Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Nje pyetje kam per ty Albo. Ku ishte ti ne 1997, ne Shqiperi apo ne Amerike?
    Nese ke qene ne Shqiperi te siguroj se do te njihje te tjera vlera te Sales, jo keto per te cilat flet me siper.
    Manulaki
    C'lidhje ka kjo me viziten e Dr. Berisha ne Amerike? Po, une kam jetuar ne Shqiperi ne 1997, ne mes te komiteteve te shpetimit, dhe "clirimtareve" dhe te derguarve te "Forumit per Demokraci". Jam larguar nga Shqiperia ate vere. Nese ti nuk shikon tek Dr. Berishat vlerat kombetare dhe qytetetare qe ai misheron me jeten dhe punen e tij, atehere eshte fare e thjeshte, mos voto per te apo partine e tij. Voto per ate parti apo politikan qe perfaqeson interesat dhe vlerat e tua si njeri. Nuk te pelqen asnje politikan, mos voto fare, vetem mos peshperisni poshte e larte duke lakuar emra te pervecem se ai eshte nje ves i keq i komunizmit, qe brari na e nxjerr mallin perdite ne forum.

    Pike se pari desha te thosha se te gjithe ne ketu hedhim mendimet personale, dhe askush nuk po thote qe jane mendimet tona ato qe do ndikojne tek shqiptaret kur te votojne. Pastaj e ke shume gabim kur thua qe emrat e pervecem nuk kane rendesi, se tre muaj me pare kur isha ne Tirane dhe i pyesja te gjithe me ironi " Prap Nanos do ia jepni voten?", me pergjigjeshin, " Po cfare, tia japim Sales".
    Po atehere, kot qe mbahen zgjedhje ne Shqiperi. Me mire te marrim per te vertete fjalen tende si orakull qe je dhe i nxjerrim qe sot ne karte perqindjet e zgjedhjeve, sic bente dikur xhaxhi Enver me te derguarit e partise ne cdo qytet e fshat te vendit.


    Por une jam i sigurte se PD nuk ka asnje shanc, dhe do te kete te njejtin fund ne politike si ish-Balli Kombetar.
    Jo se kane faj PD-tet, as dr.Sali Berisha . por ashtu eshte gjeopolika.
    Mos na perdor fjale te medha qe ne shqiptaret e thjeshte nuk i kuptojme. Cfare na qenkerka kjo gjeopolitika valle? Edhe une me nje mendje me ty jam, se po na ra nga pushteti edhe socialistet shqiptare, na u shua pishtari i te majteve ne Ballkan e mbare Evropen Lindore. Pyete njehere ate "gjeopolitiken" se mbase te rrefen se Shqiperia eshte vendi i vetem me qeveri te majte ne gjithe Evropen Juglindore. Pyete prape se mbase te rrefen se cdo te thote per Evropen dhe boten kur nje president amerikan i spektrit te djathte fiton nje mandat te dyte ne Amerike.

    Njerezit e lire zgjedhin ta ndryshojne pushtetin me vote se nuk duan ta ndryshojne me dhune.

    Albo

  2. #32
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Mos na perdor fjale te medha qe ne shqiptaret e thjeshte nuk i kuptojme. Cfare na qenkerka kjo gjeopolitika valle? Edhe une me nje mendje me ty jam, se po na ra nga pushteti edhe socialistet shqiptare, na u shua pishtari i te majteve ne Ballkan e mbare Evropen Lindore. Pyete njehere ate "gjeopolitiken" se mbase te rrefen se Shqiperia eshte vendi i vetem me qeveri te majte ne gjithe Evropen Juglindore. Pyete prape se mbase te rrefen se cdo te thote per Evropen dhe boten kur nje president amerikan i spektrit te djathte fiton nje mandat te dyte ne Amerike.

    Njerezit e lire zgjedhin ta ndryshojne pushtetin me vote se nuk duan ta ndryshojne me dhune.

    Albo
    1.Edhe une shpresoj sinqerisht te fitoje e djathta.Por bota rreth nesh eshte e velitur me sindromin e krizave ne Shqiperi, dhe kerkon dicka me te sigurte.Kete siguri per momentin e jep PS.
    2.Shqiperia ekonomikisht dhe politikisht ka 2 qendra te rendesishme per nderkombetaret Tiranen dhe Vloren , dhe nese PS i ka keto dy qendresa ,atehere zoteron gjithe Shqiperine.
    3.Eshte e vertete qe Europa Juglindore qeveriset nga te djathtet, por kjo vecse ne 5-6 vjetet e fundit, sepse edhe atje ishin te majtet ne pushtet.Edhe atje kaloi mjaft kohe derisa krahu e djathte u poq plotesisht.
    4.Ne vende te varfera si ne, e majta preferohet gjithnje.E djathta ne pergjithsi shfaqet dhe ngardhnjen atehere kur vendi respektiv ka arritur nje zhvillim te kenaqshem dhe kerkon expansion ekonomik edhe jashte kufinjve shteterore.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Manulaki..

    tani po e shof se ta kam shkru Nanulaki ..eshte bere nga shpejtesia dhe jo me qellim..

    nuk je ndonji debatus ktu te politika qe te kemi pas bashk ndonji ferkim e te shtremberoj nickun me kunj..

    pa merak rri..

    Tash per Tmerrin e 97-tes..

    ke te drejte qe ishte tmerr.. por asnje president ne bot ska qejf ta bej tmerr kohen kur eshte ne post ..perkundrazi..(flas per presidenta ne pluralizem) duan tu behet ajo kohe sa me simpatike qe populli ti mbaj mend per mire..
    Pra sala ishte i fundit qe donte Tmerrin..
    Ne librin e Tije mero Baze..qe flet per ate kohe.. pershkruan nje tip qe tmerrohej kur largoheshin shancet per Tmerr e fluturonte nga gezimi kur cfaqej tmerri..pra anarkija..

    E ky tip sot eshte dora e djathte e Nanos..pra eshte fjala per Agim Isakun e rognerit dhe Sorrosit..

    Une te pyeta ty direkt.. me pershkruaj si filloj tmerri aty ku ti jetoje qe te krijojme nje tablo reale te ngjarjeve..dhe dalin vet fajtoret..
    Ti Manulaki.. nuk i je pergjigjur pyetjes..
    Plz.. trego.. nuk vem gjoba as arrestojm njeri..

    Albo..u kernaqe duke me bere paralajmerime..per perjashtime..nga Forumi..
    Shkruaj arsyen ne te tilla raste.. se shyqyr boj e leter ke plot..
    Nejse bej cdush se nuk ma ndin kur thon Kosovaret.. por mir do beje te hapesh forumin sa me shume per njerez VIPa te Diaspores e Shqiperise.. qe te kemi auditor sa me interesant ketu..
    Pra dergoju Vipave ftes qe te shkruajn ketu se ndryshe po behet forumi nje qark i mbyllur..

    Pse e them kete.. sepse Media ne Shqiperi nuk eshte e lire.. Ajo eshte pron e disa bandave..qe kan Fabrika Grataciela e Pizerira e zyra shteti.. pra Ata kontrollojne cdo thuhet sot e neser.. dhe nga kjo ata na sjellin verdall dhe neve..
    Kurse ketu ka mundesi te thuhet fjala e Lire pa asnji "detyrim" e direktiv nga Kupolat..

    dikur do ish budallek te kerkoje kte por sot me cfar shof ne Tv gati gjith vipat e Shqiperise kan Kompjutera mbrapa shpine sa her dalin ne ekran..
    Pra eshte mundesia e pjesmarrjes..
    Psh..
    Duam te dime c'ndodh ne x qytet a fshat te Shqiperise..pershembull..
    Pse te marrim informata vetem nga ato Gazetat e Mafies..
    Pse mos te kemi forumiste qe direkt na tregojne pa hile se ckane pare e degjuar me vesh- syte e tyre.. ne vendet ku jetojne a i kane familjet e miqte e tyre..
    Shikoje kte pune..se interneti po hyn dhe ne metropol po dhe ne periferi..

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berisha ndërpret vizitën në SHBA


    Uashington, 2 shkurt (Kosovapress) Time: 11 : 04

    Për shkak të vdekjes së vjehrrës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA ku kishte shkuar për të marrë pjesë në "Mëngjesin e Lutjeve" që do të përfundojë më 4 shkurt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Njeriu_i_mire
    1.Edhe une shpresoj sinqerisht te fitoje e djathta.Por bota rreth nesh eshte e velitur me sindromin e krizave ne Shqiperi, dhe kerkon dicka me te sigurte.Kete siguri per momentin e jep PS.
    2.Shqiperia ekonomikisht dhe politikisht ka 2 qendra te rendesishme per nderkombetaret Tiranen dhe Vloren , dhe nese PS i ka keto dy qendresa ,atehere zoteron gjithe Shqiperine.
    3.Eshte e vertete qe Europa Juglindore qeveriset nga te djathtet, por kjo vecse ne 5-6 vjetet e fundit, sepse edhe atje ishin te majtet ne pushtet.Edhe atje kaloi mjaft kohe derisa krahu e djathte u poq plotesisht.
    4.Ne vende te varfera si ne, e majta preferohet gjithnje.E djathta ne pergjithsi shfaqet dhe ngardhnjen atehere kur vendi respektiv ka arritur nje zhvillim te kenaqshem dhe kerkon expansion ekonomik edhe jashte kufinjve shteterore.

    "kerkon dicka me te sigurt. Kete siguri per momentin e jep PS".

    1--Sikur nuk shkon kjo. Kush e ka shkaktuar pasigurine? Cfare ka bere PS-ja per ti dhen popullit siguri?

    2--Ku bazoheni kur thoni se PS e ka edhe Vloren edhe Tiranen?

    3--Si e matni pjekurine? C'fare kushtesh u dashka nga PD ne vend qe te fitoj? Kush fitoj ne zgjedhjet ne Ukraine?

    4--Ne vende te varfera si ne, populli preferon ate qe do ti sjelli pune (buke ne goje), perparim, liri...etj... E majta ne ide mund te jete shume e mire por ne realitet, e majta = Nanon = korrupsion = varferi. Perse te votoj populli per k'te?

    Mirepres mendimet tuaja.

  6. #36
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Unhappy Gjyna

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Berisha ndërpret vizitën në SHBA


    Uashington, 2 shkurt (Kosovapress) Time: 11 : 04

    Për shkak të vdekjes së vjehrrës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA ku kishte shkuar për të marrë pjesë në "Mëngjesin e Lutjeve" që do të përfundojë më 4 shkurt.

    Shikojeni pra se si nje njeri ve "njeriun" perpara politikes.

  7. #37
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Berisha në Nju Jork: SHBA të dërgojnë vëzhgues për zgjedhjet!

    Barbara Schoetzau, Nju Jork, VOA
    1 Shkurt 2005


    Zoti Berisha thotë se në Shqipëri korrupsioni ka arritur në nivele të larta të qeverisë, duke shkurajuar në këtë mënyrë investimet e huaja, aq të nevojshme për vendin. Ai thotë se papunësia në vend ka arritur në shifrën 40 për qind dhe 100 mijë shqiptarë kanë emigrurar jashtë vendit. Trafiku i drogës dhe krimi, thotë ai, po bëhen elementi kryesor i jetës ekonomike në Shqipëri.

    "Ne shqiptarët përmendemi në Evropë si një eksportues i madh i krimit. Krimi i organizuar i Shqipërisë është një ndër më të rrezikshmit në Evropë. Shqipëria është bërë një rrugë kryesore e trafikimit, veçanërisht si rrugë kalimi për drogat nga Afgansitani, që shkojnë drejt Perëndimti. Kostoja e drogave është më tepër se 2 miliardë dollarë, sipas Departamentit amerikan të Shtetit. Në këtë aspekt, nevojitet të bëhet një ndryshim dramatik, për shkak se krimi i organizuar ka lidhje me pushtetarët. Ky është një fakt tashmë i njohur," - tha Sali Berisha.

    Zoti Berisha thotë se ligjet për të luftuar korrupsionin ekzistojnë, por ato janë të pavlefshme, në se nuk respektohen. Ai thotë se e ardhmja e Shqipërisë është e zymtë, pa ndihmën nga jashtë për vendosjen e zbatimit të ligjit.
    Unë mendoj se do të ishte shumë më mirë sikur Berisha të deklaronte kështu:
    Unë dhe PD-ja kemi plane dhe projekte më të mira se PS-ja për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar etj.

    Kështu, jo vetëm që do fitonte përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar por edhe nuk do të ulte imazhin tonë kombëtar në botë, nuk do të dekurajonte investimet e huaja, nuk do të pengonte integrimin në strukturat euroatllantike, nuk do të ulte krenarinë kombëtare të shqiptarëve kudo që janë etj. etj.

    Kjo deklaratë e Berishës kështu është si thotë një fjalë e jona popullore "për inat të resë më vdektë djali", pra për inat të PS-së, ta shaj gjithë kombin. Gjë që është absolutisht e panevojshme dhe shumë e dëmshme.

    Shumë më shumë përkrahje ndërkombëtare mund të fitoj PD dhe Berisha me deklarata si ato që dhashë unë si shembull, se sa me deklarata sikur kjo, bërë nga ai në këtë intervistë.

    Tung Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #38
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    "kerkon dicka me te sigurt. Kete siguri per momentin e jep PS".

    1--Sikur nuk shkon kjo. Kush e ka shkaktuar pasigurine? Cfare ka bere PS-ja per ti dhen popullit siguri?

    2--Ku bazoheni kur thoni se PS e ka edhe Vloren edhe Tiranen?

    3--Si e matni pjekurine? C'fare kushtesh u dashka nga PD ne vend qe te fitoj? Kush fitoj ne zgjedhjet ne Ukraine?

    4--Ne vende te varfera si ne, populli preferon ate qe do ti sjelli pune (buke ne goje), perparim, liri...etj... E majta ne ide mund te jete shume e mire por ne realitet, e majta = Nanon = korrupsion = varferi. Perse te votoj populli per k'te?

    Mirepres mendimet tuaja.
    1.Te pakten PS nuk ben gafa politike.
    Para ca kohesh degjova nje deklarate te z.Berisha se PD do te zbriste malsoret ne bregdet se ne jemi vend me 300 e kusur km bregdet etj etj.
    Z.Meta vete e deklaron se PSI do te zhvilloje Veriun, kur gjithe bota e di se Veriu nuk mund te zhvillohet aq shpejt sepse i mungojne burimet natyrore. etj etj.

    He a te ofrojne siguri deklarata te tilla ??

    2.Ps ka meriten se ka investuar me shume ne Tirane dhe Vlore se sa me pare.
    Nuk jam i sigurte nese PS ka Vloren dhe Tiranen.

    3.PD eshte nje parti e pjekur dhe ka nje berthame te shendoshe.
    Mendoj se sikur zgjedhjet te mbahen pas 2-3 vjetesh, do te ishte e sigurte nje fitore e PD. Tani Shqiperia ka nevoje per pak frymarrje te qete, dhe PD nuk gjendet ne vendit e pershtatshem , per t`i dhene fryme.

    Une kam shume respekt per antaret dhe simpatizantet e PD.Nga pervoja ime ata jane njerez me te moralshem dhe te zgjuar se sa anetaret dhe simpatizantet e PS.

    Ukraina per nga zhvillimi shoqeror ngjan me Shqiperine ne vitet 93-94`.Pra nuk mund te behen krahasime paralele.

    4.PS eshte nje force e majte. Shqiperia per momentin ka maksimumin e gjendjes sociale ,duke pasur parasysh mundesite ekonomike.
    Korrupsioni (per kedo qe ka dale pak ne bote) eshte nje plage globale.
    Eshte e vertete se ne Shqiperi ka arritur sfera shume te larta te shtetit dhe te PS.
    Per te kuruar kete plage shoqerore duhet zgjdhje konkrete ,dhe jo deklarata shterpe se nese vjen nje parti tjeter ne pushtet ,nuk do kete me korrupsion.
    Une uroj qe ne zjedhjet e ardhshme Partia apo forca politike qe do te fitoje te mos kete shumicen derrmuese.Ne kete menyre do te kete me pak hapesire per korrupsion, dhe debati politik do te jete me frutdhenes.

  9. #39
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Njeriu_i_mire

    Z.Meta vete e deklaron se PSI do te zhvilloje Veriun, kur gjithe bota e di se Veriu nuk mund te zhvillohet aq shpejt sepse i mungojne burimet natyrore. etj etj.
    Veriu ka shumë burime natyrore dhe pozitën gjeografike që mund dhe do të zhvillohet shumë shpejt.
    Rregullimi i infrastrukturës e veçanërisht rrugëve që ka filluar dhe është duke u bërë gjithë kohën atje, do sjell shumë investime në turizmin dimëror, në ndërtimin e qendrave të skijimit etj.
    Investimet e shqiptarëve të Kosovës në portin e Shëngjinit, që janë duke u bërë dhe do të bëhen në të ardhmen, do ta bëj veriun një rajon shumë të rëndësishëm tregtar. Poashtu, autorruga Durrës-Prishtinë, do të sjell një rritje shumë të madhe të lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave nëpër këtë rajon.

    Tung Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-02-2005 më 04:29
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Panoram:


    -----

    Vizita e Berishës në SHBA


    EDUARD ZALOSHNJA

    Nga lajmet që gazetat pranë PD-së kanë botuar rreth vizitës së Berishës në SHBA, të krijohet përshtypja se ajo është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, kur lexon gazetat pranë PS-së të krijohet bash përshtypja ...e kundërt. Dhe e vërteta, si zakonisht në raste të tilla, gjendet diku në mes.Fakti që vizita e Berishës nuk u iniciua nga Departamenti i Shtetit apo ndonjë komision i kongresit e shfryn ajrin e tepërt të tullumbaceve që gazetat pranë PD-së lëshuan rreth saj. Ndërsa fakti që Berisha u ftua të flasë rreth Shqipërisë në Këshillin mbi Marrëdhëniet e Jashtme dhe në Qendrën Ndërkombëtare Willson, e për më tepër, që u ftua edhe në “Mëngjesin e Lutjeve” në Shtëpinë e Bardhë, i bën tullumbacet e gazetave pranë PS-së të duken të fishkura. Për ta vënë vizitën e Berishës në kontekstin e politikës së jashtme amerikane vlen të thuhen dy fjalë paraprakisht mbi vetë vendin që zë Shqipëria në këtë politikë. Duke filluar nga maja, në skrivaninë e presidentit amerikan, emri i Shqipërisë ndoshta nuk arrin të shfaqet më shumë se një herë në vit. Emri i saj, fatkeqësisht, ka gjasa të shfaqet disi më shpesh në atë skrivani vetëm po të ndodhë, larg qoftë, ndonjë katrahurë si e 1997-ës ose ndonjë luftë përreth saj. Pra, në kushtet aktuale, për sa kohë që Shqipëria mbetet një aleat i vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe për sa kohë ajo nuk trazon ujërat në Ballkan, nuk ka arsye reale që presidenti amerikan të merret me të.

    Duke zbritur një shkallë më poshtë, edhe situata në skrivaninë e sekretarit të Shtetit apo të sekretarit të Mbrojtjes është e ngjashme. Ballkani aktualisht është jashtë radarit të tyre kryesor, e për rrjedhojë, atyre rrallë u qëllon të merren me Shqipërinë. Ndërsa për sekretarët e tjerë, Shqipëria është aq e vogël sa është zor të imagjinohet se si lapsi i tyre mund të shkojë ndonjëherë tek harta e saj.

    Po të vazhdohet zbritja shkallë-shkallë, mund të konstatohet se është vetëm një grup i vogël prej ndoshta 20-25 amerikanësh që ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri, e që janë përgjegjës ose që ndikojnë në përpunimin e politikës së SHBA-së ndaj saj. Në këtë grup, më të rëndësishmit janë ambasadori amerikan në Shqipëri, nëpunësi i Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, dhe eprori i tij në byronë e Evropës Juglindore. Në një farë distance nga këta të tre, janë asistentët e atyre kongresmenëve dhe senatorëve që iu bie radha të merren herë pas here me Shqipërinë. Dhe akoma më në distancë, janë specialistët e Ballkanit në institucionet joqeveritare që ndikojnë në përpunimin e politikave të jashtme amerikane.

    Parë në këtë kontekst, ftesa që iu bë Berishës për të folur në debatin me temë “Revolucioni i papërfundur i Shqipërisë”, i organizuar nga Këshilli mbi Marrëdhëniet e Jashtme dhe në debatin me temë “Shqipëria në udhëkryq: integrim, zgjedhje, apo destabilizim?”, i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Willson, nuk ka të njëjtën vlerë që do të kishte një ftesë nga Departamenti i Shtetit apo nga ndonjë komision kongresual. Por sidoqoftë, ajo ftesë i jep atij mundësinë të ndikojë në ndryshimin e perceptimit që shumica e amerikanëve që merren me Shqipërinë kanë për të. Çdo fjalë e Berishës, thënë në ato debate, do të kalohet në skaner nga këta amerikanë, dhe në qoftë se ai i bind ata se nuk është më bajraktari provincial që dikur i tekej ta kundërshtonte me kokëfortësi aleatin e vet më të fuqishëm, hapet mundësia që pozicioni i Departamentit të Shtetit dhe komisioneve të jashtme të kongresit ndaj tij të ndryshojë.

    Gjithashtu, prania në “Mëngjesin e Lutjeve” në Shtëpinë e Bardhë do t’i japë mundësinë Berishës të takohet informalisht me anëtarë të rëndësishëm të kongresit. Në qoftë se gjatë atyre takimeve, ai arrin t’i bindë ata për transformimin e tij nga një autokrat i thekur në një udhëheqës normal demokrat, mund të hapet drita jeshile për mbështetjen e tyre ndaj PD-së. Dhe ajo mbështetje, si në rastin e mësipërm, hap mundësinë që pozicioni i Departamentit të Shtetit dhe komisioneve të jashtme të Kongresit ndaj Berishës të ndryshojë.
    Lexuesit të vëmendshëm nuk do t’i ketë shpëtuar pa konstatuar se në paragrafët e mësipërm, fjala “mundësi” është një fjalë kyç. Kjo fjalë është kyç, sepse ftesa e bërë nga dy institucionet e rëndësishme joqeveritare, si dhe ftesa për pjesëmarrjen në “Mëngjesin e Lutjeve” në Shtëpinë e Bardhë, nuk provojnë se amerikanët që formulojnë ose ndikojnë politikën e SHBA-së ndaj Shqipërisë e kanë ndryshuar opinionin e tyre për Berishën; ata thjesht i krijojnë atij mundësinë që ta ndryshojë opinionin e krijuar për të që nga 1997-ta.
    Pyetjes në se do të arrijë Berisha të ketë sukses në këtë sprovë është vështirë t’i përgjigjesh që sot. Por, sidoqoftë, kontrata e bashkëpunimit që ai nënshkroi së fundi me firmën e fuqishme lobiste republikane “Barbour, Griffith & Rogers” të krijon përshtypjen se, me ndihmën e saj, ndoshta akujt do të fillojnë të shkrihen për të edhe në Uashington.


    -------------



    Sipas Zaloshnjes..

    "Po të vazhdohet zbritja shkallë-shkallë, mund të konstatohet se është vetëm një grup i vogël prej ndoshta 20-25 amerikanësh që ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri, e që janë përgjegjës ose që ndikojnë në përpunimin e politikës së SHBA-së ndaj saj. Në këtë grup, më të rëndësishmit janë ambasadori amerikan në Shqipëri, nëpunësi i Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, dhe eprori i tij në byronë e Evropës Juglindore. Në një farë distance nga këta të tre, janë asistentët e atyre kongresmenëve dhe senatorëve që iu bie radha të merren herë pas here me Shqipërinë. Dhe akoma më në distancë, janë specialistët e Ballkanit në institucionet joqeveritare që ndikojnë në përpunimin e politikave të jashtme amerikane.""


    Ne se nuk ja fut kot ki Zalua i ish-PD-se.. qe tani kullot lendinave te begata me lesh te b.oleve te Nano Metave.. del se PS-se nuk i duhen shum thas me euro-dollare per te blere keta 2-3 vete nga te cilet varet qendrimi i shtepise Bardhe ndaj politikaneve shqiptare..

    Mirpo une mendoj se jo Berisha duhet te ndryshoje per te fshire pershtypjet e kqija te Amerikanve per berish-97-ten.. por amerikanet duhet te japin llogari pse lejuan nje revolucion bolshevik ne shqiperine qe 50 vite kish qene nder bolshevizem..
    dhe kam bindje se nese nje dizaj bie shpata (ose Lenteja) e revizoreve mbi pasurite private te Linose, Xhefrit dhe atyre tjereve qe perbejne ate grupin qe thot Zalo Rul Pashkoja i Nanos.. ka me dal se unazat me brilant te Sumajve, toptanasve, Verlacve, Vrionasve etjetj.. qe nuk mbrriti Enveri tja fale Tito Molotov-Andreot -Miterranve .. do gjenden ne syndyqet e ktyre mafiozve te stejt departmentit..


    Ne se Berisha do bej qengjin e perulur te Amerika e do var shpresat tek kto Barbour, Griffith & Rogers-sat .. PS perseri i fiton Zgjedhjet..

    Kush do dije te hyje der me der tek Shqiptaret..do marri votat..dhe Pushtetin..

    Vetem lutjet ne zemren e Shqiptareve pijne uje..tjerat jan pun boshe..

    4-5 muaj kohe ka..

    Arben Malaj e mori pardje keshtjellen e Kelmendit ne majen e Veriut..
    Me ca thas miell e me ca qese me euro per tre kater bashibozuket lokale te malsise qe jan ish kontigjente te deges permbrendshme te Shkodres.. filloj Ps Sulmin e Madh..
    Nanoja nga Jugu .. Dokle nga Lindja me debore.. Maloja nga Veriu dhe Januc mafiozi i Italise Mafioze nga Deti
    filluan te kuqalizojne terrenin..
    Te shohim a do kuptoj gje Pd-ja.. sa eshte sahati..

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •