Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Shifranti i policisë, anëtar i AKSH-së

    Shifranti i policisë, anëtar i AKSH-së

    Pranga 68-vjeçarit maniak, i zbulohen listat e armatës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gerti Xhaja


    TIRANE

    Një aksion i rastësishëm i policisë për të bllokuar një shtëpi që përdorej si bazë nga një prostitutë, ka zbuluar në të vërtetë një bazë të AKSH-së në Tiranë. Agjentët e Antitrafikut kanë gjetur gjatë një kontrolli në banesën e ish-shifrantit të ministrisë së rendit, tashmë në pension, Sulejman Bashit, serverin kompjuterik të faqes së internetit të AKSH-së dhe disa lista me emra që dyshohet se mund të jenë veprimtarë të kësaj organizate të cilësuar nga SHBA si terroriste. Sipas policisë, 68-vjeçari, ka patur një fantazi të shfrenuar erotike dhe ky fakt ka sjellë edhe zbulimin e materialeve kompromentuese në banesën e tij pranë Brrylit në Tiranë. Burimet policore thanë për Gazetën se nuk disponohen informacione të sakta për rolin e tij në Armatë, ndërkohë që vazhdojnë verifikimet për të. Hetuesit kanë mundur të sigurojnë në burg Bashin me akuza të tjera, duke fituar kohë për të faktuar bashkëpunimin e tij me AKSH-në. Arrestimi i tij është kryer paraditën e së martës dhe është mbajtur sekret nga policia, ndërsa akuza zyrtare për të është shfrytëzim prostitucioni për qëllim fitimi dhe pornografi. Ai ndodhet i siguruar në ambientet e paraburgimit të burgut 313 të Tiranës dhe gjatë këtyre ditëve është marrë në pyetje nga inspektorët e antiterrorit të policisë dhe ata të SHISH-it.

    Arrestimi
    Policia ka zbuluar fillimisht shijet e çuditshme seksuale të pensionistit, që jeton i vetëm pas divorcit. Kanë qenë inspektorët e Antitrafikut ata që ndaluan fillimisht një prostitutë 21-vjeçare në bulevardin "Zogu i Parë" dhe prangosën Dhurata Markun, 23 vjeçe, si tutore të saj. Ndërsa dy ditë më vonë ata arrestuan Bashin si bashkëpunëtor të kësaj të fundit në shfrytëzimin për qëllime fitimi të prostitutës. Në banesën e 68-vjeçarit, e cila shërbente dhe si ambient për kryerjen e prostitucionit, janë gjetur një mal me kaseta porno, si dhe objekte erotike. Mes tyre u gjet dhe kompjuteri i serverit i faqes së internetit të AKSH-së. Pas dëshmive të prostitutës dhe tutores Marku, si dhe sekuestrimit të sendeve kompromentuese, hetuesit e arrestuan 68-vjeçarin në kushtet e flagrancës, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Me këtë akuzë, dje Gjykata e Faktit e Tiranës vendosi masën e arrestit "burg pa afat" për të.

    Hetimi
    Arrestimi i ish-punonjësit për 30 vjet në Ministrinë e Rendit, i dyshuar si aktivist i AKSH-së, e gjeti të papërgatitur policinë dhe shërbimin informativ kombëtar. Asnjë nga këta nuk kishte informacione për aktivitetin e 68-vjeçarit. Ndërkohë, hetuesit nisën verifikimet e listës me adresa të personave që pretendohen se janë anëtarë të formacionit luftarak. Sipas burimeve, krahas njerëzve të njohur të këtij formacioni, kishte edhe emra personash të tjerë për të cilët nuk ka pasur informacione.


    Prostituta zbuloi AKSH-në

    Mbrëmjen e së hënës Antitrafiku i policisë së Tiranës ndaloi Dhurata Markun, 23 vjeçe. Sipas policisë, ajo shfrytëzonte prej disa muajsh një 20-vjeçare për prostitucion në qendër të Tiranës dhe pranë stacionit të trenit. Në momentin e ndalimit asaj iu sekuestruan 70 mijë lekë të reja, të cilat i kishte nxjerrë nga prostitucioni. Ajo do të zbulonte më pas bashkëpunëtorin tjetër të saj, Sulejman Bashi, që ambientet e shtëpisë së tij i shfrytëzonte për takimet me klientët.

    GAZETA SHQIPTARE 23.Janar 2005 Faqja 9
    http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Do e lirojne kte spiunin ..per dy tre dit rrugve do jete ..
    I kemi thene atyre djemve te mire atdhetare me kohe..

    LARG nga Idajet Beqiri..sepse eshte 400 fytyresh..eshte hajdut..eshte spiun..dhe i kemi thene ketyre djemve AKSH-eiste.. se PUK..partia e unitetit Kombetar qe formoi me porosi te Ramizit mashtruesi Idajet Beqiri ishte dhe bordello njekohesisht qe e dinte gjith Tirana..

    Ja ku u vertetua..

    Ja shoket e Qose akademykut c'bejne ne Tirane..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prokuroria ka gjetur në shtëpinë e Sulejman Bashit 60 foto nudo që ai kishte bërë me 6 vajza

    Ish-shifranti i rendit, foto nudo me të mitura


    A. Hysa

    TIRANË – Prokuroria ka gjetur 60 foto porno në shtëpinë e ish-shifrantit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Suljman Osman Bashi. Tre ditë më parë, 70-vjeçari Bashi është ndaluar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur elementet e një baze ushtarke të AKSH-së. Por gjatë kontrollit të banesës, grupi i gatshëm kishte zbuluar të tjera detaje të të moshuarit që prej pesë vitesh ishte divorcuar me gruan. Pas rikthimit në beqari, Sulejmani u kishte thënë përfaqësuesve të prokurorisë se po kërkonte nuse. Me këtë pretendim kishte dashur të justifikonte edhe fotot nudo të bëra me gjashtë vajza të reja, mes të cilave dhe të mitura. Ka qenë pikërisht një vajzë 17-vjeçare ajo që bëri edhe kallëzimin në prokurori për shfrytëzim prostitucioni nga ana e Bashit dhe e të pandehurës Dhurata Aliaj. Ndaj kësaj të fundit, prokuroria e Tiranës tashmë ka ngritur akuzën e shfrytëzimit për prostitucionit të të miturave, por Bashi ende ka mbetur pa një akuzë të komunikuar. “I kisha thënë Dhuratës të më gjente një nuse”, ka thënë në dhomat e hetimit Bashi, i cili pasi kryente marrëdhënie seksuale me vajzat që i gjente Dhurata, i fotografonte ato dhe veten e tij në pozicione porno. Ndrësa e pandehura Aliaj, sipas hetimeve të para, i merrte në shtëpi vajzat e reja, duke kushtuar shumë përkujdesje për to. Por kur kalonte një farë kohë, iu kujtonte se duhej të punonin pasi nuk kishin para. Në këtë mënyrë, ajo i gjente klientë dhe i çonte në shtëpinë e Bashit. Të joshura nga paraja, vajzat ishin detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale edhe me të zotin e shtëpisë.




    23/01/2005
    KATEGORIA: Kronikë nga Tirana

    shekulli

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •