Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 167
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Raskolnikov
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Toke
    Postime
    13
    Per mendimin tim Kadareja eshte thjesht romancieri me i madh shqiptar. Romanet e tij madhore, seria e Dimrave per ēdo lexues te kujdesshem perbejne nje autopsi te shoqerise shqiptare te atyre viteve POR...veprat e fundit te tij, perveē Perbindeshit, nuk jane ne lartesi te atyre.
    Sa per kandidaturen per Nobel, nuk duhet te harroni se kandidaturen nuk e hedh "Lidhja shqiptare e Shkrimtareve"ose pensionistet kafeneve. Jane dy organizata qe kane te drejte te paraqisin kandidatet. Akademia Suedeze qe perbehet nga nja 1500 anetare dhe Komisioni i ndarjes se ēmimeve Nobel per letersi. Prandaj mos ti banalizojme gjerat

    Eshte e vertete qe si poet Kadareja nuk eshte i padiskutueshem, po per mendimin tim nese behet nje ankete, poezia me e njohur nga mbare shqiptaret eshte "Mall" nga Kadareja.
    Te gjithe derrat nje turi kane

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Per mua eshte me i famshmi i Republikes se Shqiperise, brenda kesaj Republike dhe jashte saj.

    Nuk di te them se cili eshte ndryshimi midis i madh dhe i famshem.

    Per mua sa me e madhe fama aq me i madh shkrimtari.

    Pra me numer librash te shitura do t'a vleresoja cdo shkrimtar per kohen qe ka botuar.

    Mbas dhjetera vitesh kush e di, mund te ndodhe si me shume artiste te se kaluares qe e kane marre famen mbas vdekjes.

    Dmth veprat e tyre qe skane bere dy lek ne kohen e vet jane shitur miliona mbas njeqind apo dyqind vjetesh.

    Raste di nga piktura, mbase ka edhe ndonje nga letersia.

    Them se ne ditet e sotme kur njerezit jane me teper te prirur mbas artit vizual, letersia ka rene.

    Kam pershtypjen se njerezit nuk lexojne shume letersi.

    Keshtu qe edhe kjo forme arti e cila ka pasur lulezimin e vet ne vitet para TV, po zvetenohet.

    Kadareja po te kishte gjetur heronj ne ditet e sotme te shqiperise do i sillte vertet nje pasuri shqiptareve sepse ka aftesi per te shkruar.

    Problemi qe ka Kadareja dhe shume te tjere te brezave te shkuar eshte se nuk gjejne dot heronj te rinj

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    pak a shumė.....

    Tė dashur BASHKFORUMAS!!!!!!!!
    Po futem se boll durova!
    "Tė kritikosh MONUMENTET E KOMBIT ėshtė civilizim! Tė pėshtysh mbi MONUMENTET E KOMBIT ėshtė mjerim!"
    ...Anonime...
    Kam harxhuar kohė me vlerė dhe kohė "pa vlerė" duke ju lėēitur tė gjithėve nė kėtė temė pėr shkrimtarin gjirokastrit Ismail Kadarč, i cili nga ana profesionale ka dy vlera:
    1. sipas parimit tė Maxim Gorkit - "Hop cilsor nė letėrsinė e realizmit socialist, quhet ahere kur nė veprat e krijuesėve tanė mishėrohet figura e udhėhesėsit tė Kombit!" PRA KADARE E GARANTOI HOPIN CILĖSOR me futjen nė romanet e veta tė figurės sė Enver Antishqiptarit dhe K/Kriminelit) Hoxhės!!!!!!!
    2. Shkrojti ANTIROMANIN e vetėm nė letėrsinė e asokohėshme shqiptare "KRONIKĖ NĖ GURĖ"
    Nėse dikush njeh "ligjet dhe regullat" e realizmit socialist - ISDMAIL KADARE ēdo gjė mund tė jetė, por vetėm shkrimtar i realizmit socialist nuk ėshtė! (pėrjashto atė pjesė tė veprės sė tij nė poezi dhe nė prozė qė ay e vetkritikon, dhe qė ishte njė korracė mbrojtėse pėr tė mbijetuar!)
    Ju piēirukėt e asa kohe, qė sot nė vitin 2002, na "tregoni arat", bėni mirė tė mos futeni fare nė politikė! Shqiptarėt janė BARDH E ZI nė politikė e kudo! Shihni veshjet popullore tona tė veriut: BARDH E ZI! Me shumė "ngjyra" janė vetėm jugorėt! Sepse janė mė tolerantė nė "ndrrimin e ngjyrave dhe stinėve"!
    Doni tė pėrēahemi???? Ju ndihmoj unė se kam plot fakte! Po do mė ēani kokėn pastaj, jo vetėm ju piēirukėt e FORUMIT por edhe prindėrit tuaj (e kam fjalėn pėr kėlyshėt e komunistave)!
    Shoku dhe miku mė i ngushtė i Ismail Kadaresė ka qenė Agim Manush Myftiu (sot i ēmendur psiqik) dhe Agim Mėhill Doēi (unė i vetėnėnshkruari) qė "ēmend njė mėhallė" dhe qė e njoh Kadarenėme dhėmbė e mė dhėmballė!
    KADARE kurr nuk do marrė ēmimin NOBEL pėrsa kohėka hedhur baltė mbi At Gjergj Fishtėn!!!!!!!!! (Unė e justifikoj Ismailin, sepse nuk ia mbante *****, por mbas viteve '90-ta duhej URGJENTISHT tė ndrronte QĖNDRIM) !
    Nejse! Mė mirė vonė se kurrė!
    ANTON ASHTA!!! Autori i atyne veprave qė ka bą rreth 30 vjet burg asht miku i jem Pjetėr Filip Toma (Arbnori e ka ndrrue i detyruem nga diktatura e flliqun e Enverit)!
    Pėrsa i pėrket "Dimrit tė Vetmisė sė Madhe", njė djalosh revolucionarė Alfred Spiro Shalėsi - mik e shok i Gjinushit, Mejdanit, Kastriot Islamit, Halil Sykjes etj - me porosi tė Sigurimit tė Shtetit dhe personalisht tė Nexhmije Hoxhės dhe Sofokli Lazrit - shkroi nė "Zėrin e Rinisė", artikullin mė tė ndyrė dhe mė denigrues kundėr Romanit (ku na u shkruaka me respekt sipas disa mediokėrve tė FORUMIT pėr Enverin) dhe vetė autorit, saqė birkurvarsi Enver nė Metalurgjik nė njė takim ku merrte pjesė dhe k/kurvari Jashar Menzelxhiu (rahmet pastė!) tha:
    "Lėreni Ismailin, se do e rishikojė romanin!!! ISMAILI ĖSHTĖ SI udhiri(ulliri - (por ai dendy si tė gjithė gjirokastritėt "y"-nė e bėjnė "i", sidomos kur thonė "pylli" apo "pydhi" (sepse ngatėrrojnė "ll"-nė me "dh"-nė) sa mė shumė t'a shtridhish aq mė shumė vaj nxjerr! (Kam qenė prezent vetė, e duartrokitėm dhe Ismaili shpėtoj dhe asaj rradhe!
    Tre inkuzitorėt mė tė mėdhenj tė teksteve tė mija tė kėngėve kanė qenė: Ardian Klosi, Rudolf Marku, Teodor Keko!!!!!! Tani ēfarė kėrkoni????? Tė hedh baltė mbi ata qė u bėnė demokratė?????? Pse shkruani kastravecllėqe?!!!!!!
    Ata u bėnė edhe deputetė! U bėnė edhe ambasadorė dhe drejtorė! Unė qė edhe sot e kėsaj dite Jam me PD-nė dhe me Berishėn (me tė gjitha gabimet, gafat e gomrallėqet e tija) ISHA I PA PUNĖ! Mos m'a gėrvishtini NGOLLON (****ėn - apo prapanicėn)! Kur shkruani pėr Kadarenė merrni nė analizė nė KOHĖ dhe nė HAPSIRĖ!
    Si kujtoni ju se ja harrojnė ato "Raqi-rat" e Ministrisė sė Brendėshme si i diskretitoj nė veprėn e vet SMELLI( kėshtu e quajmė nė familje dhe nė initmitet Ismail Kadarenė -qė ėshtė GJENIAL pėr nga lloji)
    E ku kini tru, disa nga ju tė komentoni Kadarenė!?

    [... editur nga administrator - ofendim anetaresh]

    Shėn Albani, Emigranti, Ornamenti, baobabi, Bel_Ami apo Krye/miku im BRARI - shkruajnė tepėr qartė! Pėrse nuk pranoni dhe idetė qė ata shpalosin me aq sinqeritet dhe bile me kompetencė?!
    Antoni dhe unė jemi "ekstrem i djathtė" po nuk bajm dam, nėse mbrojmė tė VĖRTETĖN!
    E Vėrteta NUK ASHT GURABIJE, ajo asht tejet e idhėt!
    Ndėrsa Shpėtim Kėlmendi - mund tė jetė Kapllan Resuli (qė sigurimi shtetit e ka rjepun 10 herė!!) Mund tė jetė kushdo, por kjo nuk ka rėndėsi! Rėndėsi ka ARGUMENTI BINDĖS qė mund tė sjell cilido nė FORUM!
    Merreni vesht, as Enver Hoxhės nuk ia hidhte dot Ismail Kadare! Ai "e donte" Enverin, aq sa "e donte" Enveri Ismailin! Por Enveri ishte klysh kurve, ai nuk e dėnonte dot Ismailin, sepse me dėnimin e tij, ikte dhe FIGURA E ENVERIT nga Letėrsia!!!!!! Pse me kėngėt e Xhevahir Spahiut, Betim Muēos, Zhuljana Jorganxhiut, vėllezėrve poetė Fterriotė , Hysni Milloshin, Vllasova Mustėn, Natasha Lakon, Besnik Mustafajn apo Preē Zogaj - do kėnaqej STOMAKU i Lubisė Shqiptare Enver Halil Hoxha???? Po kur jeni budallenj! Enveri e shtrydhte, e trysnonte, e shpėrfillte Ismailin, por nė fund e RUANTE se ikte bashkė me Kadarenė dhe emri i tij!KĖTĖ e dinte shumė mirė Kadarč dhe e shfrytzonte (dhe bėnte shumė mirė qė e shfrytzonte!!!!)
    Pėrsa i pėrket GJUHĖS SHQYPE, po ju them diēka qė e kam nxjerrė nga ARKIVAT e 10 AKADEMIVE EUROPIANE:
    *Njė gjuhė e njė kombi kurrė nuk pėson EVOLUCION nėse i mungon INFINITIVI (paskajorja)!!!!!!!*
    Kombet e tjerė nuk e kanė dhe po pėrpiqen nė vite e dhjetvjeēarė t'a instalojnė, ne shqiptaro-leshkot e kishim dhe na e hoqėn TOSKĖRAN-ėt, MJERANėt, dhe KOPUKĖT!
    To Go - me shkue
    to sleep - me fjetė
    to sleep -me fjetė
    nuk bahen : "tė haē", "tė fleē" dhe "tė piē" !!!!!!!!!
    Mė jepni PASKAJOREN - t'u fal mėkatet!
    Agim Doēi

    Njė ditė tjetėr do analizoj veprėn e tij si KRIJIMTARI, sepse mandej tash ēohet ai kruetani i lindun nė 1976-tė (Letėrsia'76) kur unė isha 31 vjeē dhe kisha marrė nja 5 ēmime republike (2 nė Energjitikė, 3 nė Letėrsi) dhe do mė "emocionojė" me mendimet e tija high class!

  4. #104
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    AGIM SHYQYR QE FOLE!!!
    (se po plasja po s'po ndihesha i afte me repliku, me ndodh shpesh te mos kem fjale)

  5. #105
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    KADARE BEN PJESE PIKERISHT NE ATE JASHTEQITJE TE NJE KOMBI TE CILEN AI VETE CITOI NE 1991
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Berti!
    tani hyre nė forum mo Berto! Mirė se erdhe megjithatė! Atė ditė kur u ēelėn ambasadat dhe mė pas u organizua meetingu i famshėm, ku nė tribunė doli Tao-Tao (shoku Adil), shoku Xhahil (Xhelil) Gjoni, mbajti fjalim dhe intelektuali ortodoks shqipofolės Kiēo Arben Blushi - (i martuar me bijėn e Dhimitėr Shuterriqit - i cili me Marije Nanon - mamin e Fatos Nanos janė bij tezesh). Ishte ai qė tha JASHTĖQITJA E KOMBIT!
    tĖ NESĖRMEN k/redaktori tepėr brun i gazetės "DRITA" shoku Zija ēela, lejoi qė ato fjalė t'i viheshin nė gojė tjera kujt! Unė e kam gazetėn Berti! Ti nuk e ke! Pastaj ishte lojė e fortė ajo! pse u hapėn sapo u PROKLAMUA Kuvendi i Kaēanikiut tė kosovės!? Hė more Berti?????
    Pėrse Simon Stefani, rrihte tek oborri i Rajonit 2 tė Policisė me shkop gome rininė e vendit duke iu ulėritur edhe njerėzve tė plicisė e duke i sharė nėnėn Ramiz Alisė qė "gjoja ai i hapi ambasadat" (!!!)dhe pastaj a di gjė ti Berti pėr Viktimat e Malit me Gropa!????
    Pra jashtėqitje kombit kush e ka thėnė e dėnoftė Zoti atje ku i dhmeb mė shumė - tek fėmijtė! Se ata qė guxuan e thyen kangjellat e ambasadės e shpėtuan sHQIPĖRINĖ nga diktatura! Ata ishin tė parėt qė guxuan, ndėrsa ne tė tjerėt ishim dhjeranikė! Ne bėnim llap-llap-llap dhe nuk na e mbante prapanica tė futeshim!
    Prandaj Berti i dashur mos u nis me informacione tė gabuara! Tė lutem! FAKTI ėshtė kokėfortė - ay tė ēarmatos! Unė i kam faktet, po deshe edhe me shkrim! Mbas 5 viteve nė ambasadėn gjermane nė prezencė tė tė giithė intelektualėve tė shquar e tė shqyer tė vendit u promovua libri i Ilir Shaban Demalisė - Paciit "GO WEST"! Tek ay libėr shkruhen qartė e me fakte! Ato ditė dhe netė e lutnim Kadarenė tė bėhej HAVEL! Ay nuk pranoi!!!! Jo nga frika, por sepse e njeh shumė mirė psiqikėn shqiptare, shpirtin mercenarė te disave, klanet dhe luftrat nėn rrogoz, Ismaili nuk ėshtė nga ata qė vdes pėr karierė!
    Ai urrente Razi Brahimin, qė gjoja ishte "kritiku" mė i madh (!) nė njė kohė kur i merrte tė kėqiat Prof. A.Kallullit!!! Pėrveē faktit qė Raziu i lidhte pantallonat me tel avolzhimi!
    Mos u bėj dhe ti si Kasem Trebeshina - qė bėri burg se ishte gomar!!!!!Kur doli nga burgu na iu vėrsul Kadaresė qė gjoja Ismail Kadare "IA KA FUTUR " Kasėm Trebeshinės nė vitin 1948 dhe nė vitin 1956, kur Ismaili ishte 12 vjeē dhe 20 vjeē(!!!!!!)
    Kasėmi u fut pėr ment e kokės nė burg, por nipi i tij (djali i shokut Myzafer Trebeshina) njė farė Maksi Trebeshina, nuk ka lėnė gjė pa bėrė nė proceset hetimore kundėr atdhetarėve e personaliteteteve tė shquara! Mė keq se shoku Lefter Lakrori - babaj i Maqo Lakrorit -Ministėr i Nanos edhe sot, - qė hante me dhėmbė veshėt e tė dėnuarėve nė brug e hetuesi!
    Rri o Berti mė qafsh!
    Tė pėrqafoj dhe shkruam privat, se merremi vesht mė mirė atje!
    Agim Doēi

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AGIM mirse Erdhe. Ku je o bubullim te Shkembi Forumit.lol.

    Anton degjoje Gimin.

    Ate Mugujt e Mesjetes te z Pjeter e kam lexuar dhe une.

    Para ca kohesh diku lexova qe Kadare me Pjetrin kane nji miqesi te admirushme.
    Kjo me gezoi sinqerisht dhe sidomos nji autokritike e Kadarese per FISHTEn dhe VERIUN.

    Pra jam me nji mendje me GIMIN qe ta duam KADARENE e mos tja leme ujqerve ne dore qe ta shqyejne.
    Eshte nji GRUP i fuqishem ne Shqiperi qe nuk e duan KADARENE dhe arsyeja eshte ajo qe Ai me ikjen athere ne FRANCE i beri PPSH-se ate qe sja kish bere kurre dikush i vetem ose ne Grup.
    Ne se do bejme nji krahasim..te tille ku PPSH-ne dhe diktaturen 50 vjecare do i krahasojme me nji TOLLUMBACE gjigande qe rri ne ajer...KADAREJA megjithse ka nji fare pjese ne fryrjen e kesaj Tollumbaceje eshte ai qe me IKJEN E MADHE i fut thumbin dhe e cfryn kete Tollumbace gjigande dhe kjo Tollumbace bie ne toke si qese e qelbur pa asnji vlere.


    Gim, te pershendes me kete kengetarin.

    Josh Groban.



    http://www.buzztone.com/josh/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-08-2002 mė 15:02

  8. #108
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar,

    une nuk e bera Kadarene si Klosin, por nuk eshte i madh.

    Eshte nje shkrimtar qe me shume se Kombin, te Verteten, Lirine ka dashur rehatine e interesin personal.

    Per mua letra e Kasemit eshte me e "madhe" se gjithe vepra e Kadarese.
    Por problemi eshte se letren e Kasemit nuk ke ku e gjen, ndersa Kadarene e krijuan si te "madh".
    Per mua ai nuk ben pjese ne Eliten Kombetare.

    Me ane te nje shembulli po perpiqem te qartesoj mendimin tim:

    "Protesta e Profesorit P.SH.
    Por krahas atyre tė burgosurve qė mundėn t'i pėrballonin vuajtjet e shumta tė atij kampi, kishte dhe nga ata qė nuk mundėn tu rezistonin dot atyre tmerreve. Pėr njė nga kėta tė burgosur, Abdyl Banushi kujton: "Njė tė djelė komandanti i kampit Tasi Marko hyri nė shesh me uniformė parade. Zakonisht tė djelave ai mbante fjalime por atė ditė shumė nga tė burgosurit e rrethuan dhe filluan qė t'i ankoheshin pėr kushtet e vėshtira dhe gjendjen e rėndė shėndetėsore nė tė cilėn ndodheshin, duke i kėrkuar qė Drejtoria e Kampit t'i lejonte familjet qė tu sillnin cigare ushqime dhe rroba. Nė kohėn qė unė po prisja me zemėr tė ngrirė reagimin e Tasi Markos, ai buzėqeshi lehtė dhe me njė ngrohtėsi tė paparė ndonjėherė tha se do ta shikonte atė problem. Nė atė kohė njė i burgosur ja dha vrapit e mori drejtimin nga shpura e ushtarakėve qė shoqėronin komandantin e burgut dhe duke ēarė me forcė njė grup tė burgosurish i doli pėrpara me krahė hapur Tasi Markos e i tha: "Ju lutem zoti komandant mė dėgjoni dhe mua. Unė jetoj nė kushte tė tmershme dhe nuk i duroj dot, ju lutem" Komandanti u vrazhdėsua nė fytyrė dhe i tha: "Kush jeni ju"? Iburgosuri iu pėrgjigj: "Unė jam Profesori P. Sh. dhe kam qenė me Luftėn Nac-Ēl qysh nė vitin 1941. Nė Shkodėr kam punuar bashkė me shokėt e mi Sadik Boci, Sadik Bekteshi, Adil Ēarēani, Sulė Baholli, Qemal Gavoēi etj. Po s'mė besuat mund tė pyesni sejcilin prej tyre. Unė jam duke vuajtur kot nė burg zotėri, jam duke vuajtur gabimet e vėllait tim me grupin e deputetėve. Unė jam i pafajshėm zoti komandant, prandaj ju lutem mė dėrgoni nė burgun e Durrėsit, se kėtu jam duke vdekur". Pas gjithė atyre lutjeve komandanti Tasi Marko krej i bezdisur ia kthehu: "Ti nuk je mė i mirė se kėta tė tjerėt, tė punosh dhe tė realizosh normėn se je i ri. Deri sa je i dėnuar me punė tė detyruar kėshtu do tė bėsh, se ndryshe ka dhe mė keq". Pas kėsaj Profesori sa s'filloi tė qante dhe bėrtiste : "Po vdes, po vdes". Komandanti duke ikur ia ktheu: "Njė armik mė pak". Por nė atė kohė Profesori bėri njė lėvizje dhe ra nė gjunjė para komandantit, i cili i hodhi njė vėshtrim nga sipėr dhe i tha: "Pėrderisa ti je nga ata burra qė i bie nė gjunjė armikut tėnd,unė do tė kthej nė burgun nga ke ardhur, pra nė Durrės. Dhe nė atė kohė ai iu drejtua toger Qaniut qė tė pėrpilonte fletė-transferimin e Profesorit. Nė atė kohė shumė nga tė burgosurit u ndjenė keq dhe dy prej tyre Sh Ēelkupa dhe E. Podgorica qė ishin dėnuar me 20 vjet burg politik dhe kishin armiqėsi me Profesorin, donin tė dilnin nga rreshti dhe ta bėshtynin nė sy , por i mbajta unė. Por atė qė nuk e bėnė ata tė dy, e bėri njė tjetėr njeri i cili i preu rrugėn Profesorit qė po kthehej kokė ulur nė drejtim tė kazermave dhe i tha: "Ju zoti Profesor, me pėruljen tuaj tė turpėshme keni fyer gjithė nacionalizmin shqiptar", Profesori ngriti kokėn dhe pa se i burgosuri qė po i fliste ishte intelektuali Eqerem Ēabej". Profesori u transferua vėrtet nė burgun e Durrėsit dhe pas disa kohėsh mėsova se ishte arratisur nga Shqipėria."

    Per mua Kadareja eshte ne nivelin e atij "profesorit te ppsh", por kursesi ne nivelin e Eqerem Ēabej.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    ..duke lene menjane motivet qe e kane shtyre Sh.K. te shkruaje kunder Kadarese,qe edhe per mua nuk jane aspak te pastra,megjithate a ka ne analizen e tij dicka qe i qendron se vertetes?
    Psh ,per mua Kadare do te ishte akoma me i madh nese ai do te hiqte dore nga deshira per te na udhezuar ne,lexuesve te tij,se si duhet t'ia ndertojme permendoren qe padyshim e meriton.
    A thua kam ndopak te drejte?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  10. #110
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Tema eshte shume interesante jo sepse flitet per Kadarene por se nxjerr ne pah mentalitetin e vjeter qe eshte trasheguar fatkeqesisht edhe tek brezat e rinj.

    Kadare shkruan me pene, lexohet me sy, kuptohet me mendje, dhe nuk gjykohet jo nga ju por nga asnje shqiptar tjeter sot per sot ne mbare boten shqiptare.

    Kadare eshte nje gjigand dhe madheshtia e tij ngjall ndenjen e xhelozise tek njerezit e vegjel qe zhvillojne me kalimin e kohes nje histeri te pakurueshme. Kjo histeri ben qe ju ta "kryqezoni Kadarene" per nje roman e nje poezi kushtuar PPSH-se, edhe pse vepra e tij mbush nje biblioteke te tere. Eshte pikerisht ajo histori qe ju ben ju te ndiheni keq dhe te shpikni edhe fjale te paqena te dale nga goje njerezish te tjere sikur kane dale nga goja e Kadarese. Kadare nese do ti quante emigrantet e pare shqiptare "jashteqitje e kombit", atehere ai ku do ta fuste veten e tij qe emigroi ne te njejten menyre duke i dhene edhe goditjen me te forte rregjimit komunist dhe sinjalin me te hapur shqiptareve ne burgun e perjetshem?!

    Kadare nuk eshte Dritero Agolli qe mban titull "poet popullor", dimensionet e Kadarese jane universale, vepra e tij sot perkthehet ne 50-60 gjuhe te botes. Ka njerez ne kete bote qe nuk e dine ku bie Shqiperia, por njohin vepren e Kadarese! Une nuk jam ne gjendje te vleresoj Kadarene si shkrimtar dhe kete ua le ne dore shkrimtareve, poeteve shqiptare. A nuk do te ishte mire qe edhe ju te benit te njejten gje?

    Por Kadare nuk eshte vetem nje shkrimtar e gjeni i letrave, Kadare eshte edhe akademik europian, ambasadori me i mire shqiptar ne Europe. Duke qene nje njohes i shkelqyer i historise se lashte greke, romake, ilire, ai eshte edhe nje prej zerave kryesore te ceshtjes sone kombetare. Kete rol ai nuk e "vodhi" por ia solli koha dhe zhvillimet e fundit ne rajonin tone ku shqiptaret ishin ne qender te vemendjes boterore. Ishte pena e Kadarese qe do te zbuste histerine e francezeve karshi shqiptareve apo solidaritetin e komunisteve italiane qe mbushen rruget e Italise ne mbrojtje te sllaveve jugore. Ai nuk i beri bisht pergjegjesive si shqiptar por shfrytezoi poziten dhe reputacionin e tij ne Europe e Perendim, per ta prezantuar me se miri ceshtjen tone kombetare ne syte e mbare njerezimit. Kadare lexohet e degjohet ne Tirane, Prishtine, Tetove, dhe kudo ku ka shqiptar ne bote.

    Askush nuk ju pengon te shfryni vrerin tuaj karshi Kadarese, por nese zgjidhni ta beni nje gje te tille, mos kujtoni se i ulni vlerat atij, vetem sa shfaqni histerine dhe inferioritetin tuaj.

    Kush do te njohe Kadarene, le te lexoje vepren e tij letrare dhe qendrimet e tij karshi kombit dhe popullit te vet !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •