Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Shqipëri-Greqi, pakt për histori të re

    Marre nga Shekulli

    Qeveria ka firmosur në 3 prill 2003 një protokoll i cili ligjëron ngritjen e grupeve të specialistëve grekë që do të shqyrtojnë tekstet shkollore të historisë, letërsisë etj.

    Shqipëri-Greqi, pakt për histori të re

    Elda Spaho

    Një vit e gjysmë më parë, shteti shqiptar dhe ai grek kanë nënshkruar një protokoll. Për të cilin deri tani nuk është ditur asgjë. Ka qenë një deklaratë e tre ditëve më parë, lëshuar nga ministrja greke e Arsimit, Marjeta Janaku, ajo që ka shtyrë “Shekullin” të interesohet nëse vërtet pala shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje, e cila i paraprin ndryshimeve në tekstet shkollore. Bëhet fjalë për një marrëveshje e cila ka ligjëruar ngritjen e një grupi të përbashkët ekspertësh shqiptaro-grekë, që do të studiojnë mënyrën se si janë paraqitur historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia e secilit prej dy vendeve, në tekstet shkollore të tyre. Por që tani, pa filluar mirë puna, ministrja greke ka cilësuar qartë se cilët tekste duhet të ndryshojnë më shumë në këtë mes. Ato shqiptare padyshim, veçanërisht tekstet e historisë. “Grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar heqjen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”,-ka thënë ajo për stacionin televiziv grek NET.
    ***
    Nënshkrimi i protokollit është pohuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. “Shekulli” boton sot të plotë përgjigjen që kjo e fundit dha dje, për problemin në fjalë. “Në zbatim të pikës 2 të protokollit nënshkruar në Athinë më 3 prill 2003 mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë mbi programin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve për vitet 2003-2005, është rënë dakord për ngritjen e një komiteti të përbashkët ekspertësh për të studiuar mënyrën se si janë paraqitur historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia e secilit vend në tekstet shkollore në vendet respektive. Palët kanë rënë dakord në këtë protokoll që përmbajtja e teksteve në fjalë të studiohet në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO-s. Edhe në kontaktet e fundit me palën greke Ministria shqiptare e Arsimit (MASH) ka shprehur gatishmërinë e saj që ekipet e ekspertëve të takohen në një kohë të përshtatshme për palët. MASH është në pritje që pala greke të përcaktojë ekspertët e saj. Do të ishte vetëm gjykimi shkencor e profesional i tyre që do të verifikonte realitetin e teksteve shkollore të përdorura në të dy vendet dhe që do të krijonte kushtet për përsosjen e standardeve të kërkuara si dhe që nuk do të linte hapësira për paragjykime”.
    ***
    Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Arsimit, grupi i specialistëve shqiptarë është ngritur. Por deri tani ende nuk është bërë takim mes dy palëve për të shqyrtuar librat shkollorë. Takim, që me sa duket nga deklaratat e ministres greke, nuk do të vonojë shumë sepse fqinji ynë mezi pret të korrigjojë faktet e servirura gabim në librat shqiptarë.
    Ç’mendojnë për protokollin e nënshkruar në Athinë, në 3 prill të vitit të kaluar, ata që i kanë hartuar këto libra, ata që kanë shkruar historinë me të cilën shqiptarët janë rritur? Për fat të keq, autorët nuk kanë dëgjuar për një dokument të tillë. “Shekulli” intervistoi dje tre prej tyre dhe vetëm njëri dinte diçka të mjegullt rreth protokollit. Gazmend Gjoka, Myzafer Korkuti dhe Fatmira Rama, që kanë shkruar historinë duke filluar qysh nga antikiteti, thonë të bindur se përveç të vërtetës, në tekstet e tyre nuk ka asnjë rresht që “helmon marrëdhëniet mes dy shteteve”, siç ka deklaruar ministrja Janaku. Aq më pak ka fakte që duhen hequr apo tjetërsuar.
    Historia është një shkencë dhe si e tillë nuk mund të ndryshohet me zor, as të bëhet më e mirë. “Nëse e kaluara mes dy shteteve tona nuk ka qenë edhe aq miqësore, kjo nuk do të thotë se historia e atyre viteve duhet ndryshuar”,-thotë Shpuza.
    Asnjë nga tre autorët e pyetur nuk kishte dëgjuar për ngritjen e grupeve të ekspertëve, çka dëshmon që askush nuk është kujtuar t’i thërrasë ata. Dhe kanë të drejtë të kenë frikë e kërkojnë që nëse historia e teksteve shkollore do të ndryshohet, më parë të gjithë duhet të përfshihen në një debat të gjerë shkencor. Sepse historia është histori.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Shekulli

    Grekët: “Tekstet e historisë në shkollat shqiptare helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”


    Altin Metaj

    ATHINË - Deri tani nuk e kemi shkruar mirë historinë. Dhe jo vetëm që nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por tekstet shkollore të historisë “helmojnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”. E në këtë kuadër ekspertë grekë që dinë shqip do të vijnë për të hequr nga librat e historisë ato pjesë që helmojnë këto marrëdhënie. Ngritjen e një komisioni të përbashkët greko-shqiptar me qëllim analizimin e teksteve të historisë të të dy vendeve, bëri të ditur dje gjatë një interviste në kanalin NET, ministrja greke e Arsimit Marieta Janaku. Mbi bazën e atyre çka kishin rënë dakord edhe në Tiranë gjatë takimit me homologun shqiptar, Ministria e Arsimit e Greqisë do të ngrejë një komision pedagogësh dhe ekspertësh të shkencave historike që njohin edhe gjuhën shqipe.
    Sipas Janakut, kur të jetë gati edhe komisioni shqiptar, grupi grek do të shkojë në Shqipëri për të diskutuar me qëllim që “të heqin nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe”. “Ka akoma ide për Shqipërinë e Madhe”, -tha ministrja greke e Arsimit duke vazhduar se “të gjithë vendet e shkruajnë historinë ashtu si edhe u përshtatet. Por të dalësh jashtë nga e sotmja me ide të mëdha, helmon marrëdhëniet dypalëshe” .
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Po behen nja 10 vjet qe kam bere Historine e Shqiperise ne shkolle te mesme dhe nuk arrij te kujtoj dot se si trajtoheshin marredheniet me Greqine. Per me teper qe ngaqe teksti ishte ne botim e siper nuk kemi pas liber por thjesht merrnim shenime. Te pakten nuk mbaj mend ndonje aludim te Shqiperise se madhe, pervec faktit qe flitej per Kosoven krahine shqiptare. Kam idene se greket mund ti referohen ndonje permendje te genocidit cam.

    A di gje njeri se per cfare behet fjale ? Apo eshte thjesht pjese e programit te ri te Shekullit kunder qeverise qe nga prishja qe pati me Kokedhima me Nanon ? Sidoqofte nqs marreveshja eshte bere ne prill 2003 dhe zbardhet ne tetor 2004, kjo gje nuk te le nje shije te mire.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kjo verteton ato qe kam shkruar me pare ne kete forum.

    Kur ne nuk kemi kurajo qytetare te themi mendimin tone e ti themi stop grekerve ne veprimet e tyre shoviniste ata vazhdojne cdo dite e nxjerin nga nje pretendim me shume ne politiken e tyre antishqiptare duke futur jo vetem hundet ne punet e vendit tone.

    Greket kane sy ne balle e shikojme po ne nuk i kundrshtuam e nuk i themi ngal kerkesave te tyre antishqiptare qe ata i dine shume mire qe jane te tilla do ti japim atyre zemer te kerkojne me shume.

    E do te shikojm cdo dite nga nje pretendim skandaloz, pas ketij do vazhdojne me ndonje gje tjeter ne bazet te plitikave te tyre antishqiptare, deri atehere SA NE TJU THEMI STOP.

    E ketu gjerat jane fare hapur e te qarta si drita e diellit.

    Sot historine neser gjuhen.

    Propozimi thjesht shovinist e antishqiptar e pa asnje lloj llogjike e sinqeriteti.

    Te ribejme historine eshte thjeshte ajo qe tha Stefanopoli te harojme historine e tone, ta manipulojme ate.
    Kurse ne greqi nacionalizmi grek ne librat e shkolles ska kufi.
    Historia eshte histori e mire a e keqe ate nuk e ndryshojme dote.
    Historianet shqiptare e kane sqaruar fare qarte e prere ne artikujt e mesiperm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 30-10-2004 më 12:48

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ohh sa po me prek "dashamiresia" e Zonjes Marjeta Janaku ... Te pastrojme
    historine e Shqiperise nga te vertetat historike ...
    - Qe deri ne Prevez eshte folur Shqip nga shumica e popullsise,
    - Qe Peleponezi eshte i mbushur me popullsi me orgjine shqipfolese
    - Qe fashisti Metaksa nen preteksin e kolaborimit te individeve te
    veçante çam me Gjermanet "pastroi" Greqine e Veriut nga
    Shqiptaret myslymane (te mbetur nga shkembimet e turpshme
    me anadollianet Ortodoks grekfoles) ... , gra, femije te djegur,
    te masakruar, te genjyer nga shteti i tyre Grek!
    - Qe sot ne saje te politikes nacjonalisto-bizantine greke po humbet
    trashgimnia arvanitase, asnje shkolle, asnje e drejte
    - Qe mijra emigrante Shqiptare jane trajtuar si skllever pergjat 15 vjetesh
    dhe sot s'kane asnje te drejte te ruajne identitetin e tyre !!!
    - Qe Himara dhe Bregu i Detit jane zemra e Laberise Shqipetare ...

    Ai komisjon turpi ndoshta do te ngrihet (eshte e lehte kur ke kalin e trojes
    brenda vendit), por kini parasysh qe do shpjere nivelin e anti-greqizmint
    nder Shqiptaret ne nivele akoma me te larta!!!!

    Nga sa del nga artikulli ky komisjon formalisht do te ngrihet per te ripare
    historine ne te dy vendet, por kush i ha keto ... as vete Znj. Janaku
    s'mund ta fshehe qellimin e vertete te komisjonit ... Me fjale jemi ngopur
    ne Shqiptaret, dum vepra, heqja e ligjit te luftes, ndryshimi i betimit te
    ushtarit Grek (ku "çlirimi i Vorio Epirit" eshte nje nder zotimet), permendja
    dhe rivleresimi i rolit te arvanitasve dhe shqiptareve ne luften e pavaresise
    Greke ndaj Turkut, rikthimi i çameve (pasardhesve tani se brezi i vjeter
    eshte me nje kemb ne varr) ne pronat e tyre, kuptohet pasi Qeveria
    Greke te na paraqise emrat e bashkepunetoreve çam me Nazistet te
    cilet jam dakort te gjykohen si kriminel lufte ...

    Mendoj se duhet pritur te shihet se si eshte e verteta e ketij komisjoni se
    deri tani kemi vetem fjalet e Marjetes (çudi ky emer grekje ;-) ) . Te degjojme
    dhe fjalet e Tos Nanos dhe sahanlepiresve qe e rrethojne ... si do na
    e justifikojne kete tjeter akt poshterimi ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Te pastrojme historine nga konfliket.

    Historianet e thane shume qarte-'Histoira pastrohet nga konfliktet kur ketej e tutje ti leme ato pas e te mos krijojme konflikte'

    A ka sinqeritet apo djallezi ketu.

    Kur ajo ministria greke qe e tha kete qe me Stefanopullin ne jug te shqiperise kur Stefanopulli hapi prape vorio-epirin [nje term qe nuk i pergjigjet ndonje teritori te njohur zyrtarisht po thuhet vetem nga qarqet shoviniste grek].
    Kur po ky njeri foli per Himaren greke e helenistike kjo ne paralel me qarqet shoviniste qe kerkojne helenizimin e popullsis ortodokse shqiptare e me vone aneksimin.

    Ja keta jane ata njerez qe na mbajne leksione ne per heqien e armiqesise e urejtjes.

    Apo sic tha Stefanopulli ne 'ta harojme CAMERINE' po ai nuk haron 'ushterine greke qe luftoi per voiro-epirin',nuk haron pretendimet greke per vorio-epirin e krijimit artificial te konfliketeve ne vendin tone nga agresioni grek ne Himare.

    Pra ata nuk i harojne pretendimet e tyre te kaluara po vazhdojne dhe tani ne te tanishmen e te ardhmen me keto.

    Nuk ka asnje sinqeritet e asnje miredashje ne kerkesat e grekerve kur ata hapur ne praktike bejne te kunderten.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ajo qe eshte akome me qesharake eshte se behet fjale per nje marreveshje ndermjet qeverish per te rishikuar historine. Po historia eshte shkence dhe i bindet te tjera ligjeve dhe jo orekseve politike te castit te disa njerezve. Nese vertet paska pasur pasaktesi historike (ne tonen apo te tyren) rregullimi i saj nuk behet nga qeverite por nga nje komunitet i tere historianesh. Dhe kjo nuk behet brenda dites me dekret qeverie, por pasi te jene rrahur per nje kohe te gjate hipotezat e ndryshme derisa te formezohen teorite e reja. Keture ligjeve i bindet shkenca te pakten.

    Zoterinj, nqs duam qe te leme pas frymen e helmit ndermjet dy popujve, kjo nuk behet duke rishikuar te kaluaren e duke shkruar nje histori te re ku te thuhet qe ja kemi kaluar per mrekulli por duke pare perpara e duke i vendosur marredheniet ne baze ndersjelltesie. Hallkat lidhese jane aty, greket ne Shqiperi dhe shqiptaret ne Greqi, mjafton qe te shihen si te tilla.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Sme pelqen hic ky propozi grekeve. As e e rruj shume per UNESKO-n por mua kjo me duket nderhyrje ne punet brendshme. Smund te manipulojme ne historine tone dhe te harrojme padrejtesite greke ne te kaluaren per hir te nje vote pro te grekeve ne EU. Dinjiteti nganjehere ka me shume vlere se ca euro. Nuk them te behemi te ngurte rreth cdo propozimi qe na vjen, por ne kete rast nuk mund te harrojme ato mijera shqiptare te keqtrajtuar nga greket ne Cameri. Sado te mire te behemi. Le te kontrollojme dhe ne tekstet greke e cfare xhevahiresh ka aty rreth nesh, po pastaj shohim e bejme.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Dr Rieux
    Ajo qe thua ti me siper eshte thelbi dhe llogjika e gjerave.
    Kjo e thene dhe nga historianet e profesionistet e kesaj fushe.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Te nderuar,

    me konkretisht, a di gje ndokush se per cfare "pasaktesish" behet fjale ne historine tone ? Ndonje qe e ka bere Historine e Shqiperise tani me vone ?
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •