Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Vendndodhja
    Neper rruget e dynjas
    Postime
    11

    Puhizë Të Lutem Kthema Pranverën

    Acar i ashpër më ka ngrirë në zemër
    Me re jam mbuluar, nuk më nxeh dot dielli
    Sillem poshtë e lartë i humbur pa emër
    Në kërkim të yllit që (s)ka rënë nga qielli

    Ndjehem i lodhur - qiri i tretur
    Acari në mua ka mbjell trishtimin
    S’ndalem, në kërkim jam i etur
    I zhgënjyer në pritje, pas e le mallkimin

    Dhe hapëroj drejt teje e s’më ndal asgjë
    Deri të më ndalet fryma dhe të mos jem më
    Në netët me hënë e ditët me diell
    Të kërkoj në tokë, të kërkoj në qiell

    E kur të mbetem pa asnjë fuqi
    Kur të më plandosin për tokë plagët
    Përsëri e përsëri do të të mbaj në gji
    Si gjënë më të shtrenjtë do të të ruaj me xhelozi
    Gjatë rrjedhjes, duhet lënë gjurmë...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Vendndodhja
    Neper rruget e dynjas
    Postime
    11
    Mbretëria e heshtur është trazuar
    Në shpirtin e lodhur tik taku rebelohet
    Po i bien gurët kalasë së (pa)pushtuar
    Ka hapur portat shpirti e dorëzohet

    Në djall mbretëria le të shkojë
    Bien ushtarët, viktima të stuhisë
    Askush s’mund ta ndal shpirtin ta jetoj
    Çastin e përjetshëm të dashurisë
    Gjatë rrjedhjes, duhet lënë gjurmë...

Tema të Ngjashme

  1. Ilir Shaqiri
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 07-11-2022, 08:29
  2. "666 vargje per pranveren "-diezar varg
    Nga liliella në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •