Penelopa i kuptonte natyrshėm kėto gjėra dhe ndjente keqardhje kur pėrfytyronte se si do tė skuqej deti nga gjaku i ri i pretendentėve. Mė sė fundi qilimi gjigand ishte pothuajse gati. Kish mbetur pa pėrfunduar vec njė pjesė : rrugica e vjetėr qė tė shpinte te limani i ishullit, pikėrisht aty ku pas pak ditėsh legjendarėt do tė shkelnin pas njėzetvjetėsh dhe ato, gratė e tyre besnike, do ti mbulonin me puthje, kurrora ullinjsh dhe me njė re tė purpurtė justifikimesh qė ndoshta do tu hynte nė punė pėr tė davaritur nga vėshtrimet e syve tė tyre pyetjen qė nė kėtė kthim tė jashtėzakonshėm ata do tua bėnin me tė drejtė: Cishte ajo turmė djelmoshash tė bukur e aspak trima qė kish marrė guximin tua ndalonte kthimin praėn brigjeve tė shumėdėshiruara tė atdheut tė tyre?.
Dita e kthimit kish ardhur mė nė fund. Legjendarėt e thinjur e me trupat plot blana plagėsh mė sė fundi ishin nė shtėpitė e tyre.
Askujt nuk i ra nė sy qilimi gjigand. Ndoshta e kishin harruar. Ndoshta edhe ngaqė fallxhori kish vdekur. Dinaku sykaltėr,zot i vendit, e kish parė me indiferencė atė masė jeshilen qė kish mbuluar tėrė qytėzėn. Aq i bėnte pėr tė. Tani para tij ndodhej Penelopa dhe njė djalosh i bukur qė aq shumė i ngjante atij.
Kishin shumė gjėra pėr tė thėnė. Shumė gjėra pėr tė dėgjuar. Shumė gjėra pėr tė heshtur.
Ai nuk kishte nevojė pėr shumė gjėra nga ajo tani. Thjeshtė pak heshtje dhe njė shplodhje tė verbėr mbi gjinjtė e saj.
Mė pas ,pasi kishin bėrė dashuri si dy tė porsanjohur tėrė epsh e kėrshėri pėr atė pėrzjerje tė llahtarshme gjuhėsh , buzėsh, trupash e gjymtyrėsh , nuk e kishin ndjerė tė nevojshme tė pyesnin pėr asgjė. As pėr tu pėrgjigjur.
Mbretėresha kish dashur ta pyeste nėse i kish pėlqyer qilimi gjigand, por sa herė qė e kish cuar pyetjen ndėr mėnd kish ndjerė heshtjen e tij ta pushtonte,ta dėrmonte e ta thėrmonte tė tėrėn nė copėza tė vogla, nė grimca infantile tė paafta pėr tė belbėzuar qoftė edhe njė fjalė
Pas tėrė atyre viteve tani ndjehej i lumtur.Mungesa e lumturisė sikur e kish cmėsuar me tė pranuarit e faktit tė thjeshtė qė me tė vėrtetė ai duhet tė ishte i lumtur. Ish kthyer nė shtėpinė e tij, pranė gruas cuditėrisht aq e freskėt,pranė djalit qė se kish njohur kurrė nė atdheun e tij.
Kthehej nga legjenda e ndoshta prandaj nuk e ndjente nevojėn e lumturisė qė mesa dukej ishte krijuar pėr njerėzit e rėndomtė.
Penelopa si tia kish kuptuar mendimet dinakut ish ndjerė fillimisht e lumtur. Mė pas lumturia i ish shfaqur si dicka e ngjashme me qilimin gjigand nė ngjyrė jeshile qė pas kaq vitesh punė tė lodhėshme ( angari e shpirtit ) ish shpėrblyer me mosvėmėndje. Lumturi e gjelbėrt e mospėrfillur.
Pėrsėri kish dashur tė fliste dicka. Ta pyeste tė zotin e ishullit, ti tregonte dicka interesante qė sytė e tij tė hiqnin atė ngricė legjende. Donte qė me cdo kusht ai ta pyeste, ti kėrkonte sqarime pėr atė turmė djaloshėsh qė kish tentuar ti ndėrpriste kthimin, nė mėnyrė qė ajo tė kish mundėsi tė pėrdorte justifikimet dhe gėnjėshtrat njėzetvjecare, tė njėjta nė moshė me qilimin gjigand.
Kur e pa se prijėsit asgjė nuk i bėnte mė pėrshtypje, madje as i biri, ndjeu njė nevojė tė tmerrshme pėr ti treguar gjithshka. Atij qė si bėnte pėrshtypje asgjė nė mbretėrinė e tij le tia kthente shkėlqimin e syve, inatin dhe zemėrimin e vėrteta qė do tė dilte nga goja e saj
Ndaj edhe i rrefeu gjithshka. Ish ndjerė e lehtėsuar dhe prej tij donte vec njė reagim, dicka qė le ti ngjante edhe ndėshkimit, torturės apo vdekjes. Mjaft qė tė ishte e njeriut dhe prej njeriu. Mjaft qė ta bėnte atė burrė legjendar edhe njė herė njeri, tė ndjeshėm e tė mėncur, tė ashpėr dhe mizor. Si dikur, njeri dhe prijės njėkohėsisht.
Ai e kish dėgjuar i palėvizur rrėfimin e saj. Pastaj kish ecur ca hapa nėpėr rrugicėn e gjelbėrt ,pėr tė ndaluar mbi njė shkėmb buzė detit, me vėshtrimin e tretur larg, shumė larg,nė njė horizont qė si edhe ai i pėrkiste legjendės.
Penelopa ish kthyer nė dhomėn e saj.
Ishte njė mbretėreshė e kėnaqur dhe njė grua e palumtur. Pėr herė tė parė ndjeu qė asgjė skish rėndėsi nė kėtė botė pėr sa kohė qė ekzistonin heshtja, fjala dhe legjenda.
Kthimi dhe moskthimi, kėto dy ide qė e kishin torturuar netėve tė pafundme iu dukėn dy gjėra bajate, ndoshta tė keqpėrdorura.
Mendja i shkoi te fallxhori i vdekur.
Cgjė mund tė bėjė gruaja ime pa u mėrzitur?.
Cdo gjė ,imzot, pėrvec pritjes! .
( FUND )
Krijoni Kontakt