Te nesermen u mblodhem tek Qafa e Xhamise se Matogjinit. Aty moren pjese edhe nga fisi i Shevqet Musarajt, te cilet nuk nguruan te shfaqin hapur pikepamjet e tyre. Na cilesuan: "bashkepunetore te italianeve". Ne iu pergjigjem rrepte, por jo me gjaknxehtesine dhe kercenimet e tyre.
Pas tre-kater diteve, me 2 gusht 1943, na komunikuan mbledhjen e Mukjes, ku kishin marre pjese Balli Kombetar dhe Partia Komuniste. Nga ana e Ballit Kombetar ishte Mit'hat Frasheri, Isuf Luzi, Thoma Ollorogai, nga komunistet: Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi. Nga Keshilli Nacionalclirimtar, Kryetari i Legalitetit Abaz Kupi. Mukja na ngrohu zemrat, per bashkimin e vellazerimin me njeri-tjetrin. Kudo ku ishim neper fshatra e qytete, partizane e balliste u perqafuam me njeri-tjetrin. Per 37 dite rresht kukr takoheshim therrisnim: "Rrofte Mukja". Por, pas ca kohe, shohim se si komunistet, kishin varur vetullat. Te habitur kerkuam disa takime me ta. Nje pergjigje na erdhi qe pse Balli Kombetar kerkon Shqiperine Etnike, koha tani nuk eshte per Kosove e Cameri. Disa te tjere na thonin se keto probleme do te zgjidhen, por pas luftes. Keshtu ka thene Meladini, thoshnin. Keshtu ka thene edhe gjeneralii EAMIT, Markua. Bile, kishte edhe nga ata qe na thoshnin se edhe flamuri me yll ishte flamuri i Skenderbeut. Filluan te perhapeshin fjale e debate se mes Ballit Kombetar jane shume bije te bejlereve dhe te agallareve. Shpesh, ne udhet e Luftes se Dyte Boterore, ia benim pyetjen vetes? Po c'u be me Mukjen? Pse ndodhi keshtu? Terthorazi e morem vesh, se Mukja i ishte raportuar Titos. Ai, sapo mori vesh se nje nga pikat kryesore te programit te saj ishte Kosova dhe Cameria ngriti vetullat dhe u mvrenjt. Prandaj edhe komunistet shqiptare u mvrenjten. Kjo beri qe Mustafa Gjinishi ta paguaj me koken e tij dhe Ymer Dishnica e pagoi me kalvarin e jetes se vete.
Mbas pak kohe, me thirri nderlidhesi i rinise, zoti Bego Gjonzeneli, i cili me tha te shkoja ne Vlore. Me urdheruan te marr te gjitha mjetet propagandistike, aparaturat dhe te shkoj ne Tragjas, edhe me Hodo Meton, Adem Hodon, Fatosh Kokoshin e Xhelil Ymerin. Qendruam ne shtepine e Mehmet Alemit. Aty, ne nje bodrum punuam per disa kohe. Mirepo meqenese dikush na kallezoi morem materialet dhe shkuam ne Ravene...
Erdhi shtatori i vitit 1943. Edhe sot e kesaj dite kur shkruaj keto kujtime, kam mendimin se historianet e ardhshem do te dine te gjykojne edhe me mire mbi faktet e dokumentet per te nxjerre te verteten. E them kete pse sa here kujtoj Luften e Drashovices per 50 vjet nuk u zu ne goje qe atje luftuan edhe forcat nacionaliste.
Ne betejen e Drashovices, shtator 1943 moren pjese si forcat partizane ashtu edhe luftetaret e Ballit Kombetar. Me kujtohet se ne komunikatat e huaja atehere thuhej: "Ne luften e Drashovices, luftuan si "te kuqte" dhe "te bardhet". Partizanet perfaqesoheshin nga Hysni Kapo. Vendluftimin e kishin mbi kodrat tej lumit te Shushices, ne rreze te katundit Kropisht. Forcat e Ballit Kombetar ishin mbi Qafat e Vodices, Mazhar, Lapardha. Ato komandoheshin nga Tasim Murati, Feim Celua, Hasan Hyso, Neki Selami etj. Sinjalin e pare e dha i riu Hekuran Xhindi, bashke me dy te tjere, te cilet prene telat me gjemba qe rrethonin kazermat dhe depot e municioneve. Gjurmet e tyre u diktuan nga nazistet dhe keshtu krisen bataret e para qe ushtuan ne tere luginen e lumit te Shushices.
Qe ne oret e para te luftimeve u hap lajmi se Hysni Kapoja ishte plagosur ne kembe dhe e terhoqen me mushke duke e cuar ne rreze te maleve ne fshatin Lapardha, sic kam degjuar ne shtepine e Like Kalemit. Ne kete beteje, si vellezer, partizane e balliste luftuan kunder bishes naziste. Mbaj mend nje kenge popullore qe eshte ngritur e kenduar qysh ne ato vite:
Ballista me parrizane,
ndezen lufte me gjermane,
Drashovice e ura mbane,
c'bere moj pac belane,
krisi batare e pare,
mben' shehit ata asllane,
tok e zune istikamne,
edhe gjakun tok e dhane!
Kjo ishte kenga e te famshmit Mato Hasani qe babai me thoshte se ai kishte ngritur edhe kengen e Luftes se Vlores me 1920, ate me titull "Nuk e bejme kabull na" dhe e ka kenduar ne sheshin e Flamurit, kur mbaroi lufta.
(Vijon)
Krijoni Kontakt