Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43

Tema: Melodia

  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Melodia

    Vallėzim

    Melodia jonė
    akoma mbush dhomėn time…
    Si edhe mė parė
    ti je kėtu nė krahėt e mi….
    Si edhe mė parė
    mė rrėmben lehtė nga krahu dhe
    mė deh…
    mė cmėnd….
    nė fluturimin
    qė s’do mė krahė
    por vec hapėsirė…
    qė s’do mėdyshje,
    por thjesht dėshirė…
    qė s’do mė ėndėrr,
    por vec zgjim…
    qė s’do mė fjalė,
    por thjeshtė premtim…
    Si edhe mė parė
    tė mbaj shtėrnguar shumė
    ………………………….
    edhe po t’u ngatėrruan hapat…
    pėrsėri tė rrėzohesh…
    te unė.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    KJO PASDITE

    Perse nuk shkruakam dot....?
    Perse qenkam i ngrire...?
    Ngrice e ngrohte...pa lote...
    pushtim i bardhe...deshire...
    Te fsheh pas syve te mi te mbyllur
    sic me mban ti te ajo kuti e vockel
    si enderr...te sapolindur...te brishte...
    si...prekje...feksje...turbullire...renkim...
    dridhje....keputje...e trishte...
    renqethje...kapitese...peshperime...
    .................................................. .........
    Sheeeeeeeet...mos fol....enderrat tremben
    dhe...
    ikin...ikin...ikin...
    si xhindi qe mban ne kuti...
    te lutem...mos fol....
    thjeshte...me shiko
    dhe falme... qetesi...
    ................................

    13.Shkurt.2005. ( disa ore pas ores 18.00 ...)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2003
    Postime
    17
    Ti me flet
    Dhe fjalet flatrat rrahin brenda meje
    Une shtrengoj buzet, qe ti mbaj
    Ato vec nga syte rrjedhin
    Perkedhelese, dehese.

    Ti je aty
    drite-enderr mbeshtjellese
    Zjarr qe ngroh pa djegur
    Tymi jetedhenes
    Ne kuti te endres!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    NUK ISHIM

    Si tė gjej qetėsi
    Nė detin plot valė,
    Nga tė marr dritėn
    Dielli im ende s'ka dalė.

    Ti nuk je askund
    Ende s'ke lindur,
    Bora mė ngrin mendjen
    Ty duke tė pritur!

    Perėndoi jeta
    Ende pa lindur unė,
    Ti ishe e tretur
    E unė s'isha askund!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Melodia
    Ti me flet
    Dhe fjalet flatrat rrahin brenda meje
    Une shtrengoj buzet, qe ti mbaj
    Ato vec nga syte rrjedhin
    Perkedhelese, dehese.

    Ti je aty
    drite-enderr mbeshtjellese
    Zjarr qe ngroh pa djegur
    Tymi jetedhenes
    Ne kuti te endres!
    ...sa melodioze eshte melodia...e melodise....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #6
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Deshiron te behesh sekreti im i vogel ?
    Po!
    .................................................. ...
    Nje fjale,vec nje fjale
    dhe u beme vale....
    A i ruajne brigjet sekretet...?
    Apo ua thone vec
    pulebardhave te mija
    dhe reve te qiellit tend...?
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  7. #7
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
    Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi! Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2003
    Postime
    17

    Destiny

    Je ne nje vend te thelle
    Sa ulerime e dhimbjes
    Me drite te bardhe i lare
    Dhe drite buron nga ty...
    Drejt meje duart zgjat
    Dhe une rreshqas ngadale
    Nga drita e verbuar
    Kerkoj duart e tua...
    Pashmangshmerisht drejt teje
    Me drite, lare te dy.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Melodia : 16-02-2005 mė 23:31

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga crazy old baby
    Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
    Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi! Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.
    Ty t'vika natėn, mu m'vje e ma shtrėngon fytin nė ēdo orė tė ditės...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    PASHMANGSHMERISHT...

    Rrjedh drejt meje...
    Te nesermet e mija
    mbyten dhe permbyten
    nen ujerat e tua te kalterta
    e
    korale behen...
    brenda tyre perlat e enderres sime
    pashmangshmerisht behen
    gjahu yt...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 18-02-2005 mė 13:30
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mos qaj poet
    Nga gijon gijon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 06:10
  2. Dashurija ėshtė e shenjtė!
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 13-06-2007, 02:07
  3. Intrumentet muzikore nė Islam - Hallall apo Haram ?!
    Nga Faruk- nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •