Nuk e di a e keni provu ndonjehere kete ketu ne forum, se une kam ardhe vone, por them se do ishte interesante. Muhabeti eshte kshu. Do shkrujme nje novele/tregim. Do e filloj une dhe aty ku ta le do e vazhdoje nje tjeter e keshtu me rradhe.
Ju lutem te mos e degjeneroni temen ne pornografi etj.
Ne qender eshte nje beqar qe jeton "i lumtur". Mbase ai vendos qe t'i jape fund beqarise, mbase vendos te beje diēka tjeter...ate le ta vendose postuesi i dyte. Emrin s'po ia ve, le t'ia veje kush te doje.
Nese nje postim i tille nuk eshte konform rregullave te ketij nenforumi e lus moderatorin ta fshije.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
1-Ishte e shtune. Dita qe pelqente me shume. Gjate gjithe javes ishte i detyruar te punonte me ore te zgjatura keshtu qe te pese ditet i shkonin duke enderruar mbremjen e se premtes, kur pasi hante nje darke nga ato gatimet "speciale" prej beqari, shtrihej para televizorit, zgjaste kembet dhe pasi kercente nga kanali nga kanal per pak minuta e gjendte veten ne "boten tjeter". Gjithmone ndodhte e njejta gje. Edhe kjo ishte nje nga ato te shtunat e zakonshme. Kur u zgjua pa se televizioni po transmetonte lajme te edicionit te drekes, telekomanda ishte pertoke ngjitur me divanin dhe se gjithe naten e kish kaluar ashtu shtrire per siklet, i pambuluar. Ndjeu njefare sekelldie. Ishte kjo nje ndjenje qe s'para e shqetesonte shpesh, biles s'e mbante mend se kur e kshte ndjere veten kaq keq per here te fundit...
bujrun...
Krijoni Kontakt