Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Eshte nje shkrimtare shume e njohur kanadeze Carol Shields e cila ne nje liber te saj te titulluar "The Stone Diaries" -me te cilin fitoi cmimin Pulitzer ne vitin 1995, ka aty nje personazh te quajtur Abram Gozhde Skutari.
    Ne faqen 37 thuhet "...Abram Gozhde Skutari, aged thirty-four, known locally as the old Jew, a peddler of trinkets, born in the Albanian village of Prizren, the son of a Sephardic maker and trader of nails..."

    Ne faqen 257 eshte "Skoot Skutari's Theory".

    Aty shkruhet: "My grandfather was born in a northern Albanian village, the son of poor country Jews. When he was eighteen he left home, telling his parents he was going to walk to Jerusalem. Instead he traveled westward to the city of Skutari (and tacked that name on to his own), and caught a boat bound for Malta. From there he traveled to Lisbon, then boarded ship for Montreal. By the year 1897 he was living in rural Manitoba, traveling from township and earning his living as a peddler and household sundries. Abram Gozhde Skutari was his full name, a self-made man, a millionaire, founder and owner of a nationwide chain of retail outlets".

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Hebrejtë në Shqipëri dhe shpëtimi i tyre në periudhën naziste

    Hebrejtë në Shqipëri dhe shpëtimi i tyre në periudhën naziste

    Gestapo: “Asnjë veprim kundër hebrejve në Shqipëri, pa pëlqimin e qeverisë së vendit”

    Prof. Dr. Shaban Sinani




    ...“Ministria e Punëve të Jashtme, Inland II.

    Shënime lidhur me takimin midis përfaqësuesit të MPJ të Reich-ut të 3-të Eberhard von Thadden dhe shefit të Gestapo-s Heinrich Müller, Berlin, 17 tetor 1943.
    Më datën 17 tetor 1943, këshilltari i Legatës (Eberhard) Von Thadden, përgjegjës i seksionit II-A të Grupit Inland II të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas udhëzimeve që iu dhanë, u paraqit në zyrën e Shefit (Gruppenführer) të Policisë Sekrete të Shtetit Gestapo Heinrich Müller, për të diskutuar në lidhje me zbatimin teknik të çështjes hebreje në territoret e pushtuara së fundmi. Me këtë rast ai i ka bërë të njohur /bashkëbiseduesit/, sikurse dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, se pas përvojës në Danimarkë, veçanërisht në territoret e tjera /të sapopushtuara/, veprimet ndaj hebrejve zbatohen me mjete të mjaftueshme dhe përgatitje të përshtatshme, duke shmangur, sa të jetë e mundur, ndërlikimet politike. Gruppenführer Müller u përgjigj se edhe Zyra Qendrore e Sigurimit të Reich-ut (Reichsicherheitshauptamt) kishte nxjerrë mësime nga përvojat në Kopenhagë. Megjithatë, tha ai, koha kur mund t’ju vihen në dispozicion forca policie të mjaftueshme për të zbatuar në mënyrë të rrufeshme në zonat e pushtuara rishtas veprimet kundër hebrejve ndoshta nuk duhet të vijë kurrë, deri në përfundim të luftës. Prandaj mund të bëhen përpjekje që, me mjetet në dispozicion, të arrihet rezultati më i mirë që lejojnë situatat ushtarake për zbatimin e veprimeve të urdhëruara. Për sa u takon vendeve të veçantë Gruppenführer Müller gjatë takimit u shpreh”:



    Shqipëria

    “Ai tha se e kupton mjaft mirë qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas së cilës, një veprim ‘de facto’ kundër hebrejve në Shqipëri pa pëlqimin e qeverisë së vendit, apo pa dijeninë e saj, do të konsiderohej fyes për këtë të fundit dhe do të shkaktonte ndërlikime të rënda në vend. Prandaj për qëndrimin ndaj hebrejve në Shqipëri do të pranohet propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të lejohen veprime vetëm pas rikëshillimit me këtë të fundit, në një moment të përshtatshëm, duke dëgjuar edhe një herë mendimin e përfaqësuesit të saj, pasi kjo të ketë kontaktuar e këshilluar përsëri mendimin e qeverisë së Shqipërisë”.

    Ky dokument, në të cilin dëshmohen marrëveshjet e arritura ndërmjet përfaqësuesve të MPJ dhe Gestapo-s për të gjitha territoret e pushtuara nga ushtritë naziste pas datës 8 shtator 1943, me kapitullimin e ushtrisë fashiste, bën të ditur se: 1. Qendrimi i autoriteteve ushtarake dhe politike naziste ndaj hebrejve në këto vende nuk do të ndryshojë nga ai që është zbatuar ndaj hebrejve në territoret e pushtuara që në fillim prej Reich-ut. 2. Askush nuk duhet të presë shtim të policisë për kryerjen e kësaj detyre, por të veprojë me mjetet që ka në dispozicion dhe në përputhje me situatat luftarake, pavarësisht prej përvojës në Danimarkë. 3. Në Shqipëri të dyja palët pajtohen të mos veprojnë kundër hebrejve, duke respektuar qëndrimin e qeverisë vendëse, e cila do ta konsideronte fyerje çdo iniciativë antisemite pa dijeninë e pëlqimin e saj.


    Imperativi për këshillimin e arkivave

    Nga vetë përmbajtja e këtij dokumenti, që përbën ndoshta burimin më të rëndësishëm arkivistik nga ku mund të rifillojë një analizë serioze për arsyet e brendshme e të jashtme, politike e mbipolitike, shtetërore e joshtetërore, të shpëtimit të hebrejve në Shqipëri, dalin të nënkuptuara të dhëna ende hipotetike, por jo të padëshmueshme në të ardhmen, sidomos duke llogaritur edhe mundësinë e këshillimit të arkivave gjermane dhe të ndonjë vendi tjetër.
    Dihet mirë dhe dëshmohet prej burimeve arkivore se pakti midis regjencës së Shqipërisë dhe komandës politike e ushtarake të ushtrisë naziste u arrit mbështetur në formulën: “të trajtohen armatat hitleriane si ushtri kalimtare, me kusht që nga autoritetet e Reich-ut të mos ndërhyhet në qeverisjen e brendshme të shtetit”.
    Në tetor të vitit 1943, kur u zhvillua takimi midis dy përfaqësuesve të lartë të institucioneve qendrore të Berlinit, kontaktet midis Regjencës së Shqipërisë e komandës ushtarake-politike naziste sapo ishin vendosur. Bën përshtypje fakti që kësaj të fundit nuk i ishin dashur më shumë se dy-tre muaj njohje me realitetin shqiptar për të konkluduar se hebrejtë në këtë vend nuk mund të prekeshin, nuk mund të trajtoheshin si në çdo rajon tjetër të pushtuar; se qeveria e Shqipërisë një hap të tillë do ta quante fyerje dhe kjo do të sillte pasoja të rënda. Duke iu referuar formulës së paktit dhe reagimit të institucioneve të Reich-ut, mund të përfundohet pa gabuar se, në vështrimin e autoriteteve naziste, në Tiranë çështja hebreje quhej “çështje e brendshme”.
    Ia vlen të kujtohet se autoritetet naziste, me vendosjen e kontrollit të tyre mbi pushtetet vendëse, me krijimin e qeverisë bashkëpunuese, i parashtruan Tiranës tri kërkesa të mirënjohura: 1. Dorëzimin e arit numizmatik të Bankës Kombëtare “për arsye sigurie”. 2. Dorëzimin e arkivit të dorëshkrimeve kishtare të mitropolisë së Beratit, gjithashtu “për arsye sigurie”. 3. Dorëzimin e listave të hebrejve rezidentë dhe të ardhur në Shqipëri. Floriri i Bankës Kombëtare përfundoi shumë shpejt në duart e ushtrisë naziste. Dy dorëshkrimet më të vjetra të mitropolisë së Beratit (Beratinus-1 dhe Beratinus-2) u fshehën nga këshilli kishtar dhe mbetën të fshehur e të zhdukur edhe për tri dekada pas çlirimit. Kurse listat e hebrejve nuk u dorëzuan asnjëherë.


    Dëshmitë e tjera

    Studiuesi hebreo-amerikan H. Sarner, në librin e tij “Hebrejtë në Shqipëri - të shpëtuar qind për qind”, pohon: “Regjenca shqiptare, me kryeministër Mehdi Frashërin, veproi në përputhje me marrëveshjen me nazistët, e cila lejonte lëvizjen e këtyre të fundit në gjithë territorin e vendit. Si shpërblim ndaj kësaj, nazistët nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të qeverisë. Fraza për “mosndërhyrje në punët e brendshme” mori një rëndësi të posaçme për fatin e hebrejve, kur komanda naziste i kërkoi regjencës që të dorëzonte listat e tyre në tërë Shqipërinë”.
    Kërkesa për listat e hebrejve iu bë qeverisë bashkëpunuese menjëherë pas marrjes në dorë të situatës. Nga dokumenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Reich-ut del se autoritetet naziste tërhiqen po aq shpejt nga qëndrimi fillestar. Çfarë ndodhi në periudhën gusht-tetor 1943, që nazistët arritën në përfundimin se veprimi kundër hebrejve në Shqipëri ishte i pamundur? Çfarë bisedimesh të padokumentuara apo ende të paidentifikuara në dokumente u zhvilluan midis regjencës dhe autoriteteve naziste? Çfarë i ka raportuar qendrës, Berlinit, ministrisë së punëve të jashtme, ambasadori i Reich-ut në Tiranë në lidhje me ndjeshmërinë e qeverisë së Shqipërisë ndaj kësaj çështjeje? Nga ana tjetër, policia politike rajonale, ajo pjesë e Gestapo-s që vepronte në Shqipëri, çfarë i shkruante shefit politik, shefit kryesor në qendër, Heinrich Müller, që ky të ishte i detyruar të pranonte një zgjidhje ndryshe për Shqipërinë? Të gjitha këto mund të ndriçohen e saktësohen duke këshilluar burimet gjermane për këtë çështje. Por një gjë është e sigurtë: takimi në Berlin dëshmon se trajtimi i hebrejve në Shqipëri ishte një problem themelor i marrëveshjes midis palëve dhe se vendimi për mosndërhyrje është i lidhur me përcjelljen e ndikimit nga realiteti dhe situata ushtarake në vend.


    Qëndrimi mund të ndryshonte…

    Në takimin ndërmjet Eberhard von Thadden dhe Heinrich Müller nuk u përjashtua që, në një të ardhme, pas një këshillimi tjetër me qeverinë e Shqipërisë, duke marrë pëlqimin e saj, qëndrimi ndaj hebrejve mund të ndryshonte. Në fakt, kështu ndodhi. Pa kaluar një gjysmë viti, kur, ndërkaq, nuk mund të flitej më për një “status kalimtar” të ushtrisë naziste në Shqipëri (me gjithë dëshirën e qeverisë bashkëpunuese, pakti ishte prishur prej lëvizjes antifashiste: ndërkaq ishte zhvilluar operacioni ushtarak i dimrit dhe po përgatitej një operacion tjetër me karakter strategjik), komanda e saj i kërkoi përsëri listat e hebrejve, kësaj radhe me këmbëngulje dhe në formë urdhërore. Sipas H. Sarner, kjo ndodhi diku nga fundi i pranverës së vitit 1944. Nazistët kërkuan zyrtarisht jo vetëm listat, por dhe grumbullimin e gjithë hebrejve në një fushë përqëndrimi. Mbështetur në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësisë hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrejtë e deportuar prej vendeve të Europës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”), iu drejtuan Mehdi Frashëri për ndihmë. “Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit. Ata shkuan ta takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy e pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva, doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t’i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrejve”.
    Pohimet e studiuesit amerikan Sarner, përveçse nga B. Fischer, gjejnë konfirmim të katëciptë dhe në burimet arkivore shqiptare. Autoritetet qeverisëse, qoftë gjatë periudhës fashiste, qoftë gjatë periudhës naziste, i kanë pasur në dorë, në mos në shkallë të plotë, në një shkallë të konsiderueshme, listat e hebrejve. Ndonëse një pjesë e madhe e tyre u strehuan në familjet shqiptare, u veshën me rrobat etnografike të tyre, mësuan pak shqip, morën emra shqiptarë, ishin jo qindra, por mijëra, ata që tërhiqeshin në mënyrë të organizuar nga rajone ballkanike në veri e në brendësi të gadishullit, nga Kotorri, Dalmacia, Serbia e Bullgaria. Për të gjithë këta ekzistojnë lista të plota, me të dhëna më se të mjaftueshme identifikimi. B. Fischer mendon se ky refuzim lidhet me formulën e paktit: “asnjanësi relative” për “mosndërhyrje relative”. Në rrafshin diplomatik, ky është një shpjegim. Por vetëm kaq s’mjafton. Eshtë e provuar se autoritetet fashiste i kishin në duar këto lista. Por slogani i tyre ndryshonte thuajse rrënjësisht nga ai nazist, “final solution”. Slogani fashist ishte: “sorvegliare, ma non punire - të mbikëqyren, por jo të ndëshkohen”. Në periudhën naziste autoritetet qeverisëse bashkëpunuese, në përgjigje të urdhërit të komandës së ushtrisë së huaj për dorëzimin e listave dhe përqendrimin e hebrejve, dhanë, siç dëshmohet në korrespondencën zyrtare të drejtorisë së përgjithshme të policisë me autoritete më të larta të shtetit, vetëm “numrin e të huajve me qendrim në Shqipëri”, që përbënte një informacion krejt të pavlefshëm për sa kërkohej. “Numra në vend të emrave” - kjo përgjigje sa për të mbyllur gojën dhe formalisht korrespondencën, njëherësh shpreh refuzimin e thelbit të kërkesës.

    ABC nr.22-Prof.dr.Shaban Sinani
    06.02.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Familja E Gjyshit Tim Ka Sterehuar 2 Izraelite Ne Durres Ne 1943. Akoma I Mbajme Lidhjet Miqesore Me Ta Megjithese Jan Zhvendosur Ne Izrael/

  4. #14

    Mirënjohje shqiptarëve për kodin e “Besës” ndaj hebrenjve

    Mirënjohje shqiptarëve për kodin e “Besës” ndaj hebrenjve





    2 Korrik 2006



    UASHINGTON—Senatori Charles E. Schumer, (Demokrat) i Nju Jorkut, ka paraqitur një rezolutë ( S. Res. 521) për “mirënjohjen ndaj popullit shqiptar në 61 vjetorin e lirimit të hebrenjve nga kampet naziste të vdekjes, për mbrojtjen dhe ruajtjen e jetës të gjithë hebrenjve që jetonin në Shqipëri, ose që kërkuan strehim atje gjatë Holokaustit”.

    Rezoluta, e paraqitur më 27 Qershor, që mbështetet nga senatori John McCain, (Republikan)-Arizona, u paraqit në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.



    Rezolutë e Senatit 521



    Për mirënjohjen ndaj popullit shqiptar në 61 vjetorin e lirimit të hebrenjve nga kampet naziste të vdekjes, për mbrojtjen dhe ruajtjen e jetës të gjithë hebrenjve që jetonin në Shqipëri, ose që kanë kërkuar strehim atje gjatë Holokaustit.

    Meqenëse në fillim të luftës së Dytë Botërore, jetonin në Republikën e Shqipërisë afërsisht 200 hebrenj dhe afërsisht 1800 hebrenj u arratisën për në Shqipëri nga Evropa Perëndimore dhe nga ish-Jugosllavia;

    Meqenëse në 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein, shkroi se “nuk ka asnjë gjurmë të diskriminimit të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla në Evropën e sotshme, ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë mes tre besimeve”;

    Meqenëse, bazuar në historinë unike të tolerancës së tyre fetare, shqiptarët strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë duke rrezikuar edhe jetë shqiptarësh, duke filluar që me pushtimin e Shqipërisë nga fashistët italianë të Musolinit në 1939;

    Meqenëse, pasi Gjermania pushtoi Shqipërinë në 1943 dhe Gastepoja urdhëroi të regjistroheshin hebrenjtë që jetonin në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, udhëheqësit shqiptarë nuk pranuan të jepnin një listë të hebrenjve që jetonin në Shqipëri, dhe zyrtarët shqiptarë lëshuan dokumente identiteti false për të mbrojtur të gjithë hebrenjtë që udhëtonin për në Tiranë apo që fshiheshin atje;

    Meqenëse shqiptarët e konsideronin si çështje të krenarisë kombëtare të ndihmonin hebrenjtë gjatë Holokaustit, dhe falë veprave të shumë individëve shqiptarë, i gjithë komuniteti hebraik vendas apo refugjat në Shqipëri i mbijetoi Holokaustit;

    Meqenëse Shqipëria kish më tepër banorë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para Luftës së Dytë Botërore;

    Meqenëse në qershor 1990, kongresmeni hebreo-amerikan, Tom Lantos dhe kongresmeni shqiptaro-amerikan, Joe DioGuardi, që ishin zyrtarët e parë të Shteteve të Bashkuara që hynin në Shqipëri, morën nga kryetari i Partisë Komuniste dhe presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, një dosje të trashë nga arkivat komuniste që përmbanin të dhënat e veprave heroike të pareklamuara të qindra shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore;

    Meqenëse Joe DioGuardi, sapo u kthye nga Shqipëria e dërgoi dosjen për të vërtetuar origjinalitetin e saj te Yad Vashem, Muzeu Përkujtimor i Heronjve dhe Martirëve të Holokaustit në Jeruzalem, Izrael;

    Meqenëse Yad Vashem ka përcaktuar deri tani 63 shqiptarë si “Persona të Drejtë” dhe Shqipërinë si një nga “Kombet Më Të Drejtë”;

    Meqenëse, në shkurt 1995, kongresmenët, Tom Lantos, Benjamin Gilman, dhe Jerrold Nadler dhe ish- kongresmeni, Joe DioGuardi, folën në një ceremoni në Muzeun “Memorial” të Holokaustit në Uashington, DC, që përshëndetnin shtimin e Shqipërisë ndër “Kombet Më Të Drejtë” të muzeut;

    Meqenëse, bazuar në informacionin e vërtetuar nga Yad Vashem, autori dhe filantropi hebreo-amerikan Harvey Sarner publikoi “Shpëtimi në Shqipëri” në 1997, që të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare drejt rolit unik të popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit nazist;

    Meqenëse, në tetor 1997, Lega dhe Fondacioni Civil shqiptaro-amerikan nisën shpërndarjen e 10 000 kopjeve të “Shpëtimi në Shqipëri” me parathënie nga kongresmenët Lantos dhe Gilman që të tërhiqnin vëmendjen e popullit hebre dhe udhëheqësve të tyre në veçanti ndaj vuajtjeve të shqiptarëve që jetonin nën Slobodan Milosheviçin në mënyrë që të parandalonin një gjenocid tjetër;

    Meqenëse, më 15 maj 2005, hebrenj dhe shqiptarë u mblodhën në Nju Jork për një “Përshëndetje ndaj Tolerancës, Rezistencës dhe Shpresës së Shqiptarëve: Duke Përkujtuar Besën dhe Holokaustin”, me rastin e 60 vjetorit të lirimit nga kampet naziste të vdekjes; dhe

    Meqenëse, në një deklaratë të paraqitur në ceremoni, Dr. Mordechai Paldiel, drejtor i Departamentit të të Drejtave në Yad Vasham, përshëndeti heroizmin e shqiptarëve si “të vetmit nga shpëtimtarët në vendet e tjera, që jo vetëm që u përpoqën të ndihmonin hebrenjtë, por edhe konkurronin me njëri-tjetrin për të marrë privilegjin e të qenit shpëtimtar, falë “Besës”, kodit të nderit që u kërkon shqiptarëve të shpëtojnë jetën e kujtdo që kërkon strehë, edhe nëse do t`i duhet të humbë jetën e tij për këtë gjë;

    Tani, nga sa thamë, qoftë e bërë që Senati t`u shprehë mirënjohje shqiptarëve për shpëtimin e jetës së hebrenjve, si vendas ashtu edhe refugjatë, që jetuan në Shqipëri gjatë Holokaustit;

    T`i shprehë mirënjohje Yad Vashem-it në Izrael dhe t`u japë shtysë të tjerëve që të njohin shqiptarët që vepruan për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit për kurajon dhe heroizmin e tyre madhështor;

    dhe me këtë rast të rikonfirmojë mbështetjen për lidhje më të ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

    Gazeta Tema
    5 korrik 2006

  5. #15
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Eshte e madhe Zemra e Shqiptarit !!!!!!!!
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E madhe eshte po ce do qe sna e di njeri per nder besa. Me llafe te gjithe ta bejne qejfin, po keta cifutet qe kane edhe lek pse sna ndihmojne ca? Apo ju dhimbsen?

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Izraelitet, mirenjohje Shqiperise per Luften e Dyte Boterore

    E Enjte, 25 Tetor 2007

    Ambasadorja e Izraelit ne Tirane, Amira Amon, ka zhvilluar nje tur vizitash ne qytetin e Gjirokastres. Ajo ka pasur nje takim me kryetarin e bashkise, Flamur Bime, per te vijuar me pas me nje vizite ne zonen historike te qytetit, kalane e gurte, pazarin karakteristik etj. Krahas interesimit per nje bashkepunim me Gjirokastren ne fushen e turizmit dhe biznesit, Amon ka falenderuar banoret e qytetit te gurte per qendrimin qe kane mbajtur karshi popullsise hebreje gjate Luftes se Dyte Boterore. “Jemi teper mirenjohes per ate cfare keni bere ndaj popullsise sone, integrimit me popullsine tuaj, ndihmen e vyer qe ju keni dhene per t’i shpetuar gjate Luftes se Dyte Boterore”, - ka pohuar ambasadorja e Izraelit ne Tirane, gjate takimit me kryebashkiakun Bime. “Gjithe ky kontribut, - ka vijuar ajo, - eshte i dokumentuar ne Muzeun e Holokaustit ne Jambarshen, muze i cili ka nderuar simbolin e tere kombeve me titujt me te larte qe kemi ne sot”.

    Amon mesoi dhe faktin, se ne Gjirokaster ka jetuar dhe ka bashkejetuar, eshte integruar, ndihmuar dhe shpetuar nje komunitet i konsiderueshem i popullsise izraelite. “Kjo me ka vlejtur shume edhe si nje mesim dhe une do te shkoj te pasuroj me dokumente dhe me informacione te tjera koleget e mi, ne Izrael”, - deklaroi Amon.

    Blerim Kore
    Koha Jone

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiptari që e ndihmoi të arratisej dhe më pas e strehoi hebreun e ri

    Sean Gaffney/ AP

    Hebreu 84-vjeç, përlotet në takimin me djalin e njeriut që e nxori nga rreshti i atyre që do të dërgoheshin në kampe përqendrimi

    Jerusalem-Nga sytë e një të mbijetuari të Holokaustit i rridhnin lot, të enjten, ndërsa përqafonte pas shumë vitesh djalin e një shqiptari, i cili e kishte shpëtuar atë nga kampi vdekjeprurës i nazistëve. Për rolin e këtyre myslimanëve të Evropës fare pak njerëz kanë njohuri, sidomos për ndihmën që ata u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të dy këta njerëz u takuan për herë të parë në ekspozitën fotografike në Yad Vashem, që është memoriali zyrtar i Holokaustit në Izrael, ku këtë herë paraqiten shqiptarët që u dhanë krahrefugjatëve hebrenj që të shpëtojnë nga ndjekja e nazistëve. Shqipëria, një shtet i vogël evropian, me shumicë myslimane, ndihmoi të gjithë hebrenjtë e saj, të cilët bazuar në shënimet zyrtare, duke përjashtuar vetëm një familje, i mbijetuan okupimit nazist.

    "Ky është një tregim shumë i veçantë," thotë Yehudit Shendar, kuratorja e kësaj ekspozite. Edhe pse Islami ka një imazh anti-hebre, atje ishin "myslimanë të cilët rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë", tha ajo. Gjashtë milionë hebrenj janë vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët i ndihmuan dhe u dhanë krahrefugjatëve hebrenj, duke u rrezikuar me vdekje apo persekutim, thonë zyrtarët dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me numrin më të lartë të hebrenjve, sesa që kishte para lufte. Yoshua Baruchowic, 84-vjeç, me një buzëqeshje pikëlluese ritregon rrëfimin për mbijetesën. Ai qëndronte pranë Enver Pashkajt, shqiptarit, babai i të cilit e ka shpëtuar atë. Për dekada, Baruchowic ka shkëmbyer letra me Sheqerin, 50-vjeç dhe babanë e tij, Sheqer Pashkaj, i cili ka vdekur në vitin 2004. Ata ende dërgojnë fotografi familjare, kurse Sheqerin e thërret "vëlla".


    Pavarësisht nga shumë ftesa, Baruchowic, i cili pas lufte ka lëvizur drejt Meksikës, ku është bërë dentist, ka refuzuar të vizitojë Shqipërinë, sepse në fillim komunistët ishin në fuqi, kurse më vonë për shkak të trazirave politike. "Takimi me Sheqerin, të enjten, thotë ai, është madhështor. Është diçka të cilën e kam pritur gjatë tërë jetës sime". Më 1941, një karvan nazist që po transportonte të burgosur hebrenj nga Jugosllavia, ndaloi në malet e Shqipërisë. Babai i Sheqerit iu ka ofruar ushtarëve nazistë shumë ushqime dhe verë. Në momentin kur ata janë dehur, ai i dërgon një porosi- brenda në një shalqi - njërit prej të burgosurve, që ishte 18-vjeçari Baruchowic, edhe pse ata nuk ishin takuar kurrë. Baruchowic kujton se Sheqer Pashkaj e ka nxitur atë që të ikë drejt maleve. I riu hebre është fshehur nga babai i Sheqerit dhe ka qëndruar i fshehur në male në përkujdesjen e Sheqerit, për 3 vjet, deri në largimin e gjermanëve. "Babai im ishte një besimtar mysliman i devotshëm",- thotë Enver Sheqeri. "Ai besonte se shpëtimi i një jete është sikur hyrja në parajsë".

    Ai thotë se babai i tij e ndihmonte Baruchowic-in për shkak të kodit të nderit të shqiptarëve të quajtur "Besa". Ekspozita është emërtuar duke u bazuar në këtë kod, i ndërthurur me fotografi bardh dhe zi nga festat familjare shqiptare, ndershmërisë dhe heroizmit të tyre. Izraeli i ka nderuar 63 shqiptarë, si "Më të ndershmit në mes të popujve", si një mirënjohje e vogël për johebrenjtë që kanë ndihmuar hebrenjtë të shpëtojnë nga përndjekja e nazistëve. Në ekspozitën e së enjtes, Baruchowic dhe Enver Pashkaj qëndrojnë poshtë fotografisë së Sheqerit (babait), i cili qëndron i ulur në këmbën e statujës së heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut. Ata fotografohen dhe në këtë moment Pashkaj përqafon Baruchowic, ndërsa këtij të fundit i shpëtojnë sërish lotët.

    Perktheu ne shqip: Shekullli

  9. #19
    chacha Maska e diviner
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353

    Shpëtimi Hebrenjve Në Shqipëri Para Dhe Gjatë L2b


    SHPËTIMI HEBRENJVE NË SHQIPËRI PARA DHE GJATË L2B


    Në vitin 2005, OKB caktoi datën 27 Janar – data e çlirimit të kampit të Aushvicit – si një ditë ndërkombëtare në kujtim të Shoah.

    Për vitin 2008 dhe temën e shpëtimit të tërë hebrenjve në Shqipëri para dhe gjatë Luftës II Botërore, janë për t’u shënuar tre veprimtari kryesore që do të zhvillohen në Berat më 25 Janar, në Paris më 27 Janar dhe në Nju Jork më 29 Janar 2008.

    Gjithashtu me këtë rast, kam kënaqësinë me iu bërë me dije se doli në qarkullim libri “Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj” i Prof. Apostol Kotanit.

    Kam patur nderin dhe përgjegjësinë me e redaktuar këtë libër, i cili është në fakt botimi i tretë i tij. Ai është përfundim i një pune të palodhur 40 vjeçare nga autori për të mbledhur të dhëna e për të shkruar mbi një ndodhi të tillë.

    Shqipëria ishte i vetmi vend që mirëpriti e strehoi qindra hebrenj para fillimit të Luftës II Botërore në Europë më 7 Prill 1939. Shqipëria ishte i vetmi vend Europian që numri i hebrenjve të shpëtuar në mbarim të Luftës II Botërore ishte të paktën dhjetë herë më i madh se numri i tyre në vitin 1931.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    "Kisha katolike thyen asnjanësinë"

    Kjo është tema e konferencës në Paris ku marrin pjesë drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika, kryetari i Shoqatës së miqësisë shqiptaro-franceze, Petrit Zorba e gazetarja Monika Stafa. I paraprin asaj një tjetër më 25 janar në Berat.

    Marre prej Shekullit

    Alma Mile
    22-01-2008


    Faktet për mbështetjen e kishës katolike ndaj hebrejve në Shqipëri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Selia e Shenjtë kishte shpallur qëndrimin neutral ndaj palëve në luftë. Dëshmitë e priftit katolik Dom Nikë Ukgjini

    Popullsia hebreje në Shqipëri nuk pati të njëjtin fat si në vende të tjera të Evropës, apo në vendet fqinje ballkanike. Në "Ditën e Kujtesës", më 27 janar, Senati Francez e quan "betejë në mbrojtje të nderit të njeriut" atë që Shqipëria ka bërë për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nder që në Shqipëri nuk e mbrojti vetëm politika dhe njerëzit e thjeshtë, por edhe Kisha Katolike e parë me shumë dyshime për rolin e saj si përkrahëse e nazizmit.

    Dom Nik Ukgjini, docent në Institutin Filozofik dhe Teologjik në Shkodër, sjell fakte konkrete që provojnë mbështetjen që krerët e kishës katolike u kanë dhënë hebrejve në Shqipëri.
    Fakte të cilat prifti i kryedioqezës së Shkodrës do të paraqesë në konferencën "Dinjiteti i njeriut - Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë viteve 1933-1944", që mbahet më 27 janar në Paris, në Pallatin e Luksemburgut, me mbështetjen e senatorit Bernard Fournier dhe ambasadorit shqiptar, Ylljet Aliçkaj.

    Për Dom Nikën megjithë vëmendjen që shkencat shqiptare dhe të huaja i kanë kushtuar kësaj çështjeje, ka mbetur i pandriçuar qartë qëndrimi i Kishës katolike në Shqipëri ndaj çështjes së popullit hebre në pikun e përndjekjes dhe holokaustit të shkaktuar nga nazizmi gjerman.

    Arkivat e Vatikanit dhe të Arkivit Qëndror Shtetëror kanë qenë dy burimet bazë të mbledhjes së materialit për të shtjelluar këtë temë. Në ndihmë i vijnë relacionet e të ngarkuarit të Selisë së Shenjtë në Shqipëri në vitet 1938-1945, Mons. Leone G.B. Nigris, ku kuptohet qartazi pozicionimi i Kishës katolike në Shqipëri. "Në shkrimet e tij Nigris flet për raste të shumta, në të cilat del në mbrojtje të njerëzve, të italianëve, gjermanëve, misionarëve të huaj, por mbi të gjitha të hebrejve.
    Gjatë viteve të pushtimeve, në emër të Selisë së Shenjtë (Vatikanit), dialogonte me të gjitha qeveritë, si italiane (fashiste), gjermane (naziste), si dhe regjencën shqiptare, duke iu përshtatur rrethanave të krijuara e duke ndërhyrë atëherë kur rrezikohej jeta e njeriut, pa kërkuar të bëjë dallime", - thotë Dom Nika.

    Ndihma që Nigris u ka dhënë hebrejve ishte konkrete, në këshilla, ndërhyrje pranë autoriteteve dhe në para.
    Një ndër këto raste është ai i 29 prillit të vitit 1944 në Shkodër ku u arrestuan 14 hebrej me pretekstin se "ishte zbuluar një komplot komunist për të hedhur në erë katedralen dhe të fajësonin gjermanët, të cilët kishin pranuar se paguheshin nga hebrejtë e ardhur prej Kosovës".
    Një rast tjetër është ai i arrestimit në Tiranë të 4 hebrejve, mes të cilëve edhe rabini Leo Thur, të cilit i bënin presion për të treguar emra e adresa hebrejsh të arsimuar. Ishte ndërhyrja e Nigris pranë zv/sekretarit të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrin e Legatës Gjermane, që çoi në lirimin e tyre.
    Nga arkivat dalin raste të tjera ndërhyrjesh e rekomandimesh nga ana e Nigris, apo Arqipeshkvit të Shkodrës, Mons. Gaspër Thaçi.
    Sipas Dom Nikës edhe klerikë të thjeshtë kanë ndihmuar në çështjen hebreje. Ai përmend bisedimet e Atë Anton Harapit me gjeneralin Fistum në shtator të vitit 1943, për mbrojtjen e qytetarëve hebrej. Po ashtu, është bërë i njohur rasti i mbrojtjes së albanologut Norbert Jokl nga At Gjergj Fishta. (Për çështjen e Joklit, i arrestuar më 4 mars 1942 përmendet një tjetër emër i shquar, por jo i kishës katolike, Ernest Koliqi, atëherë ministër arsimi, i cili i dërgoi një letër gjeneralit Gianni, që të mund të ndërhynte tek Rajhu në Berlin).

    Një gjë e tillë ndodhte kur Kisha Katolike ishte pozicionuar neutrale ndaj palëve në Luftë. "Deri në momentin e fundit, Papa Piu XII, u mundua në çdo mënyrë që ta ndalte shpërthimin e luftës. Në këtë drejtim ishin dhe bisedimet e tij me Hitlerin, në fillim të majit të vitit 1939, të cilat mjerisht dështuan. Hitleri duke përdorur moton "njeriu-zot", apo "ose jemi të krishterë, ose gjermanë", hapi shtigje për të filluar luftën, dhe një nga synimet ishte që të shkatërronte kishën katolike dhe hebraizmin, siç theksohej në kronikat e tij. Papa Piu XII si kreu i kishës katolike në botë, nuk mund të bënte tjetër veçse të pozicionohej neutral ndaj shteteve në luftë. Po të njëjtin pozicionim kërkoi që të mbanin edhe mëkëmbësit e tij të shpërndarë në disa vende evropiane",- thotë Dom Nikë Ukgjini.

    Përkundër qëndrimit të përgjithshëm faktet tregojnë se kisha katolike në Shqipëri mbajti anën e hebrejve, në një kohë kur në ish-Jugosllavi, mendohet se u vranë rreth 50.000 hebrej, sidomos ne kampin e Jasenovacit, në Kroacinë e sotme dhe kampe të tjera.
    Në fund të Luftës, në Shqipëri numëroheshin 2500-3000 hebrej tė ardhur nga Dalmacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia, nga 200 që ndodheshin në fillim. Edhe ata mund të kishin patur fatin e hidhur të bashkëkombasve të zhdukur nëpër Evropë.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  2. Familja Boletini
    Nga CEZARND në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  3. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14
  4. Familja Libohova
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-02-2003, 14:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •