Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Penelopa i kuptonte natyrshėm kėto gjėra dhe ndjente keqardhje kur pėrfytyronte se si do tė skuqej deti nga gjaku i ri i pretendentėve. Mė sė fundi qilimi gjigand ishte pothuajse gati. Kish mbetur pa pėrfunduar vec njė pjesė : rrugica e vjetėr qė tė shpinte te limani i ishullit, pikėrisht aty ku pas pak ditėsh legjendarėt do tė shkelnin pas njėzetvjetėsh dhe ato, gratė e tyre besnike, do t’i mbulonin me puthje, kurrora ullinjsh dhe me njė re tė purpurtė justifikimesh qė ndoshta do t”u hynte nė punė pėr tė davaritur nga vėshtrimet e syve tė tyre pyetjen qė nė kėtė kthim tė jashtėzakonshėm ata do t’ua bėnin me tė drejtė: “C’ishte ajo turmė djelmoshash tė bukur e aspak trima qė kish marrė guximin t’ua ndalonte kthimin praėn brigjeve tė shumėdėshiruara tė atdheut tė tyre?”.
    Dita e kthimit kish ardhur mė nė fund. Legjendarėt e thinjur e me trupat plot blana plagėsh mė sė fundi ishin nė shtėpitė e tyre.
    Askujt nuk i ra nė sy qilimi gjigand. Ndoshta e kishin harruar. Ndoshta edhe ngaqė fallxhori kish vdekur. Dinaku sykaltėr,zot i vendit, e kish parė me indiferencė atė masė jeshilen qė kish mbuluar tėrė qytėzėn. Aq i bėnte pėr tė. Tani para tij ndodhej Penelopa dhe njė djalosh i bukur qė aq shumė i ngjante atij.
    Kishin shumė gjėra pėr tė thėnė. Shumė gjėra pėr tė dėgjuar. Shumė gjėra pėr tė heshtur.
    Ai nuk kishte nevojė pėr shumė gjėra nga ajo tani. Thjeshtė pak heshtje dhe njė shplodhje tė verbėr mbi gjinjtė e saj.
    Mė pas ,pasi kishin bėrė dashuri si dy tė porsanjohur tėrė epsh e kėrshėri pėr atė pėrzjerje tė llahtarshme gjuhėsh , buzėsh, trupash e gjymtyrėsh , nuk e kishin ndjerė tė nevojshme tė pyesnin pėr asgjė. As pėr t’u pėrgjigjur.
    Mbretėresha kish dashur ta pyeste nėse i kish pėlqyer qilimi gjigand, por sa herė qė e kish cuar pyetjen ndėr mėnd kish ndjerė heshtjen e tij ta pushtonte,ta dėrmonte e ta thėrmonte tė tėrėn nė copėza tė vogla, nė grimca infantile tė paafta pėr tė belbėzuar qoftė edhe njė fjalė…
    Pas tėrė atyre viteve tani ndjehej i lumtur.Mungesa e lumturisė sikur e kish cmėsuar me tė pranuarit e faktit tė thjeshtė qė me tė vėrtetė ai duhet tė ishte i lumtur. Ish kthyer nė shtėpinė e tij, pranė gruas cuditėrisht aq e freskėt,pranė djalit qė s’e kish njohur kurrė nė atdheun e tij.
    Kthehej nga legjenda e ndoshta prandaj nuk e ndjente nevojėn e lumturisė qė mesa dukej ishte krijuar pėr njerėzit e rėndomtė.
    Penelopa si t’ia kish kuptuar mendimet dinakut ish ndjerė fillimisht e lumtur. Mė pas lumturia i ish shfaqur si dicka e ngjashme me qilimin gjigand nė ngjyrė jeshile qė pas kaq vitesh punė tė lodhėshme ( angari e shpirtit ) ish shpėrblyer me mosvėmėndje. Lumturi e gjelbėrt e mospėrfillur.
    Pėrsėri kish dashur tė fliste dicka. Ta pyeste tė zotin e ishullit, t’i tregonte dicka interesante qė sytė e tij tė hiqnin atė ngricė legjende. Donte qė me cdo kusht ai ta pyeste, t’i kėrkonte sqarime pėr atė turmė djaloshėsh qė kish tentuar t’i ndėrpriste kthimin, nė mėnyrė qė ajo tė kish mundėsi tė pėrdorte justifikimet dhe gėnjėshtrat njėzetvjecare, tė njėjta nė moshė me qilimin gjigand.
    Kur e pa se prijėsit asgjė nuk i bėnte mė pėrshtypje, madje as i biri, ndjeu njė nevojė tė tmerrshme pėr t’i treguar gjithshka. Atij qė s’i bėnte pėrshtypje asgjė nė mbretėrinė e tij le t’ia kthente shkėlqimin e syve, inatin dhe zemėrimin e vėrteta qė do tė dilte nga goja e saj…
    Ndaj edhe i rrefeu gjithshka. Ish ndjerė e lehtėsuar dhe prej tij donte vec njė reagim, dicka qė le t’i ngjante edhe ndėshkimit, torturės apo vdekjes. Mjaft qė tė ishte e njeriut dhe prej njeriu. Mjaft qė ta bėnte atė burrė legjendar edhe njė herė njeri, tė ndjeshėm e tė mėncur, tė ashpėr dhe mizor. Si dikur, njeri dhe prijės njėkohėsisht.
    Ai e kish dėgjuar i palėvizur rrėfimin e saj. Pastaj kish ecur ca hapa nėpėr rrugicėn e gjelbėrt ,pėr tė ndaluar mbi njė shkėmb buzė detit, me vėshtrimin e tretur larg, shumė larg,nė njė horizont qė si edhe ai i pėrkiste legjendės.
    Penelopa ish kthyer nė dhomėn e saj.
    Ishte njė mbretėreshė e kėnaqur dhe njė grua e palumtur. Pėr herė tė parė ndjeu qė asgjė s’kish rėndėsi nė kėtė botė pėr sa kohė qė ekzistonin heshtja, fjala dhe legjenda.
    Kthimi dhe moskthimi, kėto dy ide qė e kishin torturuar netėve tė pafundme iu dukėn dy gjėra bajate, ndoshta tė keqpėrdorura.
    Mendja i shkoi te fallxhori i vdekur.
    “ C’gjė mund tė bėjė gruaja ime pa u mėrzitur?”.
    “ Cdo gjė ,imzot, pėrvec pritjes! “.


    ( FUND )
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te lumte penda maestro..!

  3. #13
    Me pelqeu ky versioni i ri i "odisese" ....shkruar bukur Crazy
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #14
    Une do e kisha dashur gjoja disi me heroiko-komik fundin.
    A ka varjant te dytė autori?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #15

    (me pullė vishnje)

    Akti i fundit- Kthimi nė Itakė

    Si do tė jetė Itaka vallė tani? Do tė ketė ndryshuar ndopak? Mbretin e tyre e mbajnė mend ende vallė? Po pėr tė pritur e pret kush apo e kanė zėnė pėr tė vdekur? … Meditonte Odiseu prej bashit tė anijes me vėshtrimin qė i tretej diku larg nė horizont.

    Nė port porsa u ankorua njė anije qė kishite njėzet vjet pa u parė nė atė ishull. Prej saj zbritėn dy duzina me lypėsa qė ishin maskuar si ushtarė tė maskuar si lypėsa. Pasi zbritėn tė gjithė kryelypėsi i maskuar si mbret i maskuar si kryelypės i mblodhi tė tjerėt rreth vetes dhe u foli:
    -Unė po hyj fshehurazi nė pallat sepse dua tė shoh atė qė ėshtė dhe jo atė qė duan tė mė tregojnė. Ndaj do tė vete i maskuar kėshtu si jam qė tė mos mė kuptojnė se kush jam. Tė njėjtėn gjė u rekomandoj tė bėni dhe ju kur tė shkoni nė shtėpitė tuaja. Por mė parė enduni ca nėpėr agora qė tė keni idenė sa mund tė kenė ndryshuar gjėrat. Hajde shpėrndahuni tani…

    Nė pallat hyri dikush duke bėrtitur:
    -Po vijnė, po vijnė… Vrapin e ndali tek kėmbėt e Pene Lopės. Zonja Pene, po vijnė! I pashė me sytė e mi kur zbritėn nga anija… Pene Lopa brofi rrėmbimthi nė kėmbė prej fronit, pėrplasi fort dy herė shuplakat, dhe thirri me tė madhe:
    -Tė dashur Itakarė dhe Itakare filloni pėrgatitjet sipas planit! Me sa duket ishte e vendosur t’i shpėtonte tė gjithė e gjithēka.

    Pasi u end njė copė herė nėpėr agora Odiseu mori pėr nga pallati i tij. Si dhelpėr e madhe qė ishte, pėr siguri, kishte varur nė qafė dhe njė tabelė ku kishte shkruar: “mos m’a vini re jam njė lypės i zakonshėm”. Ndėrsa ai ngjiste shkallėt e pallatit qė tė shpinin pėr nė sallėn e madhe ku ndodhej froni atje sipėr pėrgatitjet kishin pėrfunduar dhe tė gjithė prisnin tė hynte nga ēasti nė ēast. Porsa nė hyrje tė sallės u shfaq figura e njė lypėsi dikush vuri dy copa dėrrase mu pėrpara fytyrės sė tij dhe thėrriti me tė madhe:
    -Kthimi i Odisesė nė pallat. Prova e parė. Xhirim! Dhe pastaj i pėrplasi fort me njėra-tjetrėn. Odiseja shqeu sytė. Njė burrė qė qėndronte pėrpara Pene Lopės sė ulur nė fron i foli asaj me zė tė lartė:
    -E dashur Lopkė… Por ajo e ndėrpreu nė mes dhe i kėrciti njė dackė turinjve.
    -Idiot! Mos pėrdor pėrkėdheli tė tilla se do tė na kuptojė. Pėrmbaju skriptit! Pastaj pėrplasi shuplakat dy herė lart nė ajėr dhe bėri me shenjė qė tė fillonin pėrsėri nga e para. Dy rojet qė qėndronin tek kolonat e hyrjes e kapėn pėr krahu lypėsin e shtangur dhe e nxorėn jashtė. Pas pak njėri prej tyre zgjati kokėn dhe i bėri me shenjė tė hynte pėrsėri. Odisea u dha edhe njėherė pėr nga hyrja njė kur palė duar ia nxorėn pėrsėri ato dy dėrrasat m'u para fytyrės dhe thėrritėn me tė madhe:
    -Kthimi i Odisesė nė pallat. Prova e dytė. Xhirim! Dėrrasat u pėrplasėn e kėrcitėn sėrish thatė.
    -Sa shumė ndryshokan zakonet e traditat pėr njėzet vjet, mendoi me vete. Ai burri qė qėndronte pėrballė Pene Lopės sė ulur nė fron i hodhi njė sy pėllėmbės sė majtė sikur lexonte diēka nė tė dhe filloi tė ligjėrojė pėrsėri:
    -Fort e nderēmja mbretėreshė
    Tė ėshtė bėrė leshi lesh
    Gjithė burrnia kėtu ėshtė mbledhė
    Njėrit prej nesh sot t’ia rrėfesh.
    Odiseu tė ka vdekė
    Hiqe drynin nga ato brekė
    Ka ardh moti njat lesh me pre
    Me gėzue dhe ti dhe ne.

    Edhe Pene Lopa i pėrgjigjet:
    -Njat lesh pėrditė unė e pres vetė
    E thur qilim edhe tapet
    Thur qilim pėr Odisenė
    Qi asht udhės edhe po vjen.
    Edhe bash po ua rrfen.

    Nė sallė u dėgjuan mėrmėritje tė cilat pushuan menjėherė porsa dikush tjetėr qė mbante njė copė letėr pėrpara filloi tė flasė:
    -Mos e prit ma Odisenė
    Njaj as ka ardh e as po vjen
    Pene Lopė moj, sot ka ardh moti
    Kush prej nesh asht ma i zoti
    E meriton me u ul tek njaj froni
    Ene ty me t’marrė ke prehni
    Me vu dorė tek njaj veni
    Ku s’ka shkel kush tash njėzet vjeti
    Bash atje flen tanė lezeti.

    Kthen Pene Lopa:
    -Dua kohė bre me u mejtue
    Kėt qilim un pa e mbarue
    Gjegje kuj s’kam me i kthye.
    Edhe rrėfeu me gisht nė drejtim tė njė cepi tė qilimit ku mungonte njė thek.

    Njė burrė me mustaqet tė shkuara tre herė rreth veshit bėri pak pėrpara e foli:
    -Ky qilim asht i mbaruem
    Tash po kqyr e veē njaj cep
    Paska mangut veē nji thek
    Bash po e hek unė prej mustakut
    Po t’ia nxjerr fundin merakut.
    E po pate ma ven bosh
    Unė lesh e kam nji kosh
    Qi’ prej kamve deri n’gjoks.

    Si tha kėto fjalė e preu cepin e majtė te mustaqes sė djathtė dhe e vuri atje ku mungonte xhufka e fundit e qilimit. Njerėzia pėrqark zgjatėn qafat gjoja pėr tė parė se kush lesh nxinte mė shumė, ai i qilimit apo ky i xhufkės. Thua nuk i kishin parė kurrė mė parė ato leshra tok. Atėherė Pene Lopa u ēua prej fronit dhe foli me njė ton solemn:
    -Mirė pra burra kam ra ngushtė
    Ky majmuni ma ka futė
    Edhe menia asht tue m’u mbush
    Porse unė e kam nji kusht.
    Nji kto palė shalė qi’ fort janė myll
    Bash njizet vjet kan zanė boll myk
    Kush prej jush mujtet me i hapė
    Ēfarė po m’lypni njaj ka me e pasė.

    U rreshtuan tė gjithė pretendentėt pėpara Pene Lopės sė ulur nė fron dhe filluan tė provonin me radhė takatin e tyre. Shtrėngohu njėri, gulēo tjetri, me kapje e stile nga mė tė larmishmet. Bile dy prej pretendentėve thyen edhe rregullat e lojės duke bashkuar forcat e tėrhequr secili nga njė shalė. Por mė kot. Nuk paskėsh qėnė e thėnė tė hapeshin ato shalė… Pas stėrmundimit mund tė qėllonte qė ndonjė prej pretendentėve tė lodhej aq shume sa tė binte i kėputur me fytyrėn tė ngjeshur fort pas prehrit tė Pene Lopės dhe rrinte e qante nga pak si pėr t’i dhėnė dhe lamtumirėn e fundit. Shumė burra e provuan dhe dėshtuan… radha pothuaj kishte vajtur pėrgjysmė kur afrohet dhe Odiseu.
    Dikush e shtyu lehtė.
    -Po ti lypės ēfarė kėrkon?
    -Ja t’ia lyp njėherė dhe unė lypesi. Sa u bė gati tė hapte gojėn pėrsėri kur dikush nga prapa i zgjat njė pusullė papirusi dhe i pėshpėrit nė vesh:
    -Lexo kėtė!
    -Hej bela sa paskan ndryshuar traditat, tha pėrsėri me vete. Qėroi zėrin me njė “hėng hėng” dhe nisi tė lexojė me tė lartė: Shtatėmbėdhjetė tonelata me pilula, nėntė karroca me prezervativa, njė laptop tė ri pėr Tele Makun, dyzeteshtatė rrota me filldispanjė pėr tanga se ato prej peri grisen kollaj, pesėqind kamxhikė, blerja e domaineve: OOO.hot-itaka.gov, si dhe OOO.lezet-yrysh-itaka.ohoho ... Penel Lopa thirri e tmerruar:
    -Na ore gomenj se i keni dhėnė listėn e shpenzimeve mujore tė pallatit. Njė palė duar nga pas ia zhvatėn Odiseut papirusin qė mbante pėrpara dhe i dhanė njė tjetėr. Kruajti zėrin pėrsėri dhe vazhdoi tė lexojė me tė njėjtin ton solemn:

    Njikto shalė mor tė shkretė
    Na e kanė veē nji sekret
    Duhen ngroh njaty nė mes
    E sekreti s’ėshtė tek fuqia
    Por tek gjuh’ mavri lėvrija.

    -Hapu qė aty se do t’a provoj unė u ngut njėri nga radha. Vuri gjuhėn atje edhe e lėvriu aq shumė sa nuk kish mė fuqi t’a fuste brenda e i mbeti jashtė pėr njė kohė tė gjatė. Pene Lopa bėri si bėri, u shtrembėrua paksa nė fytyrė, por shtrėngoi dhėmbėt fort e u pėrmbajt.
    -Tė vazhdoj unė? Tha Odiseu. Askush nuk foli kėshtu qė ai vijoi mė tej:
    -Se rruga e hunit kalon prej trunit...
    -Hapu Susam, bėrtiti dikush andej nga fundi.
    -Jo, jo. Passwordi ėshtė:
    Moj e ėmbla zanė e pellgut
    Shiqo ē’zjarr m’i hodhe jevgut
    Qi’ varej si loti i shelgut.
    Tash po m’ka shumė vapė prej zhegut
    Pėr njat’ pjeshk e pėr kėt rrush
    Shpejt pra hiqe njat brekush!

    Dhe mrekullia ndodhi, shalėt qė kishin njėzet vjetė pa u mbyllur bėnė sikur u hapėn me vėshtirėsi njimend po i lėvizte njė makara e padukshme.
    -Ky ėshtė Odisea... ky ėshtė Odisea. O burra t’a vrasim. Briti turma e pretendentėve dhe iu sul. Por Odisea tashme e kishte ngrohur mirė bigėn e hapur aq shumė sa qė ishte kthyer nė hark. Nxori shigjetėn e tij tė pagabueshme qė e mbante tė fshehur nė poture, e vuri nė mes tė harkut, dhe ia mati valės sė parė tė pretendentėve qė po i avitej. Qėlloi drejt e nė shenjė dhe vala ra e gjitha pėrtokė duke rėnkuar... Valė-valė vinin valėt e radhė-radhė u lėshoheshin shigjetat. Tė gjitha shtriheshin pėrtokė tė goditura m’u nė zemėr (tė paktėn ashtu dukej). Pėr koinēidencė tė madhe vala e fundit u godit nga shigjeta e fundit e Odisesė e gjithēka pėrfundoi ashtu siē e do dhe mitologjia.

    Epilog
    Atė natė njė krijesė ėngjėllore iu shfaq atij lypėsit tė verbėr Ilir qė flet me dialekt Teheranas.
    -Ho mėr kush je ti? Foli plaku nė gjuhėn e tij tė pėrditshme.
    -Unė jam Muza.
    -Ho mėr ē’ka po m’jep?
    -Muza ėshtė gjinia femėrore dhe i duhet folur butė zotrote. Gjithsesi, po tė ofroj shtatė qese me flori pėr tė botuar njė torbė me pergamene nė emrin tėnd. Pasi e instruktoi se tre qese ishin pėr shpenzimet e botimit dhe katėr pėr mundimin e tij, ia dorėzoi torbėn me shkrime dhe u largua. Plaku i verbėr nga gėzimi e gdhiu gjithė natėn pa vėnė gjumė nė sy. Qysh herėt nė agim shkoi e bleu pėr tė ngrėnė njė mal me ushqime nga mė delikatet. Iu sul si i babėzitur dhe nuk dihet sa do tė kishte vazduar ai solo-banket sikur tė mos e kishte shtrenguar nevoja. U turr pėr nė ferrėn mė tė afėrt dhe pasi mbaroi punė u kujtua se nuk kishte me se tė pastrohej. Zgjati dorėn brenda nė torbė dhe ndjeu se torba ishte plot e pėrplot me pergamena. Mori nja dy-tre prej tyre dhe u fshi me to. Pasi mbaroi punė i flaku tutje. Pastaj u pendua por nuk mund t’i gjente dot se ishte i verbėr. I kėrkoi si mundi dhe vetėm njėra prej tyre i ngjiti rastėsisht nė dorė. E futi atė nė torbė tok me tė tjerat dhe, si fshiu duart pas tunikės sė tij tė zbėrdhylur, u nis menjėherė pėr nė shtėpinė botonjėse mė tė afėrt. Eci me nxitim dhe nuk ndaloi fare udhės. Meraku se mos e kapte nevoja pėrsėri dhe mund tė fėlliqte a humbiste ndonjė pergamenė tjetėr paskėsh qėnė i madh. Pasi mbėrriti nė njė godinė ku i thanė se ishte shtėpi botonjėse hyri brenda dhe bėri pėrpikmėrisht ashtu si ishte porositur. Atij qė u prezantua si botonjėsi i foli shkurt e me ngut, ndoshta nga meraku se mos ngatėrronte diēka:
    -Na kėto tre qeset me florinj. Na dhe kėto pergamenat e do i botosh nė emrin tim. Ika une. Aj shnet! Dhe doli jashtė me nxitim si tė kishte hequr barrėn mė tė rėndė tė jetės sė tij. Botonjėsi mbeti i shokuar pėr disa momente prej ndodhisė dhe kur mori veten tjetri ishte larguar mjaft. Doli nxitimthi tek shkallėt dhe i thirri me tė madhe nga pas:
    -Po eeeeeemrin si e keeee? Tjetri mbajti kėmbėt dhe u kthye pėrgjysmė me njėrėn dorė pranė veshit:
    -Ho mėr?
    -Homer e paska, tha me vete botonjėsi dhe hyri brenda buzagas. Plaku qėndroi njė copė here pa lėvizur se mos botonjėsi dilte pėrsėri tek shkallėt t'a sqaronte se ēka po thoshte dhe pastaj vazhdoi udhėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 27-01-2005 mė 10:12
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #16
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Sokoli ! Faleminderit per bashkepunimin ! Shume origjinal ne llojin e vet! lol.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •