Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 167
  1. #91
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Bel Ami nje shkrimtar i madh psh Tolstoi nuk e pyeste Carin, bile Cari kishte frige Tolstoin

    ti me thua qe Kadareja kishte frige te mos merrte postin e nenkryetarit?

    Po mire jua kam thene ju i vleresoni shkrimtaret nga sasia e figurave letrare une i vleresoj dhe nga permbatja dhe nga karakteri.

    Nje gje po ju kujtoj :

    Si nenkryetar i frontit ka shume mundesi qe deri flete internimi te kete firmos se fronti i merrte vendimet.

    Nejse, une per vete femijeve shqiptare kurr nuk do ti jepja te lexonin as dimrin as koncertin e disa vepra te tjera sepse aty ngrihet ne qiell diaboliku shkaterrimtari i Kombit enver hoxha dhe perbuzen elitat e verteta.

    Ju beni si te doni.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mace _Blu

    Ti thua se une e paskam keqekuptuar ate si dhe redaksine. Une mendoj se ti shkrimet e mia per shak te gjatesise i ke lexuar vetem vertikalisht.

    Ky shkrim qe permban me teper ofendime dhe akuza te pabaze ne nje vend juridik nuk do te botohej se do te kishte pasoja per vet redaksine. Te ne shume njerez nuk kuptojne c“eshte demokracia dhe c“eshte anarkia. Liria e shprehjes dhe te menduarit nuk i jep askujt te drejte ta quaje nje vend Kospht Zoologjik, dhe tere lerxuesit kopuk. Te perkujtoj se ne Gjermani per nje ofendim " Arschloch " ( bythec " paguhet nje gjobe prej 100 €. Ofendimem verbale ne vendet demokratike jane te sanksionuara sepse ekziston autonomia private e nje njeriu, ndergjgja e tij dhe nderi qe duhet te respektohet. Ky keto nuk i din dhe redaksia kete fjalore shperfilles ndaj lexuesit dhe Kadarese, fjalore ofendues qe nga fillimi, e mbron ne emer te demokracise. Kjo s“eshte demokraci, por shoqeri bashibuzukesh ku as qeni nuk respeton te zotin! E ligji, ligji nuk ekziston, por ekziston habia, cudia dhe mrekullia!

    Ja mendimet e tija qe me detyruan t“i pergjigjem detajisht, nese keto keto te duken asgje, atehere me ben te kuptoj se as shkrimin e tij nuk e ke lexuar me vemendje: Nuk do t“i komnetoje fare....

    ata qe s'kane mund me pa e me ba ndonje gje qe e kapercen hunden e tyne,
    ne mostjeter jane ose shprehje torollakesh e servilesh,
    ose njerezish qe tue mos pas nje personalitet te vetin
    Keta jane si myshqet qe mbulojne trungun e nje peme
    tjeter vecse globalizmi i shijes, verberi, injorance, keqkuptim etj.
    Me zuni veshi gjithefare mendimesh, analizash, servilizmash, akuzash. qyfyresh, gomarlleqesh, majmunlleqesh, qe lidheshin me dilemen e desitences se Kadare
    S'vonoi e ne mbrojtje te tij u cuen do njerez qe ne letersi nuk kane mund me qene diē ma shume se punetore krahu, te vetdijshem se nuk kishin me formue kurre nje personalitet te vetin
    letersine jo si ma te miren, por si ma pak te keqen, i

    ju siguroj se ne kete Shqipnine tone te vogel, ku edhe nje pordhe dukete madhe,
    letersi e cila per cudine me te madhe vijon ende me na e servire si ēorbe artistike te dores se pare.
    ku edhe nje pordhe dukete madhe, do te kishim pase ma teper gomere se njerez.
    I mbrojtu nga flagna te tana kopukesh e servilesh, i
    Vijonin me e lexue turma te tana, qe perbaheshin ma se shumti prej punetoresh dhe fshataresh me toke e pa toke,
    disa tipa qe po e quenin veten intelektuale
    packa se s'kishin e s'kane haber se c'do te thote ky term, te rinj te keqinformuem prej prinderve e nxanes te nxitun prej mesuesve e programeve shkollore.
    tue verejte se letersia e mplakun e Kadarese po perpiqej me mbulue rrudhat e saj me gjithefare kremrash e pudrash importuese, e flaku ne qoshen ma te larget te biblotekes se tij, apo e dha ne kembim te nje pakete cigaresh.
    librin e tij ma te mire e ka shkrue ne rini. A mund te na sqaroje ndokush se per ku nxiton ky plak?!

    Ja, keshtu me tha nje lexues kopuk, qe per ma teper guxon me shkrue dhe libra.
    c'ndodhte ne nje kopesht zoologjik si Shqipnia,
    Kombi shqiptar do te nderohej, por se letersia shqiptare do te mjerohej.
    Skemat e vjetrueme te tije letrare do te rimerrnin pamjen e modeleve me te mira.
    Do ta kapercesh lexuesin proletar qe kuderbon djerse,

  3. #93
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "merreni, ua solla. Ishte nje terren i veshtire dhe vazhdimisht bente mot i lig"

    -Ky eshte gjenerali....me kenaqe!
    o vella Alban, une te kam thene pak a shume se ku i jap te drejte Kelmendit dhe ku jo.
    Te betohem pertaoj ta analizoj shkrimin nga e para.
    Te siguroj qe e kam lexuar, 2 here para se ta kopjoja fjale per fjale e ta hidhja ketu.
    Ketu ke "elita " ky shkrim qe eshte kthyer ne diskutim eshte hedhur perkohesisht, pasi ketu ne keto forum, do te shkruajme dicka tjeter per Kadarene.
    Une e kuptoj dufin tend. Po nese ka thene ashtu per lexuesit, ai ose ka perjashtuar disa nga turma, ndoshta mua dhe ty, dhe veten , ose ka edhe veten aty brenda
    Per punen e kopshtit zoologjik te kam thene o Alban, shume pak, shume pak ndryshe kopshtit zoologjik kemi qene ne kohen e enverit. Enveri desh na shnderroi ne kafshe dykembesh.
    Kadara vet nuk eshte lenduar aq shume per kete shkrim , madje do te tregoja si ka reaguar ne kafene me miq pas ketij shkrimit.
    Kelmendi nuk eshte i pari as i vetmi o Alban, qe shprehet kundra kadarese dhe komunizmit dhe intelektualit te atehershem.
    Ti besoj e shikon se ai ka marre shkas nga poteria e madhe qe iu be poezise se pashallareve te kuq.
    Alban nuk di c'te them, ne lidhje me ate qe me ka ofenduar kelmendi.Kjo varet nga ndjeshmeria e secilit. Une kam vendosur ta fal pa me kerkuar falje. lol Ndersa kadarene do te vazhdoj ta dua e ta cmoje pothuaj njesoj, them pothuaj njesoj jo nga kelmandi, thjesht kane ndryshuar dhe evoluar edhe mendjet o burre. Vet Kadarea mendon cdo dite ndryshe. Psh , tani perkrah katolicizmin...kjo me ben shume te lumtur. Psh, cmon shume ndryshe Shqiperine e veriut (ndonese ka cmuar kur i eshte dashur , pasi ai e ka vendosur kete Shqiperi ne romanin"Dosja H" "Eskili ky humbes i madh", "prilli i thyer"dhe se fundi gjithe Shqiperine tek libri"ra ky mort e u pame" Po ka cmuar ate qe ka pare te pamundur per te mos e bere.
    E rendesishme eshte sa ndikon ai ne lidhje me kadarene, dhe sa njesoj e ndryshe mendojne e guxojne si ai.
    Ndryshimet e historise ne vendin tone keshtu erdhen , me shperthime....
    Pershendetje macia.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    MAce e dashur,

    nuk ka se cka te shotje me. Biseda me ty ishte mjaft e mire dhe produktive. Une i dua njerzit qe mbeten ne pozita te veta. Vetem keshtu komunikimi eshte i frytshem. Kadare s “ka dyshim eshte ne levizje si cdo njeri i gjalle. Me pleqen kjo shume : " tani perkrah katolicizmin". Une uk jam i tille, por me kete i kthehemi kontinentin tone. Kjo eshte edhe njera nga arsyte pse une cmoj ate...

    Te lutem Mace ( ja qe Ti me detyron ta shkruaje macen me te madhe, mirepo Ti e meriton !) a mundte sjellish ndonje shkrim lidhur me deklaratat e tija per katolicizmin. Kéte une e vlersoj SI guxim qytetar dhe Ridrejtim te anijes shqiptare ( te titanikut shqiptar, ne jemi akoma ne Titanik ), dhe me beso me vjen shume keq qe nuk perkrah edhe Qosja nej ide te tille , ndoshta e ben kete, por akoma nuk kam lexuar dicka te tille.

  5. #95
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Do perpiqem te gjej sa te mundem ndonje informacion te ri, e mendime te reja te kadarese.
    Te premtoj.
    Ndersa gjithe temen ketu e kam lexuar me vemendje, ty te kam lexuar me perkushtim. PERKUSHTIM!
    Dhe krejt shume te kam kuptuar dhe gjithmone pozitivisht.
    I kam lexuar dhe ndjenjat e tua , me te medha se te nje njeriu te vetem. Pra te kam pare ne kompleks, ne perberje. Ndoshta me thelle se sa ke shkruar, me fjale.
    Dhe e ke vene re, se ne shumicen e nderhyrjeve te jam drejtur pikerisht Ty.?! Jo pa qellim e kam bere kete. Kam dashur te te them se po te marr vesh dhe se ne shume pika mendojme njesoj.
    Ne shume pika, e theksoj!(...)
    Te cmoj per seriozitetin qe ti e shaplos ne temen per kadarene, dhe te kam kuptuar ne kapercimet e tua nga kadarea si person "njejes "
    Ne lidhje me te rejat, do jemi ketu...e do te kthehem!
    Miqesisht macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #96
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Mugujt e mesjetės", "E bardha dhe e zeza", "Shtėpia e mbetur pėrgjysmė" (pėr tė cilin u dėnua me dhjetė vjet burg), "Vorbulla" dhe novelat "Kur dynden Vikingėt", "Bukuroshja me hijen", "E panjohura", "Vdekja e Gebelsit".

    E di njeri se kush eshte autori?

    Se per ti lexuar nuk i ka lexuar kush jo!

    Shen Alban a nuk te duket krejt a pa vend te besh analogji Garibaldi Dante; Gjergj Kastrioti Kadare?

    Nje vjershe e ketyre poeteve eshte me e madhe se gjith letersia e realizmit socialist:

    http://www.edsh.org/poetet.html

    E keqja e jona eshte se enveri e anetaret e komitetit qendror aq te ndyre ishin sa dhe Gjergj Fishten per nder te serbeve e ndaluan.

    E sot nuk ka shqiptar qe flet gjuhen letrare qe te ndjeje Fishten sepse thjesht nuk e kupton.
    Kjo eshte fitorja me e madhe e komunizmit ajo qe quhet ndertimi i njeriut te ri.
    Jam i sigurte qe te gjithe ata qe flasin per Kadarene si te madh vepren e Fishtes nuk e njofin e nuk mund ta ndjejne.

    Jam kurioz sinqerisht te di se kush e njef ate autorin e mesiperm.

    Askush?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #97
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Anton,Fishten e kam lexuar une,megjithese jam i mendimit se kadareja eshte shkrimtari me i madh Shqiptar.
    Fishta ka vendin e Tij ne Letersine Shqipe,ashtu si e ka Kadareja,Noli,Naimi,Migjeni,Poradeci,****CAMAJ**** ,Kuteli dhe shkrimatert e tjere.Fishta eshte nje gur themeli jo vetem ne Letersi por edhe ne Politike,Gjuhesi,Diplomaci etj
    Mos i gjykoni shkrimtaret si gladiatore,qe vetem njeri fiton.Ne Letersi ka vend per te gjithe.
    Askush smund ta arije satiren e Fishtes dhe muzikalitetin e vargut.Nuk besoj se lirikat e Poradecit mund ti shkruaje ndonje tjeter.As Kombin tone smund ta rilindje ndonje Naim.Por as prozen e Kadarese smund te shkruaje tjeter kush!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #98
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej Anton, a thua pyet seriozisht per autorin e atyre titujve qe ke vene me lart?

    disa prej tyre i kam lexuar une... nuk e di nese vertete me duhet ta them autorin, por besoje se jo vetem une e kam lexuar kete autor. NUk e di ca te bej , a ta them emrin e a jo. lol
    (P.A)
    pershendetje!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #99
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Anton, ti kujton se Kadarene e kan lexuar shqiptaret, si dhe e kane kuptuar. Ti kujton se ne s'gjedhim me vetdije se cilin te lexojme, si dhe cilin te pelqejme.
    Apo kujton se gjitha kjo behej nga komiteti qendror. Po te ishte, pse s'u be Enveri Marks, vepra beri me shume dhe te gjitha me kapak lekure.

    Me kujtohet ne kohen e diktatures, qarkullonin disa manuskrite te Kafkes dhe Dostojevskit. Po te kapnin duke lexuar gjera te tilla denoheshe po njesoj si te thoje 's'ka djath ne dyqan'. Mirepo njerezit rrezikonin dhe lexonin.
    Pse kete s'e bene me Camaj. Ti thua s'e kuptojne, nga gjuha gege, por harron qe geget jane 2/3 e popullsise shqiptare, jane shumica e saj.
    Ti kujton se shqiptaret kuptojne me shume Kafken, ose ate karralloin psikopat austriak qe e shpjegon ēdo relacion njerezor nga seksi dhe qe ja harroj gjithnje emrin, se Fishta, Camaj, etj.
    Jo mik, Jo! Ne ēdo gje na imponohet, nga lart poshte e poshte lart. Kjo s'behet me urdher te kujt, as deshire te kujt. Mercedesi megjithese ben reklame ne TV mė rradhe se Fiati, shitet me shume, ka fame me te madhe. Pra ne te gjithe kete ka diēka te drejte, jo gjo gje eshte hile.
    Pra mund te themi qe Camaj, c'ka ditur te imponohet, ndoshta ky s'ka qene as qellimi tij, kush e di. As Niēe s'shkruante te ishte popullor, ai ndjente neveri nga turma, populli. Mirepo ai u popullarizua me shume se kushdo, megjithese s'u kuptua, as do te kuptohet ndonjehere, po aq sa u kuptua Sokrati.
    Geget s'duhet te qahen per moskuptim, ata duhet te imponohen, s'kane rruge tjeter. Kjo s'do te behet as nga gjuqi Hages, as Kongresi Permetit, as Akademia e Ndroqit. Vet populli qeg do ti popullarizoje idhujt e vet.

  10. #100
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Aty me rri!


    Per te na imponuar Kadarene punonte gjithe aparati i shtetit. Librat e tij perktheheshin e paraqiteshin ne cdo panair e vetem atij i behej reklame.

    Ke te drejte qe geget duhet te imponohen, por mos harro se enver diaboliku i vrau te gjithe intelektualet gege, anti-komunistat po e po, por dhe komunistat gege.

    Gjuhen po e perdhunune si deshen kostallari me shoke e keshtu ne jemi para faktesh te kryera tashme.

    Po ju kujtoj vetem disa fakte:

    Kleriket katolike qe u pushkatuan, mbyten e torturuan e burgosen kanė kryer rreth 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme tė Evropės.

    Kete fakt une e di rastesisht vetem per kleriket :

    po te gjithe intelektualet te pushkatuar, torturuar, burgosur cfare potenciali paten?

    Ne nuk i njofim akoma veprat e tyre e shumica nga ne akoma mendojne prifti spiun i vatikanit mashtrues, ballisti (Frasheri) vjell pula etj, etj

    E keshtu Kadareja e anetare te tjere te komitetit qendror apo te byrose mbesin intelektualet me te "medhenj" te kombit.


    Une habitem sesi askush nuk komenton perbuzjen e Kadarese ndaj shtresave "reaksionare". Qe ne fakt ishin elita shqiptare.

    Pershendetje



    Nje shembull:

    MEXHIT PRENĒI


    "Poeti Visar Zhiti u burgos nė rini, prej poezise se tij, sepse tentoi tė kalonte vijat e bardha, duke ėndėrruar mė shumė liri, mė shumė gėzim, mė shumė lumturi pėr vete dhe tė tjerėt. Diktatura me fytyrwn enveriste, gjuante me rrufe kur dikush kalonte vijat e bardha, qoftė dhe me imagjinatėn poetike. Dhe qė t'ia mbyllte gojėn poetit e burgosi, siē kishte bėrė me dhjetra tė tjerė. Nė burg nuk i lejohej as letėr as stilolaps, me idenė absurde, se do t'ia vrisnin muzėn, do t'ia thanin talentin, do t'ia shuanin ndjenjat e zjarrta qė buronin nga shqetėsimet e poetit dhe tė qytetarit.

    Mirėpo na qenka njė ligj i pashkruar, njė ligj brenda natyrės sė njeriut qė kur ia ndalon diēka qė ka tė bėjė me shpirtin, ėndrrėn dhe idealin, dhunimi ndezka mė shumė dashurinė pėr te, dhe nxitka guximin pėr tė sfiduar gjithēka.Kėshtu ndodhi edhe me poetin Visar Zhiti. Muza, brenda mureve qikllopikė tė burgut dhe rrethit me tela me gjėmba, jo vetėn nuk iu venit e fashit, por shpėrtheu e papėrmbajtur, me njė ngarkesė mė tė fuqishme emocionale, duke derdhur nė vargje dramėn, tragjizmin, absurdin, groteskun e jetės sė tmerrshme tė burgut dhe akuzėn e ashpėr pėr drejtėsi njerėzore. Ēdo ditė brenda rrathėve tė skėterrės komuniste, krijonte poezi tė idhta, tė serta, tė ashpra, dramatike dhe tragjike, plot ankth, dhimbje, trishtim. Nė nėmshtresat polisemike tė kėsaj poezie,‑ akuza e fortė, por e pėrmbajtur, ndaj kohės barbare tė enveristėve.

    Poezia qė shprehte kėto ndjenja dhe mendime, nuk shkruhej nė letėr, siē pohon vetė autori, por krijohesh dhe mėsohesh pėrmendėsh njėherėsh, gjersa "kompjuterizohej" nė memorien e trurit. Pastaj Zhiti ua recitonte tė burgosurve tė tjerė,shokėve dhe miqve, poetėve, shkrimtarėve, piktorėve dhe kompozitorėve tė cilėt e mėsonin pėrmendėsh Askush prej tyre nuk e spiunoi. Poeti thotė: "... ndjehem i lumtur qė askush nuk mė denoncoi, pėrkundrazi, mė ndėrgjegjėsuan pėr misionin e poezisė " "

    Jam shtrirė
    mbi barin e burgosur
    dhe po mundohem tė kuptoj nė jam gjallė...
    Thonė se u afrojnė njė pasqyrė tė vdekurve,
    u bė me frymė ?
    A marrin frymė vallė ?

    Dhe unė qiellin e afrova si njė pasqyrė.
    Pashė retė si ofshama tė brengave tė mia
    dhe tė shekullit.
    Qenkam gjallė
    Brenda nė arkivolin e atdheut.



    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •