Kjo strofe shume e bukur, megjithate nuk tregon zgjuarsine e Sokratit, por ate te Poradecit. Gjithashtu ju e keni me sa duket anashkaluar subjektin.
Problemi nuk eshte Kadare njeri, por Kadare shkrimtar. Te gjitha diskutimet tuaja kush me pak e kush me shume hedhin balte mbi artikullin, qe nga ana tij hidhte balte mbi vepren e Kadarese. Ajo qe mungon eshte analiza letrare. Edhe tifozet e nje ekipi futbolli, mundohen te analizojne lojen e ekipit te tyre, per ta mbrojtur perpara kritikave.
'Emigranti' pyet; cili eshte figure me e madhe se Kadare, nga shkrimtaret e gjalle ne shqiperi.
Kjo pyetje nuk percakton ate qe; NE po ashtu si vet Kadare kerkojme ne fakt te dime, MADHESINE e vertete te VEPRES se tij. Ky qe dhe qellimi i artikullit te Kelmendit. Te shkrimtaret "e gjalle" futen dhe ata qe shkruajne ne kete forum, psh Lulka ose Nitroshi. Ti krahasosh keta me Kadarene eshte e pamundur. Sepse nje artist, shkrimtar, nuk behet i "madh" njezet vjeē. Per kete duhet nje fare moshe, nje fare pjekurie. Talent i madh ishte dhe Mozarti i vogel, por ne ate moshe s'mund ta krahasonim me preēizion gjenialitetin e tij me mjeshtrat e tjere te epokes. Kur Nitroshi (shembell) te arrije pjekurine artistike te plote, Kadare s'do te jete me. Atehere (kur ai te behet i njohur) partizanet e tija do te therasin njesoj plot entuziazem, ' Nitroshi eshte me i madhi shkrimtar nga te gjallet ne shqiperi '. Po a eshte kjo percaktuese, ne koh te tij nje i vogel plot talent do kete lindur dhe e gjitha kjo kthehet ne varg pa mbarim.
Prandaj une 'Emigrant' do te pyes direkt , a eshte me i madh (me i bukur ne art) Kadare se Migjeni ose Poradeci, psh. Pse? kush mund te ma thote.
Neqofte fakti qe Kadare eshte figure internacionale, eshte e vetmja aresye, atehere ai s'duhet krahasuar me autore shqiptare te panjohur pothuaj te gjithe ne arenen nderkombetare, por me shkrimtare te huaj ( ēfare deshiron vet Kadare besoj) . A eshte Kadare me i madh se Kundera (psh) kontemporan i tij.
Jepni shembuj zotrinj, jo emocione!
Krijoni Kontakt