Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nafta e Partise..

    shekulli shkruan..

    ----


    Specialistėt: Krahasuar me standardet e BE-sė nė Shqipėri pėrdoret naftė 40 herė mė e keqe

    Nafta nė Shqipėri, 40 herė mė e keqe se ajo e BE-sė

    Ligji pėr tarifat e reja doganore tė makinave nuk parandalon ndotjen e ajrit nėse mjetet pėrdorin naftė D2

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ-Standardet e cilėsisė sė karburanteve, dhe nė veēanti tė naftės nė vendin tonė janė dhjetėra herė mbi normativet e lejuara tė Bashkimit Europian. Tė dhėnat alarmante pėr cilėsinė e hidrokarbureve qė lejohen dhe pėrdoren aktualisht nė Shqipėri janė dhėnė nga specialistė tė hidrokarbureve nė vend tė cilėt para pak kohėsh kanė kėrkuar qė tė ulet pėrdorimi i naftės sė cilėsisė D2. Kėshtu, tė nisur nga ligji i ri nė vendet e BE-sė, ligj i cili ka detyruar pėrdorimin e karburanteve shumė cilėsore nga automjetet atje, specialistėt e fushės kėrkojnė qė nė Shqipėri tė ndryshojnė menjėherė standardet e naftės qė pėrdoret nga automjetet dhe tė kanalizohet pėrdorimi i naftės me cilėsi tė ndryshme. Njė prej specialistėve tė Inspektoriatit Shtetėror tė Kontrollit tė Naftės Gazit dhe Nėnprodukteve (ISHKNG) i cili nuk dėshiron tė identifikohet thotė se situata nė vend ėshtė shumė dramatike dhe nėse do tė lejohet akoma pėrdorimi i D2 dhe karburanteve tė tjera jo cilėsore atėherė Shqipėria do tė kthehet nė njė vend tejet tė ndotur dhe me rrezik pėr jetėn e banorėve. Specialisti ka shpjeguar dje pėr “Shekulli” se krahasuar me standardet e reja qė janė vendosur nė BE qė prej njė janarit tė kėtij viti, standardet pėr naftėn janė 40 herė mė tė larta. “Nėse nė vendet e Bashkimit Europian standardi i naftės pėr automjete ėshtė qė njė litėr tė mos pėrmbajė mė shumė se 50 miligram squfur (S) pėr litėr, nė vendin tonė ky standard ėshtė 2 000 miligram pėr litėr”, -thotė specialisti i ISHKNG-sė. Ai shton pėr mė tepėr se “nėse duam tė hyjmė nė BE po ndjekim rrugėn e gabuar pasi me kėto standarde nuk mundėsohet njė gjė e tillė”.
    OBT dhe standardet
    Pavarėsisht nga kėrkesa qė bėri ministri i Industrisė dhe Energjitikės Viktor Doda pėr ndalimin e pėrdorimit tė naftės D2 nė vend, asgjė nuk u mor parasysh dhe problemi i D2 u la nė harresė. Kėshtu, gjatė muajit dhjetor qė lamė pas, Viktor Doda nė statusin e ministrit kėrkoi qė tė ndėrpritej menjėherė importimi dhe pėrdorimi i naftės sė cilėsisė D2 nga automjetet nė vend. Menjėherė pas kėrkesės zyrtare tė ministrit Viktor Doda, kryekoordinatorja e sekretariatit tė OBT-sė nė Shqipėri pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Adriana Civici hodhi poshtė kėrkesėn duke thėnė se marrėveshja e nėnshkruar me OBT-nė nė vitin 2000 nuk e lejon ndalimin e importit tė naftės D2. Megjithatė specialistėt shprehen se nuk ėshtė OBT-ja qė ndalon importin e naftės, por janė monopolet tregtare qė e bėjnė kėtė. “Nuk ėshtė OBT qė ndalon importin e naftės me cilėsinė mė tė keqe nė vend, por ėshtė biznesi qė e bėn njė gjė tė tillė, dhe si ka mundėsi qė qeveria nuk e dinte qė nė vitin 2000 kishte nėnshkruar marrėveshjen e OBT, nė njė kohė kur nė vitin 2002 miratoi nė njė prej mbledhjeve tė saj standardet e hidrokarbureve”, -thotė njė prej specialistėve tė sektorit hidrokarbur. Specialistėt shprehen se duhet tė ndiqet njė politikė fiskale pėr uljen e pėrdorimit tė D2 nė vend. “Mendoj se akciza dhe politika tė tjera fiskale duhet tė zbatohen mbi dieselin D2, pasi nė kėtė mėnyrė ėshtė vepruar dhe pėr benzinėn me plumb”, -sqaron njė prej tyre. Nė fund tė deklaratės sė tij, specialisti i inspektoriatit e vlerėson si njė turp nėnshkrimin e marrėveshjes nga qeveria, pasi kjo do tė thotė helmim i shqiptarėve me ndėrgjegje tė plotė. Me njė ironi fatkeqe specialisti thotė se “besoj se vendet e OBT-sė nuk lejojnė pėrdorimin e D2, ndėrsa pėr Shqipėrinė ndalimi i saj qenka njė prishje e rregullave”.
    Makinat
    Ligji i ri me tarifat doganore pėr makinat (ka hyrė nė fuqi mė datė 13 janar) ėshtė njė hap pozitiv nė drejtim tė parandalimit tė ndotjes sė Shqipėrisė, por ky hap do tė dėshtojė nėse kėto makina pėrdorin karburante me cilėsi tė ulėt. Njė tjetėr specialist i ISKNG-sė thotė se gjithēka ngelet nė vendnumėro nėse makinat djegin D2. “Parandalimi i ndotjes duhet tė fillojė nga pėrzgjedhja cilėsore e karburantit pėr konsumatorėt, sepse njė makinė sado e re qoftė, nėse pėrdor cilėsinė mė tė keqe tė karburantit do tė shkarkojė gazra tė rrezikshėm”, -thotė punonjėsi i ISHKNG-sė. Ai vijon mė tej duke thėnė se ėshtė e padrejtė qė tė detyrohen konsumatorėt tė blejnė njė makinė tė shtrenjtė dhe nė tė njėjtėn kohė atyre t’u jepet naftė me cilėsi tė keqe qė dėmton rėndė motorin e makinės dhe ambientin. “Qeveria i thotė konsumatorėve blini makinė tė re dhe pėrdorni karburant tė keq”, -thotė ai.



    01/02/2005

    shekulli


    ---


    dikur thoshin Celiku Partise Drita e Partise.. por kjo qnka c'qenka..Nafta e Partise..

    Ja cfar Nafte importon Partia e Nano Ruc Dokle Durakve ..

    Prandaj te merret fryma ne Tirane..

    40 here po ja afron kancerin mijra femijve Shqiptare kjo nafta 40 here me e keqja ne bote..qe te fitojne 40 her me shume Boset e Ps-se..qe ti shpenzojne ne hotelet 40 katshe te Sheikve..e ti shkulin ato pak peme qe i ngelen Tiranes qe te bejne nga 40 grataciela per Bos..per ti pasur pasuri te patundeshme per 40 gjenerata mbas.. kta 40 hajdutet e Ali Bab Dull Tos Kupoles..

    ja per keta mafioze votojne ata gjysherit me kasketa te Adnan qatip edvinit.. qe u a fusin niperve e mbesave te tyre blozen e squfurin me tonelata ne fyt cdo minute..
    kanibalet e Enverit.. asgje nuk i ndal ..

  2. #2
    ErionB
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Gjithashtu, ne Shqiperi futet 1 Million Ton ne vit nafte dhe vetem 280 Mije ton c'doganohen.
    Imagjino se c'fare fitimesh katastrofike bejne keto kompani qe edhe helmojne popullin shqiptar

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  2. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •