Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 167
  1. #121
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej Klod, kur thua me lart jepi agim jepi, pash zoti mos me thuaj se ky Agimi eshte Agim Vinca...!
    Jam e kenaqur qe debati vazhdon.
    Sidomos Ornament me kenaq krejt shume...(pervecse nuk eshte maratonomak.
    Do t'i marr hak..lol.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #122
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej Albo, te pershendes se pari.
    Se dyti ne qe po diskutojme ketu si duke pranuar Kadarene si te madh, si edhe duke mos e pranuar nuk ka domethenien se anetaret diskutant te forumit kane ndonje ndjenje xhelozie ndaj tij, nese nuk kane ndonje ndjenje adhurmi te pas'skajshem kjo nuk do te thote ate qe nenkupton ti...
    A kemi te drejte ta gjykojme ?
    Nese dime, pse jo?!
    Ne shqiptaret mund ta gjykojme shume me drejte njeriun tone.
    Ka thene diku me poshte Ornament , dicka ne lidhje me vlerat dhe antivlerat.
    (histerine????)!!!!
    Ma merr mendja se te pakten ato qe po diskutojne ketu e kane lexuar Kadarene.
    Ne lidhje me vrerin dhe mllefin me duket se je ti me shume i vrerosur dhe i mllefosur se sa te gjithe diskutantet.
    Te lutem!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #123
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    (me falni te jap nje pershtypje banale timen)
    Disa prej jush me duken sikur jane bij komunistash...qe kene patur prinderit ne poste te larta shtetore, sepse fjala e shkruar te tingellon gati gati imponuese (me duket se eshte trashiguese edhe kjo)lol
    Disa me dukeni bij te persekutuarish (...)
    Ama pyetja eshte (Kadare i madh apo i famshem?????)
    Cfare e dallon nje te madhe nga je i famshem?


    A.Doci! Macia jote e ka lexuar Kasem Trebeshinen qe mi thua **** (lol)
    E di ti,qe me ka pelqyer shume ...!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #124
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo moj Elinda!

    Se pari mua me behet qejfi, se me kete teme, me teper se nga te tjerat, gjithsekush i ben vetes edhe po ashtu i jep te tjereve, nje diagnoze, te nevojshme per tu njohur pak me teper, te vetes, si prapavija shoqerore, mentalitetin eshume pasqyrime te tjera, edhe te them te drejten une nuk habitem shume, po te thoja ne menyre banale, se po ti gruposh diskutantet, ata mblidhen rreth atij parafytyrimi qe kam pase prej kohesh per secilin prej jush.

    Elinda....bukuria e nje shemtire eshte e madhe, kur bukuroshet e verteta jane ne vellon e zeze te vejueshmerise e te zise!

    Tragjedia me e madhe e kultures edhe ne pergjithesi e jetes shqiptare eshte mos bashkevuajtja me vuajtjet e krenarise se nje kombi, por perkundrazi, duke perfituar nga mungesa e tyre ne bejme qejf, palle, jete, edhe pse jo emer, me ane kodoshlleqesh qe nuk do te ishin vecse disa vocerrake ne kohe te tjera!

    Gimi eshte z. Agim (Doci) edhe nga emri eshte agim edhe i forumit, edhe i takon te flase si me i hershem ne keto pune, ndersa ne jemi muzgu...!

  5. #125
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Klod!
    Shume e trembur nga pergjigja jote ...
    dhe shume mirnjohese ...(...) (:

    Ajo qe do te mbaj mend per gjate ne te dyja kontestet e antitezes do te jete fjalia jote poetike

    "elinda...bukuria e nje shemtie eshte e madhe, kur bukuroshet e verteta jane ne vellon e zeze te vejushmerise e te zise"

    Sa bukur do te kishte qene te mos e kishe shkruar kete fjali...
    mgjth...hem..flm!
    bye...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Ornament,
    me ke dhene nje detyre shtepie shume te veshtire,sidomos kur me kerkon te shkruaj shkurt,eshte jashte takatit tim por megjithate po perpiqem te katranos c'te mund.

    -Agolli apo Kadare.
    gjithmone kam menduar se poezia,ne raport me prozen,me teper ndjehet se kuptohet.Se ketejmi per mua ne poezi eshte me lart Driteroi;poezia e tij me tingellon me e ndjere,me e natyrshme,me e vetvetishme,ka me shume emocion.Kurse poezia e Kadarese ,duke perjashtuar fillimet si dhe poezi te vecanta megjithate shume te bukura,me duket e ftohte,si e kerkuar,me teper si pasoje e nje mendimi se sa si nje vrull shpirteror.Psh "enderr industriale" me ben te mendoj po s'me jep emocion.
    Ne proze Kadare padyshim.Eshte shume me produktiv;problematika e tij eshte shume-shume me e gjere,ai e ka pare shoqerine shqiptare dhe natyren njerezore ne pergjithesi ne nje numer te pafund aspektesh(Balzaku prandaj mbahet i madh);kendveshtrimi i tij eshte shume origjinal,ai shikon dhe atje ku per te tjeret eshte shkretetire,kjo eshte sipas meje cilesia e tij me e spikatur,cilesi qe vjen vetem nga nje talent i madh(Kafka psh);galeria e karektereve te tij eshte mjaft me gjere dhe shumica e tyre jane te plote e jetesore,stili i rralle,krejtesisht i vecante,pikant,qe e ben terheqes per cdo lexues ne te gjithe boten;kontribut i vecante ne emancipimin e shoqerise shqiptare sidomos kunder uniformitetit,kunder psikologjise se turmes qe eshte hap themelor drejt civilizimit;etj
    Ne total,poezi+proze,balanca ime anon nga Kadare perfundimisht.

    -Shekspiri apo Kadare,
    Shekspiri(gjithmone nepermjet Nolit).Eshte me depertues;karakteret e tij jane universale,per cdo kohe,per cdo shoqeri,jane monumentale;tek Kadare une s'gjej dot nje Hamlet apo Romeo&Juliette; eshte intensiv,sintentik,nuk te lodh me cikerrima,te jep esencen ,te con deri ne fund te shpirtit te njeriut,etj dhe me ne fund i ka rezistuar gjithe kohrave.Per Kadarene duhet te presim. Te tjere do ta kene me te lehte.

    Pak jashte pyetjes tende:
    -Letersia si art qe i drejtohet edhe ndjenjes edhe logjikes behet shume e interpretueshme.Ne te dy edhe mund te biem dakort persa i perket pjeses se logjikes,por per pjesen tjeter do me dukej si e pamundur,varet nga shijet tona qe jane te ndryshme.Ne kete kuptim i madh apo i famshem duket si ...vetem koha mund ta zgjidhe.

    -Nuk me duket determinante shkolla letrare.Talenti i madh ben filozofine e vet.Sartri,Markez,Esenin,Aragon,Nice etj kane filozofi te ndryshme po jane te gjithe te medhenj.

    -Ne fund te fundit Baobabi ka te drejte,madheshtia matet edhe ne menyre statistikore,dmth sa preferohet,sa lexohet,sa botohet e ribotohet,sa perkthehet,sa merret kritika me te etj,megjithese edhe kjo nuk eshte absolute;per ta marre si mase te se vertetes shpesh eshte dashur mjaft kohe.

    Ornament,s'besoj te te kem kenaqur,po me kurse,jam vetem nje diletant.

  7. #127
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Shoqerise shqiptare ne pergjithesi i mungojne ngjyrat dhe vitaliteti pikerisht pasi egziston mentaliteti bardhe e zi i brezave qe u brumosen ne komunizem. Kjo manifestohet edhe ne kete teme ku secili nga ne po e "gjykon" Kadarene mbi te shkuaren e tij ne komunizem, mbi krijimtarine e tij letrare, mbi pozicionimet e tij politike dhe kombetare. Duke i gershetuar te gjitha keto kritere, ne fund secili nga ne i ve nje qeleshe te bardhe si bora ose vulen e te keqes.

    Problemi im me menyren e te shprehurit nga shume prej jush ne kete teme eshte se ju perdorni te njejtin ton per Kadarene sic perdorni edhe per Milloshevicin. Ismail Kadare perpara se te jete shkrimtar, akademik, njeri i madh e i famshem, eshte shqiptar. Jo me kot ai e la Francen e Parisin dhe u kthye ne identitet, ne vendin e tij. Eshte normale qe ne te kemi mendime te kunderta, eshte normale te diskutojme por nuk eshte aspak normale(eshte semundje e trasheguar komuniste) demonizimi i njerezve shquar te kombit. Do tu lutesha qe te gjithe qe kur diskutoni ne forum te mos shfryni dufe por te shprehni mendimin tuaj qarte dhe paster.

    Per tu kthyer tek diskutimi:

    Njeriu gjithmone gjykohet nga veprat e tij, dhe jo nga gojet e keqija ! Vepra letrare e Kadarese nuk ka nevoje per gjykim te pergjithshem pasi ate e gjykon ai qe e lexon. Suksesi i Kadarese ne letersine shqiptare dhe ate boterore eshte i padiskutueshem dhe eshte e kote mendoj une te diskutosh ne lidhje me kete aspekt.

    Kadare si shtetas shqiptar dhe si individ, ka nje te shkuar ashtu sic e keni te gjithe ju. Kadare eshte nje produkt i realizmit socialist, dhe nje nga frymezuesit e Kadarese ka qene pikerisht realiteti dhe dhimbja qe pushtonte shoqerine shqiptare nen diktature. Si c'do shqiptar tjeter qe jetoi epoken e realizmit socialist, edhe Kadare "e beri adetin" qe kerkonte Partia. Edhe Kadare ka shkruajtur lavde per Partine ne fragmente te vepres se tij, por keto fragmente po te krahasohen me vepren ne total te tij, jane hic asgje. Fatkeqesisht une nuk kam mundur te lexoj te plote vepren e Kadarese dhe nuk di te shkruaj me shume per te.

    Kadare ne kete teme u etiketua edhe si "pinjoll komunist", si njeri i oborrit etj. Ne 50 vjetet e diktatures, te gjithe shqiptaret ishin komuniste dhe bashkepuntore te rregjimit. Ata qe ishin disidente ishin ose ne burg ose ne varr. Fakti qe ju jeni sot ketu e po shkruani ne kete teme tregon qe ju i shpetuat komunizmit ashtu sic i shpetoi edhe Kadare.

    Po a eshte valle Kadare komunist?

    Nese per 50 vjet njerezit dinin vetem te brohorisnin "Parti Enver" pas 50 vjetesh, ne 1991 rregjimi u rrezua dhe me rrezimin e tij Kadare mori krahe dhe ishte nder te paret intelektuale qe u largua nga Shqiperia duke kerkuar azil politik ne France. Kadare u largua nga Shqiperia "jo me vullnetin e partise" pasi mbaj mend ate vit u perfol se Ramiz Alia do ta shpallte armik e tradhetar dhe gjithe vepra e tij do te hiqej nga qarkullimi. Po a mund te hiqej nje biblioteke e tere nga qarkullimi?! Pra Kadare ne ato fillime demokratike e "braktisi" vijen e partise komuniste.

    Une si individ, kur gjykoj nje shqiptar perpara se ti hedh syte tek e shkuara e tij, perpiqem ate ta njoh tani, ne te tashmen. Nese nen komunizem liria ishte e ndrydhur dhe njerezit nuk kishin te drejte te shprehnin ate qe mendonin, ne vitet e demokracise shqiptaret shperthyen heshtjen 50 vjecare. Edhe Kadare ne keto 12 vjet ka patur me dhjetra raste per te treguar veten e tij ne LIRI dhe jo nen DIKTAT.

    Kadare i 12 vjeteve te fundit eshte shqiptari me i suksesshem qe me shume se 2-3 here ka qene kandidat per cmimin Nobel. Sot Kadare eshte akademik europian me nje reputacion qe shtrihet ne mbare europen e me gjere. Kadare eshte ende shkrimtar si para 12 vjetesh dhe ende i fal lexuesve te tij nga mbare bota kenaqesine e romaneve te veta. Ndryshe nga bashkekohesit e tij ne letersine shqiptare, Kadare ende krijon me nje ritem te kenaqshem.

    Ne keto 12 vjet, shume fjale jane shkruajtur, shume thashetheme jane hapur, shume dufe jane nxjerre jo vetem per Kadarene por te gjithe figurat publike shqiptare. Shpifja, fleterrufete dhe propaganda jane mjete te se shkuares, ne demokraci njerezit gjykohen nga arritjet dhe veprat e tyre.

    Preferencat politike te Kadarese dolen ne siperfaqe edhe ne kete debat. Kadare nuk eshte anetar i asnje partie politike, ndryshe nga Dritero Agolli apo Rrexhep Qosja. Asnjehere Kadare nuk eshte bere pjese e lojes se ndryre politike, dhe sa here qe Shqiperia ka qene ne udhekryq ai e ka thene fjalen e tij. E tha fjalen e tij ne 1991 me largimin e bujshem nga vendi. E tha fjalen e tij ne 1997 me shkaterrimin e shtetit shqiptar. E tha fjalen e tij ne 1999 me luften ne Kosove dhe clirimin e saj. Kadare gjithmone ka qendruar mbi politiken dhe preokupimi i tij kombetar ka qene i dukshem. Ai ka qene zeri i vetem i forte shqiptar ne Europe, pasi kete gje ia lejonte reputacioni i krijuar ne Europe si shkrimtar dhe si akademik.

    Komunizmi i Kadarese e ka burimin tek histeria e atyre qe e quajne Kadarene komunist, pasi ne keto 12 vjet Kadare nuk i ka lene asnje shteg dyshimi shqiptareve me vepren apo qendrimet e tija kombetare. Nese dini ndonje rast apo episod ne keto 12 vjet ku Kadare ka manifestuar bindje komuniste ne qendrimet e tija, na ndriconi edhe ne, ne te kundert heshtni.

    Sic e kam thene ne cdo mesazh ne kete teme, Kadare nuk ka nevoje per "mbrotje" dhe as per prezantim pasi vepra e tij eshte prezantimi i tij me i mire. Sigurisht qe do te kete njerez plot qe nuk do te dijne te vleresojne madheshtine e Kadarese, dhe kjo eshte e natyrshme. Jezu Krishtin e zune me gure ne vendlindjen e tij Nazareth, per ta kryqezuar me vone. Vecse, brezat qe erdhen pas tyre e adhuruan Ate si Zot e Shpetimtar, ashtu sic fajesuan parardhesit e tyre per kete akt famekeq.

    Une e kam per nder qe jam bashkekohes i Kadarese ashtu sic mburrem me vepren e tij!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Kshu_jam_un
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    19
    Nuk e kisha vene re me pare kete teme. Macia Blu te falenderoj qe na solle per diskutim. Duke filluar qe nga adoleshenca shpesh jam munduar te vendos me veten time nese Kadareja eshte vertet ai qe pretendon te jete. Te them te drejten gjithmone e kam pare me dyshim.
    Pas levizjeve te fillimit te viteve 90 ky dyshim u thellua me teper. Njohja me autore e rryma egzistencen e te cilave as qe e dija me pare, mua, si dhe shume lexuesve te tjere, me hapi horizonte te reja. Themelet e legjitimitetit te Kadarese si shkrimtari numer nje shqiptar u shkunden fort. Ne fakt, shkrimi i Shpetim Kelmendit mi rizgjoi edhe nje here ato ndjenja.
    Qe ne rinine e hershme nuk kam pasur ndonje respekt te madh per Kadarene si njeri. Persona qe e kane njohur mire me kane folur per te. Pershtypja per te u keqesua kur ne 90 pas shperthimit te ambasadave, ai i quajti te rinjte qe u larguan atehere "jashteqitja e kombit". Vetem tre muaj me vone, kur e pa qe komunzimi ngordhi, u largua edhe vete. Ketu vdiq Kadareja figure dhe u trondit rende Kadareja shkrimtar. Konflikti me te u be me i ashper kur fillova te lexoj romane e poema DISIDENTE qe Kadareja na paska shkruar ne kohen e komunizmit. Per mua edhe nese jane te verteta, jane hipokrizia me e madhe. Gjithmone kam menduar se nje shkrimtar, sado e veshtire te jete gjendja, gjithmone ne nje fare menyre duhet te mbroje te verteten, te pakten ne shkrimet e tij. Kadareja ka qene i perkedheluri i komunzimit dhe e ka perdorur ate sistem per qellimet e tija deri ne fund. Vetem kur ja piu lengun e hodhi tej, na doli disident e tani na jep mendime e ide per demokracine. Te pakten ne keto vite te lirise kur askush nuk e ka shtrenguar qe te luaje rrolin, sic supozohet ka bere ne komunizem, mund te dilte perpara te gjitheve e te thoshte qe une vertet kam qene i perkedheluri i komunizmit por kjo ndodhi vetem per te mbijetuar. Por jo. Kadareja, ashtu si Ramiz Alia, Nano, Gjinushi, etj thjesht u ndane nga e kaluara. Po si mund te ndahesh aq kollaj nga ajo e kaluar qe te rriti, te brumosi e te beri te famshem. Sepse me veprat e te tashmes Kadareja do ishte askushi.
    Eshte e vertete qe ne kohen e monizmit ai nuk kishte konkurence. Te ishe shkrimtar ishte vertet dicka e veshtire. Fakti qe ai akoma mbahet si shkrimtari me i madh Shqiptar i diteve te sotme eshte rezultat edhe i shkaterrimit te letersise Shqiptare pas viteve 90. Une Kadarese i kam pelqyer stilin e prozes. Eshte e rrjedhshme dhe shume e zgjuar. Sa per poezine nuk kam ndonje mbrese te vecante. Shumica e tyre jane kushtime per regjimin komunist. Ato pak shkrime te mevonshme s'me kane lene ndonje mbrese.
    E di mire qe mendimi im per Kadarene shkrimtar eshte i influencuar edhe nga Kadareja figure.
    Sidoqofte mendoj se statusi i tij si figure perfaqesuese e kombit dhe si shkrimtar duhet rishikuar.

    Me respekt,


    P.S. Meqe Agim Doci na e mbron Kadarene kaq shume si njeri te madh pse nuk na tregon pak se si e degdisi ate djalin e gjore vetem sepse i donte te bijen.
    Dhe sa per paralelizmat qe ben mes prishjes se komunizmit dhe pavaresise se Kosoves di te them kaq. Une njoh ate qe i pari cau ambasadat me IFE. Nuk e kishte futur sigurimi. Ato turbullira filluan sepse njerezit nuk po e duronin me komunizmin. Filluan ne Kucove mbas ndeshjes se futbollit. Filluan ne Kavaje me demonstratat ku kam qene vete. Filluan ne Shkoder. Rinia kudo ziente. Prandaj dhe u hapen ambasadat. I dime edhe malin me gropa edhe Simon Stefanin. Kushedi sa te rinj vrane, prene edhe zhduken. E nese na hidhesh ne fyt neve kalamajve te 2002 ta dish se ne kemi me shume te drejte se kushdo te gjykojme Kadarene sepse jemi te lire e te paster nga cdo brumosje komuniste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kshu_jam_un : 29-08-2002 mė 01:16

  9. #129
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Albo, je avokati me i dobet i Kadarese. Aresyeja, moskuptim i shkrimit te Kelmendit ne faqen 1.
    Po te ndihmoj.
    Pse s'ka shqiperia rezultate te nivelit boteror ne ekonomi, shkence, arte, sporte, kulture, etj. Pergjigja nga pothuaj te gjithe shqiptaret, 500 vjet pushtim turk, 50 vjet pushtim komunist. Nga te huajt, mungese totale e inteligjencias (klasa intelektualeve) ne vend. OK!
    Si atehere shpjegohet qe nje perfaqesues i letersise shqiptare KADARE, te arrije nivele boterore te papara ne historine tone te re. Apo?
    1) Letersia shqiptare eshte e nivelit boteror.
    2) Kadare eshte gjeni.
    3) Zgjedhja franceze eshte "zgjedhje ekzotike" (siē e shpjegon Kelmendi ne artikullin e tij).

    Sepse Albo veme re, qe vendet qe i kane dhene botes shkrimtare te medhenj, Franca (Balzak, Stendal, Kamy, etj) Rusia (Dostojevski, Tolstoi, Pushkin, Ēehov, etj) Anglia (Shekspir), Gjermania ( Gete, etj) Italia (Dante) Ēekia (Kafka) Greqia (Homer, e tragjedianet greke) Persia (Kayiam e poetet perse) i kane dhene ne te njejten kohe CIVILIZIM i cili i ka sherbyer botes si force motorike per ta vene ne levizje.
    Pra letersia nuk ka qene nje oaz i shkeputur, as nje individ i shkeputur si ne rastin tone.

    Mirepo gjithashtu veme re, se kohet e fundit, shkrimtare kineze, zezake, indiane, etj, realizatore iraniane, kineze, egjyptiane, etj, vleresohen me ēmimet me te medha per veprat e tyre anonime. Keto vleresime shpesh here te karakterit politik ose ekzotik, hedhin dyshime mbi vlerat e artit duke treguar qarte subjektivitetin ne gjykim te tij (te pakten nga juria).

    Si perfundim shkrimi jot eshte i gjate (si gjithmone) dhe i dobet (si ......shpesh here)

    Pelin, pergjigja jote per mendimin tim eshte e sakte sepse mbeshtetet ne llogjike te shendoshe.
    Skema; Agolli Poezia eshte ne rang me te ulet se proza, sepse eshte me e kollajshme per tu bere, dhe te le me pak vend per tu shprehur, ky eshte fakt.
    Gjithashtu shume e drejte qe tek Kadare s'gjejme personazhe Sheksipirjane. Por pse valle duhet te kemi patjeter personazhe te tille, per te bere veper te mire.
    A eshte kjo ndoshta kusht i domosdoshem ne letersi?

    Mace,
    Ti doje te dije diferencen ndermjet I FAMSHEM dhe I MADH.
    Sipas meje;

    Nje i FAMSHEM eshte nje i madh per nje kohe te shkurter, (disa muaj ose vite) ndersa nje i MADH eshte nje person i famshem per perhera (pra koha s'vepron ne ket rast, ai eshte kurdohere modern).

    Kadare per momentin e kap rasti i pare, ne s'e dime sa do te vazhdoje fama e tij ne kohe.

  10. #130
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Duke pare titullin e kesaj teme u mundova dhe une te shkruaj rreth kesaj teme dhe ndoshta do largohem pak prej saj. Persa i perket madheshtise se Kadarese, eshte dicka qe s'diskutohet, eshte jo vetem shkrimtar shqiptar i madh, por dhe shkrimtar evropian i madh. Por une dua te shpreh jo vetem madheshtine e tij por dhe poshtersine e tij. Ai i madh mund te jete si shkrimtar, por si atdhetar nuk eshte. Atij ne damaret e tij nuk i qarkullon gjak shqiptari. Si mund mund te flasim per madheshtine e tij kur ai, si koke e madhe qe ishte, ne momentet me delikate te Shqiperise ai u fsheh ne pallatet luksoze te Frances nderkohe qe Shqiperia ishte mes flakes? Shqiperia per kur i do keta njerez? Kur ka nevoje ajo, keta ku fshihen? Si mund te kesh respekt per Kadarene i cili me zgjuarsine e tij, me dinakerine e tij dhe me servilizmin e tij mund ta kish ndihmuar vendin sado pak, por jo e la ne doren e injoranteve dhe te pangopurve dhe e cuan ne kete gjendje qe eshte dhe sot? Pse mbajti ate qendrim indiferent valle? Kush e dixhironte ? Plot pyetje qe vetem ai mund ti dije. Ndoshta nje dite mund te marrim pergjigje, ndoshta!!!.......

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •