une dhe ti dhe ndarje, nisje, perqafim, puthje, lote, shtrengim duarsh, aeroport cmendur, dyqane corapesh, dyqane librash, ne rruget qe pres te shkel me jack cerouack, zgjedhje pa paramendim, dyqane lulesh, dyqane kollaresh, dyqane kremrash, bare, cifte bardhe e zi, te qeshura, reklama, shenja, simbole, kryqe, unaza, shkalle, shkalle levizese, underground, fizarmonike arrixhinjsh ruse, dyqan cigaresh, lypesa cigaresh, makina, rruge, semafore, njerez, kryqezim, ere, peme te braktisura nga gjethet, njeri qe shurron ne qoshe, qiell gri, pallate, oxhaqe, objekte, fjale qe i shprehin ne pamundesi per te shprehur ndjenjat, fusha gjuhesore dhe mangesite e saj, rastesia e vendosjes se tyre ne nje rregull te caktuar, deshire, vullnet per nje rregull te deshiruar fjalesh, emra rrugesh, trotuar, shtylla, shkurre ane rruges, parkingu perpara shtepise, zilja e deres, mamaja, vetem, pamundesia per te mos i rregjistruar fjalet, cervantes, mungese.
Krijoni Kontakt