Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Përurohet Universiteti i parë katolik në Tiranë

    Personalitet me te larta te shtetit shqiptar dhe italian jane bashkuar dje ne Tirane per te peruruar Universitetin jopublik "Zoja e Keshillit te Mire", nje institucion me frymezim katolik. Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano, kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, moren pjese ne ceremonine ku ndodheshin dhe perfaqesuesit me te larte te besimeve te ndryshme ne Shqiperi; katolik, ortodoks, mysliman, dhe bektashi. Delegacioni italian i pranishem perbehej nga nje perfaqesi e dendur parlamentaresh si; Kryetari i Dhomes se Deputeteve, Pierferdinando Casini, Presidenti i Dhomes se Jashtme te Deputeteve, Gustavo Selva, si dhe Presidenti i Komisionit Parlamentar per Femije, Maria Burani Prokacini.

    Ambasadori italian ne Tirane, Masimo Ianuci, celi ceremonine me kete rast, duke u shprehur, se "ishte deshira e Nene Terezes qe beri te mundur realizimin e ketij projekti te

    rendesishem per te dy vendet e me gjere". Sipas tij, "ky universitet do te pergatise nje gjenerate studentesh me vlera e virtyte te Europes se Bashkuar, ku edhe Shqiperia synon te anetaresohet". Presidenti i Fondacionit "Zoja e Keshillit te Mire", Franko Decaminada, nenvizoi rendesine e kesaj vepre dhe kontributin e Italise per zhvillimin e Shqiperise permes sektorit kyc te formimit human dhe profesional.

    Shiritin e inagurimit e preu Presidenti Alfred Moisiu dhe Kryetari i Dhomes se Deputeteve ne Itali, Kasini. Ne oborrin perpara godines se universitetit, Kryeministri

    Fatos Nano zbuloi statujen "Hymni i jetes".

    Universiteti "Zoja e Keshillit te Mire" eshte ndertuar nen kujdesin e Institutit Dermatologjik te Romes dhe mbeshtetjen e disa universiteteve italiane. Universiteti ka kater fakultete si Mjekesia, Juridiku, Ekonomia dhe Shkencat Politike. Ne vitin e pare akademik jane regjistruar 200 studente dhe japin mesim 50 pedagoge shqiptare dhe italiane. Rektori i universitetit, prof.dr. Cezare Romiti, tha se "ne vitin 2007 do te jete gati edhe poliklinika universitare per studentet e pare qe diplomohen ne mjekesine e pergjithshme, infermieri, kirurgji dhe fizioterapi".

    ATSH

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Di gje njeri ku e ka seline (godinen ). ????

  3. #3
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    me ne fund..
    do ishte mire qe te hapej nji universitet i tille ne durres.mesa mbaj mend ky universiteti katolik ishe programuar te hapej ne dr dhe me duket se tek zona vollges a currila.
    me behet qefi pasi dhe studente shqiptare do kene mundesi te arsimohen me kushte komode si ktu ne itali
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    Gjeta nje faqe interneti te ketij universiteti, por duket qe eshte akoma ne perpunim e siper.
    www.unizkm.edu.al.
    Sa me shume shkolla te mira te kete ne Shqiperi, aq me mire per te gjithe. Sepse keto vitet e fundit duket qe nje nga gjerat qe eshte rrenuar me shume se cdo gje eshte arsimi, mesimdhenia, kushtet e mesimit, etj, etj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    godinat e ketij Universiteti jane pran pallatit sportit asllan rusi..aty ku dikur filloj ndertmi i nje Spitali qe flites se e ben Nen tereza..
    e pash Nanon ne Tv..
    si nje mace u hodh ramaduci me e kap i pari at carcafin e inagurimit..dhe e terhoqi si ibabezitur.. apapa..
    i tmerrshem eshte..

    i erdhe Italanet menjihere ne ndihme keto dite.. te bejne Show per Nanon..

    te fort jan mafiozet..

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Shqiptar: Qendrimet e klerit katolik mbi pavaresine
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •