Nje nder konceptet me te keqkuptuara ne historine njerezore, te jesh i Krishtere. Si e kupton ti te jesh i Krishtere?

Sipas shkrimeve fetare apo historike, Jezu Krishti erdhi ne bote me nje filozofi te re te jetes, filozofine e dashurise, paqes, dhe faljes. Bibla e thekson kete si beselidhja e re sepse ishte devijim i filozofise se vjeter hyjnore "lufto flaken me flake". Jezusi e ndryshoi kete duke shpjeguar se e vetmja menyre e jetes se drejte eshte nese nuk gjykojme (pike se pari sepse te gjithe jemi mekatare) dhe t'i falim mekatet e tjereve. Nese dikush te bie shuplake, ktheja faqen tjeter.

Ironikisht, prej atehere, njerezit qe e quajne veten te Krishtere veprojne absolutisht ne kunderthenje me filozofine e Jezusit... ne emer te Jezusit.

Pra atehere qka do te thote te jesh i Krishtere? Te jesh pjestare i ndonje institucioni qe predikon, prap ne teori, filozofine e Jezusit? Apo te besosh se Jezu Krishti ka ekzistuar dhe ka qene i biri i zotit? Apo...?

Nese studion psikologjine dhe beson ne filozofine dhe mesimet e Frojd-it, a nuk quhesh Frojdian? Pse atehere nuk quhet i Krishtere ai qe beson ne filozofine e Krishtit? Nese Jezusi ka thene "vetem nepermjet meje do te arrini te ati"... a nuk mund te interpretohet kjo sikur "vetem nepermjet filozofise sime do t'a mbrrish parajsen"?

Nese eshte ashtu, a mund te jet nje ateist i Krishtere nese filozofia e tij eshte plotesisht ne harmoni me ate te Jezusit?

Ndoshta te gjithe e dijme te verteten, porse si gjithmone ne jete e zgjedhim opcionin me te lehte, beso se per te qene i Krishtere duhet t'i perkasish nje institucioni te caktuar. I gjykojme ata qe nuk besojne sikur ne duke i injoruar gabimet tona. I gjykojme edhe ata te cilet nuk e kuptojne zotin sikur ne, sepse vetem keshtu e bindim vehten se kemi te drejte dhe ndergjegjja na eshte e qete.

Eshte kjo nje dileme delikate, diku ne radhat e ekzistences njerezore. Por sikur t'a kuptonin njerezit qellimin e Jezusit, nuk do te kishim nevoje te prisnim parajsen qiellore... ajo do te ekzistonte ne mes nesh...

... si mendon ti?