Ushtria serbomalazeze vret një të mitur shqiptar
Preshevë, 7 janar (presheva.com) – Rojet kufitare të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi kanë vrarë të premten Dashnim Hajrullahun (16 vjeç) nga fshati Rahovicë të komunës së Preshevës. Viktima është vrarë rreth orës 13.30 në Miratoc, buzë vijës kufitare të Serbisë dhe Maqedonisë. Dëshmitarët kanë pohuar për « presheva.com » se viktima është qëlluar me armë zjarri mbi 500 metra brenda territorit të Serbisë. Ata kanë shtuar se pjesëtarët e ushtrisë serbomalazeze kanë shtënë mbi Dashnim Hajrullahun pa paralajmërim dhe se pas vrasjes së tij e kanë tërhequr kufomën afër vijës kufitare. Në mbrëmje, në shenjë revolte, qindra qytetarë janë tubuar në vendin e ngjarjes dhe në shkollën e fshatit Miratoc. Përfaqësuesit politikë shqiptarë e kanë dënuar aktin duke e cilësuar njëzëri si një vepër makabre e cila ngjallë pasiguri në rajon. « Kjo vrasje është rezultat i militarizimit të skajshëm të rajonit nga ana e forcave serbe dhe ndikon negativisht në stabilitetin e Luginës së Preshevës », deklaruan para masës protestuese liderët politikë vendorë. Të premtën në mbrëmje, ndonëse nëpër rrugët e qytetit të Preshevës vërehej prezencë e shtuar e forcave të policisë serbe, gjendja dukej e qetë.
Si përgjigje ndaj vrasjes së Dashnim Hajrullahut, të shtunën, Kuvendi Komunal i Preshevës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme. Bashkësia Lokale e fshatit Miratoc ka paralajmëruar po ashtu mbajtjen e një proteste gjatë pasditës të së shtunës në Preshevë.
Që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës, në maj të vitit 2001, Dashnim Hajrullahu është viktima e dytë shqiptare e rojave kufitare serbe të cilat janë të dislokuara në Miratoc, përgjatë kufirit të Serbisë dhe Maqedonisë.
Foto,femiju qe u vra nga forca sllave....
![]()
Krijoni Kontakt