Bashkimi i trojeve shqiptare, Leka moderon qėndrimin
Ne platformen e Levizjes per Zhvillim Kombetar, pretendenti i fronit mbreteror ka vendosur te reformoje idene e tij, lidhur me qendrimin politik per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, duke synuar te sigurimin e vemendjes politike edhe nga qarqet nderkombetare
Armando META
Metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu, ne platformen e Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK), ka vendosur te reformoje idene e tij, lidhur me qendrimin politik per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare. Ne kushtet e zhvillimeve aktuale nderkombetare, nje teze e tille eshte shfrytezuar nga qarqet politike te vendeve rreth Shqiperise, si nacionaliste, qe ka si qellim krijimin e Shqiperise se Madhe. Kjo ka shkaktuar dhe nje seri kostosh politike per pretendentin e fronin mbreteror Leka i Pare, si dhe ka penalizuar ne mjaft raste edhe Partine "Levizja e Legalitetit", e cila e kishte si argument te sajin politik, tezen e siperpermendur.
Ne perpjekje per te siguruar vemendjen e duhur politike te qarqeve nderkombetare, si dhe per te mos i vendosur vetes "trungje nen kembe", persa i perket ecurise se Levizjes per Zhvillim Kombetar, njerezit prane Leka Zogut kane bere disa modifikime te kesaj teze. Zyrtare te larte te Oborrit Mbreteror, deklaruan posacerisht per gazeten "Korrieri" se, vullneti politik i pretendentit te fronit, por edhe i Levizjes, eshte integrimi i Shqiperise ne strukturat euro- atlantike, gje qe do te zbehte dukshem nacionalizmat, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan. Sipas tyre, edhe ne takimin me Komitetin e Politikave te LZHK-se u shpreh mendimi politik, se "aspirata shqiptare euro-atlantike eshte e ligjshme dhe jetike per fatin e se ardhmes. Ndryshe nga deri me sot, shqiptaret kane me shume pergjegjesi ndaj ketij procesi, i cili do te fshije kufinjte ndares mes shqiptareve, duke i dhene fund padrejtesive historike dhe te kaluares se erret te Ballkanit". "Mendimi qe po dominon eshte se duhet mbeshtetur ne profesionalizem dhe ne shqiptarizmin, pasi kjo rruge eshte vazhdim i tradites dhe ndihmon ne zhvillimin e kultures sone, pa cenuar kulturat dhe perparimin e kujtdo qe jeton prane nesh apo brenda territoreve tona. Ne kemi nevoje per kete shqiptarizem - patriotizmi yne historik, jo per mjetet e dhunes. Ne deshirojme te miren e Atdheut tone. Historikisht, jo vetem per ne, por ne te gjithe boten, kjo do te thote qe t'i besh nder edhe fqinjit", nenvizojne drejtuesit e larte te Oborrit Mbreteror, duke cituar pjese nga deklarata e takimit te pretendentit te fronit me Komitetin e Politikave te Levizjes se krijuar prej tij. Ne kete takim Leka Zogu theksoi se "respekti qe kemi ditur dhe dime ta tregojme per te tjeret, per pakicat kombetare apo kulturore, eshte rruga me e sigurt per te kerkuar dhe garantuar respektimin e te drejtave te shqiptareve kudo ku ata ndodhen". Sipas tij, duke gjykuar mbi situaten politike aktuale, pritshmeria popullore per nje "politike ndryshe" eshte dhe mbetet e madhe. "Te gjithe sebashku, duhet te punojme qe ne Shqiperi te realizohet kerkesa nderkombetare dhe mbarekombetare qe te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, qe kerkojne si parakusht nje infrastrukture zgjedhore demokratike. Ne mbeshtesim cdo perpjekje qe afron kete realitet. Nuk duhet te lejojme kompromiset, manipulimet. Verdikti i popullit duhet te zbatohet. Ky eshte shansi historik per ta bere Shqiperine nje shtet te forte. Keshtu shteti ame do te ndihmoje fuqimisht ne zgjidhjen e ceshtjes sone kombetare", ka nenvizuar Leka Zogu.
Korrieri
Krijoni Kontakt