ESE
SHKRIMTARI DHE VEPRA SI AUTORITET PUBLIK
Paralelizma qė mundė tė bėht mes autoritetit tė shkrimtarit dhe veprės sė tijė, shpeshė herė koinqidon tė mos jenė nė vijėn e barabartė tė udhėtimit. Realishtė vepra e njė shkrimtari duhet tė jetė autoriteti i tijė. Megjithatė fat tė tillė vėshtirė tė ket qoftė njė vepėr apo njė autorė tek ne. Kjo pėr faktin se rrethanat qė u zhvilluan nė tė kaluarėn dhe ato qė po zhvillohen tek ne, e bėjė tė pa mundėshme qėndrimin proporcional tė autoritetit shkrimtar dhe vepėr. Duke e ditur se autoriteti tek ne pofitohet nė forma tė ndryshme duke mos mbetur vetėm nė fjalėn e veprės, ai shpeshė e tėrheqė kordinat autoriale mbi vijat e normales qė ja ofronė vepra. Paraqitja e shkrimtarit nė tribuna tė ndryshme, gazeta ditore, media elektronike etj, ėshtė njėra nga format e ngritjes sė tijė qė shpeshė ka rezultuar me ngritje autoritative qė nuk e ka merituar. Njė formė tjetėr e kyqjeve nė politik, siq po ndodhė tek ne, ėshtė forma mė ekstreme e mos paralelizmės autoritative mes veprės dhe shkrimtarit. Apo ta kujtojmė tė kaluarėn, u ngritėn e ranė autorė. Po gjatė kėsaj kohe lindėn terma nga mė tė ndryshmet, si; baba i letėrsisė, poet i madhė, shkrimtar i madhė, gjeni e qka jo tjetėr deri nė apsurditet. Kjo nė bazė tė shijeve tė kritikėve fillimisht, gazetarėve nėpėr media, klaneve, etj, duke i gėrshetuar interesat njėri me tjetrin. Pėr qudi si nuk vie asnjė reagim nga vetė shkrimtarėt apo poetėt tė quajtur me terma tė tilla.Ka qenė shum logjike nė do tė reagohej ndaj kėtyre emėrtimeve e jo tu bėhet qejfi individėve. Kjo pėr faktin se; nuk ka poet kombėtar, nuk ka shkrimtar kombėtar, nuk ka poet tė madh e tė vogėl, nuk ka gjeni. Ka poet, shkrimtar, ka letėrsi, vlerė e jo vlerė nė letėrsi. Kėta shkrimtar e poet munde tė kenė proklamuar nė teori, ndėrsa puna praktike shpeshėherė ka rezultuar nė tjetėr drejtim dhe si mundė tė vihet edhe letėrsia edhe veprimi i tyre individual nė njė binar. kjo sa ėshtė apsurde po aqė edhe neveritėse. Mė ekstremja shkonė edhe sotė e kėsaj dite kur po kėto terma janė trashėguar nga e kaluara kur dihet se qfarė transormime jan bėrė edhe nė letėrsi. Le tė mbetet dobėsi e atyre qė viktiizohet brenda kėtyre lakmive. Pra kėtė autoitet tek ne po e diktojnė faktor tØjashtėm dhe deri sa ky autoritet drejtohet nga kėta faktorė, asnjėher nuk mundė tė jetė paralel. Do tė kemi ngritje tė tepruara tė cilat asnjėher nuk do ti rezstojnė kohės. E themi kėtė nga pėrvoja perendimore, kur autoriteti i autorit ėshtė i mvarur nga autoriteti i veprės dhe rralė vepra nga autori apo asnjėher. Ndikmi i shkrimtarit nė shoqėri ėshtė mjaftė i mdhė. Kjo pėr rastin se tek ne shpeshė shkrimtarėt po e marrin rrolin e prijėsit, duke harruar kornizat e shkrimtarit. Pra dėshira pėr tė qen tė dukshėm nė shoqėri ėshtė njė nga tė metat qė i shoqėron krijuesit tanė, kjo duke i shfrytėzuar format e ndryshme tė paraqitjve. Pikėrisht kėtu shtrihet edhe via e ndikimit nė shoqėri. Ka ndodhur dhe po ndodhė prapė tek ne kur pėrgjegjėsia autoriale harrohet pėr hir tė interesave tė caktuara. Nė vendet pėrendimore shkrimtari e ruan pozicionin e vetė dhe nuk e mvarė asnjėherė autoritetin e tijė nga kushtet dhe zhvillimet nė shoqėri. Ai ecė rrugės sė tijė gati i pa dukshėm nė zhvillimet tjera shoqrore, duke i qėndruar besnik autoritetit tė veprės sė tijė. Krijimtaria vėrtetė fillimisht ėshtė akt individual, por pas publikimit tė veprės ajo bėhet akt pubik e cila shum shpeshė ndikon nė ndryshimin a mendėsive njerzore, prandajė autori asnjėherė nuk mundė tė fshihet pas arsyetimit se tė shkruarit ėshtė akt individual. Mendojė se njė pjesė e shkrimtarėve shqiptarė me autoritet, janė shumė tė vetėdijshėm se brenda zhvillimeve tona shoqėrore ka rėnje dhe ngritje tė cila nga njė herė mundė edhe ti dėmtojnė ata nė rrafshin autoritativ, prandajė mbahen tė pozicionuar anash zhvillimeve tė pėrgjithshme dhe struken prapa interesave vetanake. Zhvillimet e pėrgjithshme nė botė shpeshė po mvaren edhe nga faktorė tė jashtėm dhe kjo mundė tė sjellė edhe nė dėshtim, fjala ėshtė rreth zhvillimeve politike. Pra, ka tė atillė qė duan tė kursehen. Apo ka tė tillė qė mundė tė u shkojė penda, por pėr tė u angazhuar nė shėrbim tė interesave tė gjėra publike - si nė politikė, ajo nuk ėshtė art i gjithkuj dhe kjo i arsyetonė ata. Pra nga ato qė u thanė mė lartė, qėndrimi anash nga kėto zhvillime dhe mbajtja e vijės letrare tė pėrkufizuar brenda veprės autoriale, sikur e krijon njė qetėsi e cila nė radhė tė parė i jepė autorit rehati shpirtėrore brenda veprės sė tijė. Kėsi soji autoriteti i autorit do tė shtrihet nė rrafshin e barabartė me atė tė veprės, kuptohet duke pasur parasyshė edhe shum faktorė tjerė real tė vlerėsimit qė e rrethojnė veprėn e autorit, dhe pėrgjegjėsia e tijė do tė pėrkufizohet brenda veprės sė tijė, ndryshe ajo do tė tė jetė e dyfishtė dhe shum e vėshtirė pėr tu realizuar qetėsia shpirtėrore e kėrkesave tė shkrimtarit.
Gėzim Ajgeraj, 17.5.04, Zvicėr
Nga debati letrarė; Pėrgjegjėsit e shkrimtarit si autoritet publik, ARS, shkurt, 2004
Krijoni Kontakt