Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 168
  1. #11
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    O Mexhit pasha.
    Nuk jane 10 % te krishtere por jane 30%
    18 % jane ortodoks
    dhe 12% katolik
    E dyta , ti thua qe shqiptaret shpetuan, nuk u asimiluan, nuk i sllavizuan, nuk u romanizuan, nuk u greqizuan......PO.??? Ne fakt u turqizuan
    Atehere nga te gjitha keto roman-sllav-grek-turk-qizimet cila ishte me e mira qe i paska shpetuar shqiptaret.
    TURQIZIMI.. qe i ka kthyer ne nje vend europian me fe dhe tradita aziatike. Ku do ti asimilim me te madh se sa muslimanizimi i nje kombi, tjetersimi i fese dhe tradites..?????
    Iku kjo
    A ka ndonje musliman qe nuk e di qe stergjysherit e tij kane qene katolik.
    A ka ndonje ortodoks qe nuk e di qe stergjysherit e tij kane qene katolik.
    A ka ndonje musliman, katolik apo ortodoks shqiptar qe nuk e di qe feja e krishtere ne Shqiperi NUK u fut nga Roma??? (pra jemi te katolik dhe kurrsesi Romano-katolik)
    Atehere pse nuk hiqni dore nga debatet fetare, edhe aq me teper kur e moralizoheni si njers qe doni pajtim, falje.
    Atehere pse te krishteret qenkan 10% ( sipas teje ti Mexhit aga ) po i ben me faj pse nuk jane kthyer ne muzlimane,,???
    Pse nuk i harroni diskutimet fetare qe te cojne ne sterperseritje.
    Ndiheni ne mazhorance dhe duhet diskriminuar te krishteret??????????
    Pse ia kujtoni vetes turpin e stergjysherve tane ?????????????
    " marrja rri por i zoti se le" populli
    O Drenush pasha hape pak cadren e llogjikes te lutem.

    Mexhit Yejsi me sa di une eshte nga Kosova dhe nese flitet per 90% muslimane ai e ka perdoruar per shqiptaret ne shqiperi kosove maqedoni serbi dhe mal te zi e jo vetem brenda shqiperise se qeverisur nga Tos nano.
    E dyta ka plotesisht te drejte qe thote nuk u asimiluam ne Greke e slave pasi shtetet fqonje gjithmone kane pasur keto tendenca ndaj nesh, te na perpijne te gjalle gje qe eshte vene ne dukje nga vargjet e At Gjergj fishtes.

    Me gjithese na te vogjel jemi
    dhe pse kend fis e vlla nuk kemi
    na sot shkjaut smund ti bajme balle
    qi po don tna perpije gjalle
    ndaj dhe them se e lyp e mara
    qi edhe sot na si perpara
    te rrijme ngjit me mbret t'stambollit
    per me i bamun balle nikollit.

    Pastaj une e di qe shqiptaret kane qene Pagane fillimisht, me pas u bene te krishtere dhe mendoj se me deshire e jo me dhune dhe me vone perqafuan alternativen Islame per nje sere shkaqesh por ama kurre te detyruar.
    Nese gjyshi im ka qene pagan kjo sdo te thote per mua asgje, po ashtu edhe nese im ate ka qene i krishtere perseri sdo te thote asgje, perse mundoheni qe gjithmone ti lidhni gjerat me "kemi qene"?
    une dikur mund te kem qene edhe hajdut por sdo te thote qe te mbetem perjete i tille.

    Mendoj se ketyre debateve ju ka dale boje, dhe eshte foshnjaritet te merresh akoma me to.
    Gjithesecili eshte i lire te zbatoje fene e tij, qofte musliman apo edhe i krishtere, askush nuk duhet te ofendoje tjetrin.
    Perse me mire te mos ecim me parrullen:"Zbato fene tende e respekto fene e tjerit?
    Ps. Toleranca fetare fillon qe ne keto diskutime.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #12
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    E dyta ka plotesisht te drejte qe thote nuk u asimiluam ne Greke e slave pasi shtetet fqonje gjithmone kane pasur keto tendenca ndaj nesh, te na perpijne te gjalle .
    Asimilimi or daj nuk eshte veprim i ndergjegjshem qe te arrihet te shmanget me konvertimin e ndergjegjshem nga mileti Kaurr(Latin/Grek/Armen) ne miletin Musliman. Sic mund ta dish Islami tek ne ka qene nje farse nen lekuren 'laramane' (kriptokristiane). Idriz Seferi psh, nje luftetar i shquar, ka qene laraman pra kripto-kristian. Nuk eshte eshte vertuar askund qe konvertimi ne Islam i shpetoi Shqiptaret nga asimilimi. Perkundrazi, shtresa te gjera spahinjsh e zyrtaresh te larte Shqiptare u asimiluan ne Turq sic tregojne rastet e 'Turqve' te Gjakoves etj etj. Teza qe 'Islami na shpetoi nga asimilimi ne Grek e Sllave" eshte demagogji dashakeqe. Myslimanet bejne mire te distancohen nga kjo teze.

  3. #13
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    O Mexhit pasha.
    eemm..Mexhiti nuk eshte antar i ketij forumi, andaj frenohu ndaj apelimit te tij ne veten e dyte njejes.

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    :"Zbato fene tende e respekto fene e tjerit?
    Ps. Toleranca fetare fillon qe ne keto diskutime.
    Keshtu si teori eshte e perkryer, por ne praktike ama...ti si musliman duhet te jesh i pari kunder rrespektit ndaj feve te tjera pasi Shpallja jote eshte me e perkryera (sic thote Kurani "Ja u kam perkryer fene") dhe te tjerat ose jane defektive ose thjesht gjepura e pacavure. kuptohet qe ky mekat s'u mveshet dot vetem Muslimaneve por edhe religjioneve te tjera ekzluziviste]

  5. #15
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Ai arbereshi ka fol shume drejte ne te gjitha pervec qe ka vene shume theksin te islamizmi dhe te krishterimi kur e dime mire te gjitha qe luftrat nuk bohen asnjehere per fene po feja perdoret gjithmone si shkak per te ndezur gjakrat e besimtareve dhe per ti dhane nje justifikim sa me te mire asaj lufte.Prandaj une jam dakort me ate deri te puna fese.
    Kurse ai tjetri ka fol mrapsht fare ne shumicen e fjalive.Nqs arbereshi(pervec fese gjithmone) na mron neve si popull ky tjetri thote qe duhet me i thane faleminderit Turqise vetem e vetem se eshte myslimane.Alamet patrioti qeka.
    Ne vend qe te kapet te puna fese(e vetmja e llogjikshme) kapet duket mrojt venet e tjera.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    A ka ndonje musliman qe nuk e di qe stergjysherit e tij kane qene katolik.
    A ka ndonje ortodoks qe nuk e di qe stergjysherit e tij kane qene katolik.
    A ka ndonje musliman, katolik apo ortodoks shqiptar qe nuk e di qe feja e krishtere ne Shqiperi NUK u fut nga Roma??? (pra jemi te katolik dhe kurrsesi Romano-katolik)
    Mos shkruaj per gjera qe nuk ke lexuar, se ben gafa si keto me lart. Shqiptaret e besimit orthodhoks ne Shqiperi nuk e moren krishterimin nga 'Roma', e moren nga predikimet e Shen Pavllit, qe ishte hebre dhe vinte nga Jeruzalemi, e jo Roma. Ai ishte apostulli i zgjedhur nga Jezu Krishti per te shperndare Lajmin e Mire ne popujt jo-hebrej. Ne Rome Shen Pjetrit dhe Shen Pavllit iu pre koka nga njerezit e perandorit Herod, qe i vuri flaken Romes dhe ua hodhi fajen te krishtereve, si shkak per persekutimin e tyre.

    Qe te mesosh edhe dicka me shume, doreshkrimet e para te Krishterimit ne Shqiperi nuk kane dale nga komuniteti katolik, por nga komuniteti orthodhoks, ata qe njihen si KODIKE. Ne Muzeun Kombetar dhe Arkiven Qendrore te Shtetit shqiptar do te gjesh 100 kodike te tille qe shkojne mbrapa ne kohe deri ne shekullin e VI. Sa te tille jane gjetur ne Rome? Keta kane qene ne gjuhen greke dhe koptishte, gjuhe qe Roma nuk e kuptonte. Ai qe e perktheu i pari Ungjillin ne latinisht ishte Shen Gjėri, (Shen Jeromi) qe ishte shqiptar dhe jo romak. Pa harruar qe Konstandini i Madh (nje tjeter perandor i lindur ne Nish te Ilirise) e ndertoi Romen e Re ne Bizantium, pasi u skandalizua nga rezistenca qe tradita pagane ne Rome po i bente Krishterimit. Tani te te pyes une ty, ishin Romaket qe na bene ne te Krishtere, apo ishin te paret tane qe u serviren romakeve Lajmin e Mire ne gjuhen latine?

    Prandaj lexo e meso me mire historine e krishterimit ne Shqiperi, ne ate Shqiperi qe vete Papa i Romes i vuri emrin "Illyricum Sacrum", qe ishte nje prej djeperve me te hershem te Krishterimit ne Mesdhe.

    Kisha Orthodhokse eshte Katolike dhe Apostolike qe do te thote qe i perfshin ne gjirin e saj te gjitha kishat e tjera te popujve dhe kombeve te tjera ne nje unitet te plote shpirteror, ashtu sic mban te gjalle edhe Traditen e Shenjte Apostolike, qe vete Apostujt e Krishtit na lane trashegimi. Kurse Kisha e Romes eshte vetem Kishe Katolike, pasi ajo ka devijuar me "reformat" e saj ne shekuj Traditen Apostolike.

    Prandaj mos e shit injorancen tende ne tema fetare per fakt te kryer.

    Albo

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Keshtu si teori eshte e perkryer, por ne praktike ama...ti si musliman duhet te jesh i pari kunder rrespektit ndaj feve te tjera pasi Shpallja jote eshte me e perkryera (sic thote Kurani "Ja u kam perkryer fene") dhe te tjerat ose jane defektive ose thjesht gjepura e pacavure. kuptohet qe ky mekat s'u mveshet dot vetem Muslimaneve por edhe religjioneve te tjera ekzluziviste]

    Mire muslimanet qe huazojne historine e njerezimit nga Bibla pasi jane pasardhes se Ishmaelit, djalit ilegjitim te Abrahamit me skllaven e vete, po ty kush ta jep te drejten qe te gjykosh besimin e Krishtere apo ate Islam, konvertimi yt me fjale ne Protestanizem?

    E perbashketa tende dhe e atij qe akuzon DioGuardin eshte se ai Mexhidi me lart e eklipson te verteten historike qe DioGuardi shpall per hir te fese islame qe mban, kurse ti e eklipson dhe "i del krah DioGuardit", pa patur interesin me te vogel qe te njohesh apo pranosh te verteten historike. Vetem e vetem se eshte "ne mode" keto kohet e fundit qe te deshmosh besimin tend protestant te krishtere duke sulmuar besimin musliman.

    Thelbi i problemit ne kete mes nuk eshte ceshtja se cfare besimi duhet ti perkasin shqiptaret sot, ceshtja shtrohet, sa prej jush e njohih te verteten historike te te pareve tuaj. Nuk ka asgje te keqe te jesh besimtar apo jo-besimtar, musliman apo i krishtere, katolik apo orthodhoks, ateist apo panteist, e rendesishme eshte qe te njihni dhe te pranoni me plot goje dhe me plot zemer te verteten historike. Pasi ata qe mohojne apo shtremberojne te verteten historike, shkelin me kembe mbi shpirtin e te pareve te tyre.

  8. #18
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    . Vetem e vetem se eshte "ne mode" keto kohet e fundit qe te deshmosh besimin tend protestant te krishtere duke sulmuar besimin musliman..
    ore kush te tha ty se jam Protestant une? E c'lidhje ka ky fakt me faktin qe vura ne pah mbi 'pickueshmerine' e Myslimaneve Shqiptare persa i perket prejardhjes te tyre?

  9. #19
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Keshtu si teori eshte e perkryer, por ne praktike ama...ti si musliman duhet te jesh i pari kunder rrespektit ndaj feve te tjera pasi Shpallja jote eshte me e perkryera (sic thote Kurani "Ja u kam perkryer fene") dhe te tjerat ose jane defektive ose thjesht gjepura e pacavure. kuptohet qe ky mekat s'u mveshet dot vetem Muslimaneve por edhe religjioneve te tjera ekzluziviste]
    Qe te kuptosh se si eshte nje njeri, nje grup njerezish, nje shtet atehere duhet pare koha kur ata kane qene te forte.

    psh: Japonezet sot duken njerez te bute por ama pasi i munden kinezet ne nje beteje (nderkohe qe lufta mbaroi) vrane 200.000 banore, joluftetare. Si dhe sa here qe u eshte dhene rasti kane vrare e prere.

    Te kthehemi tek muslimanet, tek shteti musliman: toleranca fetare muslimane nuk eshte aspak dicka qe duhet permendur, trajtuar apo ri-shkruar dhe rianalizuar pasi ajo eshte dicka qe eshte e qarte. Muslimane si individ dhe si shtet kurre nuk kane dhunuar dike per ti nderruar fene. Per kete shiko ne te gjitha vendet ku kane jetuar dhe udhehequr muslimanet do te gjesh shume te krishtere e cifute. Dhe keta kurre nuk kane deklaruar se jane shtypur. Pra Qafir, sot ke te krishtere arabe, te krishtere turq, te krishtere muslimane.
    Do gjesh edhe shume te krishtere greke me banim ne Turqi (qe edhe sot flasin greqisht) pasi greqia nuk i pranoi ata ne gjirin e saj.

    Pra tolerance fetare per muslimanet eshte praktike ideale.

  10. #20
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Citim Postuar mė parė nga mjeshtria
    Pra Qafir, sot ke te krishtere arabe, te krishtere turq, te krishtere muslimane.
    Do gjesh edhe shume te krishtere greke me banim ne Turqi (qe edhe sot flasin greqisht) pasi greqia nuk i pranoi ata ne gjirin e saj.

    Pra tolerance fetare per muslimanet eshte praktike ideale.
    Sot po mjeshtri se do ishte me vane duart ne koke po te ishte ndryshe.Po mos e moho qe ne ate kohe nuk u shpernda me dhune feja myslymane nderkohe qe edhe kisha katolike nga ana tjeter shtypte cdo levizje jashte fese.
    Atehere ashtu ishin kohet dhe nuk ishte e imagjinuar nje shperndarje paqesore te fese.
    Sa per ate fjaline e funit jam dakort me ty duke e pergjithesuar edhe per te krishteren pavaresisht se ka elemente si puna e atij arbereshit dhe atij tjetrit qe fusin vetem helme te populli jone.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Eparkia arbėreshe nė Kalabri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipėria nuk ėshtė me shumicė muslimane
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •