Nuk e njoh personalisht, e as nuk jam kurioz ta njoh. Di qe mu "servir" si emer i "ri" ne nje nga qeverite e kokmishit Meta, demek si fryme e re njerezish te paimplikuar, si socialiste te kulluar e te tjera karagjozlleqe te kesaj natyre...
Di qe, nen ad-"ministrimin" e saj politika e jashtme shqiptare, qe aq shume ja kemi nevojen e nje niveli te larte e te emancipuar, nuk ishte as mish as peshk, ose sic i themi ne nga jugu, hiq e mos keput !
Me ishte krijar pershtypja qe "vetvetiu" rrjedh nga emri "Arta" se personi ne fjale duhet te ishte me te vertete dicka e re, te pakten ne mentalitetin e drejtimit te nje dikasteri kaq te rendesishem. Duke lexuar nje artikull te "Koha Jone" ne lidhje me 33 emerime qe zonja Arta ka firmosur ditet e fundit te saj si ministre e jashtme, ne lidhje me poste te "rendesishme" shoferash, kujdestaresh, apo pastruesish, e deri tek te "parendesishmet" si konsull, etj, vendosa te mos mbaj me shijen e emrit te ministreshes por te mbiemrit; tani e tutje do ta quaja
"Arta Da-D(e)allkaukja, duke aspiruar se fjala turke qe po perdor te shpjegoje pak a shume mentalitetin e korruptuar te socialistes ne fjale, i denje per rryshfetllekun (tjeter fjale turke) e huazuar nga shek. XVII, e i kthuer ne shkence te perparuar, te aplikaur e te "socializuar" nga brezi i ri i socialisteve tane...qe ua pafshim hajrin ne ditet qe vijne; Da-Dallkaukja do kete perseri mundesine e zbatimit te fenomenit te sulltanise se dikurshme, tani e tuje nga posti i ri i ministres se "kultures"
Krijoni Kontakt