Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 167
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Atyre qe shajne Kadarene

    Sipas llogjikes tuaj, figura te tilla si Nene Tereza, James Belushi, apo edhe figura te meparshme shqiptare qe u detyruan te mergojne, duhet t'i quajme anti-shqiptare? Po ne qe jemi ne mergim mos valle jemi te gjithe te tille?

    P.s. Nuk mund te gjykoni hipokrizine e dikujt tjeter (Kadarese) pa kuptuar tuajen.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Se harrova. Mbase Kadareja nuk e ndihmoi Shqiperine nga ana diplomatike (e la te digjej, u shpreh dikush), por te pakten nuk i hodhi benzine si politikanet (anti)"atdhetare" ne Shqiperi (Nano e Berisha me shoke).

  3. #133
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Mentaliteti yt i shprehur ne vleresimin e figurave tona kombetare eshte i njejte me mentalitetin KOMUNIST. Ashtu si komunistet luftonin "Armikun e Popullit" ne rradhet e elites intelektuale, ashtu po vepron edhe ti dhe kete e ben 12 vjet pas rrenies se komunizmit. Nje burre me mend ne forum ka thene "Ekstremet puqen" !"

    Albo kishte shume kohe qe nuk lexoja komente gjeniale permbi veten time.

    Tani dhe nje here sa per sqarim.

    Jam perpjekuj te jap shembuj elemtar per te shpjeguar mendimin tim, por nuk e di pse ju erren syte.

    Une e konsideroj kadaren jo elite per faktin e thjeshte se ka qene anetar i komitetit qendror te ppsh, ka shkruar me perbuzje permbi Eliten Kombetare, ka thurrur lavde artistike politikes enveriane me te ndryre.

    Per mua te gjithe shqiptaret me shkolle pa shkolle inteligjent jo intelligjent, por qe nuk ishin anetar te ppsh jane shume me te medhenj se kadareja.

    Te medhenj ne kuptimin shpirteror.

    Pse kadare ishte anetar i komitetit qendror?

    Ky dy mundesi:

    Ose ka qene komunist i devotshem dhe ka bere te pamundur qe te ishte ne udheheqje

    Ose e urrente komunizmin por per te perfituar nje "jete" me te mire jetonte me dy fytyra.

    Te dyja alternativat jane perbuzese per mua.

    Ndersa ata njerez nder shqiptare qe sakrifikuan veten dhe familjen sakrifikuan deri jeten ne luften per liri, qe nuk pranuan komunizmin me gjithe torturat e menyrat brutale te tij ne RSH, (jane me mijera, por po permend Arbnorin, Xhaferrin, Zhitin etj, etj ) une i konsideroj pafundesisht me te medhenj se kadare.

    "Ashtu si komunistet luftonin "Armikun e Popullit" ne rradhet e elites intelektuale, ashtu po vepron edhe ti dhe kete e ben 12 vjet pas rrenies se komunizmit. "

    Une krahasohem me torturuesit e sigurimit ne burgjet shqiptare!
    Eshte aq absurde dhe e trashe ajo fjalia e me siperme sa eshte kohe e humbur te merresh, por duke ditur se "genje se dicka do te mbetet" po shkruaj dy rreshta.


    E ke idene ti si jane torturuar Elita Shqiptare ne burgjet e enverit?

    E di ti sa pjestare te saj jane pushkatuar pa gjygj?

    Si merr guximin e me krahason mua me torturuesit e vrasesit (kjo ishte " si komunistet luftonin "Armikun e Popullit" ne rradhet e elites intelektuale" lufta komuniste) ?

    Une vetem po shpreh mendimin tim se kadare nuk eshte Elite e Kombit lufta e komunisteve ndaj "armikut " ishte vrasje e torture.

    Komunistet luftuan vrane, torturuan, burgosen, internuan shkaterruan shpirterish e une konsiderohem i njejte si ata!


    Pse?

    Sepse e konsideroj kadarene krimb.


    A nuk e kupton sa poshte ke ra?


    "Mentaliteti yt i shprehur ne vleresimin e figurave tona kombetare eshte i njejte me mentalitetin KOMUNIST."

    Hajde fjali hajde.

    Nejse,

    po ta them dhe nje here:

    Elite Kombetare per mua jane njerez te kalibrit te Pater Meshkalles e jo krimbat:

    "Nga klerikėt e tjerė kam njohur dhe Padėr Mėshkallėn. Kujtoj se njė ditė ai po shėtiste nė ajrim me dy djem tė rinj. Nga penxherja e katit tė dytė ata i pa kapiten Muēo,
    oficer i Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme qė shėrbente dhe si hetues nė burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muēo sė bashku me dy policė tė tjerė qė mbanin nga njė kėrbaē nė dorė erdhi, brenda nė qelinė e dy tė rinjėve qė ishin shoqėruar me Padėr Mėshkallėn. Ai ju kėrkoi atyre se ēfarė ju kishte thėnė prifti dhe urdhėroi qė ti rrihnin me kėrbaē. Pas pak thirri dhe Padėr Mėshkallėn duke i kėrkuar dhe atij se ēfarė po ju thoshte tė rinjėve nė oborr.
    Mbas pėrgjigjies sė tij, kapiten Muēua urdhėroi dy policėt qė ta rrihnin dhe Padren e shkretė. Ndėrsa ata e godisnin
    atė, Mėshkalla i thoshte kapiten Muēos: Si do tė mė kuptosh ti mor zotni qė ke 13 muaj qė mė torturon, unė do tė
    vdisja i lumtur si Jezu Krishti, po tė mė kryqėzoje si atė."
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    U bera i bezdisshem, por hipokrizia e njerezve me irriton shume. Te hedhesh balte mbi Kadarene eshte si dikush (grek apo jo grek) te shaje Aristotelin meqe ishte tutor i Aleksandrit.

  5. #135
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Cfar prisnit nga Kadare te dilte me kallash dhe te luftonte ne mes te pazarit??? Ai nuk eshte ushtarak! Nese do te ishte, atehere mund ta konsideronim dezertor kur u vodh (iku) nga Shqiperia. Ai e ka bere detyren ndaj atdheut! Persa i perket problemeve te familjes, eshte e drejta e tij te refuzoje kandidaturat e dhendureve qe i paraqiten. Kur gjykohet nje figure, disa njerez kapen pas fijeve te kashtes per ta diskredituar me doemos.

  6. #136
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172

    kadare,i madh apo i famshem?

    me vjen keq qe cdo gje e ktheni ne politike
    po nuk rrini e di une
    pastaj dhe ajo macja
    dua tu tregoj nje episod
    ne bibloteken ku studioj une kisha porositur nje liber te ismailit
    qyteti i gurit dhe ata te biblotekes sollen te gjitha shkrimet e tij
    shkoj per te marr librin,shikoj qe kishte ngelur vetem ai qe kisha porositur
    dhe te gjitha shkrimet te tjera i kishin marre dhe bej fjale per nje lexues te huaj
    SE ESHTE I MADH AT EE TREGON KOHA
    SE ESHTE I FAMSHEM ESHTE AKOMA PER TU TREGUAR
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tim : 30-08-2002 mė 11:30

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Nese e pranojme percaktimin e Ornamentit per imadh/i famshem ,( kush ka fjalor te shqipes te na ndihmoje) edhe une jam per 'i famshem'

    Por duket se kemi nje konfuzion ketu.Po diskutojme per Kadarene artist,jo si njeri.Nuk hyj ne simpatizantet e Kadarese-njeri,bile shpesh me acaron teper;shume nga ato qe jane thene ketu kunder tij si njeri nuk i kundershtoj dot,po kjo s'me pengon qe vepren e tij ta vleresoj e ta respektoj.

    Po ne analize te fundit jeta e nje artisti te madh eshte e parendesishme.Ajo i takon nje njeriu kurse vepra e tij eshte per te gjithe.Nje dite ajo shuhet,vepra mbetet.Kemi nje thenie te bukur : mos i shiko gunen,shikoji punen!

    Nuk eshte vetem Kadareja,pothuaj te gjithe te talentuarit e kane kete kontradikte : te coroditur,si te cmendur,te dobet,nganjehere edhe perverse.Van Gogh pret veshin per t'ia dhuruar nje prostitute qe s'i di as emrin;Oscar Wilde burgoset si pederast;Beethoven akuzohet se shkonte me te kunaten;i fandaksuri Balzac qe nga Parisi ben nja 14 vjet dashuri me Ana Hansken ne Poloni me ...letra;servilizmi i pacipe i Getes; pushti Khajam;i pamoralshmi Gogen;i paturpi milioner Pavaroti merr pare per autografe,s'paguan as taksat pa le;Konica e Noli shahen deri nga nena e pastaj lepijne c'kishin peshtyre-si kalamaj ;fidelisti Markez;fashisti Koliqi;simpatizanti komunist Caplin;sarhoshi Dritero ;M.Jackson nderron lekuren,etj,etj,etj..kush e di c'ka bere andej nga mjegullat e historise qorri Homer...Por...a ka muzike me hyjnore se ajo e te flligeshtit Betoven?! A na qellon shpesh te degjojme shprehje aq te thelle ne mendim e ndjenje si kjo e homoseksualit Wilde "te gjithe jemi ne nje grope por disa nga ne shohin yjet", ..per te mos e zgjatur me..

    Ndoshta eshte 'normale' ose me mire e pashmangeshme.Gjithe energjia e tyre jetesore perpihet nga talenti,jetes se tyre si njerez i mbetet fare pak.Ne fund te fundit nuk jane njerez normale,dhe ne normalet,te zakonshmit,nuk mund t'i gjykojme duke marre per mase,per model veten tone,rregullat e jetes sone.Nese s'gabohem,me duket se Macja me Shen Albanin e kane diskutuar kete aspekt.Jo s'e s'mund t'i gjykojme,po gjykimi eshte ndryshe.Vlera e vertete eshte vepra,jeta eshte e pavlere.A ka rendesi se cfare cilesie ka qelqi i shishes ku mbahet nje vere e shtrenjte?Ne shijojme veren,shishen e hedhim.Po mund te me thoni vera e Kadarese eshte prej rrushi te tharte,..edhe mundet,kush e di,gjerat ralle jane ashtu sic duken.Le te presim cdo mbetet prej tij andej nga mezi i shekullit...

    Ornament,verejtja jote per personazhet eshte e drejte.Nuk jam shprehur drejte.Nuk eshte aspak nje kusht i domosdoshem.Kam dashur te them pak a shume qe persosmeria e Shekspirit e shprehur nepermjet personazheve te tij,krahasimisht me mjetet qe perdor Kadare.
    By way,eshte e kendshme te diskutosh me ty.Te falemnderit.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Pesha e qelisė


    Burgu ėshtė Art, Letėrsia ėshtė pėrrallė...


    Do tė kishte qenė mė mirė
    Sikur Kadare t`ishte rrebeluar
    Keshtu sot nuk do tė kishim pėrleshje
    Nuk do tė kishim gjeneral te ushtrise
    Do t` kishim mė shumė gjeneral tė partisė
    Do ecnim lakuriq si gjithmone pa veshje

    Pėrmnjėmend do tė kishte qenė mė mirė
    Tė kishte banuar ne Burrel
    Kudo i rrethuar me tel
    Do tė kishte shkruar Ditar
    Apo do t“ ishte varur nė litar
    Mė shumė tė burgosur dhe mė pak letėrsi
    Askush nuk do tė dinte ku kishte jetuar ky njeri
    Mrekulli
    Burgu si Krenari

    Dhe ē“na duhet ne letersia
    Kur burgu ėshtė nderi e njerzia
    Kur prania ne qeli tė bėn pėrmendore
    Letersia e pėrjetshme tė dėmton prore
    Mashkullore

    Dhe do tė kishte qenė mė mirė
    Sikur Kadare, Lasgush e Agolli
    Te kishin qenė banorė tė qelisė
    Kėshtu do lexonim romanet e Serbisė
    Tė Greqise,
    Italisė
    C`na duhen te Shqiperise

    Dhe neve nuk na duhet Letersia
    Na mjafton burgu trimeria
    Jo mendja menēuria
    Guximi dhe krenaria
    Paftyrėsia

    Dhe po tė kishte ndodhur ashtu sic deshirojne provakatoret
    Apo sic do te kishin deshiruar sot tutoret
    Diku ne ndonje dosje do te kishin shkruar:

    " Populli e dėnoi me vdekje revizionistin letrar
    spiun i shumfishte qe nuk u bė proletar
    I nxiu fytyren kombit shqiptar
    Vrajeni kėtė tradhėtar "

    Partia e Punės
    12 janar 1969

    Kėtu e tutje nuk do t` kishim mė romane qė NA BEZDISIN,
    njerze qe me habi sodisin,
    do tė kishim pasur shumė nder,
    shumė krenari dhe tepėr pak letėrsi.
    Mrekulli!

    Fatkeqesia
    eshte se nuk mesohen ne shkolla bisedat private te te burgosureve politik,
    sepse mu aty fshihet arti i vertete dhe praktik
    letersia e vertete boterore - orale,
    e prodhuar ne birucat shqiptare.
    Asaj liste tė zezė do t“i ishte shtuar edhe njė Kadare i vrarė
    Menjeherė pas botimit tė romanit tė parė
    Ekstaze e paparė
    Ne " kopshtin zoologjik shqiptar!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 31-08-2002 mė 06:28

  9. #139
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga ornament
    Albo, je avokati me i dobet i Kadarese. Aresyeja, moskuptim i shkrimit te Kelmendit ne faqen 1.
    Po te ndihmoj.
    Pse s'ka shqiperia rezultate te nivelit boteror ne ekonomi, shkence, arte, sporte, kulture, etj. Pergjigja nga pothuaj te gjithe shqiptaret, 500 vjet pushtim turk, 50 vjet pushtim komunist. Nga te huajt, mungese totale e inteligjencias (klasa intelektualeve) ne vend. OK!
    Si atehere shpjegohet qe nje perfaqesues i letersise shqiptare KADARE, te arrije nivele boterore te papara ne historine tone te re. Apo?
    Ornament, problemi yt eshte se ti mundohesh te vleresosh shqiptaret kur nuk njeh as historine dhe as arritjet e shqiptareve ne cdo fushe te shkences, qe nga ndertimet e urave dhe hekurudhave te "europes se civilizuar" tende, e deri tek shpikja e Viagra qe mban firmen e nje shqiptari apo nje shenjtore si Nene Tereza. Lexo me shume, e shkruaj me pak per figurat e kombit, dhe mos fol per civilizim europian, pasi djepi i civilizimit Boteror eshte Shqiperia. Nuk eshte rastesi fakti qe jemi ne mes Romes dhe Athines, dhe ka plot zbulime arkeologjike qe hedhin drite per kete. Kush ka gjak shqiptari, nuk ka ndjenje inferioriteti pasi i ka arteriet e mbushura me krenari!

    Anton, "shembujt" e tu per Kadarene jane qesharake. Kur kam qene 10 vjec kam mbajtur nje shall pionieri te kuq dhe me therrsnin "Pionier i Enverit". Besoj se edhe une jam "krimb", apo jo? Edhe Noli ka mbrojtur deri ne nje shkalle pikepamjet komuniste, edhe ai eshte krimb apo jo? Per ty njerezit e mire jane anti-komuniste, dhe njerezit e keqinj jane komuniste. Ai "krimbi komunist" ishte i vetmi shkrimtar qe hynte e dilte ne shtepine e Lazgush Poradecit, edhe pse rregjimi e kish ne shenjester kete te fundit. Dhe mos me jep argumenta si "e mbronte Nexhmija" pasi ai rregjim diabolik nuk kurseu as farefisin e diktatorit e jo me Kadarene.

    Tek Kadare ju duhet te gjeni inspirim dhe krenari pasi eshte nje nder shqiptaret me te suksesshem te kohes qe jetojme.

  10. #140
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Ej a e dini qe ketu paska avokat personal Kadareja?
    Para disa ditesh postova nje mesazh dhe sic po shoh nuk po e gjej. Pse mos valle mesazhi im ul figuren e <> Kadare? Nga anet tona themi nje shpreheje popullore . . Besoj se dhe kadareja s'do fyhej nga mesazhi im. Une nuk e di qe dhe ketu ne forum zbatohen rregulla si ne monizem dhe nuk lihet e lire fjala dhe mendimi. Nejse besoj se u be bajat kjo teme, ka te tjera dhe me te argetueshme.

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •