panorama
--
aksioni i policise
arrestimet
Astrit Malaj, Naim Sala, Edmont Frangu janė arrestuar, ndėrsa kėrkohet edhe njė anėtar tjetėr
Nė pranga banda e 4 grabitėsve
Nė njė muaj vodhėn rreth 10 milionė lekė tė reja materiale
Vladimir Karaj
Tre nė pranga, njė nė kėrkim. Shpartallohet banda e grabitėsve tė cilėt nė 1 muaj vodhėn mė shumė se 10 milionė lekė tė reja.
Astrit Malaj, Naim Sala, Edmont Frangu janė arrestuar, ndėrsa njė person tjetėr ėshtė shpallur nė kėrkim nga Komisariatet e Policisė Nr. 2 dhe 3. Nė ngarkim tė tyre janė tė paktėn katėr vjedhje tė rėnda, ndėrsa dyshohen edhe pėr njė sėrė vjedhjesh tė tjera. Sipas policisė, personat e arrestuar dhe dy tė tjerėt e shpallur nė kėrkim, kishin specialitet vjedhjen me forcė, kryesisht tė dyqaneve.
Arrestimi
Tre herė i dėnuar pėr vjedhje, Astrit Malaj, 20 vjeē nga Vlora, ka qenė i pari i vėnė nėn vėzhgim nga blutė e kryeqytetit nė Rrugėn e Durrėsit dhe atė tė Kavajės. Informacionet e mbledhura nė rrugė operative, i mundėsuan policisė qė tė ishte nė kohėn e duhur nė vendin ku Malaj do tė kryente vjedhjen e radhės. Kėsaj here duket se ai ishte vetėm, ose bashkėpunėtorėt e tij nuk kishin ardhur ende. Gjithēka ka ndodhur dje, kur Astrit Malaj, me anė tė njė leve dhe disa mjeteve tė tjera ėshtė pėrpjekur tė thyejė dhe tė vjedhė argjendari JOLA. Personi qė ishte prej kohėsh nė ndjekje, nuk ka mundur ti shpėtojė vėzhgimit tė policisė sė rendit tė Komisariatit Nr. 3. Menjėherė grupi qė ndodhej nė vėzhgim ka ndėrhyrė dhe ka bėrė tė mundur arrestimin nė flagrancė tė Malajt, si dhe bllokimin e disa materialeve qė ai kishte me vete. Duket se, gjatė marrjes nė pyetje, Malaj ka dhėnė mjaft informacione nė lidhje me grupin nė tė cilin aktivizohej.
Zbulimi i grupit
Nė fakt, vetėm pak ditė mė parė Policia e Komisariatit Nr. 2, kishte mundur tė arrestonte Naim Salėn, ky i fundit dyshohej pėr vjedhjen e njė dyqani gomash nė afėrsi tė vendit tė quajtur Fusha e Aviacionit, ndėrsa kishte shpallur nė kėrkim bashkėpunėtorėt e tij. Pas arrestimit tė Malajt, u mėsua se dy personat kishin lidhje me njėri-tjetrin dhe se mėnyrat e vjedhjeve ishin thuajse tė njėjta. Menjėherė pas marrjes sė informacioneve tė kėsaj natyre, inspektorėt e krimeve tė dy komisariateve, janė vėnė nė lėvizje pėr tė zbuluar tė gjithė rrjetin, si dhe veprimtarinė e pėrbashkėt tė grupit. Ka qenė pikėrisht ky bashkėpunim qė ka bėrė tė mundur zbulimin dhe goditjen e tė gjithė bandės. Policia mundi ndėrkohė tė mėsonte se cilėt ishin anėtarėt e grupit dhe me ēfarė merreshin ata. Ndėrkohė janė bėrė njė sėrė kontrollesh nė banesa dhe ėshtė bėrė e mundur edhe arrestimin e Edmond Frangut, 22 vjeē, qė dyshohet se ėshtė anėtari i tretė i bandės. Tė tre personave u janė bllokuar disa nga materialet e vjedhura dhe gjithashtu njė sėrė mjetesh me tė cilat punonin, duke pėrfshirė leva, dorashka dhe kapuēė.
Veprimtaria
Nuk mund ti pagėzosh si vjedhės tė njė kategorie, pasi banda nė fjalė, sipas policisė, mund tė vidhte gjithēka. Nė listėn e vjedhjeve tė tyre ata fillojnė me bizhuteri, vjedhje personi dhe deri nė vjedhje magazinash e makinash luksoze. Ajo qė duket se ka lėnė shenja tė veēanta tė bandės, ka qenė edhe dhuna qė ata ushtronin. Shpėrthimi i dyerve me leva dhe nė rast se nuk arrinin tė rrėmbenin gjė, shkatėrrimi i objekti tė vėnė nė shenjė.
Hetimi
Njė person nė kėrkim
Policia ėshtė ende nė kėrkim tė njė anėtari tjetėr tė bandės. Ky i fundit ėshtė identifikuar, dhe tashmė dy komisariate tė policisė po punojnė pėr arrestimin e tij. Gjithashtu, po punohet edhe pėr zbardhjen e disa vjedhjeve tė tjera, tė cilat dyshohet se i ka kryer pikėrisht ky grup. Sipas policisė, gjatė njė periudhe tė shkurtėr kohore, nė Tiranė janė goditur njė sėrė grupesh qė merren me vjedhjet e makinave apo shtėpive. Disa prej tyre janė cilėsuar si shumė tė rrezikshme, madje njėri prej tyre kur ishte nė ndjekje e sipėr nga policia, qėlloi dhe vrau njė punonjės policie.
Nuk e grabit, shkatėrron makinėn
Njė benz nė rrugėn Mihal Grameno ka pėsuar dėmtime dhe thyerje tė shumta, pasi, sipas policisė, ndėrsa nuk ka mundur ta vidhte Astrit Malaj e ka goditur atė me levė. Banda, sipas policisė, shpeshherė pėrdorte kėtė metodė nė vjedhjet e saj.
Pasaporta
Emri: Astrit
Mbiemri: Malaj
Mosha: 20 vjeē
Vendlindja: Vlorė
Vendbanimi: Tiranė
Akuza: Vjedhje me dhunė
Banda
Naim Sala, 31 vjeē, i arrestuar pėr vjedhje me dhunė
Edmont Frangu, 22 vjeē, i arrestuar pėr vjedhje me dhunė
Astrit Malaj, 20 vjeē, i arrestuar pėr vjedhje me dhunė
Njė person i shpallur nė kėrkim
Vjedhjet
Magazinė gomash, vjedhje me vlerė 2,9 milionė
Argjendari, Rruga e Durrėsit
Argjendari, Rruga e Kavajės 4 milionė
Makinė Wolgsvagen
Shkatėrruar makinė tip Benz
---------
hmm..
Tre herė i dėnuar pėr vjedhje, Astrit Malaj, 20 vjeē nga Vlora, ....thote Gazeta..
Nje 20 vjecar kur vjedh heren e pare normalisht vjedhjen e dyte duhet ta beje ne moshen 40 -45 vjece.. pra mbasi i ka bere nja 15-20 vjet burg te mira..
por kur je vlonjat..e ke mbiemrin malaj..pra je nga "tanet" me partishmeri terbaco malo nanoiste..mund te vjedhesh sa her te duash e ste hyn ferre ne kembe..
Sojit te malajve u ka dhene Partia e kanibaleve dhe Financat e Shtetit ne dore ..qe ti rruajnė mire..
Krijoni Kontakt