Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 167
  1. #21
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nje pyetje personale
    se me ben kurioze.
    ne gjithe keto qe themi....ne cilen radhe me ve ti-mua, se po ta dija se nuk je ndokush i madh, ne rrjesht te te cilit nukmund te pretendoj te radhitem do te kerkoja te me vije ne nje rrjesht me veten, ne rastin e kesaj bisede per kadarene)?!
    Pra e kam fjalen ne thjeshtesine . Cka per te cilen dua te besosh se nuk e njoh veten per kushedi se cfare, vecse nje e zakoshnshme, pa emer pervec timit , pa veper...
    thjesht nje mace forumi, por qe me vjen te mendoj , lexoj ndonjehere, dhe flas ndoshta shume ( duhej te kisha lindur burre e jo grua, qe ta kisha pak me te vogel kete difektin e te folurit shume)lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #22
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shen Albani, analiza juaj eshte me te vertet e goditur dhe e mprehte, asgje me shtu. Veē diēka, Kelmendi me duket s'e ka keq kur Kadarese i vesh petkun e diktatorit. Une mendoj qe ai (po ashtu si Camus e shume te tjere) eshte i fashinuar nga figura e diktatoreve, kjo per faktin se ai eshte vete i tille. Viktimat e tija, ne dallim te diktatoreve te vertete, jane heronjte e romaneve te tij. Ai vete e ka kuptuar kete. Prandaj Kadare eshte nje shkrimtar i mire. Sepse nje shkrimtar i mire, eshte gjithashtu nje diktator i mire. Eshte diktator sepse eshte zgjedhes, seleksionues i kujdesshem, eleminues i tmershem.
    Te shpjegohem, nje shkrimtar i mire nuk mund ti doje te gjitha gjerat njesoj, pra nuk mund te jete humanist. I terhequr nga e bukura dhe vetem ajo, ai eliminon pa meshire, pa keqardhje, ēfare ai e quan te pavlere ose te demshme per shkrimet e tij, karieren e tija. Duke e ditur se E BUKURA eshte shume e rradhe ne boten qe jetojme, nje shkrimtari te mire i duhet te kerkoje shume nga vetja e te tjeret, te beje shume sakrifica personale per t'ja arritur qellimit tij, evidentimin e se bukures me te tere forcen e saj. Kjo e shtyn ate pashmangshmerisht ne diktator te mirefillte.
    Ne fakt Kadare i kendonte vetes dhe jo Hoxhes, prandaj shkrimet e tija jane aq artistike, ne krahasim me te tjeret qe kete e benin thjesht nga zelli per tu servilosur. Kadare ishte i hipnotizuar nga figura e Hoxhes, jo se ky i fundit ishte gjirokastrit. Duhet thene qe francezet (jo populli, ai s'i kudo eshte i indoktrinuar) gjithashtu kishin respekt per figuren e Hoxhes, po ashtu si sot per ate te Fidelit, Kadafit, e shume diktatoreve te vegjel afrikane.

    Kjo deshire, ky fashinacion, ka kthyer ne te medhenj Homer, Shekspire, Gete, Balzak, Stendal, Pushkin, Camy, e plot te tjere te races tyre.

    Natyrisht ne njerezit e thjeshte nuk kemi si ta kuptojme kete ndjenje te perveēme, ket fashinacion. Ne nuk kemi per qellim evidentimin e se bukures, se naltes, se pakapshmes. Deshirat tona jane te thjeshta, si jeta qe ne bejme.

    shpresoj mos keqkuptohem,

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Macė Blu

    Nuk jam nje njeri i madh, por kam shume respekt per disa njerez, si Kadare,Qosja,Dritero, Lasgushi, Podrimja,Fishta, Migjen,Noli,Bogdani, Buzuku etj. per t“i mos numruar te gjithe. Ata qe nuk i kam numruar nuk domethene se nuk me pelqejne, por desha t`i bie shkurt.
    Se kush je nuk mund te them akoma asgje, sa i perket Kadarese me duket se je nje person ne levizje konstante dhe pa ide te kristalizuar, per Kadaren mendoj! Kjo levizje nuk eshte domosdoshmerisht negative, por kerkim i se vertetes dhe perkryeshmerise.
    Prandja ne nje shkrim thash se Kadare eshte nje njeri dhe nuk mund te kerkojme prej tij te jete nje Perendi i pagabueshem! Natyrisht se edhe Kadare ne jeten e vet ka bere gabime, por kush nuk ka bere. Askush nuk ka te drjete te kerkoje nga dikush te sakrifikohet, por reduktimi i letersise se Kadarese ne
    nje shabllon sic ben Shpetim eshte leternjoftim mjeranesh! Ai kerkon qe Kadare te tregoje tekniken e te shkruarit, po a nuk e tregon kete Kadare prej vepre ne veper, apo ai deshironte qe Kadare te behet teoricint i letersise, edhe ate i veparave te veta!.

  4. #24
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nuk te thashe se kush jam, sepse edhe veten po ta pyes se kush jam ndoshta nuk do te dija ti pergjigjesha sakte.
    Mos beso se do behem mbas kesaj "akoma" dikush.
    kam patur krejt qellim tjeter per pyetjen.
    megjitheate kurioziteti mu zvogelua... mund edhe te mos me pergjigjesh.
    miqesisht macia-mace
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Askush ne nje forum nuk behet dikush, e nuk besoj se dikush ka synime te tilla, ndoshta nese mirren me shkrime letrare...

    Mace e lexova edhe tri here ate pyetjen tende, por nuk me eshte e qarte, perndryshe megjithe deshire do te pergjigjem...mos e humb kurreshtjen...rishikoe edhe nje here ate fjali te lutem.....

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    po une cdesha qe postova "Pashallaret e kuq"
    u lodhet????
    i m so sorry..!
    muzg i heshtur

  7. #27
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "nuk kemi te drejte te kerkojme universalizem tek ai perderisa nuk jemi vete te tille."


    cfare do me thene kjo, qe do presim sa te bejme nje kadare tjeter qe te mund te flasim per kete qe kemi?
    po sikur te mos mund te perseritet fenomeni kadare me ?
    gje per te cilen jam krejt e bindur se nuk do te mund te ndodhe prap te kemi 2 kadare. Dhe po qe se do te ndodhte nuk do te sillte ndonje dobi te madhe, se pervec asaj qe, ky qe kemi hyj ne hije, dhe ai qe vjen nuk do te jete shume interesant...pasi ky kadare e ka kryer (..)misionin Kadare!

    eshte e vertete qe kemi vetem nje kadare dhe heshtja ndoshta vjen prej kesaj qe eshte vetem nje si ai , por s'mund te duroj te universalizohem une, apo lexuesi i tij per te patur shansin, deshiren(gjithmone une flas per deshira te mira, dhe jo vetem te mijat) qe te flasim e diskutojme per Te , packa se eshte i madh. Aq me mire per ne qe kemi per cfare e per ke te flasim, e prej kujt te kerkojme.
    Pra eshte fat, nese do ta quaja keshtu.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Kadare....NE quincy university...aty ku une perfundova bachelors degree, Profesori i gjuhes angleze apo literatures angleze, kishte te gjitha librat e tij. NE edhe u detyruam ti lexojme dy...Prilli i Thyer dhe Gjenreali i ushtrise se vdekur. Kadare, shkrimtari shqiptar shkrimet e te cilit jane perkthyer ne shume gjuhe internacionale. ME sa duket ky eshte i vetmi shqiptar me aq perkthime.


    P.S.

    Babai im ishte lektor i disa librave te tij.

    Une...Ari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  9. #29
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    jo vetem studiusit dhe lavderuesit e huaj kane te drejte te thone per Kadarene

    mbi librin e botuar se fundi(ne vazhden e botimeve , jo gjithemone pa cilesi dhe vlera) me titull "Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje" nga Petraq Kolevica.

    Fatmiresisht gjithe sa eshte shkruar nga Kadarea ashtu si edhe "kryeveprat" jane te fiksuara e te nenvizuara, dhe me te drete perderisa eshte edhe i vetemi "i madh" i diskutueshem.
    Nuk mohojme kurresesi qe kadare eshte nje shkrimtare i madh nese shtojme se po ky kadare eshte edhe nje perkrahes i sistemit komunist dhe i diktatorit Enver Hoxha.(gje qe nuk e bene te gjithe ata qe u ben ose deshen te behen te medhenj).Per kete Petraq Kolevica ne librin e tij shpalos faktet te shumta (jo te mjaftueshme), por te shumta."Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje" u botua keto dite ne Tirane nga shtepia botuese "Marin Barleti". Petraq Kolevica ; autor i disa veprave letrare, dhe perkthyes i disa vellimeve nga gjuhe te ndryshme. Kete here boton librin "Autobiografi ne vargje e I.Kadarese. duke deshmuar konceptin komunsit qe del ne disa vepra letrare te Kadarese. Rruga qe ka zgjedhur Kolevica, nuk eshte vetem e vecante por edhe e rendesishme. Libri eshte plot shembuj dhe citime nga vepra e kadarese , prej nga ku ky i fundit pervec te berit letersi ka shpalosur pamohueshmrisht (me pendesa te tanishme) platformen e ideologjise se kuqe dhe perkrahjen e tij, qe i ka bere ketij sistemi. Pohimet e Kolevices jane te qarta. "Duke dashur te jem sa objektiv ne te gjithe shkrimin, do te perpiqem te paraqes sa me shume fakte dhe te bej sa me pak komente, ne menure qe ti le lexuesit te vemendshem e asnjanes t'i nxjere vete perfundimet"(fq, 15)
    Kolevica sjell shembuj jo vetem nga poezia dhe proza e kadarese por edhe nga shrkime publicistike dhe kritikete botuara ne libra te vecante ose nga artikoj gjate diktatures dhe pas saj, para dhe pas strehimit politik te tij.
    Shume poezi, per partine e punes, per Stalinin, per Lenin, shume!
    Qellimi i Kolevices per ti ofruar lexuesit sa me shume shembuj nga vepra dhe nenvepra e Kadarese ku shihet drejtpersedreti perfillja e sistemit komunist , perkrahja dhe adhurimi here i skajshem deri ne keqardhje nuk duhet gjykuar vetem si qellim i sulmues e zhdukes, madje as nuk ngjan aspak me qellimin e kadarese qe pati kunder Fishtes. Kolevica ne librin e tij i ka cituar me kujdes poezite dhe poemat e Kadarese si;
    "Shekulli im"
    "Peme Blindash"
    "Perse mendohen keto male"
    "Te keshtjella e Hamletit"
    "Shqiponjat fluturojne lart"
    "Vitet gjashtedhjete",
    "Lenini".
    "BUzeqeshja mbi bote"
    "Ne festen e brigades",
    "Kenga e ushtarit te vjeter"
    "Toka kufitare"
    "Qeni i kufirit"
    "Antena"
    "Enderr industriale"
    "Lulemollet"
    "S'lindem ne princa"
    "Perendimi"
    ....(shih librin)
    ne te cilin Kolevica ka botuar edhe poezi te plota te shkruara , te cilat deshmojne ne menyre te pamedyshte bindjet komuniste te kadarese, ndonese ky i fundit synon ti mohoje pa zgjedhur mjete dhe fakte e menyra bindese mohuese. Dy poezi hymnizuese kushtuar prej Kadarese, Stalinit me rastin e vdekjes "Lamutmira e fundit" (nderkohe opinjoni ose abasadoret e sotem e paskan te ndaluar te mendojne apo edhe te pohojne ne europe ...bote se kadare eshte stalinist, po kete e ka thene vete i madhi ne veprat e tij), "Pranvera dhe Stalini" si dhe poezine kushtuar partise "Partia ime", ne te cilen poeti nder te tjera thote;
    "ate qe dot s'ma jepte kush"
    "partia ime ti ma dhe"
    ose
    "me mijera zemra qe jane lidhur"
    "si enė komunikuese ne varg"
    "ne dejt e mije me ane te tyre"
    "seē rrjedh ky gjaku yt i madh"

    Nuk eshte aspak e veshtire te bindesh per qendrimin e thelle komunsit te kadarese, kur askerkush nuk mund te besoje se kadarea i ka kushtuar gjithe lavderimet e panumerta enverit, ideolopgjise, i imponuar me dhune.... Ideologjia qe lavderoi kadarea me kaq pathos ishte pikerisht ajo ideologji qe i zhveshi popullit shqiptare tiparet dhe virtytet me te rendesishme te qenesise, duke e demtuar jo pak edhe boten(qe sipas te dheneva rezulton se e lavderoka si me te madhin e nje kombi , dmth te kombit tone) Mjaft te kujtojme poemen
    "Vitet gjashtedhjete"
    "Fener i komunizmit ne evrope s'u shua"->varg
    ose
    "Shqiponjat fluturojne lart" ku poeti kadare kendon me plot afsh e nderim;
    "ditet tona"
    "do te marrshonin me partine, pa u ndalur"
    "drejt horizontesh te ndritura"
    Ndalimin e fese ne Shqiperi kadarea e perkrahu flak per flake duke e percielle me poezi e me punime te ndryshme dhe volli c'mundi kundra "Klerit katolik reakcionar", kunder FISHTES dhe vepres se tij madhore dhe mjaft autoreve te tjere. Bshke me barinjte shpirterore, prifterinj e hoxhallare, te cilet sipas Isamilit tone "te madh" te shurdhojne veshet duke bekuar gjakmarrjet, minarete, dhe kumbonet, kadarea radhit ne poezine e vet edhe disa poet qe, sipas tij ulerijne duke lavderuar abstrakte gjenealogjike. Te paret sipas Ismailit te madh, " kishin pase qene njerez me veladone te zeze si erresira kozmike si dhe poetet duhet te denohen ashtu si e meritojne"
    ..."Por turmat i mbyten njerezit me veladone"
    "dhe poetet rrebele i shqyen me thonje"
    Keto vargje te ismail kadarese vertete te ndalin frymen.
    Ideologjine enveriane, partishmerine ne nje pjese te vepres letrare te kadarese Kolevica e konkretizon edhe nepermjet romaneve; "Dimri i madh"(perpunim i botimit te pare, 1973)me titullin "Dimri i vetmise se madhe", sipas mesimeve te pleniumit IV te PPSH dhe te vellimit te 19 te vepres se Enever Hoxhes) dhe "Dasma"(roman ky i shkruar sipas" recetes se platformes komuniste").
    Per romanin "Dimri i madh" vete kadarea shkruan;"Sic shihet, nga skenat me te rendesishme te romanit, dialoge dhe situata nga me dramatiket, jane bazuar ne vep 19 te shokut E. Hoxha"("Nentori , nr 9 1979, ribotuar ne I .Kadare , Vepra letrare vell 12, fq 329). Edhe ne romanin "Koncert ne fund te dimrit" e ne ndonje tjeter, mund te gjinden mjaft elemente te mbeshtetjes e te perligjjes se konceptit te luftes se klasave sipas ideologjise se kuqe.

    Ne librin e Kolevices "Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje"
    eshte edhe kapitulli "C'thoshte, Cthote, c'thone", ku sillen mendime te ndryshme te shkrimtarit Kadare, te thena prej tij gjate kohes se diktatures, dhe pas renies se saj, per dukuri te ndryshme te sistemit e te ideologjise komuniste, per qendrimin e tij ndaj sistemit perkates, per librat e tij te shkruar gjate ketij sundimi dhe mendime te autoreve te tjere.
    Kur i lexon njerin prane tjetrit keto mendime te kunderta dhe kontradiktore(te thena prej te njejtit person-Kadare), i cili deri me sot nuk ka hequr dore publikisht, prej tyre atehere ceshtja e pare qe shtohet eshte ; Sa ismail Kadare jane brenda Ismail Kadarese? A mund te besojme se keto jane rezultate te "harreses" se pazakonshme, ose shprishje shpirterore, apo dicka tjeter? Cili Isamil Kadare ti besojme e cilit jo?(per te konkretizuar kete dukuri duhet pare e lexuar libri i Kolevices)
    Ketu po sjell vetem disa te thena te Kadarese ne periudha te ndryshme;
    "Ne Shqiperine e pasclirimit nuk ka ekzistuar asnjehere dhe nuk ekziston institucioni i censures, c'ka eshte ne nderin e shtetit socialist"
    "Tre ose kater nga librat e mije ishin te ndaluar per arsye politike"
    ..."gjysma e librave te mije kane qene te ndaluar"
    "NUk ka patur asnje lexues shqiptar, me perjashtim te budallenjeve, qe te mos dinin se nje pjese e vepres time te ndaluar ngaqe ishte gjykyar se ishte ne nje menyre ose ne nje tjeter , kunder shtetit"
    "Kha e socializmit ne Shqiperi eshte koha e jashtezakonshme e emancipimit me te madh qe ka njohur ndonjehere populli shqiptar"
    "Jam krenar qe kurre, asnjehere nuk e kam mbrojtur regjimin diktatorial ketu ne shqiperi. Nuk kam thene se ne Shqiperi ka jete te lumtur"
    "Me partine marshonin pa u ndalur drejt horizontesh te reja"
    "Thyerja morale e popullesise, ajo e Republikes ne fillim e pastaj ajo e Mbreterise ishte relativisht e shkurter, kurse gjate sundimit te eger komunsit koncepti i shtetit i zbeh, perseri nen peshen e dickaje te parrokshme, te huaj e ne fund te fundit, te shperlare prej cdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia komuniste"
    "E kam takuar(E.Hoxhen-v.ime)vetem nje here;diktator i paskurpullt"
    "Kam pasur fatin ta takoj disa here shokun enver, ne raste te ndryshme, ne ditelindje , ne pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancave te Kuvendit Popullor. Megjithese te shkrurta ato me kane mbetur te pashlyera ne kujtese, por vecanerisht i tille me ka mbetur takimi i gjate me te , ne vitin 1971, ne shtepine e tij"
    "Ka qene (E. Hoxha -v.ime) nje shkrimtar mesatar, shumica e vaprave te tij kane qene pleh politik. Ndoshta per kete ishte jashtezakonisht xheloz" ose
    "Per fatin e zi te shkrimtareve(E.Hoxha-v.ime)- te them te drejten-merrte vesh nga letersia.Kishte nje shije letrare te holle"
    Ne artikullin e vet "Epoka e themelimit te Shqiperise", qe ben fjale per vepren e E, Hoxhes
    "Kur hidheshin themelet e Shqiperise se re", I.Kadare vlereson librin e udheheqesit shpirterore komunist deri ne hymnizim;
    "Epike te vertete, te pikturuar ne nje game te gjere tonalitetesh, te cilat shkojne nga nuancat e Rembrandit, tek penelatat e ashpra te Brygelit...Krahas stilit epik qe u pershtatet ngjarjeve ne menyre te persosur, kemi edhe nje lirizem te shkelqyer,nje humor, sarkazem dhe ironi therese"
    Mirpo Kadare mohon cdo gje te kesaj natyre dhe shkruan per veten e vet;
    "Te afirmosh qe une isha shkrimtar shume i dshur i regjimit, eshte spekullim i mirfillte"
    Ndersa D.Agolli, rreth mendimit se I.Kadarese i ishin ndaluar librat dhe se nuk kishte shkruar vepra kushtuar regjimit dhe E. Hoxhes shkruan ;"Ismailit asnje liber s'i eshte ndaluar(...) Une nuk kam shkruar romane per enver hoxhen....Kadareja, psh, ka shkruar 600 faqe tek "dimri i madh". Ai ka 1200 faqe per E. Hoxhen."
    Fatos Arapi, ve ne dukje dicka krejt tjeter nga ajo qe thote Kadarea ne librat e tij pas kerkimit te strehimit politik ne France per sistemin komunsit dhe per politiken qe mbreteronte ne Shqiperi;"
    Ne vitin 1968, kadare boton librin "Motive me diell"(t'u qepemi majave, dalja e shqiptareve nga traktati i Varshaves, Ti dhe nata-Faut Celes, Shqiponjat fluturojne lart, etj etj, qe e vune Kadarene nder shkrimtaret me prane partise dhe grupit udheheqes politik shqiptar.
    ...
    Kadare shfrytezon edhe parimin "me mbaj kete kopil te shaj me pare ate kurve " kur thote per shkrimtare te tjere te kohes se regjimit komunist;
    "Nuk e mohoj. Ata kane perhapur slloganet e partise. Ata u sollen, pa diskutim, si qen roje te regjimit. Po askush nuk i detyroji ta benin kete gje"(nga libri;"Kohe barbare", fq 17.)
    Kjo e thene me nje eufemizem te pervujte, eshte pikelluese dhe per keqardhje "

    Vetlavedime deri ne paturpesi;
    Kolevica, shpalos edhe nje dukuri tjeter te vecante te kadarese
    Vetlavderimin dhe vethymnitizimin si shkrimtar.
    Shkrimatri yne teksa vetlavderohet , harron ate qe ka thene shqkrimtari gjerman Gete; "Kush deshiron te ruhet nga nje e keqe, e di mire se cfare kerkon, kush lakmon dicka me shume se ajo qe zoteron i jane errur syte"
    Ismail kadare , kur jetoji ne Paris nuk e pa te tepert te vere veten edhe brenda flamurit kombetar kur guxoji te kerkoje per veten duke thene;
    "Shqiptaret e kane kuptuar , qe une perfaqesoj ketu(ne France-v.ime)- kulturen e tyre, si te thuash, nje simbol me teper mbi flamurin e Shqiperise".
    Edhe per vlerat e vepres se vet letrare kadarea jep mendime, vetvleresohet, dhe shkruan pa pike turpi...;
    "Pa e tepruar aspak, mund tiu them se vepra ime letrare ishte aq shume e njohur, saqe ishte bere zotruese ne Shqiperi. Ndikimi i sajtek lexuesi shqiptar ishte me i madh se i krejt letersise tjeter te marre se bashku."
    Mjerisht Kadarea nuk e thote se ne c'kuptim dhe ne cfare rrafshi u be ky ndikim, ne cilen periudhe dhe me cilat vepra, me ate te llojit "perse mendohen keto male", "viti gjashtedhjete",me "dimri i madh", me "dasmen" e te ngjashme.
    Kadarea guxon te vetshpallet "Shkrimtar i pare i vendit", prandaj dhe shkruan per vetveten; "Me 1975, per shkak te poemes "pashallaret e kuq", e gjithe Shqiperia, e perseris, gjithe shqiperia...mori vesh se shkrimtari i pare i vendit kishte shkruar nje poeme armiqesore (...)Pra publiku shqiptar e mori vesh se midis shkrimtarit te pare te vendit dhe shtetit komunist ka nje konflikt serioz"
    Pra sic edhe shihet ne theniet e tij, ai eshte vetvleresuar si shkrimtari i pare i vendit per nje poezi qe jo gjithe shqiperia mund ta paskesh lexuar, perderisa ajo as nuk u botua e, per te perfeorcuar genjeshtren e vet Kadarea perserit "gjithe shqiperia, e perseris gjithe shqiperia"

    Ismail Kadarea gjakon ta fuse minarene ne thes, por ajo mjerisht nuk futet."pashallaret e kuq" kadara ia kushtoi udheheqesit Enver, e duke dashur tia ndreqe me kujdes e dashuri te tepruar vetullat qelloi qe udhehqesi na e mori per levdate te madhe poezine dhe se nuk i kishte pelqyer theksimi i tepruar i "fuqise" qe i kishte dhene kadarea ne poezine "pashallaret e kuq" e keshtu fati i poezise rreshqet nga botimi. N e "pashallaret e kuq , nuk mund te gjesh nje mesazh poetik, por nje supermesazh politik. superlevdate per udheheqesin. Kush e detyroi kadarene te shkruaje nje poezi patetike si "pashallaret e kuq"???
    Perpos vullnetit te vet, dhe vet me doren e vet e ka derguarne organin letrar "Drita" e mbikqyrur rreptesisht nga regjimi , per te deshmuar devotshmerine perballe udheheqesit.Ndonse tani vone kadarea ne "Autokritiken" e tij mallkon "ndergjegjen e tij te zeze", qe e kish shkruar. Ndoshta kjo eshte pasoje, si do te thoshte Heminguej..".Si e kane tradhetuar nje here veten(shkrimtaret-v.ime), zene e perpiqen te justifikohen per ate qe kane bere atehere, ajo qe shkruajne katranoset edhe me keq"
    Kadare, nuk mjaftohet te vetquhet vetem "shkrimtare i pare i vendit".
    Etja per vetlavderim e qon deri ne verberi te plote dhe vetquhet "Shkrimtare kombetar", kete e pohon kur ben fjale pikerisht per poezine "Pashallaret e kuq" dhe po vet, vetshpallet tradhetar i komunizmit kur shkruan"gjithe Shqiperia u taumatiziua...(nga ajo qe shkaktoji poezia). Njerezit shfaqnin dyshimin se si mund te shpallej tradhetar nje "Shkrimtar kombetar", ose "i jepja zemer vetes duke menduar se une isha shkrimtar kombetar'")
    Dihet se ne historine e derisotshme shqiptare Fishta qe shpallur nga te tjeret , Poet kombetar, per frymen kombetare qe pershkon gjithe vepren e tij fund e krye, dhe per perjetimin poetik qe permes saj i bere botes shqipatare.
    Mirpo...he he Komunsitet vepren e Fishtes e shpallne antikombetare dhe reaksionare duke e ndaluar ne shqiperi dhe kosove se lexuari e se botuari per 50 vjet.
    EEEEEEEEEE nga me te zeshmit te kete pune ishte Ismail kadare. Ne mohimin e Fishtes si Poet Kombetarme ne ane, dhe vetshpalljen si "shkrimtar kombetar " ne anen tjeter.
    DUhet kerkuar njera nga arsyet per sulmin e Kadrese ndaj Fishtes dhe shkrimtare tane te tjere me vlera madhore.

    Kolevica e perfundon librin e tij "Autobiografia e I. kadarese ne vargje" me nje mendim te rendesishem te Kadarese;
    "...Eshte e detyrueshme qe ne jeten kulturore shqiptare te ndahet nje here e pergjithmone c'eshte diktatoriale dhe pjelle e totalitarizmit komunsit, nga ajo qe eshte shqiptare, e perjetshme, pjelle dhe sukses i kombit." (Mendim ky , i thene ne "Rilindja Demokratike", 18, 01 . 1994)
    Kolevica del ne perfundimin se "Ai (kadarea) ka patur formim dhe besim te ndergjegjshem prej komunisti militant qe arrin deri ne fanatizem, dhe se ne menyre te ndergjeshme i sherbeu me krijimtarine e tij partise komuniste, ideologjise se saj dhe vecanerisht diktatorit."
    Lasgush Poradeci ka thene;
    "KUR MARRIM DHE ANALIZOJME FIGURA TE SHQUARA TE KOMBIT, DUHET TU VEME NE DUKJE TE MIRAT. POR DUHET TE SHOHIM EDHE TE METAT.... KESHTU FORMOHET SHPIRTI I KOMBIT"
    ....Keshtu qe libri i Kolevices, nuk ka per qellim te shaje (kadarene) por, te formohet nje ndergjegje e paster, dhe asnjeri te mos kete iluzion se mund te quhet ose vetquhet patriot, duke patur njolla te tilla... Ketu nuk duhet te falim, as nuk mund... as nuk kemi pse ta bejme qofte edhe per kadarene.
    .................................................. .................................................. ......Nje shkrim me te plote mund ta gjeni per kete liber , ne "Ars", nga Anton Nike BERISHA, nen titullin "Sa ismail kadare, jane brenda ismail kadarese?", ne te cilin edhe une macia, u mbeshteta kryesisht.
    (per te fituar kohe... qe nuk kam si tia jap te dyfishuar kadarese..., libri me pleqeu shume, ka vlera dhe te verteta te cituara qe ia vlen ta lexojme)
    e theksoji, ia vlen ta lexojme---kaq!


    (ne shqiperi, jo vetem librat e kadarese shiten te gjitha kopjet... perpos botimeve te dobta iu siguroji se ka edhe botime cilesore te te gjithe zhanreve)
    Tamam si ne demokraci, ku eshte e lejushme te botojne te dobtit, mesataret ,te miret, dhe shume te miret.




    (sqarim per brarin; Sheptim Kelmendi, i kelemndajve, ndonese ne gjuhe gegnishte, te cilen e shpalos ne prozen dhe poezine e vet, eshte fitues i dy cmimeve kombetare)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Epo mire edhe Kolevica e paska thene te veten. Kolevica ka qene me profesion arkitekt-inxhinier ndertimi (them ka qene jo se ka vdekur, po se tani nuk e ushtron me profesionin) dhe eshte marre edhe me letersi e perkthime. Si i tille mund te kosiderohet i llojit te Kadarese dhe dyshimi per "lufte brenda llojit" behet i dukshem. Pyetja retorike qe kam une per Kolevicen eshte:
    -Ti Kolevice nuk u bere i madh sa Kadareja (nuk besoj se dyshon njeri qe vlerat letrare te Kadarese gjithsesi jane me te medha se te Kolevices) se nuk deshe t'i thurrje lavdi diktatorit, apo se deshe po nuk mundje, se aq i kishe aftesite?
    Te mos harrojme q

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •