Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    PENELOPA SUI GENERIS ( erotica )

    PENELOPA SIPAS NJĖ HOMERI JO TĖ VERBĖR (erotica )

    “Yjet nė qiell duken tė qetė e tė pastėr thjeshtė sepse janė shumė larg nesh e ne s’dimė asgjė pėr jetėn e tyre private.”
    HAJNE (1883)


    Lajmi qė ai po kthehej e kish gozhduar prej disa orėsh ,tė palėvizshme e thuajse tė gurėzuar aty praėn tezgjahut. Pranė saj pretendentėt nxitonin tė pėrfundonin qilimin e madh stėrgjigand tė cilin sipas porosisė sė tij ,shumė vite mė parė , ajo duhej ta shtronte sėbashku me qindra rrugica tė pėlhurta mbi rrugėt dhe shehshet e qytezėz ditėn kur ai do tė rikthehej.
    “Do tė zgjasė shumė lufta? “, kish pyetur ajo dikur , shumė vite mė parė.
    Ai nuk kish folur, por vėshtrimi i tij e kish pėrfshirė tė tėrėn mbretėreshėn e ishullit. Mė pas ai ,mbreti dinak , kish pyetur fallxhorin e tij : “ Sa mund tė zgjasė lufta? “.
    “Rreth njėzet vjet ,zoti im !”
    “ E c’mund tė bėjė gruaja ime njėzet vjet pa u mėrzitur ? “,kish pyetur mbreti pa i hequr sytė nga Penelopa e hijshme.
    “Si mbretėreshė ajo mund tė qeverisė ishullin. Si bashkėshorte mund tė tė presė, si grua ajo mund tė punojė nė tezgjah njė qilim gjigand qė tė mbulojė tėrė rrugėt e qytetit nė kthimin tuaj tė lavdishėm, imzot ! Yjet thonė qė asnjė nga kėto tre detyrime nuk do ta mėrzisė mbretėreshėn tonė.”.
    Fallxhori i kish hequr sytė nga qielli. Mbreti ish afruar drejt saj, e kish puthur fort nė buzėt e ftohta dhe duke e pėrkėdhelur nė barkun disi tė fryrė i kish pėshpėritur : “ E dashur, nuk je vetėm! Nėse do tė jetė vajzė do tė kesh kujt t’ia hapėsh zemrėn, nėse do tė jetė djalė do tė kesh njė mbrojtės mė shumė pėr ty dhe mbretėrinė !”.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Vitet e para ajo kish ėndėrruar shumė pėr kthimin e tij, ndėrsa pėrkėdhelte djalin e vogėl ,krijesėn e vetme qė e lidhte me tė.
    Mė vonė ,pėrkundrazi, kish menduar mė shumė pėr moskthimin e tij. Nė fillim ideja e moskthimit e kish torturuar duke ia larguar gjumin netėve vetmitare . mė pas e kish pranuar kėtė ide si dicka qė mund ta shoqėronte nė frikėn, shqetėsimet dhe brengat e saj , ndaj edhe e kish strehuar nė qėnjen e saj, diku afėr zemrės , aty ku ajo mendonte se strehohej edhe shpirti i trazuar. Nganjėherė gjumi i prishej nga ndonjė ėndėrr e tmerrshme dhe nė zgjim ndjente arratisjen e idesė sė moskthimit nga zemra e vet. Ndjente se si ajo i shqyente kraharorin e plotė dhe niste tė zbriste nga shtegu i gjinjve poshtė trupit tė gruas pėr tu fshehur mes dendėsisė sė zezė tė seksit tė saj. Kish masturbuar shpesh nė vitet e para tė mungesės sė tij , por tani masturbimi i ngjante si njė kėrkim qė gishtėrinjtė e saj bėnin nė tė carėn e ngushtė pėr tė gjetur pikėrisht “moskthimin” e tij.
    Por moskthimin nuk e kish dėshiruar vetėm ajo. Dhjetėra djem tė rinj e tė fuqishėm e kishin vėshtruar sikur ta kishin kuptuar moskthyeshmėrinė. Ajo vetė, Penelopa e trazuar , e kish ndjerė qė nė fillim se pritja do tė ishte tepėr e vėshtirė. Mė e vėshtirė se endja e qilimit gjigand, mė e vėshtirė se qeverisja e ishullit tė zhurmshėm, ndoshta edhe mė e vėshtirė se lufta e tij atje larg nė Trojėn e pabesė.
    Sa herė qė mendonte pėr luftėn e tij trojane, gjente dicka qesharake pikėrisht nė seriozitetin me tė cilin e kishin marrė luftėn tė gjithė princat dhe mbretėrit grekė.
    Kishin shkuar pėr tė rikthyer njė grua tė bukur e tradhėtare , pėr tė lėnė shtėpitė e tyre, gratė e tyre, tė dashurat, tė vetmuara nė pritjen e tyre pa emėr. Kjo gjė, sipas saj, rrezikonte qė pas kthimit tė tyre nė mbretėritė e veta ndoshta asnjėri s’do ta gjente tė shoqen aty. Sepse gratė nuk ishin aq budallaqe sa zotėrit e tyre. Ndoshta do tė kishte luftėra tė tjera pėr rikthimin apo rimarrjen e grave. Luftra tė pafundme.
    Qeshte me zė tė lartė kur mendonte se mund tė rastiste qė nipėrit mund tė pėrgjakeshin nė luftra tė stėrzgjatura pėr rikthimin e gjysheve tė tyre tė pabesa.

    (vijon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Nė vitet e para kish kaluar nė orgazma tė thella vec me pėrfytyrimin e tij. Tashmė nga ai kishin mbetur vec sytė dhe mjekra e thinjur me majė. Tashmė kėto ishin tė pamjaftueshme pėr njė orgazmė. Pas kaq vitesh nė pritje tė moskthimit tė tij, nė shtratin e saj kishin fjetur pothuajse tė gjithė pinjollėt e familjeve tė fisme tė ishullit, pa llogaritur edhe disa shėrbėtore tė saja qė ajo i kish cvirgjėruar ashtu sic di tė virgjėrojė njė grua qė prźt njė moskthim.
    Lajmi qė ai po kthehej i kish tronditur tė gjithė. Ishte gati vec gjysma e qilimit, pjesėn dėrmuese tė tė cilit e kishin thurrur vetė pretendentėt me skllavet e tyre.
    Kish ditur tė tregohej e drejtė me popullsinė nė qeverisjen e ishullit, ashtu sic ish treguar e drejtė me vetveten, edhe me djalin e saj njėzetvjecar qė pėrpiqej t’i ngjante secilit prej dashnorėve tė sė ėmės, vec tė jatit tė panjohur jo.
    Ishulli gėlonte nga qindra gra e vajza qė nėn shembullin e mbretėreshės sė tyre kishin ditur tė mos ndjenin se sa e rėndė ėshtė pesha e njėzet vjetėve. Njė shthurrje kolektive kish molepsur e tronditur gjithshka njerėzore tė ishullit. Vec kafshėt nuk ishin prekur nga kjo gjė. Jeta e tyre vazhdonte, si edhe mė parė, nė kopetė e qeverisura mirė nga prijėsit e tyre.
    Sa pėr popullin e ishullit, ai tashmė ishte njė kope me shumė femra e me pak meshkuj tė rinj qė si hamshorė hynin e dilnin nga shtrati nė shtrat, nga ai i mbretėreshės tek i skllaves mė pavlerė tė mbretėrisė.
    Nė fillim i kishin shmangur shtatzanitė, por kur moskthimi nisi tė qeverisė mendjen e mbretėrisė, atėhere kish nisur njė garė e shfrenuar e fėmijėbėrjes. Fėmijėt rriteshin tė lumtur nėn kujdesin e baballarėve qė ndrroheshin aq shpesh. Kurrė mė parė ishulli nuk kish pėrjetuar njė harmoni tė tillė. Mund t’i thėrrisje baba, burrė ,grua, djalė a vajzė kujtdo dhe askush nuk do tė tė keqkuptonte. Tė gjithė ishin dashnorė, baballarė, nėna e motra , vėllezėr e bashkėshortė njėkohėsisht. Secili kujdesej pėr cilindo dhe askush nuk e njihte ndjenjėn e xhelozisė apo tė zilisė.
    Tė ikurit, edhe vetė mbreti, konsideroheshin tashmė si dicka e largėt, e artė, hyjnore, si krenaria e mbretėrisė qė meritonte tė hynte nė legjendė, ndoshta nė mė tė madhen e legjendave. Por nė legjendė mund tė hyje vetėm duke luftuar larg pėr lavdinė e mbretėrisė e duke dhėnė jetėn si burrat. Dhe legjendėn e dėshironin si tė ikurit, ashtu edhe tė mbeturit.

    (vazhdon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Penelopa e kish patur tepėr tė lehtė qeverisjen e fronit. Askush nga brezi i ri i princave nuk kish patur synime pėr pushtetin. Ata ishin rritur nė tjetėr klimė dhe nuk e konceptonin qė midis gjėrave tė dėshirueshme tė bėnte pjesė edhe pushteti. E c’do t’iu duhej ai? Pėrderisa kishin nė zotėrim mbretėreshėn dhe tėrė femrat e ishullit. Askush s’e vriste mė mėndjen pėr hierarkinė apo fismėrinė e familjeve, madje pjesa mė e madhe e tė rinjve nuk dinte as t’i pėrdorte armėt e luftės. Tė gjithė e dinin qė mbretėria u pėrkiste tė ikurve dhe askujt s’i shkonte ndėrmėnd ta vinte nė diskutim kėtė gjė. Penelopa e kish dashur dhe kuptuar popullin e saj si veten , ndaj edhe kish fituar mė shumė popullaritet se tė gjithė tė ikurit sė bashku. Askush nuk e dėnonte apo shante Helenėn e bukur, por pėrkundrazi e kishin admiruar dhe i ishin mirėnjohėse pėr rebelimin e saj. Gratė dhe vajzat e ishullit ishin zbukuruar dhe freskuar mė shumė se kurrė gjatė kėtij moskthimi tė madh. Tė rrethuara nga pėrkėdhelitė dhe trupat muskulozė tė hamshorėve tė rinj ato harronin cdo gjė nė zjarret epshore ku vazhdimisht digjeshin copa bese, premtimesh idiote dhe sa e sa kujtime ndėrgjegjevrara. Gratė dėshironin tė bėnin sa mė shumė qejf dhe fėmijė, fėmijėt tė kishin sa mė shumė dashnore dhe tė dashurat tė bėheshin sa mė shpejt nėna. Njė qarkullim perfekt i dėshirave dhe epsheve nga brezi nė brez.
    Pothuaj askush nuk iu falej mė perėndive. Penelopa kish zaptuar shtretėrit dhe qiejt e ishullit. Njerėzia faleshin cdo natė pėr tė dhe ditėn ndihmonin nė thurrjen e qilimit gjigand. Thurrja e tij ishte shndrruar nė njė detyrim moral tė tė gjithė ishullakėve. Tė gjithė dėshironin qė mbretėresha tė dilte faqebardhė nė mbajtjen e premtimit tė vjetėr. Vec kėsaj, edhe qyteza do tė zbuklurohej mė shumė. Njė arėsye mė shumė e qilimthurrjes kolektive ishte edhe fakti se tė gjithė ndjeheshin fajtorė nė besėthyerjet e tyre ndaj tė ikurve. Ndaj secili pas disa orėsh tezgjah sikur ndjente njė farė lehtėsimi pėr mėkatin e kryer njė natė mė parė…Pas cdo mėkati vinte njė copė qilim dhe anasjelltas.Por mėkati i tyre mund tė konsiderohej i tillė vec nga tė ikurit. Pėr tė mbeturit ai ishte vetė parajsa qė ata ia detyronin moskthimit.

    ( vijon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    kjo nuk qenka itaka, kjo qenka ishulli i amazonave
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Crazy, shif mbase behesh aq shpirtmire sa ti heqesh dhe burrat qe kane mbetur tek ai ishulli, e ta vazhdosh kete historine vetem me femra.....
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Pranė Penelopės punonte vazhdimisht i biri dhe pretendentėt. Quheshin pretendentė sepse pretendonin kush e kush tė thurrte sa mė shumė pėlhurė, gjė qė natėn konvertohej nė sa mė shumė orgazma mbi trupin e mbretėreshės. Ajo i donte tė gjithė dhe tė gjithė e donin. I bėhej zemra mal kur shihte tė birin tė qėndronte pėrkrah saj si mishėrim i tolerancės dhe i mirėkuptimit qė kish pėrfshirė tėrė ishullin. Atė e dallonte vetėm dicka e vogėl nga pretendentėt : ishte i vetmi qė nuk kish fjetur dhe qė s’mund tė flinte me mbretėreshėn. Kjo gjė e bėnte tė ndjehej disi inferior dhe ziliar ndaj tyre, por kjo gjė ndodhte shumė rrallė. Nė mė tė shumtėn e kohės ai dhe pretendentėt i hapnin zemrat njėri- tjetrit duke treguar se sa tė ėmbėla dhe seksi ishin nėnat, motrat dhe skllavet e tyre e mbi tė gjitha edhe ajo, mbretėresha e vėndit dhe nėna e tij Penelopė.
    Shpesh i ish lutur sė ėmės ta bėnte edhe me njė vėlla apo motėr, por ajo kish buzėqeshur kuptimplotė dhe i ish pėrgjigjur : “ Atėhere do tė pushoja sė qenuri ndryshe nga tė tjerat, biri im! “.

    Por tani cdo gjė u kthye pėrmbys. Tė ikurit po ktheheshin. Lajmi kish marrė dhenė. Tashmė qyteti vazhdonte tė funksiononte si njė tezgjah gjigand ku nuk do endej mė qilimi, por njė pelhurė tepėr e hollė justifikimesh rozė, pėlhurė qė do t’i lidhte apo ndante paskėtaj tė mbeturit me tė ikurit. Me tė ikurit qė cuditėrisht po ktheheshin tė lavdishėm, por tė padėshiruar.
    I takonte Penelopės t’iu ngrinte lart moralin ishullakėve dhe tė shmangte coroditjen qė kish sjellė lajmi i zi.

    (vijon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Nė fillim ajo nuk e kish besuar kthimin. Njė arėsye e fortė pėr kėtė mosbesim kish qenė fakti se lajmin e kish sjellė i pari njė peshkatar impotent, i vetmi qė nuk e kish provuar gėzimin dhe lirinė e shfrenuar tė njėzet vjetėve nė qendrėn e tij tė rėndesės qė te ai nuk funksiononte mė.
    Por ca korierė nga mbretėritė fqinje e kishin vėrtetuar kthimin.
    Problemi i vetėm madhor ishin fėmijėt qė kishin lindur gjatė kėtyre njėzetė vjetėve. Pothuajse tė gjithė ishin tė paligjshėm.
    Tėrė kėto vite Penelopa kish treguar aftėsinė e saj prej femre, prej gruaje qė kish ditur tė ngopte epshin e saj dhe tė shtetasve tė vet mes njė mirėkuptimi kolektiv. Tani kish ardhur ora t’i tregonte popullit tė saj qė ishte edhe mbretėreshė. Para popullit tė saj dhe para atij mjekėrthinjurit tė lavdishėm qė po kthehej fitimtar. Duhej vendosur patjetėr dicka para se ajo tė ndodhej pėrballė vėshtrimit dinak tė syve tė kaltėr tė tė zotit. Qilimi ishte nė tė mbaruar falė skllaveve dhe pretendentėve.
    Sipas llogaritjeve tė fallxhorit tė saj, ata do tė vinin pas njė jave. Nė pallatin mbretėror pretendentėt me lotė nė sy kėrkonin shpėtim nga mbretėresha e tyre. Epshet ishin zhdukur si me magji. Askush nuk guxonte mė tė mendonte moskthimin. Gjendja ishte aq alarmante sa qė nė ishull u vu gjėndja e jashtėzakonshme. Njė urdhėr special i Penelopės ndalonte cdo lloj akti seksual. Dy vetė qė u kapėn duke masturbuar u ekzekutuan nė vėnd. Po kėshtu edhe bariu i ishullit dhe lopa e tij. U vendos qė tė krijohej njė ushtri e vockėl me “ tė tepėrtit” e jashtėligjshėm. Duheshin stėrvitur shpejt nė pėrdorimin e armėve dhe nė pėrballimin e tė kthyerve. Penelopa e dinte se asnjė nga pretendentėt e jashtėligjshėm nuk do mbetej gjallė nga pėrballja me burrat e legjendės. Edhe sikur ata tė fitonin,edhe sikur ata tė humbnin, ajo do tė gėzohej njėlloj. Po kėshtu edhe i biri qė e kish jetėn tė sigurtė si me baba ashtu edhe pa baba.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku je babėf...sen simon e furie.. lol.

    bukur..vazhdo..

  10. #10
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Megjithėse cdo cast qė kalonte e afronte pėrballjen me gjėmėn, Penelopa vetė ishte cuditėrisht e qetė. Ndoshta nė kėtė drejtim kish ndihmuar edhe njė fakt i thjeshtė.Tashmė qėndronte me orė tė tėra nė dhomėn e saj tė gjumit, shtrirė mbi shtratin qė ai e kish gdhendur vetė mbi trungun e ullirit, si pėr tė pohuar se aty do tė mbretėronte vec paqja. Nė tė vėrtetė gjatė kėtyre viteve hibridė e tė pazokontė ajo kurrė s’kish bėrė dashuri mbi atė shtrat. Jo. Pretendentėt i kishin shijuar hiret e saj kudo nė guva, plazhe, nė bordellet ku ajo kish hyrė fshehurazi dhe e maskuar pėr tė provuar zjarrin e pasionit mishtor tė skllevėrve nubianė,por ato mbi atė shtrat jo. Ai shtrat kish qenė gjithmonė altari ku flinin sa e sa fjalė tė ėmbėla, kujtime, premtime, rėnkime tė shkruara nė njė gjuhė tė shpirtit qė e njihte vec ajo dhe ai, sykaltėri dinak, burri i parė i ishullit dhe mashkulli i vetėm i atij shtrati tė ullirtė. Sa mė shumė qėndronte shtrirė mbi atė altar,aq mė shumė e ndjente qė nė tė vėrtetė kthimi i tij nuk bėnte pjesė nė gjėrat e padėshirueshme.
    Nė fund tė fundit ajo tėrė kėtė kohė qė ai , i zoti i saj, luftonte nė dhe tė huaj pėr tė hequr turpin qė Helena e bukur i kish falur aq lehtėsisht atdheut tė saj, i kish provuar vetes atė qė cdo grua do tė donte ta provonte.Qė Brenda cdo gruaje flenė nė harmoni tė plotė mbretėresha dhe skllavja, e virtytshmja dhe ******,ku zgjimi i njėrės nuk ia prishte ėndėrrat tjetrės. Dhe kishin qenė zgjime tė mrekullueshėm dhe ėndėrra hyjnore…
    Tashmė ajo ish e gatėshme tė shtrihej nė atė shtrat me dinakun legjendar.. I vinte keq pėr tė paligjshmit, por e dinte se nuk kishte zgjidhje tjetėr. Ata do tė vriteshin tė gjithė.
    Vėrtetė qė shumica e atyre qė ktheheshin nga Troja e largėt ishin tė plakur, tė lodhur e tė raskapitur nga luftėrat e pafund, por ata kishin dicka qė askush nė ishull nuk mund ta kuptonte: mallin pėr vendin dhe gratė e tyre, si edhe njė epsh njėzetėvjecar i pėrlotur e i pa shpėrblyer…Pastaj…a nuk vinin ata nga legjenda?
    Shumica e pretendentėve kishin vėrtetė forcėn dhe dėshirėn pėr tė thyer pleqtė plangprishės, por epshet dhe orgjitė i kishin privuar nga dy gjėra tė cilat ishin edhe kobi i tyre i parathėnė: ata s’e kishin idenė se nė botė ekzistojnė edhe dy gjėra tė fuqishme,malli dhe pritja. Ata dinin moskthimin, ndėrsa legjendarėt e cfilitur kthimin.

    ( vazhdon pas pak…)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •