Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Depresioni coi ne vetvrasje 16-vjecaren



    Mjeku-ligjor Fatos Sinani ka konfirmuar dje se shkaku, qe coi, 16 vjecaren B.M, nga Ura Vajgurore te kryente aktin e vetevrasjes, ka qene nje tronditje e forte psikike, e theme ndryshe "depresion mendor akut". Mbremja e se premtes ka qene fatale per 16-vjecaren B.M nga Ura-Vajgrore, e cila brenda ne banesen e saj, ishte vetevrare me ciften e gjahut te te atit te saj. Ngjarja e pazakonte ka shokuar si te afermit ashtu edhe fqinjet, qe kane degjuar krismen dhe me pas kane pare te mbytyr ne gjak 16-vjecaren. Pervec fatkeqesise, te afermit e 16-vjecares tani i mundon edhe shkaku i vetevrasjes, pasi sipas tyre ajo asnjehere nuk kishte shfaqur shenja te tilla.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 09/08/2002
    Jam martuar002

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    LUSHNJE/ Nė kasollen e bagėtive

    E ndau e fejuara, 25-vjeēari varet me kėmishėn e tij


    Dashuria, veē lumturisė, tė fal dhe dhimbje, madje nė ndonjė rast tė shkakton dhe humbjen e jetės. Kėshtu i ka ndodhur njė 25-vjeēari nga fshati Mėrtish i komunės Gradisht tė Lushnjės, i cili ėshtė vetėvarur nė njė litar tė sajuar, sepse e kishte braktisur e fejuara. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje rreth orės 7 tė mėngjesit, kur familjarėt e 25-vjeēarit Dashnor Qose e kanė gjetur atė tė vetėvarur nė kasollen e bagėtive, ngjitur me shtėpinė ku ai banonte. Familjarėt e viktimės janė shashtisur kur e kanė gjetur birin e tyre pa jetė. Ndėrsa e kanė liruar nga litari, kanė lajmėruar edhe Policinė e Lushnjės. Menjėherė nė vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i policisė lushnjare, i cili ka kryer veprimet e para proceduriale dhe ka bėrė kėqyrjen e kufomės. Nga pyetja e familjarėve dhe fqinjėve tė djaloshit fatkeq, ka rezultuar se ai ėshtė vetėvarur pėr arsye se e ka lėnė e fejuara ditė mė parė pėr motive tė dobėta. Ky akt i vajzės qė ai dashuronte ka shkaktuar traumė nervore te 25-vjeēari Qose, i cili ėshtė vetėvarrur duke pėrdorur si litar kėmishėn e tij, nė orėt e para tė mėngjesit, fshehurazi familjarėve, ndėrkohė qė kėta tė fundit po flinin. Duket se dhimbja qė i shkaktoi largimi i asaj qė ai e donte shumė, solli fundin tragjik tė 25-vjeēarit, i cili i ka dhėnė fund jetės pėr dashurinė.

    Vetėhelmimet dhe vetėvarjet janė njė problem qė prej shumė kohėsh e kanė pllakosur Myzeqenė. Gati ēdo ditė shėnohet njė i vdekur apo gati pėr tė vdekur nga vetėhelmimet, sidomos me fostoksinė (bar miu). Nė kartelat e spitalit tė Fierit dhe nė atė tė Lushnjės figurojnė dhjetėra tė rinj e tė reja qė i kanė dhėnė fund jetės me helmin vdekjeprurės. Mes shumė arsyeve ka qenė edhe ajo e njė dashurie, sherri me prindėrit, gjendja e vėshtirė eko-nomike dhe nė disa raste, depresioni. Gjendja vazhdon tė jetė alarmante, megjithėse askush nuk merr masa, qoftė edhe pėr tė ndaluar shitjen e barit tė miut.
    Jam martuar002

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nje 14 vjecare tenton te vetvritet



    Nje adoleshente nga qyteti i Elbasanit ka tentuar te vetvritej dje duke pire nje doze te madhe valiumi. Burime te spitalit kirurgjik te Elbasanit thane per ATSH-ne se, 14 vjecarja me inicialet M.G, banore e qytetit te Elbasanit, u soll dje ne kete spital nga te afermit e saj ne gjendje teper te rende, pas perdorimit te nje doze te madhe valiumi. Te njejtat burime thane se gjendja e 14 vjecares paraqitet e rende, por gjithsesi me shume shpresa per te jetuar. Rasti i djeshem e con ne rreth 65 numrin e tentativave te vetvrasjeve ne Qarkun e Elbasanit qe nga fillimi i ketij viti. Rreth 25 perqind e ketyre tentativave kane perfunduar fatalisht. Javen e kaluar nje person u vetevra, ndersa nje tjeter arriti te shpetonte fale kujdesit te mjekeve.
    Jam martuar002

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    I dhemb koka, tenton vetevrasjen



    Per te shpetuar nga dhimbja e kokes, te cilat i ishin bere te padurueshme nje 22 vjecare ka tentuar te vetehelmohet me qetesues. E.S. e fejuar dhe e papune, lindur ne Shelas dhe banuese ne Elbasan kishte dashur t`i jepte fund jetes, pasi nuk po duronte krizat e forta ne koke. Keshtu, te dielen ajo ka perdorur nje grusht me qetesues te llojit sedative. Ne gjendje te rende ate e kane gjetur familjaret, te cilet e kane nisur drejt spitalit te Elbasanit, ku ndodhet aktualisht ende ne gjendje kome. Nderkaq policia po punon per zbardhjen e rrethanave te plota te kesaj ngjarjeje.




    --------------------------------------------------------------------------------
    Korrieri, 09/24/2002


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Athua cka do te jete mistiri i vdekjes se motrave Thaqi nga Tirana pas konstatimit se ato kane pire helm.


    Shpresa dhe Xhuljana Thaēi vdiqėn mesditėn e sė shtunės pasi kishin ngrėnė nga njė pastė. Mjekėt ia vėnė "fajin" barit tė miut

    Arben Pilaca zbardh misterin e vdekjes sė dy motrave: "Pėrse i dėrguam te ushtaraku"

    "Doktor, kemi pirė helm"
    Mjeku i Infektivit: Vajzat e treguan vetė


    TIRANĖ

    Kemi pirė helm". Kjo ėshtė fjalia e parė qė kanė belbėzuar mes dhimbjeve vdekjeprurėse motrat Thaēi nė urgjencėn e Spitalit Infektiv, mesditen e sė shtunės. Arben Pilaca, mjeku i rojės sė repartit tė urgjencės pėr helmimet nga ushqimet nė Spitalin Infektiv hedh kėshtu dritė mbi misterin e vdekjes sė menjėhershme tė Shpresa dhe Xhuljana Thaēit.

    Ky mjek dhe infermierėt e turnit akuzohen nga babai i viktimave, Qerim Thaēi, pėr mosdhėnien e ndihmės sė parė vajzave tė tij. Akuzat e forta tė babait tė vrarė shpirtėrisht arrijnė deri nė kėrcėnim pėr hedhje nė gjyq.

    Duke dashur tė shfajėsohet, mjeku ka nxjerrė nė shesh njė pjesė tė sė vėrtetės sė dy tragjedive qė i solli e shtuna e kaluar familjes me origjinė kosovare. Mjeku Pilaca thotė qė nuk i ka parė fare dy pacientet, meqė reparti i tij nuk ėshtė i specializuar pėr rastet e helmimit jo me natyrė bimore.

    Pas deklaratės sė njėrės prej motrave, se kishin pirė helm, mjekėt e urgjencės sė Infektivit i kanė rekomanduar pėr nė repartin e Toksikologjisė nė Spitalin Ushtarak.

    "Te ne nuk bėhen dezintoksikimet qė kanė si shkaktarė helme, por vetėm ato qė kanė origjinė bimore", justifikon veprimin e kolegėve tė tij, Pilaca.

    Rrethanat dhe dėshmia e mjekut Pilaca ishte paraprirė nga dyshimet e mjekėve specialistė tė Spitalit Ushtarak. Muhamet Kondi, shefi i repartit tė Kardiologjisė dhe Terapisė nė SUT-sė deklaroi menjėherė pas vdekjes sė dy vajzave, se "shenjat klinike qė kishin demonstruar vajzat tregonin se kishim tė bėnim me helmim nėpėrmjet barit tė miut".

    Dy motrat ishin punonjėse nė njė firmė tė prodhimit tė kėpucėve, ndėrsa deri para dy vitesh kishin punuar te firma italiane "Filanto". Ky fakt provokoi dyshimet se mos helmimi i tyre kishte tė bėnte me ndėrmarrjen ku punonin. Por kėtė dyshim e hedh poshtė doktori Skėnder Skėnderi, shefi i pavionit tė sėmundjeve profesionale. Pjesėmarrės nė disa kontrolle mbi kushtet higjieno-sanitare tė disa fabrikave, ai thotė qė helmet qė mund tė gjenden nė tė tilla ambiente pune, janė kryesisht fenolet tė cilat nuk e vėnė nė rrezik jetėn.

    Por ai gjithshtu thotė se privatėt e huaj nuk e tregojnė asnjėherė pėrbėrjen e substancave qė pėrdorin si lėndė tė parė.

    Pėr vdekjen misterioze tė dy motrave ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Nėpėrmjet njė deklarate pėr median ky komitet, pa paragjykuar pėrfundimin hetimor pėr shkakun e tragjedisė, ngre problemin e kushteve tė punės nė disa fabrika e punishte, shpesh tė firmave tė huaja

    Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket edhe pse mjaft alarmante kjo e keqe qe ka kapluar te rinjet tan deri me tani nuk prek zemren as shpirtin e askujt nga pushtetaret apo lideret politik te vendit ton per te ndermarre dicka ne kete drejtim ne ndaljen e kesaj te keqje.

    Vetėhelmohet 17-vjeēarja nga Fieri pas sherrit me tė vėllain


    FIER (25 Shtator) - Njė 17-vjeēare ka humbur jetėn nė mesditėn e sotme si rezultat i vetėhelmimit me fotoksinė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė njė familje tė Myzeqesė, pas njė grindje mes 17-vjeēares dhe tė vėllait, pasi vajza nuk kishte gatuar drekėn. Pas njė debati tė gjatė mes tyre, vajza nė njė gjendje tė rėndė psikologjike futet nė dhomėn e saj dhe vendos qė t' i japė fund jetės duke pirė fotoksinė. Menjėherė familjarėt e kanė dėrguar nė spitalin e qytetit, por mjekėt nuk mundėn ta shpėtonin. Vetėhelmimi me fotoksinė ėshtė njė nga format mė tė pėrhapura tė vetėvrasjes, sidomos nga vajzat e reja nė zonėn e Myzeqesė. dxh/ko (RASH/BalkanWeb


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?
    Jam martuar002

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Fjala e fundit e Mjeksise Ligjore "Motrat Thaqi kane pire helm"ky eshte shkaktari vdekjes tragjike i ketyre dy te rejave nga Tirana.
    Por athua do kete ndikim ne ndergjegjsimin e pushtetareve per te ndermarre dic ne kete drejtim ne ndalimin e kesaj te keqje qe pa nda po jetra te rinjesh e te rejash ne tere vendin ton.
    Athua duhet edhe ne te angazhohemi ne kete drejtim qe me idet dhe ndikim ton te bejme dic ne kete drejtim,pra apeloj tek anetaret e Forumit qe me shkrimet e tyre dhe ndikimin e tyre qe kane tek te afermit , miqt , shoket te bejne ate qe dduhet bere ne propagandimin e drejt rreth ketij problemi tragjik te kombit ton.


    Kanė pirė fostoksinė nė doza tė mėdha", deklaron qetė e bindshėm mjeku Sokrat Meksi, shefi i repartit tė Mjekėsisė Ligjore

    Sokrat Meksi zbardh misterin e vetėhelmimit tė Shpresa e Xhuljana Thaēit. Sasia nuk ėshtė pėrcaktuar

    "Dy motrat kishin pirė bar miu"
    Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon shkakun e vdekjes


    ar.hy.

    TIRANĖ

    Bar miu (fostoksinė) ka qenė helmi qė u mori jetėn dy motrave Thaēi, tė shunėn e kaluar. Mjekėt thonė qė helmin, Shpresa dhe Xhuljana duhet ta kenė pirė nė shtėpi.

    Po tė ishte marrė nė rrugė apo diku tjetėr, ndryshimet e menjėhershme fizike tė vajzave do tė kishin zgjuar kureshtjen e tė tjerėve. Specialistėt e Mjekėsisė Ligjore sqarojnė gjithashtu se helmi ėshtė marrė nė mėngjes, sepse atėherė ėshtė koha kur vepron mė fort dhe mė shpejt.

    Analizat e gjakut tė njėrės prej motrave Thaēi ka vėrtetuar dyshimet e mjekėve, tė cilat lindėn qė nė momentin e parė tė vdekjes sė tyre. "Kanė pirė fostoksinė nė doza tė mėdha", deklaron qetė e bindshėm mjeku Sokrat Meksi, shefi i repartit tė Mjekėsisė Ligjore. Por ai nuk pėrcakton se sa ėshtė kjo sasi. "Me pirjen e kėsaj sasie tė madhe helmi, motrat kanė kėrkuar njė vdekje tė sigurt ose kanė tė dashur ta pėrdorin si presion ndaj familjes", vazhdojnė hipotezat e mjekėve. Shumė tė sigurt pėr pėrdorimin e kėtij helmi, komisioni mjeko-ligjor do t'ia kalojnė detajet e pėrfundimit tė arritur Policisė Kriminale, pėr tė vazhduar hetimet e mėtejshme deri nė vėrtetimin e plotė tė motiveve dhe rrethanave pėr tė cilat janė vetėflijuar motrat Xhuljana dhe Shpresa Thaēi, pėrkatėsisht 27 dhe 25 vjeēe.

    Doktor Meksi pranon qė prindėrit e vajzave tė helmuara tė "testojnė" pėrfundimin e tyre, edhe pse analizat deri nė "kristalizimin" e pėrfundimit kanė kaluar nė dy laboratorė krimesh. "Le tė shkojnė edhe jashtė shtetit, por pėrfundimi do tė jetė i njėjtė, kampionet e gjetura nė stomakun e vajzave tregojnė pėr mbetje tė fostoksinės", sqaron Meksi.

    Por misteri i helmimit tė vajzave duket se nuk e ka "ngacmuar" sedrėn profesionale tė hetuesve dhe tė oficerėve tė Antikrimit. Burime nga Prokuroria e Rrethit shtojnė se dosja e motrave Thaēi nuk ka mbėrritur ende. Por shumica e vetėhelmimeve janė pushuar e, me sa duket, kėtė fat do tė ketė edhe dosja e motrave. Policia ėshtė mjaftuar me njė kontroll nė banesėn e Shpresa dhe Xhuljana Thaēit, ditėn e krimit. Identifikimi i shkakut qė i ka shtyrė vajzat tė vetėflijohen, tashmė hamendėsohet nga shoqet e tė afėrmit e tyre.

    Sipas shoqeve dhe kolegeve tė punės, Shpresa 25-vjeēare, brenda javės do tė vendoste t'i kalonte apo jo ethet e fejesės, para motrės mė tė madhe. Por ato nuk dinė tė kenė pasur ndonjė arsye pse t'i jepnin fund jetės. Dhe nė qoftė se arsyeja e tragjedisė ka qenė njė problem familjar, qetėsia nė shtėpi nuk lė tė kuptohet asnjė dyshim. Prej pesė ditėsh tė njohur e tė panjohur hyjnė e dalin pėr ngushėllime te familja Thaēi. Mė i afėrti i vajzave qė mund tė thotė diēka pėr to, ėshtė i ati, Qerimi. Gjithmonė i qetė dhe i fortė, ai ėshtė krejt i sigurt se vajzat e tij nuk e morėn helmin nė fabrikė. Ka net tashmė qė gjumin ia prishin imazhet e vajzave qė u dha lamtumirėn vetėm para katėr ditėsh. Ndėrkohė pėr tragjedinė ai nuk zbardh asnjė motiv. "Ky ishte fati i keq i tyre dhe pakujdesia e mjekėve, qė nuk u falet", thotė ai.

    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Tė mėrkurėn viktima nuk kishte shkuar nė martesėn e shokut. Dje nė mėngjes merr kallashnikovin dhe ia drejton vetes


    Vetėvritet nė ditėn e dasmės sė moshatarit


    Tragjedi nė Qarrishtėn e largėt. Njė 28- vjeēar, i gjymtuar nė fėmijėri, vetėqėllohet me armė zjarri


    LIBRAZHD- Njė 28- vjeēar ėshtė vetėqėlluar me armė zjarri nė ditėn e dasmės sė shokut tė tij, njėkohėsisht dhe bashkėmoshatar. Ngjarja ka ndodhur dje nė mėngjes nė fshatin Qarishtė. 28-vjeēari Latif Hasa, ėshtė vetėqėlluar me armė zjarri nė kushtet e depresionit tė shkaktuar nga njė fatkeqėsi fizike qė nė moshė tė re, thanė pėr gazetėn burime tė policisė tė cilat i referohen edhe dėshmive tė familjarėve. Ai ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin e Librazhdit dhe mė pas nė atė tė Tiranės, ku ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Dajoja i tij, Hyqmeti, thotė pėr gazetėn se Latifi kishte njė gjymtim fizik nė sy, ngaqė ishte djegur qė fėmijė (kishte dhe shenja nė fytyrė). "Ne ishim tė gjithė tė mėrkurėn nė dasmė dhe i thamė tė vinte dhe Latifit se ai duhej tė ishte i pari se martonte fqinjin dhe shokun e tij mė tė ngushtė, por nuk erdhi. Qėndroi nė shtėpi",- shton dajoja i tij i cili dje ishte nė spitalin e Librazhdit aty ku viktima erdhi me urgjencė. Ishte ora 08.00 e mėngjezit tė djeshėm kur familja Hasa, para se tė shkonte pėrsėri nė dasmėn e fqinjit, ėshtė ulur pėr tė ngrėnė mėngjes. Por nuk kaluan shumė kohė kur ata dėgjuan njė krismė tė shurdhėr arme. Nė dhomėn ngjitur (nga 6 qė ka kjo shtėpi), menjėherė kanė rendur familjarė pėr tė parė se ē'ka ndodhur. Nė mes tė dhomės ata kanė parė pa ndjenja djalin beqar tė shtėpisė, Latifin. Njė grup njerėzish kanė marrė viktimėn dhe pėrmes stuhisė kanė udhėtuar nė kėmbė pėr ta ēuar atė nė spital me shpresėn e rikthimit nė jetė. Megjithė asistencėn e grupit tė mjekėve specialistė, shpresa pėr rikthim nė jetė ka qėnė minimale. "Njė plumb qė e ka goditur nė afėrsi tė zemrės, sipas ekzaminimit, ka sjellė vdekjen klinike tė tij",- pohon kirurgu Rexhep Ballolli. Nė kėto kushte, nė orėn 16.00 tė sė enjtes, 28- vjeēari ėshtė dėrguar drejt Tiranės. Ndėrkohė, arma me tė cilėn ėshtė goditur 28- vjeēari Hasa, sipas burimeve zyrtare tė grupit hetimor, ėshtė njė automatik kallashnikov. Nga 30 fishekė qė ka patur karikatori, sipas zėdhėnėsit tė policisė, 28- vjeēari ka mundur qė tė shkrehė vetėm njė tė tillė. Sipas burimeve zyrtare policore, nga forcat e grupit tė gatshėm dhe ekspertėt kriminalistė qė shkuan nė vendngjarje janė bllokuar njė automatik (i grasatuar) , 28 fishekė nė karikatorin e tij dhe njė fishek mod-56 nė folenė e fishekut.
    Kujtim Boriēi


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •