Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Nje MISTER qe po trondit vendin-Vetevrasja

    Aktual kohet e fundit nje mister qe mori shume jete te rinjesh e te rejash ne gjithe truallin Arberor e qe deri me tani mbetet pa kurfar komenti nga kompetentet e vendit.Misteri i vetevrasjes momentalisht eshte aq aktual ne Shqiperi njashtu edhe ne Kosove sa qe ne baze te nje statistike te bere vetem ne rrethin e Elbasanit per shtate muaj kete akt kane kryer me se 60 te rinje e te reja.
    Deri me sot si duket asfare organi kompetent apo organizate si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove nuk eshte marre me kete qeshtje qe te analizohet dhe shqyrtohet kjo problematike aq e perhapur kohet e fundit dhe me pasoja jetesore.
    Mendoje se eshte koha e fundit qe pushteti te angazhohet me teper ne kete drejtim e jo vetem te mbetet me konstatimin se nje i ri apo e re kreu aktin e vetevrasjes.

    Familjarėt: Jemi tė shtangur nga ngjarja. Bashkėshorti i gruas sė re, emigrant nė Greqi

    Misteri, vetėhelmohet 22- vjeēarj

    Ishte nėnė e njė fėmije tė vogėl. Viktima kishte pėrdorur dy kokrra bar miu

    ELBASAN- Nė moshėn 22- vjeēare, njė grua e re, nėnė e njė fėmije, zgjodhi vetėflijimin pėr t'i dhėnė fund jetės. Ndėrsa tė afėrmit kanė mbetur tė shtangur nga kjo ngjarje, policia tha se gruaja e re, nėnė e njė fėmije tė vogėl, i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit. Ruzhdie Delia, banuese nė fshatin Topojan tė Komunės Mollas, 52 km larg Elbasanit, ėshtė viktima e cila u vetėhelmua natėn e sė enjtes me dy kokrra bar miu (fotoksinė). Burime zyrtare tė policisė sė Elbasanit, nė bazė tė hetimeve tė para, thanė pėr gazetėn se gruaja e re, kreu aktin fatal, nė kushtet e njė depresioni tė rėndė. Por i njėjti burim shtoi se mbeten mister shkaqet e vetėflijimit pasi familjarėt i thanė agjentėve tė policisė se ishin tė shtangur nga ngjarja e rėndė. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave, gruaja e vetėhelmuar ishte nėnė e njė djali tė vogėl dhe ishte martuar dy vite mė parė. Bashkėshorit i saj prej disa muajsh ndodhej nė Greqi si emigrant. 22 -vjeēarja e vetėhelmuar ėshtė sjellė nė urgjencėn e spitalit tė Elbasanit, nga tė afėrmit, tė cilėt e kishin gjetur nė lėngim e sipėr, nė dhomėn e saj, ndėrsa djali i vogėl flinte. Burime tė spitalit thanė se 22- vjeēarja Ruzhdie Delia mbėrriti nė gjendje koma dhe vdiq pak orė mė pas, nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme. "I dhamė ndihmėn e menjėhershme mjekėsore, por pa mundur ta shpėtojmė, pasi depėrtimi i helmit nė organet jetėsore ishte fatal",- thanė pėr gazetėn burime tė spitalit tė Elbasanit. Ky ishte rasti i 60 i vetėvrasjeve nė Elbasan duke krijuar njė precedent shqetėsues nė tė gjithė vendin. Tre ditė mė parė, njė adoleshente 15- vjeēare u vetėvar me litar duke gjetur menjėherė vdekjen pasi iu refuzua nga nėna e saj, nė kushtet e varfėrisė, vazhdimi i stdimeve nė gjimnaz. Ndėrkohė megjithėse numri i vetėflijimeve ėshtė shumė i lartė nė numėr, nė Elbasan nuk vepron ende asnjė organizėm i posaēėm pėr kėshillimin dhe rehabilitimin e viktimave tė kėsaj dukurie. Mė pak se gjysma e tentativave nuk kanė patur fund tragjik por nė njė pjesė tė mirė tė tyre, akti i vetėflijimit ėshtė pėrsėritur mėse dy herė.
    Soni Kurani
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vlorė: Gjendet e vetvarur nė shtėpinė e saj 51-vjeēarja, mister motivet


    VLORE (24 Gusht) - Njė 51-vjeēare nga fshati Lapardha i Vlorės u gjend e vetvarur paraditen e sotme nė banesėn e saj, bėnė tė ditur burime zyrtare nga policia vendase. Hanko Xhelilaj, 51 vjeēe, nga Lapardhaja, u gjet paraditen e sotme nga tė afėrm tė saj, pak pasi kishte kryer aktin e vetflijimit, shtuan tė njėjtat burime, pa dhanė detaje tė tjera lidhur me njarjen. Burime tė tjera, tė cilat preferuan tė qėndronin anonim, thanė se shkaku i vetvarjes sė 51-vjeēares, ka tė bėjė me probleme dhe shqetėsime brenda familjes. in/mr (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kjo tragjesi per cdo dite po merr jetra te rinjesh e te rejash ,por askush deri me sot nuk ndermori asgje bile per te diskutuar kete problematike sa te dhimbeshe aq edhe serioze.
    Besoje se dikur kjo do te jete vone edhe pse edhe sot eshte ashtu von.

    Vetėvritet duke u hedhur nga shkėmbi

    Si nė legjendat e herėshme beratasi Namik Kanani i ka dhėnė fund jetės sė tij, duke u hedhur nga njė shkėmb nė rrėpirėn e njė pėrroi. Pėr kėtė vdekje tragjike ai ka zgjedhur "Gryka e Devrisė" nė rrethin e Skraparit. Dėshmitarėt vendas bėjnė tė ditur se ka qenė ora 18 e ditės sė premte, kur beratasi Kanani ėshtė hedhur nga shkėmbi.

    Burimet policore tė Drejtorisė tė Policisė nė Berat nuk japin asnjė motiv pėr kėtė vetvrasje. Kėto burime konfirmojnė se njė grup hetuesish po punon pėr tė zbardhur rrethanat e vetvrasjes, duke bashkėpunuar edhe me familjarėt e viktimės.
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vazhdon tragjedia e zeze.


    Njė 18- vjeēare ėshtė vetėmbytur nė liqen, ndėrsa njė ushtar ėshtė vetėvrarė


    Dy vetėvrasje nė 24 orė

    ELBASAN- Njė vajzė 18 -vjeēare gjeti vdekjen mesditėn e djeshme pasi u vetėmbyt nė liqenin e Belėshit. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orės 12.00 tė ditės sė djeshme nė liqenin e Belėshit, 36 km larg Elbasanit, ndėrsa viktima u zbulua dhe u identifikua dy orė mė vonė nga kalimtarė tė rastėsishėm. Burime okulare nė vendin e ngjarjes thanė pėr gazetėn se vajza ishte parė tė linte njė bluzė dhe pantoflat nė breg dhe mė pas tė futej nė ujin e ftohtė tė liqenit. Por pak para orės 14, dy kalimtarė shohin pranė bregut nė pjesėn anėsore tė liqenit tė Belėshit, njė kufomė tė re tė sapodalė nė breg. Pasi kanė lajmėruar policinė kjo e fundit ka mbėrritur me shpejtėsi duke nxjerrė trupin nė tokė. Disa minuta mė vonė ėshtė identifikuar Anila Selimi, vjeē 18, banuese nė fshatin Kajan, 18 km larg Belėshit. Burimet thanė se vajza dje kishte shkuar pėr blerje nė qytetin e Belėshit kur nė rrethana ende misterioze u gjend e vetėmbytur nė liqen. Grupi hetimor i mbėrritur nė vendngjarje dėrgoi kufomėn nė morgun e Belėshit pėr tė bėrė ekzaminimet e nevojshme ndėrsa po punohet pėr tė mėsuar shkaqet e aktit tragjik. Dukuria e vetėvrasjes kthehet nė Elbasan pas njė ndėrprerjeje disa javore. Gjatė vitit nė vazhdim, 63 persona kanė kryer vetėvrasje dhe mė shumė se gjysma kanė gjetur vdekjen me helmim, vetėvarje apo vetėmbytje. Ndėrsa rasti i dytė i vetėvrasjes shėnohet nė Durrės ku njė ushtar 20- vjeēar i ka dhėnė fund jetės me armė zjarri. Shpėtim Bajrami ,ushtar nė policinė ushtarake tė Durrėsit, sipas burimeve tė policisė, ėshtė vetėvrarė nė orėt e vona tė sė dielės, nė vendrojen e komandės sė policisė ushtarake,brenda rrethimit. Bajrami, banor i fshatit Qerret tė Katundit tė Ri, ishte duke kryer detyrėn e shėrbimit tė rojės kur i ka dhėnė fund jetės. Grupi hetimor i cili ėshtė marrė me kėtė ēėshtje ia ka kaluar materialet prokurorisė ushtarake.
    S. Kurani
    Ll.Kallēo
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vazhdon me marrje jetesh kjo epidemi e zeze qe ka kapluar vendin.


    Pėr tė luftuar depresionin, Pėrparimi kish nisur tė pinte ndonjė gotė, por kjo gjė e kish bėrė edhe mė pesimist. Prooblemet familjare, divorci dhe sidomos vėshtirėsitė ekonomike ishin arsyet e kėsaj tragjedie

    41-vjeēari Pėrparim Cakaj i jep fund jetės nė njė shtėpi pranė qendrės sė Tiranės

    Vetėvaret me tel, shkak depresioni dhe papunėsia

    Ilir Bushi

    Ka varur veten me tel,pėr shkak tė depresionit dhe varfėrisė, nė njė shtėpi nė qendėr tė Tiranės. Pėrparim Cakaj, i datėlindjes 1961, ėshtė gjendur i vdekur nė ballkonin e tij, me njė tel tė trashė qė e kish lidhur rreth qafės, nė mėngjesin e sė djelės.

    Akoma nuk kishte zbardhur mirė dita, kur djali i vogėl shkoi pranė ballkonit, pėr tė kėrkuar lodrat e tij dhe papritur kish parė tė jatin me sy tė mbyllur. "Ēohu babi, mos rri mė kėtu", i kish belbėzuar fėmija, por faktikisht Pėrparimi nuk ish pėrgjigjur mė. Mė pas djali i vogėl kish konstatuar telin e lidhur nė qafėn e tė jatit dhe kish thirrur gjyshin e tij pėr ndihmė. Por zgjimi i njerėzve tė tjerė tė familjes duket se ishte i vonuar sepse Pėrparimi nukmund tė zgjohej mė. Megjithatė vėllezėrit, motra dhe njerėzit e tjerė tė familjes kishin bėrė tė gjitha veprimet e nevojshme pėr dhėnien e ndihmės sė parė, por gjithcka kish qenė e kotė. Kjo sepse, Pėrparimi kish vendosur tė flinte pėrgjithmonė, shumė kohė pėrpara se tė zgjoheshin pjesėtarėt e tjerė tė familjes sė tij.

    Arsyet
    Nė vėshtirėsitė e pėrditshme tė jetės shqiptare, vetėvrasja duket e mundshme, por nė tė gjitha rastet fenomeni ėshtė i specifikuar pėr secilin individ. Kėshtu 41-vjeēari Pėrparim Cakaj, kishte disa kohė pa punė. Pėrveē kėsaj, ai disa muaj mė parė ish divorcuar me tė shoqen. Pėrparimi kishte dy fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė. Sipas vendimeve tė gjykatės, ai jetonte me djalin ndėrsa e shoqja me tė bijėn. Pas njė periudhe tė gjatė keqkuptimesh jetesa e tyre ish konsideruar e pamundur nga tė dy palėt, kėshtuqė njė ditė me mirėkuptim kishin vendosur tė divorcoheshin. Por pavarėsisht nga akti i divorcit, Pėrparimi dhe gruaja e tij e ruanin resppektin pėr njėri tjetrin dhe keqkuptimet e tyre nuk kaluan kurrė nė acarime publike apo skandale. Pėrkundrazi, sapo mori vesh lajmin e vetvrasjes, gruaja e tij, vrapoi nė shtėpinė e ish-bashkėshortit dhe ndau hidhėrimin e saj me tė afėrmit e tjerė. Po dje sė bashku me qindra njerėz tė tjerė, nė rrugėn Islam Alla shkuan pėr ngushėllimet e rastit edhe tė afėrmit e ish-bashkėshortes sė Pėrparimit.

    Detaje
    "Pėrparimi ishte njė djalė i qetė dhe i talentuar nė profesione tė ndryshme. Ai ndihmonte tė gjithė njerėzit qė kishin nevojė pėr zanatin e tij, si probleme elektrike, hidraulike apo mekanike". Kėshtu tregojnė fqinjėt e tjerė tė familjes Cakaj, tė cilėt gjenden nė tė njėjtėn rrugicė (Myslym Alla), e cila kryqėzoohet me rrugėn e Kavajės dhe ndodhet nė qendėr tė Tiranės. Fqinjėt tregojnė gjithashtu se "Pėrparimi ishte i talentuar edhe pėr vegla muzikore, por kohėt e fundit kishte vazhdimisht njė gjendje depresioni". Madje, sipas tyre, pėr tė luftuar depresionin, Pėrparimi kish nisur tė pinte ndonjė gotė, por kjo gjė e kish bėrė edhe mė pesimist. Prooblemet familiare, divorci dhe sidomos vėshtirėsitė ekonomike kishin qenė priooritare nė vendimin e tij pėr t'i dhėnė fund jetės, me vetėvrasje. Pėr kėtė arsye, ai kish detajuar planin, me anė tė njė teli, me tė cilin kish realizuar vetėvarjen qysh nė orėt e para tė mėngjesit tė sė djelės, duke lėnė prapa dy fėmijė tė vegjėl, qė do tė gjenden tani nėn kujdesin e nėnės sė tyre dhe vėllezėrve tė Pėrparimit
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    TIRANE (5 Shtator) - Njė grua 55-vjeēare nga Tirana i jep fund jetės sė saj duke pirė njė dozė helmi. Ngjarja ka ndodhur mbėrmjen e kaluar, kur Mine Hida, piu disa kokrra fotoksinė, tė cilat pėrdoren pėr spėrkatjen kulturave bujqėsore. Ende nuk dihen arsyet se pse 55-vjeēarja u vetėhelmua, ndėrkohė qė materialet i kaluan Prokurorisė sė rrethit Tiranė pėr hetime tė mėtejshme.

    anjo/mr (BalkanWeb)

    ---------------

    Braktisja e njerzve nga "SYRI" i popullit dhe i Shtetit i ben te mjeret te ndihen "kot" ne kte bote dhe vrasin veten.
    Bashkia merret me Biznes..me dhenje lejesh ku fitohen miliarda dhe me fukarenjt nuk merret kerkush.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Berat, 15-vjeēarja Brikena Myftari ishte nxėnėse te Medreseja

    Vetėvritet adoleshentja pas grindjes nė familje



    Zylyftar Plaku

    BERAT

    Njė 15-vjeēare studente nė shkollėn fetare "Vehxhi Buharaja" nė qytetin e Beratit ka guxuar qė grykėn e ēiftes ta mbėshtesė nė kokėn e saj dhe tė vetėsakrifikohet.

    Motivet janė ende tė paqarta, qė pritet tė sqarohen, megjithėse tė vėrtetėn Brikena Myftari e ka marrė me vete nė varr. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes janė zbardhur disi rrethanat e krimit. Tragjedia e radhės e vetėvrasjes (e hapur shumė kohėt e fundit) ka ndodhur rreth orės 19.15 minuta nė fshatin Guri i Bardhė, vetėm pak kilometra nga qyteti i Beratit. Brikena javėn e ardhshme do tė martonte motrėn. Madje, dje pak orė para se ajo tė ekzekutonte vendimin e saj ka pritur gjithė respekt burrin e motrės (kunatin). Por gjatė kohės qė ai ka qenė i pranishėm nė shtėpi, ka pasur njė grindje. As motivet e grindjes nuk janė saktėsuar ende. Pas grindjes 15-vjeēarja ėshtė ngjitur nė katin e dytė, atje ku ishte edhe arma, njė ēifte. Ka kėrkuar fishekėt, ka mbushur armėn dhe… familjarėt kanė dėgjuar vetėm njė krismė tė vetme. Tė alarmuar janė ngjitur nė dhomė dhe aty kanė gjetur vetėm adoleshenten e mbuluar nga gjaku. Shpėrndarja e saēmave tė armės nuk u ka lejuar asnjė mundėsi familjarėve qė t'i jepnin asaj ndihmėn e shpejtė, pasi hemoragjia nuk i ka lėnė vajzės asnjė shpresė jete. Dikush ėshtė kujtuar pėr tė lajmėruar policinė, e cila ka mbėrritur nė vendngjarje dhe ka kryer veprimet e domosdoshme proceduriale. Megjithatė pa shumė vėshtirėsi ekspertėt mjeko-ligjorė e kanė kuptuar se bėhej fjalė pėr njė vetėvrasje tė pastėr. Brikena po jetonte ditėt e fundit tė pushimeve nė pritje tė fillimit tė vitit tė ri shkollor nė shkollėn fetare nė Medresenė "Vehxhi Buharaja". Pavarėsisht nga kjo rrethanė, policia e ka pėrjashtuar mundėsinė e vetėvrasjes sė saj pėr motive fetare. Ndėrkohė policia ka marrė nė pyetje dje tė gjithė anėtarėt e familjes Myftari pėr tė nxjerrė motivet qė e kanė shtyrė adoleshenten nga Berati pėr tė kryer aktin sublim.
    Jam martuar002

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Sikur mbaroj afati i dorzimit te armeve.
    Ai babai i Brikenes nuk lexon gazeta?
    Shtepine e paska bere dy katshe katundari dhe ciften nuk e ka dorzuar ne polici. Kokderr.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Letra; "Zoti e gjykoftė Franin (djalin e tij) qė s'mė ka trajtuar mirė, se unė po vras vehten"


    Vetėvritet se nuk e donin djemtė


    Viktima ishte martuar pesė herė dhe kjo kishte sjellė konflikte atė-bir

    SHKODĖR- Njė 63- vjeēar i dėshpėruar ngaqė nuk e donin djemtė e tij, i ka dhėnė fund jetės dje nė mesditė. Gjon Pjetėr Ndoi, 63 vjeē, nga fshati Nėnshat i ka dhėnė fund jetės nė oborrin e njė bunkeri, i cili shėrbentė si shtėpi e tij; thanė pėr gazetėn burime tė policisė sė Shkodrės qė shkuan nė vendngjarje. Burimet thanė se sipas hetimeve tė para Ndoi ka dalė nė oborrin e banesės sė tij, me njė pushkė model 54. Me gishtin e madh tė kėmbės ai ka tėrhequr kėmbėzėn e armės, tytėn e sė cilės e ka drejtuar nė zemėr dhe kjo i ka sjellė vdekjen e menjėhershme. Motivi i kėsaj ngjarjeje, sipas hetimeve, mendohet tė jenė grindjet e vazhdueshme tė 63- vjeēarit me djemtė e tij. Kėto grindje, sipas burimeve, ishin shkaktuar ngaqė Ndoi ėshtė martuar 5 herė dhe sė fundmi jetonte me shtetasen Marije Ndoi. 63- vjeēari ishte baba i tre djemve, Franit, Paulinit dhe Lekės, tė cilėt e kishin nxjerrė jashtė nga banesa babanė e tyre, pasi ai ishte ndarė me nėnėn e tyre. Djemtė e martuar dhe me fėmijė jetonin me nėnėn, ndėrsa babai i tyre Gjoni jetonte me gra tė tjera qė pastaj e ndanin ose ndahej nga ato. Sė fundmi ai jetonte nė njė bunker me Marijen dhe gjendja ekonomike dhe kushtet e jetesės ishin shumė tė vėshtira. Konfliktet e vazhdueshme me djemtė qė nuk e donin pėr shkak tė sjelljeve tė tij ka bėrė qė sot ai tė marrė armėn dhe qetėsisht t'ia drejtojė vehtes. Tė pranishėm nė oborrin para bunkerit ku banonte kanė qenė dhe gruaja e fundit e tij Marija si dhe njė komshi. Kėta kanė lajmėruar policinė pasi vdekja e 63- vjeēarit ka qenė e menjėhershme. Policia pas pyetjes sė dėshmitarėve ka sekuestruar si provė materiale pushkėn si dhe njė gėzhojė. Burimet thanė pėr gazetėn se Gjon Ndoi para se tė kryente aktin e vetėvrasjes ka shkruar njė letėr nė tė cilėn thoshte "Zoti e gjykoftė Franin (djalin e tij) qė s'mė ka trajtuar mirė, se unė po vras vehten…" Edhe kjo letėr e gjetur nga policia, ėshtė bllokuar nga policia nė cilėsinė e provės materiale. Tė njohur, bashkėfshatarė tė Gjonit, tregojnė se jo vetėm djemtė nuk e donin, por edhe gruaja e tij e fundit zihej shpesh me tė pėr shkak se jetonin nė njė bunker tė improvizuar.
    Anila Dushi
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqiptare
    ---------------------------
    Policia: Pagoi 21 mijė Euro

    Kakavijė, i zoti merr municionet


    --------------------------------------------------------------------------------

    e.sh

    GJIROKASTER

    Pronari i 2 tonė municioneve tė gjahut, tė bllokuara para tri ditėsh nė pikėn e kalimit kufitar tė Kakavijės, ka vendosur ta marrė mallin, duke paguar njė shumė tė konsiderueshme. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Fierit, kanė treguar pėr Gazetėn Shqiptare, se Leonard Ferro ka vendosur tė paguajė plot 21 mijė Euro pėr arkat me municion gjahu, shumė kjo qė e parashikon ligji, duke pasur parasysh vlerėn e mallit tė bllokuar nė doganė. Kėshtu, dje nė mesditė fieraku Ferro ka derdhur pranė pikės doganore tė Kakavijės shumėn e 21 mijė Eurove dhe mė pas ka marrė mallin e tij.

    Municioni i gjahut ėshtė bllokuar para tri ditėsh nga policia doganore e Kakavijės. Sipas uniformave blu, arkat transportoheshin nga njė autobus pa pasagjerė i shoqėrisė "Albania Interlines", i cili do tė shkonte nė Fier. Shoferi i mjetit dhe ndihmėsi i tij nuk e kanė deklaruar mallin nė doganė, dhe pėr kėtė sipas policisė, do tė hetohet nė gjendje tė lirė. Ndėrsa pronari i municionit nuk ėshtė arrestuar, pasi nė bazė tė ligjit, "nė rast se vlera e mallit nuk i kalon 5 milionė lekė, kjo nuk pėrbėn ēėshtje penale". Nė kėto kushte ai i ka shpėtuar burgut, ndėrsa malli nuk i ėshtė bllokuar, pasi e ka paguar gjithė detyrimin qė kishte ndaj doganės sė Kakavijės, prej 21 mijė eurosh.

    -------------------

    Perse duhen municioni gjahut ne Shqiperi?
    A nuk u vra me Cifte kjo Brikena dhe plote te tjere?

    Ka krokodila tek ne dhe u dashkan mbrojtur fshataret e Fierit nga ata ose Luanet ose Tigrat..
    Myzeqeja dhe gjith Shqiperia ka vetem zhapike me dy dhe kater kembe.
    Hajde shtet hajde.

    Trut i dalshin atyre qe nuk dorzojne armet.
    Le ta gezoje pushken Gjon Tarallaku.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •