Pėrgj(ėr)uesi u ndje i lodhur pas kaq shume ore pėrgj(ėr)imesh . Duhet tė flinte. Edhe ajo , dmth destinacioni, tashmė flinte e qetė nga pėrgj(er)imet e tij.Gjatė muajve tė tė fundit kishte pėrgj(ėr)uar mė shumė se kurrė.Destinacioni kish guxuar tė ndėrronte destinacion !!!Ato ,pra, pėrgj(ėr)imet e tij shpėrndahen nė eter,kalojnė dete dhe oqeane dhe arrijnė gjithmonė destinacionin e tyre. Tashmė destinacioni ndoshta fle gjumė dhe nė ėndėrr ndoshta shikon pėrgj(ėr)imin e tij tė fundit.Nuk di se si tė shpėtojė nga pėrgj(ėr)imet e tij ,edhe pse ėshtė mėsuar prej shumė e shumė kohėsh me pėrgj(ėr)imet e tij.Dikur kish pranuar e bindur tw ishte destinacioni i vetwm i pwrgj(wr)imeve tw tij.Dikur. Ėshtė mėsuar aq shumė saqė nganjėherė i duket se edhe nė varr do tė jetė e pėrgj(ėr)uar nga ai.Natyra e tij pėrgj(ėr)use ishte ringjallur te ai sapo kish kuptuar se destinacioni i pėrgj(ėr)imeve tė tij po ndėrronte destinacion.Pėr njė pėrgj(ėr)ues si ai kjo gjė ėshtė e pakuptimtė.Ky ndėrrim destinacioni i destinacionit nuk mund tė ndodhė kurrsesi,sepse arti i pėrgj(ėr)imit ėshtė i gjithėpushtetshėm mbi destinacionin.Tė paktėn kėshtu mendon ai kėsaj nate tė lodhshme.Por fundja edhe destinacioni e ndjen kėtė adrenalinė tė beftė pėrgj(ėr)uese gjithnjė nė rritje dhe i vjen keq ,shumė keq , pėr kėto pėrgj(ėr)ime tė munguara kohė mė parė kur ndoshta vėrtetė nuk do ti keqkuptonte.Dikur pėrgj(ėr)imet e tij kishin qenė tė heshtur,pothuajse tė pakuptueshėm nga askush,madje as nga vetė destinacioni ,por frika e destinacionit tė ri tė destinacionit tė pėrgj(ėr)imeve tė tij e kish nxjerrė jashtė binarėve.Jo.Kish vetėm njė zgjidhje. Pėrgj(ėr)imi i tij duhet tė mos flinte kurrė.Madje edhe kur destinacioni tė flinte pėrgj(ėr)imi i tij duhet ti rrinte te koka si njė ėngjėll mbrojtės.Sa fjalė e bukur ! Pėrgj(ėr)imi njė ėngjėll mbrojtės i destinacionit tashmė totalisht tė pėrgj(ėr)uar.Ishte pikėrisht kjo fjalė magjike qė e bėri tė shtrihej dhe tė mbyllte sytė i kėnaqur duke ėndėrruar njė skemė mė efikase pėrgj(ėr)imi pėr ditėn e nesėrme.
Krijoni Kontakt