Postuar mė parė nga abnk
SHKURORĖZIMI NĖ KOSOVĖ - EMANCIPIM APO SHKATĖRRIM
V. KASAPOLLI
Gati pėr ēdo dy kurorėzime bėhet njė shkurorėzim nė Komunėn e Prishtinės. Rreth 340 kėrkesa pėr zgjidhjen e martesės apo pėr shkurorėzim janė paraqitur nė gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti nė kryeqytet. Tė dhėnat qė i bėn tė ditura Gjykata e Qarkut nė Prishtinė ka parasysh numrin e ēifteve tė cilėt duan me letra tė zgjidhin martesėn e tyre. Ndėrsa pėr periudhėn e njėjtė janar-qershor janė regjistruar 820 kurorėzime nė Komunėn e Prishtinės, diēka mė shumė se dyfishi i numrit tė shkurorėzimeve nė kryeqytet pėr kėto muaj. Numri i kėrkesave qė vijnė nė Gjykatėn tonė ėshtė nė rritje, pėr ēdo muaj kemi mė shumė punė me ēiftet qė duan tė ndahen, thotė gjykatėsi Rrahman Ratkoceri. Sipas tė dhėnave brenda nė Gjykatė janė afėr 1550 procese tė filluara pėr shkurorėzim qė nga viti 2000. Qė nga ky vit kur janė paraqitur gjithsej 251 raste, pėr ēdo vit janė shtuar rreth 140 kėrkesa mė shumė, dhe vetėm pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti janė dorėzuar 340 dosje tė reja nė tavolinat e institucionit qė zgjidh martesat e kosovarėve.
Si gratė ashtu edhe burrat kėrkojnė shkurorėzimin
Kėrkesat pėr shkurorėzim bėhen njėsoj edhe nga gruaja por edhe nga burri, asnjė nga sekset nuk ėshtė mė shumė i prirur drejt kėsaj dukurie, tregon gjykatėsi Ratkoceri pėr barazinė e dy gjinive kur ėshtė fjala pėr ta kėrkuar shkurorėzimin. Sipas zyrtarėve nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, ēiftet vendosin tė zgjidhin martesėn pas mosmarrėveshjeve tė shumta dhe jetės sė padurueshme nė mes tyre. Zakonisht mbahen seanca pėr tentativė pajtimi, por kur shqiptari i ka hyrė kėsaj pune nuk ka kthim prapa, thotė njė punonjėse e Gjykatės. Ndėrsa Ratkoceri tregon edhe pėr raste tė tjera: Ka ndodhur qė burri ėshtė ndarė nga gruaja dhe familja nė Kosovė pėr tu martuar me ndonjė shtetase tė huaj diku nė perėndim, dhe pėr tė fituar nėnshtetėsinė e atij shteti vetėm pėr tė mbajtur me bukė familjen e lėnė nė Kosovė. Dukuria e largimit tė njėrit prej bashkėshortėve nė mėrgim ka filluar nė fillim tė viteve 90, megjithėse numri i madh i shkurorėzimeve nuk ka arritur asnjeherė njė nivel tė lartė sa sot, thotė njė zyrtarė nė Gjykatėn e Prishtinės.
Numri i shkurorėzimeve nė botė ėshtė njė dukuri nė rritje, ku SHBA-ja zė ndėr vendet e para me afėr njė prishje tė martesės nė njė kurrorėzim.
Krijoni Kontakt