Korrieri..
------
Akuzat politike, perplasje Toska-Haxhi
E Enjte, 20 Janar 2005
Kryetari i Bashkise se Shkodres Artan Haxhi, u largua ne menyre demonstrative nga perurimi i mjediseve te reja te policise, ndersa ministri i Rendit, mbante fjalen e tij. Deklarata: "Ne menyre te papergjegjshme, Toska hodhi kercenime te rrezikshme, si sinjal i qarte per policine, ne prag te zgjedhjeve". Te gjitha replikat mes dy zyrtareve
SHKODER - Ceremonia e perurimit te mjediseve te reja ne drejtorine e policise se shkodres u kthye dje ne nje arene perplasjesh mes ministrit te Rendit Publik, Igli Toska, dhe kryetarit te bashkise Artan Haxhi. Gjithcka nisi gjate fjales se ministrit Toska, kur ai hodhi nje lume akuzash ndaj Partise Demokratike, drejtuesve te saj si dhe duke e lokalizuar ne "propaganden opozitare" sic e cilesoi, ne rajonin verior. Kryebashkiaku Haxhi, duke braktisur ceremonine ku ishte zyrtarisht i ftuar, doli perpara gazetareve ne nje konference per shtyp, duke i cilesuar deklarimet e Toskes, si te ashpra, provokative dhe te rrezikshme.
Ne drejtorine e policise se qarkut te Shkodres, u be dje, perurimi i godines se pritjes se publikut. Ne ceremoni, merrnin pjese dhe ministri i Rendit Publik, Igli Toska, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Bajrma Ibraj, drejtues te pushtetit vendor te zgjedhur dhe emeruar, perfaqesues te organizatave te huaja etj. Kjo godine e re eshte investim prej 80 000 USD, nga UNDP, ne kuader te programit "Mbeshtetje e Reformave ne Sektorin e Sigurise"-"Policimi me baze ne komunitet". Pas pershendetjeve nga drejtori i policise Ahmet Premci, zevendesambasadorja e UNDP-se Elzira Sagynbaeva, prefekti Ramadan Hasanaj dhe kryebashkiaku Artan Haxhi, e mori fjalen ministri Toska.
Fillimisht Toska u ndal gjate ne kujdesin qe i kushtohet Shkodres ne investime te ndryshme. Toska foli gjate edhe per dukurine e hakmarrjes e gjakmarrjes, duke vleresuar se eshte ngritur nje organizem i posacem qe tashme funksionon me te gjithe personelin e mjetet e nevojshme, "duke u bere nje arme e forte e ligjit, kunder dukurise vrastare qe ka marre mijera jete njerezish dhe ka ngujuar qindra te tjere". Toska beri thirrje qe te gjithe qytetaret shkodrane, qe kane probleme me gjakmarrjen, te mos ngurrojne te bashkepunojne me policine dhe me kete strukture. "Policia nuk eshte armikja e qytetareve, por mbrojtesja ligjore e lirive e te drejtave te tyre, qe me jeten e saj mbron jeten e qytetareve".
Me tej ministri vleresoi se "Shkodra nje arterie kryesore e vendit, nuk cilesohet me prej nesh si nje zone e nxehte, drejt se ciles nje here ne jave duheshin nisur forcat speciale nga Tirana". Teper i ashper ishte Toska ndaj kryetarit te PD-se, Sali Berisha, duke deklaruar: "Ne nuk na tremb monologu qe perseritet ne menyre periodike nga bosi i genjeshtres, se Shkodra eshte harruar. Ate e zene dhimbjet e kokes pasi nuk sheh me nje Shkoder te rremujshme dhe te trazuar, per ta perdorur si koke dashi. Ne nuk na tremb kembora zecjerre qe tund ky lider, sepse tani ai nuk eshte me i afte as te prije dhe as te shtoje kopene e tij. Kallaji me te cilin ai perpiqet te vishet, nuk e fsheh dot ndryshkun qe e ka perfshire totalisht. Dhe kur ai i drejtohet qytetareve shkodrane, me shembellen me taksidarin e gjakut. Sepse jo shume vite larg, ai Shkodren e ushqeu me fjale, teksa i kerkonte gjak. Kete gje ai kerkon dhe sot. Por Shkodra nuk ka per te qene kurre me bankiri dhe heshta e Don Kishotit te opozites. Ky kapitull per ne eshte mbyllur".
Theniet e ministrit Toska ne drejtim te liderit te opzites, kane shkaktuar reagimin e kryebashkiakut Haxhi, i cili ne ato momente kur Toska fliste, eshte larguar nga ceremonia, ne menyre demonstrative. Me pas ne nje konference per shtyp, Haxhi ka theksuar se "fjalet e ministrit, ishin nje akt provokues. Se pari ka theksuar Haxhi, sepse sot ishte nje perurim i bere me investime te komunitetit nderkombetar dhe politika nuk hynte fare. Se dyti une isha i ftuar si qytetar i pare i Shkodres dhe u atakova indirekt pasi i perkas PD-se". Haxhi vleresoi se "ndihemi te kercenuar ne Shkoder pas ketyre deklarimeve". Nderkohe, ministria e Rendit, nuk reagoi zyrtarisht per akuzat e Haxhit. Ne deklaraten e saj te bere publike pas ceremonise, ministria dha ne detaje, te dhenat e investimit dhe fjalimin e ministrit.
...
"Shkodra s'eshte me heshta e Don Kishotit te opozites"
E Enjte, 20 Janar 2005
"Ne nuk na step monologu qe perseritet ne menyre periodike nga "bosi i genjeshtres" se Shkodra eshte harruar. Ate e zene dhimbjet sepse nuk sheh me nje Shkoder te rremujshme dhe te trazuar per ta perdorur si koke dashi. Ne nuk na step kembora ze cjerre qe tund lideri i opozites, sepse tashme ai nuk eshte me i afte as te prije e as te shtoje kopene e tij. Kallaji me te cilin ai perpiqet te vishet nuk mund ta fshehe dot ndryshkun qe e ka perfshire totalisht. E kur ai u drejtohet qytetareve shkodrane me shembellen me taksidarin e gjakut. Sepse jo shume vite larg ai Shkodren e ushqeu me fjale, teksa i kerkonte gjak. Kete gje kerkon edhe sot. Por Shkodra nuk ka per te qene me kurre panciri dhe heshta e Don Kishotit te opozites. Ky kapitull eshte mbyllur".
..
Korrieri..
--
Red vre kho.. edhe ti Skuth.
Ke then dicka ti red atje ne portall..
edhe ti skuth te Grevat..
Cfar eshte kjo puna e shkodres.. se ju sdini gje se lexoni me b..th gazetat..
Nano i ka thene nje dizaj Berishes.. edhe Shkodren do ta marr ..
dhe Nano nuk flet kot..ai cfar thot e ben..
Para ca kohesh.. RTSH dha nje si miting a koncert e ceremoni ne teatrin MIGJENI te Shkodres..
kishin sajuar ca arsye ..apo sjan mjeshtra ata.. qe ne kuadrin e sdi cfare rasti.. do ndaheshin Dokurata Cmime Lavderime Mirnjohje e Urdhera e medalje te larta per Artise..Sportiste..e Vipa te Shkodres..
Salla plote e te ftuar plote.. e ca Zerin Kuke e ca Barbllusha e ca Dantella nga Tirana Komunikonin Motivacionet per te cilat dekoroheshin keta njerez te Shquar te Shkodres..
Mjeshtrat e Nanos e kishin ujdisur qe te mos mbetej asnji Shkodran VIP pa marre nga shkeset e Nanos.. dicka simbolike..
ndaresit e ketyre ishin te ardur apostafat nga Tirana dhe Dhenesi i ketyre dhuratave ishte MINISTRIA..
por ministria eshte Qeveria..pra Nano..
Pra Nano indirekt i kujtoi cdo Vipi Shkodran..se Ju jeni tanet.. Pra..Behuni me ne..
dhe dolen Serafinet.. din zheget e Zef Dedet e krejt Notar e basketbolliste e aktore e plot e plot e tere mirnjohje moren Dhuratat e Ps-se..pra shkurt..
Kuptohet kenga vallja e humori ushin ne Sherbim te Nano maestros..
Pra dhe rasti i dhurates qe Igli i ben shkodres eshte ne strategjine e Nanos qe ne 2005 ta marri Shkodren.. e ta fuse ne rresht si Tepelenen Terbacin e Lapardhane..
Te mos harrojme se dhe ne 97 -ten ata e ben kete me ate pisin urucin e Bashkise e se djathtes i cili mbushi otobusat me Shkodran te marrė e vajti beri solidarizim me tre gishtat asfalisto-qosisto Caushiste..te Vlores..
aty me rri Kol..
thon shkodranet..
Pikerisht tek Vota eshte ceshtja..
Skuth.. ne se Pd do te gjeje nja 200 trima si keta grevisto shofero-mesuesit.. qe guxojne ti dalin ballas policise se Nano Cek Tosk rucve.. pra njerez qe kane ideale e kane trimerin e duhur (jo ne kuptimin rebel te fjales e sherrxhinj..) por per ti sherbyer idealit.. brenda normave kushtetuese..athere me keta e shum si keta fillohet nje kurs intensiv per Komisioner Votimesh..
Askush nuk te ndalon me ligj qe nje Parti te instruktoje njerez qe te dine cjan votimet ..si kryhen ato..si qendrohet ne dhomen e votimeve..si behet verifikimi i dokumantave..si njihen njerzit a jan "autoktone" apo jo si banore te nje zone votimi..si bejne hile mafia..si kuptohen hilet..si verifikohen hilet..si mbrohet ligji i votimit..si krijohet atmosfera e lirise para e diten e votimit..etjetj..e ne fund si numerohen e si mbahen shenimet e rezultateve e si komunkohet me qendren..
Pra si Mbrohet Vota..
a e dini se flitet se Nano ka marre premtim nga veglat e tije ne Kosove se..ashtu sic ja prune mijra tifoz idiote me mbush shkallet e stadiumeve dhe ne fakt.. thaset e Armando Dukes ne Futboll.. me miljona euro.. te cilat armando Duka i ndan me Nano Dubain.. qashtu ka plan se mijra e mijra envero-nanoista Kosovare do paisen me letra per te votuar per Nano Dubain..
PS i ka batalionet e Komisionereve te gatshme..
Jane kasketa qe jane te rrahur me vaj e ufull qe me 1945-sen..me Votime... e qe dhe sot ashtu me bastun ne dore punojne si Sizifi,,, per partine e tyre shtrigane..
Vec kasketave jane ne gatishmeri batalionet "Lituaneze.." ose Dantellat Freshiste.. e batalionet edviniste bluxhins kepuc benz-Firmato-iste..
Te gjitha batalionet e gatshme per fushat jane ne lidhje te perditshme me kryeshefin e votimeve Moz Ruc Llaurent Berian..
Ai ndan detyrat.. dhe Zukat me thas bosh shkojne tek Biznesmenet.. e mbushen me Para pastaj behet shperndarja e parave.. der me der me list ne dore..
e mbasi i kopsisin te gjitha punet ata flejne te qete..
keshtu shkojne punet ne kampin roze..
PD ska jo batalione por as njesite..
Ata deri diten e fundit te votimeve sdin ku jane..
alo.. azis.. ti je..
po azisi jam.. po ti kush je..
jam dritani.. i deges Pd per Bilishtin..
e ca deshe ..
degjo azis.. a do behesh komisioner te zona jote per Pd-ne?
Pse o mua me gjetet..
e o se do merrni sipas ligjit dhe dhjet mije leka..
po mire ja do mejtohem..
mir azis po ta shenoj emrin..
mir o shenoje..
mefal azis si e kishe mbi emrin ti.. Lamcellari apo bilollari..
jo o cne Azis nurcellari jam une..
ashtu mire pra..
Kjo bisede 5 dit para votimeve ..behet ne kampin Blu..
Azisi del na shpija e vete tek Ligori..krushku i tije..
O gole.. (golja i Ps-se nga ata ujqerit.. qe ne koh te pilos e rites ) ka erdhur nje dritan dritan dje ne bilisht e me tha qe te benem Komisioner per Pd-ne..si thua ti..
e o te behesh..mrekulli .. tanet duam ne te jene dhe si te Pd-se..
e po mire..po i them un atij qe te ma benj me stilograf emrin se me laps ma vuri..
oj ti thuac..aman ne ate duam..thot Golja e mban shenim ne Bllok..
dritani vete ne Pd e raporton..
I kemi kompletuar te tera zonat me Komisionere tanet..njerez te mire qe len lesht per partine tone..
e po mire thot i deleguar Ridvani..do e njoftoj Shefin e Madh Doktor kok.loqen se Devoll e Bilisht do ta bejne fora..
Ja kjo ndodh o redush Skuth e Kompani..lol.
Po sduhet te ndodhe me..
qashtu redush e lexo mire gazetat se Korrieri ska bere asnji gabim..vec fjal per fjale tregon se cbehet..e si gjuajn ata te Ps-se ..
Krijoni Kontakt