Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 167
  1. #111
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ore albo,

    ke lexuar gje ti Koncertin? Po "kryevepren" Dimrin?

    Nuk e ke lexuar se po ta kishe lexuar nuk do te shkruaje se kadare eshte ambasadori i kombit, por i enver hoxhes.

    kadare eshte ish-anetar i komitetit qendror

    kadare eshte ish-zevendesi i nexhmije hoxhes ne frontin demokratik dhe ne ate post ka mundesi deri flete internimi te kete nenshkru.

    Keto jane faktet.

    Se ju mendoni qe Kombi shqiptar nuk ka njerez te tjere pervec ish-sekretareve te partise apo ish-anetarete te komitetit qendror kjo eshte pune per ju, por mos ju drejtoni te tjereve qe kane mentalitet te vjeter sepse i kerkojne vlerat e Kombit Shqiptar tek Elita e Vertete Kombetare e jo tek ish, ish, ish.




    Jo per gje, por ku ishte kadare krimbi kur poetet e Medhenj shqiptare Vareshin ne Litar!

    NJERIU QĖ VARĖN DJE

    - poezitė ose fytyra e shumėfishtė e Havzi Nelės –

    E varėn dje, mė 10 gusht, nuk ka rėndėsi viti, le tė ketė qenė 1988, diktaturė ende, ai lėkundet nė litarin e tė gjitha viteve, e varėn nė mes tė qytetit, ku, ku?, prapė s’ka rėndėsi se ku, nė qytetin me klithmė tė pėrjetshme kukuvajke, nė Kukės, ai prapė lėkundet nė ndėrgjegjen e njė kohe, nė tė gjitha qytetet, lėkundet, lėkundet "si pendul i llahtarshėm ore", fryn era e veriut, borėrat e qefinta, e shtyjnė trupin pa jetė nė tė ardhmen, pastaj juga, shkunden petale lulesh si flutura tė dėnuara, e ēojnė nė tė shkuarėn, andej nga erdhi trupin pa jetė, i varen kėmbėt e rėnda, tė fryra nga mosecja, me kėpucė tė kalbura nė tė sotmen gjithė baltė… Lėkundet, lėkundet… po shpirti ku ka shkuar, lart nė qiej, i zemėruar me punėt e tokės pėr t’u treguar qyteteve tė yjeve krimin dhe ėndrrėn, copėn e litarit dhe tė kėngės apo endet shpirti mes njerėzve, si shtjellė e ajėrt, hyjnore pėr t’i mėsuar tė gjithė si tė duan dhe si tė urrejnė nė emėr tė dashurisė.
    Kujtesa e popullit, e asaj pjese qė ka mbetur popull, sheh pėrballė fytyrėn e tij tė verdhėllemtė, hėnė tragjike, fytyrėn e tij tė fundit, me sytė e mbyllur, me qerpikėt e zinj e tė ulur si zi e pėrjetėshme, flokėt-qethur si tė burgosurit, pavdekshmėrisht i lidhur me litar nė qafė nė krimin e zi qė kryen tė tjerėt, shtetit, nė varjen e fundit nė gjithė perandorinė komuniste qė po binte dhe ai ecėn, fantazmė mbi gėrmadha, me gjarpėrinjtė e Laokontit pėrreth, jo, jo, ėshtė litari i kėputur i varjes, ecėn, e varėn dje, nė mesnatė, e varin gjithmonė nė ēdo tė djeshme dhe ai shfaqet nė ēdo tė sotme, kur nis tė zbardhė dita si fytyra e tij dhe ecėn me fytyrėn tjetėr, tė pikėlluar, tė pakėnaqur nga bota, me fytyrėn qė kundėrshtoi diktaturėn dhe ju dha vdekjes si engjėll i zi i ferrit.
    Unė e njoha kur kishte fytyrėn e qėndresės, atė tė tė burgosurit nė minierat Spaēit, kur shtynte vagonat nėndhe, nė terrin e gurtė. Pati njė butėsi tė pabesueshme, urtėsi burri, i kujtoj rroposjen e syve, ethen e dritės sė tyre, rrethin e tyre tė madh, me njė errje tė dėshpėruar, mollėzat e dala nė fytyrėn si tė gdhendur nė dru shkėmbenjsh, me krahė tė paepur si gjithė tė burgosurit qė shtynin vagona, muskuloz, gjoks gjerė, i leckosur dhe i sfilitur. Me ne ndodhte ēudia e natyrės, ishim me gjymtyrė tė fuqishme nė njė qėnie tė dobėt, forcoheshim nė dobėsinė tonė, tė fuqishėm nė pafuqi, me shėndet tė qėndrueshėm mes sėmundjeve qė vazhdonin dhe jashtė telave me gjemba, nė tė gjithė politikėn dhe institucionet, nė Komitetin Qendror, te Partia, te diktatori dhe fjalimet e tij torturuese.
    Kisha biseduar me tė, e dija se mund tė vritej, mund ta zinte miniera si cilindo nga ne, siē ndodhte jo rrallė, qė mund ta pushkatonin, siē bėnte shpesh diktatura, po kurrė s’e kisha menduar se, pasi tė lirohej, do ta varnin natėn nė mes tė qytetit tė tij. Ēuditėrisht kishim folur dhe pėr poezinė, ndoshta disa minuta gjithsej nė tė gjitha vitet e skėterrės, mė bėri pėrshtypje interesimi i tij, ishte i matur, aq sa krijonte dhe mister, lamė tė nėnkuptohej, qė, ndoshta, edhe kėtu, mes llahtarit ndodhte tė shkruanim ndonjė gjė fshehurazi, eh, s’ka as kohė e as mundėsi tė limosh vargjet, (lima do tė duhej pėr tė prerė hekurat), mjafton dėshmia e tyre, (le t’i zbukurojnė vargjet dhe pėr ne poetėt jashtė burgut, se ne jemi dėnuar dhe pėr ta), buzėqeshi, o Zot, sa bukur! S’mund tė harrohet buzėqeshja e tij, tejet e sinqertė, e pavrarė, vezulluese. A buzėqeshin tė varurit!? Pse poezia e tij sot mė duket sikur e ka atė lėkundje nė litarin e kapur nėpėr erėra. E dija qė kishte marrė pjesė nė revoltėn e Spaēit, qe ridėnuar. Ende i dukej fytyra e kryengritėsit. Ndėrkohė qe burgosur mė parė, sepse kishte guxuar tė arratisej bashkė me tė shoqen, ndoshta donte tė shkonte sėrish nė Prizren, ku kishte kryer shkollėn fillore, ah, si ėshtė Kosova, por e kthyen. Sipas marrėveshjes, qė kishte qeveria jonė me armiqtė e saj pėr tė dėnuar shtetasit e vet. Mė parė e dija qė kishte qenė mėsues, i diplomuar nė Pedagogjiken e Shkodrės, por nga qė kishte dhe fytyrėn e edukatorit, nga qė s’dinte tė mashtronte, u bė kundėrshtar, gjithmonė e mė i hapur, kundėrshtoi tezat e ēmendura tė diktatorit, po shkreton vendin, tha, populli ėshtė sėmurė… Lirohet nga burgu nė dimėr, pėr ta internuar nė fund tė botės, ku, siē thoshte vetė, "s’e linin tė fliste as me bishat e pyllit". Po ato tė paktėn kishin liri mė shumė. Si ato do tė sulmonte drejt lirisė, do tė arratisej… nga vdekja e gjallė nė jetėn… i vdekur. E tradhėtojnė prapė. Fiket fytyra e aventurierit. E rrethojnė policėt. Revolja qė kishte fshehur pėr tė vrarė veten, ngec, s’e ndihmoi pėr asgjė. Trupi gjykues, jo vetėm e dėnon me vdekje, por dhe me varje. Presidenti i Republikės firmos. Dora e tij kishte kohė qė qe shndėrruar nė kthetėr tė pėrgjakur. U pėrgatit trekėmbėshi natėn, u mbėrthyen trarėt e krimit, nguleshin gozhdė, gjėmonin ashtu siē duhej tė gjėmonin po tė mbėrthehej tribuna qė poeti t’i lexonte vargjet qytetit tė tij. Por jo, do t’i hidhej litari nė qafė njė populli tė tėrė, gjithė atdheut. Dita zbardhi e varur. Dhe atij i mbeti fytyra e fundit dhe e vetme, ajo e martirit.
    Ata qė nėnshkruan varjen e tij, pėrsėri janė pjesė e shtetit, e shdrejtėsisė sė tij, kryelartė tė zinj, djaj pa brerje ndėrgjegjeje, me zyra tė rėndėsishme, komode, ndėrsa i varuri i tyre s’ka varr, ata shkruajnė libra, kujtime, mbajnė fjalime nė televizor, kurse 7 fletoret e tė varurit tė tyre kalben…
    Bėmė detyrėn, guxojnė tė thonė ata paturpėsisht, por dhe i varuri i tyre bėn detyrėn, jo atė tė pėrkohshmen, aq mė keq, kriminalen, por tė pėrjetshmen, tė shenjtėn frikshmėrisht, lėkundet fantazmė nė kujtesėn e kombit, prish gjumin e vrasėsve dhe ashtu siē anoi kokėn mbi njėrin sup nė ēastin e mbramė tė jetės, fytyra po i tretej, po bėhej njėsh me horizontin, ndėrkohė porosit qė jeta, tė gjitha jetėt vazhdimisht tė anojnė kryet nga e mira, e drejta, liria. Ah, s’munda t’i them dot tė gjitha, prandaj lėkundem, por heshtja ime nofullgurtė tani thotė mė shumė. Po ju s’mund tė bėni vetėm kaq: tė kuptoni mė tepėr?
    Visar Zhiti


    Ju keni mbetur dhe sot mbas 12 vjet "lirie" te fiksuar tek ish-et qe ja moren shpirtin Kombit Shqiptar dhe qe po ja marrin dhe sot e kesaj dite.




    I MADH eshte Havzi Nela:

    Havzi Nela

    Poezi

    O Liri, o Vdekje


    Nuk them se jam trim, jo as frikacak
    Tehllė n’afshet e shpirtit mė grafllon guximi;
    Vdekja pėr liri nuk mė tremb aspak,
    Si e duron robninė zemra e njė trimi?
    Pse or pse t’kem frikė, frikė se mos po vdes?
    O ēfarė marrie, ndoshta fej pėr mue!
    Tė ecėsh zvarrė si krimb, t’mos jesh kurrė serbes
    Kėtė s’ia fal vetes, kjo mė bėn me u mendue.
    Pse t’mė dhimset jeta, pse u dashka kursye?
    Veē me pėrtypė bukėn, me u rropatė si kalė?
    Pa njė fjalė ngushėllimi, pa njė ditė lumnie!
    Unė skllav i bindur, tash kur s’jam as djalė.
    Deri kur durimi, deri kur me shpresė?
    Jo, jo mos m’i thoni, kėto fjalė nuk i due.
    Me durim e shpresė nuk due tė vdes
    Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
    S’meriton asnjėnėn kur mebtesh gur varri,
    Ndaj rri e mendohem jetės me i dhanė fund.
    Le tė kėnaqet hasmi, le tė mė qeshė i marri,
    Liria mė thėrret, vdekja nuk mė tund.

    Arėn, nėntor 1987



    Ma mirė le t’i mbylli sytė!
    Ma mirė le t’i mbylli sytė,
    Ma mirė zemrėn le t’pushojė,
    Ma mirė mos me pa ma dritė,
    Kur harbuti t’mė mundojė.
    Mė mirė nga kjo botė tė ndahem
    Ma mirė krimbat le t’mė hanė,
    Ma mirė gur e dhe tė bahem,
    Kur i ligu nis mė shanė.
    Ma mirė plis, lėndinė a fushė,
    Ma mirė bar, kullotė bagėtie,
    Ma mirė mos me m’njohė kurkush,
    Kur zuzarin kam mbi krye.
    Ma mirė bota le tė thonė:
    "Vdiq i mjeri, shkoi me nder!"
    Se i rrėzuem pėrgjithmonė
    Me mė shkelė njė derr-beterr!
    Burrel, 1977


    Biruca


    Nji metėr gjanė e dy gjatė
    Katėrkandshe si kuti,
    Nėn tavan tri metėr naltė,
    Nji dritare sa nji sy.
    N’derė tė mbyllun me tutjus
    Nga nji vrimė sa njė filxhan;
    Polici sheh e ta ban "sus"
    Kur ai e hap, ti brof nė kambė.
    Sillu, pėshtillu si ari,
    Ngado tė kthehesh s’gjen karar.
    Ndjen, mendon, se ke sakėlldi
    E sheh veten si nė varr.
    Ajėr, as dritė, boll s’i ke
    Rreze dielli kėtu s’hy kurrė.
    Pėr ēdo ditė duke u zbardhė e zbeh
    rron, kur thonė, si gjarpri nėn gur.
    Pak nga pak duke u ligėshtue
    Forca shkrihet, gjithnjė tue ra.
    mėrzi e randė veē duke u shtue
    Do durosh s’ke ēfarė me ba.
    Ke tė ftohtė e ndjen uri,
    Njeni shpon e tjetra gėrryen.
    Gjithmonė nė vuejtje, nė vetmi.
    Po me durim njeriu i thyen.
    Ah birucė, birucė e shkretė,
    Sa njeriun kėtu e shtrove
    I ke kalb me muej e vjetė,
    Kėtu sa burra ku i ēove?
    Sa shpėrbleve me plumb nė ballė
    Toka nanė diku po i tretė!
    Sa i thithe dalngadalė
    Sa tė tjerė sakat kanė mbetė
    (me mendje )

    Rrėshen, 1795

    Nuse mė dhanė robninė


    Jo or jo, njėzet vjet burg nuk u mjaftuen,
    S’u ngopėn ushunjėzat, xhelatėt mendjemarrė,
    Mė ndoqėn kamba – kėmbės, lakun m’a shtrėguen
    Mė ndoqėn gjithė jetėn, pse jo deri nė varr!
    M’a hoqėn pėrgjithmonė tė shtrenjtėn, lirinė,
    M’i hoqėn tė gjitha, kot kam mbetur gjallė.
    Shtėpinė m’a rrėnuen, nuse mė dhanė robninė,
    Mė lanė pa vajzė e djalė, mė lanė tė qaj me mall.
    Gjithė jetėn vetmue, larg prej syve t’mi.
    S’paē mė kė lazrohem, kujt t’ia them njė fjalė.
    trup e shpirt plagosur, s’gjeta kurr qetėsi
    Sot nė moshė tė shkueme, maleve kam dalė.
    Nėpėr male t’Arrnit, pa anė e pafund
    Nė kėto shkrepa e thepa qė s’ke ku ve kambėn
    Mė pėrplasėn, mė rrėzuen, ma randė se gjithkind
    Mė rrėzuan mos me u ēue, o zot banu gjamėn!
    E prapė s’kanė tė ngime, xhindosen kur mė shohin,
    Thue se u zuna fronin, u prisha humorin.
    Mė vrejnė me inat e fort mirė mė njohin.
    Nuk mė thyen kurrė, jetėn krejt m’a nxinė.
    Arrėn, tetor 1987

    Fryma e Helsinkit


    Kėshtjella feudale tundet e lėkundet
    Si njė varkė e thyeme mbi valė pėrkundet;
    Tirani mizor me detin sot po mundet
    Thellė, gjithnjė ma thellė, n’mes dallgėsh po futet.
    Fryma e Helsinkit u derdh posi era
    Na pėrkdheli zemrat, ēeli si pranvera
    Kėtu nė votat tona futi gaz e shpresė
    Na zgjoi afsh... ndoshta nuk do vdesė.
    Po, o nanė, po
    Po, o nanė, po, pėrsėri
    N’emėn tė ligjit jam arrestue,
    E duert m’i kthyen prapa policėt e zi
    N’hekur me tutjus m’i kanė ngujue!
    Me gazin 69 u pamė sy ndėr sy
    Si me keqardhje m’u na se mė vėshtroi.
    E kur lėshova kambėn brenda me hy
    M’u ba se psherėtiu, m’u ba se rėnkoi!
    Ndoshta e ndjeu veten fajtor
    pse erdh e mė mori pėrsėri.
    Ndoshta i gjori ishte lodhė
    Gjithkah, n’udhtim nėpėr Shqipni.
    Gjithkund tue shkue nėpėr atdhe
    Sa djem nanash kėshtu po i merr
    Si njė kuēedėr n’Shqipninė e re
    Emni i tij ka futun tmerr.
    Ti mos u druaj, o nana ime
    Sido tė bahej jam pa faj,
    Qėndro malėsore, mbahu trime
    Mos e mbyll jetėn me vaj.
    Djali yt s’ka me t’turpnue
    Gjinin tand s’do ta tradhtojė,
    Shqiptar i ndershėm ka me qėndrue
    Po prehnin tand do ta kėrkojė.
    Ka me dasht me t’pasun pranė
    T’a vėshtosh, t’a ledhatosh,
    E nji fjalė t’ambėl me ia tahnė
    Plagėt e zemrės t’ia shėrosh!
    Pusho, mos qaj, o nan’ e mjerė
    ti me mue s’je kėnaqun kurrė
    N’merak e mall ke qenė pėrherė
    Qysh i vogėl edhe sot burrė!
    Qysh nand vjeē m’ke nxjerrė prej shtėpie
    Jetim, pa babė, bukėn me nxjerrė,
    M’shkule nga prehni prej vorfnie
    Vetė jam rritur derė mė derė.
    Tri ditė bashkė s’i bamė nė votėr
    Shtėpia jonė nuk qeshi kurrė.
    Kurrė s’u ulėn nė njė sofėr
    Kurrė, o nana ime, kurrė!
    (Nė birucė, pa laps, pa letėr)


    Rrėshen, 1975


    E randė qenka shtypja, o shokė!
    E randė qenka shtypja, o shokė,
    E randė nuk mundem m’e durue.
    Tė rrėzueka, tė pėrplitka pėrtokė
    Tė kėrruska, s’tė lejojka me u drejtue.
    Posi njė zog pa krahė e fletė
    Qė njė rrugaē ia kėput e thye,
    Qė s’mund me ma fluturue si do vetė
    Po shkon duke u pėrplasur nė kamb’ e krye.
    Ashtu dhe njeriu kur rron pa liri
    Ecėn kuturu si nė rrugė pa krye
    Ē’po ban e ku po shkon, as vetė s’e di
    Nėn shtypjen e randė pa gaz e shije.
    Pa gaz e shije pėrplaset nė jetė
    Gjithmonė me ankth, trishtim e tmerr
    Posi lepuri me veshėt pėrpjetė
    Kur ruhet e ndryhet i strukur nėn ferrė.
    Posi i sėmuri kur dergjet nė shtrat
    Qė s’mund ma tė rrojė, nuk do as me vdekė
    Njeriu i shtypun nuk gjen kurrė rehat
    Me zemėr tė lėngueme shkon duke u pėrpjekė.
    Kam mall tė dalė lirisht n’shoqni
    Ka mall tė dalė lirshėm ndėr shokė
    Tė shprehė atė qė ndjen, tė thotė at’ qė di
    Tė ecė lirisht pa korbat mbi kokė.
    Zogu do krahė qė t’mund tė fluturojė
    S’jeton duke u pėrplasun nė kamb’ e n’krye
    Njeriu do lirinė, pa tė s’mund tė rrojė
    Nuk ke ē’e do jetėn pa gaz e shije!

    Burrel, 1977

    Arrnit me arna


    Arrėn tė thonė dhe me arna je
    Syu s’tė sheh tjetėr, veē shkėmbinj e male
    Shkėmbinj, thepa e grepa, mė shumė gur se dhe
    Arrnor ti nė shekuj vendit tand s’iu fale.
    Mbi themele t’fortė vendose shtėpinė
    Nji copė arė, nėn tė koshin, pak misėr,
    Si burim jetese ti kishe bagėtinė
    Mish e bulmet pate, me to bleve drithin.
    Shit andej e blej kėndej, veten ke arnue,
    Nuk t’a pati kush lakminė, ato kohė hardalle.
    Me mund e me zor, me t’keqe ke jetue
    Si jetohej jeta dikur nė kėto male.
    Vujshe pėr shumė gjana, pėr bukė e pėr krypė
    Pėr sapun e gaz, pėr rrugė, ujė e dritė,
    Nuk t’i sillte kush, vinin veē me tė lypė
    Gjithė jetė mbas tufės, natėn e bane ditė.
    Pagueje e s’pagueje "tė dhjetė" e "xhelep",
    Pagueje "xhelepin", por e kishe mallin,
    Kur e thojė "S’kam", sturreshin me tė rrjepė
    S’i doje, as tė donin, vetė e qaje hallin.
    U pėrmbys e vjetra, erdhėn kohė tė reja,
    Qytetrim e dije u ngjitėn mbi maja,
    Po mbi malet tua s’pushoi kurrė rrufeja,
    Nuk t’u hoqėn dertet, e keqja, belaja?
    Bagėtinė krejt t’i morėn, shekat mbetėn bosh,
    Ēoban tė tjerėve mbete, o arrnuer,
    T’lanė nji lopė pėr bishti, gomarin balosh,
    S’tė mbeti as mali, veē shpata nė dorė.
    Kėputesh, dėrmohesh tanė ditėn e gjatė
    Pesė lekė tė paguejnė, kaq thonė jepka vendi
    Burrat morėn malin, nė parcela gratė
    Punojnė e robtohen vetėm pėr bukė thatė.
    Arrėn, tetor 1987



    Anton


    Krimb o krim ne ate lartesi si je ngjitur?

    Duke u zvarritur vella, duke u zvarritur.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138

    Kadarene e respekton bota dhe e shajne shqiptaret

    Qe Kadareja eshte shkrimtar i MADH, eshte fakt i pamohueshem. Pasi te kemi pranuar te gjithe kete, mund te fillojme preferencat politike nese Kadareja eshte patriot apo jo.

    Dikush mund ta quaje patriot ashtu si edhe Nolin, Fishten, Konicen. Dikush tjeter mund ta quaje tradhetar ashtu si shume te tjere quajten tradhetare Nolin, Fishten, Konicen. Kadareja e konsideron veten shkrimtar, jo politikan. Dhe eshte i tille. Dhe eshte i MADH.

    P.s. Sa per ata qe e shajne per Koncerti-n, le te lexojne Pallati i Endrrave.

  3. #113
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ore ju beni sikur nuk kuptoni apo si eshte puna?


    Tradhetar mund te quhet dhe Fishta!

    Jo, ore jo Fishta apo Pipa apo Cabej apo Arbnori jane te shpirta te kulluar shqiptar e jo krimba interesaxhi qe e dredhin nga te fryje era.


    A e mendon kush Fishten anetar te ppsh?

    Dhe skizofreni me i mjere shqiptar nuk mund te perfytyroje nje Vincenc Prenushi apo nje Arshi Pipa anetar te ppsh.

    Por nejse ju keni nje sistem krejt tjeter Vlerash.

    Rrofte komiteti qendror djepi i Elites Kombetare.

    (mendoni Fishten te ulur ne nje salle me Nexhmien, apo Pipa te shkoje per vizite tek ajo dhe perfytyrimi eshte i pamundur)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #114
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    ore po ngacmojeni ....

    pak Gimin, se mesojme jo per ndonje gje, se eshte nje enciklopedi dhe shprehimollogji shqiptare!

    Ne kete teme se pari, duke qene i nje mendimi me z. Agim, vij(me) si femije, nxenesa, duke mbajte veshet hapur per ata qe jane me te medhenje e me te ditur ne drejtim te letersise e te detajeve hisorike te 60-viteve te fundit.

    Mesa e kam ndjekur une kete diskutim, ndryshe nga shkrimi i mrekullueshem hapes i Kelmendit, po diskutohet vetem per nje pike te fenomenit Kadare, pika e MADHESHTISE. Ndersa nuk po flitet konkretisht per vleren e tij letrare, dmth se ku qendron roli i patjetersueshem edhe talenti gjigand i Kadarese pare ne konturet e talenteve edhe mendjeve e penave te tjera te talentuara shqiptare.

    A ka mundesi z. Agim te paraqesesh ndonji kritike letrare per Kadarene, pozitive a negative sic e mendoni juve (po ashtu ketu fus edhe Elinden)?
    ======================================
    Kadareja eshte i madh si personalitet?

    A kane te drejte figura, qe shume ketu i quajne gjysmake e budallenj, te "shajne" Kadarene?

    A ishte zgjuarsi ti beje bisht hileqarisht atij regjimi, edhe a ishte trapllik ta kundershtoje haptas?

    Ku qendron madheshtia e Kadarese ne ndodhite e periudhes fundkomuniste edhe demokratfillestare shqiptare?

    Sa larg eshte Kadareja mjegulles se te kaluares qe e rrethon?

    Une kam degjuar (theksoj degjuar....se kurre nuk do te flisja me garanci per "negativitetin" apo "pozitivitetin" e ketij personi) se thika e Kadarese eshte me dy presa fare te mprehta (prokomunisto-personalevetjake)! Nuk do te rendis ndonje fakt te tille sot, se e di se disa tifoze kraharorekuq e floke blu do tu dukeshin si thashetheme....

    Megjithate une mund te them se si mendim ne pergjithesi anoj nga ai i Antonit...

    Trebeshina eshte nje hero qe i ka munguar ne shekuj karakterit shqiptar (per ironi ai eshte turk..)

    Ndersa Kadareja ne madheshtine e tij te "zgjuar" ka qene bosh, pa efekt, pa rezultat!

    MADHESHTIA shqiptare u KRYQEZUA me 45-70 se ishte e pamundur te maskohej ne ate rregjim per mbijetim, ndersa fenomene si Kadare, nuk jane vecse disa kundershti brenda nje dinastie qe kerkon te reformohet ose kundershtohet per shkak shijesh me te mencura se kryetari i famijes se vet.

    Megjithate, qe te moskeqkuptohemi sic e kemi zakon ne shqiptaret, nuk po flitet per ta "hedhur poshte", apo per tia "fshire emrin" dikujt, pra bardhe e zi!

  5. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Anton, Kadare per ty paska shkruajtur vetem "koncertin" dhe ti ato mban mend. Romanet, esete, poezite dhe perkthimet nga historia e lashte te Kadarese nuk kane te sosur, kurse ti arrin ta quash Kadarene "krimb" vetem sepse jetoi 30 vjet si shkrimtar i realizmit socialist.

    Sa per emrat e tjere qe ti ze ne goje, ata jetojne te nderuar ne universin e kujteses kombetare shqiptare, por nuk arriten qe te kapin ate dimensionin e 3-te universal qe Kadare arriti.

    Kadare nuk shkruan vetem per lexuesin shqiptar, por ti akoma nuk e ke kuptuar nje gje te tille. Mentaliteti yt i shprehur ne vleresimin e figurave tona kombetare eshte i njejte me mentalitetin KOMUNIST. Ashtu si komunistet luftonin "Armikun e Popullit" ne rradhet e elites intelektuale, ashtu po vepron edhe ti dhe kete e ben 12 vjet pas rrenies se komunizmit. Nje burre me mend ne forum ka thene "Ekstremet puqen" !

    Nuk ka ngelur Kadare per tu vleresuar nga une e ti Anton ! Dhe mos u mundo tu besh gjyqin njerezve mbi te shkuaren e tyre pasi do te qelloje si ajo historia e Bibles ku Jezusi u tha njerezve:

    "Kush eshte i pamekat le te hedhi gurin e pare mbi gruan e pamoralshme!".

  6. #116
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Albo,
    A di pse Antoni, nuk e vlereson Kadarene, qe me sa shoh ti s'e ke kuptuar (Kadarene + Antonin).
    Sepse ai historine komuniste te 50 vjeteve e rrezon ne bllok, totalisht.
    Sipas tij nuk ka asnje mundesi ne nje sistem qe na shkaterroi ekonomikisht, moralisht, shpirterisht, te kete vlere, te ēfardollojshme qofte ajo. Po keshtu mendon dhe Kelmendi, autori i shkrimit.

    Ndersa ti dhe disa si ti (mbrojtesit e Kadarese) megjithese e shani sistemin si te pa vlere, Kadarene e mbani anash tij si te vetmen gje me vlere. A mund te ma shpjegoni pak, pse ndodh kjo; nga ANTIVLERA (sistemi) te kemi VLEREN (Kadarene).
    Pra ne vend qe te jeni JU qe duhet te sillni SHPJEGIMET, keto ja kerkoni Antonit.
    Siē e shihni dhe vete, Antoni eshte kategorik dhe matematik; antivlera nuk jep vlere pozitive, dmth ( -5) + (-3) = (- 8).

    Pra detyra e shtepise eshte: Si ka mundesi nje sistem totalitarisht negativ, te jape nje diēka pozitive, ne rastin tone Kadarene.

    Ata qe do pergjigjen : duke qene jashteqitje e atij sistemi NE po ashtu si ēdo pjese perberese e tij jemi pa vlere, duke qene te tille ne nuk e kemi idene se ē'esht vlera dhe s'ka se si ta njohim ate, vleresimin mbi Kadarene ne e bejme duke gjykuar nga vleresimi qe i ben bota me VLERE atij. Nga ky vleresim ne arrijme ne perfundim se vlera gjykon vleren dhe jo antivleren. Per ket aresye Kadareja per ne ka vlere. - ketyre une do t'ju thoja; imagjinoni per nje moment qe ne jemi te vetmit ne bote nga te cilet Kadare pret gjykim.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Nuk mund te mbetesh jashte ketij debati dhe kjo eshte prova e pare qe Kadare eshte i madh.
    Ajo qe e komplikon eshte se ,pothuaj si gjithmone ,ne e duam ose me te madhin ose te fundmin,ose komunist te lindur,ose antikomunist te lindur dhe harrojme se eshte nje qenie njerezore me kontradiktat e veta qe reflektojne edhe ne vepren e vet.Nuk me duket aq e veshtire te pranojme se e filloi si komunist dhe evoluoi ne nje antikomunist si shume te tjere brenda e jashte Shqiperise.Besoj se askush nuk do te merrte kurajon te mohonte se "Perse mendohen keto male.." eshte nje veper militante.Mbase me e bukura ,perjashto lirikat,e shkruar me ndjenje :' qe te te shkulin ty duhet te ngrene e te rivrasin te renet' jane vargje qe nuk harrohen lehte.Po ashtu nuk besoj se jane te shumte ata qe nuk do te pranonin se personazhi i E.Hoxhes tek 'Dimri' eshte nje figure simpatike e terheqese.Dhe keto jane shkruar nga Kadare.Por ,po nga Kadare eshte shkruar 'Koncert ne..' qe eshte nje akuze thuajse e hapur ndaj komunizmit,sigurisht per ate qe di te lexoje.Pra tek ai jane te dyja anet e medaljes dhe eshte e veshtire qe njera pale ta kete te terin plotesisht.Po ne fund te fundit kjo eshte rritja e natyrshme e shkrimtarit.Te mos harrojme se komunizmi nuk ishte nje rebelim diku ne nje ishull te harruar ne ujrat aziatike te Paqesorit,po nje ideologji dhe praktike qe pushtoi boten per me se nje shekull duke bere per vete edhe mjaft mendje te ndritura dhe Kadare nuk ishte i vetmi nga te Medhenjte qe aderoi qofte dhe perkohesisht.(ka te Medhenj qe e perkrahin akoma).Po madheshtia apo dobesia e tij nuk mund te shterrohen vetem brenda kesaj kornize.Per mendimin tim lexuesi i kultivuar ,per te cilen ai ka shkruar kryesisht,vazhdimisht e ka ndjere dhe kuptuar pakenaqesine ne rritje te Kadarese deri ne kundershtim te plote te rregjimit.Po edhe lexuesi i zakonshem,bile edhe ai i rendomte,sa here kane qene ne kontakt me cilendo veper te Kadarese ,kane dale s'andejmi te pakten te hutuar,me nje ndjenje se kane qene ne nje bote tjeter,ne nje univers aq te ndryshem nga ai qe u servirej perdite apo ishin te afte te perceptonin,me nje ide sado te mjegullt se egzistoka diku nje bote me e bukur,me e drejte,me e shumengjyreshme...dhe shume prej tyre sigurisht kane bere pyetjen ,pse?Ashtu sic del nga Migjeni me nje dhimbje uleritese ne shpirt,apo nga Poradeci me dashurine ne duar,...
    Pikerisht ketu eshte merita e shkrimtarit, dhe kete,me universalizmin dhe talentin e vet te rralle,askush nuk e ka bere dot me mire se Kadareja ne letersine shqiptare .Dhe nuk jane dhe aq shume ata qe e kaperxejne ne letersine boterore.Me forcen e pakundershtueshme te artit te vet, ai duket sikur te terheq nga gjiri i turmes se njetrajteshme dhe te thote: i verber,hapi syte ,shikoje boten sic eshte dhe zgjidh rrugen tende!Leximi i Kadarese nuk eshte vetem nje kenaqesi estetike,nuk eshte vetem erudicion,ai eshte me perfitime jetesore te shkalles se pare.Dhe pikerisht ketu,ne esencen e vertete te artit,ai eshte i pakrahasueshem.
    Une personalisht do ta doja edhe ne fusha te tjera po te tille,po une s'jam nje ekspert prandaj dhe i kushtoj kujdes leximit te te tjereve.Vecse kam nje verejtje apo keshille,per disa bashkebisedues,nese do te ma pranonin: krahinizmi ashtu si dhe militantizmi besoj se te pengojne te shijosh dhe te kuptosh jo vetem Kadarene.Po qe se ngrihesh mbi keto komplekse,jeta duket shume e bukur pa mllefe e urejtje.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #118
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Pelin, dy pyetje per ty:
    1) A eshte Kadare me i madh se Agolli. Pse?
    2) A eshte Kadere me i madh se Shekspiri. Pse?

    ps, mundesisht jo gjate. E vetmja aresye eshte te kuptojme nga se vjen madheshtia, a mund ta analizojme ate.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Kadareja dhe koha

    Qe Kadare ngelet shkrimtari me i famshem shqiptar kete mendim e kam nga sasia e librave te shitur brenda dhe jashte Shqiperie.

    Si cdo gje tjeter edhe Kadare ka te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen e vet.

    Ajo qe mund te them eshte se ne mund te dime mire te kaluaren dhe te tashmen e Kadarese.

    E ardhmja, secili ka idete e veta se si do te jete reputacioni i shkrimeve te Kadarese ne te ardhmen.

    Sipas meje.

    E kaluara e Kadarese i perket viteve kur ai u formua si shkrimtar i nje gjinie qe e kane quajtur realizmi socialist.

    Ai vete bente pjese ne nje sistem i cili kishte karakteristikat e veta dhe qe dihet se cfare fati pati dhjete vite me pare.

    Cfare ndodhi me vepren qe krijoi Kadare ne vitet e diktatures se proletariatit.

    Ndodhi qe ajo u shit me sukses brenda vendit dhe lexuesi gjeti inspirim tek kjo veper si ne forme ashtu edhe ne permbajtje.

    Une kam mendimin se ajo qe e beri te suksesshem vepren e Kadarese ne keto vite ka qene kombinimi i elementeve qe i perkasin sistemit, vlerave universale njerezore dhe aftesise se tij artistike.

    Sic e kuptoj une jeta e njerezve ne nje moment te caktuar ka elemente te cilat nuk jane karakteristika te sistemit

    Po te shkruante Kadareja vetem per elementet qe i perkisnin sistemit atehere nuk do ishte pelqyer fare.

    Kuptohet qe Kadare nuk del jashte Kornizes se rrymes ne te cilen ai shkroi gjate ketyre viteve sepse ai nuk mund te dilte nga vetja, nga ajo qe besonte se ishte rruga e drejte.

    Nuk duhet harruar se ne kete rruge hyri gjysma e botes dhe qellimi ishte pozitiv.

    Ajo qe u provua ishte se kjo rruge ishte nje utopi dhe se duhej hequr dore.

    Edhe ne vende te tjera Kadare eshte shitur qysh ne ate kohe.
    Kjo tregon se vlerat artistike dhe elementet njerezore universale jane me te theksuara per lexuesin e huaj se ceshte elementi sistem.

    Askush nuk i ka detyruar lexuesit e huaj qe t'a lexojne dhe pelqejne Kadarene, dhe shtepite botuese te nxjerrin ndonje lek me te.

    Po e tashmja.
    Me te tashmen e Kadarese une kuptoj periudhen mbas ikjes se tij ne France e deri me sot.
    Gjate kesaj kohe Kadare eshte munduar me disa shkrime qe te "kerkoje te falur"
    Kjo per vete faktin se ai e kuptoi qe inspirimi i tij kishte dhene ndihmese ne ndertimin e piramides se kuqe qe kur u rrezua pati aq plage sa edhe sot i ke te fresketa.
    Edhe sot Kadare shitet me teper ne perendim. Une skam statistika qe te them se cfare dhe sa i shiten sot Kadarese ne Shqiperi por kam bindjen se nuk i shitet gje
    Ose te pakten ka shitje shume te pakta.
    Mbase Kadarese i ka mbaruar uji, dhe nuk arrin qe te kombinoje me elementet qe dikur i pati kombinuar me sukses
    Per artistin frymezimi del nga jeta
    Duke qene se Kadare ka jetuar per nje kohe te gjate jashte Shqiperie them se atij i mungojne heronjte, ashtu sic u kane munguar shume te tjereve.

  10. #120
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore po ku e kane mire ata kosovaret: Ku jane bacat, ore bacat, qe te flasin. z. Agim jepi pra...

    Une (serish e theksoj se preferoj te jem nxenes ne kete teme e te degjoj me shume) nuk bie dakort me disa 20-vjecare qe flasin me disa formulime te pervojes jetsore qe ata vete as sia kane idene se c'jane (pra jane thenie te papjekura ne goje te tyre)!

    Antoni nuk eshte kategorik, as shabllonist, por eshte ashtu si duhet te jete dikush ne kete teme.

    Se pari 20-vjecaret, sidomos ju qe moret udhet e kurbetit, as qe keni patur kohen serioze per tu thelluar e studiuar fenomenin Kadare, por keni thithe brenda shijeve tuaja me ngjyra shthurrese te jetes politke e shoqerore shqiptare, ate qe u eshte ofruar si e gatshme nga te tjere. Prandaj mos jini aq klasike ne te shprehur, ose jini pak me modeste.

    Si gjithnje diskutohen disa gjera qe s'jane fare ne diskutim, ose qe vlejne per te gjithe shkrimtaret si: kishte te mirat e veta, kufizimet e veta, jo po s'kishte c'te bente etj.

    ============================

    Ku pra eshte gjenialiteti i kesaj figure, konkretisht, ne jeten letrare-shoqerore te vendit?

    Dmth a perfaqson ky njeri nje periudhe te re letersie bashkekohore shqiptare? Nqs po, ne c'vend qendron ai me te tjeret qe kontribuan ne kete fushe?

    A eshte ai fenomeni i paperseritshem i talentit artistik letrar apo thjesht nje shkrimtar i shquar?

    Albo, more Albo, mos u ngaterroni me njohjen e tij te lashtesise se Greqise e Romes etj qe permend, se mbi te gjitha keto s'te bejne fenomen nr.1 te nje kombi e ambasador te tij, edhe mbi te gjitha ka patur te tjere qe ishin mjeshtra te ketyre fushave qe i heshti ajo kohe me metodat e veta!

    Pra qe ta shkurtoj pak 9se kam shume per te pyetur) ju doni ta mbroni si nje nga shkrimtaret e medhenj qofte edhe nga me te medhenjte apo me cikerrma lavdesh doni ta beni fenomenin nr1 shqiptar??!!

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •