te gjithe kemi nga nje dhimbje per dikend qe iken e na len te vetem ne kete bote
perjetova nje ndarje dhe une dhe te kuptoj ........edhe mikja ime e donte jeten por
--------------------------------------------------------------------------------
Ky eshte nje rrefim per njeren nga ato,per njeren qe jeta padrejtesisht e denoi me vdekje ketu eshte dhembja e njeriut per njeriun, ketu eshte ajo qe quhet njerezore
Ketu eshte perballja me vdekjen qe pakkush mund ta beje ne nje menyre aq te qete dhe pa ju trembur ..
Dikur ajo ishte nje vajze e qeshur dhe plot jete vajza me e bukur e lagjes
,nje vajze qe rralle kush do te mund ta kete takuar me nje vullnet aq te madh per jeten.Por asaj diqka I mbeti ne gjysme te rruges,diqka ia theu endrrat per jeten,per te ardhmen ,e mposhti aq fort sa edhe e mori me vete
Vlora ishte martuar gjate luftes kur nje pjese e shqipetareve kishin marre rruget e largimit per ne Shqiperi pikerisht ne tendat e qytetit te Kuksit,Aty ku dhembja dhe lotet ishin pjese e perditshmerise aty ku takoheshin ne valet e trishtimit shpresat dhe mosbesimi se shum shpejt do te behej mire.Ajo ishte fejuar para luftes dhe kur ishte larguar nga qyteti i Prizrenit menjehere kishte lajmeruar familjen e te fejuarit se ajo po ikte per Shqiperi.Ndonse pas dy ditesh edhe ata kishin mberritur atje pa zgjatur shum vendosen te martoheshin qe ne rast se do te dilnin diku jasht te dilnin se bashku si nje qift I martuar.dashurine e tyre Vlora dhe Besniku e kurorezuan ne ate fushe dhembjesh e lotesh ne ate vend ku dhembja po behej pjese e jetes dhe e cila dhembje sikur do ti percillte ne jeten ne vazhdim,sikur ajo dhembje do te ishte imazhi I vetem I jetes se tyre bashkeshortore ..
Nuk e di pse gjerat nganjehere nuk ecin si duhet edhe pse ne deshirojme pse ashtu papritur dhe ne menyre te rrufeshme marrin tatepjeten dhe na thyejne deri ne fund..?
Vetem nje jave pasi qe u martuan e ne qofte se do te mundeshim ta quanim martese,ata sigurojne nje lidhje per te ikur ne Gjermani.Shkuan dhe fati deshi qe te vendoseshin ne nje banese komfore te cilen ua ndau qeveria gjermane pasi qe statusi I tyre dihej refugjat nga Kosova.Pas nje viti te qendrimit te tyre ne Gjermani Vlores dhe Besnikut u lindi nje djale I mrekullueshem te cilin e pagezuan Lirim.Jetonin te lumtur me shpresen se nje dite shum shpejt do te ktheheshin ne Kosove .Por padrejtesisht dhe ne menyre te eger Vloren e kaplon semundja e cila per te sdo te kishte sherim.Ne fillim ajo nuk kishte hetuar asgje ,por dalengadal filloi te vyshkej ,nga nje grua e bukur dhe plot jete Vlora po shendrrohej heshturazi ne nje njeri tjeter Kete ndryshim ne trupin e saj ne fillim e hetoi Besniku e dikur edhe ajo vet.Filloi nga mosngrenja,pastaj lodhja e madhe e cila po e mundte dita dites.Pas insistimit te Besnikut ajo shkon ne nje klinike per te pare se qka nuk ishte ne rregull me trupin e saj, qka ishte ajo gje qe e kish lodhur aq shume sa per te mos mundur ti ofronte kujdesin edhe te birit te saj te vogel.Pas nje ekzaminimi te thelle Vlora del nga klinika me nje diagnose rrenqethese,ajo vuante nga kanceri ne lukth..Po perse o Zot I denon njerezit ne menyre kaq te eger .?
Ne fillim mjeket nuk I kishin thene asaj asgje per semundjen ne perjashtim te Besnikut te cilit qe diten e pare ia kumtuan kete lajm te trishtueshem .Tek pas dhjete ditesh ku sipas preferences se mjekeve do te duhej ti behej nje intervenim per te evituar nje inflamacion Vlores ia thone drejteperdrejt se vuante nga kanceri mjeku pasi kish pare gjendjen e saj gjat operacionit kish urdheruar ta qepnin menjeher pasi kanceri po ecte me hapa rrufeje neper trupin e saj duke ia shkaterruar keshtu qdo qelize te trupit.
Ne nje kohe kaq te shkurter kanceri si nje demon po ecte me hapa te shpejte dhe po I flakte deshirat e saj per jeten.Pas daljes nga salla e operacionit mjeku I kumton Besnikut se Vlora qe nga ajo dite nuk do te ishte ne gjendje te fuste asgje ne goje qofte edhe nje pike uje.Ushqimin qe ajo do ta merrte do ti jepej perms nje aparature enkase qe do ti vendosej ne trup.
Ata qe e kan pare ata qe kan perjetuar dhimbjet e atyre pamjeve ata dine te rrefejne per te ,si ishte te shohesh njeriun qe jeton pa ngrene e pa pire.Vetem Besniku qe gjate gjithe kohes I ka qendruar afer dhe nuk e ka lene te vetme per tri vjet radhazi, vetem ai din te na rrefeje per ato dite te mbushura me dhembje e lot per te dhe te birin e tyre te vogel Lirimin.
Kur I vendosen aparaturen Vlores ne trup mjeku I kishte thene hapatas Vlora ti ke kancer duhet te jesh e vetedijshme dhe nga ti mvaret se si do te shkojne gjerat tutje.Kjo aparature do te ta kryej tere funsionin e aparatit tretes ..por Vlora ajo gruaja me zemren e forte si guri nuk kish thene asnje fjale tjeter perpos asaj kur I drejtohet mjekut a e dini ju se une kam nje femije te vogel ne shtepi kush do te kujdeset per te
Nuk besoj dot qe do te kemi mundur te hasim ne nje njeri aq te forte dhe te arsyeshem kur edhe pas lajmit per semundjen ajo ka qendruar aq e forte edhe perkunder asaj semundjeje te tmerrshme ..
Jeta vazhdon me hallet e saj qe per Vloren dhe BESNIKUN nuk po ecte drejt binareve te duhur diqka sikur u kishte ngecur ne gjysme te rruges diqka po u fikte shpresat e tyre per jeten ende pa u nis mire
Besniku eshte ai burri qe per tri vjet sa ka lenguar Vlora ai nuk ka vene gjume ne sy apo fare pak.Besniku eshte ai qe eshte kujdesur aq shume per Vloren sa e ka pastruar e ka ushqyer, ka mbajtur shtepine dhe njekohesisht eshte kujdesur per rritjen e te birit duke pas ne kujdes nje te semure rende.
Valle qka eshte ajo force qe e ben njeriun te jete njeri dhe qe I jep atij shkelqimin e asaj qe quhet njerezore ..?
Qaja kur ajo flinte ndonjehere qaja dhe shikoja floket e saj tek I binin perdite e me shume ,qaja sepse ajo shpesh here para pasqyres shiqonte vehten shiqonte pamjet e tmerrshme te trupit te saj,dhe e dinte se shpejt do te ikte nga kjo bote por nuk ia thonte askujt Qaja kur shihja Vloren time tek mbytej ne vdekje,qaja kur shija Vloren time ashtu dhe une si ndihmoja dot ne ate lufte qe ajo po e bente vetem .
Kur djali u mesua te flase dhe filloi te kuptonte shpesh me pyste perse babi nena kurr nuk han asgje? Dhe kur Vlora e degjonte te fliste keshtu merrte nje kafshate e fuste ne goje dhe kur hutohej djali ajo e nxirrte nga goja sepse se perbinte dot .Qfar mund te jete nje dhembje me e madhe se sa ajo kur ulesh dhe karshi teje sheh ata sy qe sdin tju pergjigjesh e qe pyesin shume ..
Tri vjet dhembje ,tri vjet agoni ne lufte me semundjen e cila po ma merrte Vloren time te dashur aq pameshirshem .Ndonjehere me luste ta nxirrja ne sheti ashtu perkrahesh sepse kembet iu kishin keputur ajo me nuk kishte fuqi gati as edhe te fliste ..por deshira e saj ishte qe ta sillja ne vendlindje edhe njehere qe ta shihte Prizrenin e saj te dashur qe ajo se harronte dot .Ajo shpesh here kujtonte ditet e festave qe beheshin ne kete ane dhe ndonjehere qante por lote nuk kishte sikur edhe lotet ia kishte shterur semundja .
Ata qe e kan pare Vloren kur ka ardhur ne Prizren,ata dine me mire te rrefejne se si e kishte katandisur semundja aq shume dhe me tere ate pafuqi qe kishte ajo kishte kerkuar qe tu shkonte ne vizite te afermeve te saj.Ku e merrte ajo tere ate force qe e bente te qendronte ne kembe dhe ti nderonte te afermit e saj qe vinin per ta vizituar.Ndoshta sepse kjo do te ishte hera e fundit qe Vlora po I takonte te afermit e saj dhe donte te qmallej para se ti afrohej vdekja tinzare.Vetem nje jave pas qendrimit te saj ne vendlindje ajo u kthye ne Gjermani sepse terapite e saj duhej te ishin te rregullta,por kete here me te shkon edhe motra e Besnikut qe ti gjindej afer vellait dhe nuses se tij.
Tani per Vloren ditet digjeshin shpejt vdekja po I ofrohej nga qasti ne qast dhe ajo tani as edhe te fliste nuk kishte fuqi.Blerta motra e Besnikut rrefen;per tre muaj sa kam qendruar me te ajo vetem nje here e ka pir nje gjysme gote te vogel me uje dhe me ke thene: ah sa me kenaqi !Oh po si mundja une te haja e te pija e nusja e vellait tim per tri vite e kish harruar eren e bukes dhe ajo shpesh here me thoshte ti pergatisja gjellera se paku qe shtepise ti vinte era buke,shpesh me thonte me ofro nje luge me gjelle se paku ti marr ere.Por njeriu qenka me I forte se guri me I forte se qdo gje mbi kete dhe.Dy dite para se te vdiste Vlora I thot te birit Lirimit ;Lirim a e di ti se nena shum shpejt do te shkoj ne qiell dhe prej atje kam me te ruajt tere diten e tere naten.
Dhe nje dite te ftohte dimri Vlora iku nga kjo bote per te mos u kthyer me kurre,I pushuan dhembjet,iu fik drita e jetes ndersa dhembjen ua fali tere atyre qe e njohen dhe diten per te ..Kufoma e saj arriti ne kosove pas nje jave e kishin vendosur ne nje arkivol me mburoje qelqi prej nga ku mundej te shihej fytyra esaj qe pak kush ka mundur ta njihte qe eshte ajo ngase kish ndryshuar aq shum sa kish mbetur nje trup I vyshkur I cili priste te bashkohej me token e zeze
Vlora u varros diku ne mesin e varrezave te Prizrenit atje ne fund te qytetit ku dhembjen e takojme perdite.Besniku se bashku me te birin u kthyen perseri ne Gjermani por kete here vetem ata te dy pa Vloren e tyre te dashur por vetem me kujtimet qe sshlyhen dot kujtime te cilat do te jene plage ne shpirtin e tyre per jete.Dhe jeta vazhdon me ritmin e saj pa rime per te gjithe ata qe e kan njohur Vloren dhe kan ditur per vuajtjet e saj te cilat padyshim nuk kan qene te vogla..Ata jetojne edhe sot atje por pa Vloren e tyre te tjeret ketu dhe dhashte zoti qe kete qe kan perjetuar ata mos ti ndodhe askujt tjeter sepse eshte e rende .me e rende se vet vdekja
Diku ne Kosove,diku thelle ne zemrat e njerezve ende eshte prezente dhembja dhe lotet,ende eshte I fresket kujtimi nga vdekja e saj qe la plage ne zemrat e atyre qe e njohen dhe diten per te ..
NE KUJTIM TE MIKES SIME VLORES QE VDEKJA E NDAU NGA JETA NE MOSHE SHUME TE RE ENDE PA I MBUSHUR 25 VJET.
Krijoni Kontakt