qytete si në Vlorë, Artë, Janinë, Berat, Elbasan, e më vonë edhe në të tjera qendra urbane si në Gjirokastër, Prizren, etj,. Në qytete të veçanta ose në lagjet e tyre hebrejtë e Shqipërisë gëzonin të drëjtën e kultit të tyre fetar. Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, qendrimi ndaj hebrejve në Shqipëri nuk ka qenë diskriminues. Historia e hebrejve të qyteteve Sarandë e Delvinë është pjesë integrale e koherences së një tradite shqiptare sipas të cilës hebrejtë jo vetëm nuk janë diferencuar ose diskriminuar për shkak të etnisë së tyre, por edhe janë respektuar, në shumë rastë në kushtet e rrezikut të jetës së vetë vendasve.


    Në Sarandë

    Hebrejtë e Sarandës nuk ishin një komunitet i madh në numër. Por, ajo që të habit ende sot, pas rreth 60 vjetëve nga mungesa e tyre, është fakti që vendasit e moçëm i kujtojnë kryefamiljarët hebrej si të ishin ndarë një ditë më parë prej tyrë. Qani Sulo ka qënë ende djalosh në kohën e hebrejve të Sarandës. Por ai nuk e ka aspak të vështirë të kujtojë emrat e disa prej tyre. "Menahemi kishte familjen pranë Moisiut dhe pak më tej banonte edhe Tunidhi, - tregon Sulo, dhe nuk harron të përmendë faktin se që të gjitha familjet, vendasit i mbajnë mend në qytetin jonian qysh nga koha e para Mbretit Zog. Menahemi sipas vendasve të moçëm banonte sipër merkatos që e ndërtoi Zogu në Sarandë. Sipas tregimeve të sarandiotëve të vjetër hebrejtë e qytetit të tyre mallrat i blinin në tregjet përtej detit. "Në Itali dhe Angli, flitej se i merrnin mallrat. Por ama mallra më të mira dhe me cilësi si ato, rrallë se gjeje gjëkundi tjetër", kujtojnë të moçmit këtu. Qani Sulo mban mend se hebrejtë e vegjël punonin nëpër dyqanet e hebrejve të tjerë. Kjo, jo se kërkonin fitime nga fëmijët, thotë ai. Por e bënin këtë për t'i mësuar edhe fëmijët me vështirësitë e punës. Marrëdhëniet me vendasit i kishin shumë korrekte dhe për këtë respektoheeshin nga të gjithë, kujtojnë sot më të moçmit e qytetit bregdetar përballë Korfuzit.


    Krushqitë dhe varret

    Historiani Apostol Pango, në Delvine, që tani ka dalë në pension përmend disa nga emrat e kryefamiljarëve hebrej të këtij qyteti të lashtë. "Jozefi, Menahemi, Metathea, Tovi, Maci, Jontovi.... Eshtë për të theksuar, vëren historiani se "hebrejtë e Delvinës kishin dhe varrezat e tyre publike në qytet. Ja, atje sipër ,dhe tregon me dorë vendin poshtë një qafe përmbi qytet që në Delvinë njihet si Qafa e Topit. Dy nuse delvinjote, u martuan me dhëndurrë hebrej, tregon Pango. Një nuse, ka dalë nga dera e Sinajve, kurse një tjetër nga ajo e Ballacajve, pohon një i moshuar në këtë qytet, duke pirë një kafe pranë berberhanes Ballaci. Sapo dëgjon për temën e hebrejve të Delvinës, Qemal Ballaci, që ka vite në pension por ende punon berber, nxiton të nxjerrë një dokument që nga thellësia e një dosjeje që nuk dihet perse e mban në berberhanë. "Shikojeni,- tregon berberi veteran i Delvinës, - është një tapi e kohës së Zogut. Gjyshi im, Veli Ballaci bleu në mars 1925 një bashkë (njësi toke) brenda në qytet më sipërfaqe 8 strëm nga Minahem Sollomoni, banues në Delvinë. Dhe lexon me zë "vlefta e shitjës, 500 (pësëqind). Ndërsa 84-vjeçari Bilbil Hodo në lagjen "Sinan Ballaci" thotë: "Si sot i kujtoj manifakturat në katin e parë të pazarit të qytetit ku tregtonin hebrejtë. Josifi, vijon ai,-kishte edhe një djalë të sëmurë, i shkreti".


    Gjermanët

    Në Sarandë kujtojnë se gjatë Luftës së Dytë botërore, sapo gjermanët mbërritën me forcat e para në qytet, kërkuan hebrejtë. Gjermanët, thotë Qani Sulo, ishin vendosur në një dykatëshe që ekziston edhe sot pranë Bankës. Komandanti gjerman doli në ballkon dhe urdhëroi t'i sillnin mënjëherë "çifutët". Por qyteti i kishte fshehur të gjitha familjet dhe nuk dorëzoi asnjë. "Atëherë urdhëri i Komandës së përgjithshmë është ky, -tha oficeri gjërman. Ajo shtëpi në Sarandë që zbulohet se ka fshehur çifutët do digjet dhe njerëzit e saj do të pushkatohen!, - Tani largohuni mënjëhërë! - i tha ai pas kësaj një përfaqësie nga këshilli i qytetit. Por familjet që strehonin hebrejtë nuk ishin sekret në qytet. Familja e Veliko Malilajt, ajo e Koco Papagjikës, e Zeqo Sulo Hoxhës, etj, ishin bazat e hebrejve,-tregon Qani Sulo. Dy ditë më vonë, oficeri gjerman do të shkonte vetë në zyrën e Thoma Papait, një zyrë e vogël e këshillit të pleqësisë së qytetit. "Dua të më jepni çifutët!-e kërcënoi gjermani me grada. Pas kësaj përmendi emrat e hebrejve. Hoxha i Sarandës që u ndodh aty dhe që kishte edhe ai hebrej të strehuar në shtëpinë e tij iu përgigj: "Eshtë e vërtetë se këtu kanë qënë këta që thoni ju, por me kapitullimin e Italisë kanë shkuar që të gjithë në Bullgari". Frika e pushkatimit ngeli pezull për shumë kohë, por asnjë hebre nuk u dorëzua. Pas Luftës së dytë Botërorë ata u larguan nga Saranda fillimisht drejt Greqisë e ndoshta më pas drejt vendit të tyre, thonë të moçmit. Por ende sot në Sarandë dhe Delvinë, emrat e tyrë përmenden nëpër biseda sa herë të moshuarit kujtojnë të kaluarën dhe ditët e vështira të kërcënuarara me vdekje që kanë mbetur larg.

    Shkëlqim Hajno

    Gazeta Shqiptare
    9 Maj 2001
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-07-2006 më 22:17

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Historia e shpetimit te hebrejve nga shqiptaret

    Shpetimi i hebrejve, Dashuri apo perfitimi

    Ben Andoni/ Tani eshte postulat, qe shqiptareve u pelqen shume qe ta perserisin, se jane sjelle shume mire me hebrejte, pergjate historise. Ndersa, ne Luften e Dyte Boterore, koha kur hebrejte luftuan per mbijetesen nga shfarosja e plote, shqiptaret dhe danezet treguan se ishin vertete me teper se mikprites. Ne kete shkrim te Z.Lushit, jepet nje veshtrim historik i marredhenieve dhe menyren sesi hebrejte e perdoren Shqiperine, si trampoline, apo si vend per te shpetuar.

    Ne fakt, per te qene te sinqerte, historia shqiptare, tregoi se nga hebrejte dhe u perfitua. Madje dhe jo pak. Ne nje studim te botuar kohe me pare, tek "Perpjekja" eshte argumentuar se perfaqesite tona diplomatike, ku hebrejte e Gjermanise dhe Austrise mund te aplikonin per vizen shqiptare vertete i shqyen dyert per hebrejte, por nga ana tjeter, per cdo vize, ata jane paguar bajagi mire nga fatkeqet. Ne kete kontekst, nuk kemi pse te mos kujtojme rastin e gjuhetarit te madh Norbert Jokl dhe perpjekjen e tij per te marre nenshtetesine shqiptare. E cila, po t'i akordohesh dhe te mos i zvarritesh, ashtu si iu be nga autoritetet shqiptare, atehere ai do te jetonte edhe me shume vjet per te miren e Shqiperise. Per ata, qe nuk e njohin, dhe qe mund t'iu duket nje rast i pavlere duhet kujtuar se ai ishte pedagog i gjuhes shqipe ne Vjene dhe ishte njeriu qe dha veshtrime interesante te ilirishtes, trakishtes e shqipes, si edhe shqyrtoi marredheniet e shqipes ne gjuhet e lashta jogreke te Ballkanit dhe shtjelloi tezen e tij te prejardhjes se gjuhes shqipe. Pas zgjatjes se pafundme te burokracive ne perfaqesite tona, ai nuk mund ta kalonte dot me vendin e tij. Dhe, ashtu si e kishte parashikuar, vdiq ne llahtar ne kampet naziste ne moshen 65 vjecare.

    Pavaresisht, ketij rasti, nuk mund te harrosh kurre se Shqiperia ishte nje vend qe i nderoi hebrejte. Por, me shume sesa zyrtaret e saj, ishin thjesht njerezit e popullit, ata personazhet e medhenj pa goje, qe e kishin te mbartur ne gjak dashurine e tyre per hebrejte. Ketu eshte edhe vendi, ku studiuesi Lushi jep argumentat e tij, qe i shtrin, deri ne te kaluaren e shqiptareve. Koha, kur hebrejte lane gjurme, ne historine e Shqiperise. Dhe, qe shperfilli edhe interesin e shume zyrtareve shqiptare, qe duke ditur shpirtmadhesine e popullit te tyre e shfytezuan Holokaustin, per te marre haracin e shpetimit te hebrejve.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Shpetimi i madh i hebrejve ne Shqiperi gjate Holokaustit

    Nje nga ndermarrjet me krenare ne historine e Shqiperise eshte shpetimi i 100 % i hebrejve te Shqiperise nga Holokausti gjate Luftes se Dyte Boterore. Ky fakt i mireditur vjen perseri ne nje kendveshtrim tjeter te studiuesit, qe citon dhe shume burime te huaja. Shqiperia, me njerezit e saj, pa buje, i mbajti dhe i strehoi hebrejte, sepse tek shqiptaret ishte e percaktuar se ata kishin jetuar bashke ne shekuj. Besimi hebre ishte nje nga besimet qe shqiptaret e njihnin, ndersa ritualet hebraike ishin shkrire dhe kane lene gjurme ne ritualet e ndryshme te nderimit shqiptar. Por, edhe sikur mos te ishin te gjitha keto, studiuesi Lushi, mbeshtetet fort tek Kanuni kur thote se per shqiptaret ishte pabesi, qe te dorezonte mikun. Kjo ishte arsyeja, qe edhe kuislinget ne Shqiperi, pavaresisht sherbimit qe i bene pushtuesve gjermane, nuk i shiten hebrejte

    Lufta e Dyte Boterore ishte nje lufte e keqe per te gjitha kombet e botes. Megjithekete, hebrenjte ishin populli i vetem gjate kesaj lufte, i cili nuk ishte i diskutueshem lidhur me territorin e tij, bindjet politike ose cfaredo qofte ceshtjesh te tjera, por lidhur me te drejten themelore te ishte pjese e llojit njerezor. Hebrenjte ishin gati te pashprese sepse aleanca e torturuesve dhe vrasesve nuk ishte e organizuar vetem nga shtetet e Boshtit nen komanden e djajve naziste. Ne zhdukjen e hebrenjeve ne mase, nazistet shfrytezuan larot e shume nacionaliteteve tjera. Identifikimi dhe percaktimi i vendndodhjes se hebrenjeve do te kishte qene i pamundshem, pa bashkepunimin dhe ndihmen e njerezve lokale. Per fat te mire, shqiptaret mund te jene krenare te perkojne tek popujt te cilet qene nje perjashtim nga ata qe qellimisht dhe me vetedije moren pjese ne vrasjen e hebrenjeve.

    Irene Grunbaum ne librin autobiografik mbi mbijetimin e saj si hebrenje ne Ballkan gjate Luftes se Dyte Boterore "Escape Through The Balkans"[Ikja Neper Ballkan], pas pershkrimit te pervojave te saj si refugjate ne Serbi dhe Maqedoni, ne paragrafin permbylles te kapitullit per Shqiperine shkruan: "Lamtumire Shqiperi, mendova. Ti me ke dhene aq shume: mikepritje, strehim, miq, dhe aventura. Lamtumire Shqiperi. Do te vije dita, kur do t'i tregoje botes se sa trima, te pafrike, te forte dhe bestare jane bijte tu; se si vdekja dhe djalli nuk mund t'i frikesoje ata. Nese do te jete e nevojshme, do te rrefej se si ata mbrojten nje refugjate dhe kurre nuk lejuan te cenohesha, as kur cmimi ishte humbja e jetes se tyre. Portat e vendit tuaj te vogel ishin gjithmone te hapura, Shqiperi. Autoritetet tua i mbyllen te dy syte, kur ishte e nevojshme, duke u ofruar njerezve te varfer dhe te persekutuar edhe nje shans te mbijetonin me te tmerrshmen e te gjitha luftrave. Shqiperi, ne perballuam rrethimin duke iu falenderuar humanitetit tend. Ne te jemi falenderues pergjithmone."

    Por, Irene Grunbaum nuk ishte hebreu i vetem, qe mbijetoi Luften e Dyte Boterore ne token e Shqiperise. Per dallim nga te gjitha vendet e Europes Lindore, Shqiperia ishte kombi i vetem, i cili e shmangu persekutimin nazist te hebrenjeve gjate viteve te Holokaustit, dhe vendi i vetem, i cili koeficientin e perqindjes se te mbijetuarve hebrej e kishte 100%. Per me teper, memedheu i shqiptareve, ishte shteti i vetem nen okupim ne Europe ne te cilin numri i hebrenjeve ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte me i madh se ne fillim te saj. Shpetimi i hebrejeve ne Shqiperi behet nje ngjarje edhe me e jashtezakonshme, sidomos kur krahasohet me fatin e hebrejve ne Greqine dhe Jugosllavine fqinje dhe kur merret parasysh fakti se ne te dy keto vende, me teper se 85% e banoreve hebrej te tyre u derguan ne vdekje.

    Pse dhe si Shqiperia i shpetoi, si te gjithe hebrejte e saj vendas ashtu edhe ata te huaj, te cilet qene me fat te mire te arrinin te hynin ne domenin e saj territorial? Pse shqiptaret, ne te shumten e rasteve, rrezikuan jetet e tyre te mbronin dhe strehonin hebrejte?

    Bashkejetesa e gjate historike e dy etniteteve, toleranca fetare, mungesa gati absolute e antisemitizmit, dhe kodi moral i shqiptareve- Kanuni, jane kater nga faktoret, te cilet mund te nenvizohen si faktoret me te rendesishem, qe mundesuan shpetimin e te gjithe hebrejve ne Shqiperi gjate Holokaustit.

    Hebrejte ne Shqiperi: Histori e shkurter e nje bashkeekzistence harmonike

    Historia miqesore e bashkejeteses ndermjet shqiptareve dhe hebrenjeve fillon para me shume se dy mije vjetesh, rreth shekullit te II-te ose III-te para eres se re, kur nje anije romake perplot me skllever hebrej po lundronte nga Judea e pushtuar per brigjet e Perandorise Romake. Dhe, per shkak te motit te lig, u detyrua te ankeronte ne bregdetin e Shqiperise se sotme. Duke pare kete si nje rast per te kapur lirine, shume nga hebrenjet e skllaveruar iken dhe u shperndane pergjate bregdetit shqiptar. Pasiqe Roma, ne kete kohe, ishte ne lufte me iliret, pergjegjesit romake te anijes, duke besuar se sklleverit e ikur nuk do ta kishin te gjate sepse ose do te shkyheshin nga kafshet e egra ose me gjase do te vriteshin nga vete iliret, dhe duke llogaritur se ishte me me mend te shkonin prapa ne Jude per nje ngarkese te re me skllever, moren vendimin te mos rrezikonin ndonje luftim me iliret dhe nuk proceduan te kapnin sklleverit e "pashprese" hebrej. Mirepo, iliret, ne armiqesi me romaket, nuk i vrane sklleverit e gjore. Perkundrazi, dora e ndihmes, qe ata u shtrine ketyre sklleverve, ne histori shenon ate cfare eshte bere tashme e njohur si vala e pare e hebrejve ne Shqiperi.

    Edhe pse mungon informacioni demografik mbi numrin e hebrejve ne territorin e Shqiperise se ketyre koherave te hershme ne histori, marredheniet e mira te paferkueshmerise ndernjerezore mes shqiptareve dhe hebrenjeve te Shqiperise mbeshteten nga nje evidence e begatshme. Per shembull, shkrimet historike te kronikanit hebrejo-romak, Falvius Josephus, bejne te ditur se ne kete periudhe historike nje dyzine vendbanimesh ne Shqiperi kane patur emra dhe banore hebrenje, si fjala bie, Palasa-Palestina, Orikum-Jericho, Fojnike-Phoinike dhe Galile. Shenimet historike te Josephus-it dhe toponimet e mesiperme, disa nga te cilat mund te gjinden edhe ne Shqiperine e sotme, transmetojne interpretimin se hebrenjet kane qene te lejuar te nguliten ne territorin e vet, te ruajne karakterin e vet, dhe te prosperojne demografikisht deri te shkalla te kene vendbanime te tera te banuara vetem nga ta.

    Sidoqofte, do te duhet te kaloje me shume se nje milenium e gjysme derisa do te filloje te rrjedhe vala e dyte e hebrenjeve ne Shqiperi. Ky influks i dyte filloi nga Selaniku (Greqi), diku rreth shekullit te XIV-te, dhe mbaroi kah fundi i shekullit te XV-te me nje emigracion numerik me te madh te perbere nga hebrenjet e debuar nga Spanja dhe Portugalia gjate Inkuizicionit. Vala e trete arrriti nga Janina dhe Preveza, te dyja ne Cameri, atebote nje regjion shqiptar, tash nje krahine ne Greqi, ne vitet 1850, dhe u shpernda kryesisht ne portin tregtar te Vlores. Perafersisht, rreth ketyre viteve, me 1894, perfaqesues te hebrenjeve te Rusise vizituan Shqiperine me qellim qe te inspektonin mundesine per ngulitje permanente ne tokat shqiptare. Mirepo, edhe pse ishte parapare qe 30 a 40 familje do te imigronin nga Rusia ne Shqiperi, megjithkete nuk ekziston as nje dokumentacion, i cili verifikon se dicka eventualisht do te kete ngjare. Prandaj, u be keshtu, qe, vala e trete e hebrenjeve mbeti vala e fundit deri sa vala e katert filloi te arrinte ne territorin e Shqiperise gjate viteve te Holokaustit.

    Gjate tere kesaj kohe historike prej me shume se dy mije vjetesh, te pershkruar ne reshtat e mesiperm, mund te thuhet me plot gojen se nuk ekziston asnje periudhe e vetme e dokumentuar kur shqiptaret dhe hebrenjet e Shqiperise ishin te perfshire ne ndonje konflikt te permasave te medha ose kur ata u ndeshen me njeri-tjetrin ndersa jetonin prane-prane apo me njeri-tjetrin. Ne te vertete, eshte e kunderta, sepse ekzistojne disa momente historike kur te dyja grupet qendruan tok te kapercejne veshtiresite e perbashketa.

    Nga keto momente, dy jane nder me te vecantat dhe qe mund te dallohen si kohera kur lidhja shqiptaro-hebreje arriti magnituden me te larte te bashkeveprimit te shkelqyeshem. E para periode ishte epoka e heroit kombetar shqiptar Gjergj Kastrioti (1403-1468), kah midisi i shekullit te XV-te, kur komandanti legjendar, i njohur si Skenderbeu, organizoi zoteruesit feudale te Shqiperise dhe shume suksesshem i rezistoi kontrollit otoman per mbi 25 vjet deri ne vdekjen e tij. E dyta periode ishte periudha kur Shqiperia e shpalli pavaresine e saj me 1912.

    Bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe hebrenjeve gjate kohezgjatjes se epokes se Kastriotit eshte e evidencuar ne formen e shume simboleve dhe praktikave, te cilat manifestoheshin ne te gjitha spektret e jetes, disa nga te cilat simbole dhe praktika vazhdojne te jetojne edhe sot te shqiptaret. Si shembuj te ketyre vlerave fundamentale dhe simboleve te tradites judaike ishin kulti i bukes i ngjashem me mitin e manna-s, kulti i te shtunes, kulti i sakrifices, kulti i ringjalljes (rikthimit ne jete nga vdekja), dhe ylli i Davidit ne emblemen e Gjergj Kastriotit.

    Kjo shkrirje e simboleve kulturore dhe traditave te dy grupeve, hebrenjeve dhe shqiptareve, orienton interpretimin e tyre ne dy drejtime te mundshme. I pari eshte se hebrejte, qe jetonin ne Shqiperi, asnjehere nuk e kishin te domosdoshme te fshihnin identitetin e tyre, dhe i dyti kembengul se hebrejte me shume gjase luftuan krah per krah dhe ne te njejten ane me shqiptaret.

    Nderkaq, per sa i perket periudhes se pavaresise, sipas dokumenteve otomane te rekrutimit dhe sic venerohet nga autori amerikano-hebrej Harvey Sarner ne librin "Rescue in Albania. One Hundred Percent of Jees in Albania Rescued from Holocaust" [Shpetimi ne Shqiperi. Nje qind per qind e hebrenjeve ne Shqiperi te shpetuar nga holokausti], eshte e qarte se gjate perpjekjeve te Shqiperise per mvehtesi (1910-1912), shumica e hebrenjeve sherbyen ne ushtrine shqiptare, e cila respektonte per keta ushtare te drejten te celebronin dhe mbanin festat e tyre (fetare), si dhe ofronte ushqim kosher per ta.

    Nese gjithe cfare eshte rrefyer deri me tash, gjegjesisht mbi traditen kohezive historike te mirekuptimit, mbeshtetjen e dyanshme dhe bashkejetesen e te dy popujve, do te mblidhej ne nje fjali te vetme, atehere konkluzioni, i cili do te nxirrej nga nje fjali e tille, do te ishte se shqiptaret nuk benin dallim mes hebrenjeve dhe vetes se tyre. Ata i konsideronin hebrenjte e Shqiperise si shqiptare. Hebrenjte,ne anen tjeter, flisnin shqip dhe asnjehere nuk vecantoheshin nga shqiptaret e tjere, edhe pse ishte tendence e tyre qe te jetonin ne lagje te vogla hebrenje.

    Shqiptaret: Njerez me besime te ndryshme, por vetem nje "religjion"

    Shqiptaret percaktohen si grup nacional dhe linguistik, i cili perfshin katolike, muslimane dhe ortodokse. Identiteti i shqiptareve determinohet nga etniciteti i tyre, ndersa religjioni, nenprodukt i pushtimeve te perandorive te ndryshme, qe sunduan mbi ta, eshte sekondar. Besimi i pare i shqiptareve, te cilet paraprakisht kishin qene pagane, ishte feja katolike, te cilen ata e adoptuan nga romaket. Ne vitin 395, pas ndarjes se Perandorise Romake, territoret shqiptare u vune nen okupimin bizantin. Ky ndryshim ishte nje faktor i rendesishem per te ardhmen e shqiptareve dhe te tjereve qe jetonin ne Shqiperi sepse kufiri, i cili ndante Perndorine Perendimore nga ajo Lindore, dhe ne vijim, Katolicizmin dhe Ortodoksine, ishte vije demarkacioni mes per mes territorit te sotem te Shqiperise. Pas ketyre zhvillimeve, kah fundi i shekullit te XV-te, Shqiperia ra nen kontrollin e Otomaneve. Afersisht njeqind vjet nga fillimi i ketij kontrolli, pushtuesit e rinje filluan politiken e konvertimit te popullates shqiptare ne Islam, si metode parandaluese per rebelim, ngase shqiptaret kishin ndermarre disa tentativa te armatosura per te mbrojtur vendin dhe besimin e tyre te krishtere. Keshtu, deri kah fundi i shekullit te XVII-te, me shume se nje e treta e popullsise kishte konvertuar ne Islam.

    Historianet sjellin dy argumente kryesore si arsye te ketij konvertimi, e posacerisht te katolikeve shqiptare. I pari ishin taksat me te renda per jomuslimanet dhe i dyti ishin ndjekjet dhe represioni i herepashershem por i ashper ndaj shqiptareve nga otomanet. Studiuesit zakonisht shtojne se konvertimet gati kurre nuk ishin te bazuara ne ndjenja te ciltera. Ata theksojne, per shembull, ekzistencen e kripto-katolikeve, respektivisht katolikeve te cilet konvertuan ne Islam por ruajten shume praktika fetare katolike dhe shpeshhera benin jete duale- si muslimane ne jeten publike dhe si katolike ne ate private. Bazuar ne keto hipoteza historike, eshte e besueshme te supozohet se nje numer i konsiderueshem i hebrenjeve ndoqen te njejtin shteg te braktisjes, sepakut publikisht, te Judaizmit per Islamin, ashtuqe te mund te gezonin me shume te drejta dhe perparesi. Per shembull, Harvey Sarner, duke pershkruar imigrimin dhe prezencen hebrenje ne Shqiperi, ne kapitullin e dyte te librit te tij "Shpetimi ne Shqiperi" shkruan: "Ne nje fshat musliman banoret thone se ata ishin hebrenje ne nje kohe, dhe te gjithe banoret vendas kane emra hebrenje. Familje te shquara neper tere Shqiperine pretendojne te kene qene hebrenje ne nje kohe". Ne te vertete, nuk jane vetem familjet muslimane te cilat shprehin kete pretendim. Bazuar ne mbiemrin e Presidentit aktual te Shqiperise, Alfred Moisiu, me perkatesi fetare ortodokse, spekulohet se ai eshte pasardhes i nje familjeje shqiptaro-hebrenje nga Kavaja, e cila mund te kete konvertuar rreth shekujve XVI ose XVII-te.

    Padyshim, qe ky pozicion i jetes se dyfishte, me nje religjion ne arenen publike dhe me nje tjeter ne sferen private, forconte solidaritetin ndermjet hebrenjeve dhe shqiptareve dhe i bashkonte ata rreth strumbullarit te statusit te perbashket prej qytetaresh, gjithashtu edhe ngase, duke kaluar neper krajata te njejta, ata edhe ndjenin me shume per njeri-tjetrin. Lidhur me bashkendjesine duhet te shtohet se nese pakicat fetare ne Shqiperi kishin nje historik te gjate te prezences ne vend, sikur hebrenjte, ato gezonin privilegjet e feve kryesore pavaresisht nga madhesia e mases se te perkushtuareve fetare. Ne Shqiperi, nuk ishte e nevojshme qe personi fetar te praktikonte ritualet ashtuqe te ndjehej apo konsiderohej pjese e grigjes se besimtareve. Besnikeria ndaj bashkesise komunitare ishte sociologjike dhe jo fetare. Identiteti religjioz ishte dicka qe vinte nga farefisi dhe familja. Keto fenomene, pjeserisht, edhe shpjegojne se pse shqiptaret kurre nuk kane pasur identitet te forte katolik apo ortodoks, dhe, me vone, prirje te fuqishme per Islamin. Rendesia qe banoret e Shqierise i jepnin unitetit te vetem te Zotit dhe jo divergjencave te besimeve eshte poashtu nje variabel shpjeguese per sjelljen tolerante dhe pozitive te komuniteteve te ndryshme religjioze.

    Sic u cek me lart, shqiptaret gjate historise se tyre, pranuan tre religjione. Porse, regjistrimet e popullsise te mbajtura deri ne vitin 1944, ne Shqiperi, listonin Judaizmin si religjionin e katert duke cilesuar hebrenjet si grup religjioz, dhe jo si pakice. Perderisa shqiptaret johebrenje i konsideronin hebrenjte shqiptare, perfundimi eshte i qarte dhe defton se shqiptaret pranonin Judaizmin si fene e tyre te katert, dhe me kete, ne fakt, kur hebrejte ishin ne rrezik gjate Luftes se Dyte Boterore, shqiptaret, duke mbrojtur hebrejte, mbrojten njerezit e vet. Duke vepruar keshtu, shqiptaret, de facto, aplikuan teorine se ata kishin kater besime dhe pa i gjetur keto dallime si arsye per percarje, ata, i shihnin dallimet si burim, i cili gjeneronte te drejta mbeshtetese te dyanshme porse edhe si obligim mutual te mbrojtjes se njeri-tjetrit. Me fjale te tjera, per shqiptaret duket te kete qene e kthjellet si loti se ata ishin popull me disa fe, por vetem nje "religjion"- shqiptarizmen, i cili ishte nje pike bashkuese e ekzistences se tyre si njerez dhe jo si grupacion me ndryshueshmeri etnike.

    Pse nuk kishte historikisht antisemitizem ne Shqiperi?

    Mosprania e antisemitizmit ne Shqiperi pergjate historise dhe deri te koha e Holokaustit nuk ishte vetem rezultat i paqes civile historike dhe tolerances fetare ndermjet shqiptareve dhe hebrejve. Dy arsye shtese per mungesen e antisemitizmit ishin numri i vogel i hebrenjeve (midis 1500-2000) dhe perqindja e larte e analfabetizmit (85-90%) ne mesin e banuesve te Shqiperise se gjysmes se shekullit XX-te. E para arsye u beri te mundshme hebrenjeve, qe te mos spikaten dhe e dyta nuk i lejoi shqiptaret qe te vijne ne kontakt me cfaredo pamfletesh, literature, apo propagande antisemitike, te cilat ne shumicen e vendeve ishin faktoret fajtore ne rritjen e sentimentit anti-hebre neper Europe. Kjo shprehet me se miri ne fjalet e Johanna Neumann, e mbijetuar ne Shqiperi, e cila duke rikujtuar ditet e saj ne Shqiperi para Luftes se Dyte Boterore, sic citohet ne artikullin e historianit Michael Schmidt-Neke, "Albanien-ein sicherer Zufluchtsort?" [Shqiperia- vendi i sigurite per ikje?], deklaron: "Shqiptaret nuk ishin antisemitike dhe bile nuk e dinin se cfare ishte antisemitizmi."

    Por, duhet gjithsesi, te potencohet se popullatat e shume vendeve te Europes Lindore kishin perqindje te larte te analfabetizmit gjithashtu, megjithkete elitat e tyre arriten te kontakti me literaturen antisemitike, dhe, ne me te shumten e rasteve, ishin mu keto elita qe prodhuan disa nga pogromet me te keqija. Ndersa ne Shqiperi edhe pse kishte njerez nga elita, te cilet kishin studiuar ne Gjermani dhe Austri dhe ishin simpatizante te kultures dhe edukimit gjerman, ata nuk treguan pajtim me antisemitizmin. Shpetimi i hebrejes gjermane Johanna Neumann, i cekur me perpara, eshte nje shembull shume ilustrativ i nje sjelljeje te ketille. Ja se si i pershkruan ajo shpetimtaret e saj, Ing Pilku, shqiptar, dhe gruan e tij gjermane Charlotte, sipas shenimeve ne librin e Sarnerit: "Nje polic shqiptar i njohu prinderit e mi dhe i arrestoi ata. Ing Pilku dhe gruaja e tij Charlotte, te cilet ishin qiradhenesit dhe miqte tone te pare, qene ne gjendje te aranzhonin lirimin e prinderve te mi pas ca ditesh. Kur erdhen gjermanet, me 1943, ne u futem ne ilegalitet. Babai im, i cili idendtifikohej lehte si hebre, iku per ne Kruje. Mamaja ime dhe une u vendosem ne shtepine e Pilkeve dhe beme sikur ishim anetare te familjes gjermane te Charlotte-s."

    Nje deshmitar tjeter i mungeses se antisemitizmit ne Shqiperi ishte ambasadori amerikan i perkatesise hebreje ne Tirane, ne vitet 1930, Herman Bernstein. Besohet se Bernstein, gjate sherbimit te tij, kishte bere marreveshje me Mbretin Zog, qe hebrejte nga Gjermania dhe Austria te vendoseshin ne Shqiperi. Ne letrat e tij, ai klasifikonte Shqiperine, si shoqerine mesepakut antisemitike ne bote. Ne njeren nga to, shkelqesia e tij shkruante: "Nuk ka gjurme te diskriminimit kunder hebrejve ne Shqiperi sepse Shqiperia eshte nje nga vendet e rralla in Europe sot, ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojne."

    Bashke-ekzistenca e panjolle, toleranca fetare, the arsyet e tjera te permendura deri me tani, te gjitha e shpjegojne mungesen e antisemitizmit ne Shqiperi, por ato nuk japin pergjigje te plote ne pyetjen, se pse shqiptaret ishin te vullnetshem te rrezikonin jetet dhe pasurine e tyre te shpetonin hebrejte, vecanerisht nese ne kete kontekst observohet fakti se, ne shumicen e rasteve, shpetuesit shqiptare nuk i njihnin hebrenjet perpara se t'i merrnin ne familjet e tyre, dhe shpesh, si ne rastet e hebrejve te huaj, nuk flisnin gjuhet e njeri-tjetrit. Pergjigja behet e plote vetem me paraqitjen e elementit te katert, i cili ne mase thelbesore kontribuoi per shpetimin e hebrejve te Shqiperise gjate Holokaustit, pra Kanuni.

    Kanuni

    Nje menyre qe te kuptohet Kanuni, kjo permbledhje sui generis shqiptare e ligjeve dhe rregullave, dhe se si ai ishte instrumental ne shpetimin e hebrejve, eshte rruga e interpretimit joformal dhe jojuridik te tij, rruge e cila pertregon se ky kod nuk ishte vetem ligj, te cilit njerezit i nenshtroheshin legalisht, por, gjithashtu, edhe menyre e te jetuarit te shqiptareve per me shume se 400 vjet. Kanuni ishte kodi zakonor i shqiptareve deri ne fillimet e hershme te 1950-ve, nje koleksion i ligjeve, qe determinonte sjelljen me te njohurit dhe te huajt. Si i tille, ai deftonte saktesisht konceptin e mikpritjes, si detyrim te shenjte. Kanuni ndryshonte nga kodet e tjera te regjioneve te ndryshme te botes, te cilat respektoheshin ne teori, mirepo injoroheshin ne praktike. I percjellur gojarisht nga gjenerata ne gjenerate, ligjet e Kanunit sherbyen per qindra vjete si themeli i sjelljes sociale dhe veteadministruese te shqiptareve. Kodi moral i shqiptareve kerkonte nga shqiptaret te jene mikeprites me mysafiret si ne shtepine e tyre ashtu edhe ne territorin e tyre. Ilustrimi me i mire i ketyre konstatimeve jane artikujt nga vete Kanuni, nga kreu i tetembedhjete mbi nderin shoqeror: § 602. "Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut." § 609. "Buka e krypa e zemra, zjarmi e trungu e do firi per shtroje do te gjindet gadi per mik ne cdo kohe te nates e te dites." § 614. "Tuj hi ne shpi, mikut do t'i mbajesh armen." § 615. "E mbajtmja e armes asht: a) shej burrnie e nderje, edhe knaqesh se t' erdh miku; b) asht shej roje, sepse tuj i thane: 'Mire se erdhe', aj do te rrije pa droje, e se gjindesh gadi me i dale zot per cdo rrezik; c) asht shej urtije per vedi, pse, 'si t'i marrish armen, edhe ne easet ndo 'i mende te keqe miku, nuk ka shka te ban, 'si t'a carmatosish."

    Nocioni i pergjegjesise per mysafirin mbrenda shtepise perfshinte edhe mysafirin refugjat ne vendin e mikepritesit. Ky qendrim kundrejt refugjateve shpetoi jetet e shumices se hebrejve te huaj, te cilet kishin ikur ne Shqiperi duke kerkuar strehim. Perndryshe, ne shume vende te Ballkanit, ka mbizoteruar edhe dallimi mes hebrejve te huaj ose te jashtem dhe atyre vendas. Per shembull, sipas studiusit Stephen Scheartz, hebrejte e Maqedonise, te tradhetuar mizorisht, u dorezuan ne duart e nazisteve nga autoritetet kolaboracioniste bullgare. Nga 7762 hebrej perpara Luftes se Dyte Boterore, 6982, ose 90 % u vrane. Shqiperia ishte nje perjashtim sepse te gjithe hebrenjet pa dallim u mbrojten. Bile edhe shqiptaret, te cilet ishin bashkepunetore te gjermaneve asnjehere nuk e dhunuan Kanunin kur puna vinte te hebrenjte ne Shqiperi.

    Sipas Kanunit, ne Shqiperi nuk kishte te huaj, por vetem mysafire. Ne qofte se shqiptari apo shqiptarja do te kishte denoncuar hebreun gjegjesisht vendfshehjen e tij apo saj, ai ose ajo do te mbulonin me turp farefisin dhe familjet. Si pasoje, sepakut shtepite e tyre do te shkaterroheshin dhe familjet e tyre do te leciteshin apo deboheshin sic pohojne paragrafet vijues te Kanunit: § 644. "Po i u pre kuej miku, kanuja i ka lane dy udhe: a te fiket a te koritet." dhe § 648. "I pabesi, qi prêt kend vete a shet kend ne bese, grihet katundisht e shkon gjak-hupes."

    Operacioni " Shpetimi i Hebrejve ne Shqiperi"

    Operacioni "Shpetimi i hebrenjeve ne Shqiperi" filloi me perpara se shume njerez kishin imagjinuar se Lufta e Dyte Boterore do te ndodhte. Ai nisi, me 1933, me refugjatet e pare hebrej, qe duke ndjere cfare po afrohej, lane Gjermanine dhe Austrine. Refugjatet rrugetuan per ne Shqiperi me mendimin ne krye se Shqiperia do te ishte vetem nje pike tranziti ne drejtim te SHBA-ve, vendeve te ndryshme te Amerikes Jugore, Turqise, Palestines etj. Gjasa eshte shume e vogel se cilido prej tyre planifikonte te rrinte ne Shqiperi. Sidoqofte, ata qe qendruan, qene me fat dhe te bekuar, sepse te ishe ne Shqiperi gjate Holokaustit ishte mbijetese e kampeve te vdekjes, si p.sh. Auscheitz, Dachau, Treblinka etj.

    Me 1934, situata e hebrejve te Gjermanise filloi te keqesohej edhe me. Organizata te ndryshme hebreje kontaktuan zyrat perfaqesuese te qeverise shqiptare duke pyetur nese kishte mundesi qe Shqiperia t'u pranonte hebrenjeve te Gjermanise te drejten e qendrimit te perhershem ose sepakut azil te perkohshem. Kah mesi i vitit 1935, autoritetet shqiptare refuzuan te gjitha kerkesat e hebrenjeve per azil dhe urdheruan ata te leshonin vendin. Megjithkete, deportimet nuk ndodhen kurre. Mbreti Zog, edhe pse nen presion ne rritje e siper nga Roma, e kishte vendosur te tregonte se Shqiperia ishte nje vend sovran, se italianet duhet te rrinin larg puneve te brendshme te Shqiperise, dhe se ai, vete, ishte njeriu i cili kishte gjerat nen kontroll. Per kete, qeveria, nuk ndoqi ceshtjen e imigranteve hebrej me tutje, edhe pse ishte ne dijeni te plote, se me qindra ishin me qendrim illegal ne vend.

    Nderkohe, ndersa intensiteti i ndjekjes se hebrejve ne Gjermani dhe Austri ngrihej, ashtu rritej edhe numri i refugjateve hebrej nga keto vende, te cilet ishin ne kerkim te vendeve ku mund te ishin te sigurte. Vitet 1938-1939 ishin dy vitet, kur konsullatat shqiptare ishin te ngarkuara me se shumti duke leshuar viza, ne fillim, per hebrejte gjermane, dhe pastaj, edhe hebrejte nga shtetet e Evropes Qendrore. Ne fakt, marrja e vizave tranzitore per Shqiperi nuk ishte telashja me e madhe per hebrenjte, pasiqe zyrat diplomatike shqiptare ishin liberale ne leshuarjen e tyre; problemi me i madh ishte te gjendeshin vende, pertej Shqiperise te cilat pranonin refugjate.

    Per hir te korrekteses, eshte e vertete se gjate kesaj periudhem, qeveria shqiptare kishte aprovuar shume rregullativa anti-hebreje, por kjo kishte ndodhur per te qetesuar italianet, qe kishin filluar te shprehnin qellimet e invadimit te Shqiperise. Sido qe te jete, keto rregullativa nuk u aplikuan asnjehere sepse perfaqesuesit qeveritare mbyllen te dy syte kur duhej t'i zbatonin ato dhe qytetaret nuk treguan gatishmeri te denonconin hebrejte dhe te binin ne kundershtim me Kanunin. Kufizimet ishin kryesisht te natyres formale dhe perfshinin afatizimin e vizave turistike ne 30 dite, si dhe urdherimin e konsulleve qe te leshonin sa me pak te tilla viza per hebrejte. Pavaresisht nga keto direktiva, shumica dermuese e diplomateve shqiptare, thjesht vazhduan me dhenien e vizave deri ne mbylljen e perfaqesive pas invazionit italian me 7 prill 1939.

    Italia e kontrolloi Shqiperine deri ne kapitullimin e saj ne vjeshten e vitit 1943. Megjithate, gjate okupacionit Italian, hebrejte bene nje jete te kujdeshme por edhe te zakonshme pa qene te frikesuar te zbulonin identitetin e tyre. Si veren edhe Harvey Sarner, italianet qene vetem rralle ekzekutues te degjueshem te planit gjerman per zhdukjen e hebrejve dhe antisemitizmin e shikonin si "semundje gjermane".

    Ne vijim, pas pranimit te mposhtjes nga Italia, Shqiperia ra nen pushtimin nazist. Gjermanet, sapo vendosen pushtetin e vet ne kryeqytet, ne Tirane, filluan vendosjen e ligjeve per ndjekjen e hebrejve, te cilat i kishin bere de riguer tashme ne vendet e tjera te okupuara. Per befasi, autoritetet kuislinge shqiptare, me justifikimin se Shqiperia ishte aleate, por edhe nje shtet i pavarur, refuzuan nje numer te konsiderueshem te ketyre ligjeve duke perfshire edhe kerkesen per hebrenjte qe te mbanin te ekspozuar ne rrobat e tyre shkronjen J per Jude.

    Diku, kah fundi i vitit 1943, gjermanet kerkuan nga kreret e hebrenjve dhe organet shqiptare qe te dorezonin listat e te gjithe hebrenjeve qe ishin me banim dhe qendrim ne Shqiperi, por edhe shqiptaret edhe hebrenjet e injoruan kerkesen. Nga mesi i vitit 1944, nazistet riperseriten kerkesen, kesaj radhe edhe zyrtarisht. Udheheqesit e hebrenjeve menduan se kishte ardhur fundi i tyre. Shumica prej tyre, fale ndihmes se qytetareve te thjeshte shqiptare, u zhduken ne ilegalitet. Nje delegacion i hebrejve duke rrezikuar jetet e tyre vendosen te provojne te bejne gjithcka, qe listat te mos binin ne duart e nazisteve dhe shkuan ne nje takim me Ministrin e Brendshem te qeverise kuslinge, Xhafer Deva. Per habine e tyre me te madhe, nacionalizmi i Deves u tregua te ishte me i forte se lidhjet e tij me nazistet dhe ai u premtoi se listat nuk do t'u binin ne dore gjermaneve, ndoshta duke i shpetuar keshtu hebrenjet nga vdekja e menjehereshme.

    Kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, ne parathenien e librit te Sarnerit, duke komentuar vepren madheshtore te shpetimit te hebrenjve shkruan se ne ditet e hershme te luftes, se shqiptaret fshehen dhe ndihmuan hebrenjte duke u bazuar ne nisiative individuale dhe ne menyre te pakoordinuar. Mandej, me vone, kur kjo u be nje ndermarrje e rrezikshme ndersa gjermanet shtonin presionin, operacioni i shpetimit u organizua nga keshillat e vendeve dhe fshatrave ku hebrenjet ishin ne ilegalitet. Operacioni u zhvillua ashtu qe kishte raste kur familje te tera hebrenje, ne rrezik te zbuloheshin, u transferuan nga mbrojtesit e tyre nga nje vend i fshehjes ne tjetrin, nga nje katund ne tjetrin, nga qyteti ne fshat dhe prapa ne qytet. Nganjehere keto familje udhetonin bile edhe me dokumente falco te dhena nga shqiptaret. Hera te shpeshta hebrenjte maskoheshin si fshatare shqiptare dhe nderronin vendstrehimin. Per shembull, Irene Grunbaum, prej vitit 1941 deri me 1945, prezantohej si grua shqiptare me emrin Fatima Nova.

    Cdo perpjekje per paraqitje te plote te qindra rasteve, kur shqiptaret rrezikuan jetet e tyre te ndihmojne hebrenjte eshte per shkak te hapesires nje tentim i predestinuar te deshtoje. Shkrimi kurre nuk e ka fuqine e rikrijimit te situatave origjinale. Sidoqofte, jane dy aspekte, te cilat meritojne doemos te vecohen lidhur me shpetimin e hebrenjve ne Shqiperi gjate Holokaustit. I pari eshte rrezikimi i jeteve te shpetuesve shqiptare dhe i dyti eshte fakti se ne asnje moment te vetem cilido prej shpetimtareve shqiptare nuk kerkoi apo pranoi asfare kompenzimi. Johanna Neumann flet per te gjitha keto raste, ndersa shkruan per kete ne nje leter te publikuar ne gazeten The Eashington Jeeish Eeek me 1999 si ne vazhdim: "Shqiptaret, qofte muslimane qofte kristiane, jane njerezit me mikprites, bujare dhe te embel. Duhet te thuhet me ze, se shpetimi i hebrenjve nga shqiptaret nuk ishte nje akt vetem i mikepritjes se tyre tradicionale, por ai ishte nje akt puro i guximit personal. Shqiptare, thjeshte, pane te nevojshme t'u ndihmonin atyre qe qene ne nevoje dhe vendosen kete ndihme permbi sigurine individuale dhe te familjeve te tyre. Njeriu nuk nevojit shume, pos te shkoje ne memorialin Yad Vashem ne Jerusalem dhe te shohe listen e emrave te shqiptareve, te cilet jane nderuar me mirenjohjen Te Drejtit ne Mesin e Kombeve. Duke konsideruar faktin se popullsia e Shqiperise ne vitet e Luftes se Dyte Boterore nuk ishte me shume se nje million, numri i emrave ne listen e te nderuarve ne Yad Vashem eshte i larte ne menyre disproporcionale."

    Shpetimi i hebrejve ne Shqiperi, gjate Holokaustit, nuk eshte nje fenomen qe ka pikur nga qielli. Bazamenti i tij ishte vendosur qe me ngulitjen e pare te hebrenjeve ne atdheun e shqiptareve. Megjithekete, ky shpetim vetem sa ka filluar te zgjoje pakez me fuqishem interesin e opinionit te pergjithshem, studiuesve dhe historianeve, me saktesisht, qe prej fillimit te 1990-tave. Arsyeja pse ka ndodhur keshtu me kete veper heroike, e ngjashme vetem me mbrojtjen dhe shpetimin e hebrejve ne Danimarke, eshte tragjedia e vete shqiptareve per 50 vite nen nje terror tjeter- ate komunist, i cili ka mbajtur edhe shqiptaret edhe historine e tyre ne izolim nga mbare bota. Mirepo, sic thote nje proverb i vjeter shqiptar, veprat e medha mund te zgjasin te behen te njohura, por ato nje dite dalin ne drite. Te dy grupet, edhe hebrejte edhe shqiptaret, me krenari mund te shikojne drejt te ardhmes te vazhdojne miqesine e tyre sepse ngrehina e kesaj miqesie eshte e vendosur ne nje themel te forte dhe te besueshem, si ne pak raste tjera mbi faqe te dheut.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Edhe në Kosovë janë shpëtuar dhe fshehur shumë hebrejë.
    Mund të theksoj familjen Abravanel (të cilën e mbrojti familja ime)e cila pas luftës nga Gjakova u shpërngul për në Shkup dhe Manastir, epas tërmetit të Shkupit më 1963 shkuan në Izrael, pikërish në Betlehem.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Familja Biçaku: “Si jetuam me 26 hebrej në shtëpinë tonë”

    Historia e një familje nga fshati Qarrishtë e cila strehoi 26 hebrej gjatë luftës. Dëshmitarët rrëfejnë si i strehuan dhe i fshehën hebrejtë për rreth dy vjet. Edhe sot ruajnë korrespondencë me miqtë e vjetër dhe fëmijët e tyre. Kjo familje shqiptare është dekoruar për ndihmën dhënë hebrejve gjatë luftës

    “Si jetuam me 26 hebrej në shtëpinë tonë”


    Kujtim Borici

    LIBRAZHD – Ata që i pritën hebrejtë në shtëpitë e tyre, fshatarët që ndanë bukën e gojës me ta, janë gjallë ende në Qarrishtën e largët, fshat në Librazhd. Të tjerë që bënin roje në kasollen e hebrejve në Gurrën e Zezë, jetojnë sot në qytetin e Elbasanit, të Librazhdit, dikush në Amerikë e një tjetër në Greqi... Takuam njërin prej tyre, Muhamet Bicakun, sot rreth të 80-tave, i cili është djali i mikpritësit të hebrejve Mefail Bicaku, njëkohësisht dhe roja e miku i shumë prej çifutëve bashkëmoshatarë si i Majos, Rafaelit, Bonos. Qëndrimin e hebrejve në Qarrishtë e dëshmon jo vetëm personazhi ynë por edhe dëshmitë origjinale, dokumentet e “Yad Vashem”-it.

    Historia

    Historia me hebrejtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943, kur dimri qe tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë siç kujton Muhameti. Dy klerikë nga Struga të quajtur Dance e Stojce, kishin strehuar në bazat e tyre për disa ditë 26 hebrej, por ishte e pamundur t’i mbanin më, sepse një miku i tyre nga Ohri i kishte lajmëruar se gjermanët kishin mësuar stehimin e hebrejve në Ohër dhe ishin vënë në ndjekje për t’i kapur e vrarë... Dy klerikët e Strugës, miq të Mefail Bicakut në Qarrishtë, marrin rrugën në një mëngjes herët përmes dëborës dhe i prijnë karvanit të 26 hebrejve, më e vogla prej të cilëve ishte Bona vetëm 6 vjeçe... “Në fund të një dite tepër të mundimshme, në mbrëmje vonë, - kujton Muhameti,- dikush troket në shtëpinë e Bicakajve, e cila gjendej në të hyrë të fshatit (ende sot aty ka një shtëpi të banuar, por pothuaj gjysmë e rrënuar) dhe na thotë se na ka sjellë miq të largët. Miku që na kishte sjellë kaq shumë miq ishte kleriku Dance. Hapëm portën dhe u uruam mirëseardhjen. I vumë të ngroheshin pranë oxhakut të dhomës së madhe”. Familjarët tregojnë se të nesërmen klerikët ikën të sigurtë, sepse hebrejtë i kishin lënë në duar të besuara, tek miku i tyre Mefail Bicaku... Gjatë shtegtimit të largët, një prej hebrejve, Raafael Faragi, sot një nga mjekët kirurgë më të njohur në Haifa të Izraelit, veçanërisht gjatë ditëve të qëndrimit në besë të klerikëve struganë, kishte mësuar pak shqip dhe komunikonte me mikpritësit... Por koha e gjatë e qëndrimit mes mikpritësve qarrishtarë, deri pas çlirimit të Shqipërisë, bëri që 26 hebrejtë, të mësonin fare mirë gjuhën e shtëpisë...

    Kur jetonim me hebrejtë

    Për javë të tëra, 26 hebrejtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Bicakajve, flinin bashkë në ato pak dhoma, hanin ç’kishin (bukë misri, gjizë dhe pastërma ose mish të tharë me shumicë, tepër i njohur në Qarrishtë edhe sot)... Por fshati ishte i madh, rreth 150 shtëpi atëherë dhe pas njëfarë kohe dikush çon haber se në një fshat afër, në Dorëz, njerëz që njiheshin asokohe si të afërt me pushtuesin, kishin mësuar se në Qarrishtë ishin strehuar hebrej... “Babait, siç mësuam një natë vonë, dikush nga miqtë e fshatit fqinj i kishte çuar sinjal. Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të
    shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, -rrëfen Muhameti i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. U gjet një zgjidhje. Rreth 3 km larg fshatit, mes pyjeve shekullore e bri malit përballë (si në një ballkon) është një vend që quhet Fusha e Zezë, jo larg aty ku sot janë ngritur dy rezervate kultivimi të troftës. Në fakt quhej e tillë, pasi sot në të shumtën quhet Fusha e Çifutëve... Aty Bicakajt dhe disa miq të tyre në fshat, ngritën një kasolle, e rregulluan mirë, duke strehuar atje dhe çifutët. Por nuk i lanë vetëm aty: me ta rrinin dhe një pjesë e njerëzve të shtëpisë, veçanërisht dy djemtë e Mefailit dhe vëllai i tij më i vogël, që bënin dhe rolin e rojes... Për çdo të papritur, ata mund të lëviznin dhe të evitonin futjen e hebrejve në kurth. “Ishin njerëz të mrekullueshëm. Rafaeli, vëllezërit Simon e Majo Aurest, por viheshin në siklet nga mikpritja jonë, nga përkujdesja që për ta dukej shenjtëri, e paimagjinueshme”, - kujton Njazi Bicaku, djali tjetër i familjes mikpritëse... “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë... Megjithëse kundërshtonim, - kujton Muhameti,- të rriturit, veçanërisht Rafaeli, Majo, Simoni vinin punonin me ne, bënim drutë e zjarrit, çonim bagëtitë në kullotë (në dimër për të pirë ujë) e ndonjë punë të shtëpisë... Por dhe Bona e vogël nuk rrinte e qetë. Madje atë ishte vështirë ta dalloje nga fëmijët e tjerë të Bicakajve, ishte e vetmja që nuk rrinte për shumë kohë në kasollen mes pyllit, por me fëmijët e Bicakajve... “Pothuaj çdo ditë, babai i tyre shkonte blinte me mushkë miell në Strugë, se ishin shumë njerëz e donin të hanin”, - kujtojnë Muhamet e Njazi Bicaku. “Kishin edhe para me vete, monedha floriri, por nuk i lamë që t’i prishnin,- kujtojnë mikpritësit.

    Mehmet Shehu nuk i ngacmoi hebrejtë

    Qarrishta nuk i shpëtoi ndëshkimit të gjermanëve: U dogjën 20 shtëpi të fshatit, por 26 hebrejtë ishin fshehur larg e ishin nën ruajtjen e mikpritësve... Por në një farë mënyre, Qarrishta nuk i shpëtoi dhe
    hakmarrjes së partizanëve në inkursionin e tyre që njihet si Inkursioni i Brigadës së Parë të udhëhequr nga Mehmet Shehu (pasi u qëllua me armë pararoja e saj) që kaloi në Qarrishtë-Fushë-Studën-Prodan (Okshtun) drejt Tiranës. Gjatë qëndrimit në Qarrishtë Mehmet Bicaku, kryetar i shoqatës “Qarrishta”, tregon se Mehmet Shehu u vu në dijeni prej parisë së fshatit se prej shumë muajsh, aty strehoheshin 26 hebrej... I falenderoi ata që po i strehonin dhe dha porosi që të vazhdojnë të përkujdesen për ta... Njëkohësisht, Mehmet Shehu, siç konfirmojnë dëshmitarë të asaj kohe, thërret itendentin e prapavijës së partizanëve dhe e urdhëron të japin ushqime për hebrejtë... Mikpritësit refuzojnë (për mikun, sipas kodit zakonor nuk merret borxh apo ndihmë), por mandej e pranojnë ndihmën e tyre. Disa prej hebrejve të strehuar në këtë fshat në një letër për mikpritjen e rrallë të Qarrishtës kanë përmendur edhe përkujdesjen që tregoi Mehmet Shehu ndaj tyre. Tani autorët e kësaj letre, vëllezërit Auresti jetojnë në Argjentinë.

    Diktatura i dënon për letrat e hebrejve nga jashtë

    Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrejtë mund të lëviznin, të iknin nga Qarrishta e largët. Dëshmitarët tregojnë se ndarja nuk ishte aspak e lehtë, ishte e dhimbshme, sepse të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrejtë, Majo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja e tij, aty në shtëpinë e Bicakajve lindi një vajzë. Çifutët që u strehuan në Qarrishtë, u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, dikush në Argjentinë, dikush në Amerikë, e vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrejve. Megjithëse u ndanë me fjalët “mirupafshim”, kur i përcollën dy vëllerëzit deri në Strugë, në të vërtetë do të duheshin afro 50 vjet që të viheshin sërish urat e kontaktit fizik mes një pjese të miqve të dikurshëm... Por kjo mikpritje e rrallë e Bicakajve të Qarrishtës, do të sillte peripeci të shumta dekada më pas edhe për mikpritësit... Në vitin 1960, një letër e ardhur nga Izraeli (nga kirurgu Faragi) dhe një album me fotografi nga Argjentina e largët (nga vëllezërit Auresti) e përballin Mefailin e Bicakëve me hetuesinë. Jo pak, por 4 vjet rresht, hetuesia dhe qelitë e ftohta u bënë strehë për mikpritësin e hebrejve... Atë kohë, siç kujtojnë Njazi e Shahin Bicaku, “rojet” e hebrejve, ka qenë një situatë tepër e vështirë për familjen e tyre... Do të ishte përsëri Mehmet Shehu që shpëtoi Mefailin. Ai mëson se Mefaili, për shkak të letrave dhe albumit nga Argjentina, po persekutohej në bazë të nenit famëkeq 55 (Agjitacion e Propogandë), dhe urdhëron lënien të lirë të tij... Ndërsa gati dy dekada e gjysmë, me shtetin e kohës do të ketë punë Qemali, nipi i mikpritësit... Tenton të kalojë ilegalisht kufirin në zonën e Ersekës, (me vete kishte foto, letra të miqve izraelitë), por dikush më përpara kishte kallëzuar për këtë aventurë dhe ai përfundon në pranga...

    Takimi në Izrael pas 50 vjetësh

    Ndryshimet politike të vitit 1990 bëjnë që të rivendosej komunikimi mes miqve të vjetër shqiptarë e hebrej. Qemali, nipi i kryefamiljarit, tashmë me dokumente të rregullta e me interesim të veçantë të kirurgut të njohur izraelit Faraagi, udhëton në Haifa si mysafir tepër i rrallë... Kishte ardhur koha që kirurgu t’ia shprehte mirënjohjen miqve të vjetër shqiptarë. Qemali kujton se është befasuar kur në studion e kirurgut të njohur izraelit, në një vend tepër të dukshëm, ka parë të varura tre relike shqiptare: një tigan, një ibrik çaji dhe një palë çorape leshi me ngjyra, të cilat Rafaeli i kishte si kujtime të rralla të atyre viteve nga Qarrishta e që i ruante si gjërat shumë të çmuara. Bicakajt shtojnë se megjithatë kontaktet fizike mes tyre për shumë shkaqe edhe sot janë tepër të rralla mes miqve të vjetër. Por kanë korrespondencë të vazhdueshme...


    Mirënjohja

    Familjarët: U dekoruam për ndihmën dhënë hebrejve
    Në shtator të vitit 1996, në Pallatin e Kulturës të qytetit të Librazhdit Ministria e Jashtme, shoqata Miqësi-Shqipëri dhe ambasada izraelite në Romë, zhvilluan një ceremoni të veçantë ku u dekorua familja Bicaku e cila strehoi gjatë luftës 26 hebrej...

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo eshte nje nga gjerat me pozitive qe kemi bere ndonjehere. Lobi hebre ka qene nje nga lobet me aktive dhe me mbeshtetese ne gjith senatin Amerikan per nderhyrjen ushtarake ne Kosove edhe pse shume veta ne rradhet e Shqiptareve nuk e dine ose nuk do ta pranojne, por e verteta eshte e vertete. Eshte nje nga gjerat e pakta qe mund te krenohemi ne bote pa patur frike(flas per ato gjera qe njihen boterisht dhe nuk shkaktojne "efekte anesore" te padeshirueshme).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Marrëveshja për çifutët


    Mentor Nazarko

    Në mënyrë gati spektakolare dje në Tv Top Channel u ofrua dhe më pas u komentua ekzistenca e një marrëveshjeje midis autoriteteteve të emëruara shqiptare të kohës dhe pushtuesve gjermanë në lidhje me qëndrimin ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore. (nje dite me pare drejtori i Arkivave Shaban Sinani botoi ne “Shekulli” dokumentacionin origjinal te marreveshjes). Ajo që u vu re dje ne TV e sipercituar, prej kumtimeve të lajmeve të lidhura me këtë fakt ishin dy elementë paradoksalisht të kundërt. Në mënyrë naive gjatë emisionit të lajmeve që njoftonte se kjo do të ishte tema kryesore e emisionit Shqip të Rudina Xhungës, u tha “se ne jemi mburrur kot që populli ynë mbrojti çifutët, sepse ka ekzistuar një marrëveshje sekrete për mosprekjen e tyre”. Ndërsa emisioni në fjalë ofroi profesionalisht një dritë të re më të plotë rreth kësaj marrëveshjeje historike dhe protagonistëve të saj. Pse ishte naive mënyra e paraqitjes në lajme dhe a ishte ky naivitet, prodhim i paditurisë së përgjithshme ndaj ekzistencës së marrëveshjes? A është kjo padituri, dëshmi e të metave serioze në shkrimin e historisë që edhe sot mbetet e shënuar nga paragjykimet e së majtës komuniste të Enver Hoxhës?
    Përgjigja e parë është po. Publiku i gjerë po merr vesh për herë të parë se ka ekzistuar një marrëveshje dhe me shkrim ku autoritetet shqiptare në emër të “neutralitetit relativ”- një koncept i krijuar nga figura e madhe e kombit shqiptar, Mehdi Frashëri,- i kanë kërkuar veç të tjerave komandës gjermane mosprekjen e hebrenjve në Shqipëri. Them publiku, pasi zanatçinjtë e historisë e kanë ditur, por sigurisht e kanë fshehur dhe këtu qëndron imoraliteti i tyre. Madje, nëse nuk do të ishte Bernd Fisheri, historiani i njohur që do ta përmendte, apo zoti Shaban Sinani, drejtori i arkivave mund të duhej ende kohë që të dilte në dritë dhe të pohohej me kaq forcë një fakt i tillë me rëndësi të jashtëzakonshme. Anipse paraqitja në emisionin e lajmeve ishte naive: sipas gazetares, ne jemi mburrur kot si popull, pasi kjo sjellje ndaj hebrenjve paskësh qenë e detyruar nga marrëveshja. Duke qenë se një naivitet i tillë mund edhe të zërë rrënjë, në mos mund të nisë të përhapet nga ata ideologë të neoshqiptarizmit që e shikojnë mosglorifikimin e kombit shqiptar si rrugë drejt përsosjes kombëtare, atëherë ja vlen të merresh me të. Të paktën për ta bërë qesharak nëpërmjet disa argumentave.
    Së pari, nëse ka një marrëveshje të tillë, ajo është një element më shumë që u bën nder shqiptarëve si komb. Pasi edhe klasa e tij politike e kohës, e quajtur deri më sot bashkëpunëtore e fashizmit, -paradoksale, pasi Mehdi Frashëri 70 vjecar, kryeministër i qeverisë shqiptare të 44-ës ishte internuar nga italianët, rezulton edhe njëherë megjithë difektet e saj, një klasë me vlera të forta humaniste. Siç mund të imagjinohet, nëse në marrëveshjen në fjalë ka një klauzolë të tillë, ajo është kërkuar prej shqiptarëve, dhe nuk është imponuar prej gjermanëve. Së dyti, nëse ajo ka qenë sekrete, sigurisht ajo nuk ka ndikuar në përcaktimin e sjelljes së shqiptarëve të thjeshtë, edhe sikur të supozonim se qeveritë e kohës kishin autoritet në të gjithë territorin. Një marrëveshje e fshehtë është memece; ajo maksimumi ka përcaktuar një lloj vepërmbajtje të njësive dhe autoriteteve ushtarake gjermane, që në kuadër të respektit ndaj shqiptarëve për arësye boshe si arianiteti, apo arësye të tjera, nuk kanë kryer akte apo goditje masive ndaj hebrenjve në Shqipëri. Një marrëveshje e tillë na bën nder ne shqiptarëve përkundrejt edhe klasave politike të vendeve të rajonit të cilat bashkëpunuan me nazifashistët: ato u karakterizuan nga një zell i tepruar në asgjësimin e hebrenjve. Shpesh më shumë se gjermanët vetë.
    Nga publikime të tilla, nga një mënyrë e tillë dhënie të lajmeve dhe fakteve, që minimalisht është naive, megjithëse ka brenda farën e vetmohimit kozmopolit, në një plan më të gjerë mund të nxirren disa konkluzione, të vlefshme për mes vedi, por edhe me një valencë ndërkombëtare. Për sot veçanërisht.
    Duhet rishikuar në mënyrë urgjente historia e afërt e Shqipërisë për ne, brezat e rinj dhe jo pse na e kërkojnë grekët. Është kontradiksion i thellë, edhe qesharak edhe i papërgjegjshëm i kësaj klase politike, veçanërisht i së majtës, që megjithëse thotë se është shkëputur nga enverizmi, vazhdon të mbetet peng i miteve historike të krijuara prej tij. Mjafton të bësh një analizë të teksteve historike, të përkujtimeve të zyrtarizuara, të pensioneve për veteranë të shumëfishuar, etj, që të kuptosh se kjo klasë është peng i enverizmit. Një marrëveshje e tillë është fshehur dikur për të mohuar humanizmin e atyre që u quajtën kollaboracionistë, humanizmin e pinjojve të familjeve të mëdha shqiptare siç ka qenë ajo e Frashërrllinjve dhe tentohet të mohohet edhe tani, sepse na nxirrka se gjermanët nuk kanë qenë pushtues.
    Konkluzioni i dytë, është se ne nuk kemi arritur pikërisht për shkak të këtij dominimi kulturor historik të së majtës, dominim që është problem edhe për vende si Italia, për të njohur realitete të tilla. Nuk i kemi njohur mes vetes dhe pastaj si pasojë nuk kemi bërë asgjë për tregëtimin e tyre në tregun global të historisë; janë realitete me rëndësi të jashtëzakonshme për imazhin e vendeve të vegjël si yni në këtë koniunkturë të pafavorshme ndërkombëtare. Në kohën kur fqinjët që na shesin mend për qytetërime të vjetra të tokave të tyre ndërsa dje dhe sot janë të shënuar rregullisht si ksenofobë dhe antisemitë-shiko raportet ndërkombëtare të BE-së, OKB-së, ne duhet të dimë të ofrojmë shembuj të tillë të rrallë për qytetërimin global. Është një botë e karakterizuar nga përplasje të forta me ngjyra etnike, fetare dhe ku qëndrimi ndaj hebrenjve konsiderohet si një argument i rëndësishëm vijëndarës lufte. Të zotët e punës, izraelitët e dinë këtë kontribut dhe e njohin këtë dëshmi të jashtëzakonshme humanizmi: qëndrimi i tyre në favor të shqiptarëve të Kosovës në konfliktin e 1999, u shënua pikërisht nga vlerësimi i këtij kontributi. Izraelitët madje kapërcyen peshën e rëndë të paraleleve që ekzistojnë sot midis raporteve Serbi-Kosovë nga njera anë dhe Izrael- Palestinë dhe zgjodhën shqiptarët si favoritë, madje duke parë ngjashmëri me Holokaustin në pastrimin etnik dhe eksodin e tyre prej serbëve. Në këtë këndvështrim, do të ishte absurde që ne vetë të injoronim rëndësinë e këtyre momenteve historike nëpërmjet konsumimit të gërrmërreve ku nostalgjia për mbeturinat e historisë së shkruar nga të majtët bën aleancë me kozmopolitizmin që don të reduktojë shqiptaromadhësinë tonë. Do të ishte edhe një goditje për identitetin tonë të vërtetë, europian, të hapur dhe humanist. Përkundër difekteve të tjera që i kemi me shumicë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Ekspozita “Kjo mund të të ndodhë edhe ty” solli dëshmitë historike për hebrejtë në Shqipëri

    Kujtesa shqiptare e holokaustit


    Belina Budini

    Tiranë – 27 janari e mori tanimë statusin e ditës së kujtesës edhe në Shqipëri. Ashtu si në shumë kryeqytete evropiane, edhe në Tiranë dita e djeshme shërbeu për të kujtuar holokaustin dhe 6 milionë viktimat e tij. Një simpozium, një ekspozitë dhe një koncert në TOB ishin aktivitetet që u kujtuan dje shqiptarëve tmerrin e kampeve naziste të përqendrimit dhe të shfarosjes dhe krimin kolektiv. Dita ndërkombëtare e kujtesës përkoi këtë vit edhe me 60 -vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit. Bota u bëri homazh dje të gjithë hebrejve dhe viktimave të holokaustit. Sipas Shaban Sinanit, drejtorit të përgjithshëm të Arkivave, një nga organizatorët e ekspozitës së djeshme në Muzeun Historik Kombëtar, “Kjo mund të të ndodhë edhe ty”, shqiptarët nuk kanë trashëguar asnjë problem në ndërgjegjen e tyre historike përsa i takon holokaustit, por kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë bashkuar formalisht me reflektimin botëror për katastrofat që ka pësuar njerëzimi për shkak të urrejtjes dhe dhunës kolektive. Kjo ditë dhe kjo ekspozitë nuk janë aq për të vajtuar dhimbjet e së shkuarës, por është një ditë homazhi dhe meditimi për traumat e shoqërive që goditen prej dhunës kolektive. Ekspozita e organizuar në bashkëpunim me qendrën shqiptare të të drejtave të njeriut dhe qendrën shqiptare të rehabilitimit të traumës dhe të torturës, ishte një përpjekje për të dëshmuar atë të vërtetë historike që shumë popuj do ta lakmonin, faktin që në hapësirën shqiptare nuk u cënua asnjë hebre. Sepse Shqipëria i mbrojti hebrejtë dhe këtu nuk është fjala për 200 hebrejtë e saj por për 15 -fishin e tyre, të ardhur nga shumica e vendeve të Evropës e Ballkanit. Sipas Sinanit shpëtimi i hebrejve në Shqipëri është një meritë mbipolitike. “Familjet shqiptare ndanë kafshatën e gojës me hebrejtë, por listat e hebrejve nuk i kishte populli, i kishin autoritetet e qeverive bashkëpunuese, të cilët nuk i dorëzuan”. Por në ekspozitë iu bë homazh jo vetëm hebrejve por edhe të gjithë atyre që pësuan fatin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndër të cilët pati edhe shumë shqiptarë.

  9. #9
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Pavaresisht se nuk e lexova te gjithe temen(mungese kohe) eshte pikerisht nje nga shembujt qe vertetojne nje nga virtytet me te mira te shqiptarit.Mikpritjen dhe ndihmesen e atij qe ka nevoje.Miku ne shtepi eshte i paprekshem kushdoqofte ky dhe cfaredolloj origjine te kete.Eshte nje nga virtytet tone me cilat ndjehemi krenar ne qe jemi jashte shtetit e sidomos me italianet te cilet kane mendim te keq per ne por harrojne qe me mijera bashkeatdhetare te tyre shpetuan koken duke u strehuar dhe fshehur ne familjet shqiptare.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shqiptarët dhe hebrenjtë

    Shqiptarët dhe hebrenjtë


    Nexhat Bushati


    I dashur z. Friedman,
    Kolona juaj Op-Ed, zakonisht eshte shume informative, nga e cila ke cfare te mesosh, sic edhe ishte artikulli juaj “Te riparosh boten”, ne te cilin ju shkruanit: “Bullgaria…. Eshte nje vend per te cilen une gjithmone kam pasur nje pike te dobet, sepse ajo mbrojti hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore”. Eshte teper pergezuese qe ju shprehni mirenjohjen tuaj, per ate cka ndjeni per bullgaret e veprat e mira qe ata kryen nje gjysme shekulli me pare. Kjo gje nuk duhet harruar kurre!
    Po e shkruaj kete leter t’ju informoj ju qe shqiptaret gjithashtu kryen njelloj vepra te tilla fisnike gjate luftes. Nuk eshte shume i njohur ky fakt, por eshte e dokumentuar mjaft mire, qe Shqiperia shpetoi te gjithe hebrenjte e saj e gjithashtu te gjithe hebrenjte qe kerkuan strehim e mbrojtje ne Shqiperi, pasi u larguan nga vendet ballkanike fqinje (si Serbia, Kroacia, Bosnja e Greqia), ku holokosti ishte i pameshirshem.
    Ne librin e tij “Lufta sekrete e Serbise, propaganda dhe shtremberimi i historise”, Philip Cohen (MD), dokumenton pastrimin etnik te hebrenjve nga bashkepunetoret naziste te Serbise. Ishte udheheqesi i qeverise te Serbise, gjenerali Nedic, i cili iu mburr Gebelsit:
    “Beogradi eshte kryeqyteti i pare evropian, i cili eshte Judenfrei (pa asnje hebre, i pastruar nga hebrenjte).”
    Ne autobiografine e saj “Arratisje neper Ballkan”, autorja Irene Grunbaum pershkruan se si shqiptaret e ndihmuan te kalonte nga Serbia ne Shqiperi dhe me pas e mbrojten ate gjate qendrimit te saj ne Shqiperi. Shqiperia u pushtua nga nazistet ne fundin e vitit 1943. As qeveria e as populli nuk kallëzoi qofte edhe nje anetar te vetem te komunitetit hebre, qe perbehej, qofte nga shtetasit shqiptare hebrenj, apo refugjatet qe strehoheshin ne Shqiperi.
    Nje e njohura ime hebreje, te cilen e kam njohur ne NYC, me informoi se ajo ishte ne dijeni qe Shqiperia mbrojti hebrenjte e qe ne muzeumin e holokaustit ne Izrael, jane emrat e shqiptareve te nderuar qe i mbrojten ata (numri i shqiptareve te nderuar eshte 16 ose 17). Ajo i konsideronte shqiptaret, si “teper te civilizuar…duke bere ate cfare i kerkohej” (keto jane pak a shume fjalet e saj). Ne ate kohe Shqiperia ishte vendi me pak i zhvilluar i Evropes. Popullsia e saj e paket (me pak se nje milion), merrej kryesisht me bujqesi ose tregti te vogel; niveli i edukimit ishte i ulet, ne fakt, nuk kishte qofte edhe nje universitet te vetem ne te gjithe vendin. Nga ana tjeter, shume vende te tjera te Evropes, qe per kohen ishin konsideruar si me “te civilizuarit”, ose zoteronin “kulturen e madhe”, ishin pikerisht ato qe nisen, kryen ose bashkepunuan me vullnet te lire te kryhej krimi i madh i holokaustit (edhe krimet e tjera kunder njerezimit). Ketu perfshihen vende “te civilizuara” si Gjermania, Austria, Franca, e Greqia. Problemi se kush eshte i civilizuar e kush nuk eshte, mbetet dicka subjektive!
    Une gjithashtu isha deshmitar i pranishem i perpjekjeve per te shpetuar hebrenjte. Isha vetem nje djale i vogel ne Sarajeve te Bosnjes, ne pranvere te 1941-shit, kur gjermanet pushtuan vendin. E kujtoj shume mire kohen kur nena ime me mori me vete ne nje kamp, qe ishte ngritur per te mbajtur hebrenjte. Te burgosur ne oborrin e rrethuar te kampit, ne mund te shihnim nje shoqen e mames sime, nje zonje hebreje hungareze, me te dy femijet e saj. Te porta kryesore, nena ime fillimisht bisedoi me rojen e me pas me nje ushtar tjeter. Ajo cka rrekej me rojen ishte perpjekja qe te bindte ate (kjo m’u shpjegua me vone), qe znj. Strum (ashtu me ngjan te ishte mbiemri i zonjes) ishte ne vizite te ne nga Shqiperia, e qe gabimisht ishte identifikuar si hebreje. Roja u konsultua me nje ushtarak te nje rangu me te larte dhe me pas ata (sic ndodh vetem ne nje mrekulli), liruan te tere familjen.
    Me vone znj. Strum, e veshur me carcaj (veshje e grave boshnjake myslymane, me te cilen mbulojne fytyren dhe koken), qe te mbulonte syte dhe ngjyren e flokeve, qe per cudi e kishte te kuqe, u largua me tren per ne Mostar, ne nje zone nen kontrollin e forcave ushtarake italiane, ku ajo dhe femijet e saj gjeten strehim te sigurt (gjeten pra shpetimin). Italia, ne ate periudhe te luftes, akoma nuk kishte shpallur ndonje ligj racial, qe kufizonte te drejtat civile te hebrenjve.
    Nena ime, Zuku Bushati (Sokoli), qe origjinon nga Shkodra, Shqiperi, ishte vetem 23 vjece (ose 24), kur e gjithe kjo gje ndodhi. Une e mbaj mend mire kete, sepse, kjo krijoi nje situate ne familje, per shkak te mungeses te konsultimit te saj me babane, pare se te ndermerrte kete veprim, duke shkuar pa dijenine e tij ne kamp. Duke vepruar keshtu, nena ime vuri ne rrezik te madh te gjithe familjen tone.
    Mamaja gjithmone permendte faktin se cfare e ndihmoje ate me shume ( ne kete iniciative te menduar jo gjate) ishte fakti qe rojet per “Miresine e Zotit”, ishin roje boshnjake objektesh, njerez te meshirshem (Domobranci) dhe jo te frikshmit Ustashe (bashkepunetoret naziste fanatike kroate te veshur me uniforma te zeza). Cfare tjeter ndihmoi situaten, ishte fakti qe znj. Strum, e cila ishte fillimisht nga Hungaria, nuk fliste gjuhen boshnake.
    Me vone vura re se disa nga komshinjte tane te lagjes ne Sarajeve, filluan te mbanin yje te verdhe. Gjithashtu, pashe qe nje pjese e atyre komshinjve ne ndertesen tone, te largoheshin pjese-pjese nga ndertesa ku jetonin, duke mbajtur valixhe udhetimi ne duar. Nuk me kujtohet t’i kem pare ata perseri me vone.
    Per fatin e mire, historia e znj. Strum, pati nje fund te lumtur. Kur lufta mbaroi, znj. Strum, u kthye perseri sebashku me femijet. Pak dite me vone pas kthimit te znj. Strum, mama me mori me vete per t’i bere nje vizite familjes. Akoma e mbaj mend, se isha shume i zemeruar gjate asaj vizite, sepse nen shtysen e nenes time, mu desh te hiqja dore perfundimisht nga kostumi qe e kisha per zemer, i cili iu dhurua djalit te familjes, qe ishte mosha ime. Me vone, edhe z. Strum u bashkua me familjen, pasi ishte detyruar te largohej per nje periudhe nga Bosnja. Ushtria gjermane e kishte detyruar me force te punonte per te, duke e marre me vete. Ai ishte nje inxhinjer me emer, dhe ushtria kishte pasur nevoje per ekspertizen e tij.
    Vite me vone, kur une isha nje adoleshent, babai me ngarkoi detyren te ngjisja nje arke me shlivovice (raki kumbulle) ne katin e gjashte te nje godine, ku ndodhej apartamenti i nje doktori hebre, ne krahun tjeter te qytetit te Sarajeves. Ishte nje dhurate qe i bente babai si shenje mirenjohje doktorit, i cili kishte mjekuar babain dhe shqiptaret e tjere te Sarajeves, pa i marre para. Gjate luftes shqiptaret e kishin mbajtur me ushqim, e nje familje ne Shqiperi, e kishte strehuar pergjate viteve te luftes.
    Sot, nuk eshte nje fakt ndoshta teper i njohur nga bota, se shqiptaret derguan ushtare, t’i japin nje dore ndihme Amerikes, ne Afganistan dhe Irak. Shqiperia dikur ndihmoi me te dobtin, tani po ndihmon me te fuqishmin. Shpresoj z. Friedman, se do te ushqesh te njejtat ndjenja per Shqiperine, ashtu sic ndjen edhe per Bullgarine.
    Shqiperia ka nevoje per nje dore te bute qe ta marre me te mire, sepse eshte nje vend qe po lufton per mbijetese, qofte edhe ekonomikisht.

    Sinqerisht, Nexhat Bushati

    *Autori është nje shqiptar amerikan, i cili punon per administraten amerikane. Letra i eshte drejtuar Thomas Friedman, nje nga kolumnistet e njohur te faqes editoriale te NY Times.

    23/06/2005
    KATEGORIA: Analiza. Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  2. Familja Boletini
    Nga CEZARND në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  3. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14
  4. Familja Libohova
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2003, 14:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •