Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 52 prej 52
  1. #51
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Kthimi ne shtepi. Internim.

    Kthimi ne shtepi. Internim.

    U cova heret. Me tren, me autobuz, me taksi per ne Vlore. Kur udhetonim neper kodrat me ullinj te Bestroves e deri sa mberritem ne Sheshin e Flamurit, dalngadale mbremja ne ngjyre jargavani shtrinte krahet e saj mbi qytet deri tutje mbi det e ishullin e Sazanit. Hodha syt rretheqark Vlores: Qafa e Topit, Qafa e Kociut, Kucbabaja, deri tej ne molin e Skeles... Prane meje frenoi nje taksi. "Per ku jini?" - pyeti shoferi - "Diku dua te vete, po s'di ku te shkoj." "Dreq nga vini, nga Kina qe nuk e gjeni dot shtepine tuaj?" pyeti perseri shoferi. "Afer Kines kam qene..." ..."I kujt familjeje?". Jam i biri i Ahmet Velos...". "Po thuaj, more djale, e kam njohur babain tend. Edhe vellezerit e motren. Mos je Petrit Velua ti?". - Po, bera me koke. Ai u kthye i habitur duke me hedhur doren ne sup me thote: "Po gjalle qenke, more derebardhe? Kam degjuar per ty. Po c'paten me ty?..." Hipem ne makine dhe morem udhen drejt Skeles. Tek fabrika e Orizit, makina preu djathtas. Duke u lekundur neper rruget e ngushta me baltovine dnjeja qe me dhimbnin plaget, pse rruga nderpritej nga disa kanale te vegjel dhe mika hidhej perpjete. Dalengadale iu afruam shtepise. Qendrova te gardhi perpara saj: nje kasolle ne mes te ujit, ndermjet rruges "Adriatiku" dhe Fabrikes se Orizit.

    Sapo degjuan zera dualen ne oborr: Fatua, ime moter, kunatat Bexheja dhe Haneja, niper e mbesa, te shumtet nuk i njihja. Nena ishte brenda ne kasollen - barange, strukur ne nje qoshe. Ishte ftohte. Ju qasa pran, i putha doren dhe i kerkova ndjese per mungesen time te gjate. Nena me lote nder sy tha vetem: "Hallall, o bir, ti kam bere te gjitha. Vuajtjet e tua, nuk jane turp per ne...". Nena u mbajt e forte. Motres Fatime i ra te fiket. Te nesermen, fjala shkoi goje me goje neper tere qytetin, shume erdhen per vizite: Ishin tre kategori njerezish: njerezit e mi dhe miqte qe na donin; disa per kurreshtje, te tjere ishin "pergjuesit". Kaq nete i gdhime duke qare hallet tona. Njezet vjet jete... Mungesa ishte e madhe. Cdo dite qe kalonte me shume e ndjeja mungesen e madhe te babait e te vellait, Hulusiut. Ata qe dikur me keshillonin me fjalet e tyre tani ishin vetem fotografi ne faqen e murit te shtepise. Qe andej, me dukeshin se dicka donin te me thoshnin, prandaj beja e c'beja dhe hidhja shikimin ne faqen e murit. Mungonin edhe dy vellezerit e tjere: Selahedini, i cili ndodhej ne SHBA dhe Fehmiu qe ishte ne ferrin e Burrelit. Ne nje burg ishim, ne Burrel dhe kurre nuk mundem ta takonim njeri-tjetrin. Te pakten, thosha, me keta te dy mase vjen nje dite e takohem. Me vinte si nje vegim kjok dite e takimit me ta.

    Afer mbremjes, nje plak rreth te nentedhjetave therret tek gardhi i oborrit: "O, Petrit Velaj". Nena me tha: "Dil, more bir, shiko se kush te kerkon." Dola. Nje lab kreshnik, si pellazget e mocem, me nje ze qe dilte si nga shpella, me thote: "Po qysh je, more bir? Te shkuara. Shyqyr qe dole me vuxhut... Vetem nenen gjete. U copetuat e u sakatuat..." Nuk e njoha e i thashe te vinte brenda. Nena, sic ishte mbeshtetur tek muri, u cua dhe e pershendeti. Degjova urimin e tij qe i beri edhe nenes: "I pac zogjte rreth vetes, ketej e tutje, moj fisnike...". Pas tij hyri baranke djali i dajos, Kahreman Mezini. Me kishte ardhur edhe ne burg per te me takuar. Erdhi dhe Zako Mustafaraj - nje shok i femijerise. Muhabeti po vazhdonte, por une akoma nuk po e njihja mikun lab. Vec, kur ai u ngrit per te ikur, nena m'u drejtua mua: "Petro, mbaje per darke xha Hyson...". "Po pse, moj nene, Hyso Memushi eshte ky?...". E kisha degjuar qe ai ishte mik i vjeter i familjes sone. Nena, per te plotesuar zbrazetiren qe u krijua ne dhome, tha: "Petro, djathin, gjalpin e gjizen qe te kemi derguar ne Burrel, na i ka dhene per ty, xha Hysua a te keqen... S'te kemi thene se eshte me axhale kjo pune...".

    Ate nate shtruam nje darke, ku vec njerezve te shtepise, ishin edhe miqte tane. Ishte nje cmallje tjeter kjo, e cila nuk mund te harrohet.

    Te nesermen, i them nenes se duhej te shkoja ne Degen e Puneve te Brendeshme per te treguar dokumentat e lirimit. "Mire a te keqen, shko. Po hajde shpejt, Petro!" - me tha nena.

    (Vijon)

  2. #52
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Kthimi ne Shtepi. Internim.

    vazhdim:

    Duke kaluar Sheshin e Flamurit, me zuri syri Kudret Kokoshin. U gezua kur me pa. Me puthi e me perqafoi. Beme nje cope udhe, me tha: "Petro, vdiq halle Sadua. Varrimi behet ne mbasdite. Ben mire te vish...". Halle Sadua ishte e shoqja e Arshi Selfos, djalit te tezes se babait. Ne Kanine te gjithe te moshuarit tregonin se, kur Ismail Bej Vlora shkoi ne kete fshat me 1908, Arshi Selfua ishte ai qe i hapi portat e shtepise duke i thene: "Bujrum Smail Bej, kjo eshte shtepia jote." Ishte njeri i degjuar ne Kanine dhe ne tere kazane e Vlores.

    Ne Degen e Puneve te Brendeshme te qytetit, mbarova pune shpejt. Nje oficer, me kontrolloi dokumentat dhe beri shenimet perkatese ne nje rregjister te gjate. Kur shkova ne shtepi, i dhashe haberin nenes, per vdekjen e halles Sados. U hidherua e shkreta plake, po nuk ngrihej dot te shkonte vete. "Do te shkoj une" i thashe. Nena heshti nje cope here, pastaj ma preu shkurt: "Mire a te keqen, Petro. Po une mendoja qe viziten e pare ti ta beje per rast gezimi...".

    Mbasdite shkova ne Muradije, ne shtepine e halle Sados. Mes heshtjes se rende mortore, midis te tjereve, foli edhe Zako Mustafaraj: "C'eshte ky pikellim kaq i madh?! Per halle Sadon nentedhjete vjecare qe na la uraten? Ajo, more vellezer, vazhdoi Zakua, e ka pare kete dynja me kater sy. Ne u beme kaq dhe s'dime ku bie bota. Halle Sadua, ka qene ne Berlin, Londer, Rome, Paris... Halle Sadua iku e ngopur nga kjo jete...".

    Me kishte thene nena, Feruzeja, kur mori vesh lajmin e vdekjes se saj, se halle Sadua ishte shume hokatare. Grua me kulture te gjere. Kur kishte vdekur babai im, Ahmeti, pas te tretes ajo kishte hapur radion te degjonte muzike. Im eme i kishte thene: "C'ben moj Sado, luajte nga mendte? Yt kunat ka vdekur e ti ngre kenge...". Halle Sadua ishte pergjigjur: "Jo, moj jo, nuk kendoj une. Kendon radioja. E po, te gjalle jemi. Vete Xha Ahmeti e pelqente muziken, mbase e degjon atje ku eshte..."

    Kerkoja pune ne Keshillin Popullor te lagjes "28 Nentori". Me muaj degjoja punonjesin e Keshillit: "Po, pse nuk martohesh? Per kryefamiljaret mund te gjejme ndonje vend...". I thoshja se ajo qe ceshtje personale, por ai sikur nuk degjonte. Gjithnje ne te tijen. Javen tjeter me thirren ne Degen e Puneve te Brendeshme. Po ato fjale edhe atje. "Pse nuk martohesh, apo ke ndermend te arratisesh...". Ikja i merzitur. Ne cdo zyre qe shkoja qarkullonte "dosja e zeze" biografia.

    U fejova me Reskie Toron, te bijen e atdhetarit Refit Toros nga Kanina. Tek kaloja para bankes se shtetit, ne Sheshin e Flamurit, me sheh Namik Xhafa, qe e njihja qysh nga shkolla Tregtare e Ujit te Ftohte. Namik Xhafa njihej ne te gjithe Vloren si njeri shpirtezi. Ne vitet 1945, prokuror i Vlores. M'u lut qe te shkoja ne drejtori. Ishte drejtor i Bankes se shtetit te Vlores. Sapo u futem ne zyren e tij, me dha cigare. Nuk e mora. Me dha kafe. I thashe se nuk e pi. E mori fjalen ai: "E di perse te kerkova? Habitem se si ti u fejove me cupen e Refit Toros ne Kanine. Ai ka qene me Ballin Kombetar...". E pash drejt e ne sy dhe i thashe: "Po mire sikur ta ndaj, ti do te me japesh cupen tende per grua?" Ai u ngrit ne kembe e turfulloi: "Kurre. Bashke nuk qasemi ne asnje drejtim...". Nenqesha me ironi. "Me lere ne hallin tim... Ne e njohim mire njeri-tjetrin...". Ika duke zbritur shkallet me nxitim, pse e lashe te fejuaren Reskie jashte nderteses, tek topat sferik te shatervanit. A thua ate cast N. XH. te kete marre koken ne duar, a thua ate cast zuri te mendonte se sa djem nenash kishte marre ne qafe, kur kishte qene Drejtor i Pergjithshem i Policise se qytetit te Tiranes? Isha i sigurte, sic me kishte thene edhe nje miku im, qe arrestimin e vellait tim, Hulusiut e kishte bere ai se bashku me Manush Myftiun.

    Nena me tha: "Petro, ta bejme dasmen e te mblidhem edhe une me nusen tende." Dhe ashtu beme. U mblodhem nje darke ne, njerezit e shtepise. Asaj nate u cmalla edhe me shume mes bisedave e kujtimeve te te afermve. Doja te degjoja sa me shume prej tyre. Edhe ata donin te mesonin mbi kalvarin e jetes sime.

    Me ne fund flete pune! E hapa dhe lexova: "Petrit Ahmet Velaj - punetor ne Ndermarrjen 'Perlat Rexhepi'." Ne ndermarrje me thane te shkoja ne kantierin e ndertimit te Uzines se Sode PVC. Zanati me dha buke mua dhe familjes.

    Shkova per darke ne Mavrove, tek cupa e halles Nazmije. Aty kishin ardhur edhe nga Kryesia e Kooperatives, keshilli i fshatit dhe sekretari i partise se kooperatives. Samiu, im kunat me paraqiti: "Ky eshte im kunat, Petrit Velaj, ka bere aq vjet burg politik...". Ata u ngushtuan. Kur e pa ashtu, im kunat e preu shkurt: "Kush te doje le te qendroje ne darke, ne shtepine time. Atij qe s'i pelqen, dera eshte e hapur...". Darka vazhdoi me muhabetet e hallet e fshatit.

    Pas dy-tre muajsh Kadri Hazbiu shkoi per darke, po aty, ne shtepine e Samiut, ne Mavrove. Sic duket, fijet e tij te padukshme, dicka kishin rene ne ere. Sapo ishte shtruar darka, Kadriu kishte pyetur: "More, po kush nga ju vete e vjen me ballistet?!" Tej e tej nje heshtje prej varri. Kadri Hazbiu, kishte pyetur perseri dhe me ne fund, i kishte hequr syte shpotites nga te pranishmit dhe i drejtoi ata nga i zoti i shtepise: "He, more Sami, si thua ti?". Samiu ngriti zerin: "Te them te drejten, perpara ketyre burrave, meqenese ty te pelqejne muhabetet hapur, une per veten time vete e vij me ballistet, por diten me diell. Ndersa, keta miqte qe nuk po ndihen, vene e vine, po kur bie muzgu ne mbremje, ose kur eshte nate pa hene e pa yje...". Kjo ngjarje u perhap ne gjithe fshatin ne krahinen e Mesaplikut.

    Me therret ne zyren e Ndermarrjes se Ndertimit "Perlat Rexhepi" shefja e kuadrit Urani Zaka. Me thote mua e Dragush Ferres qe, do te shkonim te punonim per hapjen e nje kanali ne Akerrni. Meqenese puna do te zgjaste me mua, na kerkoi qe te rrinim atje, dhe ne fund te javes te ktheheshim ne shtepi, ne Vlore. Nuk na pelqeu fare kjo gje. Vendosem sebashku me Dragushin dhe ne mbremje trokitem ne shtepine e drejtorit te Ndermarrjes "Perlat Rexhepi", Llazar Nasto. Kishim respekt per te, na kishte ndihmuar. Ishte njeri i zoti ne pune dhe nuk merrej me llafe. Sa hapi deren e shtepise dhe na pa se kush ishim, na ftoi menjehere brenda, na gostiti dhe pastaj na pyeti per hallin qe kishim. I thame se ai vet kishte urdheruar qe ne te shkonim te punonim ne Akerrni. Drejtori tundi koken, nuk tha asnje fjale, vecse nxorri bllokun dhe shkroi: "Shoku Eqerem Alimerko, drejtor i Kantierit te Ndertimit te Uzines se Sodes, ketu. Petrit Velaj dhe Dragush Ferra te punojne bojaxhi ne lyerjen e tubacioneve te uzines. Drejtori: Llazar Nasto."

    Punuam aty disa muaj, por, sic duket "gjurmimet e biografise" e bene punen e vete. Me thirren dhe me urdheruan: "Nuk duhet te punosh ne qytet." Me zgjaten nje tjeter flete pune, flete transferimi per ne sektorin e Jonufres te NB Frutores.

    Hijet filluan te me ndiqnin pas. Ula kryet dhe fillova te punoja deri ne mbremje. Vone kthehesha ne shtepi. Por prape, pas dy muajsh me thirren, jo ne ndermarrje, por kesaj rradhe ne Degen e Puneve te Brendeshme. Atje ishin edhe shume te tjere. U lexua lista e gjate e emrave. Na merrte ne pyetje Kryetari i Deges se Brendeshme. Kur me erdhi radha mua ai me thote: "Me urdher te Ministrise se Puneve te Brendeshme internohesh pese vjet ne fshatin Kanine." Urdheri duhej te zbatohej qysh te nesermen.

    Ne mengjes na zgjoi boria e cjerre e nje skode, e cila shoqerohej me skuader policesh. Makina duke gulcuar mori te perpjeten e Kanines. Sipas "urdherit", na i zbriten plackat ne ane te xhadese. "Do t'u rregulloje pushteti popullor nje dhome", na thane policet dhe iken. Mbetem buze xhadese deri sa ra muzgu. Fshataret na shikonin, por asnje nuk afrohej. Ne mbremje erdhi vjehrri, Refit Toro. Megjithate ishte ngushte. Aty ndenjem nja 5-6 muaj. Ishte njeri i mire vjehrri, bujar dhe me donte shume mua dhe Reskien.

    Ne mbremje, vjen kusheriri im Muhamet Xhevdet Velaj dhe na shtrehoi ne shtepine e tij. Aty ndenjem dy vjet. Cdo gje qe kishte me ne e ndante. Njeri bujar e fisnik. Disa here e thirren ne Keshillin Popullor te fshatit edhe ne Byrone e Partise. I terhiqnin vemendjen "per te qene me vigjilent ndaj nesh", por Muhameti ishte njeri teper i ndershem....

    (Vijon...)

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  3. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  4. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  5. Dr. Petrit Selenica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 11:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •