Aktual kohet e fundit nje mister qe mori shume jete te rinjesh e te rejash ne gjithe truallin Arberor e qe deri me tani mbetet pa kurfar komenti nga kompetentet e vendit.Misteri i vetevrasjes momentalisht eshte aq aktual ne Shqiperi njashtu edhe ne Kosove sa qe ne baze te nje statistike te bere vetem ne rrethin e Elbasanit per shtate muaj kete akt kane kryer me se 60 te rinje e te reja.
Deri me sot si duket asfare organi kompetent apo organizate si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove nuk eshte marre me kete qeshtje qe te analizohet dhe shqyrtohet kjo problematike aq e perhapur kohet e fundit dhe me pasoja jetesore.
Mendoje se eshte koha e fundit qe pushteti te angazhohet me teper ne kete drejtim e jo vetem te mbetet me konstatimin se nje i ri apo e re kreu aktin e vetevrasjes.
Familjarėt: Jemi tė shtangur nga ngjarja. Bashkėshorti i gruas sė re, emigrant nė Greqi
Misteri, vetėhelmohet 22- vjeēarj
Ishte nėnė e njė fėmije tė vogėl. Viktima kishte pėrdorur dy kokrra bar miu
ELBASAN- Nė moshėn 22- vjeēare, njė grua e re, nėnė e njė fėmije, zgjodhi vetėflijimin pėr t'i dhėnė fund jetės. Ndėrsa tė afėrmit kanė mbetur tė shtangur nga kjo ngjarje, policia tha se gruaja e re, nėnė e njė fėmije tė vogėl, i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit. Ruzhdie Delia, banuese nė fshatin Topojan tė Komunės Mollas, 52 km larg Elbasanit, ėshtė viktima e cila u vetėhelmua natėn e sė enjtes me dy kokrra bar miu (fotoksinė). Burime zyrtare tė policisė sė Elbasanit, nė bazė tė hetimeve tė para, thanė pėr gazetėn se gruaja e re, kreu aktin fatal, nė kushtet e njė depresioni tė rėndė. Por i njėjti burim shtoi se mbeten mister shkaqet e vetėflijimit pasi familjarėt i thanė agjentėve tė policisė se ishin tė shtangur nga ngjarja e rėndė. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave, gruaja e vetėhelmuar ishte nėnė e njė djali tė vogėl dhe ishte martuar dy vite mė parė. Bashkėshorit i saj prej disa muajsh ndodhej nė Greqi si emigrant. 22 -vjeēarja e vetėhelmuar ėshtė sjellė nė urgjencėn e spitalit tė Elbasanit, nga tė afėrmit, tė cilėt e kishin gjetur nė lėngim e sipėr, nė dhomėn e saj, ndėrsa djali i vogėl flinte. Burime tė spitalit thanė se 22- vjeēarja Ruzhdie Delia mbėrriti nė gjendje koma dhe vdiq pak orė mė pas, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme. "I dhamė ndihmėn e menjėhershme mjekėsore, por pa mundur ta shpėtojmė, pasi depėrtimi i helmit nė organet jetėsore ishte fatal",- thanė pėr gazetėn burime tė spitalit tė Elbasanit. Ky ishte rasti i 60 i vetėvrasjeve nė Elbasan duke krijuar njė precedent shqetėsues nė tė gjithė vendin. Tre ditė mė parė, njė adoleshente 15- vjeēare u vetėvar me litar duke gjetur menjėherė vdekjen pasi iu refuzua nga nėna e saj, nė kushtet e varfėrisė, vazhdimi i stdimeve nė gjimnaz. Ndėrkohė megjithėse numri i vetėflijimeve ėshtė shumė i lartė nė numėr, nė Elbasan nuk vepron ende asnjė organizėm i posaēėm pėr kėshillimin dhe rehabilitimin e viktimave tė kėsaj dukurie. Mė pak se gjysma e tentativave nuk kanė patur fund tragjik por nė njė pjesė tė mirė tė tyre, akti i vetėflijimit ėshtė pėrsėritur mėse dy herė.
Soni Kurani
Krijoni Kontakt