Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Kjo Shoqeri E Pamoral Burrash

    KJO SHOQERI E PAMORAL BURRASH

    Nga Mesila Doda

    Krej si nder filmat horror ngjarjet e kronikes se zeze femerore perseriten e riperseriten me te njejtin reagim personazhesh e opinionesh ketu ne Shqiperi.

    Para disa vitesh, u vra Erieta, nene e dy femijve, grua qe e donte jeten dhe femijte e saj. Ne media dolen e-maile te trishta ku denoncohej viktima, e motra e saj, si persona te pamoralshem. Pakkush foli per krimin, pak kujt i ra nder mend qe dy femijte e saj do rriteshin jetim per faj te nje shoqerie ku ende burri eshte zoti i jetes se gruas.

    Fill pas vrasjes se saj, dy vajza te reja Groshe dhe Fiqrete u vrane nga dora e prinderve. Baballaret te semure nga ndjenja e pakesimit te autoritetit atnor i moren jeten qenieve qe sollen ne jete. Ne media vajzat u komentuan perseri si vajza pak te mbrapshta, qe i flisnin capraz prinderve, qe ktheheshin ore e pa ore, dhe qe kesisoj e kishin hallall plumbin. E kishin kaq hallall sa gjykatesi i njeres prej ceshtjeve e pa te udhes qe t'i jepte denim disamujor prindit te njeres prej viktimave. Fundja edhe gjykatesi burre ish.

    Para pak ditesh nje grua, nene e dy femijve, eshte zhdukur. Familja e saj aterore eshte tejet e shqetesuar me nje dyshim te rende ndaj bashkeshortit. Ky i fundit ka shpejtuar ta quaje bashkeshorten, nenen e femijve te tij, si nje grua te pamoral e cila i sjell dashnorit pako me materiale erotike. Kesisoj edhe njehere konflikti po spostohet nga fakti i zhdukjes se nje njeriu, i nje personi te cilit i dha shpirt e liri zoti, ne ate te te nje morali qe te vret kur nuk e respekton. Te vret publikisht ndersa mendohet se gruaja e vrare ka lidhje te dyshimta, veprimtari te turpshme, dhe fizikisht sepse viktima e cila ka plot gjasa te mos jete me ne kete jete ndersa vazhdon te fantazohet si nje person me epshe e fantazi te cfrenuar seksuale.

    Ky eshte imoraliteti i vertete. Burra qe vrasin sepse nuk ndjejne me pronen e tyre te nenshtruar, sepse nuk ndjejne me plotfuqine tek bashkeshortja, vajza, e fejuara. Nuk di se kush i mesoi keta burra qe motra, gruaja, vajza jane prona te hipotekuara ne emer te tyre. Nuk di kush i mesoi grate qe te ulin koken dhe te mesojne bijat e tyre se babai, burri, vellai eshte zot i jetes tende, zot qe ta jep e ta merr jeten dhe kurrkush si thote tjeter pervecse pushka top ju befte.

    Tundimi, merzia, zemerimi, tradhetia, ka bere dhe do bejne gjithmone pjese ne infrastrukturen shpirterore njerezore. Kush me shume e kush me pak, te gjithe bartin mbi vete pjese te mekateve njerzore sepse e tille eshte qenja njerezore. Ajo qe mua me duket krejt e padrejte eshte qe shoqeria jone ende e quan te drejte posedimin e jetes nga nje qenje tjeter, ende denon grate e pabindura, ende quan te pamoralshme grate qe bertasin, grate qe s'kane padron. Shoqeria shqiptare e ka te nevojshme, e ka jetesore rirregullimin e pozicionit femeror brenda gjirit te saj, nese deshiron te filloje te ete nje jete te shendetshme, morale e te lindur mbi baza natyrore. Zoti i krijoi te barabarte burrin dhe gruan. Vajza duhet te respektoje atin sepse ai eshte njeriu qe kujdeset per te, gruaja duhet ta doje burri se pse dhe ai e don, sepse kane te perbashket nje jete, femije, nje familje. Nuk mund te jete frika qe i mban te bashkuar njerzit po respekti dhe dashuria dhe keto gjithhere duhet te jene te dykahshme. Kur dashuria mbaron nuk ka me asgje qe te mbaje njerzit te bashkuar, por askush nuk ka te drejte qe te barazoje ndarjen me vdekje. Kjo shqeri ka nevoje te zbrese ne gjendjen e saj natyrore, dhe te respektoje kufijte e te drejtes dhe te jetes.


    Koha Jone
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Mos beni pergjithsime! Mbase titulli i temes duhet krejt ndryshe, Une nuk jam i tille dhe i them vetes burre.

    Dito

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Odeon
    Thjesht solla nje artikull,marre nga Koha Jone.
    Nuk eshte ne natyren time te nderroj titujt apo te ndryshoj artikuj qe u perkasin te tjereve.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    nuk ja vlen te qortojme burrat , jemi ne (grate) qe i kemi bere keshtu sic jane, dhe tani na perket neve farketareve te tyre , te behemi pak me te pergjegjshme

    n. astor

  5. #5
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    o Arun cfare shkruan o byrazer?
    Ky eshte diskutim serioz perse i ben naften me keto citatet e tua pa vend?
    I leshoni shkrimet sikur te mos jeni vete pjelle e Gruas.
    Para se te flasesh keq per Gruan, mbeshty tre here mbi mashkullin... po kete thenie nuk ta kane zene syte gjekundi?
    Nejse...
    Persa i perket temes,
    ne Shqiperi fatkeqesisht statusi gruas ka evoluar nga Prone ne Plackė.
    Ate teorine brainwash vetem tek keta meshkuj mesjetar do e vija ne praktike, jo per gje, por ka efekt imediat dhe mbase shpetojme ndonje femer tjeter nga viktimizimi i ketij mentaliteti te ndryshkur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 25-01-2005 mė 13:56
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Brenda mundesive mos e bastardoni temen.
    Nese ndokush desheron te japi nje mendim ne lidhje me artikullin e mesiperm ,eshte i mirpritur.
    Postet jashte teme do fshihen.



    PS Arun nuk u lodhe duke sjelle sa andej e ketej citate apo thenie te te tjereve?
    Do te ishte me kenaqsi te dinim c'mendo aruni e jo filozofet,mendimtaret,apo artistet e tjere.Ata i lexojme edhe vete.
    Ndaj presim te lexojme edhe ty.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Komplimente Kolombi per materialin me te cilin na terheqesh vemendjen!

    Shkrimi qe ke sjelle ketu, nuk eshte shume aktual vetem sot, por ka qene prej vitesh i tille. Skenare qe perseriten pafundesisht! Ngjarje te tille na kujtojne cdo dite se nuk mund te "modernizohemi" ose te "europianizohemi" kaq lehtesisht.

    Eshte me kollaj te shembesh nje shtet te tere sesa te ndryshosh mentalitetin dhe tabute e nje shoqerie.Keta meshkuj jane po aq "viktima" sa edhe ato femra te cilave ia kane marre jeten.

    Krimet nuk tregojne force,por tregojne dobesi shume te madhe.
    Nje pyetje me bren shpesh: Kanet me shume turp nga vetja, se i iku gruaja apo nga komshinjte?
    Kurse asaj tjetres: E bejne nga dashuria apo nga sedra?
    Kesaj ia di pergjigjen.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Brenda mundesive mos e bastardoni temen.
    Nese ndokush desheron te japi nje mendim ne lidhje me artikullin e mesiperm ,eshte i mirpritur.
    Postet jashte teme do fshihen.



    PS Arun nuk u lodhe duke sjelle sa andej e ketej citate apo thenie te te tjereve?
    Do te ishte me kenaqsi te dinim c'mendo aruni e jo filozofet,mendimtaret,apo artistet e tjere.Ata i lexojme edhe vete.
    Ndaj presim te lexojme edhe ty.

    Nuk mund te fshihet fakti se ceshtja e femrave
    shqiptare qe lene burrat e tyre porsa shkojne ne
    perendim, mund te shihet edhe nga pikepamja morale.
    Nuk dua te akuzoj femrat shqiptare si “te pamoralshme”
    vetem per faktin se lene burrat per nje mashkull
    tjeter perendimor. Problemi, mendoj, qendron tek
    arsyet, te cilat nuk mund te reduktohen te gjitha ne
    shuarjen e dashurise. Zakonisht ky shpjegim jepet nga
    femrat shqiptare: “Flaka e dashurise u shua”, thone
    shpesh. Ne kete menyre ato i japin logjikesi jo vetem
    divorcit, por edhe perzgjedhjes se meshkujve te tjere,
    sepse logjika thote se flaka sic shuhet mund edhe te
    ndizet perseri. (Natyrisht ligjerata vihet ne kuadrin
    e LIRISE, qe vete bota perendimore nenkupton).
    Shpjegimi i mesiperm, ose me mire justifikimi, eshte i
    mbrojtur nga nje vello romantizmi, sepse ve ne thelb
    ndjenjat, nderkohe qe injoron arsyet ekonomike. Keto
    te fundit nuk permenden, sepse analogjia te con te
    femrat shqiptare PROSTITUTA, qe lodhen se “shetituri”
    ne trotuaret e vendeve te majme pikerisht per arsye
    ekonomike.
    Mirepo prostituta, ndryshe nga femrat shqiptare qe nuk
    deklarohen te tilla, nuk eshte ne kerkim te alibive,
    sepse MORALI nuk e ngerthen dot plotesisht, pasi ajo
    vendoset ndaj tij ne menyre koherente: “Une punoj e si
    rrjedhim paguhem”.
    A mund ta quash te pamoralshem nje veprim qe ka ne
    baze barazine? PUNOJ ndaj PAGUHEM. Shume shume morali
    mund te merret me ceshtjen nese puna e prostitutes
    eshte pune e moralshme, por jo me faktin se ajo vepron
    e udhehiqet per arsye ekonomike. Perkundrazi, morali
    zakonisht as qe merret me ato femra qe per shkaqe
    ekonomike jane te detyruara te ushtrojne nje zanat qe
    ndoshta nuk duan ta bejne.
    Ne fakt femrat shqiptare qe preferojne perendimoret
    nuk mund te perdorin pohimin: “Une ndahem e rimartohem
    ndaj paguhem”, sepse moralisht martesa me qellim
    perfitimi eshte e denueshme, ndoshta shume me e
    denueshme se veprimtaria e prostitutave, qe kane ne
    favor “sinqeritetin” me te cilin pranojne gjendjen e
    tyre, nje sinqeritet qe nuk shihet te femrat e tjera,
    te cilat parapelqejne te paravendosin argumente qe
    kane te bejne me ndjenjat.
    Sic shihet arsyetimi moral na shpie ne barazine midis
    prostitutave dhe femrave shqiptare qe lene meshkujt e
    varfer shqiptare per t’u ciftuar me meshkujt e pasur
    perendimore.

    Por a eshte e vertete?

    P

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Mashkull apo Femer,jeta e mbushur me varferi dhe mjerim,qe sejcili prej nesh esht gatu,na ben te perballojme gjithcka.Por,mos harojme qe nuk eshte varferia (EKONOMIKE)qe detyron nje femer Shqipetare, te lere nje mashkull Shqipetar,por eshte varferia e (konceptit)te krijuar te ai,mosrespekti,nenvleresimi,aroganca,dhe mosperfillja qe tregon ne drejtim te saj.Nuk eshte pasuria (EKONOMIKE)qe afron ate tek nje mashkull i Huaj,por eshte pasuria Shpirterore,respekti,vleresimi njerezor,dhe barazia,qe i jep vlera nje maredhenie.Me respekt nje femer Shqipetare.
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Citim Postuar mė parė nga Ketrin
    Komplimente Kolombi per materialin me te cilin na terheqesh vemendjen!

    Shkrimi qe ke sjelle ketu, nuk eshte shume aktual vetem sot, por ka qene prej vitesh i tille. Skenare qe perseriten pafundesisht! Ngjarje te tille na kujtojne cdo dite se nuk mund te "modernizohemi" ose te "europianizohemi" kaq lehtesisht.

    Eshte me kollaj te shembesh nje shtet te tere sesa te ndryshosh mentalitetin dhe tabute e nje shoqerie.Keta meshkuj jane po aq "viktima" sa edhe ato femra te cilave ia kane marre jeten.

    Krimet nuk tregojne force,por tregojne dobesi shume te madhe.
    Nje pyetje me bren shpesh: Kanet me shume turp nga vetja, se i iku gruaja apo nga komshinjte?
    Kurse asaj tjetres: E bejne nga dashuria apo nga sedra?
    Kesaj ia di pergjigjen.

    http://www.revistaklan.com/arshiv2/285/kopertina.jpg

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    Nga strawberrygirl_ nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 05:55
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. Barazi midis mashkullit dhe femres
    Nga skerdi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •