Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Grupi i Krizave: Hapat drejt statusit final të Kosovës

    Grupi i Krizave Ndërkombëtare (International Crisis Group, ICG) ka publikuar para disa ditësh një raport plot 40 faqe mbi Kosovën dhe rrugën drejt statusit final.

    Ky grup përbëhet nga ish qeveritarë, biznesmenë, e ushtarakë, këshillat e të cilëve respektohen dhe zakonisht zbatohen nga superfuqitë perëndimore. Në bordin e tyre marrin pjesë këshilltarë të Presidentit Klinton, si dhe ish gjenerali i NATO-s, Uesli Klark.

    Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen në Shqip të raportit. Ata që dinë anglisht, mund të lexojnë raportin e plotë këtu.


    Kosova: Drejt Statusit Final
    Europe Report N°161
    24 January 2005

    PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIMET

    Në Kosovë koha po ikën. Status quo-ja nuk do të mund të mbahet më. Siç treguan trazirat e përgjakshme të marsit 2004, shqiptarët e Kosovës janë të frustruar me statusin e pazgjidhur, gjendjen ekonomike si dhe problemet në ballafaqim me të kaluarën. Shumica shqiptare pret që bashkësia ndërkobëtare këtë vit të bëjë diçka rreth aspiratave të tyre për pavarësi. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shqiptarët e Kosovës mund të veprojnë në mënyrë unilaterale. Në këto rrethana, nëse kihet parasysh qëndrimi i ngrysur i shqiptarëve ndaj pakicave, Serbët e Kosovës mund ti ftojnë forcat e armatosura serbe që t’i mbrojnë këta dhe rajoni edhe një herë mund të zhytet në telashe.

    Viti 2005 ose do të sjellë përparim në zgjidhjen e statusit të ardhshëm që konsolidon paqen dhe zhvillimin, ose ekziston rreziku që Kosova do t’i kthehet konfliktit dhe të gjenerojë jostabilitet rajonal. Ky raport, që synon të thotë atë që nuk është thënë në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit në përfundim të konfliktit të vitit 1999, udhëzon se si mund të bëhet ky përparim.

    Si hap i parë, Grupi i Kontaktit prej gjashtë shtetesh duhet që sa më parë që është e mundur të bëjë një deklaratë ku qartë do të ofrohej një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së statusit dhe do të qartësoheshin katër rregullat themelore: se mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë është çështje nga e cila në masën më të madhe varet përparimi, se nuk do të lejohet as kthimi i Kosovës nën sundimin e Beogradit; as coptimi; por as ndonjë formë e mundshme e unifikimit të Kosovës me Shqipërinë apo me ndonjë shtet apo territor fqinjë nuk do të mbështetet. Në të njëjtën kohë, një të dërguar special duhet të emërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që të fillojë konsultimet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe procesit me të cilin do të implementohet.

    Në mesin e vitit 2005, OKB-ja do të vlerësojnë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për standardet e demokracisë, qeverisjes së mirë dhe të drejtave të njeriut. Nëse vlerësimi është pozitiv, i dërguari special duhet të përpilojë tekstin paraprak të marrëvshjes - “Marrëveshja për Kosovën” - si dhe detajet e një konference ndërkombëtare për aprovimin e saj.

    Nëse qeveria e re e Kosovës dëshiron që të shpiejë popullin e vet drejt pavarësisë së dëshiruar, duhet të ketë respektim të plotë të të drejtave dhe mbrojtje për serbët e Kosovës si dhe pakicat tjera. Kuvendi i Kosovës, me ndihmën ndërkombëtare duhet që menjëherë të fillojë të përpilojë kushtetutën që do t’i kënaqte plotësisht këto shqetësime, teksti i së cilës, nëse pranohet nga konferenca ndërkombëtare, do të bëhej pjesë e Marrëveshjes për Kosovën. Synim përfundimtar i Marrëveshjes, së bashku me kushtetutën e re, do të jetë krjimi i kushteve për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare.

    Do të ishte me vend, duke pasur parasyshë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe paqartësitë rreth së ardhmes, që Marrëveshja dhe kushtetuta të caktojnë disa kufij mes vete - të rëndësishëm për nga përmbajtja por të paktë në numër dhe me shtrirje relativisht të kufizuar - në lirinë e veprimit të Kosovës së pavarur, në veçanti:

    • Kosova do të zotohet në mënyrë eksplicite se nuk do të bashkohet me Shqipërinë apo ndonjë vend apo territor fqinj përveç se në kuadër të integrimeve në BE;
    • Do të ketë një numër gjyqtarësh ndërkombëtarë të emëruar në gjykatat më të larta të Kosovës si dhe palë të caktuara ndërkombëtare do të kenë të garantuar një prezencë që siguron se para këtyre gjykatave të nxjerren çështjet themelore që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave dhe obligimet e tjera të dakorduara dhe miratura më herët;
    • E treta, Kosova do të pranonte një prezencë ndërkombëtare monitoruese - “Misioni Monitorues i Kosovës” - që do t’i raportojë bashkësisë së gjërë ndërkombëtare dhe do të rekomandojë masat gjegjëse nëse Kosova tërhiqet nga zotimet.


  2. Para fundit të vitit 2005 duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e OKB-së e ku do të merrnin pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, BE-së, Beogradit, Qeveria e Kosovëa dhe Partitë Opozitare në Kosovë. Në fillim të vitit 2006, miratimi i kushtetutës së Kosovës nga qytetarët e Kosovës me një referendum do të shënonte fillimin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Kosovën. Do të ishte e dëshirueshme, me qëllim të dhënies së efektit të plotë ligjor si edhe politik, që Marrëveshja të miratohej edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sovraniteti de jure i Kosovës, nëse kjo nuk bëhet me një marrëveshje me Serbinë apo me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, do të duhej të njihej nga e tërë bashkësia ndërkombëtare, ose së paku nga anëtarë të saj (përfshirë SHBA-në dhe vendet anëtare të BE-së) që janë të gatshme të bëjnë këtë.

    Duhet të mendohet për atë se Serbia - e ndoshta edhe Rusia - do të refuzojnë të bashkëpunojnë rreth disa pjesëve të Marrëveshjes apo do të refuzojnë të bashkëpunojnë fare. Por, procesi i propozuar nuk duhet të lejohet të mbetet peng i kësaj mundësie: gjendja në terren në Kosovë është tepër e brishtë dhe status quo-ja është e paqëndrueshme në shumë pika, që bashkësia ndërkombëtare të lejojë që statusi i ardhshëm të lihet i pazgjidhur pafundësisht. Derisa shqetësimet legjitime të Serbisë duhet të merren parasyshë plotësisht, veçanërisht ato për statusin e pakicës serbe në Kosovë, Beogradit duhet t’i tërhiqet vërejtja se “treni po ikën, me apo pa ju” dhe të kurajohet të marrë pjesë plotësisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

    Politika rreth Kosovës është drejtuar mjaft gjatë nga ndjenja se gjërat janë mirë. Potenciali për shpërthim të sërishëm të dhunës është shumë real. Bashkësia ndërkombëtare, në veçanti vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, duhet të vendosin nëse duan të marrin në dorë agjendën apo do të lejojnë gjërat t’u ikin nga dora derisa në terren të fillojnë zhvillime të pakëndshme me të cilat do të duhet të merren pastaj. Agjenda e dhënë këtu kërkon kurajo politike si dhe eneregji. Por, alternativat e saj janë shumë më të këqia.

    Rekomandimet
    1. Sa më shpejtë që është e mundur:

    a) Vendet anëtare të Grupit të Kontaktit (do të ishte shumë e preferuar që këtë ta bëjë edhe Rusia, por nuk është e domosdoshme) si një masë për ndërtimin e mirëbesimit dhe dhënies shtytje procesit, duhet të lëshojnë një deklaratë me të cilën do të përcaktonin një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së statusit.

    b) Kjo deklaratë duhet të bëjë të qartë se mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë është çështja nga e cila më së shumëti do të varet përparimi dhe se as kthimi i Kosovës nën Beogradin, as ndarja e as ndonjë unifikim i mundshëm i Kosovës me Shqipërinë nuk do të përkrahet.

    c) Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në marrëveshje me Grupin e Kontaktit, duhet të emërojë një Emisar Special për të filluar konsultimet rreth strukturës së procesit të statusit final dhe përmbajtjes së draftit të marrëveshjes.

    d) Asambleja e Kosovës, me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtarë, duhet të fillojë të përpilojë draftin e kushtetutës, përfshirë këtu edhe masat për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe për emërimin e një numëri të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Supreme dhe atë Kushtetuese.

    e) Institutionet e Përkohshme Vetqeverisëse të Kosovës (IPVQ) duhet të ndërmarrin një varg hapash që kanë për qëllim akomodimin e pakicës serbe, përfshirë këtu edhe fushatën “Prishtina - një qytet i hapur”.

    2. Kah mesi i verës së vitit 2005: PSSP-ja duhet të përfundojë shqyrtimin e përkushtimit të IPVQ-që në përmbushjen e standardeve – për hapat e tjerë, supozohet se ky shqyrtim do të jetë pozitiv.

    3. Deri në vjeshtën e vitit 2005:

    a) Kuvendi i Kosovës duhet të finalizojë teksin e draftit të kushtetutës.

    b) Emisari special duhet të paraqesë teksin e drafit të marrëveshjes – “Marrëveshja për Kosovën” – dhe detajet e një konference ndërkombëtare ku do të pranohej edhe ajo edhe kushtetua e Kosovës.

    4. Kah fundi i vitit 2005: Duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e OKB-së dhe me pjesëmarrës përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, BE-së, Beogradit dhe Kuvendit të Kosovës (apo me ata që janë të gatshëm që të bëjnë këtë) dhe të pranojë tekstin e negociuar të Marrëveshjes për Kosovën dhe kushtetutën.

    5. Në fillim të vitit 2006:

    a) Kosova duhet të mbajë referendum për kushtetutën e re.

    b) Marrëveshja për Kosovën duhet të nxjerret para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për miratim (ky miratim do të jetë shumë i dëshirueshëm por jo edhe i domosdoshëm; kusht për hapat e tjerë që duhet të ndërmiren).

    6. Kah mesi i vitit 2006:

    a) UNMIK-u duhet t’ia dorëzojë funksionet e veta ekzekutive qeverisë së Kosovës ndërsa ato monitoruese trupit të ri ndërkombëtar në Kosovë (“Misioni Monitorues i Kosovës”). Roli i vazhdueshëm, afatgjatë, i KFOR-it apo ndonjë misioni pasardhës, duhet të konfirmohet me një marrëveshje mes NATO-s dhe qeverisë së Kosovës.

    b) Nëse kjo nuk është bërë me një marrëveshje me Serbinë apo me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, sovraniteti de jure i Kosovës duhet të njihet nga bashkësia ndërkombëtare apo nga vendet anëtare të saj (përfshirë SHBA-në dhe BE-në) që janë të gatshme të bëjnë këtë.

    Prishtinë/ Beograd/Bruksel, 24 janar 2005
Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 27-01-2005 më 11:49
Edi
Përgjigju Duke Cituar Përgjigju Duke Cituar

  • #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LIRIA NUK DURON KUSHTE



    Shkruan : Xhevat Bislimi

    Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i datës 24 janar 2005, përbën përmbledhjen më të mirë të shqetësimeve ndërkombëtare për gjendjen në Kosovë dhe parashikimin e një «shpërthimi» të ri nëse «Bashkësia ndërkombëtare nuk bënë diçka këtë vit për aspiratat e shqiptarëve për pavarësi». Për dallim nga klasa «institucionale» e Kosovës, e cila gjendjen në Kosovë e sheh të mbjellur me lule, Raporti i GNK-së është i prerë në vlerësimet e tij: «Viti 2005 ose do të sjellë përparim në zgjidhjen e statusit të ardhshsëm që konsolidon paqen dhe zhvillimin, ose ekziston rreziku që Kosova t’i kthehet konfliktit dhe të gjenerojë jostabilitet rajonal».

    E veçanta e këtij raporti është se argumenti më i fuqishëm për tezën dhe propozimin e Grupit të Krizave Ndërkombëtare për njohjen e shtetit të Kosovës me disa kushtëzime janë «trazirat e përgjakshme» të marsit. Emri i atij që dikush vazhdon ta quajë president i Kosovës-LDK-së, edhe pse ky «president» më shumë se kushdo tjetër e ka lakuar fjalën «pavarësi», nuk është përmendur askund. Kërkesa e tij për «pavarësi formale» nuk tërhoqi vëmendjen e botës dhe as nuk e motivoi atë asnjëherë të merret me Kosovën. Sepse ky e kishte me të tallur, prandaj edhe bota tallejë me të, duke e varur kërkesën e tij në bisht të qenit… Ishte populli i Kosovës që me revoltën e tij spontane dhe me kërkesa sado që të paartikuluara e lëvizi edhe njëherë përpara diplomacinë botërore, e cila e lexoi qartë mesazhin e ngjarjeve të marsit 2004, për çështjen e Kosovës. Sipas këtij Grupi gjendja në Kosovë kërkon «shërim» të shpejtë. Kjo merret vesh nga kërkesa që ky Grup i drejton Grupit të Kontaktit (prej gjashtë shtetesh) për të dal «sa më parë që është e mundur me një deklaratë, ku qartë do të ofrohejë një afat kohor për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës…» Tri janë kushtet që propozohen t’i vihen lirisë së Kosovës dhe popullit të saj:

    E para, Kosova do të zotohet në mënyrë eksplicite se nuk do të bashkohet me Shqipërinë apo ndonjë vend apo territor fqinj përveç se në kuadër të integrimeve në BE;

    E dyta, do të ketë një numër gjyqtarësh ndërkombëtarë të emëruar në gjykatat më të larta të Kosovës si dhe palë të caktuara ndërkombëtare do të kenë të garantuar një prezencë që siguron se para këtyre gjykatave të nxjerren çështjet themelore që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave dhe obligimet e tjera të dakorduara dhe miratuara më herët;

    E treta, Kosova do të pranonte një prezencë ndërkombëtare monitoruese - “Misioni Monitorues i Kosovës” - që do t’i raportojë bashkësisë së gjerë ndërkombëtare dhe do të rekomandojë masat gjegjëse nëse Kosova tërhiqet nga zotimet.

    Ana e mirë e këtij raporti është se i propozon Bashkësisë ndërkombëtare që t’i tërhiqet vrejtja Beogradit se «treni po ikën, me ose pa ju». Një përparim tjetër i rëndësishëm është edhe propozimi që ky Grup i bënë Bashkësisë ndërkombëtare (SHBA-së dhe Bashkimit Evropian) për njohjen e sovraniteti të Kosovës edhe nëse nuk pajtohen Serbia dhe Rusia. Kosova nuk mund të mbetet peng i tyre. Më e forta është se raporti u propozon vendeve të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së që ta njohin sovranitetin e Kosovës edhe nëse këtë nuk e bënë (gjë që do të ishte e dëshirueshme) Këshilli i Sigurimit me një rezolutë të veçantë.

    Në qarqet diplomatike ndërkombëtare thuhet se GNK-ja ka ndikim në politikën amerikane, por deri diku edhe në politikën evropiane. Kjo u vërtetua edhe në takimet që u mbajtën në Strasburg dhe Bruksel pikërisht për këtë Raport dhe përkrahja që iu dha propozimeve të paraqitura në të. Kjo përkrahje ka shqetësuar dhe tronditur seriozisht edhe Beogradin dhe politikën e tij shoviniste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht.

    Përsëri kushte për lirinë e Kosovës !

    Prania e një numri të kufizuar gjyqtarësh ndërkombëtarë në gjykatat më të larta të Kosovës dhe prania e një «misioni ndërkombëtar mbikëqyrës» nuk paraqet ndonjë shqetësim për shqiptarët, sepse shteti i Kosovës nuk do të ndërtohet asesi mbi bazën e shtypjes dhe të shkeljes së të drejtave të pakicave kombëtare. Ky shtet dhe shqiptarët përgjithësisht nuk do të ndjekin politikën e mbylljes dhe të izolimit, por do të jenë të hapur për bashkëpunim dhe marrëdhënie miqësore me shtetet fqinje dhe me Bashkësinë Ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

    Kushti tjetër që «shtrëngon» Kosovën «të zotohet në mënyrë eksplicite se nuk do të bashkohet me Shqipërinë… përveç se në kuadër të integrimeve në BE» është mjaft i diskutueshëm dhe do të duhej të ishte i përkohshëm. Bashkimi kombëtar (zgjidhja përfundimtare e çështjes shqiptare) do të duhej t’i paraprinte bashkimit me BE-në. Kjo do të ishte rruga më e natyrshme e përmbylljes së procesit të unifikimit të kombit shqiptar tashmë të formuar si një njësi unike gjeografike, historike, gjuhësore, kulturore, psikologjike dhe gati edhe ekonomike e tregtare. Për hirë të ruajtjes së njëfarë ekuilibri dhe të njëfarë paqeje mjaft të brishtë mund të pranohet (nëse e pranojnë shumica e shqiptarëve) edhe «formula» e bashkimit kombëtar krahas bashkimit me BE-në.

    Çështja e respektimit të pakicave (kuptohet, sidomos e asaj serbe) është çështje (kusht) më shumë politike se sa çështje e lirive dhe të drejtave të pakicave. Plotësimi i këtij kushti është i lidhur ngushtë me «disiplinimin» dhe shtrëngimin e Beogradit. Nëse Beogradi nuk e pranon realitetin e ri, shtetin e Kosovës, atëherë do të vazhdojë avazi i vjetër me pakicën serbe, e cila do të mbetet instrument i politikës shoviniste. Pastaj, që të nis të shkruhet një faqe e re në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, Beogradi duhet t’i kthejë menjëherë kufomat e gjetura deri më tash dhe t’i gjejë edhe të tjerat. Të tregojë se sa kufoma shqiptarësh janë djegur në furrat e ndryshme në Kosovë apo Serbi. Beogradi duhet t’i kërkojë falje popullit shqiptar për krimet dhe plagët (dhunimet, etj.) e shkaktuara gjatë luftës së fundit dhe të paktën për ato të shkaktuara që nga viti 1912 dhe të paguaj për dëmet e shkaktuara gjatë luftës. Kusht «sine qua non» për marrëdhënie «noramle» me Serbinë duhet të jetë edhe respektimi i të drejtave dhe lirive (pa kushte) të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre të pushtuara nga Serbia. Për këtë, nëse bota është e interesuar për paqe dhe qëndrueshmëri të përherëshme, Serbia duhet të detyrohet ose të kushtëzohet.

    Këto ditë e tërë Evropa po kujton holokaustin dhe po nderon viktimat, e barabarisë naziste. Kanë kaluar 60 vjet nga ky tmerr që kishte pllakosur Evropën dhe botën, por kujtesa është ende e freskët, kurse pesha e tij mjaft e rëndë edhe sot e kësaj dite në marrëdhëniet midis popujve dhe shteteve. Parlamenti evropian dhe parlamentet e shteteve të ndryshme vazhdojnë të miratojnë rezoluta dhe deklarata që dënojnë dhunën, terrorin dhe gjenocidin (holokaustin) nazist, sidomos ndaj hebrenjve. Gjermanët vazhdojnë edhe sot t’u kërkojnë falje hebrenjve. Kjo është gjë e mirë. Nuk duhet të harrohet e kaluara nëse nuk duam të na përsëritet. E mora këtë shembull për të dal te çështja e Kosovës.

    Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta ketë parasysh se dhuna, terrori dhe gjenocidi (holokausti) serb në Kosovë, në thelb nuk ndryshonin shumë nga dhuna, terrori dhe gjenocidi (holokausti) nazist ndaj hebrenjve. (Kujtoni djegien e kufomave të shqiptarëve të vrarë nga «nazistët» serbë. Tokat e pushtuara shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi (pas LDB-së edhe nga Maqedonia) janë përplotë me varreza masive të mbushura me shqiptarë të vrarë e të masakruar. Njësoj edhe me dëbimin. Më shumë se gjysma e kombit shqiptar jeton në Turqi dhe në vende të tjera të botës. Vetëm pas vitit 1981 janë detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre (janë dëbuar) rreth 500 mijë (nuk ka të dhëna të sakta, mund të jenë edhe më shumë) shqiptarë që ishin të pushtuar nga serbo-maqedono-malazezët. Këto fakte janë lehtë të verifikueshme nga cilido studjues i huaj i paanshëm. Duke pasur parasysh këtë mur gjaku, që është ngritur pa dëshirën dhe vullnetin e popullit tonë, midis shqiptarëve dhe serbëve, Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të kërkojë (siç po bënë nganjëherë) dhe as të besojë se shqiptarët do ta harrojnë holokaustin, duke fshirë me gomë kujtesën e tyre historike dhe t’i përqafojnë serbët. Ajo që mund të bëhet dhe që duhet të kërkojë e të pres Bashkësia Ndërkombëtare (pas atyre hapave që duhet të bëjë Serbia e që i thamë më lartë) është nxjerrja e ligjeve me të cilat do të garantoheshin pa kushte të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës pa dallime kombëtare, fetare, gjinore, e të tjera. Në këtë kuadër edhe të gjitha liritë dhe të drejtatë për pakicën serbe dhe për pakicat tjera joserbe në pajtim me ligjet dhe standardet ndërkombëtare. T’u ofrohet siguri e plotë dhe të krijohet klimë mirëkuptimi në tërë hapësirën e Kosovës, duke garantuar edhe lëvizje të lirë dhe pa asnjë frikë për cilindo qytetar të Kosovës.

    Mirëpo, Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta kuptojë se këto standarde dhe garanci për pakicat dhe qytetarët e Kosovës përgjithsisht nuk mund t’i arrijë as ofrojë njeriu që nuk ka bërë asgjë për lirinë e tij (lëre më për lirinë e Kosovës), Rugova. Ai që nuk ndjehet në likurën e tij i lirë dhe i sigurtë si mund t’ua garantojë lirinë dhe sigurinë të tjerëve? Vetëm njerëzit që u përpoqën tërë jetën e tyre për lirinë dhe të drejtat e Kosovës mund t’i përmbushin këto standarde dhe kushte. Prandaj, kjo është edhe një çështje tjetër për të cilën duhet të mendojë më thellë Bashkësia Ndërkombëtare, e cila duhet të mbështesë atë klasë politike që u përpoqë dhe vazhdon të përpiqet për ndërtimin e një Kosove demokratike, të lirë dhe të drejtë për të gjithë, pa dallim. Klasa politike që bashkëpunoi ngushtë me regjimet totalitariste të Beogradit dhe e cila ka përgjegjësinë e saj për holokaustin serb në Kosovë e më gjerë duhet të shkojë njëherë e përgjithmonë nga skena dhe ta lerë të qetë Kosovën në rrugën e saj të pushtimit të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit evropian. Kjo klasë me mendësi totalitariste (e veshur në rroba demokratike) ka dhënë prova të mjaftueshme se nuk është e zonja të reformohet, por është e «zonja» ta mbajë peng procesin…

    Shqiptarët e Kosovës me të drejtë po presin me shpresë të madhe vizitën e Kryetarit Xhorxh Bush në Bruksel. Ardhja e tij mund të hap një faqe të re në historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar. SHBA-ja ishte e para që njohu dhe mbështeti UÇK-në dhe luftën e Saj. Ajo angazhoi qindra avionë luftarakë modernë në përkrahje të luftës së UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe. Ta do mendja se ajo do të jetë e para që do ta njohë dhe pranojë edhe shtetin e Kosovës. Bushi e tha edhe në fjalimin e tij (ditën e marrjes së mandatit të dytë) se SHBA-ja do të vazhdojëtë angazhohet për një botë të lirë e demokratike. Besojmë se populli shqiptar gjatë gjithë historisë ka dëshmuar se është në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Populli ynë gjatë gjithë ekzistencës së tij asnjëherë nuk i ka rënë në qafë dhe nuk i ka vënë kushte lirisë dhe të drejtave të popujve tjerë. Prandaj presim që edhe liria e popullit shqiptar më në fund të jetë pa kushte, ndërsa ne të vazhdojmë ta ndryshojmë veten që t’i zëmë ose të paktën t’u afrohemi vendeve dhe popujve të qytetëruar…
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  • #3
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    hajredinaj: pavaresia e Kosoves do te realizohet sivjet

    Pavaresia e Kosoves do te realizohet sivjet. Shume gjera do te kryhen sivjet. Per ne eshte interes jetesor qe Kosova te jete e pavarur, sepse keshtu ndjehemi si ne burg", ka thene kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj per gazeten e Beogradit "Vecernje novosti". Ai shtoi se serbet e kane edhe me keq dhe secili prej tyre deshiron qe Kosova te jete pjese e Serbise. "Une kete e kuptoj. Por e them se edhe per serbet do te jete mire te jetojne ne Kosoven e pavarur", theksoi Haradinaj. I pyetur nese ka provuar te kontaktoje me kryeministrin serb Koshtunica, Haradinaj thote se ka njerez ne ekipin e tij qe jane te ngarkuar te kontaktojne me Beogradin zyrtar. "Ata kane konkaktuar edhe kabinetin e Tadicit dhe te Koshtunices. Nuk dua te flas shume perpara". Edhe pse takimi me Koshtunicen nuk eshte prioritet i ij, Haradinaj thote se eshte i gatshem te te takohet me te gjithe nese ata duan. "Ne jemi te hapur per kontakte me Beogradin, por keta nuk jane dialoge qe i perkasin pavaresise sone. Beogradi do te kete nje rol te caktuar, por qendrimi i tij nuk do te jete vendimtar per pavaresine tone. Bashkesia nderkombetare ne kete rast ka nje rol me te rendesishem", ka thene mes tjerash kryeministri Haradinaj ne nje interviste qe gazeta "Vecernje novosti" e botuar sot.

  • #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pro et Contra, Asgjë e re nga Brukseli - Shkruan : Valon Murati


    Nga info@besiana.de Më 24 Feb. 2005 20:41

    Pro et Contra, Asgjë e re nga Brukseli


    Shkruan : Valon Murati

    1. Mediat tona me të madhe po proklamojnë këto ditë se BE-ja dhe amerikanët kanë ardhur në përfundime se Kosova, më kurrë nuk do të kthehet si në situatën e para vitit 1999. Madje ky është edhe një konstatim zyrtar i dalë këto ditë në konkluzionet e BE-së për Kosovën. Çka nënkuptohet me moskthim në gjendjen e para vitit 1999, këtë askush nuk e shpjegon, e aq më pak ata që e thanë. Ky konkludim i evro-amerikanëve në të vërtetë nuk do as shumë mend për ta komentuar. Gjendja që Kosova ka qenë para vitit 1999 ka qenë e tmerrshme, dhe është e paparamendueshme se diçka e tillë, në këso rrethanash politike, mund të ngjajë prapë në Evropë. Sot në një situatë të tillë, Kosova nuk do të vinte më, madje edhe në variantin ekstrem të kthimit të saj nën Serbi me ndonjë marrëveshje paqësore. Pra nuk është ndonjë zbulim i madh se Kosova më nuk do të kthehet në një situatë të tillë. Problemi qëndron se cili është mesazhi i vërtetë i kësaj deklarate? Cili është raporti i këtij mesazhi me të ardhmen e Kosovës? Sipas këtij mesazhi a do të respektohet vullneti i qytetarëve të saj që vetë të vendosin për të ardhmen e tyre, apo do të vazhdojë politika e status-quos, politika e mosdefinimit të ardhmërisë së Kosovës, përkatësisht të mosdhënies ende të së drejtës për vetëvendosje qytetarëve të Kosovës? Dhe i tillë si është dhënë ky mesazh ka për qëllim që të hutojë opinionin si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, në mënyrë që të dyja palët ta komentojnë sipas mënyrës dhe interesave të veta. Derisa shqiptarët e marrin si sinjal, se janë shtuar gjasat për pavarësi, se moskthim në periudhën e para vitit 1999 do të thotë moskthim nën Serbi, Beogradi zyrtar nga ana vet këtë mesazh e deshifron si moskthim të Kosovës në të kaluarën millosheviqiane, që nuk do të thotë moskthim në Serbinë demokratike (si e vlerësojnë ata). Në të vërtetë kjo deklaratë e dëgjuar aq shpesh në Bruksel, këto ditë ka vetëm një porosi të qartë politike: ne evropianët dhe amerikanët jemi pajtuar prapë që status-quoja duhet të vazhdojë në Kosovë. Që Kosova nuk duhet të kthehet nën Serbi, por as nuk duhet të vendosë për veten e vet.
    2. Bashkësia ndërkombëtare pas ngjarjeve të marsit të vitit të kaluar e kuptoi qartë se çdo kthim i Kosovës nën Serbi do të jetë me pasoja të mëdha për sigurinë rajonale. Normalisht kjo nuk do të thotë se ata qartësuan diçka nga qëndrimet e tyre mbi të ardhmen e Kosovës e as se i sheshuan mosmarrëveshjet në këtë drejtim. Përkundrazi. Megjithatë, për momentin sidomos në kuadër të evropianëve ka konsensus se stabiliteti politik i Kosovës (por edhe ai ekonomik) është i domosdoshëm dhe se në atë drejtim duhet investuar shumë. Stabiliteti i Kosovës është parakusht për stabilitet rajonal, ndërsa stabiliteti rajonal është premisë për integrime në BE. BE nuk ka dyshim se në planin afatmesëm, ashtu edhe siç u deklarua në samitin e Selanikut vitin e kaluar, është e interesuar që rajonin ta integrojë në strukturat e veta. E për ta bërë këtë, stabiliteti është një parakusht jetik. Në kontekstin e problemeve në rrafshin global, por edhe të fuqisë shpërthyese që ka çështja shqiptare, sidomos nëse situata eskalon në IRJM, mundësitë e përhapjes së konfliktit do të ishin të mëdha. Edhe amerikanët favorizojnë një stabilitet në Kosovë. Mirëpo ashtu si evropianët, edhe amerikanët nuk do të nguten të favorizojnë zgjidhje afatgjata politike për Kosovën. Kështu që pajtimi për të vazhduar mbajtjen e status-quos në Kosovë, është i vetmi pajtim i madh për momentin në mes të evropianëve dhe amerikanëve. Vetë deklarimet në Bruksel se amerikanët kanë siguruar evropianët se nuk do të marrin asnjë hap të njëanshëm rreth Kosovës, vërteton tezën mbi pajtueshmërinë evro-amerikane për vazhdimin e status-quos në Kosovë.
    3. Megjithatë, pajtueshmëria për status-quo duhej dhe duhet maskuar ende, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos e kuptojnë realitetin dhe me veprimet e tyre politike të mos e rrezikojnë këtë status-quo. Kështu më herët, u patën shpikur standardet, në mënyrë që të mbahet në shpresë populli i Kosovës, se me realizimin e tyre, do të fillojë të zgjidhet çështja e Kosovës përfundimisht. Këto standarde, të cilat përpunohen vazhdimisht nga ndërkombëtarët, ishin një grackë në të cilat ra tërësisht politika jonë, duke e shpallur prioritet realizimin e tyre. Rrezik se realizimi i tyre mund t’i ngjajë përpjekjeve të Sizifit të dënuar nga perënditë, për të hipur gurin në majë të malit, përpjekje që kurrë nuk u realizua, sepse në majë ai i binte atij nga dora dhe rrokullisej poshtë malit. Realizimi i këtyre standardeve, po proklamohet me bujë se duhet vlerësuar në mesin e këtij viti. Tani në Bruksel e lëvizën pak këtë datë nga mesi i vitit në shtator. Nëse ato janë realizuar, bisedimet për statusin e Kosovës mund të fillojnë thuhet, nëse jo, ato do të shtyhen. Përveç lojës së mundshme me konstatimin e vazhdueshëm se standardet nuk janë realizuar, vetë fillimi i bisedimeve nuk do të thotë asgjë, dhe nuk premton se domosdo ato do të shpien në realizimin e vullnetit të popullit të Kosovës. Politika shqiptare e Kosovës në vazhdimësi trumbeton se këto bisedime, madje në këtë vit do të përfundojnë me pavarësi të plotë për Kosovën. Në kontekstin e rrethanave aktuale ndërkombëtare edhe bisedimet mund të jenë pjesë e strategjisë së status-quos, duke pasur parasysh se shqiptarët të cilido krah nuk pranojnë më pak se pavarësi, ndërsa Serbia nuk do të jetë e gatshme të pranojë zgjidhje për Kosovën jashtë sovranitetit të saj (edhe ky qëndrim i Serbisë favorizohet në funksion të vazhdimit të status-quos nga qarqet ndërkombëtare).



    24/02/2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  • #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hollbruk thotë se Uashingtoni do t'i ndihmojë Kosovës në rrugën drejt pavarësisë

    Romë, 4 maj - Ish-ambasadori amerikan në OKB, Riçard Hollbruk thotë se gjatë kësaj vere një i emisar i Kombeve të Bashkuara do të verifikojë se Kosova i ka përmbushur standardet e kërkuara dhe në këtë mënyrë t'i përmbushë kushtet për të kaluar në çështjet e statusit. Në një tekst autorial në gazetën italiane "Korriera dela sera", Hollbruk thotë se Uashingtoni me Kondoliza Rajsin në rolin e sekretares së Shtetit, do t'i ndihmojë Kosovës në rrugën drejt pavarësisë.
    "Beogradi patjetër duhet të pranojë hapin e rëndë politik: të heqë dorë nga pretendimet mbi Kosovën. Serbët duhet të zgjedhin midis hyrjes në BE dhe luftës për ta kthyer Kosovën. Nëse përqëndrohen në ripushtimin e krahinës së tyre që e kanë humbur, nuk do të arrijnë asgjë. Mirëpo, nëse zgjedhin ardhmëninë në vend të së kaluarës dhe hyrjen në BE, Serbia do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, si shtyllë e realizimit të ëndrrës për qëndrueshmërinë përfundimtare të Evropës Juglindore. Brukseli në çdo rast duhet të vendosë Kosovën si kusht themelor të hyrjes së Serbisë në BE", shkruan mes tjerash Hollbruk.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  • #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Pavarësia e kushtëzuar” mund të imponohet si zgjidhje, nëse palët dështojnë në marrëveshje për ardhmërinë e Kosovës Nëse palët dështojnë të arrijnë marrëveshje rreth ardhmërisë së Kosovës, një opsion tjetër mund të jetë zgjidhja e imponuar bazuar në "pavarësinë e kushtëzuar".

    Nga Tim Judah, Londër


    Gjatë trazirave të marsit në vitin 2004 në Kosovë, kishte shumë vajtime dhe kërcëllime të dhëmbëve ndër njerëzit e përfshirë në çështjet e Ballkanit. Së pari, ata deklaruan se trazirat ishin "një thirrje zgjimi" dhe së dyti, ata deklaruan, "diçka duhej të bëhej".

    Pas këtyre komenteve, disa njerëz mendonin se thirrjet e tyre nuk u dëgjuan dhe herët apo vonë Kosova do t'i rikthehet krizës. Në fakt, këto opinione ishin larg nga e vërteta dhe i gjithë procesi diplomatik për Kosovën ka filluar të lëviz. Pritet të shihet se a do të çojë kjo drejt "statusit final" të Kosovës apo si diplomatët e quajnë "statusi i ardhmërisë".

    Me 27 maj, Këshilli i Sigurimit i KB-së do të shqyrtoj raportin e rregullt të përpiluar nga Misioni i KB-së në Kosovë, por zyrtarisht të prezantuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan.

    Raporti do të shqyrtojë se a është arritur përparim në Kosovë drejt "standardeve", të cilat ky vend duhet t'i përmbush. Këto standarde përfshijnë të drejtat e njeriut dhe minoriteteve.

    Sipas të gjitha gjasave, Këshilli i Sigurimit do të përfundojë se Kosova ka bërë mjaft përparim për ta filluar një shqyrtim më gjithëpërfshirës. Annan atëherë do ta emërojë një të dërguar të posaçëm për shqyrtimin e standardeve. Raporti i këtij zyrtari, nëse do të jetë pozitiv, do ta nisë fazën tjetër.

    Sipas burimeve diplomatike, Annan pastaj do ta emëroj një përfaqësues special për status i cili do ta fillojë diplomacinë në mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje. Ai, apo ajo, duhet të filloj punën në mes të shtatorit, dhe, sipas një ideje përfaqësuesi duhet të ketë tre zëvendës, nga BE-ja, SHBA-të, dhe Rusia.

    Disa emra janë duke u përmendur si kandidatë të mundshëm për përfaqësuesin i cili do të merret me çështjen e statusit. Njëri është Karl Bildt, ish kryeministër i Suedisë, i cili ka përvojë të gjerë në Ballkan.

    Një tjetër është Guiliano Amato, ish kryeministër italian. Megjithatë, të dytë mund të kenë përjashtuar vetveten duke marrë pjesë në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Ballkan, i publikuar kohëve të fundit, i cili propozon pavarësi të Kosovës, nëpër katër etapa.

    Kandidat tjetër me përvojë të gjerë në Ballkan është edhe ish presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari.

    Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së parashikojnë që faza e bisedave diplomatike do të zgjasë gjashtë deri nëntë muaj. Nëse bisedimet vonohen më shumë, ata thonë se procesi do ta humbë ritmin dhe do të zvarritet, posaçërisht pasi autoritetet serbe mund të vonojnë për kohë të papërcaktuar ndonjë zgjidhje e cila mund të jetë e pafavorshme për ta.

    Në përgatitje për biseda, liderët serbë kanë aprovuar formulën "më shumë se autonomi, por më pak se pavarësi". Ata dëshirojnë ta ndalin pavarësinë formale por në të njëjtën kohë duan të japin përshtypjen se ata janë më fleksibil dhe të arsyeshëm se shqiptarët, të cilët haptazi kërkojnë vetëm pavarësi.

    Megjithatë, diplomatët evropian dhe amerikan besojnë se pozita serbe është e paarritshme, pasi shqiptarët sipas të gjitha gjasave do të vazhdonin konfliktin e armatosur nëse Kosova sërish lidhet me Beogradin.

    Një mundësi tjetër është imponimi i zgjidhjes përfundimtare nga ana e Këshillit të Sigurimit, nëse Serbia dhe shqiptarët e Kosovës nuk arrijnë në një marrëveshje të përbashkët. Kjo mund të merr formën e "pavarësisë së kushtëzuar". Kjo zgjidhje nuk do të predikonte kthim nën qeverisjen e Serbisë apo ndarje formale.

    Pavarësia e kushtëzuar gjithashtu mund të kuptoj, për shembull, se derisa Kosova mund të ketë një ulëse në KB, një zyrtar ndërkombëtar, ngjashëm me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, mund të emërohet me fuqi të rezervuara dhe kompetenca për të kundërshtuar nxjerrjen e ndonjë ligji.

    Rajoneve me shumicë serbe dhe minoritete të tjera do t'iu ofrohet një autonomi e gjerë dhe prezenca ndërkombëtare ushtarake do të qëndronte në Kosovë.

    Kjo zgjidhje do të kuptonte se pavarësia e plotë është shtyrë dhe Serbia mund të pohojë se Kosova "nuk është vërtetë e pavarur", pasi ajo do të kishte ndikim në çështje të caktuara, ose në rajonet autonome, apo në përgjithësi, për shembull në fushën e shkollimit në gjuhën serbe dhe mirëmbajtjen e manastireve dhe kishave serbe.

    Në anën tjetër, me sigurimin e simboleve të sovranitetit dhe në të vërtetë pavarësisë, shqiptarët mund të pohonin se Kosova tani ishte në fakt shtet i pavarur, përjashtuar këtu detajet e veçanta kufizuese.

    Çfarëdo zgjidhje e imponuar nënkupton se statusi i Kosovës, pas fazës tranzitore, duhet të rishqyrtohet, për shembull kur i gjithë rajoni do të jetë i gatshëm të anëtarësohet në BE. Me fjalë të tjera, data më e afërme mund të jetë viti 2014.

    Natyrisht, ngjarjet mund të komplikojnë procesin e filluar diplomatik dhe derisa diplomatët e perëndimit shpresojnë se Rusia do t'i bashkëngjitet këtij plani ( në vend të kundërshtimit dhe pastaj injorimit të saj nga vendet e perëndimit kur ato do të njohin pavarësinë e Kosovës), kjo mundësi nuk duhet të përjashtohet.

    Udhëheqësit e Serbisë, në tentim për të ndalur këtë, gjithashtu mund ta refuzojë pjesëmarrjen në proces dhe njohjen e rezultatit përfundimtar.

    Nëse kjo ndodhë, atëherë Serbia rrezikon humbjen e mundësisë për t’i mbrojtur interesat e saja dhe të serbëve të Kosovës.

    Tim Judah është autor i librit Serbët: Historia, Miti dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë, dhe Kosova: Lufta dhe Hakmarrja, të publikuara nga
    Yale University Press.








    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me May 23, 05 | 4:11 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  • #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova dhe akrepat e diplomacisë - Shkruan : Sadri RAMABAJA


    Nga info@besiana.de Më 25 May. 2005 18:41

    Analizë


    Kosova dhe akrepat e diplomacisë

    Brezat e ardhshëm duan paqë dhe prosperim. Shih për këtë akrepat e dilomacisë së Brukselit, kur është në çështje Kosova, nuk mund të kurdisen dhe nuk duhet të kurdisen në Beograd.


    Shkruan : Sadri RAMABAJA

    Beogradi edhe pas publikimit te raportit te Komisionit Nderkombetar për Ballkanin dhe rikthimit të diplomacisë së SHBA-ve ndaj Kosovës dhe rajonit si tërësi, që u promovua me fjalën e Nënsekretarit amerikan të shtetit për çështje politike, Nicholas Burns para komisionit të Kongresit, insiston në ndarjen e Kosovës. Z.Burns në fjalën e tij pa ekuivoket tipike të diplomacisë europiane, u shpreh qartë se ShBA-të kanë përcaktuar disa parime mbi të cilat duhet të bazohet zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, por pa paragjykuar se cili do të jetë ai. Por, për dallim nga Brukseli, Njujorku ia bëri me këtë rast shumë të qartë faktin se për statusin e ardhshëm të Kosovës, Beogradit nuk i është rezervuar farë vetoje e mundshme. Ndërkaq, nga ana tjetër Brukseli, si edhe herave tjera, ngarend për të koordinuar veprimet pas sinjaleve të qarta që erdhën nga Nju Jorku, natyrisht pa hezituar që të marr rolin e violinës së parë, meqë e konsideron këtë çështje si “të brendshme”.

    Insistimi në krijimin e alibive

    Ndërkohë, pas këti qëndrimi të Nju Jorkut zyrtar, jemi dëshmitarë të vënjes në lëvizje të diplomatëve që pretendojnë të “kryejnë shërbime të mira”, me vajtje-ardhjet e tyre në trekëndshin Beograd-Prishtinë-Tiranë. Ndonjërit prej tyre, që duket se i ka ngelur ora prapa, duke shmangur Prishtinën sipas këshillave të Beogradit, njëherë vete në Moskë dhe prej andej turr e vrap merr aeroplanin e parë për Tiranë për ta testuar edhe qeverinë shqiptare para promovimit të alibisë serbe për gjoja rreziqet që paraqet pavarësia e Kosovës, duke preferuar ndarjen e saj si “zgjidhje” të kompromisit historik serbo-shqiptar. Ndërkohë në forumet më të larta të diplomacisë, edhe të vendeve që pretendojnë të bëhen nikoqir i takimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ka filluar që “pa asnjë paragjykim të diskutohet çështja e ndjeshme nëse paqja në Kosovë mund të realizohet sipas modelit të tanishëm të bashkëjetesës etnike apo më shumë përmes ndarjes gjeografike-etnike”!
    Pas krejt kësaj duket se bëhet edhe më e qartë se kush qëndron realisht prapa ndeshtrashave të skenës politike në Serbi dhe Kosovë, të ndërlidhura me tezën për gjoja luftën ndëretnike dhe ndërfetare, që na paska qenë arsyeja bazë e luftës në Kosovë.
    Insistimi në krijimin e alibive për ndarjen e Kosovës dhe lobimi për afirmimin e kësaj teze në prag të fillimit të dialogut Beograd – Prishtinë, më shumë flet për mundësinë e hapjes së kutisë së pandorës për tërë Ballkanin, se sa për dëshirën dhe vullnetin e mirë për gjetjen e zgjidhjeve pragmatiste dhe në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon.
    Në një rast të këtillë qoftë Beogradi, qoftë ata që e mbështesin atë, duhet të logarisin edhe për “pamundësinë “ e bashkëekzistencës së maqedonëve me shqiptarët, pastaj për “pamundësinë” e bashkëekzistencës së serbëve me boshnjakët dhe kroatët, për “pamundësinë” e bashkëekzistencës së turqve qiprioit me grekët qipriot dhe në fund edhe për “pamundësinë” e realizimit të vet projektit me emrin Unioni Europian.
    Mirëpo, nëse diplomacia e një pjese të shteteve të UE-së dhe ajo e ndonjërit prej ishujve të kontinentit e njohur për shërbime të mira, e ka të qartë se vendi i Kosovës është në UE, këtë duket se nuk e ka të qartë Beogradi. Shih për këtë, Beogradi insiston edhe më tej në formulën “më shumë autonomi dhe më pak pavarësi”, duke u thirrur madje edhe në të famshmën akrakadabra (e ngritur mbi trekëndshin e tri E-ve) të ministrit të jashtëm serb. Ndërkaq i fundmi Don Kishot i Ballkanit, Nebojsha Çoviqi, i bie borisë duke kërcnuar këdo e kahdo se, edhe nëse Kosova, mbështetur qoftë në vullnetin e popullit, qoftë në atë të konjuktuarave politike ndërkombëtare, “i shkëputet Serbisë”, “brezave të ardhshëm nuk mund t’ua ndalim ta kthejnë Kosovën”, duke aluduar në luftën që na pret. Kosova, sipas tij, mund të jetë në kuadër të Serbisë, siç është, ose mund të jetë, me probleme shumë të mëdha, në kuadër të Shqipërisë. Alternativë të tretë nuk ka dhe zyrtarët ndërkombëtar këtë duhet ta kuptojnë qartë”, vringëllin shpatën Don Kishoti i Qendrës koordinuese serbe për Kosovën! Kësaj i thonë shkurt: mirupafshim në luftën tjetër!

    Pas formulës as mish as peshk

    Mirëpo, atë që nuk e ka të qartë Beogradi zyrtar dhe sejmenët jo të paktë të kësaj fryme edhe në qendrat europiane, duket se e ka kuptuar koordinatori i Forumit për Marrdhënje Etnike, Dushan Janjiqi, tek grish për ndërgjegjësim opinionin serb për faktin se bashkësia ndërkombëtare brenda një viti “do ta diktojë zgjidhjen për Kosovën”. Janjiqi, si ekspert dhe të tjerët si ai, që e dinë se anëtarë të UE-së bëhen subjektet e të drejtës ndërkombëtare dhe jo krahinat autonome të tipit të epokës së sovjetikëve, e kanë të qartë se cilat janë dëmet që do t’ i shkaktohen serbëve dhe shqiptarëve nëse ky proces shtyhet, nëse pavarësia e Kosovës nuk njihet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm. Ai, shih për këtë, opinionit serb dhe politikbërsve të Serbisë dhe jo vetëm atyre, u tha të dielën e kaluar troq: “Kur vihet nënshkrimi i marrveshjes për hyrje në BE, duhet ta dini se me çfarë territori po hyni”. Insistimi i Beogradit për ndarjen e Kosovës ose shtyrje të procesit është vetëm humbje kohe dhe ushqim për iluzionistët serb, duket se ishte porosia e Janjiqit me këtë rast. Pas katër a pesë vjetëve, nënvizoi ai, Beogradi zyrtar dhe opinioni serb do të ishin sërish para alternativës: ose të pranojnë variantin e Qipros, ose t’ i thonë Ok. pavarësisë.
    Katër a pesë vjetët që do të pasojnë pas formulës as mish as peshk, në kërkim të “dakordimit dypalësh”, do të shkojnë, shih për këtë, në shenjë të përpjekjeve të UE-së për të ushtruar më shumë ndikim në Kosovë dhe rajon. Kosova sërish do t’i shërbejë ndonjërës prej qendrave të Europës si “trampolinë” e mirë për ngritje në parketin e diplomacisë botërore! Ata që do të jenë humbësit më të mëdhj janë qytetarët e Kosovës. Natyrisht humbës do të jenë edhe qytetarët e Serbisë tashmë të lodhur nga ecja e proceseve në stilin e gaforres. Ndërkaq shqiptarëve nuk u mbetet tjetër, pos të dëshmojnë se edhe ajo fazë do të shfrytëzohet për krijimin real të mekanizmave shtetror, duke ua bërë të qartë që në start ashdaunëve të UE-së, sado autokrat qofshin, se nuk do të mund të ndalin procesin e pavarësisë së Kosovës. Nëse ky fakt real kuptohet tashti dhe nga të gjitha palët, si proces dialektik i pashmangshëm, si akt i panegociushëm për palën shqiptare, meqë kemi të bëjmë me kompromis në vetvete, duke pas parasysh se shqiptarët për hirë të procesit historik nëpër të cilin po kalojnë, po shtrëngohen “të heqin dorë” nga e drejta për krijimin e shtetit-komb, nëse ky fakt kuptohet si proces politik nëpër të cilin kanë kaluar fqinjët e tyre dhe sivëllezërit tjerë në kontinent, dhe tumiret brenda fazës së parë të bisedimeve, përfitues do të ishin të gjtha palët, para së gjithash populli serb dhe ai shqiptar, tashmë të lodhur jo vetëm nga klasa e tyre politike, por edhe nga “shërbimet e mira” të diplomacisë së një lagjeje të UE-së. Përfitues në këtë rast, mund të konkludohet fare lehtë, do të ishte edhe Brukseli, meqë duke i dhënë fund procesit të zhbërjes së Jugosllavisë, do të mund të përqëndrohej në objektiva tjerë më të rëndësishëm, si bie fjala në atë të reformimit të OKB-së, ku kontinenti edhe më tej vazhdon të prezentohet nga “dy violina” të paakorduara me njëra – tjetrën dhe jo rrallë edhe nga kakonia që shkakton , pastaj në ndërtimin e një strategjie për të qenë në rrafshin global etj, ku shumëllojshmëria e violinave të Brukselit zyrtar është bërë hendikep i lloit të vet. Akrepat e dilomacisë së Brukselit, kur është në çështje Kosova, nuk mund të kurdisen dhe nuk duhet të kurdisen në Beograd.
    _______________


    P.S. Kjo analizë është publikuar në FAKTI, më 25 maj 2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  • #8
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    PRISHTINE (30 Maj ) -Kryeadministratori i Kosoves Soren Jesen Petersen u shpreh sot se Keshilli i Sigurimit i OKB-se e ka bere te qarte se e ardhmja e Kosoves eshte ne duart e qytetareve te saj. Sipas tij kjo eshte e mundur me plotesimin e standardeve te parashikuara prej bashkesise nderkombetare. Ai u shpreh se KS e ka vleresuar progresin e arritur ne Kosove, por eshte kerkuar te behet edhe me shume. "Angazhim edhe me i madh eshte kerkuar ne mbrojtjen e te drejtave te pakicave dhe kthimin e te zhvendosurve, te cilat jane cilesuar si dy pikat me te rendesishme". Keto komente Petersen i beri pas kthimit nga Nju Jorku ku raportoi per gjendjen ne Kosove. Shefi i Unmikut tha se sekretari i pergjitehsem i OKB, Kofi Anan, gjate kesaj jave do ta beje publik emrin e te deleguarit te tij te posacem per standardet, te cilin do ta dergoje ne Kosove per vleresimin e standardeve. Qeveria e Kosoves ka pershendetur vendimin e Kofi Anan duke e quajtur ate si nje sukses te institucioneve te ketij vendi. Qeveria dhe institucionet tjera thone se eshte arritur te permbahet kursi i parashikuar megjithe veshtiresite e shumta. Kreret e Qeverise besojne se me ardhjen e te deleguarit te posacem do te filloje edhe procesi i percaktimit te statusit te Kosoves. Emri me i lakuar ne mediat e Kosoves per kete post eshte diplomati norvegjez, Kai Eide, i cili per tete jave te qendrimit ne Kosove do te hartoje nje raport per nivelin e zbatimit te standardeve. Ne rast pergjigje pozitive, pritet hapja ne vjeshte e procesit te zgjidhjes se statusit perfunditmar te Kosoves. em/em (Radio Kosova/Balkanweb)

  • #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Analisti Karpenter mbi procesin për statusin përfundimtar të Kosovës

    Analisti Karpenter mbi procesin për statusin përfundimtar të Kosovës


    Uashington (SHBA), 02.06.2005 / TN / Zëri i Amerikës / Ardita Simiçia

    Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns theksoi javën e kaluar se në Kosovë është realizuar një përparim i tillë që e mundëson fillimin e negociatave për statusin përfundimtar. Zoti Burns i bëri komentet në një konferencë të organizuar në Bruksel nga shoqata Freedom House dhe Fondi Amerikan Marshall, ku shprehu besimin se negociatat do të fillojnë në vjeshtë të këtij viti.

    Nënsekretari i Shtetit Burns foli për një ofensivë diplomatike amerikane, e cila ka tre synime në Ballkan: të nxisë procesin për statusin përfundimtar të Kosovës, të nxisë një bashkim përfundimtar të Bosnje-Hercegovinës, si dhe të shtojë bashkëpunimin e Serbisë dhe Malit të Zi me gjykatën e Hagës për krime lufte. Këto çështje, Bosnja, Kosova dhe Serbia, tha zoti Burns, janë thelbi i procesit të demokratizimit në Evropë. Ne kishim të ftuar në studion tonë analistin Ted Carpenter, Zëvendës-Drejtor i Institutit Cato për Studimet mbi Politikat e Jashtme dhe ato të Mbrojtjes në Uashington për të diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme lidhur me statusin e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Zoti Karpenter, sa të vështira pritet të jenë këto negociata?

    Ted Karpenter: Nuk mendoj se do të ketë një proces të mirëfilltë negociatash. Vendimet me peshë janë marrë tashmë, mendoj unë, në Uashington, Paris, Berlin dhe Londër dhe këta janë lojtarët e rëndësishëm në këtë proces. Ata kanë vendosur me sa duket që zgjidhja të jetë pavarësia e Kosovës, ata nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike, por të gjitha shenjat tregojnë se po ecet në këtë drejtim dhe mendoj se ata do të përcaktojnë një afat kohor për pavarësi të plotë.

    Zëri i Amerikës: Administrata e presidentit Bush paraqiti disa ditë më parë një strategji të re ndaj çështjes së Kosovës. Cfarë hapash mendoni se do të marrë në muajt e ardhshëm administrata për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

    Ted Karpenter: Administrata e presidentit Bush synon të lejojë vendet e Bashkimit Evropian të marrin udhëheqjen në këtë proces. Ata kanë mbajtur këtë qëndrim që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Shtetet e Bashkuara kanë pasur përparësi të tjera dhe çështjet e Ballkanit nuk kanë qenë aq të një dore të dytë, por të dorës së tretë thuajse. Bashkimi Evropian dëshiron të marrë udhëheqjen dhe Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të mbështesin çdo lloj zgjidhjeje që propozojnë evropianët. Mendoj se është e qartë se ata kanë zgjedhur pavarësinë. Pyetja që ngrihet tani janë etapat kohore nga do të kalojë procesi. Mendoj se këto etapa mund të jenë temë negociatash, si dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore të pakicave. Por rezultati përfundimtar nuk është më në pikëpyetje.

    Zëri i Amerikës: Megjithë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që sic thoni edhe ju ka shenja të qarta se janë pro pavarësisë së Kosovës, Beogradi vazhdon të insisitojë në një formulë zgjidhjeje 'më pak se pavarësi, më shumë se autonomi'. Ndërkaq, shqiptarët e Kosovës këmbëngulin për pavarësi të plotë. A mund të gjendet një kompromis ndërmjet këtyre dy qëndrimeve?

    Ted Karpenter: Nuk mendoj se është e mundur të gjendet një kompromis ndërmjet autonomisë, sado e zgjeruar qoftë ajo dhe pavarësisë. Një vend mund të jetë ose i pavarur ose jo i pavarur. Një pavarësi e pjesshme është njësoj si të thuash se dikush është pak shtatzënë. Nuk është një strategji e realizueshme. Beogradi duhet të pranojë një rezultat shumë të hidhur për të. Në Serbi ka edhe elementë demokratë që ndjehen shumë të zhgënjyer nga procesi që është ndjekur dhe këto ndjenja ka të ngjarë të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Pavarësisht nga fjalët që thuhen, shqiptarët e Kosovës nuk mendoj se do të pranojnë asgjë më pak se pavarësia. Nuk mund ta imagjinoj dot një Kosovë që të jetë Taivani i Ballkanit, e cila të gëzojë pavarësi në çdo aspekt përveç emrit dhe të mos gëzojë njohje ndërkombëtare si shtet i veçantë. Komuniteti ndërkombëtar nuk do ta mbështesë një status të tillë që ushqen probleme të tjera.

    Zëri i Amerikës: Qarqe të ndryshme politike në Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se zgjidhja përfundimtare e cështjes së Kosovës dhe e të gjitha problemeve në Ballkan do të vijë me integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Por ky proces mund të zgjasë për vite e ndoshta edhe dekada. Cfarë tiparesh do të ketë administrimi i Kosovës gjatë kësaj periudhe që i paraprin pavarësisë dhe integrimit në BE?

    Ted Karpenter: Mendoj se është e qartë që si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga fuqitë kryesore të Bashkimit Evropian, çështja e pavarësisë nuk shihet si një problem shumë parësor, pasi të gjitha njësitë administrative në Ballkan do të inkuadrohen në Bashkimin Evropian. Kjo strategji dukej pak a shumë me vend para se Franca të hidhte poshtë kushtetutën e Bashkimit Evropian. Pas kësaj vote, zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian është vënë seriozisht në pikëpyetje. Nëse Kosovës i njihet pavarësia, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të kërkojë ndoshta 15-20 vjet nëse flasim me optimizëm, prandaj përcaktimi i statusit të pavarësisë bëhet në këto kushte edhe më i rëndësishëm se më parë.

    Zëri i Amerikës: Një pyetje që lidhet me referendumet e fundit mbi kushtetutën e Bashkimit Evropian. Në qoftë se vende si Franca nuk pranojnë të dorëzojnë një autoritet gjithnjë e më të madh në duart e Brukselit, si mendoni se do të ndikojë nacionalizmi në Ballkan në integrimin e këtij rajoni në bllokun evropian?

    Ted Karpenter: Pas votës së Francës ndaj kushtetutës evropiane, kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Nacionalizmi duket se është shndërruar në një forcë edhe më të madhe në Evropë në shekullin e 21-të se sa ç’e kishin parashikuar arkitektët e bllokut evropian. Mendoj se nëse vendet evropiane, të cilët janë përfshirë në këtë proces integrimi për afro gjysmë shekulli mbajnë një qëndrim të tillë, ky sens nacionalizmi ka të ngjarë të jetë edhe më i fortë në vendet e Ballkanit.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  • #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berns: Pas 6 vjetesh populli i Kosoves meriton te dije se cila do te jete e ardhmja e tij
    Lajmi i ores 11:10 AM



    LONDER (8 Qershor ) -"Status kuoja gjashtevjecare e Kosoves eshte thjesht e paqendrueshme. Gjashte vjet pas perfundimit te luftes, populli i Kosoves e meriton te dije se cila do te jete e ardhmja e tij dhe ne mund t'i ndihmojme". Keshtu kadeklaruar nensekretari amerikan i Shtetit Nikolas Berns dje ne Londer para nisjes ne turneun e shkurter ballkanik. Kur eshte fjala per rrugen qe duhet ndjekur per statusin e ardhshem te Kosoves, diplomati amerikan tha se Evropa dhe SHBA-te qellimisht nuk kane deshiruar te percaktojne statusin e Kosoves para se palet e interesuara te ulen prane tryezes se bisedimeve. "Ato duhet te percaktojne te ardhmen e vendit te tyre, por nje gje e dime: status kuoja qe aktualisht mbreteron ne Kosove absolutisht nuk eshte e qendrueshme", tha Berns "Kombet e Bashkuara, kur te vije koha, do te konvokojne bisedimet ne te cilat duhet te kycet edhe Evropa edhe SHBA-te. Tashme kemi thene se Ballkani ka kohe qe kane qene ne plan te dyte sepse ne nderkohe vemendjen e vendeve tona e kishin preokupuar ngjarje te shumta dramatike ne bote. Tani eshte momenti qe te kthehemi ne Ballkan dhe t'i japim fund punes qe aq mire e filluam ne mesin e viteve nentedhjete", tha Berns. Berns vleresoi se progresi qe eshte arritur ne permbushjen e standardeve ne Kosove perfundimisht hap dyert e ndryshimit te politikes se gjertanishme. "Mendoj se tani eshte realizuar nje progres i mjaftueshem ne realizimin e standardeve te caktuara dhe se tema te cilen duhet trajtuar eshte: standardet dhe statusi". Sipas fjaleve te nensekretarit Berns, Uashingtoni tashme ka marre vendimin per shkallen e permbushjse se standardeve ne Kosove. "Qeveria ime konsideron se ne permbushjen e standardevee eshte arritur progres i mjaftueshem dhe nese Kai Aide vjen ne perfundim te njejte, do te inkurajojme sekretarin e pergjithsheem Kofi Anan qe diku gjate vjeshtes te konvokoje bisedimet per statusin", tha Berns. db/db (QIK/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  • Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

    Tema të Ngjashme

    1. Adem Demaçi
      Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
      Përgjigje: 309
      Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
    2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
      Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
      Përgjigje: 451
      Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
    3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
      Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
      Përgjigje: 334
      Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
    4. Kush jane vrasesit?
      Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
      Përgjigje: 17
      Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

    Regullat e Postimit

    • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
    • Ju nuk mund të postoni në tema.
    • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
    • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
    •