falem'nderit Arb.
________________________
Urdheroni nje artikull qe sa po lexova te Koha Jone:
E Hene, 31 Janar 2005
SHQIPTARET NE SHBA PERKRAHIN BERISHEN
Lobi shqiptar ndermjeteson negociatat me kompanine "BG & R" qe do te organizoje fushaten PD-se
Markel Bejdo
Lobi shqiptaro-amerikan mbeshtet Partine Demokratike per fushaten e saj ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005. Kryetari i PD-se, Sali Berisha, ndodhet prej dy ditesh ne Amerike ku gjate vizites se tij ka kryer takime me perfaqesues te lobit shqiptar atje. Keshtu burime prane stafit te ngushte bejne te ditur se lideri demokrat eshte takuar me Agim Rexhen, kryetar i LDK-se per Shtetet e Bashkuara si dhe me drejtues te shoqerise "Vatra". Gjate ketyre takimeve mesohet se eshte diskutuar rreth klimes politike ne Shqiperi, mbi programin qe do te ofroje partia me e madhe opozitare si dhe mbi ceshtjen e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005. Duket se Berisha ka arritur te marre mbeshtetje te plote nga lobi shqiptar ne Amerike per zgjedhjet e ardhshme. Pas shume kohesh, kreu demokrat arriti te krijoje marredhenie miqesore dhe bashkepunuese me lobin shqiptar. Gjate zgjedhjeve parlamentare te ketij viti, ky faktor pritet te luaje nje rol kyc ne garen mes dy partive te medha per pushtet. Berisha gjendet ne Amerike, pasi do te marre pjese ne Mengjesin e Lutjeve qe do te mbahet me 1 shkurt ne Uashington dhe ku jane te ftuar personalitete nga gjithe bota. Burime prane selise blu bejne te ditur se kryetari i PD-se pritet te takohet dhe me perfaqesuesit e kompanise "Barbor Griffith&Rogers", e njohur ne ceshtjet e fushatave elektorale dhe ne prodhimin e imazhit. Sipas burimeve prane liderit demokrat behet e ditur se ne negocimin e bisedimeve me kete kompani ka ndermjetesuar dhe lobi shqiptaro-amerikan ne SHBA. Pritet qe lideri demokrat Berisha te mbylle bisedimet gjate ketij takimi i cili duket se do te perfundoje me sukses. Nje gje te tille e ka konfirmuar dhe nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, ne nje prononcim per tlevizionin "Top Channel". Sipas saj, kompania "Barbour Griffith & Roger", e cila pergatiti fushaten e presidentit te SHBA-se, Xhorxh Bush, ka nenshkruar nje kontrate me PD-ne per te pergatitur fushaten elektorale te saj per zgjedhjet parlamentare.
Gjithashtu nenkryetarja demokrate u shpreh se ekspertet e kompanise "BG&R" do te vijne ne Shqiperi ne fund te muajit shkurt ose ne fillim te muajit mars per t'u njohur me ambientin politik dhe elektoral. Ekspertet do te ndikojne ne menyren e zhvillimit te fushates pasi ne vendin tone nuk ekziston praktika e strategjive elektorale. Gjithashtu nenkryetarja Topalli konfirmoi dhe ndermjetesimin e lobit shqiptaro-amerikan ne SHBA per ardhjen e kesaj kompanie ne Shqiperi. Kompania "Barbour Griffith & Roger" ka dhe eksperienca te tjera ne Ballkan, ajo ka udhehequr dhe fushaten e Boris Trajkovskit ne Maqedoni.
Mbeshtetja
Lideri i opozites, Sali Berisha, dy jave me pare udhetoi drejt SHBA-se, ku gjate takimeve te tjera ishte i ftuar ne nje darke e organizuar nga stafi i presidentit Bush. Te ftuar nga "Barbor Griffith & Rogers", te perfaqesuar nga guvernatori i Missisipit dhe ish-kryetari republikan Helly Barbor, Lan Grifiths dhe Ed Rogers, lideri demokrat Berisha dhe ai republikan Mediu moren pjese ne nje darke te vecante te republikaneve, per te festuar fitoren e tyre ne fushaten e fundit "Bush-Cheney '04". Ky aktivitet u zhvillua ne ambientet e "Barbour Griffith & Rogers", LLG, e cila ishte pjese aktive ne arritjen e kesaj fitoreje. Ne darke mori pjese sekretari Andree Card, shef i stafit te Presidentit Bush dhe me Ken Mehlman, drejtor i fushates, i cili se bashku me Karl Rove ishin arkitektet e fitores se Presidentit Bush. Ne takim ishin perfaqesuesit me te larte te Partise Republikane Amerikane, senatore dhe kongresmene. Ne takimin me Lan Grifith, drejtor Ekzekutiv i BG&R, Berisha dhe Mediu shpjeguan situaten politike dhe paraelektorale ne Shqiperi duke vene theksin ne domosdoshmerine e zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Opozita shqiptare do te kete mbeshtetjen e drejtperdrejte te "BG&R" ne fitoren e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe ne ndertimin e nje partneriteti te qarte para dhe paselektoral. Duket se negociatat e kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha, me perfaqesuesit e kompanise "Barbor Griffith&Rogers", e njohur ne ceshtjet e fushatave elektorale dhe ne prodhimin e imazhit, jane mbyllur me sukses.
Krijoni Kontakt