Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 168
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Interesant: Nje Arberesh vs. nje Musliman

    Kunderpergjigje e nje myslimani ndaj nje artikulli te Arbereshit DioGuardi botuar ne Bota Sot. Enjoy!



    TSUNAMI SHQIPTAR I DIOGUARDIT-SI TSUNAMI SERB I PAVLIT TĖ
    BEOGRADIT…

    Mexhid YVEJSI

    “Mos e bėj veten kaq tė madh.
    Ti nuk je kaq i vogėl.”


    Thėnie e Lindjes


    Posa hymė nė Vitin e Ri, 2OO5, rifilloj fushata
    anti-islame, anti-shqiptare…

    Me 3 janar 2OO5, ende pa u kthjellė mirė, shumica e
    shqiptarėve, nga dehja e pėrgjumėsia e pritjes sė Vitit tė
    Ri, zgjohet Joseph J. DioGuardi, ish-kongresmen dhe
    president i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane dhe
    shkruan njė esse me titull Tsunami Shqiptar, qė u botue nė
    gazetėn “Bota Sot”, me 8 janar 2OO5, faqe 9, ku, ndėr tė
    tjera, shkruan:

    “Dallgėt gjigante tė tsunamit janė njė ngjarje e
    rrallė, por me ndikim shumė tė fuqishėm, pasi ato rėndom e
    shuajnė jetėn nė pėrmasa biblike. Ato mund tė japin formė
    tė re madje edhe brigjeve tė detit dhe mund ta ndėrpresin
    vazhdimėsinė e zhvillimit njerėzor kudo qė shfaqen. Njė
    zhvillim tė tillė, qė do tė ketė ndikim tė madh mbi jetėn e
    njerėzve, mbi ekonominė dhe politikėn e gjithmbarshme tė
    kėtij rajoni edhe pėr shumė vjet me radhė, patėm rastin ta
    shihnim kohėve tė fundit nė Oqeanin Indian.. Pra, njė
    zhvillim me pėrmasa pothuajse biblike ka ngjarė edhe nė
    shekullin e pesėmbėdhjetė. Atė nuk e kishte shkaktuar
    ndonjė katastrofė natyrore, por ishte njė tsunam njerėzor,
    nė tė cilin Perandoria Muslimane Osmane i zuri frymėn
    popullit shqiptar nė Gadishullin e Ballkanit, duke vrarė
    atėbotė det shqiptarėsh. Stuhia e parė u pasua nga
    pėrpjekjet e pareshtura pėr fshirjen pothuajse tė plotė tė
    identitetit tė njė populli tė tėrė pėr pesė shekuj me
    radhė…”

    “Kjo gjė qė i ndodhi popullit shqiptar, i cili nė
    vitin 1488 ishte i tėri i krishterė… Jam i lumtur qė
    paraardhėsit shqiptarė tė babait tim kishin arritur t’i
    iknin kasaphanėn sė turqve otomanė nė shekullin e
    pesėmbėdhjetė, pėr tė arritur nė Mbretėrinė e Napolit, vend
    ky qė u ofroi strehė dhe u mundėsoi atyre jetėn si
    shqiptarė tė krishterė…”

    Ndėr tė tjera, kėshtu shkruan Joseph J.
    DioGuardi nė gazetė. Nė kėtė rast, mendimtari Xh. Gunter do
    t’i thoshte: “Thelbi i parė i gazetarisė ėshtė tė dish
    ēfarė dėshiron tė dish; i dyti ėshtė tė gjesh kush do t’jua
    thotė.”

    Ju, z.DioGuardi, nuk dini ēfarė dėshironi tė dini,
    por e gjetėt atė qė do t’jua thotė!

    Njė fjalė e urtė e Lindjes thotė:”Mos e bėj veten
    kaq tė madh. Ti nuk je kaq i vogėl.” Krahasimi qė bėni mes
    tsunamit hyjnor dhe atij njerėzor ėshtė i pa krahasueshėm.
    Ajo ėshtė pėrshtatje. Erik Hoferi thoshte se ēdo pėrshtatje
    qė bėni, ėshtė njė krizė nė vlerėsimin e vetvetes.

    Nė vitin 1488 nuk ishte i tėrė populli shqiptarė i
    krishterė. Kishte edhe shqiptarė myslimanė, siē ishte Hamza
    Kastrioti, qė nuk ishte i vetėm…

    Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan, atėherė
    shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan. Shpėtuan sepse
    nuk u romanizuan, nuk u greqizuan, nuk u sllavizuan…

    Shqiptarėt e krishterė, qė janė rreth 1O pėrqind,
    si edhe shqiptarėt myslimanė, qė janė 9O pėrqind e kombit,
    sė bashku kanė kapėrcyer shumė vėshirėsi nėpėr histori.

    Rruga mė e mirė pėt tė kapėrcyer vėshtirėsitė
    ėshtė tė kalosh pėrmes tyre. Shumica e popullit shqiptar i
    kapėrcej vėshtirėsitė duke kaluar pėrmes tyre, duke
    qėndruar, duke luftuar dhe jo duke ikur nė Itali, nė
    Mbretėrinė e Napolit, si paraardhėsit tuaj para pesė
    shekujve dhe nė vitin 1929 ikėt nė Amerikė….

    Shumica e popullit shqiptarė, tė krishterė dhe
    myslimanė, edhe pse qėndruan nė Atdhe, edhe pse luftuan pėr
    Atdhe, nuk patėn suksesin e duhur, tė krijojnė njė Atdhe.
    Atdheun , qė shqiptarėt e deshtėn, e ndau vetė Evropa dhe e
    bėri copa copa…

    Pse nuk patėm sukses? Sepse, siē thoshte
    Shekspiri, suksesi nuk vjen duke kaluar natėn pa gjumė, por
    duke kaluar ditėn zgjuar. Ne, shqiptarėt, populli mė i
    vjetėr nė Gadishullin e Ballkanit, ende nuk jemi zgjuar si
    duhet, jemi tė pėrgjumur. Pėrgjumėsia jo vetėm qė na ka
    dėmtuar, por ka krijuar njė plagė tė madhe. Kjo plagė e
    madhe tani pak ėshtė zvogėluar, por nuk ėshtė shėruar. Prej
    nga vjen shėrimi?

    Shėrimi vjen nga pendimi. Pendimi ėshtė virtyt.

    Virtyt ėshtė kur shohim, kur njohim, tė metat
    tona. Tė metat tona nuk janė pak, por sė paku t’i pranojmė,
    nėse dėshirojmė tė pėrparojmė.

    Vetėm atėherė e ndjejmė se ku kemi lajthitur, ndėr shekuj e
    mijėvjeēarė, ndėr perandorinė rromake, bizantine, sllave,
    osmane, sllave-komuniste dhe nė veēanti-nė demokraci…

    Pėr mė se 15OO vite qė shqiptarėt ishin tė
    krishterė nuk kishin asnjė libėr nė gjuhėn shqipe. Libri i
    parė, mė i vjetri, nė gjuhėn shqipe, ėshtė botuar mė 1555,
    pra njė shekull mbasi hyri Perandoria Osmane nė Ballkan. Ky
    libėr, shkruar (pėrkthyer) shqip nga Don Bdek Buzuku, qė e
    zbuloi Dom Gjon Nikollė Kazazi prej Gjakove, nė Kolegjin e
    Propaganda Fide-s nė Rromė, mė 174O, qė ruhet nė Vatikan,
    ku 32 faqe i mungojnė, prej 22O faqeve, sikur i mungon edhe
    ballina, kopertina, dhe nuk dihet, pra, vendi i botimit,
    kush e botoi, kush e lejoi, kush e “masakroi” dhe pse mbeti
    vetėm njė kopje e vetme !? Kush ėshtė fajtor, kush mban
    pėrgjegjėsi, pėr kėtė pakujdesi, pėr kėtė fatkeqėsi, pėr
    kėtė tragjedi?

    Gospodin Pavli i Beogradit, nė fjalėn e mbajtur nė
    Patrikanėn e Pejės, pėr Krishtlindjen Orthodokse, me 6
    janar 2OO5, tha: “ Kosova ėshtė tokė e krishterėve…”

    Pra, tsunami shqiptar i DioGuardit po pėrputhet,
    pėrshtatet, me tsunamin serb tė Pavlit tė Beogradit…!

    Pėr ata qė shkaktojnė pėrēarje, Bibla kėshillon: “U
    lutem, o vėllezėr, tė ruheni prej atyre qė shkaktojnė
    pėrēarje: rrini larg prej tyre! Sepse tė tillėt nuk i
    shėrbejnė Krishtit, por barkut tė vet dhe, me fjalė tė
    bukura e tė ėmbla, gėnjejnė zemrat e njerėzve tė thjeshtė…”

    (Bibla, Romakėve, 16.)

    Me rastin e njėzet vjetorit tė themelimit tė
    Sekretariatit Pėr Jo Tė Krishterėt (1964-1984), Papa Gjon
    Pali i Dytė , ndėr tė tjera, tha:

    “Sot dialogu domethėnė tė mėsojmė tė falim, tė mundohemi tė
    kuptojmė zemrėn e tė tjerėve, e sidomos tė shėrbejmė tėrė
    njerėzimit dhe njė tė vetmit Zot.”

    Pas tsunamit shqiptar tė Joseph J. DioGuardit, pas
    tsunamit serb tė Gospodin Pavlit tė Beogradit, duhet tė
    bėhet paradigma. Paradigma ėshtė njė strukturė mendimi. Njė
    struktur mendimi pėr tė kuptuar dhe shpjeguar aspekte tė
    caktuara tė realitetit.

    Duhet tė mundohemi tė kuptojmė, siē tha Papa, zemrėn e
    tė tjerėve, qė i shėrbejnė Atdheut, njerėzimit dhe njė tė
    vetmit Zot. Nuk duhet harruar se gjatė luftės sė viteve
    1998-99, pėr ēlirimin e Kosovės, u vranė me armė nė dorė
    rreth 35 hoxhallarė, u martirėzuan mbi dhjetė shejhlerė, tė
    gjithė prijėsa fetarė, si edhe mijėra besimtarė
    myslimanė-shqiptarė…

    Pra, Islamizimi i shumicės sė shqiptarėve ėshtė
    pjesė e kėtij realiteti. Realiteti ėshtė e Vėrteta. E
    Vėrteta ėshtė nė zemėr. Zemra ka arsyet e saj, tė cilat
    arsyeja nuk i njeh…Pra, z. Dioguardi, “Mos e bėj veten kaq
    tė madh. Ti nuk je kaq i vogėl”

    (Autori ėshtė studiues i religjioneve. Nė dhjetė vitet e
    fundit, ka botuar dhjetė libra.)

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Si gjithmone Myslimanet pickohen kur u kujtohet qe dikur Shqiptaret kane qene te Krishtere. DioGuardi thjesht permendi realitetin historik dhe akuzohet per mosnjohje te realitetit. Mendimi kritik i ketij kuadroje Musliman le shume per te deshiruar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Si gjithmone Myslimanet pickohen kur u kujtohet qe dikur Shqiptaret kane qene te Krishtere. DioGuardi thjesht permendi realitetin historik dhe akuzohet per mosnjohje te realitetit. Mendimi kritik i ketij kuadroje Musliman le shume per te deshiruar.
    Personalisht nuk pickohem nga ideja se dikur shqiptaret kane qene te krishtere, dhe gjithashtu nuk i jap te drejte te krishtereve qe pickohen nga ideja se shqiptaret jane muslimane sot (ata qe jane kuptohet; s'po jap shifra se nuk dihen).


    Ky eshte forumi toleranca fetare apo jo?


    Hallall Qafir, po kontribuon shume per tolerancen fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 23-01-2005 mė 17:27

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]


    Hallall Qafir, po kontribuon shume per tolerancen fetare.
    Une nuk besoj ne tolerancen fetare sepse me duket si 'oxymoron' sidomos duke pas parasysh influksin e parave qe po shpenzohet nga vendet Islamike per kthimin 'ne binare' te variantit Ballkanik te Islamit. Kjo influence ben qe njerez si autori i atij shkrimi me siper te reagojne emocionalisht pa na thene ndonje gje te re qe ia vlen te diskutohet. Sic e pe vete, DioGuardi nuk tha ndonje gje ofensive...por myslimani u pickua sapo iu kujtua qe eshte derivat i perplasjes te qyteterimeve.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk me duket se ka thene ndonje te pavertete DioGuardi, megjithate ketu duhet te shikohet me mire nese Shqiptaret jane konvertuar me deshire ne muslimanizem apo si. Ne shume libra historik thuhet se Shqiptaret e kane sunduar perandorine otomane, dhe se nese do ishin bere aleat qysh luften e pare boterore me ta dhe gjermanet atehere nuk do i diheshe fatit, nderkohe ne pervec se luftuam me te gjitha kombet per troje perfshi dhe turkut dhe u shuajtem, nuk bem gje tjeter. Ajo mbase ka qene dicka teper heroike, por perfundimisht na ka humbur njerez e troje ne emer te ....
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Nuk me duket se ka thene ndonje te pavertete DioGuardi, megjithate ketu duhet te shikohet me mire nese Shqiptaret jane konvertuar me deshire ne muslimanizem apo si. ...
    Nuk ka evidence qe Shqipot u konvertuan me dhune. Sidoqofte, Myslimanet e sotshem Shqiptare jane bere si te shapllamosur. Sa here qe u kujtohet origjina hidhen perpjete! Eshte gjynah sepse ky segment myslimanesh jane ata qe do na behen barre ne rrugen drejt transformimit nga nje komb multicivilizational ne nje komb Perendimor.

  7. #7
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Nuk ka evidence qe Shqipot u konvertuan me dhune. Sidoqofte, Myslimanet e sotshem Shqiptare jane bere si te shapllamosur. Sa here qe u kujtohet origjina hidhen perpjete! Eshte gjynah sepse ky segment myslimanesh jane ata qe do na behen barre ne rrugen drejt transformimit nga nje komb multicivilizational ne nje komb Perendimor.

    Ik o Qafir per kok tate. Ik se nuk te behen myslymanet pengese per tu konvertuar ne nje vend perendimor. Mos thuj qiqra ne hell, se do plasi ndonje qiqer edhe do ta japi "bum" mu ne lule te ballit.
    Pengese per zhvillim e Shqiperise ne standartet e nje vendi bashke-kohor me drite elektrike 24 ore e me uje te pishem dite-nate, behen hajdutet, zagaret, langaraqet qe duan fuqi e karrige dhe si kercet ndonjeher pushka per popullin.
    Pengese per te hyre ti, per te hyre i Krishteri (Shqiptar) dhe myslymani(Shqiptar) ne shtepine europiane nuk behet myslymani o QAFIR, por behen mashtruset qe na kane hype si i zoti, mushkes edhe po na ngasin nga ti duan lesht.
    Po pse flet si ata kakzozat qe rrine nen gure se kane halle se thahen nga dielli more QAFIR. Ku ke degjuar ti qe ndonje myslyman te pengoje zhvillimin tend. A mos je ti i shpallamosur ne vend te myslymaneve qe thua gjera prej hipokriti.
    Qafir jo kshu Qafir. Myslymanet nuk jane genjeshtare, hajduta e mashtrusa qe te pengojne zhvillimin "tend".
    Per te mbrojtur nje teze nuk duhet te genjesh mor QAFIR, por duhet ta mbash prapanicen drejt edhe te flasesh drejt se ndryshe ta hypin ty ne vend te mushkes.
    HOLLAND...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Kunderpergjigje e nje myslimani ndaj nje artikulli te Arbereshit DioGuardi botuar ne Bota Sot. Enjoy!



    Mexhid YVEJSI





    Shqiptarėt kur me shumicė u islamizuan, atėherė
    shpėtuan. Shpėtuan sepse nuk u asimiluan. Shpėtuan sepse
    nuk u romanizuan, nuk u greqizuan, nuk u sllavizuan…

    Shqiptarėt e krishterė, qė janė rreth 1O pėrqind,
    si edhe shqiptarėt myslimanė, qė janė 9O pėrqind e kombit,
    sė bashku kanė kapėrcyer shumė vėshirėsi nėpėr histori
    O Mexhit pasha.
    Nuk jane 10 % te krishtere por jane 30%
    18 % jane ortodoks
    dhe 12% katolik
    E dyta , ti thua qe shqiptaret shpetuan, nuk u asimiluan, nuk i sllavizuan, nuk u romanizuan, nuk u greqizuan......PO.??? Ne fakt u turqizuan
    Atehere nga te gjitha keto roman-sllav-grek-turk-qizimet cila ishte me e mira qe i paska shpetuar shqiptaret.
    TURQIZIMI.. qe i ka kthyer ne nje vend europian me fe dhe tradita aziatike. Ku do ti asimilim me te madh se sa muslimanizimi i nje kombi, tjetersimi i fese dhe tradites..?????
    Iku kjo
    A ka ndonje musliman qe nuk e di qe stergjysherit e tij kane qene katolik.
    A ka ndonje ortodoks qe nuk e di qe stergjysherit e tij kane qene katolik.
    A ka ndonje musliman, katolik apo ortodoks shqiptar qe nuk e di qe feja e krishtere ne Shqiperi NUK u fut nga Roma??? (pra jemi te katolik dhe kurrsesi Romano-katolik)
    Atehere pse nuk hiqni dore nga debatet fetare, edhe aq me teper kur e moralizoheni si njers qe doni pajtim, falje.
    Atehere pse te krishteret qenkan 10% ( sipas teje ti Mexhit aga ) po i ben me faj pse nuk jane kthyer ne muzlimane,,???
    Pse nuk i harroni diskutimet fetare qe te cojne ne sterperseritje.
    Ndiheni ne mazhorance dhe duhet diskriminuar te krishteret??????????
    Pse ia kujtoni vetes turpin e stergjysherve tane ?????????????
    " marrja rri por i zoti se le" populli
    muzg i heshtur

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Ende nuk e kam lexuar se cfare ka shkruajtur DioGuardi qe ka shkaktuar kete reaksion, nese dikush ka mundesi ta sjelli te plote ne kete teme qe ta lexonim, do bente mire.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Une habitem me ca idiota qe mundohen t'ua imponojne njerezve se ēfare duhet te besojne, qe mundohen t'u japin argumenta me "fe stergjysherish". Si pasardhes te majmuneve qe jane (ashtu besojne) mund te besojne fene e majmuneve (ēfare feje paēin ata) por d'kane te drejte t'u tregojne te tjereve se ē'duhet te besojne...

    Ppl like iliria e para, u just suck... and u know? u do it very nice sometimes...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 24-01-2005 mė 08:52

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Eparkia arbėreshe nė Kalabri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 23:13
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipėria nuk ėshtė me shumicė muslimane
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •