Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 167
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    VAZHDIM


    Te mos harrojme qe eshe shume te tjere i thurren lavdi diktatorit, por sot u jane harruar emrat.

    Kolevica vjen ne perfundimin qe Kadareja ishte komunist. E ēe pastaj? Ja edhe ishte. Nuk e besoj se eshte akoma. Te gjitha keto thuhen e behen dhe Kelmendajt dhe Kolevicat (Si shume K-ra) harxhojne kohen e tyre sepse Kadare eshte i gjalle dhe shpresojne ta terheqin ate ne duele qe gjithsesi do t'ua rritnin vlerat atyre vete.

    Kadareja nuk u shit ne perendim dhe vazhdon te shitet ( si libra e kam fjalen) pse ashtu desh Enveri, as pse pershkruante dhe vinte nga nje vend egzotik. (Sa per egzotizem palloin e shef nje here e dy here dhe pastaj nuk te duket me egzotik, duket si zogjte e tjere po me ca ngjyra me shume). Kadareja akoma eshte me i shituri jo vetem ne Shqiperi, por edhe neper Bote. Me kete nuk dua te them qe nuk ka te meta, madje boll, por siē e kam thene edhe me siper nuk mjaftojne K-te e mesiperme.

    Tani, me vjen ndermend nje gje e lezeēme per Kolevicen. Kolevica ka qef te na kujtoje qe Kadareja ishte komunist, e cfare komunisti ne nje kohe qe Kadareja nuk eshte perfshire direkt ne politike pas 90-s. (Intervistat dhe mendimet si personazh publik per mua nuk jane perfshirje e drejtperdrejte). Nga ana tjeter vete Kolevica i shkoi prapa Saliut (Berishes e kam fjalen) pa i bere syri tert sapo Saliu u veteshpall antikomunist. Demek ne antikomunizmin e Saliut ( ish-sekretar i dalluar partie, komunist i thekur) Kolevica besoi pa nje pa dy dhe u vu ne dispozicion drejt per drejt. (Per ata qe nuk e dine P. Kolevica ka qene deputet i PD dhe nje nga mbeshtetsit e Dr.Sali (Komunist) Berishes.

    Per me shume ndonjehere tjeter, kur te na tregojne qe Kadareja eshte nga Gjirokastra, qe gruan ia quajne Elena, qe eshte i tilli e i atilli, por qe per fat te keq a te mire mbetet shkrimtari i pare i gjalle i kombit dhe per kete eshte i vetedishem dhe nuk fshihet prapa modestise fallco, per t'u bere qefin atyre qe ndonese per veten e tyre mendojne se jane shkrimtari i pare i kombit, nuk kane kurajon t'ia pohojne as gruas se vet, ne se u ka mbetur ndonje e tille.

  2. #32
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    eshte shume banale te krahasosh nje kadare "te madh" me nje sali politikan.
    te lutem shume, une vertete kadarene nuk e ve aty ku thua ti...ne krahasim me asnjerin, per vet vlerat qe ka, por gjitheashtu nuk ka si te joshem pas ketyre vlerave per te mos i pare edhe antivlerat.
    edhe njehere ate punen e karavem, nuk ben mire me kaq naivitet te besosh ne superlativat e shitjes ne kopje te kadarese ne bote, ketu nuk po diskutojme per famen, kjo as qe vihet ne dyshim, po ama duhet te pyesesh veten"vertete ky kadare qenka ai i MADHI qe perfaqeson kombin, dhe kaq i kulluar eshte, nuk ke asnje shkrimtar ti qe mund te quash po kaq te madh...?
    nese jo , me vjen keq ta kufizojme njohjen e letersise dhe te shkrimtareve te te gjithe letersise pothuaj ne te gjithe kohrat vec duke permendur nje kadare e te tjere ti fusim ne xhepat e harreses e te mos vleresimit
    per mua, Kadare eshte nje nder me te miret, nje nder me te medhenjte, (dhe i dhine me dashie me arsye apo pa arsye ne komunizem) po jo me i madhi i nje kombi.
    Ke quan ti me te madhin e nje kombi????
    dhe me te madhin e kombit ti ma mat e ma cileso me kopje veprash te shitura.
    nuk paska asnje poet spo shkrimtar bashkekohes te kadarese, qe pranuan te mbeten pa shitur, pranuan te kete vetem nje ose dy vepra, po jo te behen servile e te imponohen ne madheshti.
    Eshte fatkeqesi, si kadarea te ka penduar te lexosh e te njohesh mirfilli gjithe bashkekohesit e tij, osse gjithe figurat e letersise te meparshme, pasi nuk te ka mjaftuat koha ti lexosh te gjithe, nga serviria e volumeve te kadarese.
    Nuk ben mire qe gjykon te gjithe k ashtu k, e te lesh jashte kete k e vetquajtur te supermadh, cili nga koleget e tij dinjitoz e ka pohuar kete gje pos atij, dhe ca servile te enverit qe e ngriti ne qiell.
    te keshilloj te lexosh edhe autore te tjere perberes te letersise shqipe. qe te jesh me i sakte ne konkluzione .
    une jam njera nga ata qe kam vdekur mbas kadarese, lavdi zotit nuk e mendoj me vdekjen per te, se edhe pse shume e vockel kjo jeta ime, ai nuk e meriton packa se i famshem i shitshem apo i madh.
    nje mal si kadarea eshte i destinuar te mos i ngjitesh me shume se nje here.
    Se kush jane te medhenjte dhe kush e ben letersine shqipe te madhe , po qe se do kem nerva do ti servir emrat...edhe pse ty mbase serish mund te te duken kara, apo...ashtu si i eshte dukur kadarese atehere Fishta.
    bye
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #33
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Se kush jane te medhenjte dhe kush e ben letersine shqipe te madhe , po qe se do kem nerva do ti servir emrat...edhe pse ty mbase serish mund te te duken kara, apo...ashtu si i eshte dukur kadarese atehere Fishta.


    Po Fishta ka qene shkrimtare desident (letersi qe ndalohej nga beu enver hoxha)
    MACJA BLU e ke lexuar eposin shqiptar moj"iliaden shqiptare" qe nuk e vlereson Fishten e madh !Fishta eshte i cmuar ne shume fusha te artit psh satirat "Gomari i babastasit "etjjjjjj se nuk kam kohe ti permend ......

    bye!


    ju lutem mos ofendoni Nderin e kombit shqiptar FISHTA!
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #34
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mos ngatroni Letersine me Politiken
    Duke e perzier Letersine me politiken ju bine ne nivele politike dhe e vleresoni Kadarene sipas pikepamjeve tuaja politike,cka nuk perkon me vlerat e Kadarese si shkrimtar.

    Tani ka nje mori njerezish qe duan te bejne fame duke sulmuar Kadarene.Kjo mori njerezish vjen nga dy ekstremet e politikes .
    Komunistet e hedhin poshte Kadarene duke i kujtuar se na paskish qene "i perkedheluri",ndersa sot po flet kunder komunizmit, ndersa eksremi tjeter i kujton Kadarese qe ka shkruar pro komunizmit.
    Po Kadare ka shkruar pro komunizmit dhe megjithese vepra e tij ka shume ngjyra disidente,perseri Kadare nuk eshte nje shkrimtar disident.
    Por Kadare gjete komunizmit ka shkruar edhe vepra te tilla si "Nepunesi i pallatit te endrave" "Keshtjella" "Kamarja e turpit"
    qe ne vetvete jane vecse nje tablo e sistemit te zymte komunist qe kishte pllakosur Shqiperine.

    Kadare eshte detyruar ti sherbente deri diku diktatures,sikunder te gjithe ju qe sot po e quani Kadarene nje ish-komunist.A nuk keni brohoritur ju neper mitingjet komuniste para 90?A nuk keni shkruar ju poezi kur vdiq Enveri? Mos ti bejme qejfin vetes.Te gjithe e dime dhe jemi koshiente qe cfare terori ushtrohej mbi artistet,kengetaret,poetet bile edhe tek shoferet e traktoristet.

    Robert Elsie duke folur per Kadarene shkruan se Kadare nuk duhet te ndiheq keq para Kunderes,sepse Shqiperia nuk ishte Ceksllovaki.
    Pra te nderuar,diktatura ne Shqiperi ishte shume here me e forte se ne cdo vend tjeter komunist.

    Tani qe ju ti shkeputeni dialogut pa krye nese Kadare eshte i madh apo i famshem,largojuni ca politikes dhe meruni me analizen e vepres se Kadarese.



    ps. dikush me larte tha se Fishta ishte disident.
    Zoteri,Fishta ska qene disident,sepse nuk ka shkruajtur ne diktature.Fishta ka qene i ndaluar ashtu si Faik Konica vetem nga aktiviteti politik dhe Kombetar qe ata kane luajtur.e ky aktivitet nuk i shkonte per shtat mesimeve te partise.Kujdes kur perdorni terma qe nuk ua dini kuptimin
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Cka do qe te shkruajne kundershtaret kronik te Kadarese, vlera e tij nuk zhbehet. Ata behen te njohur per nje kohe te shkurter, me teper jo! Do te perfundojne aty ku e kane te parapare, ne pleh kombetar!
    Per asnje shkrimtar te botes komuniste nuk eshte veshtire te gjesh material qe mund ta " kompromitoje ". Shkrime te tilla qe behen brenda Shqiperise do ta demtojne Kadaren jasht.
    Shkrimtaret e rendeve komuniste nuk jetonin ne planeta tjera, por vuanin bashke me kombin e vet dhe perpiqeshin te bashkejetojne duke menduar se ATA ME SHUME I KONTRIBUOJNE KOMBIT nese jane jasht burgut, se rrebelizmi dhe qendrimi ne burg nuk ka krijuar letersi ne vendet staliniste! Une per veten time jam habitur kur kam lexuar " Pallatin e Enderrave", aty eshte prezentuar shume qarte menyra denocuese ne komunizem. Ndoshta Kadare ka shkruar poezi e tregime per komunizmin e Hoxhen, por sa ky askush nuk ka germuar ne ate ngrehine dikatoriale...

    Mund te krenohemi me shume njerez qe kane bere me shume se 25 vjet burg, por cfare dobie ka letersia shqiptare prej tyre? Kadare per te qene i pasterte si keta qe u burgosen do te kishte qene me mire te ishte burgosur dhe sot do te na kishin munguar shume vepra te medha ne letersine tone DHE STATISTIKAVE KOMUNISTE do tu ishte shtuar edhe nje emer I.Kadare. Sa do te kishin qene te lumtur shkrimtarucet! Sa do te kishin dashur qe Kadare te mungonte dhe ata te shpresonin se nje veper gjigante nuk do t“i pengonte shkrimet e tyre mediokre!

    Te behesh kunder Kadarese nuk eshte veshtire, por ta quash veten shqiptar, ta duash letersine dhe historine tende dhe te mirresh me denigrimin e tij, me teper flet per gjak rus, sllav, se sa per vetedije shqiptare!

    Qente mund te lehin, karavani i tij do te ece para!
    PAs 100 vjeteve, askush nuk do te mirret me gjera te tilla, por do te lexohen kryeveprat e tij! Sikur ndodh me shkrimtaret tjere ne bote!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 14-08-2002 mė 11:33

  6. #36
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Prape me Kadarene e per Kadarene:

    Kadareja eshte zevendesi i Nexhmije Hoxhes ne Frontin Demokratik

    Kadareja eshte anetar i komitetit qendror.

    Kadareja eshte autor i "Dimrit te vetmise madhe" Lavderimi me i madh artistik i politikes se Enver Hoxhes

    Kadareja eshte autor i Koncertit gjithashtu nje lavderim artistik i politikes se Enver Hoxhes.


    Kadareja eshte nje shkrimtar i talentuar i realizmit socialist, shkrimtaret e vertete ishin ose nen dhe ose ne qeli e keshtu shkelqen ai qe duhet te shkelqeje.



    Shnet Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #37
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Mos i ngateroni gjerat deri ne delirizim as per kadarene as per komunizmin.
    Qe te thuash njeriu i madh i kombit, nuk ke si te mos kerkosh per te gjetur te verteten e kesaj madheshtie.
    Nuk ke si te shuash gjithe historine e kombit e tia dedikosh nje shkrimtari. Ai shkroi vepra qe ne na pelqen ti quajme kryevepra. Na palqen ore shume. Po jo te thuash simbol i shqiptarizmes e i flamurit. Po diskutohet mbi nje njeri qe ka perfaqesuar kombin tone ne bote...sa denjesisht e ka perfaqesuar ai? Dhe me cfare tjeter pervecse me letersine e tij te perkthyer.
    Or ju njerez, Kadare beri letersi, po jo letersine e kombit apo figuren e vetme te kombit. NJe figure nuk kam si ta pranoje si te tille me njolla. Ju si Ai doni ti meshoni mohimit te vlerave totale kombetare duke thene se eshte i vetmi dhe gjithe te tjeret ose jane komuniste qe e paskan inat, ose ishin burgaxhinj e si te tille qenkan medioker????
    Si ore, sipas jush gjithe kombi qenka medioker.???... vec ai dhe (maks velo qe ka shkruar nje liber avokaterie per kadarene, qe po ta lexoni medet zoti c'intelektual ka zegjedhur kadarea per ta mbrojtur).
    Ai shkruajti romane te mire, te shkelqyer, absolut, po ama shkruajti edhe ate qe mund te mos e kishte shkruar, tha edhe ato qe mund te mos i kishte thene. Per te cilat ai po denjon edhe te heshte, pa c'ka se ne na pelqen te themi se ai hesht se nuk ka popull perpara kujt te flase, se ky populli i tij na qenka medioker, se nuk ia ka nevojen per ti dhene tituj se ai i mori vet, teksa u vetquajt ashtu si i quajt.
    I vetmi! Absurditet. Po pse ju doni te thoni se ky popull e ky komb paska qene, dhe eshte e do te jete edhe 100 vjet te tjera i shterpe e nuk paska pjell, as nuk po pjelle, as nuk paska per te pjelle edhe per 100 nje kadare. Sigurisht qe nuk na duhet me nje i tille me shtate lloji ngjyrash fytyrash e motivesh shpirterore.
    Kur thua nje njeri i madh i KOMBIT. Hej i Kombit, nuk je duke thene njeriu i madh i fisit te kadareajve apo te enverajve po je duke thene i KOMBIT.
    Cfare beri ai pro ketij kombi dhe cte mira i solli pevecse ca romane qe ose ia kushtoi enverit ose vetes...pa cka se jetoi ne dhe doli nga ky komb mbi te cilin ai po ngren "flamurin kadare"
    Me dioker thone keto, keni zene nje fjale per bishti qe po nga kadarea ka dale kur u vetquajt i vetmi i kombit e na e persritni duke i shtuar "medioker jo shqiptare".
    Si ore nje komb i tere medioker? Po ata qe po i rrini ne krah sipas jush jane me pak medioker, apo me shume shqiptar???
    Cilet jane keta???
    Robert Elias, nuk ka thene gjekundi se ai eshte i vetmi i kombit te vet. ok? Se kush eshte i vetmi i nje kombi ate e di vecse kombi i vet, dhe asnje sado i mencur , i njohur apo elias...te jete.
    Nuk ju pleqekan ju tani, rrebelet e burgosur! Apo Fishtat e harruar. Apo Arshi Pipat, Kolevicat...etj etj etj.
    Jeni gati te zhdukni gjithe historine e letersise vetem e vetem mos te demtohet kadarea. E pse? PSE? PSE?
    Pse duhet te mendoj une qe ti qe e mbron kadarene kaq shume nuk qenke me komunit se une, se ai qe nuk e nuk e njeh kadarene si te vetmin te madh por qe, as nuk mund te mendoje si ti, apo si kadarea per vete.
    Ti me thua mua mos fol per kadarene nen "i vetmi" keshtu thoshte edhe xhaxhi enver.
    Skandal ia pranon ti Kadarese tend te madh te thote "se enver hoxha ishte shkrimtar.... etj"???
    Per cilin shkrimtar perpos vetes ka thene kadarea qe eshte shkrimtar?
    Ju lutem shume Keni fakte pervec atyre qe dime per romanet e prozat e tij te mirfillta, apo kundershtoni kot, per te na mbushur mendjen se kush ishte, apo se kush jeni ju (gjoja antikomunsit e provlerekombetare)!
    Kush ishte e dime. E di edhe ai. Ndonese as tani i skuqur ose as i sikletosur eas i penduar,ka mundur te thote "i vetmi i kombit"
    Po te kishte dyshuar ose po te kishte deshiruar vetem nje moment kadarea rrezimin komunismin si e keqia me e madhe ne shqiperi nuk do te kishte qene kaq i pakujdesshem, se nuk keni si te besoni se kadarea eshte naiv, apo i pamencur. Pra ai jo vetem qe ka deshiruar te ishte ai rregjim (po, po ka deshiruar) por edhe ka besuar absolutisht ne te dhe ne perjetesine e tij.
    Perndryshe, kaq shume absolutizime per komunizmin dhe te panevojshme deri ne masen qe ka shkruar ai nuk do t'i kishte bere kurre. I madh ishte edhe enver hoxha, por cfare madheshtie pati...? Cfare i beri kombit per unin e vet.? Kete qe po ben kadarea mbi letersine per unin e vet.
    (Beme baba te te ngjaj!!!) Ka plot bij te denje enveri mbrapa.
    Dhe zor te shfarosen.
    (nje mbrojtes i flakte i kadarese , thote"ah medet zoti ketij populli pis i duhet enveri, vetem ai ben pune me te)
    Harrojeni ate parullen "te gjithe per nje e nje per te gjithe"
    harrojeni ju lutem shume! se kjo ne rastin per kadarene ka kuptimi
    "Kadara per kadarene , te gjithe per kadarene"
    bye.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #38
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    MALL

    Ca pika shiu rane mbi qelq.
    Per ty une befas ndjeva mall.
    Jetojme te dy ne nje qytet,
    Dhe rralle shihemi sa rralle.

    Edhe m'u duk pak e ēuditshme
    Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
    Qiejt e ngrysur pa lejleke
    Dhe shirat pa ylber ne mes.

    Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
    Seē m'u kujtua sot per dreq:
    "Te zgjuarit jane bashke ne bote,
    Kurse te fjeturit jane veē".

    Ne ē'enderr kemi rene kaq keq,
    Qe dot s'po zgjohemi valle?...
    Ca pika shiu rane mbi qelq
    Dhe une per ty seē ndjeva mall
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #39
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    GJUHA SHQYPE

    1. Porsi kanga e zogut t'veres,
    Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
    Porsi i ambli flladi i erės,
    Qi lmon gjit e drandofillit:
    Porsi vala e bregut t'detit,
    Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e nji termetit,
    Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
    2. Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
    Porsi gjumi m'nji kerthķ,
    Porsi drita plot uzdajė,
    Porsi gazi i pa mashtrķ;
    Edhč ndihet tu kumbue,
    Porsi fleta e Kerubimit,
    Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
    N't'zjartat valle t'ameshimit.
    3. Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.
    4. Nė gjuhė shqype nanat t'ona
    Shģ prej djepit na kanė thānun,
    Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
    Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    Edhč shqyp na thanė se Zoti
    Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
    se sį t'enden stina e moti,
    Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
    5. Shqyp na vetė, po pik' mā para,
    N'agim t'jetės kśr kemi shkue
    Tue ndjekė flutra neper ara,
    Shqyp mā s'pari kemi kndue:
    Kemi kndue, po armėt besnike,
    Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
    Kah kanė dekė per besė jetike,
    Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
    6. Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
    Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
    Qi kah bijte ai, shkelte deka.
    Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
    Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
    U pat folė njatyne ushtrive,
    Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
    Kanė me kźnė ndera e trimnive.
    7. Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
    Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
    Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
    Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
    Por per tź gjithmonė punoni;
    Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
    Fisi i juej, vendi e zakoni
    Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
    8. Nper gjuhė shqype bota mbarė
    Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
    Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
    Trima n'zą sikurse jini.
    Prandej, prį, n'e doni fisin,
    Mali, bregu edhč Malcija
    Prej njaj goje sod t'brohrisin:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  10. #40
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej, letersia...
    kadarea te tilla poezi i ka shkruar kur u ndje mashkull, ka libra te tere poradeci me lirika te tilla, po nuk i tha vetes "i vetmi i kombit"
    nuk me dhe asnje ndjesi kushedi se cfare me kete poezi, se e dime permendesh , lavdi zotit!
    me hidh nje poezi te fishtes ose te migjenit ose te poradecit qe te me lezetoje si me shume kombetare dhe shpirterore.
    bye.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •