Nga libri PELLGJE FJALESH
Udhetar...
Gjykome:
- Jetova apo nuk jetova
Ne kete jete?
- Gjysmen ma hengren mediokret.
Gjysmen ma thithen idete...
1994
Nga libri PELLGJE FJALESH
Udhetar...
Gjykome:
- Jetova apo nuk jetova
Ne kete jete?
- Gjysmen ma hengren mediokret.
Gjysmen ma thithen idete...
1994
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 28-09-2003 mė 22:05
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
PELLGJE FJALESH
Zemrat
Le ti cokisim te dy zemrat
Ne kete nate rilindjeje...
Ne e thefte e imja,
A s'mjafton e jotja,
ne kete nate rilindjeje,
Per te rilindur?
1998
Jam Keshtu...
Jam keshtu si jam.
E si mund te isha ndryshe?
Kur s'jam,
Si duhet te jem?
Kerkoj shpresen,
Te mos jem ky qe jam,
Atje ku jam,
Si nuk duhet te jem.
Shpresen,
Qe eshte si duhet te jete.
Brenda meje qe s'jam
Atje ku duhet te jem.
1996
Henes
Naten e mire, Hene.
Femijet, yje,
T'u fiken nje nga nje,
Rrugeve te mergimit.
Keshtu lind Agimi.
Me dhimbje qe as dhimbja s'i duron.
Naten e mire, e mira ime Hene...
1992
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Nga libri FABULA
Gabimi i Qukapikut
Ne provimin e zoologjise,
Qukapiku
(Sa turp)
Ngaterroi,
Bleten me nje mize.
Per kete, s'do mend,
U denua rende.
Ne vend te notes 10,
I vuren noten 8.
Edhe ne deftese
Ia shenuan kete ngaterrese.
Mbasi mbaroi shkollen,
E filloi pune ne nje uzine,
Gjeti belan per kategorine,
7 here nuk ia dhane,
Shoket e drejtorise
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Kish ngaterruar bleten me nje mize...
... Dhe ja, nje dite,
Si gjithe shoket e tij,
Me nje zocke
Ra ne dashuri.
Kur e kerkoi me nenen e baban,
Gjeti belan.
Me zor u binden pala e krushqise,
Sepse, dikur,
(Sa turp)...
Dhenderri, kish ngaterruar,
Bleten, me nje... mizeeeee...
... Djali i tij, me qe kish talent,
U pa me vend
Per timpan te konkuroj,
Por dot nuk fitoi,
Sepse, disa nga shoket e jurise,
Kishin mendimin, se, dikur...
(Sa turp...)
I ati... kish ngaterruar,
Bleten... me nje... mizeeee...
... Ben te sajen jeta...
Qukapiku, u nda nje dite,
Nga bota e shpreserise.
Ne gurin e varrit,
Dikush,
I gdhendi nje blete
Qe...
(Sa turp...)
Ngjante me nje... mizeee...
1984
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Dhelpra & Rrushte
Nje dite, ne muajin gusht,
U perserit historia e vjeter,
E dhelpres me rrushte.
- Hi-hi-hi, ha-ha-ha,
Qeshi vreshta kur e pa,
Dhelpren qe vinte drejt saj.
- E shkreta do te na haj,
Por nuk mundet dot,
Se roja ciften e ka plot.
Dhelpra,
Pa e prishur gjakun fare,
Per c'ka qeshen e c'ka thane,
Ju afrua rojes prane...
E lajka leshoi prej goje:
- O roje, o roje...
O hero Troje...
O trim, o vigjilent...
O Cezar. O Gent.
O Balli i puntorise.
O krenari e drejtorise...
Rojes suy me lot ju mbush
Dhe dhelpres i solli prane,
Tre kosha me rrush...
Rrush i bardhe e rrush i zi...
Qeshi dhelpra: - Hi-hi-hi
E vreshtes i tha:
- Iku ajo kohe kur une doja,
te haja, drejte persedrejte.
Tani une te ha,
Po, te ha me te... trete...
1979
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Miza
Z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z.
Nga dritarja e shtepise,
Doli nje mize,
Nga pas, e ndiqte nje vrasese kaucuku.
Taf-taf-taf-taf-taf-taf-taf:
- Po ta mbajti duku edhe nje here
Nga shtepia ime, duku.
E shkreta mize,
Pa c'pa: - Z-z-z-z-z-z-z-z-z-z-z,
Shoi te punoje ne nje gjiriz,
pas pak: - Zu-zu-zu-zu-zu-zu-zu-zu-zu,
Fluturoi aty prane nje kolege.
Kur e pa,
S'la fjale qe s'i tha:
- C'ben ketu moj belege?
S'te vjen turp, me nder,
Si duron kete ere?
Hajde, lere kete kanal,
Je emeruar pergjegjese
Ne ushqimin social.
1976
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Dreka
Ketrushi,
Thirri lepurushin per dreke,
Dhe i nxorri perpara Arra
- Ha, i dashur - i tha,
Ha... Gjelle si kjo,
S'te nxjerr kushdo...
Ha.
- Faleminderit vella,
Ja ktheu lepurushi,
Ketrushit.
- Tryezen e ke mbushur,
Plot e perplot;
Me fal, por, sikur...
Te kishe laker dhe karrote
Do ta kishe qare me lote...
- Karrote...
C'thua? ... Kerceu ketrushi,
Kuq-kuq si prushi,
- C'jane keto kerkesa te kota?...
Me fal po...
- Me fal ti mua,
Ja preu lepurushi,
Fytyre si germushi.
- Arrat e tua nuk i dua,
Nuk vlejne nje lek,
As per darke as per dreke.
Dhe...
Aty nga mesnata,
Plasi shamata.
- Jo karrota,
Po arra.
- Jo arra,
Po karrota.
Kerciti sherri,
Sa u tund bota.
... Ja qe ndodh,
Edhe keshtu ne jete:
- Per gjerat qe nuk
Na i pranon stomaku,
Kercet - Dajaku.
1977
Librat
Tri dite e tri nete,
Librat e raftit e te vitrines
Ne nje librari,
Ja dhane ulerimes.
Romani, dramat,
Poezia, kritikat,
Fjaloret, jetshkrimet,
Kimia, fizika,
E tjera, e tjera,
Me vlera e pa vlera,
U zune e u grin,
Kush e kush te merrte
LAVDIN
Qofte per individin,
Qofte per shoqerine,
Dhe kur me,
Asnje nuk leshonte pe,
Nga nje tavoline,
Nderhyri nje liber,
Pa kopertine:
- Ngadale o vellezer,
O motra, ngadale.
Me lejoni dhe mua
Te them dy fjale:
Te gjithe ju, kolege,
Qofshi per shkence,
A qofshi per kulture,
Me kapak prej kartoni,
A me kapak me lekure,
Qofshi te rinj a te vjeter,
Keni vlera - Patjeter.
Por...
Kurre nuk duhet te harroni,
Se gjate kohes, qe ju,
Vinit ne jete,
Shkrimtaret tek une,
Kane lecitur,
Germe, rrjesht edhe flete...
Dite edhe nete
Me kane thithur, edhe palcen, mua,
Per vlerat tua...
- Ti? ... Po kush je, tiiii?...
Pyeten nje zeri, librat,
E raftit edhe te vitrines.
- Une... S'e dini! ...
Une... jam libri i guzhines...
1981
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Atesia
Rakia,
Rrushit,
I ngriti padin,
Per t'i kerkuar - Atesin.
Gjyqi, pa asnje hezitim,
Te dy i therriti per ballafaqim:
- Kete padi e kam bere,
Tha rakija, gjithe vrere,
- Sepse, im ate,
Nje nate,
Ka bere deklarate:
Nuk me quan per bijen e tij,
Dhe, per mua,
Nuk mban me, asnje pergjegjesi,
As ne drejtim te sasise,
As ne drejtim te cilesise...
Shkurte - Me ka braktis.
Se ne c'baze,
Vete le te flase;
Por une , e quaj me vend,
T'ju paraqes edhe kete dokument.
Ja, shikojeni vete:
"Raki rrushi," shkruan,
Edhe ketu ne etikete...
- Kjo eshte e vertete,
Tha rrushi i qete.
- Po tjeter eshte guna,
E, tjeter, na del puna...
Per rakin,
Te gjithe e dine,
Se ajo... kur pihet,
si bija ime... nuk njihet.
Cfare s'ka brenda,
Edhe molle edhe mendra,
Hurma, fiq e zerdeli...
Eshte turli...
Here, here, pastaj,
Kjo vjen edhe era vaj...
E leme me nje ane, ate, maskara
Ujiiiiii...
Qe ka bere buje,
Edhe me muslluk,
Edhe me ulluk...
Shkurte,
Nga une,
Kopilja raki,
Mire ta dije,
Nuk ka me,
Asnje pike gjak.
Ndaj kerkoj, per veprimin tim,
Te me jepni hak.
Gjyqi, u ngrit, rende-rende,
Dhe tha dy fjale me vend.
- Edhe drejtesia kete e ka provuar,
Eshte shtruar per qethje,
Ka dale e rruar...
Ndaj... Rrushi fiton pa-fajsine.
Per bije, sot e tutje,
Nuk e ka me rakine.
1978
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Dy Iriq
Dy iriq,
dy miq.
Njeri qe jetonte ne gemush,
E tjetri, diku, ne fushe.
U takuan gushe me gushe,
Me qe malli i kish marr.
Kishin vite pa u pare.
- Eh, or mik.
Vertet ke hequr ca ne jete.
(I tha ai i gemushes atij te fushes.)
- Po tani qenke gjithe shendet,
Qimet perpjet, shigjet,
Faqet, kuq-kuq, si molle,
Zeri pak me i holle...
Sic duket, ke vene mende,
Ke mbaruar ndo nje shkolle.
- Jo - ia preu iriqi i pare,
Ti e di, une per shkolle
Kam qene e jam gomar...
- Ouuuu... atehere, mrekulli.
Patjeter ke marr
Ndo nje trashegimi...
- Joooo... Ti e di...
E kush do me linte, mua,
Trashegimi?
- Po... atehere, si shpjegohet,
Gjithe kjo... begati...
- Oh, po. Ti nuk e di.
Kam dy vjet
Qe punoj...
Shites ne tregeti...
1979
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Derraria
Per cudi,
Kontrolli i shendetesise,
Sa here qe kontrollonte
Nje derrari,
(Donte apo nuk donte)
Vendoste flamurin:
"Ketu ka pasterti."
S'kish ndo nje marifet,
Derraria,
Gicat,
I bente fli,
Per nja dy a tri zyra
Ne komitet.
1980
Ferrat dhe Dhia
Ferres,
Kur e ngriten ne pergjegjesi,
I dolen,
1100 kusherinj,
e midis tyre,
Edhe nje dhi.
- Po ti, nga dole moj dhi?
Ti, qe me ke ngrene
Edhe gjemba, edhe dege, edhe flet.
U ofendua dhia:
- Ua... Une te kam krasit
Qe te rritesh gjithe shendet...
1979
Ciftja
Ciftja,
Kembe kryq na ish shtruar,
E bamb e bymb - me dy grykat,
Heroizmat, tregonte pa pushuar.
Te gjithe rreth e qark,
Syte - Naaa. Si cark.
Lepuri,
Ne nje ane i gezuar,
Kendonte nje kenge
Karroten duke pastruar.
- Gri ti, gri,
Po mua, me nder:
- Ma ke rruar...
1981
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
FABULA
Dorezat & Kapelja
Nje kapele "Republik"
E vendosur permbi floke,
Zu t'i shiste mende me oke,
Dorashkave, ngjyre kafe:
- Ju, pa mua, s'jeni asgje.
Une jam per ju gjithshka,
Edhe nene, edhe baba,
Edhe qime, edhe tra.
Ju, pa mua, beni: Krraaa.
Une udhezoj, une drejtoj,
Une mendoj, une krijoj.
Une jam shkenca, dituria,
Jam mendimi, teoria...
Jam gjithesia.
Une. Une... Une... E, s'ka...
Dorashkat punen e lane paksa,
Dhe qet-qet,
U ngriten perpjete.
Moren kapelen, mbi floke,
Dhe... E ulen ne toke,
Duke i thene me buze ne gaz:
- Pa zbrit nje here ketu ne baze,
Se... si shume,
Po i bie gjoksit une, une,
Dhe asnje vlere,
Me nuk po sheh, tek ne,
Qe djersen - lum,
E derdhim ne pune.
Si duket, harrove,
Se atje lart ku je,
Ne te ngritem,
Por, ama, prap, te ulim po ne.
1979
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Krijoni Kontakt