Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 167 prej 167
  1. #161
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    aha a per institucione te mullirit serb e ke fjalen, per nenshkrime te marreveshtjeve...aha bukur besa

    po a je ti bir i te kuqve a i te zijve, tregona burrė!

    po a ka njerez me qen se ata, qe e shohin titullin e forumit Elita Kombetare dhe shqiptaret nė tė dhe e ndyejnė vet konceptin elitė, qė mendojnė si tė elitė tė veten? Shumė vėshtirė ėshtė tė flasi gjaku shqiptar, pėr njerėzit e elites sė vet edhe kėtu...!

    udhambarė udhambarė!

  2. #162
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Vetvrasja e Hijes ndodhi ne Lindje

    Ismali Kadare me ne fund ben "krimin" qe si hije ishte endur ne disa nga veprat, shkruar para dhe pas renies se diktatures. Sikur ngasja drejt ketij krimi apo akti i dashurise me nje perendimore, nuk do te ishte ndjelle me pare nga shkrimtari, ndoshta romani "Hija", i destinuar te ngjizej pak muaj vdekjes se diktatorit, nuk do te ishte kaq i permbushur e i rritur, edhe pse i botuar pas 17 vitesh. Ato te tjera vepra te Kadarese ku eshte rimarre ndarja per se gjalli e shqiptareve me boten, ka te ngjare te rrezikojne suksesin ndaj "Hijes"

    Elsa Demo

    Bashke me hakmarrjen e Piramides rifilloi numerimi i blloqeve. Njemije e nenteqind e tetedhjete e kater. Nje mije e nenteqind e tetedhjete e pese. Nje kineast i deshtuar nis numerimin pas kontaktit te pare me Perendimin, me Parisin ku per te shkuar aty, duhej ta urrente. Ishte koha e acarimit te shtetit ndaj intelektualeve.

    Si kineasti, personazhi yne i romanit "Hija" i Ismail Kadarese, si shoket e tij ne "Kafe Flora" i permbaheshim paktit per te luajtur ne vend te tragjedise, komedine.

    Kishte komunizem ne ajer: Atje nata eshte tjeter nate, dhe dita tjeter dite.

    Duke ecur mbrapsht ne kohe, kineasti yne i vendosur mes dy boteve, mes Parisit dhe Tiranes, sa ne nje kafe te Champes Elisse-se, tek Kafe Flora, qendron ne vitin 1975, drejt Pleniumit te katert, qershorit te '73-it. Rima e "Korbit" te Edgar Poe-s kembehet me "thote shteti: kurre me". "Qe kisha qene vecse nje i vdekur qe i kishin dhene leje vec disa dite per t'u endur ne boten e te gjalleve, kete e kisha ditur qyshkur", thote ai, por nuk ishte dinte c'ishte ne te vertete kjo dashuria e tij per vajzen nga Parisi? Circe Euridice, dyzim i nje qenie tjeter apo thjesht pasqyre e turbullires sime te rende.

    Kineasti i deshtuar shqiptar mendonte se askush me mire se Silvena, nje aktore me miq e gjindje ne Paris, nuk mund te luante rolin e Doruntines, personazhit te skenarit te tij. Me siguri lexuesit qe nuk ka marre ne dore romanin e vitit 1986 te Ismail Kadarese, qe botohet pas 17 vjetesh dhe ka nje histori me vete, qe kaloi kufijte si pirat, qe u botua se pari frengjisht ne vitin 1994, i perkthyer nga Jusuf Vrioni, hamendeson per nje lloj ripertypje te temave dhe motiveve te shkrimtarit. Per shembull, "Kush e solli Doruntinen" apo akoma me vone "Spirirtus".

    Me thuaj kush eshte njeriu e kush eshte hija e vet?...

    C'mallkim na detyronte te ngriheshim? C'premtim nuk kishim mbajtur?...

    Jane disa romane te Kadarese qe ndjekin dhe determinojne me se fundi HIJEN. Te parat jane vepra ku edhe vete shkrimtari si individ eshte duke perjetuar simptomat e patologjise se diktatures. Kush pyeti dhe nuk mori pergjigje se si ka reflektuar ajo kohe, ato vite, ne jeten e njeriut, qe as u denua, as u ndeshkua ndonjehere dhe u quajt i privilegjuari. Ne roman i privilegjuari eshte kienasti qe edhe pse ka guret e bardh e te zinj, loja i ka ikur duarsh.

    Thone ata qe kane deshire te flasin, ose ata qe kane qene prane shkrimtarit se gjendja e tij ishte baraz me burgun. Liria jashte, kur diktatura si ne udhetimin e Uliksit, gelltiste nje nga nje marinaret, i vlejti shkrimtarit e gjitha, sa veprat e dobta e te mira.

    Kjo ishte "Hija" e totalitarizmit mbi intelektualet. Ismali Kadare me ne fund me kete veper qe vlen baraz me disa te tjera shkruar me pas, qofte edhe romani qe u trumbetua me propagande, i famshmi "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut", e qe ndoshta ai vet e ka perzemer, kryen "krimin" e hijes, qe ishte endur ne veprat e tij para dhe pas renies se diktatures. Sikur ngasja drejt ketij krimi apo akti i dashurise me nje perendimore, nese nuk do te ishte ndjelle ne kete fare feje me pare nga shkrimtari, atehere romani "Hija", nuk do te ishte kaq i permbushur e i rritur, i botuar pas 17 vitesh. Ato te tjera vepra te Kadarese ku eshte rimarre ndarja per se gjalli e shqiptareve me boten, ka te ngjare te rrezikojne suksesin ndaj "Hijes".

    Kujtojme romanin "Spiritus", frazen e incizuar, perseritese, ne shiritin e manjetofonit "Aidez-nous" (Na ndihmoni). Nje lutje kristiane nga bota ketej, drejtuar nje perendimori, njelloj sikur Krishti kryqezuar edhe pse e dinte se Perendia, ekzistonte, i drejtohet profetit Elia se ai e paskesh braktisur. Romani "Spiritus" del nga shtypi, ne vitin 1996, pak muaj pas perjetimit te paranojes nga firmat piramidale. "Spiritus", ishte nje makth i se shkuares qe nuk mund te leshonte, ashtu sic ndodh ne enderr. Mbytja nuk ndodh asnjehere. Por kur enderruesi nuk e di, makthi zgjat dhe tmerri perjetohet si i vertete deri te nesermen ne mengjes.

    Perendimi, ose me sakte Evropa, me qendrimin e saj ne fillimet e shtetit te ri shqiptar eshte quajtur "kurve plake". Ndersa ne Shqiperine komuniste, nje vend qe s'kishte me nevoje per kurrkend, si i vetmjaftueshmem qe ishte, konteksti nderron. Kur perballe heroit tone tek "Hija", qendron nje pariziene qe nuk mund te shtihet ne dore nga nje ky lindor. Eshte e vertete se vendasit nuk i vinin aq lehte te huajat para "ketyre tonave", por ama, mendja iu rrihte. Marredhenia me vajzen perendimore, Silvene Dore, duket si tek legjenda "Kostandini e Doruntina", mes vellait e motres. Si t'ia vije emrin, bese, deshire per incest, apo nje marrdhenie e gabuar qe e keqja te ndodhte perfundimisht. Ishte nje tabu qe duhej thyer. Vete Kadare eshte nje shkrimtar qe thyen edhe tabute e vetvetes, shkon deri atje sa te rrezoje tezen qe per aksh veper ka qene kumti i saj, ka qene e shtrenjte. Tek "Hija", nuk ka me bese, as incest. Vrasja e Hijes, nderdyshjes se intelektualit, jetes, gjumit, palces dhe gjakut te tij, ndodh me perdhune, por ndodh. Kjo e mban pezull romanin deri ne kapitullin e fundit "Aleluja". Pasi ke lexuar me nje fryme dyqind faqe do te dish se c'ndodh me kineastin, nese do ta kryeje aktin e bashkimit, e ngjizjes me Silvenen, shfaqur ne skenen e pare, "Matane pasqyres". "Kurse gjithe ai gershetim rrethanash qe me kishte penguar te afrohesha me Silvenen, ajo moskryerje, qe ishte padyshim pjese e pamundesise se madhe, per t'u perkitur me boten e krejt popullit te cilit i perkisja, i kishte dhene nje permase fataliteti krejt kesaj historie. Une duhej ta kaperceja fatalitetin, te shkelja matane vijes ndarese magjike, dhe si ai njeriu qe perpiqet te mposhte mallkimin e races, duhej te mposhtja izolimin, "lindjen", aziatizmin e dhunshem te mebrhyer mbi qenien time evropiane."

    Kjo nuk eshte me Hija e pamundesise. Ne kontekstin tone shqiptar, ka me shume faktore qe te lexohet keshtu. Por rropatja e shkrimtarit eshte qe para se ta ngjize token e re, ta perlyeje ate disa here me balte dhe te ule duart i qete.

    C'u tha tek Alain Bosquet

    "Here pas here shfletoj veprat qe kam shkruar ne ate kohe per te pare se c'ndikim ka pasur terroi ne to. "Krushqit jane te ngrire", "Dosja H.", pjese te "Koncertit" dhe sidomos "Hija". Sa me shume diktatura egersohej, aq me fort ato egersoheshin gjithashtu. Duken siper tyre gervishjet e kthetrave te perbindeshit. Por ato jane siper zhguallit te hekurt. Ja, p.sh., "Hija". Si nje mbrojtje te pare ne rast bastisje te befasishme nga Sigurimi, ne faqen e pare eshte shkruar: Siegfried Lenz, "Hija" perkthyer nga Ismail Kadare.

    Ishte nje mbrojtje e dobet, tejet e brishte, e llogaritur per kontrollin ne aeroport, gjate nxjerrjes se doreshkrimit jashte shtetit. Sic ju kam thene me pare, nxjerrja e doreshkrimeve jashte ishte rreptesisht e ndaluar. Ne rast kontrolli te cantes se dores do te thoshja se nuk ishte vec nje perkthim. Dhe ne qofte se kontrolluesit do ta shfletonin doreshkrimin, pervec emrit te autorit gjerman, do te ndeshnin ne mejdiset dhe emrat e personazheve, te gjitha te kthyera ne gjermane. Natyrisht me nje lexim te kujdesshem do te kuptohej se kjo s'ishte vecse nje maskim naiv dhe se libri ishte imi dhe fliste per Shqiperine, por nderkaq avioni do te ishte nisur dhe une s'do te kthehesha me.

    Keshtu, pra, ishte llogaritur kjo mbrojtje per 20-30 minutat e pritjes se avionit. Dhe ashtu ndodhi pak a shume vertet me 1987, kur me doreshkrimin ne cante kaperceva doganen. E besuan qe ishte nje perkthim i Lencit dhe nuk ma mbajten!

    Me 1992, ne Oslo te Norvegjise, gjate nje darke te gezueshme shkrimtaresh, qellova ne nje tryeze me Zigfrid Lencin. Ia tregova c'kisha bere dhe pasi qeshem nje cope here, ai me tha t'ia tregoj perseri, dhe ne fytyren e tij fisnike dukej kenaqesia e thelle, kenaqesia e pafund e kolegut, qe ne nje cast te veshtire te jetes sime, ne ate sketerre ku isha, si nje shpirt i ardhur nga larg, qe te jep nje mjet magjik mbrojtjeje, me kishte huajtur emrin e vet gjerman."

    Marre nga "Dialog me Alain Bosquet", faq.74-76, ku shkrimtari i rrefen per poetit franez te kohes sone se si doli jashte kufijve doreshkrimi i romanit "Hija"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #163
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    flm per cka lexova ne fund enri.
    Dhe, e di qe qenka lexuar e paska pase mjaft pjesemarres ne kete teme.
    Pse ta fsheh e kenaqur jam sa s'behet.
    macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    plaku im i ka te gjitha veprat dhe romanet e kadarese,dhe gjithmone e ka konsideruar kadarene si me i madhi i letersise shqipe te te gjitha koherave!!!!!!!!!

  5. #165
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Vendndodhja
    rruga qumshtit
    Postime
    8
    Kadare jeniēeri francez me origjin turko-shqiptare, kurvar me gru kurv e goca kurve, vazhdon te gatuhet ne corben e kazanit francez.

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    o kollare ;ai me te vertete si thua ti eshte ,por famen ne shqiperi te madhe e ka ajo s'do mend......

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    10

    Arrow ire

    kadare eshte shume i madh ,,,mirepo disa nuk mund ta shofn me sy....

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •