Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 167
  1. #71
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shen Albani, pjesmarja e juaj pa asnje dyshim ja rrit nderin forumit tone. Pergjigja qe i dhate Antonit, eshte nga me te bukurat tek kjo teme. Eshte e vertet, nje shkrimtar duhet marre ne kompleksitetin e tij, jo ne detaje, neqofte s'e duam te jemi objektiv ndaj tij ne gjykim.
    Eshte e vertete gjithashtu qe shkrimi i Kelmendit, eshte me shume cinik se kritik.
    Sidoqofte per shqiptaret, Kadare eshte i madh ngaqe ka ditur te imponohet ne arenen nderkombetare, ne krahasim me Camaj, psh.
    Si i tille ai duhet krahasuar, jo me shkrimtare shqiptare, por me te huaj te seres se tij.
    Emigranti, une them Kundera eshte me i madh se Kadare, sepse eshte me i thelle, mundohet jo vetem te pershkruaje, por te kapi gjithashtu sensin e gjerave.
    Ndersa Niēja arriti ne konkluzionin e tmershem; Zoti vdiq! Kundera nga ana tij tha; Arti (piktura) vdiq! Ate e vrane artistet (piktoret).
    Edhe Kadare ka ide esenciale dhe te thella, pergjate intervistave te ndryshme ne kuptojme menjehere se kemi te bejme me nje tip shume te zgjuar.
    E keqja eshte se kur merr penen te shkruaj, ai mbetet skllav i STILIT letrar. Eshte ky qe s'e le Kadarene me qene i thelle sa duhet. Kadare eshte ne shpirt INTELEKTUAL, kjo e pengon per te qene i MADH.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ornament i nderuar,

    kam ardhe ne kete forum pasi kam shfletaur disa forume. Ky i vetmi me eshte dukur shqiptar, nje tjeter ka anetare me teper , por aty eshte koncetruar nje numer i madh fanatikesh fetare dhe sipas meje fundamentaliste...dhe deshira ime eshte qe kete forum ta bejme te madh me cilesi, por jo diomosdoshmerisht me sasi....

  3. #73
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ceshtja eshte se askush nuk i jep pergjigje pyetjeve te mija se.

    Qe te flases per nje shkrimtar duhet ta keshe lexuar vepren e tij e une po dyshoj se ju qe e quani te madh nuk keni lexuar as "Gjeneralin..." as "Dimrin..." as "Koncertin..."

    Ne rast se i keni lexuar po ju pyes :

    Kush mund ta ngrinte me ne art politiken e enverit?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Anton

    librat qe ke permendur jane libra te shkelqyeshem artistikisht, per mua nuk eshte me rendesi a iu kushtuan Enverit apo Zogut. Ky eshte aspekti letrar. Pas 100 viteve ai liber do te lexohet per shkak te artit e jo per shkak te Enverit. Ai po kerkon ekzorcizem prej shqiptareve, Kelmendi mendoj! Per te bere nje pune te tille duhet pasur alternativa serioze e jo kukuvriq!

    Christina von Kohl Thot: " arsimimi qe u arrit ne Shqiperi ne kohen komuniste kapercen mundesite imagjinative te Rilindjes Kombetare "
    Jo gjithcka qe eshte arritur nen diktature duhet prishur sic mendon Sh.Kelmendi. Ne kohen e diktatures kane lindur njerez, jane ndertuar shtepi e jane mbjellur peme dhe nese ai mistrec merr guximin ta quaje Kadrene pjelle te diktatures, atehere pjelle e diktatures eshte edhe ai vet dhe cdo gje qe u krijua ne kete epoke famkeqe!

  5. #75
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O shen Alban po hap shume teme ne kete teme:

    Ti thu librat jane te mrekullueshem artistikisht shume mire mendimi jot ky.

    Ka njerez qe mbajne per gjeni te kombit dhe enverin.

    Por te lutem shume ne rast se kriteret tuaja per te vleresuar madhesine e nje shkrimtari jane figurat artistike e jo permbatja kjo eshte mendim i juaj, por mos i paragjykoni te tjeret qe kane kritere te tjera.


    Ndersa Christina von Kohl arsimin ne kohen e enverit kur e krahason me kohen e turqise ka te drejte, por po ta krahasojme me mundesite e zhvillimit te tij ne nje demokraci atehere ndryshon puna.

    Tani dhe dicka ju lutem shume mos i fusni ne nje kallep anetaret e komitetit qendror me jo komunistet sepse dhe ne rast se nuk e besoni ka pasur dhe shqiptare qe nuk kane qene anetar partie.

    Jo gjicka eshte e keqe ne diktature por mos ti krahasojme pemet e portokalleve me sigurimin psh.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Respekt per ata qe luftuan dikataturen, respekt edhe per ata qe ne gjendje te tille krijuan dicka! REspekt nuk mund te kete per ata qe shjane prinderit e vet. Dhe nuk fitohet respekti vetem duke mos qene pjesetare i diktaures, por me vepra! Shpetim Kelemndi eshte jasht binareve dhe egoist e smirak i madh!

    Anton nuk po hap shume tema ne kete teme, por dua t“i pergjigjem deri ne fundit shkrimit te Kelmendit. Shkrimi i tij eshte teme e ketij diskutimi. Sot me vone do te sjelle pjesen tjeter dhe me beso do te shohish se ky eshte fund e krye subjektiv dhe do te deshironte eliminimin e Kadarese se ky kete e sheh si pengese kryesore. Mire lexove ky deshiron dhe kerkon qe Kadare ta braktise letersine, te jape dorheqeje mu si politikanet...do ta sjelle pas nja dy oreve..... Me respekt per mendime tjera, por jo per akuza te pabaza dhe te pavlere.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 16-08-2002 mė 15:50

  7. #77
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Anton!

    Te shkruaje nen diktature nuk qe e lehte.Nuk qe e lehte sepse vete shoket e tu mund te te provokonin pse nuk kishe shkruar per Partine.Nuk qe e lehte sepse e tille ishte fryma e realizmit socialist.Kritikeve te tipit Sherif Abeceja kaq u duhet,te gjenin ndonje rast qe nuk kishe nxjere boshtin e Partise dhe e shikoje veten ne Spac.
    Qe te shkruaje dicka qe vertete ndjeje duhet te paguaje dicka,duhet te thurje ca lavde per Partine e Birone a Stalinin.
    Duhet te lije dicka peng.Ky nuk ishte cmim,por norme e detyrueshme.Smund te konceptohej te te botoheshin libra pa botuar me pare "gjellen" per masat punonjese.Behuni realiste,e keni jetuar ate sistem.
    Megjithate le ti kthehemi Kadarese.
    Ne vitin 1981 Kadare qe i pari qe i ngriti nje himn rinise studentore Kosovare qe burgos nga policia Jugosllave.
    Kete e beri edhe Bardhyl Londo,por shume thelle dhe me mjeshri per te kaluar censuren.
    Dini ndonje tjeter shkrimtar tekete shkruar per Kosoven ne ate periudhe? Une jo.
    Dimri i madh- ne dukje vertete te ngjan si nje epope kushtuar Komunizmit Shqiptar e Enver Hoxhes,por cfare mban brenda thelle ky roman?
    A e keni ndjere zymtyne sesi pershkruhet Kremlini,ata njerez qe deri dje ishin miqte e Shqiperise atje pershkruhen si njerezit e klaneve,te prapaskenave,njerez te zymte qe nuk i lidh asgje me Shqiperine.
    Perse ne fund te romanit pikerisht vendoset momenti kur ruset largohen nga Shqiperia?
    Kjo ishte ndarja e madhe,Shqiperia i largohej cadres sllavo-komuniste me te cilen e lidhen funderinat e kombit.
    A nuk e quajtem Komunizmin te gjithe ne nje Dimer?
    Koncert ne fund te dimrit -eshte i njejte me Dimri i madh.Shikoni sesi pershkruhen idete e revolucionit Kinez ne shoqerine Shqiptare.Nje tablo jo e stisur,por e jetuar.E perseri ne ate roman dalin ne pah anete tjera te sistemeve komuniste.Vrasje pas shpine,pergjime,survejime deri ne c'varosje... Si mund te pershkruhej me mire sistemi komunist?\

    Pra te nderuar,ato romane qe pikerisht juve u duken si lavde apo himne kushtuar komunizmit nuk jane te tille.Kadare ka pohuar sepse nuk ka qene disident.Por vete e shikoj se Kadare ska qene edhe aq skllav sa u duket juve.
    Dikush tha se ka qene zevendes i Nexhmies ne Frontin Demokratik.Ju lutem njerez,cfare te bente ai kur e emeronin,ta refuzonte kete post qe i jepte Partia?Cdo te behej me te pastaj?
    Ju lutem ulini kembet ne toke.Cfare ndodhte po te refuzoje nje post qe ta jepte Partia? Pergjigjet jepini ju sepse keni jetuar nen ate sistem .



    Dicka reth zotit kelmendi.
    Them se do jete nga ata "patriotet" e tipit Ibrahim Kelmendi qe mori pjese ne djegien e Shqiperise ne 97.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #78
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    HEY .....
    cfare behet ketu politike apo debat per art e kulture ........
    SHqiptari e ka mendjen te politika dhe pike.........................
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #79
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pls, mina, bej nje perjasjyim. (mos thuaj te gjithe paperjashtim kemi qare kur vdiq enveri, psh une nuk kam qare aspak , megjithe nje shoqen time te dhomes, e per kete kemi dale parashkolles e kemi dhene llogari se ku i kishim lotet...e me vone mua me ben letrat per perjashtim nga shkolla... etj etj, ne kemi henger gerrbac qedhe per inventarin e loteve...pls, jo te gjithe kane qare per vdekjen e tij. Shumica e atyre qe kane qare atehere, qajne edhe sot per te )
    pa asnje pike politike... po ama nuk kam qare.
    uiii sa qef qe nuk kam qare, edhe pse jem njeriu qe nuk me duhet ndonje shkak shume i madh te qaj....po ama per shkak-vdekjen e enverit, nuk me erdh te qaja, jo moj jo nuk me erdh as nje pike lot, edhe kur me ka cof nje dhi e zeze "zikja" kam qare jam shkulur, po ama per enverin nuk qavaaaaaa....
    hahahahahahahahahahahah!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Vazhdim ne demaskim te nje fytyre pa kontura njerzore sic eshte Sh.Kelemndi-Analize!

    Kush e mbron Kadaren ?

    I mbrojtu nga falagna te tana kopukesh e servilesh, i mbeshtetun e i mbuluem prej gjithefare epitetesh qe do te ishin te teperta edhe per heroin tone kombetar ai ia ka dale mbane der edhe mbas viteve '90 me e ruejt zyrtarisht-po e perseris zyrtarisht-poziten e shkrimtarit ma te madh shqiptar. Sikur kjo turme budallaqe do ta kishte mbeshtet Skenderbeun apo Ismail Qemalin ...."

    Pra te gjithe qe e dojne Kadren jane : falange, kopuk, servil dhe turme budallaqe. Cka kerkon me kete? Me kete deshiron te deshmoje se ta duash Kadaren je jasht mode, se perndryshe ben pjese te kopukut dhe turmat pa tru. Tani eshte moda te duhet Shpetim Kelmendi!

    E tash 11 pika Kadarese;
    1. Humbja e lexuesit cilesor. Deshti Zoti e ne fillim te viteve '90, letersia shqipe u perball haptazi me letersine e vendeve perendimore. Edhe ma budallenjte e moren vesh se per pesedhjete vite rresht s'paskeshim ba tjeter gja perpos rrotullime rreth vetes.


    Lexuesi cilesor eshte humbur sepse i kemi dhene letersi jocilesore. Dhe c“ka u be pastaj, erdhi letersia boterore dhe na tregoi se cilat jane veprate verteta, cili eshte arti i vertete, por Gomari ( po e shkruajme me G te madhe, se pas dy cmimeve kombetare meriton nje G te madhe ) harron se sikur qe erdhi ajo letersi ne Shqiperi, letersia e Kadarese, po ne kete menyre kishte shkuar te ata qe ky i konsideron cilesor.
    Dhe si eshte e mundur qe ata qe ky i konsideron te zhvilluar dhe cilesor ta lexojne dhe ta ngrisin ne qiell " corben artistike te Kadarese "!?-
    Dhe pasi erdhi kjo letersi te ne , ne shqiptaret e kuptuam se per 50 vite qenkemi rrotulluar "rreth vetes"! Kete ne fakt e ka kuptuar vetem ky, por, ky, ketu, flet per kombin shqiptar! Ky flet ketu edhe per mua, e kete te drejte une nuk ia kam dhene! Lexuesi cilesor u humb sepse ne kishim letersi komuniste, thot ky, si gjysma e botes, them une, dhe tani pse Kelmendi shet nja 10 libra nuk i ka fajet ky, pse shkruan dobet, fajet i ka Kadare me falangen e vete komuniste qe ēartin e kane shitur si art dhe keshtu lexuesi eshte shndrruar ne torollak. Dhe ky lexues eshte tipik per vendet e pazhilluar, sepse ne vendet e pazhvilluara si Atdheu i tij behesh i famshem edhe me PORDHA: "....ne kete Shqipnine tone te vockel. Qe mund te behesh i famshem tue llomotite qofte edhe neper gazeta e TV!
    Mjerani nuk e din se ne Gjermanine e zhvilluar jane me te njohur kuzhinieret qe bejne gjella ne TV se sa Gras pershembull! Ky e edin se po genjen me kete thenie, por ky deshiron t“i tregoje lexuesit shqiptare se ky din me shume se ata dhe ky din se kush eshte me i njohur ne vendet e zhvilluar. E ky i gjore dhe me komplekse nuk e din se ne vendet e zhvilluara eshte me i njohur miki maus se sa cili do shkrimtar. Eshte me i njohur popaj se cili do hero kombetar. Ne France eshte me i njohru asterix se cilido shkrimtar! Eshte me i njohur Boris Bäcker se cilido politikan ne Gjermani, hero e cilido shkrimtar, ky keto i din, por qellimi i tij eshte dezinformimi i lexuesit shqiptar dhe ta akuzoje kombin e vet pse nuk kupton artin e tij! Deri tani pame se ky nuk ka respekt püer lexuesin shqiptare sepse eshte lexues i nje vendi te pazhvilluar, me nje fjale lexues pa shije, pa individualitet dhe vjen nga kopshti zoologjik!
    Ketu me poshte nuk po citoj se kritikon shkrimtare tjere shqiptar, ky baba i kombit, do te veni re se ky asnje shkrimtar shqiptar nuk ēmon. Ky ndonjehere permend fjalet "shkrimtaret e rinj ", por askend nuk e permend. Shkrimtaret e rinj sipas tij jane Shpetimi dhe Kelmendi!!!

    Ketu do te vereni zbulimet e tija dhe do te shihni se cfare zuzari qe eshte:

    . Lexuesi cilesor qe deri atehere kishte qene i detyruem me ia lexue letersine jo si ma te miren, por si ma pak te keqen, i ndodhun perballe autoresh modern qe nuk ia neperkembin ma intiligjencen dhe aftesine e te kuptuemit, tue verejte se letersia e mplakun e Kadarese po perpiqej me mbulue rrudhat e saj me gjithefare kremrash e pudrash importuese, e flaku ne qoshen ma te larget te biblotekes se tij, apo e dha ne kembim te nje pakete cigaresh.

    Shkurt e shqip ata qe kane lexuar Kadaren ishin te detyruar. Sigurisht ju kujtohen policet qe te caktonin afa per t“i lexuar veprat e Kadarese. Kete nuk e kemi harruar akoma! Dhe ky alkimist i mendjes, ky mastrubues dhe ky psikovampir do te zbuloje se LETERSIA PLAKET, shikoni ju lutem : . tue verejte se letersia e mplakun e Kadarese.

    Nga ky konstatim del se vendet e zhvilluar nuk kuptojne gje nga arti se lexojne edhe letersine greko-roamke, krejtesisht te mplakur ! Dhe ky gjeni kombetare e din se nuk e din se shqiptaret kane hedhur librat e Kadarese ne nje qoshe, por me kete u jep nje keshille: Hidhni librat e Kdarese sepse une i kam hedhur! " E flaku ne qoshen e bibliotekse se tij !" Keshtu thot ky. Ky e din se per te bibliotekan tona jane te panjohura, por ky merr guximin te shprehet se si duket bibliotekat shqiptare. Ky perseri flet per kolektivin, per kombin dhe jep nje shembull inkuizitoresh. Dmth. nje here hidhi ne skaj librat e Kdarese, e me vone mund edhe t“i ndezish sepse ai ka shkruar "nje roman me vlere dhe nja dy novela!"

    Oh, ju lutem lexoni rreshtat qe pasojne me vemendje. Ketu kuptohet mire se cka deshiron ai nga Kadare. Ketu do te kuptoni pse ky urren ne menyre kronike Kadaren. Tani do ta hap ate poēke te ndyte:

    2. Ashte thane se nepermjet tane krijimtarise se vet, shkrimtari i vertete s'ban gja tjeter vecse rend drejt librit te mire. Kadare , librin e tij ma te mire e ka shkrue ne rini. A mund te na sqaroje ndokush se per ku nxiton ky plak?! .

    Cka kuptojme nga ky mendim ? Kadare e ka shkruar librin me te mire, pse shkruan tani? Pse me pengon mua ? Pse une duhet te shese me pak libra se ai? Ai eshte plak dhe duhet te jap doreheqje, duhet te terhiqet nga letersia, thuase kjo eshte karrige politike! Thua se bota njeh nje shkrimtare qe kane demisionuar nga letersia. Thuase ky njeh nje shkrimtar te tille. Jo, nuk njeh , nuk numron asnje, as ne vendet e zhvilluara. Kete nuk ia servon lexuesit shqiptar edhepse konsideron torollak dhe injorant!!! Eshet cudi se si nuk tha se ne vendet e zhvilluara shkrimatret terhiqen nga rati si edhe politikane ! Nuk pati guxim, e din ky mire se shqiptaret nuk hajne bare!!!!
    Dhe ky ne tere shkrimin kerkon gjoja vlere cilesore, por me mish e shpirt deshiron te mos lexohet letersia e " mplakun" se keta kane shkruar per diktatorin. Ky eshte nje apel per ta lexuar kicin, pavleren por duke i falenderuar se nuk i kane kushtuar poezi Enevrit, sepse ose ishin ende ne koēe te prindit, ose ishin duke luajtur me kube! Vlere te vertete e konsideron ky artin qe nuk ka te beje me dikaturen. Kjo eshte peshorja e tij!
    E lexuat mire me larte : " Kadare ka shkruar librin e tij me te mire, ku nxiton ky plak!?" Ketu i deshpruar shperthen inati i tij prej maxhupit ballkanik. Ketu ai deshirton te thoje : " Pse nuk pensionohesh o Kadare, apo me mire, : Pse nuk vdes o Kadare, ti je plak !? Me hap rrugen se ti je bere makthi im! Shporru...!


    3. "Kadare asht perkthye ne shume gjuhe te botes!"
    Ja, keshtu me tha nje lexues kopuk, qe per ma teper guxon me shkrue dhe libra.
    .

    Arrogant i pashembullte !

    E lexuat genjeshtarin? Keshtu i paska thene nje lexues kopuk, por harroi se krejt Shqiperine qe don Kadaren e kosideron kopuk. Tani reduktoi numrin e te cmendurve ne Shqiperi. Dhe ky lexues kopuk, nuk qenka vetem nje lexues kopuk, por paska guxim te shkruaje edhe libra. Qenka nje koleg i tij! Dhe nuk ka guxim ta permend ate kopukun me te cilin ai pin kafe dhe me te cilin bisedon, por po shkrueka pa lejen e tij! Pa lejen e tij eshte mekat i madh, qe nuk ta fale as Bibla, as Kurani, as ...as...
    Ne Kosove do te thonin: " O ***** s“ames, tregoi aftesite tua me libra dhe mos mendo se ti je autoritet qe duhet pyetur se kush duhet te shkruaje! Po ti o dilinxhi ne katror, akoma nuk numrove nje shkrimtar shqiptar me vlere!!!!" Po pse je aq xheloz, aq smirak deri ne perversion ? Ky shkrim nuk eshte veshtim normal, por eshte nje denigrim dhe akuze e pabaze, e pavlere dhe nje njeri qe shkruan si ti, eshte per tu cuditur se merr dy cmime ne Shqiperi. Cfare fantazie, cfare imagjinate krijues mund te kete nje njeri i ketij kallepi ?


    Tani do te na tregoje pse eshte perkthyer Kadare:

    Arsyet e perkthimit te Kadarese-persa i takon lejimit te ketij akti nga ana e diktatures - kuderbojne ideologji. Ka qene i vetmi shkrimtar i diktatures qe ka plotesue te gjitha kriteret e duhuna dhe qe ka pague te gjitha haracet e kerkueme. Mandej per asnje cast nuk e mohojne se aso kohe ishte edhe me i talentuem. Ma shume se per gjithecka te huejt kishin interes te mernin vesh c'ndodhte ne nje kopesht zoologjik si Shqipnia, c'zakone kishin banoret e ketij vendi, c'ishte Kanuni, c'do te thote "gjakmarrje", cili ishte mentaliteti i ketij populli qe vinte nga thellesite e erreta te prehistorise. Ja pra , te huejt e lexonin Kadarene jo per stilin e tij, sepse stiliste ata kane me bollek, jo per me gjete ne librat e tij ndonjefare mjeshtrie artistike, jo per turket e tij letrare daleboje dhe per sintaksen e vjetrueme, po per informacion, thjesht per informacion. .

    Ky e konsideron Shqiperine e atehereshme " Kopsht Zologjik", dhe bota po lexonte letersine Kadarese sepse Shqiperia ishte plot majmuna, mbi3 milion majmuna ne Shqiperi dhe mbi tre milion majmuna jasht kufijve politik, e jomajmuni i pari do te lindet, ky jomajmun qe mund te konsiderohet Kryemajmun eshte Kelemendi. Dhe, duke lexuar kete njeri sot erdha ne perfundim se Darvini ka te drejte, plotesisht te drejt - vertete njeriu vjen prej majmunit dhe shembullin me konkret e kemi Shpetim Kelmend -Majmunin! Pasardhes i Gorilles!
    Pra, ata po lexoni Kadaren jo per stilin, " sepse ata pasken me bollek " por per truke dhe per sintaksen e vjetrueme. Sintaksen e re po e lexoni te Kelmendi i cili shkruan si Gjon Buzuku!
    Noli do te thoshte : " Neno moj vajto mer malin, se Larot ta permbysne djalin", me sintaks te vjetrueme!!!


    Ketu me poshte do te lexoni se me cfare mase ky mat letersine. Ku bazohet ky ne perjagejen e tij. Ketu do te kuptoni se ku bazohet ky per kete shkrim -diare! Kush jane ata qe i thojne fjalen e fundit per Kadaren! Dhe natyrisht ketij i pelqen shume....

    Jo ma shume se nje vit me pare, ne nje mjedis artistash te huej, miq te mij, pjesa me e madhe e te cileve ishin te rinj franceze, ra fjala mbi Kadarene. Ne njefare pike, ata , thuejse unanimisht pohuen se e kishin lexuar kete shkrimtar porsi thjeshte ne kersherine e atij qe lexon gazeten per t'u informue per ndodhite qe ndodhin ne nje vend egzotike. E pra , me aq sa ma merr mendja mua , duhet te jete normale me e ba njefare dallimi mes librit e gazetes. .

    Artiste e huaj, miq te tij, shumica franceze, natyrisht te zhvilluar, dhe aty bie fjala per Kadaren. Nuk tregon se ne cdo rreth intelektual, nese je shqiptar ta permendin Kadaren, por nuk bie fjala. Dhe ju do te kuptoni se ky alkimist qe here thot Kadare eshte i madhe, here me i njohur ne dikature, do te vije ne konstatim se Kadare po lexohej si gazete, thjesht per kuriozitet, pse kuriozitet e treguam me larte se ky na konsideron vend majmunesh dhe kopsht zoologjik!
    Dhe, ketij Kryemajmuni i mjafton kjo thenie e ketyre kalamajve franceze per te ardhe ne perfundim se Kadare nuk ka vlere. Mirepo, ne anene tjeter nuk i intereson se mu akademia franceze ka ngritur Kadaren ne qiell, kjo akademi e cila mendojme se eshte me e afte se miqt e tij francez! Ne menyre demagojike i paraqet lexuesit shqiptar nje banalitet se gjoja keshtu mendojne francezet, emrat e tyre natyrisht nuk i permend; ata jane artiste te rinj, te vertete dhe kane botuar ndonje vjershe ne internet! Po pse ky si shkrimtar qe eshte nuk sulmon akademine franceze se klan tororllakesh ? Pse nuk sulmon ata, por idete e tij mbeshtet me disa kloshar franceze qe tere diten sillen rreth kishes per t“i ikur diellit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 16-08-2002 mė 18:05

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •