bsdev (01-03-2017)
bsdev (01-03-2017)
A ka ndokush partitura per solo kendim nga Limon Dizdari dhe Tonin Harapi.
PO si dhe ku munde ti gjej a jeni ju ne shqiperi?
Pėrshėndetje!
Temė shumė e dashur kjo.
N.q.s. ndokush qė asht njohės i mirė i historikut tė muzikės klasike shqiptare, dhe don Zoti ka edhe materiale zanore (audio), i lutem t'i ngarkojė nė faqet e njohura tashmė si p.sh. utube.
E baj kėtė kėrkesė pėr arsyen e mėposhtme.
N.q.s. dikush i huaj ka dėgjuar pėr Shqipėrinė tonė tė dashur, ka mėsuar disa fjalė shqip dhe bėn njė kėrkim nė internet (pėr muzikėn shqiptare nė rastin tonė), tė mos i hidhėrohet shpirti dhe mendja teksa pėrballet me hedhurina BBF-je qė kanė pushtu internetin (seksionet shqiptare kuptohet), por t'i ofrohet njė ndjesi e ėmbėl qė mos tė dojė kurrė t'i fashitet nga zemra.
Tung.
Selam!
Ja nji pyetje a e ka ndokush notat e kanges N midis ballit ma ke nji pike,shtatin moj si selvi te kenduar nga Drita Papajani dhe nese jo nga ajo mundet edhe nga nji kengetar tjeter,gjithashtu me intereson kenga, Per midis pazarit t Durrcit, se c,ma hedh doren sherbez notat e vis melodike por origjinale,faleminers.
http://www.telegrafi.com/?id=19&a=234
Postuar: 23:34 / 22.04.2011
Akil Koci ėshtė emėr i respektuar nė qarqet muzikore dhe intelektuale, jo vetėm nė Kosovė, por edhe mė gjerė. Ai, merret si njė nga themeluesit e kompozimit nė Kosovė, por edhe si autori i njėrės nga Operat e para, Sokoli e Mirusha, e cila kishte zgjuar njė interesim tė madh. Tėrė jetėn muzikė dhe pėr muzikėn, ky do tė ishte profili artistik i mr. Akil Kocit.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Koci, disa vjet ishte profesor i muzikės nė Prishtinė, redaktor i muzikės nė RTP si dhe kompozitor i shquar i shumė veprave muzikore, tė cilat janė ekzekutuar me mjaft sukses edhe jashtė Kosovės.
Akil Koci, aktualisht jeton dhe vepron nė Londėr, ku udhėheq njė shkollė tė rinjsh, por edhe merret me shkrimin e veprave, nga fusha e muzikologjisė
Zoti Koci, jeni njėri ndėr kompozitorėt e parė dhe tė rrallė tė Kosovės. Ishte njė profesion deficitar qė tė bėnte krenar?
Nė kohėn kur kam vendos qė tė merrem me muzikė ka qenė kohė e vėshtirė, jo vetėm nga aspekti social e ekonomik, por edhe artistik. Formimi i institucioneve kulturore shkonte ngadalė, shkolla e muzikės e ultė u formuar 1948 ,kurse e mesmja 1953. Pas gjimnazit u regjistrova nė Shkollėn e Mesme, ishte njė profesion jo fort i lakmueshėm, kėshtu mendonin prindėrit e mi, kurse unė isha shumė i interesuar nga se kisha njohuri, sepse kėndoja nė korin e Kishės katolike nė Prizren e mė pastaj edhe nė korin e Shoqėrisė kulturo artistike "Agimi". Kur na shihnin me violina nė dorė rrugės, na quanin "jevgjit e bardhė", sepse nė atė kohė vetėm ata u merrnin me muzikė. Nga ajo shkollė doli njė plejadė e muziktarėve dhe kompozitorėve tė njohur. Pra, profesionin i muziktarit ėshtė disi i vėshtirė aq edhe i kėndshėm. Po tė lindja pėrsėri prapė do tė merresha me kėtė profesion.
Sa vepra keni kompozuar dhe cilėn e keni pėr zemėr?
Mbi 250 nga tė gjitha zhanret duke filluar qė nga kėnga Zambaku i Prizrenit qė ėshtė sinonim i krijimtarisė sime, pastaj kėngė tė lehta, muzikė solistike, kamertale dhe skenike.
Jeni prezantuar edhe jashtė Kosovės, si janė pritur veprat tuaja dhe si jeni ndier ju nė ato ēaste?
Pa dyshim se ato momente janė tė pa pėrshkruara, sepse nuk prezantoja vetėm krijimtarinė time, por edhe kombin tim. Krijuesit tanė paraqiten nė skenėn botėrore qė nga shekulli i katėrtė pas Krishtit, tė marrim veprėn "Te deum" tė Niketė Dardanit , pastaj shumė shkrimtarė, arkitektė dhe tė tjerė.
Ku gjendet muzika jonė sot, e kam fjalėn pėr tė gjitha zhanret?
Nėse e marrim dhe e studiojmė do tė shohim se ajo edhe pse ka njė jetė jo fortė tė gjatė mbi 60 vite, ajo gjendet nė skenėn botėrore mjaft lartė dhe mirė, falė krijuesve tė muzikės sė kultivuar. Ata janė emra tė njohur natyrisht kėtu mendoj nė ne nga Kosova dhe ata tė Shqipėrisė. Veprat tona ekzekutohen nė shumė skena botėrore, bie fjala veprat e mia janė ekzekutuar nė mė se 70 shtete. Para pak kohe mė ėshtė ekzekutuar njė vepėr kushtuar Nėnėn Terezė nė Maribor tė Sllovenisė, pastaj njė vepėr nė Kroaci-Opati dhe tjetra nė Vjenė, po ashtu edhe veprat e kolegėve tė mi. Sa i pėrket zhanreve tė tjera, situata qėndron ndryshe, nuk kam dėshirė tė flasė, sepse kam mendime jo fortė tė kėndshme, komenti ėshtė i tepėrt.
Ju keni botuar i pari edhe librin Atė Gjergj Fishta, "Anzat e Parnasit", nė njė kohė, do tė thoshim kur nuk ishte e preferueshme tė pėrmendej emir i Fishtės sė madh?
Kjo ėshtė e vėrtetė, por jo vetėm unė por edhe Iliria Holding, pra me shpenzimet tona kurse ia kemi dhuruar Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, sepse ka peshė tė madhe. Pėr tė parėn herė pas gjysmė shekulli botohet dhe flitet pėr tė, ai ka qenė i ndaluar nga sistemi monist. Atė Gjergj Fishta paraqitet nė skenėn tonė si njeri, krijues i pa precedence, kemi menduar se edhe nėse do tė kemi pasoja ajo nuk do tė jetė asgjė mė keq se sa ndalimi gjysme shekullor i tij. Mirėpo, nuk kemi pasur pasoja pos ca bisedave informative nė zyrat e UDB-sė edhe ato nga nxėnėsit e mi tė dikurshėm shqiptarė, prandaj nuk kam dėshirė ta kujtojė atė periudhė.
Keni botuar shumė kumtesa shkencore,keni marrė pjesė nė shumė tubime shkencore dhe keni botuar shumė tituj librash tuaja. E gjithė kjo flet pėr njė vullnet prej titaniku dhe fanatiku tė muzikės dhe studimit tė saj. A do tė thotė se jeni Akili i muzikės?
Po mendon nė thembrėn e Akili, trimėrinė e tij? Jo, ajo kishte me qenė pėrmasė e madhe nė ēdo aspekt. Kumtesat e mija nė ato Tubime Nacionale dhe Internacionale kanė qenė prezantimi i begative tona krijuese tė gjenit popullor, por edhe atij artistik me tė cilėn jam munduar qė ta prezantojė qenien si popull, komb dhe traditat tona qė nuk krahasohen me asnjė popull tjetėr, kurse botimi i 8 librave qė kam botuar kohėt e fundit pėr krijimtarinė e kolegėve tė mi dhe krijuesve tė mėdhenj botėror janė dėshmi e punės sime nė moshėn e tretė. Kam shtruar nė ato botime sukseset dhe problemet qė na preokupojnė dita mė ditė qė duhet zgjidhur nėse duam qė tė jemi ata qė mendojmė se jemi. Nė to ėshtė prezantuar pėrvoja, profesioni dhe angazhimi i im shumėvjeēar dhe pėr kėtė jam i lumtur qė kam shtruar probleme pėr tė cilat gjeneratat qė vijnė pas nesh.
Keni themeluar njė shkollė tė muzikės nė Londėr, si ėshtė interesimi i vijuesve dhe cili ėshtė talenti i tyre?
Shkollė quhet kushtimisht sepse aty vetėm pėrgatitėn nxėnėsit kurse provimet i japin nė Royal Music School, e cila besoj se sė shpejti do tė hapet edhe nė Kosovė, sepse kemi shtetin tonė. Kam shumė nxėnės tė nacionaliteteve tė shumta, por nxėnėsit shqiptar dallohen pėr talentin dhe punėn e tyre qė bėjnė. Koncertet e shumta qė i kam mbajtur me ata nxėnės, kanė tėrheq vėmendjen e shumė krijuesve dhe kritikėve muzikor.
Njiheni si njeri me njė vullnet tė madh dhe ju, sikur i jepni kuptim thėnie se puna ishte jetė. Duket se ju nuk pushoni pėr asnjė ēast,ose pushoni me muzikė?
Ēka dmth pushim? Artistėt dhe krijuesit pensionohen dhe dalin nė pushim kur ndahen nga kjo jetė, pra nuk pusho,j por krijoj dhe merrem intensivisht me krijimtari, sepse ajo paraqet pushimin tim dhe kėnaqem kur shoh frytet e punės sime.
Keni themeluar Ēmimin, Akil Koci, i cili ndahet ēdo vjet nė Stubėll tė Vitisė pėr arritje kulturore nė fushėn e muzikės, por nė gjinitė tė tjera?
Pėrkundrazi nė Stubėll nė Takimet e Don Mikelit, asnjėherė nuk i ėshtė ndarė ndonjė krijuesi muzikor, por letrar, sepse pėr muzikė kam, po ashtu, njė Shpėrblim tė Akil Kocit - Grand Prix nė Takimet Ndėrkombėtare tė talenteve muzikore nga 12 shtete dhe duhet thėnė se ky Shpėrblim ka hy nė analet e Shpėrblimeve Evropiane.
Nė atė Manifestim tė madh muzikor marrin pjesė mbi 300 garues nga 12 shtete kam dhėnė edhe burse njėvjeēare, por vetėm pėr pjesėmarrėsi shqiptar nga Kosova dhe Shqipėria.ar.
Kosovės, sikur i ik truri intelektual, a e shihni brengosėse kėtė fenomen,i cili mė parė kishte ndodhur dhe po ndodh edhe nė Shqipėri?
Pėrmasat nuk janė tė tilla si nė Shqipėri, por ėshtė brengosėse. Unė personalisht kam shkuar pasi e kam kryer "zyrtarisht", punėn time, kur jam pensionuar nuk kam lėnė asgjė tė keqe, por ėshtė brengosėse kur koleget e mi, Profesorėt e Universitetit i lėjnė Katedrat dhe ikin nė vend qė tė rinjtė tanė qė studiojnė jashtė njė ditė tė kthehen, por shtroj njė problem se edhe ata qė kthehen nuk janė tė mirėseardhur, sikur hasin nė pengesa.
A do tė ktheheni ju nė Kosovė, po qė se ju kėrkon Kosova?
Unė jam mė shumė nė Kosovė se sa atje, jo vetėm me trup, por edhe me mend dhe vepra, por si duket kolegėt qė punojnė nga 4-5 vende tė punės sikur nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Kam ca vepra edhe pse kanė fituar shpėrblimet e para nė konkurset vendore ende nuk janė ekzekutuar, rast me korin dhe Filarmoninė e Kosovės. Kam fituar Shpėrblimin nė Londėr qė kėnga e ime "Vera" nė tekstin e Ndre Mjedės tė ekzekutohet nė hapjen e Lojėrave Olimpike 2014, nė njė konkurrencė jashtėzakonisht tė madhe, kurse kėtu ėshtė refuzuar. Komenti ėshtė i tepėrt.
Ju, po thuaj se jeni tėrė verėn nė Kosovė, dmth e keni nda vitin nė dysh, gjysmėn nė Londėr, gjysmėn nė Kosovė. Duket se artisti nuk ka atdhe, por kjo frazė duket se ishte tepėr patetike dhe jo gjithaq realiste?
Mė shumė se ēdo profesion tjetėr krijuesi,shkencėtari,artisti ka atdhe,sepse pėrmes veprės ai shpreh atdhedashurinė edhe pse fizikisht ndoshta nuk ėshtė nė vendin e vetė.
Muzika e jonė ėshtė atakuar nga tė gjitha anėt. Si tė mbrohet ajo?
I vetėdijshėm pėr kėtė qė po e thua duhet mbrojtur vetėm me ligj. Shundi dhe kiēi qė ėshtė prezentė nė Radio Televizion, shtyp duhet tė sanksionohet me ligj, sikurse qė sanksionohet nė vendet me kulturė mė tė madhe se Kosova, e kėtė duhet bėrė Ministria e Kulturės.
Porosia e Juaj pėr atė gjithė qė merren me muzikė?
Punė, punė dhe vetėm punė.
/Telegrafi/
http://www.hysniklinaku.com/bio.php
Biografia
Hysni Klinaku (1975) u lind nė Obiliq. Shkollėn fillore dhe tė mesme i mbaroi nė vendlindje.
Nė vitin 1992 regjistrohet nė fakultetin e arteve nė Prishtinė, dega e muzikės drejtimi i solokėndimit, nė klasen e profesoreshės Juliana Anastasijevic dhe i mbaroi nė qershor tė vitit 1996.
Ngjarje nė vite
1993 - 1999
Mėsimdhėnės ne shkollėn e mesme “Hasan Tahsini" nė Obiliq.
1996 - QERSHOR
Koncert solistik (me vepra tė kompozitorėve botėrorė)
1996 - DHJETOR
Koncert solistik (me vepra tė kompozitorėve botėrorė)
1999 - 2003
Solist nė Ansamblin kombėtarė tė kėngėve dhe valleve "SHOTA”
2003-2005
Solist nė Filharmoninė - Opera e Kosovės.
2004 - QERSHOR
Roli i Kalorit tek opera “Dasma Arbėreshe”
2006 - NĖNTOR
Koncert solistik (me kėngė popullore tė pėrpunuara)
2009 - QERSHOR
Solist nė koncertin e Filharmonisė sė Maqedonisė (Dasma e Figaros)
2010 - SHKURT
Koncert solistik(me kėngė tė kompozitorėve shqiptarė)
Hysni Klinaku: Moj e bukura More
http://www.hysniklinaku.com/music/Mo...ura%20More.mp3
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 03-05-2011 mė 00:40
Krijoni Kontakt